Aurora

Parashikimi më i fundit për motin, meterologët sapo na dhanë lajmin më të keq

Edhe pse është fundi i muajit Qershor, moti i paqëndrueshëm i cili prej më shumë se dy javë ka përfshirë vendin, vazhdon ende.

Dita e cila nis me diell, shoqërohet pasditeve me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta. Kjo situatë, e cila u përmirësua fundjavën që lamë pas, duket se do të na shoqërojë deri në fund të kësaj jave.

Sakaq sipas parashikimeve vetëm ditën e diel, moti do të jetë me diell, dhe temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë celsius.

Dhe gjithë java në vazhdim, pritet të jetë me shi dhe me bubullima të forta, ndërsa e diela paraqet një përmirësim të dukshëm të motit, me temperatura normale për stinën, të cilat gjatë kësaj jave nuk do e kalojnë 25 gradë celsius

Parashikimi më i fundit për motin, meterologët sapo na dhanë lajmin më të keq Read More »

Pa koment/Bosi i 3.4 milionë eurove Alban Mollaymeri, qenka mik profili me Presidentin Ilir Meta

“Pamfleti” zbulon “porositësin” e parë

Prej dy ditësh, po flitet për kapjen e 3.4 milionë eurove, të parlajmëruar nga “njohësi ekspert” i eurove, kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzoi si porositës të tyre, deputetin socialist Taulant Balla, mirëpo po del se transportuesi i “trajlerit” me euro, “xheneriku” Alban Mollaymeri, qenka mik profili krahë-qafë, me sportistin e hekurave, Presidentin e Republikës Ilir Meta, aleatë politik i Lulit.

Madje aq miq të afërt qenkan me njeri-tjetrin dy “hekuraxhinjtë” Meta-Mollaymeri, sa pasi kanë pozuar të buzqeshur e të lumtur bashkë, Alban Mollaymeri e ka vendosur si foto profili, aq sa shokët e tij në “FB”, janë habitur për shoqërinë e ngushtë të tij me Presidentin e Republikës

Fotografia që po publikon “Pamfleti”, nuk është e vjetër, por është “taze”, publikuar 1 vit më parë, fiks si sot datë 25 qershor 2017, ose 1 muaj para se Likja të kurorëzohej në postin “President Republike”, më 24 korrik 2017./Pamfleti

Pa koment/Bosi i 3.4 milionë eurove Alban Mollaymeri, qenka mik profili me Presidentin Ilir Meta Read More »

Lajmi më i fundit: Kaq lekë duhet të paguani kur shkoni në gjykatë sipas ligjit të ri që sapo është miratuar

Nga 1 qershori i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar një vit më parë nga Kuvendi dhe që përcakton tarifat e reja që duhet të paguhen tashmë nga palët sa herë paraqesin një çështje në gjykatë.

Ligji klasifikon tarifat në tre kategori ku së pari janë tarifat e përgjithshme për paraqitjen e çëshjeve në gjykatë, së dyti ato për kryerjen e vpeimeve procedural në gjykata dhe shërbimet administrative në to dhe së treti tarifat gjyqësore shtesë. Tarifat gjyqësore të përcaktuara në këtë ligj zbatohen për të gjitha çështjet gjyqësore civile dhe administrative të paraqitura për shqyrtim në gjykatë dhe në të gjitha shkallët e gjykimit.

Tarifat gjyqësore të përgjithshme

Në nenin 5 të ligjit sanksionohet mënyra sesi përcaktohen tarifat që paguhen nga palët që paraqesin një çështje në gjykatë duke kërkuar zgjidhje. Në një permbledhje prej tetë pikash saktësohet kufiri i poshëm dhe i sipërm i një tarife si dhe raste të veçanta për çëshjet në rigjykim.

“1. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesëpadisë përllogaritet mbi bazën e vlerës së padisë për çështje gjyqësore civile dhe administrative.

  1. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme, sipas pikës, 1 të këtij neni, është jo më e ulët se 1 000 (një mijë) lekë dhe jo me e lartë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë.

  2. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme për gjykimet në gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë është jo më e ulët se 2 000 (dy mijë) lekë dhe jo më e lartë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.

  3. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese është 5 000 (pesë mijë) lekë, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 9 të këtij ligji.

  4. Përcaktimi i vlerës së padisë bëhet nga personi, i cili ka ngritur padinë përpara gjykatës.

  5. Në rast se përllogaritja e vlerës së padisë mungon ose nuk është llogaritur në mënyrë të saktë, veprohet ne përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.

  6. Kur çështja gjyqësore kthehet për rigjykim nga gjykatat më të larta, nuk paguhet tarifë gjyqësore e përgjithshme.

  7. Llojet dhe masat përkatëse të tarifave gjyqësore të përgjithshme, sipas këtij neni, për çdo shkallë gjykimi, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi bazën e natyrës së çështjes, parimeve të proporcionalitetit dhe progresivitetit” thuhet në nenin 5.

Pothuajse në të gjitha rastet pagesa e tarifave gjyqësore të përgjithshme bëet në momentin e regjistrimit të çështjes në gjykatë me përjashtim të rasteve kur çështja përfshin pensionin ushqimor apo padi për marrdhënie pune me vlerë deri në 700 mijë lekë.

Tarifat gjyqësore shtesë

Ligji përcakton se ka edhe tarifa gjyqësore shtesë. Këto të fundit caktohen në rastet kur pala ndërgjyqëse ose përfaqësuesi i saj ka shkaktuar pa shkaqe të arsyeshme vonesa në gjykim e çështjes. Kjo tarifë brenda 21 ditëve kalendarike nga data e njoftimit të vendimit të gjykatës, është një tarifë fikse dhe është në propocion me tarifat gjyqësore të përgjithshme.

Tarifa gjyqësore e veçantë

Në nenin 8 të ligjit përcaktohet edhe kategoria e tretë që janë tarifat gjyqësore shtesë. Kjo tarifë caktohet për shqyrtimin e kërkesave të veçanta procedurale gjatë zhvillimit të gjykimit në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në të gjitha juridiksionet gjyqësore, si dhe për shërbime të administratës gjyqësore.

Tarifa gjyqësore e veçantë paguhet në kohën e paraqitjes së kërkesës në gjykatë. Tarifat gjyqësore të veçanta janë jo më e ulëta se 50 (pesëdhjetë) lekë dhe jo më të larta se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë. Masa për llojet e tarifave gjyqësore të veçanta përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas parimeve të proporcionalitetit dhe progresivitetit” përcakton ligji.

Lajmi më i fundit: Kaq lekë duhet të paguani kur shkoni në gjykatë sipas ligjit të ri që sapo është miratuar Read More »

Të gjithë shoferët të mblidhen këtu! Policia rrugore sapo ka bërë njoftimin më të rëndësishëm të ditës për aksin më të frekuentuar në Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se sot do të bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, pasi do të realizohet faza e katërt e punimeve.

Mësohet se sot do të bllokohet qarkullimi në autostradë për ndërhyrjen në riparimin e segmentit Shkozet – Durrës nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

“Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 deri në 22:00 të ditës së hënë datë 25/06/2018. Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës do të devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së unazës së Shkozetit dhe të ndjekin Shkozet-Durrës ( zona Kënetës) ose unazën e Shkozetit”, njofton ARRSH.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet – Durrës do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durrës – Tiranë, për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë gjatë ditës së sotme skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Të gjithë shoferët të mblidhen këtu! Policia rrugore sapo ka bërë njoftimin më të rëndësishëm të ditës për aksin më të frekuentuar në Shqipëri Read More »

Hapi i parë në zbatimin e programit “100 fshatrat”

Vendosja e sinjalistikës së nevojshme turistike për lehtësimin e vizitorëve, është hapi i parë që shënon zbatimin e programit të ri të qeverisë për zhvillimin e agroturizmit nën siglën “100 fshatrat”.

Ekspertë të ministrisë së Bujqësisë, shprehen se, janë hapur procedurat e prokurimit publik për “Përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve pritëse, vendosja e sinjalistikës turistike në destinacionet e agroturizmit në “100 fshatrat”, në plazhet me rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe sigurinë fizike, si dhe tabelat me rregullat e arta”.

Sipas ekspertëve, në hartën e 100 fshatrave që paraqet orientime të qarta për zonat agroturistike, janë përzgjedhur ato zona që kanë potencial turistike dhe si të tillë kanë nevojë për plotësimin me sinjalistikë për të lehtësuar vizitorët.

Rezultate imazhesh për tragjasi fotoRezultate imazhesh për tragjasi foto

Hapi i parë në zbatimin e programit “100 fshatrat” Read More »

Kush është Edi Lika, një nga të arrestuarit për milionat e eurove në Durrës, dhe lidhja me djalin e Ruçit

Kater persona janë arrestuar deri me tani dhe dy te tjerë janë në kërkim. Policia ka ushtruar kontroll te servisi i Eduard Likës, i cili rezulton se duhet të ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje. Ai është i përfshirë edhe në disa aksidente.

Edi Lika, njëri nga katër të arrestuarit që u kapen me 3 milionë e 366 mijë euro në portin e Durrësit. Ai nuk është i panjohur për drejtësinë, në dy raste është dënuar për krime në familje dhe në një të mëparshëm është i përmendur në një aksident automobilistik ku ishte pasagjer edhe Ledio Ruçi, djali i Gramoz Ruçit.

Siç thonë burimet 41-vjeçari Edi Lika ishte i dënuar me arrest shtëpiak për dy vjet nga Gjykata e Apelit.Vepra për të cilën ai akuzohet është ajo e dhunës në familje ndaj të birit Klevi Cani Lika, edhe ky i arrestuar të dielën për ngarkesën e eurove e frangave më të madhen të sekuestruar ndonjëherë.

Ngjarja ka ndodhur në fund të 2017 sipas burimeve dhe Edi Lika gjatë një drekë me familjen, por pasi ka konstatuar se porosia nuk ishte e njëjtë me çfarë kishte kërkuar ai ka qëlluar me shishë në kokë të birin. Lika është dënuar edhe më herët po për dhunë në familje ndaj bashkëshortes. Ndërsa në vitin 2011 ai u arrestua për një aksident automobilistik në Tiranë, gjatë të cilit humbi jetën një shtetase.

Në atë kohë u përfol se drejtimin e mjetit e kishte Ledio Ruçi, por ekspertiza zbuloi se automjeti drejtohej nga Edi Lika. Kësaj radhe ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve që u kapën në Durrës janë regjistruar hetimet për pastrim parash dhe mos deklarim të ardhurash në kufi, shkruan TCH.

Kush është Edi Lika, një nga të arrestuarit për milionat e eurove në Durrës, dhe lidhja me djalin e Ruçit Read More »

Martohet sërish 2 vite pas vdekjes së gruas, por fiks në këtë periudhë merr 1 telefonatë shumë misterioze që i ka bërë të gjithë të qajnë me lot

Dy vjet kishin kaluar që nga vdekja e Brenda Schmitz, kur bashkëshorti i saj David mori një telefonatë nga radio stacioni KSZT ku u kërkua të paraqitej në zyrat e radios. Prej disa vitesh, gjatë periudhës së Krishtlindjes, ky stacion radiofonik plotësonte disa dëshira të përdoruesve të tij, megjithatë, kësaj here, letra nuk u dërgua nga personi në fjalë, ose nga Davidi, por nga një person anonim.

“Ata më thanë se kishin marrë një letër nga dikush që donte të më jepte një dhuratë. E pyeta kush ishte, por ata thanë se ishte kaq personale saqë nuk mund të flisnin në telefon dhe se më duhej të shkoj në zyrat e tyre “, thotë David.

Pak para se Brenda të vdiste për shkak të kancerit ovarian, ajo kishte shkruar letrën duke kërkuar dëshirën e saj të Krishtlindjes. Megjithatë, ajo kurrë nuk e kishte dërguar atë, përkundrazi, ia kishte dorëzuar një mikeshe të dashur, të cilës i kërkoi ta dërgonte në radio vetëm pasi burri i saj të kishte gjetur një nënë të re për fëmijët e tij.

Kështu, kur Davidi vendosi të martohej me Jayne Abrahamin, letra u dërgua në stacionin e radios.

Një letër anonime u dërgua në emisionin “Christmas Wish”.

“Ne bëjmë realitet dëshirat e Krishtlindjes për shumë prej dëgjuesve tanë prej shumë vitesh tashmë, por një letër si ajo e Brenda-s nuk kishte ardhur kurrë dhe të gjithë, pavarësisht moshës, u emocionuam”, tha pronari i radios Scott Allen.

Prezantuesja Collen Kelly lexoi letrën e Brenda-s për Davidin:

“Arsyeja pse po ju shkruaj është kjo. Kam një dëshirë. Unë kam një dëshirë për Davidin, për fëmijët dhe për gruan e re që do të jetë pranë tij. Unë dua që ata të dinë se i dua shumë.

Dëshira ime e parë është për partneren e re të Davidit: Dua të kalojë një ditë në spa dhe të relaksohet. Ajo e meriton atë, sepse është nëna e re e fëmijëve dhe kjo nuk është një detyrë e lehtë.

Ju lutem, bëjeni të buzëqeshë dhe le ta dijë se të gjitha përpjekjet e saj janë vlerësuar nga unë. Faleminderit, unë të dua kudo qofsh, bisedo me mua, unë do të të dëgjoj nga qielli”.

Ndërkohë që po e lexonte letrën, ishte e pamundur për të fshehur emocionin që ndihej, por ajo vazhdoi të lexonte:

“Dëshira ime e dytë është për të gjithë familjen, një udhëtim magjik. Një vend ku ata mund të gëzojnë një farë kohe familjare, për të krijuar ato kujtime që do të mbeten përgjithmonë … “.

Dëshira e tretë dhe e fundit e Brenda-s ishte për mjekët dhe infermierët të cilët, ditë pas dite, ishin kujdesur për të dhe shumë pacientë të tjerë në spital.

“Unë dua që ata të gëzojnë një natë të mbushur me ushqime të mira, pije dhe argëtim, për gjithçka që bëjnë këta heronj për të shpëtuar pacientët me kancer”.

Davidi kishte shpërthyer në lot.

Ai e dinte që Brenda i kishte qëndruar gjithmonë në krah, që ajo kurrë nuk e kishte lënë atë dhe se gjithnjë kujdesej për familjen e tij nga qielli.

Programi i radios plotësoi të gjitha dëshirat e Brendas dhe dërgoi gjithë familjen në Disney World, Florida, ku Jayne gëzoi edhe një spa, ashtu siç premtoi.

“Ne kurrë nuk kemi pasur një festë familjare dhe ky udhëtim do të jetë i mrekullueshëm. Zemrat tona janë plot gëzim “, tha Jayne me mirënjohje.

Gjesti i pabesueshëm i Brendas tregoi një dashuri të pafundme për familjen e saj; një dashuri kaq e madhe që, edhe nëse ishte aq afër vdekjes, u shqetësua për mirëqenien e të dashurve të saj. Nuk ka dyshim se dashuria e një nëne është e pafundme.

Kjo grua ka bërë një dhuratë të mrekullueshme për familjen e saj, a nuk mendoni? Jepni një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të bukur dashurie me miqtë tuaj.

Martohet sërish 2 vite pas vdekjes së gruas, por fiks në këtë periudhë merr 1 telefonatë shumë misterioze që i ka bërë të gjithë të qajnë me lot Read More »

Mediat e huaja kanë dhënë alarmin për një parazit të rrezikshëm që gjendet në ujin e pishinave, është prezent në çdo vend të botës!

Pishinat ka kohe qe jane hapur! Jo të gjithë kanë mundësinë që të udhëtojnë në vende bregdetare, për të kaluar fundjavat e verës, prandaj edhe pishinat ngelen mundësia e vetme për t’u argëtuar por edhe për të pushuar një ditë ndryshe.

Mirëpo, të gjithë e dimë që uji i pishinës nuk është më i rekomandueshmi.

Mediat e huaja kanë dhënë alarmin për një parazit të rrezikshëm që gjendet në ujin e tyre. Mjekët amerikanë kanë folur për Cryptosporidium-in, parazitin që rritet në ujin e pishinave e që mund të dëmtojë organizmin e njeriut.

Ky parazit po rritet me rritme të shpejta sepse është dyfishuar numri i shpërthimeve epidemike në vitet e fundit.

Mundësia më e madhe për ta marrë është duke gëlltitur nga uji i pishinës por edhe nëse kjo nuk ndodh, pra edhe përmes lëkurës, nuk duhet të jeni të qetë. Kur kjo ndodh në Amerikë, imagjinoni se sa parazitë të tjerë, të pa zbuluar gjenden ne Shqiperi ku mungesa e kontrollit është gjëja më e zakonshme!

Mediat e huaja kanë dhënë alarmin për një parazit të rrezikshëm që gjendet në ujin e pishinave, është prezent në çdo vend të botës! Read More »