Aurora

Sot seancë parlamentare, PD mbledh grupin. Debate mes opozitës dhe mazhorancës

Kur na ndajnë vetëm 1 javë nga rekomandimi për hapjen e negociatave, Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme pas një jave mungesë. Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledh grupin parlamentar ku pritet të jap udhëzime në lidhje me qendrimin që do të mbajë opozita ndaj qeverisë.

Prej më shumë se 3 muaj Partia Demokratike ka mbajtur një qendrim të ashpër ku kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që pas kohës që ata kanë publikuar video-skandalin e ‘’Babales’’.

Se si do të shkojë seanca e sotme parlamentare pritet të shikohet ditën e sotme, ku janë parashikuar edhe pikat e rendit të ditës:

“Raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2017: Shprehet titullari i institucionit – deri në 60 minuta; Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat; Pyetje; Diskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi ose 10 deputetë); (Shprehen grupet parlamentare).

Raporti vjetor i veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2017: Shprehet titullari i institucionit – deri në 60 minuta; Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut;

Pyetje; Diskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi ose 10 deputetë); (Shprehen grupet parlamentare)”, thuhet në rendin e ditës.

Ndërkohë, të tjera institucione që të do raportojnë për veprimtarinë e tyre përgjatë vitit të shkuar janë edhe: Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit; Këshilli Drejtues i RTSH dhe Komisioni i Prokurimit Publik.

Sakaq, gjatë seancës pritet të diskutohet edhe për: projektligjin “Për pagesën e detyrimeve të prapambetura në favor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”; për projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.7918, datë 13.4.1995,

“Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit si edhe për projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr.19/2016 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”.

Sot seancë parlamentare, PD mbledh grupin. Debate mes opozitës dhe mazhorancës Read More »

Lajmi bombastik: Sot, në orën 12 e 7 minuta ndryshon gjithcka dhe për të gjithë botën!

Stina e verës fillon sot në hemisferën veriore të Tokës. Ajo nis në orën 12 e 7 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës nis stina e dimrit.

Dita e fillimit të verës është më e gjata në vit, kurse nata është më e shkurta e vitit.

Vera do të zgjasë deri më 22 shtator, kur fillon stina e vjeshtës.
Nesër dielli në Prishtinë lind në orën 4 e 58 minuta, ndërsa perëndon në orën 20 e 17 minuta, kështu që dita do të jetë e gjatë 15 orë e 25 minuta, ndërsa nata 8 orë e 35 minuta.

Me gjithë bindjet e njerëzve se në këtë ditë Toka është më së afërmi me Diellin, në këtë moment ajo është më së largu.

Për banorët e hemisferës veriore të Tokës vera fillon në atë moment kur drejtimi i boshtit të pjesës veriore të Tokës është më së afërmi me Diellin. Atë ditë lartësia e Diellit në mesditë është më e madhja gjatë vitit.

Në atë moment për banorët në pjesën hemisferën jugore të Tokës fillon stina e dimrit.
Por as atje nuk është kryesisht ftohtë për shkak të largësisë së madhe nga Dielli, por për shkak se në atë moment poli jugor qiellor është më së largu nga Dielli.

Për këtë arsye Dielli në mesditën e asaj dite arrin lartësinë e mundshme më të vogël gjatë vitit. Është e kuptueshme se për të qenë ftohët kontribuon dita më e shkurtër, ndërsa në vendin e tretë për nga ndikimi dhe distanca e përmendur më e madhe e Tokës nga Dielli, sqarojnë astronomët.

Lajmi bombastik: Sot, në orën 12 e 7 minuta ndryshon gjithcka dhe për të gjithë botën! Read More »

Shkenca i hedh poshtë të gjitha teoritë për harresën, ajo tashmë nuk është një gjë e keqe

Një studim i fundit i realizuar në Universitetin e Kalifornisë ka zbuluar se të harrosh emra njerëzish apo detaje të tjera nga e shkuara nuk i bën keq trurit, prandaj askush nuk duhet të stresohet për këtë fakt.

Në fakt të harrosh detaje të caktuara ndikon në përmirësimin e memories dhe në aftësinë për të mësuar informacione të reja.

Gjithashtu ndikon në forcimin e lidhjes me të shkuarën, pasi mundohemi të përqendrohemi në një event të caktuar dhe ta kujtojmë atë.

Çdo kujtim kalon nëpër të njëjtin proces, por ruajtja e tyre nuk është e lidhur vetëm me trurin, por edhe me faktorë të jashtëm emocional.

Shkenca i hedh poshtë të gjitha teoritë për harresën, ajo tashmë nuk është një gjë e keqe Read More »

Ambasada Amerikane jep 1 njoftim të rëndësishëm për çiftet e martuara dhe ata pa celebrim. Mos e humbni sepse është në interesin tuaj!

TIRANE-Për të gjithë ju çiftet e martuara apo dhe ata që ende nuk janë celebruar, që jeni të interesuar për t’u pajisur me viza për SHBA, Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm. Përmes një statusi në ‘Facebook’ ambasada ka dhënë disa këshilla të vlefshme, ndërsa sqaron edhe kohëzgjatjen e procedurave.

Në sqarimin e ambasadës thuhet se viza e fejesës është më e shpejtë, por ka disa procedura pasi hyn në SHBA. Po ashtu, mësohet se koha e përafërt e udhëtimit për çiftet e fejuara është 9 muaj dhe për të martuarit është 18 muaj.

Mali i Dajtit është i mrekullueshëm. Kenny dhe unë u ngjitëm fundjavën e kaluar. Takuam njerëz interesantë përgjatë rrugës dhe disa çifte të dashuruarish na pyetën për procesin e vizave. Ja këshilla ime: Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara. Cila është e duhura për ju?

Ambasada Amerikane jep 1 njoftim të rëndësishëm për çiftet e martuara dhe ata pa celebrim. Mos e humbni sepse është në interesin tuaj! Read More »

Prag negociatash/ Luftë e hapur Berisha-Basha, ”trimat” e Saliut paralajmërojnë revolta ndaj qeverisë pas 28 qershorit. Kryedemokrati u rrëzon planet

Javët e fundit në PD është ngritur një grup me disa deputetë, të cilët po punojnë për të nxitur revolta, bojkot të Parlamentit dhe madje synojnë djegie të mandateve. Në krye të këtij grupi është deputeti problematik dhe i skandaleve në Partinë Demokratike, Flamur Noka , por pas tij fshihet Sali Berisha, i cili jo më larg se dje ka bërë thirrje për kryengritje dhe revolta. Gazeta ‘’SOT’’ deklaroi se ky grup është duke planifikuar skenarë destabilizues nëse vendi nuk merr hapjen e negociatave më 28 qershor. Kjo gjë u konfirmua dje nga vetë Flamur Noka.

“Nuk është padija e Edi Ramës që pengon hapjen e negociatave por dashuria që ka për korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka ky, ëndrra e Edi Ramës është të flejë në shtratin e krimit së bashku me qeverinë e tij dhe ta plaçkitë këtë vend pavarësisht se Europa po na largon dhe nuk po na afron në gjirin e saj. Pas një jave Europa do ia mbyll dyert Shqipërisë dhe do ia përplas në surrat Ramës.

Marrëdhënia jonë me ju do të ndryshojë pas kësaj date, nuk do të pranojmë më që Edi Rama të mbajë peng të ardhmen Europiane të këtij vendi”, tha ai.

Deklarata e Nokës tregon dhe një herë se Berisha po nxit deputetët pranë tij për revolta dhe reagim të ashpër ndaj qeverisë. Që në protestën e 26 majit, Berisha ishte për dhunë dhe bojkot parlamentar, por Basha nuk e lejoi diçka të tillë.

Basha del kundër

Plani i Berishës dhe grupit pranë tij për revolta duket se nuk mbështetet aspak nga Lulzim Basha dhe aleatët e tij. Gazeta u interesua pranë PD mbi mënyrën se si do të vijojë aksioni opozitar dhe mësoi se momentalisht nuk ka asnjë plan, ndërkohë që synimi është që reagimet të rinisin në muajin shtator. Në vija të përgjithshme Basha ka rënë dakord dhe me aleatët e tij që në sesionin ri parlamentar opozita të nisë një fazë të dytë reagimi, ku të jetë më e konsoliduar dhe me ide më të qarta. Pak ditë më parë ishte Dashamir Shehi i cili tha se aksioni i ri do nisë në shtator.

“Ne do të fillojmë luftën nga shtatori e mbrapa në fillim duke ndryshuar ligjin zgjedhor”, tha Shehi pak ditë më parë. Edhe gazeta ka mësuar se Basha nuk ka asnjë plan për protesta apo reagime në korrik, kjo për dy arsye: Në korrik shumica e qytetarëve ikin me pushime dhe PD i druhet pjesëmarrjes së dobët në protesta. Dhe arsyeja e dytë është se Parlamenti mund të mbyllet në mes të korrikut. Kjo lëvizje e Bashës hedh poshtë planin e Berishës, ndërsa po ashtu rrëzon dhe Kryemadhin, e cila pak ditë më parë tha gjithashtu se opozita do rinisë reagimin pas vendimit për negociatat. Pra duket se përplasjet mes Bashës dhe dyshes Berisha-Kryemadhi kanë nisur dhe ish-kryeministri po shton lëvizjet për të marrë në dorë frenat e partisë.

Prag negociatash/ Luftë e hapur Berisha-Basha, ”trimat” e Saliut paralajmërojnë revolta ndaj qeverisë pas 28 qershorit. Kryedemokrati u rrëzon planet Read More »

Si ta merrni vesh nëse jeni apo jo sëmurë vetëm duke parë këmbë tuaja

Mbase nuk ju ka rënë ndërmend, por përmes këmbëve mund të kuptoni se çfarë nuk shkon me shëndetin tuaj. Nga aty ku jeni, shihini këmbët me kujdes, analizojini ndërkohë që lexoni artikullin e mëposhtëm.

Këmbë me qime

Pavarësisht gjinisë, në pjesën e sipërme të këmbës dhe në zonën e gishtërinjve ka përherë disa qime. Nëse vini re krejt papritur që qimet ju bien dhe zona në fjalë bëhet më e lëmuar se ç’duhet mund të keni problem me qarkullimin e gjakut. Konkretisht me sëmundjen kardiovaskulare, arterioskleroza, e cila shkakton ngurtësim të arterieve.

Koilonychia

Koilonychia është një sëmundje e thonjve, ku këta të fundit hollohen, lakohen dhe deri diku marrin formën e lugës. E gjitha kjo vjen si pasojë e mungesës së hekurit në gjak, anemisë.

Plagë

Nëse prej kohësh jeni lënduar në këmbë dhe ajo ka marrë pamjen e një plage, që qëndron aty prej kohësh e nuk shërohet mund të jeni duke vuajtur nga diabeti. Këto lloj plagësh quhen ulcera diabetike. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të glukozës dhe yndyrnave në gjak dëmtojnë nervat dhe e bëjnë të vështirë mbylljen e plagëve.

Këmbë të ftohta

Nëse këmbët i keni ekstremisht të ftohta, kjo mund të jetë një shenjë e mosfunksionimit të tiroides. Aktiviteti i ulët i tiroides shoqërohet me homocysteine të tepruar, një aminoacid që është i lidhur me sëmundjet e zemrës dhe qarkullimin e dobët të gjakut.

Deformim

Në rast se vini re një deformim të këmbëve nxitoni për te mjeku pasi me shumë mundësi bëhet fjalë për artritin reumatoid, një gjendje ku sistemi juaj imunitar gabimisht sulmon indet e trupit tuaj. Kështu nis erozioni i eshtrave dhe deformimi i tyre, një deformim që nis me këmbët dhe mund të avancojë në pjesë të tjera të trupit.

Si ta merrni vesh nëse jeni apo jo sëmurë vetëm duke parë këmbë tuaja Read More »

Hapja e negociatave, Shqipëria merr lajmin e shumëpritur nga KE. Zbardhet drafti

Më 28 qershor Shqipëria pret rekomandimin për hapjen e negociatave nga Bashkimi Europian. Gazeta‘’SOT’’ ka siguruar draftin e KE-së ku i është shpërndarë vendeve anëtare , ku thuhet se Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

Një nga detyrat që i është vendosur Shqipërisë dhe politikës shqiptare është lufta kundër korrupsionit ku kërkohet zero tolerancë. Po ashtu kërkohet edhe reformimi i sistemit të drejtësisë, përmes procesit të nisur nga Vettingu.

“Këshilli vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Me qëllim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti për kultivimin dhe trafikimin e drogës. Këshilli i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e reformave së lartpërmendur nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të një raporti të Komisionit përpara konferencës së parë ndërqeveritare”, thuhet në dokument.

BE vlerëson reformat e Shqipërisë

Në draft-rekomandim vlerësohen arritjet e Shqipërisë, veçanërisht në 5 prioritetet e vendosura më parë nga Komisioni, duke veçuar reformën në drejtësi. Madje, në draft theksohet fakti se procesi i vetingut për njerëzit e drejtësisë po jep rezultatet të kënaqshme, ndërsa i kërkohet Shqipërisë që të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me ONM, sa i takon procesit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Këshilli përshëndet progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në ndjekjen e reformave që lidhen me pesë prioritetet kyçe.

Ristrukturimi institucional i gjyqësorit është në vazhdim, si një gur themeli i një reforme gjithëpërfshirëse të drejtësisë. Procesi i ri-vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët ka filluar të japë rezultatet e para të prekshme, duke përfshirë edhe anëtarët e lartë të gjyqësorit, nën mbikëqyrjen e ONM. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë bashkëpunimin e saj të mirë me ONM. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të zhvillojë progresin e konsiderueshëm deri tani dhe të ndjekë intensivisht reformën e drejtësisë, që synon rritjen e pavarësisë, llogaridhënies, profesionalizmit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, sidomos nëpërmjet avancimit të mëtejshëm të procesit të verifikimit, i cili është vendimtar”, thuhet në dokument.

Politika e jashtme

Në draft-rekomandim vlerësohet gjithashtu edhe politika e jashtme e Shqipërisë, siç është unifikimi me qasjet e vendeve të BE-së. Po ashtu në draft,  vlerësohet edhe progresi i dukshëm i Shqipërisë sa i takon luftës ndaj terrorizmit. “Këshilli vlerëson përshtatjen e vazhdueshme të Shqipërisë me politikat e përgjithshme të jashtme e të sigurisë së BE, mirëpret përkushtimin dhe progresin në luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Këshilli mirëpret përfshirjen e vazhdueshme konstruktive të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal, intensifikimin e dialogut me vendet fqinje për çështjet bilaterale dhe për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore, të cilat mbeten esenciale (veprimet e deklaratat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet fqinjësore duhet të evitohen)”, thuhet në draft.

Hapja e negociatave, Shqipëria merr lajmin e shumëpritur nga KE. Zbardhet drafti Read More »

Para se te peshoheni duhet të mbani mend rregullin kryesor! Nëse nuk dini këtë atëherë ajo që tregon peshorja nuk është e saktë

A e dini se ka disa rregulla para se te peshoheni? Ja disa prej tyre qe duhet ti mbani mend:

Koha

Për të ndjekur me saktësi progresin tuaj është mirë të peshoheni në të njëjtën ditë çdo javë (pra p:sh vetëm të hënave). Gjithashtu e mira është të peshoheni në mëngjes esëll, pa futur asnjë ushqim në gojë.

Rrobat

Gjithmonë duhet ta matni peshën tuaj të veshur me të njëjtat rroba. Mos gaboni të mateni para se të dilni…Peliçet, xhupat, golfi, këpucët janë disa kilogramë të shtuara kot!

Vendi

Vendoseni peshoren në të njëjtin vend çdo herë që peshoheni. Mos e vendosni atë sipër tapeteve, pasi mund të ndodhë të japë peshën e gabuar!

Qëndrimi

Për ta lexuar sa më saktë peshën tuaj është e rëndësishme të mbani mirë qëndrimin e trupit, gjithashtu të jeni zbathur. Mos anoni!

Ushqimet e kripura

Kur peshoheni kini parasysh se nëse një ditë më parë keni konsumuar shumë ushqime të kripura, pesha do të jetë zhgënjyese! Pse? Sepse kripa mund të shkaktojë mbajtjen e ujit në trup!

Mos u peshoni pas stërvitjes

Të sapodalë nga palestra dhe me vrap tek peshorja? Jo, ky është një tjetër gabim që ju bëni! Në ato çaste pesha juaj mund të jetë më e ulët për shkak të dehidratimit, por jo humbjes së vërtetë të peshës.

Para se te peshoheni duhet të mbani mend rregullin kryesor! Nëse nuk dini këtë atëherë ajo që tregon peshorja nuk është e saktë Read More »