Aurora

Përmbytja e Biblotekës Kombëtare, Erion Kristo hedh dyshime: Ku është Prokuroria?

Pedagogu Erion Kristo ka reaguar lidhur me përmbytjen e Biblotekës Kombëtare ku rReth 12 mijë libra ishin prekur nga uji.

Ai thotë se është jashtëzakonist i zemëruar për “sulmin e dyte terrorist ndaj trashegimise tone kulturore”.

Nga ana tjetër ai shprehet se më e rendë është mungesa e reagimit shoqëror dhe papërgjegjshmëria institucionale.

“Dhe propaganda pa piken e turpit ben deklarata devijuese. “Nuk jane lagur librat e vyer”. Me nje fjale, jane lagur librat e pavyer, botuar ne cerek shekullin e fundit. Jane lagur librat e shkruar prej meje dhe kolegeve te mi. Po a ka papergjegjshmeri me te madhe se sa kjo?”- shkruan ai.

Kristo nga ana tjetër i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë, ndërsa hedh dyshime se e gjitha kjo nuk është aksidentale dhe po bëhet për të krijuar mjergullën e duhur ku “ujku të bëjë kërdinë”.

“Ku eshte prokuroria?”- pyet ai.

Postimi i plotë:

Jam jashtezakonisht, jashtezakonisht i zemeruar per sulmin e dyte terrorist ndaj trashegimise tone kulturore. Ne nje kohe kaq te shkurter, Biblioteka Kombetare u dogj dhe u permbyt. 12 mije libra u ujiten, si per tua kujtuar faktin e celulozes. Po kjo nuk eshte gje. Me tremb me shume mungesa e reagimit shoqeror dhe e pergjegjshmerise institucionale. Nuk ka pergjegjes per kete. Dhe propaganda pa piken e turpit ben deklarata devijuese. “Nuk jane lagur librat e vyer”. Me nje fjale, jane lagur librat e pavyer, botuar ne cerek shekullin e fundit. Jane lagur librat e shkruar prej meje dhe kolegeve te mi. Po a ka papergjegjshmeri me te madhe se sa kjo? Le ti leme librat te lagen, se ata ne fakt po thahen. Po shteti ku eshte?
Ku eshte prokuroria?
A vleresohet ky dem?
Ku eshte qeveria e vendit tone?
Pse nuk ka ndodhur kjo gje me pare?
A ka lidhje ngjarja me punimet shumemilion euroshe te kompanive te privilegjuara te qeverise?
A do ta hetoje prokurori perkates firmen e vet?
A do kete persona qe ligji do ti ngarkoje me pergjegjesi?
Jam i prire te besoj se keto ngjarje nuk jane aksidentale, por te projektuara me qellim per te krijuar mjegullen e duhur ku ujku te beje kerdine. E kush mund te ma ndaloje kete hamendesim. Aq me teper qe jane situata te perseritura.
Fuqia ime eshte vetem te protesta ime. Po une mund te bej dic me teper. Une mund te refuzoj te coj kopje te librave te mi ne kete institucion te papergjegjshem. Dhe ti ftoj gjithe njerezit qe mendojne si une, te bejne te njejten gje. Nuke di si do duket kjo. Por kur ndien dhembje, lejohet bertima.
Por nese jeni dakord me mua, e beni bertimen time te kaperceje dyllin e veshit te shtetit.

Përmbytja e Biblotekës Kombëtare, Erion Kristo hedh dyshime: Ku është Prokuroria? Read More »

Blogerja britanike miqve të saj: Ja pse duhet të vini në Shqipëri këtë verë!

Përveç që thuajse të gjithë duan të emigrojnë nga ky vend, po t’i pyesësh shqiptarët se ku do kalojnë pushimet apo ku do të donin t’i kalonin me gjasë përgjigja do jetë “jashtë shtetit”.

Mirëpo, të huajt që kanë pasur mundësi për të eksploruar Shqipërinë shprehen se vendi ynë është ideal për të kaluar pushimet. Mjaft blogje, revista dhe gazeta ndërkombëtare shkruajnë për Shqipërinë, duke e cilësuar si “perla e Ballkanit.”

Por, pse të huajt duhet të vijnë në Shqipëri? Blogerja angleze, e vetëquajtur “theBalkanista”, e cila është shtetase britanike, por prej disa kohësh jeton në Shqipëri, ka renditur 10 arsye se pse Shqipëria duhet të jetë në listën tuaj të pushimeve.

Me anë të një letre të hapur për miqtë e saj që blogerja e titullon “Pse duhet të vini në Shqipëri këtë verë!”, ajo arrin të nxjerrë në pah veçoritë më të mira të vendit tonë.

Nuk është një pistë e rrahur nga turistët
Ndryshe nga shumë destinacione të tjera turistike të Mesdheut (Maltë, Kretë, Qipro, Spanjë), Shqipëria ende nuk është “ngopur” edne me turistët dhe nuk duhet të prisni me orë të tëra për të hyrë në atraksionet turistike, as nuk duhet të bësh luftë me gjermanët për të zënë vendin perfekt në plazh dhe nuk është e mbingarkuar me komercializëm.

Ka plazhet më të mira në të gjithë Europën
Të nderuar pushues që dëshironi Italinë, Kroacinë dhe Greqinë, më vjen keq t’ju zhgënjej, por Riviera e Shqipërisë është në krye të çdo bregdeti që duhet të shikoni. Ndonëse kjo mund të jetë një deklaratë mjaft e diskutueshme, unë i qëndroj asaj, ashtu si shumica e shqiptarëve. Shkoni në Ksamil, Sarandë, Himarë dhe Dhërmi dhe pyesni veten në ujërat tepër të kaltra, rërën e argjendtë dhe pamjet e majme malore, të cilat në mënyrë të përkryer e formojnë bregdetin. Ka diçka të egër dhe të mrekullueshme për bregdetin shqiptar dhe unë ju sfidoj të gjeni diçka të krahasueshme kudo në kontinentin europian.

Koha është e mrekullueshme
Shqipëria gëzon klimën e përsosur mesdhetare me verë të gjatë të nxehtë dhe vjeshtë, dimër dhe pranverë. Nga maji e tutje, temperaturat mbesin vazhdimisht mbi 22 gradë gjatë ditës dhe arrijnë mbi 35 gradë gjatë muajit korrik dhe gusht. Temperatura mesatare vetëm zvogëlohet nën 20 gradë kur vijmë në nëntor, gjë që nënkupton që ju keni kohë të mjaftueshme për të eksploruar vendin dhe për të ‘gllabëruar’ diellin e tij të lavdishëm.

Vendasit janë miqësor
Populli shqiptar është miqësor, kureshtar, mikpritës dhe i sjellshëm. Shumë vendas janë të prirë që të shkundim imazhin negativ të padrejtë që është propaganduar për to gjatë viteve. Ata nuk janë të gjithë mafiozë dhe gangsterë, personalisht mund të them që kurrë nuk kam ndier më shumë siguri, se sa kam pasur në Shqipëri. Jini të përgatitur për t’iu përgjigjur 100 pyetjeve se kush jeni, prej nga jeni dhe pse jeni këtu – vendasin duan të dinë shumë detaje.

Ushqimi është mahnitës
Nëse jeni në bregdet, ju do të gjeni ushqim deti shumë të shijshëm, me çmime tepër të ulëta. Kuzhina ka një ndikim të madh nga Italia dhe çdo gjë, nga pica deri te makarona, është e krahasueshme me atë që do të gjesh atje. Ndërsa udhëtoni për në brendësi të vendit, kuzhina është më e bazuar në pjata mishi, por me prodhimet më të freskëta të mundshme. Për sa kohë kam qëndruar, koncepti i ushqimit të ngrirë nuk ekziston dhe gjithçka është tërësisht e freskët, e pastër dhe e përgatitur mirë.

Gjuha nuk i ngjan asgjëje që ju keni dëgjuar më parë
Shqipja është një nga gjuhët më të vjetra të gjalla dhe është krejtësisht ndryshe nga çdo gjuhë tjetër euopiane. Është shumë e vështirë të arrish të flasësh, por mund të provosh të mësosh disa fjalë pasi banorët e pëlqejnë kur të huajt përpiqen të flasin në gjuhën shqipe.

Ju mund të udhëtoni me lehtësi në disa vende të tjera
Shqipëria konsiderohet si një bazë e shkëlqyer për ata që duan të eksplorojnë zona të tjera të rajonit. Nga Pogradeci mund të kaloni në kufirin me Maqedoninë, nga Shkodra ju mund të udhëtoni në Mal të Zi dhe Kroaci, nga jugu mund të vizitoni Greqinë dhe Korfuzin, dhe nga veriu pse jo, shikoni Kosovën dhe Serbinë përtej. Ju mund të merrni me qira një makinë ose të merrni një autobus dhe të jeni në destinacionin tuaj brenda disa orëve. Italia është rreth 1 orë në një aeroplan ose ndryshe mund të merrni një traget nga Durrësi dhe të jeni atje brenda disa orëve.

Ka më shumë histori se sa duket në sipërfaqe
Nëse je një fans i historisë dhe i kulturës, atëherë mund të rezervosh një zgjatje të qëndrimit tënd në Shqipëri. Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, rrënojat romake, kështjellat mesjetare, muzeumet e bunkerëve komunistë dhe reliket e mbetura nga sundimi otoman, këtu i gjeni të gjitha.. Ja vlen të vizitohet qyteti i Butrintit në jug, ashtu siç është Berati, dhe qyteti i Shkodrës. Nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të shkruar këtu të gjitha vendet historike që ju duhet t’i shihni.

Është një vend me tolerancë fetare
Edhe pse Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, ju nuk keni nevojë të ndrydhni besimin tuaj siç mund të duhet të bëni në vende tjera myslimane. Shqiptarëve realisht nuk u intereson se cilit besim i përkisni, për sa kohë që jeni një person i mirë dhe miqësor dhe i ndershëm.

Vizitoni liqenet e saj dhe burimet natyrore
Ashtu siç ka vijën bregdetar shumë të lakmuar, Shqipëria është shtëpia e disa liqeneve më të bukura, madje edhe burimeve natyrore. Liqeni i Komanit, Liqeni i Shkodrës, Liqeni i Butrintit dhe Liqeni i Ohrit janë të gjithë të vlefshëm për t’u vizituar. Burimet e saj natyrale si Syri i Kaltër dhe një i ngjashmi i tij në Thethi janë perfekte për notim dhe relaksim dhe nëse jeni me fat ju mund të pengoheni nëpër disa ujëvarat për ato momente të përsosura Instagram.

         

Blogerja britanike miqve të saj: Ja pse duhet të vini në Shqipëri këtë verë! Read More »

Si po zhduken pyjet në Shqipëri?

Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve tona gjithë këto vite ka bërë që habitati në të cilin jetojmë të ketë më pak sipërfaqe me pyje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore dhe të përpunuara nga portali Our World in Data, sipërfaqja pyjore në Shqipëri përllogaritet 7,715 km2. Në krahasim me dhjetë vite më parë, ka rreth 109 km2 më pak pyje në vend.

Ndërsa krahasuar me vendet e tjera në Ballkan Shqipëria renditet e fundit me vetëm 27% të sipërfaqes pyje. Renditja pasohet nga Serbia që edhe pse në vlerë absolute ka një sipërfaqe pyjore disa fish më të madhe se Shqipëria, në raport me totalin e sipërfaqes së saj, vetëm 30% zihet nga pyjet, shkruan Monitor.
Më pas renditet Maqedonia me 39% dhe Bosnja me 43% të totali të sipërfaqeve pyje. Ndërkohë sipas të dhënave Mali i Zi është vendi më i pyllëzuar i rajonit, ku 60% e sipërfaqes së zihet nga pyjet.
Shtetet e zhvilluara janë në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur pyjet. Sipas të dhënave të publikuara Rusia, Brazili, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë shtete që kanë sipërfaqet më të mëdha pyjore, ku tejkalojnë 2.5 milionë kilometër në katror.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) ka mbledhur dhe ka analizuar të dhënat mbi pyjet që prej vitit 1964. Kjo bëhet në harkun kohor të 5 deri në 10 vite. FAO raporton të dhëna për 229 shtete dhe territore.
Të dhënat përfshijë zonat me dru bambuje, palmat, rrugët pyjore, pyjet në parqe kombëtare, rezervat natyrore, dhe zonat e tjera të mbrojtura, si ato me interes të veçantë shkencor, historik dhe kulturor ose me interes shpirtëror, shpellat, brezat dhe korridoret e pemëve.

Në këto statistika nuk merren parasysh tokat e mbjella për prodhim me pemë frutore dhe as ato të parqeve në qytete apo kopshte./Njekomb

Si po zhduken pyjet në Shqipëri? Read More »

Po ku ka si ti,o Shqiperia ime !?

Entuziazmi i jetës së re, i jetës në Shqipërinë socialiste kishte shpërthyer me hire për një botë ndryshe, për një Shqipëri të aspiruar, të ëndërruar, sado që gjysmake, e keqtrajtuar, e copëtuar dhe e kafshuar keq nga “bishat” fqinje. Ishte amaneti i të parëve për Shqipërinë e heroizmave, të imazheve të qëndresës shekullore, Shqipërinë, ( Ilirinë e Arbërinë) që nuk iu nënshtrua Romës as Bizantit, Sllavit as Turkut, Italianit as gjermanit).

Kishte gjalluar, kishte mbijetuar   Shqipëria për hir të jetës, për inat të “neronëve dhe rashjanëve”, për dhunë të “Dovletit” dhe “Shtatë kralëve të Evropës”, të cilët u munduan dhe po mundohen ta zhbëjnë për plot 20 shekuj.

Po ku ka si ti o Shqipëria ime “me kreshta të larta malore, me fusha të gjëra e lumenj të kulluar, me brinja brigje e lugina pjellore. Atje “ku lindin po toskë e gegë, si dy rreze në një dielli, si dy rrufe që shkojnë tue djegun kur zbret reja nalt prej qiellit”.

Po ku ka si ti o Shqipëri, e rrethuar me kuçedra e lubi, me djallëzi sllavo-aziatike, mes lugetërish tuaj e të huaj.

KarikatureShqiperia

Ku ka si ti, o e dashura, fatkeqja Shqipëri, “pranë detit e palarë, pranë dritës e pa parë, pranë sofrës e pangrënë”, pranë begatisë, që bishat e pamëshirshme e kanë ngrënë dhe po e hanë.

Kështu gjalloje dhe ende po gjallon, o Shqipëri!. Tani mbi trupin tënd të copëtuar t’ u kanë vërsulur edhe bijtë shkapërdarë, bijtë faqezi varrin po ta bëjnë, ashtu si dikur u munduan ta bëjnë, e ta bënë sa e sa sodomë e satanë.

Po ku ka si ti o Shqipëri jetime, as me lindje as me perëndime, e mbetur në gjysmë të rrugës, mes dy botëve lubi-gojëshqyer, që babëzitë dhe paudhësitë as i kanë ndalur as i frenojnë. Herë lindin neronë, e herë sulltanë, herë hitlerë e herë shah-Khanë. Nga çdo anë, nga shekulli në shekull, nga në çdo vit u munduan të të hanë, të të degdisin, të varrosin…

Evropa të përplasë drejt Azisë, Turqia të përplasë drejt Evropës, ndërsa fqinjët si qen të tërbuar të shqyejnë me dhëmbë, nga jugu në veri, Greqi-Mali-zi, nga verilindja e lindja Serbi-Bullgari. Kështu ke gjalluar dhe ende po gjallon ti Shqipëria jonë jetime, me bijtë shkapërdarë, që për veten e tyre, për farë e fis e akraba, munxët t’ i japin nga çdo anë, në Prishtinë, Shkup e në Tiranë anë, duke ta shitur truallin në Adriatik, në Veri, në Dukagjin, te Molla-kuqe e në Dardanë.

Askund në botë nuk ka si ti, o Arbëria ime. Fusha të gjera me lule, pyje të gjelbëruar, kreshta malore mitologjike, lumenj të kulluar, burime epike, kështjella të kujtesës së mbijetesës, bunkerë mbi tokë e nëntokë, fusha dikur të mbuluara me drithëra të bardhë, sot me hashah e marihunë.

Po ku ka si ty o Shqipëri ende e pa bërë, mes trojeve të mbetura shkret, mes djerrinave të Çamërisë, që ka mbetur vetëm emër kujtese, prej Prokupjes e përtej  Nishit, ku barbaria ka fshirë çdo gjurmë Shqipërie.

Shqipëri mes deleve e derrave, mes zogjve e lakuriqëve të natës, mes bukurisë njerëzore dhe mujsharisë shtazore, mes ligësive e fisnikërisë njerëzore. Ashtu je ngjizur Ti, Loke-madhja jonë, Shqipëri, trupin në Evropë, kokën në Azi, kokën në Azi e trupin në Ballkan dhe vazhdon të mbetesh kallkan.

Po ku ka si ti o e mjera Shqipëri, “që bijtë e tu të kanë qitë me krye në hi”, që të ndukin mishtë, nga çdo trevë, nga çdo krahinë, një nga një, të plaçkitin, të shesin bregun e artë të detit, të djegin malet me pisha të dendura, ta shesin çelikun për skrap, t’ i shëmtojnë monumentet, pllakat, obelisqet, shtatoret, t’ i burgosin çlirimtarët, t’ i ndërsejnë mercenarët, t’ i bëjnë heronj tradhtarët, mujsharët, satanët, shejtanët…

Ti o Shqipëri, që na jep emër e nder”, që na bën të ndihemi krenarë, sidomos kur gojëshqyer e barbarë të vërsulen të të hanë, e ne jemi të bashkuar me fjalë, por me troje të copëtuar e të ndarë nga Serbi e Junan, nga tiranë barbarë.

Ku ka si ti, o Shqipëria jonë, Nënëmadhja e paepur, që jeton në gjashtë pjesë të ndara, gjithnjë me shpresë se një ditë bijat e bijtë shkapërdarë do të kujtohen për ty dhe do të lidhin një besë si ajo Besa e Konstandinit, si ajo e Gjergj Elez Alisë, si Besa e Legjendarit, e Adem Jasharit, si besë-betimi i shqiptarit.

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime, copë-copë e ndarë, e rrethuar me barbarë, brenda shqiptarë trutharë, gjithnjë të përçarë, të ndarë, me trurin e shpërlarë, gjithnjë shkapërdarë, për fis e farë….

Po nuk ka si ti, jo,  o Shqipëri e pabërë… (A.Q-RKL)

Po ku ka si ti,o Shqiperia ime !? Read More »

12 mijë materiale të lagura, Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës

Biblioteka Kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës pas përmbytjes së katit të parë të godinës nga reshjet e së shtunës.

Sipas Bibliotekës, plot 12 mijë materiale rezultojnë të lagura nga shiu.

Biblioteka Kombëtare njofton se në orët e para të datës 23 qershor 2018, mbas reshjeve të vrullshme të shiut, është konstatuar prani uji në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme të hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar/lagur materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulëta të sallës.

Institucioni shpalli gjendjen e emergjencës për trajtimin e materialeve bibliotekare të lagura ose pjesërisht të lagura me qëllim tharjen dhe restaurimin e tyre të plotë.

Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip.

Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre.

Mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të cilat për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave depozituese nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve tekniko-profesionale.

Në funksion të kësaj emergjence dhe në respektim të protokolleve profesionale, njoftojmë se Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.

12 mijë materiale të lagura, Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës Read More »

Simboli i shqiponjës i gjetur në Durrës,daton 4 shekuj P.K

Ky gur është gjetur në Durrës dhe thuhet se daton katër shekuj para Krishtit.Ditëve të fundit është komentuar shumë për simbolin e Shqiponjës, kjo pasi që fotografitë e futbollistëve nga Kosova që mposhtën Serbinë në ndeshjen me Zvicrën, bëri jehonë në gjitha mediat vendore dhe të ndërkombtare.

Po ashtu me këtë rast, për të dëshmuar lashtësinë e këtij simboli, po qarkullon edhe një fotografi derisa shihet një njeri i gdhendur në gur që me duar krijon simbolin e Shqiponjës. Ky gur është gjetur në Durrës dhe thuhet se daton katër shekuj p.k.

Simboli i shqiponjës i gjetur në Durrës,daton 4 shekuj P.K Read More »

OPINION / A VAZHDON TË JETË EUROPA K*RVA E MOTIT PËR SHQIPTARËT?

Siç dihet tashmë historia që territoret shqiptare mbeten të copëtuara nga e famshmja “Konferenca e Ambasadarëve” ,ku për të rregulluar interesat e fuqive të madhe mëdha,do “sakrifikohej”  Shqipëria.

Një nga shkrimtarët  tonë Gjergj Fishta i cili ka dhënë  kontributet e tij gjatë historisë sonë kombëtare. Shkruante në atë kohë:

Uh! Evropë, ti kurva e motit!

Që i re  mohit, besës së Zotit!

Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

Me da token e Shqypnisë,

Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

At-Gjergj-Fishta

Këto vargje të zemërimit dhe pesimizmit,Gjergj Fishta i kishte deklamuar si shqiptar, si pjesëtar i një kombi që po viktimizohej dhe po sakrifikohej për interesat e sllavëve dhe grekëve të Ballkanit. Evropa e asaj kohe përfillte interesat e veta, duke ia plotësuar Serbisë, “këlyshëve të Rusisë” të gjitha kërkesat, duke krijuar edhe një Republikë të vogël serbe në veri të Kosovës, me qëllim për ta mbajtur peng bashkimin e shqiptarëve.

Po sot ,mbas 100 vjet nga  Konferenca e Londrës, dhe 10 vjet  pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, a mendojmë ende kështu?

Shumë gjëra dhe fakte historike kanë ndryshuar ndaj synimi si i Kosovës ashtu edhe i Shqipërisë është përfshirja në Europë. Dhe jo vetëm kaq por gjithashtu kërkojmë të na qeverisë dhe të vendosë rregull brenda territorit tonë. Sot “Europës” i besojmë verbërisht si populli ashtu edhe qeveritë  duke qenë falenderuese deri në përulje…

Por e meriton Europa përuljen?!

Nga Kleda Fishta

OPINION / A VAZHDON TË JETË EUROPA K*RVA E MOTIT PËR SHQIPTARËT? Read More »

Karikatura me shqiponjën që çmend grekët (Foto)

Një rrjetet sociale në Greqi ka nisur të qarkullojë një karikaturë e dy heronjve grekë të luftës për pavarësi, Marko Boçari dhe Kollokotroni duke bërë shqiponjën.

Mediat greke e cilësojnë këtë karikaturë si provokative dhe të bërë nga “neonazistë” shqiptarë.

Po ashtu, edhe disa medie të tjera në vendin fqinj kanë dhënë alarmin për karikaturën që përdhor heronjtë helenë të pavarësisë.

Image

Karikatura me shqiponjën që çmend grekët (Foto) Read More »