Aurora

Imazh ky sa për të qeshur, aq edhe për të qarë! Fotoja e Velipojës ka bërë namin dhe po na shkatërron imazhin

Plazhi i Velipojës është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në vend gjatë sezonit të verës.

Por aty mund të gjesh çudi nga më të ndryshmet!

Kjo pamje është marrë sot në qendër të Velipojës, tek shatervani në qendër të plazhit.

Siç duket qartë nga fotoja, një shofer automjeti ka hapur krahun dhe ka vendosur të lajë makinën me ujin e shatërvanit.

Imazh ky sa për të qeshur, aq edhe për të qarë! Këto episode dëmtojnë imazhin turistik të zonës dhe largojnë pushuesit.

Imazh ky sa për të qeshur, aq edhe për të qarë! Fotoja e Velipojës ka bërë namin dhe po na shkatërron imazhin Read More »

Ja kush është vendi më i armatosur në rajon. Nuk do ta besoni vendin që zë Shqipëria

Organizata “Small Arms Survey”, ka publikuar disa të dhëna interesante sa i takon armatimit të vendeve në botë. Sa i takon rajonit tonë, në krye qëndrojnë Serbia dhe Mali i Zi. Fjala është për armët e lehta, ku këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë.

Pas tyre renditet Bosnja dhe Hercegovina me 31.2 armë për 100 banorë dhe Maqedonia 29.8. Kosova renditet pas vendeve fqinje, me 23.8 armë për 100 banorë, ndërsa Shqipëria qëndron më së miri nga shtetet fqinje, me 12.03 armë zjarri për 100 banorë. Sipas organizatës “Small Arms Survey”, numri i zotërimit të armëve të vogla nga ana e qytetarëve në botë është në rritje.

Vlerësohet të jenë më shumë se 1 miliard armë zjarri në botë, e që është një rritje prej 17% gjatë 10 vjetëve të fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e parë për vitin 2017 sa i përket posedimit të armëve nga civilët.

Amerikanët kryesuan edhe në anketimet e vitit 2007, duke zotëruar 270 milionë armë, të cilat u përkthyen në 90 armë për çdo 100 banorë. India dhe Kina, të cilat secila kanë popullsi prej rreth 1.3 miliardë njerëzish, renditen në vendin e dytë dhe të tretë.

Kontrolli i armëve është një temë e nxehtë politike në Shtetet e Bashkuara, pas një valë të shtënash masive në shkolla dhe vende publike. Administrata Trump ka thënë se do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla, por nuk ka bërë kërkuar ndonjë legjislacion të ri kombëtar për kontrollin e armëve.

Ja kush është vendi më i armatosur në rajon. Nuk do ta besoni vendin që zë Shqipëria Read More »

Ministri Ditmir Bushati jep lajmin e mirë, ja çfarë është vendosur në BE për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ishte sonte i ftuar në emisionin “Provokacija” Abc News, ku foli rreth çështjes për hapjen e negociatave me BE-në.

Dhe i pyetur nga drejtuesi i emisionit, Mustafa Nano, nëse do të vinte bast me njeri për ratifikimin e rekomandimit të Komisionit Europian, Bushati u përgjigj se beson se vendet anëtare të BE-së do t’i japin mundësi Shqipërisë për të nisur bisedimet.

Ama Bushati shtoi se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që bisedimet do të nisin direkt, duke marrë parasysh, sipas tij, praktikën që është ndjekur me Malin e Zi dhe Serbinë.

Mustafa Nano: “Ju mund të vini bast me dikë që vendimi do të ratifikohet”?

Bushati: “Besojmë se vendet anëtare do t’i hapin një dritare Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që bisedimet do të nisin të nesërmen. Kam parasysh këtu praktikën që është ndjekur më Malin e Zi dhe Serbinë, ku nga momenti që u mor vendimi u desh një periudhë gjashtë muaj a diçka më shumë për të nisur bisedimet për anëtarësim. Besoj që vendet anëtare do të miratojnë logjikën e propozuar nga Komisioni Europian”.

Ministri Ditmir Bushati jep lajmin e mirë, ja çfarë është vendosur në BE për Shqipërinë Read More »

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më seriozet, janë shumë të zakonshme te vajzat e reja dhe te gratë. Zakonisht, këto probleme shëndetësore vijnë si rezultat i baktereve, viruseve, apo edhe tumorit.

Mirëpo, fatmirësisht, shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar se një bimë është tejet e mirë për përmirësimin e shëndetit vagjinal.

Manteli i Zonjave apo latinisht Alchemilla vulgaris, por gjithashtu njihet si këmba e lepurit, viraku, etj., ka veti të përsosura shëndetësore, e veçanërisht në lidhje me shëndetin gjinekologjik.

Sipas Johan Kincora, që merret me bimë, thotë se 30 për qind e problemeve gjinekologjike mund të shmangen vetëm duke konsumuar çajin e Mantelit të Zonjave.

Kjo bimë është e pasur me acide organike, flavanoide, tanine, acide salicilike, vitaminë C etj. Duhet cekur që për shkak të përmbajtjes së lartë të tanineve, kjo bimë e ka shijen e hidhët.

Disa nga të mirat që i sjell kjo bimë:

Është bima ideale për të mbetur shtatzënë. Kjo bimë konsiderohet si ilaçi më i mirë natyral për trajtimin e paaftësisë për të mbetur shtatzënë. Kjo për shkak se bima vepron si rregullator natyral i hormoneve, e sidomos atyre që janë të rëndësishme kur përpiqeni të mbetni shtatzënë.

Ndihmon në menopauzë

Bima ofron edhe një sërë të mirash shëndetësore në lidhje me fibroidet, cistat etj. Ajo liron simptomat menstruale dhe menopauzave, si dhe taninet ndikojnë që t’i shmangni dhimbjet e mëdha dhe të rregulloni gjakderdhjen.

Të mira tjera shëndetësore të kësaj bime janë: shkatërrimi i baktereve dhe viruseve, liron dhimbjen e gjakderdhjes, liron dhimbjen e kafshimeve nga insektet, ndalon marramendjen dhe vjelljen, diarrenë etj.

Çaji i Mantelit të Zonjave

Vendosni një lugë gjelle të kësaj bime në një gotë me ujë të vluar dhe lëreni ashtu për pesë deri dhjetë minuta. Maksimumi i pini dy çaja të tillë brenda dite.

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu Read More »

‘T’i japim leje për kullë’, Basha i përgjigjet Ramës: Po na mbyll derën e Europës

Sherri i nisur paradite në Komisionin e Medias për teatrin Kombëtar vijon me replika në Facebook mes kryeministri Rama dhe kreut të PD, Basha. Rama duke komentuar atë që ndodhi në komision u shpreh se PD e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme.

Kryeministri me ironi e mbylli reagimin e tij duke ngritur pyetjen se ‘Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUPi për Kullën e Sporteve Trup me Trup? Por nuk ka vonuar reagimi i kreut të PD, që e quan Ramën batakçi, që po i mbyll Shqipërisë dyert e Europës. Projektin e teatrit të ri, Basha e quan një aferë të pastër korruptive.

“Sot opozita mbrojti interesin publik dhe parlamentarizmin. Parlamenti duhet të përfaqësojë interesat e popullit dhe jo të mafias së ndërtimit, krimit dhe drogës. Por Edi Rama e ka të vështirë të bëjë dallimin midis batakut mes të cilit kalon gjithë kohën dhe parlamentit, prandaj edhe komentet e tij publike janë të gjitha me gjuhën e batakçiut.

Afera e Teatrit Kombëtar është grabitje kriminale që Edi Rama ka më se një vit që e përgatit në bashkëpunim me klientët e tij. Në këtë aferë do të vidhet prona publike për të ndërtuar kulla të larta që do financohen me para të krimit dhe drogës. Ky që garantoi karrierën me 20 për qindshin për çdo leje ndërtimi dhe u ngrit në majë të politikës me formulën “një pallat, një votë”, tani sillet si një bandit që do të grabisë 100 për qind të Shqipërisë.

I dështuar në qeverisje, i demaskuar para gjithë botës si i paaftë, i korruptuar dhe i kalbëzuar moralisht, Edi Rama kërkon ngushëllim dhe mbrojtje duke u bërë njësh me oligarkë, kriminelë dhe hajdutë për të mbrojtur pushtetin dhe bërë para duke betonizuar dhe grabitur Shqipërinë.

Dhunuesi i Parlamentit, Kushtetutës dhe ligjit është Edi Rama. Dhunuesi i shqiptarëve është Edi Rama që pasi u vodhi votën, po vjedh edhe pasurinë publike për të shtuar pasurinë e vet private. Dhunuesi i Shqipërisë është Edi Rama që po na mbyll derën e Europës për të pestin vit me rradhë. Sot ai mund të ngrejë kulla dhe të pastrojë paratë e drogës në çdo cep të Tiranës, por e afërt është dita kur këto zulllume do ta zënë poshtë bashkë me Fikun e Tiranës!”

‘T’i japim leje për kullë’, Basha i përgjigjet Ramës: Po na mbyll derën e Europës Read More »

Raiffeisen Bank masakron shqiptarët, ja si na mban jashtë Evropës banka më e madhe në Shqipëri, operon me dy standarde me bankën “mëmë”

“Raiffeisen” është e para bankë europiane që ka hyrë në vendit tonë, duke ngjallur shpresa të mëdha tek shqiptarët se do të ofronte një shërbim po aq europian sa në vendin e origjinës së saj. Mirëpo a e vendosi kjo bankë standartin dhe çfarë shërbimi ofron aktualisht? Përgjigjen e jep gazetari i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ja çfarë përcjell Sejdarasi nëpërmjet tekstit të mëposhtëm:

“…Ndonjë dekadë e ca më parë, me kolegë gazetarë vizituam selitë e dy prej bankave të njohura europiane: OTE dhe RZB, pra “Raiffeisen Bank”. Ishte koha kur shitej banka me e madhe shqiptare, Banka e Kursimeve, dhe qeveria e kohës kërkonte një blerës!

Ne, gazetarëve na u duk më “europiane” RZB dhe shkruam për këtë në mediat ku punonim.
Po në fakt banka që spikatëm nuk e di se sa europiane u bë në Shqipëri! Unë jam klient i hershëm i saj, madje me status “gold” ose Premium! Që do të thotë se kam disa favore!

Jam jashtë vendit! Shkoj të ushqehem dhe dua të paguaj si europianët, me kartë krediti! Por RZB ime nuk funksionon! PIN gabim thotë ATM portative?! Kontrolloj zarfin, ku RZB më kishte shënuar kodin sekret! Isha ekzakt, nuk kisha gabim! Njeriu përballë po me shihte me dyshim! Isha shqiptar, karta e kreditit nuk paguante dot!? Vij Në Shqipëri, shkoj në bankë dhe provoj PIN. Gabim thotë RZB! E provoj pas pak: tani tjetër gjë: limiti për futjen e PIN u tejkalua!

E pamundur të kuptohesh me RZB dhe të marrësh paratë e tua!? Shikoj zarfin e RZB, PIN i ri ishte shënuar në 27 Mars 2018! Tani RZB kërkon PIN të ri tjetër, dmth 7 mijë lekë të tjera shërbim për të marrë PIN tjetër. Dhe duhet të shkosh ku ke nxjerrë kartën e kreditit për herë të parë! Askund tjetër! Mendo psh të kesh ndryshuar vendbanim! Nuk do t’ia dijë RZB e Shqipërisë!

Një njësi e re në rrugën Teodor Keko! Një shërbim mjeran! As një kasë e thjeshtë për të prerë kuponin e rradhës, por ose shty me bryla, nëse ke fuqi, ose miqesohu me rojen të përfitosh! Paçka se je klient “gold” me demek!

Kjo bankë që fiton miliarda (për shkak të profesionit, unë e di se sa) nuk arrin të blejë një kasë kuponash për të mbajtur rradhën…

Raiffeisen Bank Albania, çfarë keqardhje për një shërbim të munguar, madje edhe abuzues! Imagjino çfarë ndodh me “jo goldët!?”

RZB europiane po bëhet dalëngadalë thjesht RZB shqiptare! Ndjehem keq kur kujtoj se çfarë pashë në RZB mëmë dhe çfarë shoh sot e gjithë ditën në RZB bijë! Në Tiranë! Fuck RZB!”./Pamfleti

Raiffeisen Bank masakron shqiptarët, ja si na mban jashtë Evropës banka më e madhe në Shqipëri, operon me dy standarde me bankën “mëmë” Read More »

Nis ‘gjuetia e shtrigave’ në PD, si i eleminoi Berisha kundërshtarët me 100 pseudonime

20 deputetët që bllokuan ligjin më 2008.
Historia e konflikteve brenda PD, ka pasur si tregues luftën kundër njeri-tjetrit me emra spiunësh sigurimi, që dirigjohej nga Sali Berisha, me synim eleminimin e kundërshtarev brenda partisë.

Pasi krijoi një “bërthamë” me ish-spiunë sigurimi, Sali Berisha që siç dihet “nuk ka qenë spiun” gjatë diktatuarës, hartoi një listë me pseudonime spiunëshca të vërtetë e ca fals dhe nisi “gjuetinë e shtrigave” brenda PD, skemë që pati shumë sukses, sidoms në vite 1992-2010.

Clido që guxonte, ose që dilte kundër Berishës qoftë edhe me sygjerim ndryshe në bisedë të lirë kafeneje, piketohej si “spiun” prej “Grupit të punës” që drejtohej nga Shaban Memia e Fahri Balliu dhe i ngjiteshin, i përmendeshin e i prpogandohehsin në media nga 1-3 pseudonime spiuni, listë në të cilën Saliu futi Azemin, Pashkon, Imamin, Rulin, Pollon e shumë themelues të tjerë të PD.

Në fakt, në PD ka pasur shumë ish-spiunë sigurimi, me të cilët Saliu strukturoi partinë e tij pas vitit 1992, por pas nisjes së frikës se do ta rrëzonin si kryetar të PD, ai krijoji një listë me 100 psedunime spiunësh, të cilët i përdorte nëpërmjet tellallëve të tij, kundër atyre që planfikonte për eleminuar nga PD.

Në datën 13 maj 2006, KiE vendosi kusht hapjen e dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit, por kreu i PD dhe kryeministër Sali Berisha, futi në lojë 20 deputetë të PD, të cilët gjoja “dolën me nismën” për të shtyrë pa afat, hapjen e dosjeve të ish-spiunëve dhe ky ligj nuk u votua. Ja 20 deputetët që bllokuan hapjen e dosjeve në korrik 2008

  1. Jozefina Topalli

  2. Lulëzim Basha

  3. Genc Pollo

  4. Fatmir Mediu

  5. Jemin Gjana

  6. Arben Imami

  7. Blerim Çela

  8. Leonard Demi

  9. Igli Cara

  10. Tritan Shehu

  11. Ritvan Bode

  12. Fatos Beja

  13. Ilir Bano

  14. Blerim Çela

  15. Ilir Rusmali

  16. Genc Ruli

  17. Besnik Mustafaj

  18. Majlinda Bregu

  19. Mehmet Xheka

  20. Arben Imami

Ja 100 pseudonimit që janë përdorur në Gjetinë e shtrigave brenda PD

Medicina, Penicilina, Qukapiku, Çiftelia, Dizenjatorja, Çorapja, Qepa, Kodrina, Financieri, Drita.

Stilografi, I vogli, Alfons Ballshi, Raketa, Profesori, Shkrimtari, Dragoi, Cigarja, Livadhi, Dëbora e re.

Furtuna, Luftëtari, Snajperi, Proletari, Intelektuali, Sqepi, Teritali, Bozhuri, Plepi, Parafabrikati.

Kitara, Ushtari, Gjeli, Grepi, Shishja e Qumështit, Serbi, Çiklisti, Fryma, Vesa, Çalamani.

Malësori,Tigri, Vinçi, Sapuni, Diplomati, Poeti, Urithi, Pëllumbi, Stuhia, Kastori.

Ekspertja, Oxhaku, Bredhi, Iriqi, Komshiu, Osumi, Komandanti, Vigjilenti, Inxhinieri, Trimi.

Kalaja, Fshatari, Rruga, Magazinieri, Nata, Dallga, Kominoshja, Salca, Piktori, Xhuxhi, Flauti.

Valltarja, Përparsja, Instituti, Kostumi, Kuqua, Kronometri, Fonogrami, Bastuni, Zogu, Giza, Gjeologu, Fantazma.

Sykuqi, Studenti, Sandalja, Dirigjineti, Sirtari, Bjeshka, Lisi, Pela e Egër./Pamfleti/

Nis ‘gjuetia e shtrigave’ në PD, si i eleminoi Berisha kundërshtarët me 100 pseudonime Read More »

Një ndodhi e frikshme ka ndodhur sot në Valbonë! Detaji që kjo grua shikon në foton që i bëri vajzës i ka futur të dridhurat

Një turiste ka rrëfyer një histori të çuditshme që i ka ndodhur në Valbonë. Teksa kanë shkruar me një grup njerëzish si turistë në fshatin e bukur të Tropojës u ka ndodhur një e papritur.

Ajo tregon për Anabel.al se çudia ishte tek foto që kishin shkrepur. Në njërën nga ftot që shoqja e saj i kishte bërë vajzës, kjo e fundit dukej sikur kishte tre krahë. Të gjithë kanë shqyer sytë duke parë foton me vëmendje pasi nuk besonin në këto gjëra.

“Pershendetje Anabel! Po bej qe dje qe jam e shokuar nga ajo qe kam parë. Me koleget e punes organizuam nje eskursion ne Valbon. Pasi vizituam parkun e bukur te Valbones dhe bem shum foto,, ne momentin kur po zbrisnim po shifnim fotot qe kishim ber.

Kur nje shoqa ime sa hapi fotot pa ne nje foto Ku kishte nxierr vajzen e saj nje krah tj.. E trembur na tregon ne se cfar ishte.. Un nuk kam besuar kurr ne keto gjera dhe I kundershtoja sa her degjoja per te tilla gjera. Por ato momente nuk dija cte mendoja vertet!!!

Dhe eshte foto reale qe kam qen vet prezent. Nuk dinim se cfar shpjegimi ti jepnim asaj fotoje.. Mos ndonjerit nga fansave u ka ndodh dicka e till ndonjeher??? Te lutem postoje kete foto,”- shkruan ajo.

Po juve ju ka ndodhur ndonjë gjë e tillë në vendet e Shqipërisë?! Nëse po na shkruani dhe na tregoni detaje të tjera.

Një ndodhi e frikshme ka ndodhur sot në Valbonë! Detaji që kjo grua shikon në foton që i bëri vajzës i ka futur të dridhurat Read More »