Moti i keq në Fier ka shkaktuar dëme në sistemin elektrik, ndërsa qyteti ka ngelur pa ujë të pijshëm.
Si pasojë e erës së fortë, ka pasur dëmtime të linjave të tensionit të lartë dhe të mesëm, linja që furnizojnë me energji elektrike stacionin e pompimit të ujësjellësit të Fierit në Kafaraj.
Raportohet se grupet e punës së OST dhe OSHEE ndodhen në terren, për riparimin e defekteve.
Kam qenë fare e vogël kur disa miq të gjyshit tim, të cilët jetonin në fshatin Kus, poshtë Qafë Krrabës, na sillnin thasë me fruta të vogla, që disa kohë më pas mësova se quheshin dëllinja.
Deri në dimër familja ime nxirrte si për qerasje një broke me lëngun e tyre, lëng të cilin e quanin magjik.
Pija ishte si birrë, e gazuar, por pak e athët dhe në Shqipërinë e Mesme e quajnë Hardiç.
Emri i frutit magjik njihet në latinisht si Juniperus, e me këtë emër e përdorin dhe disa zona në Shqipëri, por që i referohen rakisë ose xhinit që prodhohet nga ky frut.
Dëllinja është magjike, sepse me pijen që mund ta prodhoni lehtësisht në shtëpitë tuaja, pastroni veshkat dhe sistemin urinar, trajtoni problemet e stomakut sidomos tretjes si dhe pastroni mushkëritë tuaja nga sekrecionet.
Dëllinja vilet në vjeshtë dhe në Pazarin e Ri një kilogram dëllinjë kushton 200-300 lekë.
Pasi të keni blerë një sasi, të paktën 2-3 kilogram, duhet ta lani mirë e ta pastroni nga gjethet.
Në një damixhan qelqi ose një tjetër enë por që të jetë qelq, futni dëllinjat dhe shtojini ujë.
Raporti është një kilogram dëllinja me 4 litra ujë. Për 40 ditë rradhazi, ena duhet të rrijë në një vend të errët e të thatë, e pasi të mbushet koha, ju mund të shijoni lëngun magjik.
Nëse i fusni gjatë verës me dëllinja të vjetra, shishja duhet të hapet për 4-5 javë.
Kjo pije e përfituar zgjat për disa kohë, pasi duhet të veproni në këtë mënyrë; Kur të hapni enën ditën e parë ju do të merrni një sasi të caktuar, një apo dy litra Hardiç, e po atë sasi që morrët ju do e zëvendësoni sërish në damixhan me ujë të pastër.
Kështu do të veproni, pra sa herë të merrni një broke Hardiç, në damixhan do e zëvendësoni me po aq sasi uji.
Kjo zgjat deri në momentin kur ju do kuptoni vetë se cilësia e lëngut që përfitoni e ka humbur shijen e fortë të fillimit.
Vlerat e Hardiçit
Dëllinja përmban një sërë acidesh organike të rëndësishme për trupin e njeriut gjithashtu sheqerna natyrale, kalium e kalcium.
Ndër vlerat kryesore të dëllinjës dhe lëngut magjik është pastrimi i mushkërive. Shpesh dëllinja përdoret për pastrimin e bronkeve nga infeksionet dhe sekrecionet.
Pas ndihmesës për mushkëri të pastra vjen stomaku. Të cilin Hardiçi e ndihmon në tretjen e ushqimit si dhe nga djegiet apo forma të ngjashme ulçere.
Efekti tjetër pozitiv i dëllinjës është vërtetuar në sistemin urinar e veshka. Konsumimi i lëngut që përfitohet nga to, pastron veshkën dhe shëron ciste që shpesh hasen te femrat.
Gjithashtu përdorimi i Hardiçit ndikon në uljen e kolesterolit, diabetit dhe sasisë së ujit të tepërt në trup.
Dëllinja mund të përdoret dhe në formë vaji, i cili përdoret për çlirim të kontraktimeve muskulare.
Kujdes:
Përdorimi afatgjatë i kokrrave të dëllinjës mund të shkaktojë irritime dhe dëmtime në veshka, sepse dëllinja praktikisht sforcon veshkën.
Kjo është arsyeja përse dëllinja rekomandohet për 30 ditë çdo 4-5 muaj.
Nëse jeni shtatzënë ose po përpiqeni të krijoni familje, atëherë mos e përdorni dëllinjën.
Shmangeni atë edhe nëse ushqeni fëmijën me gji. Dëllinja arrin të ulë sheqernat në gjak, dhe shkakton shqetësime serioze tek njerëzit me diabet./AgroWeb.org
Aplikacioni Instagram është i pranishëm në çdo moment të jetës tonë, aq sa është bërë dhe model i stilit të jetesës. Por, për aq kohë sa e përdorni, keni menduar ndonjëherë se mund të nxirrni fitime nga kjo gjë?
Çdokush nga ne mund të provojë të nxjerrë fitime nga ky aplikacion, por si fillim duhet të ndjekë disa kushte. FIllimisht, ju duhet të keni të paktën 5,000 followers në profilin tuaj dhe postimet tuaja të arrijnë të paktën 500 like. Në qoftë se ju i plotësoni këto dy kushte, atëherë ju jeni gati për të pritur kërkesa bashkëpunimi nga kompanitë ndërkombëtare. Dhe ajo cfarë duhet të bëni është vetëm të logoheni në website si psh www.grapevinelogic.com ose www.famebit.com .
Ndërsa për personat që nuk kanë 5,000 followers ka një shans të dytë. Bio juaj në Instagram duhet të ketë këto karakteristika: profesioni dhe emaili juaj. Në qoftë se ju ndiqni këto hapa, të jeni të sigurt që në kutinë tuaj të mesazheve do të keni emailet e para nga kompanitë ndërkombëtare.
Në muajin Prill të vitit të kaluar ambientet e paraburgimit të Vlorës u përfshinë nga flakët. Një shprehje e urtë popullore thotë që me të thatin digjet edhe i njomi. Kështu e pësoi dhe Olsion Brahimaj, të cilin e hoqën nga detyra duke e bërë përgjegjës, edhe pse zjarri nuk ra në katin ku ai shërbente.
“Unë jam ish-punonjës i paraburgimit Vlorë. Në datën 21 Prill të vitit 2017, në orën 19:30, ra zjarr në katin e poshtëm, atë të izolimit dhe të burgosurit kanë shkuar kanë djegur edhe katin e tretë. Unë kam qenë me shërbim në katin e dytë dhe kam qenë polic i rolit bazë, pra i sektorit. Drejtori që ka qenë atëherë, Besim Binaj ka bërë sikur unë kam qenë përgjegjës i zonës në katin e dytë dhe më ka hequr padrejtësisht”, rrëfeu denoncuesi.
Në këtë mënyrë, ish-punonjësi i paraburgimit nisi kalvarin e ankesave në Ministrinë e Drejtësisë. Komisioni i Apelimit të Masave Disiplinore më datë 02. 06. 2017 vendosi rishikimin e urdhrit për masën disiplinore “largim nga detyra”. Në Drejtorinë e Burgjeve iu tha se do të rikthehet në punë, por deri më sot nuk ka ndodhur.
“Po i bëj thirrje zotit Arben Çuko të më kthejë në punë se jam i pafajshëm. Dhe Ministres së Drejtësisë Gjonaj, të kthehet e të shikojë çështjen se s’kam lidhje fare me ngjarjen! Të tjerë që dogjën burgun janë në punë, ndërsa mua më sorrollasin”, u shpreh i shqetësuar Olsion Brahimaj, i cili prej 1 viti kërkon vetëm vendimin, në mënyrë që të dijë se çfarë do të bëjë më pas.
Në një takim me shefin e personelit, ky i fundit tha se vende bosh ka plot, por duhet të interesohet në Tiranë.
Qytetari – Komisar, ç’kemi?
Shefi i personelit – Ça po bën? Si dukesh?
Qytetari Hiç, mirë!
Shefi i personelitSi dukesh? Ç’kemi?
Qytetari Për ty erdha, të të takoja një çikë.
Shefi i personelitHë?!
QytetariTani ça do bëhet? Do kthehem a s’do kthehem dhe unë të iki në vend tjetër, të drejtohem në vend tjetër o komisar…
Shefi i personelit Nuk ka asnjë informacion. Ti ishe në konkurrim atje?
Qytetari Po s’isha te konkurrimi se unë jam i certifikuar.
Shefi i personelitTashi…
Qytetari I kam bërë unë të tëra trajnimet.
Shefi i personelit Vende ka bosh… janë 9 a 10 policë. Nuk ka asnjë informacion për të marrë, për të qenë i sinqertë. Ti e di si funksionon këtu. Interesohu nga Tirana, ça bëhet. Unë kam çuar çdo ditë informacione, probleme. Vetëm Tirana, këtu s’ka asgjë.
Pra ish-punonjësit të paraburgimit Vlorë i duhet të vijojë të interesohet vetë në Tiranë për të zgjidhur largimin e padrejtë që i bënë nga puna.
Shumë njerëz e kanë zakon të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes.
Të tjerë kanë idenë se duke kufizuar ushqimin, sidomos vaktin e mëngjesit do të bien në peshë.
Në fakt, duke mos ngrënë mëngjes ndodh e kundërta.
Një studim amerikan të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se 26.7 përqind e njerëzve që nuk hanë mëngjes janë mbipeshë.
Sipas të dhënave, konsumi jo i rregullt i mëngjesit nxit të gjithë treguesit e mbipeshës, ndërsa njerëzit që ushqehen në mëngjes i kanë këto tregues në nivele të ulëta.
Për më tepër, njerëzit që nuk hanë kurrë mëngjes raportojnë shtimin më të madh në peshë në 12 muaj.
Gjatë studimit, ekspertët mbikqyrën sjelljen e 347 njerëzve të ndryshëm gjatë harkut kohor të 2005-2017.
Pjesëmarrësit në studim ishin të grupmoshës 18-87 vjeç.
Secili prej tyre plotësoi të dhënat e peshës trupore dhe përmasat.
Rezultatet e Studimit
Studimi zbuloi se dimensioni i belit të njerëzve që nuk hanin mëngjes arrinte në 97.5 cm, ose 9.8 centimetra më shumë se njerëzit që hanin mëngjes të paktën 5 herë në javë.
Humbja E Mëngjesit Dëmton Zemrën
Studime të mëparshme që disponon AgroWeb.org mbi vaktin e mëngjesit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë mëngjes të bollshëm e të shëndetshëm kanë një formë të mirë fizike, nivele të mira të tensionit të gjakut dhe zemër të fortë.
Studiuesit amerikanë thonë se njerëzit që humbin mëngjesin ose konsumojnë shumë pak ushqim janë më të rrezikuar nga ngurtësimi i enëve të gjakut.
Për më tepër, këta njerëz janë më të prirur të sëmuren edhe nga diabeti.
Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes
Tërshëra
Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut.
Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.
Vezët
Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme.
Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.
Boronicat
Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.
Arrorët
Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.
Mjalti
Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten./AgroWeb.org
Shqiptarët janë dashamirës të flaktë të gatimeve me mëlçi viçi të kombinuara në receta të ndryshme me shije fantastike.
Por krahas shijes së tyre të mrekullueshme, mëlçitë e viçit kanë një profil shumë të pasur vlerash ushqimore, të cilat do t’i mësoni në artikullin më poshtë.
Ato përmbajnë vitamina, minerale dhe ushqyes të tjerë të dobishëm duke i ofruar organizmit shëndet të mirë.
Përfitimet në Organizëm nga Konsumimi i Mëlçive
Proteina
Mëlçitë e viçit janë burim i pasur proteine e cila kontribuon për shëndetin e kockave, transportimin e oksigjenit në inde e qeliza dhe paraqitjen e lëkurës.
Hekuri Dhe Zinku
Mishi i mëlçisë së viçit ofron minerale të domosdoshme siç janë hekuri dhe zinku.
Siaps të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org një sasi prej 85 gramësh e mishit të mëlçisë sue viçit ofron 4.2 miligramë hekur dhe 3.4 miligramë zink.
Krahas mëlçisë së viçit edhe mishi i veshkës së viçit ofron 4 miligramë hekur dhe 1.6 miligramë zink.
Meshkujt kanë nevojë për 8 miligramë hekur dhe 11 miligramë zink në ditë.
Femrat kanë nevojë për 18 miligramë hekur dhe 8 miligramë zink.
Zinku është i nevojshëm për tiroidet.
Bakri Dhe Selenium
Mishi i mëlçisë së viçit i ofron organizmit me më shumë bakër dhe selenium.
Të dy këto minerale shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë qelizat nga dëmi oksidues dhe radikalet e lira.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mishi i mëlçisë së viçit plotëson 62% të dozës ditore të rekomanduar të seleniumit dhe 40 përqind të dozës së sugjeruar të bakrit.
Vitamina B12 Dhe Folati
Mishi i mëlçisë sue viçit është i pasur me vitaminë B6 dhe B12, të cilat e ushqejnë sistemin nervor.
Një racion me mish të mëlçisë përmban 62% të dozës ditore të folatit ndërsa mishi i veshkave përmban 28% folat.
Gatimi I Mishit Të Veshkave Dhe Mëlçisë
Ky mish mund të kaurdiset me vaj ulliri, qepë, uthull, sherebelë dhe rozmarinë të freskët.
Por ato janë fantastike edhe në përgatitjen e fuergesave të ndryshme, gjellueve dhe supave të shijshme gjithashtu./AgroWeb.org
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 8 muaj burg pë Tom Doshin, Durim Bamin dhe Mark Frrokun. Sipas prokurores, tre të pandehurit akuzohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi.
Nga verifikimet ka rezultuar se këtë fakt e ka deklaruar i pari Mark Frroku në një takim qe ka patur me Doshin. Madje ka qenë Frroku, që sipas Prokurorisë e ka prezantuar Tom Doshin me Durim Bamin, personi që duhej të kryente atentatin.
Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur.
Ndërkohë mbrotja nga ana e Doshit, Frrokut e Bamit do të bëhet në gjykatë më datë 4 korrik kur do zhvillohet edhe seanca e radhës.
Elvis Naçi, po të kërkoj publikisht tu flasesh besimtarëve të tu radikalë sepse kanë 3 ditë që po e teprojnë me kërcenime, mallkime dhe ofendime. Rafinoji besimin në Zot e në marrëdheniet ndër njerez!
Shkruan Bledi Mane
Ka mbetur e zhgënjyer vajza e ish- kryeminsitrit Sali Berisha. Kishte investuar pa fund kohë, njohje dhe lekë për të promovuar imamin e një xhamie të një lagjeje në Tiranë si kandidaturen e përshtatshme kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në zgjedhjet vendore të qershorit 2019. Por Elvisi, nuk përballoi dot presionin mediatik dhe është tërhequr dje me anë të një postimi në faqen e tij në facebook.
Planet e familjes Berisha tashmë u shkatërruan, duke rishikuar në këtë mënyrë edhe marredheniet e tyre me klerikun fetar të dorës së tretë…
Shënim i rendësishëm./ Elvis Naçi, po të kërkoj publikisht tu flasësh besimtarëve të tu radikalë sepse kanë 3 ditë që po e teprojnë me kërcenime, mallkime dhe ofendime. Rafinoua besimin në Zot e në marrëdhëniet ndër njerëz! Jam gazetar i një vendi evropian sekularist dhe respektoj Kushtetuten, jo Sherihatin!!!!