Aurora

Rihapja e dosjes ”Hajdari”, flet ish-ministri i Mbrojtjes: E pavlerë nëse Berisha nuk thirret në gjykatë për të dëshmuar për çështje ku është i implikuar

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe i Shëndetësisë, gjatl qeverisjes ”Nano”, Sabit Brokaj shprehet se hapja e dosjes së Azem Hajdarit vjen në një kohë kur reforma në Drejtësi ka hyrë në shina. Në një intervistë për gazetën ‘’SOT’’ ai e cilëson të pavlerë rihapjen e kësaj dosjeje nëse Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë politikë nuk japin llogari para Drejtësisë.

-Zoti Brokaj, më 21 qershor Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykim dhe vendosi rihapjen e dosjes “Hajdari”. Besoni se këtë herë do dalin para drejtësisë autorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje?

Gjithë qëllimi i hapjes së dosjes është për të dhënë llogari autorët e atij krimi. Pra që të hyjmë në temë të pyetjes, për mendimin tim por edhe të ndjeshmërisë së çështjes, gjykata ka bërë mirë që ka vendosur që të rihapë dosjen “Hajdari”, pasi ka ardhur koha që jo vetëm autorët e vërtetë duhen të japin llogari, por kushdo që ka gisht dhe që ka deformuar drejtësinë për këtë çështje. Kështu që dosja duhet të hapet dhe rezultati të jetë sa më objektiv dhe i pavarur, në mënyrë që ata që kryen realisht krimin apo krijuan premisat e tij, si dhe shtrembëruan hetimin dhe të drejtën, patjetër që duhet të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari.

-Nga dosja hetimore ka rezultuar se 21 politikanë kanë refuzuar dëshminë për vrasjen e Azem Hajdarit. Mes këtyre emrave janë Berisha, Pollo, Topalli etj. A duhet të thirren sërish këta personazhe për të dëshmuar?

Patjetër që të gjithë këta emra që kanë refuzuar dëshminë, duhet të thirren dhe të japin llogari. Madje, qofshin këta 21 emra apo 201 emra të përfshirë në atë ngjarje. E drejta dhe drejtësia e pavarur nuk llogarit numrin e njerëzve.

Kështu që të gjithë ata që kanë përgjegjësi ose që kanë dijeni, padiskutim që duhet të thirren. Pra kjo pyetje është deri diku retorike, pasi nuk mund të ketë zbardhje të së vërtetës sa i takon dosjes “Hajdari” nëse nuk merret për të dëshmuar dhe në pyetje Berisha dhe shpura e tij. Besoj se falë drejtësisë së re që po konsolidohet nga dita në ditë, ka ardhur koha që edhe Sali Berisha të thirret për të dëshmuar, jo vetëm për këtë çështje por për çdo çështje, ku ai është i implikuar.

-Më 28 qershor Këshilli i BE do vendosë mbi çështjen e negociatave. Qeveria pret rezultat pozitiv, por opozita nuk duket shumë optimiste. Në gjykimin tuaj a po lufton PD kundër integrimit?

Kryefjala e Partisë Demokratike është shpifje dhe sulme kundër hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Pra thuajse në mënyrë të përditshme opozita gjatë këtyre muajve, vetëm po shpifin kundër integrimit të Shqipërisë në çdo variant.

Pardje, dje ka pasur shpifje nga më të ndryshmet nga eksponentë të opozitës kundër negociatave. Ndërkohë që nuk besoj se sulmet e PD për negociatat mund të ndalen me kaq, pasi deri në datën 28 qershor, e cila përkon me vendimin e BE, Partia Demokratike do gatuajë dhe do shpifë sërish kundër Shqipërisë, në mënyrë që vendit tonë të mos i jepet drita jeshile në lidhje me çeljen e negociatave.

-Po akuzat e ditëve të fundit ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla, se 3.4 mln eurot e kapur në Durrës i përkasin atij, si i shihni. A është dhe kjo lojë për të dëmtuar mazhorancën para negociatave?

E para është që PD dhe Basha duhet të hetohen, meqenëse e dinin paraprakisht që këto para do të vinin. Pra që të hyj në temë, meqenëse e dinë që këto para ishin të Taulant Balla, besoj se të gjitha këto janë shpifje të llojit “Babale”.

Kështu që Partia Demokratike ashtu siç ka çuar emaile me shpifje në të gjitha kancelaritë e botës kundër kryeministrit të Shqipërisë, ashtu siç çuan për ministrin e Brendshëm, do të çojnë edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të PS, që të gjithë të dalin të njollosur, vetëm e vetëm që negociatat të mos hapen. Ndaj e quajnë si provë të tyre, që erdhi medemek informacioni nga Italia dhe nuk është punë e policisë shqiptare. Se ata italianët janë budallenj dhe do të na linin neve 5 milionët euro që të dilte e vërtetë deklarata e Bashës, dhe të mos i sekuestronte policia italiane. Pra të gjitha këto janë qesharake dhe e kanë kthyer PD-në në një parti “babalesh”.

-Gjermania ka kërkuar luftë ndaj korrupsionit me qëllim integrimin. Mendoni se me ngritjen e SPAK do ketë politikanë që do të dalin para drejtësisë?

Unë besoj se më konstituimin e organeve të drejtësisë, organe këto që kulmojnë me ngritjen e SPAK-ut në Shqipëri do të fryjë një erë e re për drejtësisë. Me ngritjen e SPAK drejtësia në Shqipëri do të hyjë në shinat e duhura dhe falë këtij institucioni do të bëhet e mundur që më në fund në Shqipëri të çmontohet monopoli i të “paprekshmëve”. Çdo politikan në Shqipëri që ka vjedhur, abuzuar, është përfshirë në afera korruptive apo ku ta di unë se çfarë duhet të falë në bankën e të akuzuarve dhe të japë llogari. Pra vetëm SPAK ka tagrin ta bëjë këtë dhe çdo politikan, gjyqtar apo ofiqar i vendit që ka vjedhur në kurriz të popullit duhet të hetohet.

-Shqipëria pritet të finalizojë paktin detar me Greqinë. Mendoni se do jetë më i mirë se ai i 2009?

Unë besoj dhe patjetër që pakti i ri detar me Greqinë duhet të jetë më i mirë se ai i vitit 2009. Mos harrojmë që asokohe, Berisha konsumoi veprën e tradhtisë kombëtare duke i shitur detin Greqisë, në të mirë të interesave të veta personale dhe politike. Kështu që besoj se ky pakt i ri do të jetë më i mirë se ai i 2009. Por edhe nëqoftëse nuk është më i mirë, mendoj se duhet hedhur poshtë.

-Pakti është në dorë të Presidentit. Mendoni se mund të ketë pengesa?

Nuk mund ta them këtë. Por di të them që Presidenti nuk ka kurrsesi arsye të sjellë pengesa, në qoftë se pakti i ri është në dobi të Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë.

-Reforma në drejtësi po avancon, por PD dhe LSI po e sulmojnë këtë reformë. Sipas tyre ajo dështoi. Pse këto sulme?

Sulmet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë për t’u sosur ndaj reformës në drejtësi, madje deri në minutën e fundit të mbylljes së vetingut. Opozita nuk e ndërpret këtë luftë ndaj reformës në drejtësi, sikurse e filluan do ta çojnë deri në fundi, pasi kanë frikë nga kjo reformë.

Madje, ata po e vazhdojnë këtë luftë ndaj reformës në drejtësi, pasi ndihen të frikësuar dhe se kjo reformë do tju përzërë nga sistemi i drejtësisë njerëzit e tyre, dhe për rrjedhojë ata do të mbetet zbuluar me ngritjen e drejtësisë së re, kështu që kanë frikë. Pra si të thuash ata kanë si synim bllokimin e reformës në drejtësi dhe përmes saj njerëzit e tyre që kanë në sistemi mund t’i përdorin akoma për të mbuluar pisllëqet e tyre. Pra opozitës i ka hyrë frika në palcë dhe natyrisht frika i detyron që ta sulmojnë reformën në drejtësi.

Rihapja e dosjes ”Hajdari”, flet ish-ministri i Mbrojtjes: E pavlerë nëse Berisha nuk thirret në gjykatë për të dëshmuar për çështje ku është i implikuar Read More »

Programi 5 ditor nga Blerina Bombaj për të eliminuar dhjamin e tepërt

Një program ushqimor 5 ditor, i përshtatshëm edhe për personat që kalojnë pjesën më të madhe të ditës në zyrë!

Shumë persona kanë provuar të praktikojnë teorinë e indeksit glicemik për të rënë nga pesha. Dhe shumë prej tyre ia kanë dalë mbanë me sukses. E pse jo, kjo teori ka baza të mjaftueshme shkencore. Nëse merrni parasysh të zbatoni këtë teori për të humbur kilogramët e tepërt mund të arrini minus disa kilogramë në vetëm 5 ditë!

Me ndihmën e indeksit glicemik ushqimet vendosen në kategori sipas efektit që këto ushqime kanë në rritjen e sheqerit në gjak. Pra, ne zgjedhim ushqime me indeks glicemik të ulët, që jo vetëm nuk e rrisin shpejt sheqerin në gjakun tonë, por edhe na mbajnë të ngopur për shumë kohë.

Dita 1

Mëngjes: 1 portokall, 1 kos (2%), 50 gr tërshërë, 2 lugë bajame ose arra, 1 kupë çaj pa sheqer. Paradite: 90 gr djathë pa yndyrë si gjiza, ½ kastravec, 1 frut. Drekë: 5 karkaleca mesatarë të pjekur në skarë, 1 sallatë jeshile, 1 fetë bukë të zezë. Pasdite: 1 frut. Darkë: 120 gr fileto viçi, 2-3 patate të vogla të ziera, perime të ziera, 1 frut.

Dita 2

Mëngjes: 2 feta proshutë pule, 1 fetë të hollë bukë thekre, 2 lugë të vogla vaj ulliri, 1 kupë çaj të zi. Paradite: 1 frut. Drekë: 1 sallatë jeshile dhe gjoks pule me 1 lugë vaj ulliri + limon ose uthull molle, 1 mollë jeshile. Pasdite: 1 kupë me karota dhe kastravecë të prerë për së gjati. Darkë: 150 gr salmon në skarë ose në furrë, 2-3 patate të ziera, 1 kupë kërpudha (të pjekura), 1 sallatë jeshile, 1 kos me copëza frutash (para gjumit).

Dita 3

Mëngjes: 1 fetë të hollë bukë me drithëra, 2 lugë të vogla vaj ulliri, 50 gr gjizë pa yndyrë, 1 domate, 1 kupë çaj jeshil. Paradite: 5 arra. Drekë: 1 fetë bukë të zezë, 30 gr gjoks pule, 30 gr djathë pa yndyrë, 1 kastravec. Pasdite: ½ fetë bukë të zezë, 1 lugë salcë kosi. Darkë: 120 gr fileto pule, perime të pjekura (kunguj, domate, speca), 1 frut.

Dita 4

Mëngjes: 1 banane, 1 filxhan të vogël qumësht, 2 lugë tërshërë, 2 lugë arra, 1 kupë çaj. Paradite: 1 kupë kos me 1 lugë fara lini. Drekë: sallatë jeshile, 1 vezë e zier. Pasdite: 1 mollë, 10 lajthi. Darkë: 150 gr sardele, perime të ziera, kos me kastravec.

Dita 5

Mëngjes: 1 kupë qershia, 1 fetë bukë thekre, 2 lugë të vogla vaj ulliri, 30 gr djathë, 1 kupë çaj jeshil. Paradite: 10 lajthi. Drekë: 1 sallatë jeshile me peshk ton dhe vaj ulliri, 1 fetë bukë të zezë. Pasdite: 1 kos me copëza frutash të freskëta. Darkë: brokoli dhe karota të ziera, 120 gr makarona integrale të ziera, 60 gr djathë (gjizë), 1 frut.

Programi 5 ditor nga Blerina Bombaj për të eliminuar dhjamin e tepërt Read More »

Javë e re, fillim i ri: Sipas Merit kësaj shenjë horoskopi do t’i realizohen planet

Astrologe Meri paralajmëron për një fillim të ri këtë javë për shkak të lidhjes së fortë të planetit “Afërdita” me “Jupiter”. “Lidhja ngjan me nje dasem apo nje bashkim nga i cili do dalin dhurata te bukura. Meqe ky kombinim ndodh ne shenja te qendrueshme ndjenja sot do shprehet me pasion me frike ose agoni. Agonia eshte ajo e ndonje humbjeje te papritur. Le te mos mbetemi te frika qe e fut ne kurth dhe e pengon gezimin por le te mos jemi hiperbolik apo super optimist. Mbas nje humbjeje do kemi mundesine te provojme perseri. Mund te mendojme se po mbyllim nje cikel dhe e fillojme nga pika Zero. Mund te jete nje qellim nje shok nje pune apo nje dashuri”, shprehet Meri.

Astrologia një lajm të mirë ka për Binjakët të cilët duke punuar fort do arrtijnë t’i bëjnë realitet planet për të ardhmen.

“Binjaket duhet te punojne shume sot qe te arrijne te bejne realitet nje qellim qe ka te beje me planet e tyre per te ardhmen”.

Javë e re, fillim i ri: Sipas Merit kësaj shenjë horoskopi do t’i realizohen planet Read More »

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta dhe ku dashuria nuk ekziston më”

Nga Keanu Reeves*

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund të mbështetesh te diksuh vetëm kur të thotë “të premtoj”.

Ku grate nuk duan femijë dhe burrat nuk duan një familje.

Kur pinjollët besojnë se janë të suksesshëm pas timonit të makinave të baballarëve të tyre, dhe ku një baba i cili ka pak pushtet përpiqet t’u vërtetojë ju se ju jeni askushi.

Ku njerëzit deklarojnë në mënyrë fase se besojnë në Perëndi me një gotë alkooli në dorë dhe mungesën e të kuptuarit e fesë së tyre.

Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshëm dhe modestia është një disavantazh.

Ku njerëzit kanë harruar dashurinë, por thjesht janë në kërkim për partner të mirë.

Ku njerëzit riparojnë cdo zhurmë të makinës së tyre, duke mos kursyer para dhe kohë, ndërsa me vetën e tyre, ata duken aq të varfër sa vetëm një makinë e shtrenjtë mund të fshehë atë që janë.

Ku djemtë harxhojnë paratë e prindërve në klubet e natës, nën tinguj primitive dhe vajzat bien në dashuri me ta, për këtë.

Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, por për ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme, quhen të vonuar ose të prapambetur.

Une e kam zgjedhur rrugen time, por është për të ardhur keq që unë nuk kam gjetur mirëkuptim mes njerëzve tek të cilët kam shpresuar se do të gjeja më shumëse askund…”

*Keanu Charles Reeves lindur më 2 Shtator, 1964 në Beirut, Lebanon. Reeves është një aktor kanadez. Ai ndoshta njihet me emrin Neo nga filmi The Matrix dhe gjithashtu për rolet e tij ne filmin Speed dhe komeditë Bill Ted’s Excellent Adventure. Gjithashtu është anëtar i grupit Dogstar, gjatë viteve 1990, si një basist.

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta dhe ku dashuria nuk ekziston më” Read More »

Nuk janë thjesht “mustaqet” e misrit, mos i hidhni më sepse ju keni në dorë ilaçin e mrekullisë më të madhe shëndetësore

Mëndafshi i misrit janë flokët që mbulojnë misrin. Pas leximit të këtij artikulli, ju nuk do ta hidhni kurrë atë.

Këtu janë disa nga përfitimet mahnitëse të mëndafshit të misrit:

Parandalon gurët e veshkave:

Mëndafshi i misrit është përdorur për të parandaluar gurin e veshkave që nga kohërat e lashta. Gurët e veshkave formohen nga akumulimi i kristaleve të vogla në veshka. Ndihmon në rrjedhën e duhur të urinës që parandalon akumulimin e kristaleve.

Ndihmon në mpiksjen e gjakut:

Ajo përmban vitaminë K që ndihmon në mpiksjen e gjakut. Vitamina K siguron që ju të mos e humbni gjakun e tepërt nga trupi juaj, kur ju lëndoheni duke ndihmuar në mpiksjen dhe parandalimin e humbjes së gjakut.

Kontrollon sheqerin në gjak:

Në shumë studime të kohëve të fundit, mëndafshi i misrit është provuar si një agjent që kontrollon nivelin e sheqerit në gjak. Ajo rrit nivelin e insulinës dhe ndihmon në riparimin e qelizave të dëmtuara në pankreas, ku prodhohet insulina.

Kontrolloni kolesterolin:

Gjithashtu kontrollon kolesterolin në trup. Kolesteroli i lartë çon në disa sëmundje të zemrës. Prandaj konsumimi i mëndafshit ose flokeve të misrit mund të ndihmojë në mbajtjen larg nga sëmundjet që lidhen me zemrën.

Vetitë diuretike :

Ajo ka veti diuretike që ndihmon të larguar lëngjet dhe toksinat e tepërta nga trupi duke parandaluar kështu rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare dhe infeksionet urinare.

Si të perdorim?

Mëndafshi misri nuk mund të konsumohet ashtu siç është. Për të përfituar nga mëndafshi misrit,

– Vloni ujë dhe shtoni atë në ujë, shërbehet I nxehtë ose i ftohtë. Lëng limoni mund të shtohet për të rregulluar shijen.

– Vendosni mëndafshin e misrit në një kavanoz të mbushur me ujë dhe mbajeni enën nën rrezet e diellit direkte të diellit për një ditë.
Në mbrëmje shtoni pak mjaltë në atë ujë dhe pije. Përdorni vetëm drithërat e rritur organikisht, jo ato të mbuluara me pesticide.

Nuk janë thjesht “mustaqet” e misrit, mos i hidhni më sepse ju keni në dorë ilaçin e mrekullisë më të madhe shëndetësore Read More »

E turpshme! Del sms-ja, shihni si japin urdhra demokratët për prishjen e dëgjesës së teatrit

Në dëgjesën e sotme me artiste dhe arkitekte organizuar nga kryebashkiaku Veliaj, janë zbuluar disa mesazhe se si drejtues të Sindikatës së Artistëve, që pretendojnë se janë të pavarur, marrin urdhra direkt nga zyrtare te PD, lidhur me kohen se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.

Nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës.

Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën.

E turpshme! Del sms-ja, shihni si japin urdhra demokratët për prishjen e dëgjesës së teatrit Read More »

SHBA dhe BE vënë kushte: Burg për kupolën politike që qeverisi vendin për 28 vite me radhë dhe gjyqtarët e prokurorët e korruptuar

Nuk ka ndodhur asnjëherë që partnerët tanë ndërkombëtarë të jenë kaq të hapur, të flasin kaq troç dhe “shqip” sa kanë folur këto kohët e fundit.

Nuk e kemi fjalën për gjuhën shqipe që e kanë mësuar shumë ambasadorë të akredituar në Tiranë, duke filluar nga ambasadori amerikan Donald Lu e duke vijuar me ambasadorin austriak dhe të tjerë.

Nuk e kemi fjalën për gjuhen e folur shqipe të ambasadorëve apo partnerëve tanë ndërkombëtarë, që dhe kjo është një shenjë respekti e tyre ndaj detyrës që kryejnë por dhe popullit shqiptar në rastin konkret.

Fjala është për mesazhin që kanë përcjellë partnerët tanë ndërkombëtarë, mesazh që e kanë dhënë në mënyrë shumë direkte dhe të kuptueshme për qytetarët shqiptarë.

Mesazhe që nuk kanë pasur asnjë mundësi të përkthehen ndryshe nga ana e kupolës politike shqiptare, për t’ia servirur pupullit që qeverisin sipas dëshirës dhe volisë së tyre.

Tashmë kur Vettingu është në hapat e para dhe ku më shumë se 30 gjyqtarë dhe prokurorë kanë mbetur në “rrjetën” e tij, partnerët tanë ndërkombëtarë veçanërisht SHBA dhe BE nuk janë aspak të kënaqur me ritmet e deritanishme.

Dhe ambasadori amerikan Donald Lu që deklaroi se Vettingu ka funksionuar dhe nuk ka dështuar, është shprehur se duhet të vijohet më me shpejtësi dhe ashpërsi që për prokurorët dhe gjyqtarët të ketë jo vetëm përjashtim nga sistemi i drejtësisë por dhe përgjegjësi penale.

E thënë shqip: duhet të provojnë burgun për krimet, korrupsionin dhe shkatërrimin e drejtësisë që kanë realizuar gjatë tërë këtyre viteve.

Një gjë të tillë e kanë deklaruar dhe zyrtarë të lartë të vendeve anëtare të BE, veçanërisht ministrat dhe deputetët gjermanë që kërkojnë veprime konkrete.

Dhe sidomos SHBA kur kërkon veprime të shpejta ndaj të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, që kanë pastruar para dhe kanë bashkëpunuar me krimin, ka parasysh ngecjen e hetimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Por nga ana tjetër partnerët tanë ndërkombëtarë veçanërisht SHBA dhe BE, kanë kërkuar me insistim dhënien fund të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe politikanëve shqiptarë që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë krijuar lidhje me krimin.

Pra kanë kërkuar me insistim zbatimin e reformës në drejtësi sa më parë dhe pa asnjë dallim.

Ambasadori amerikan Donald Lu, zyrtarët e lartë austriakë dhe gjermanë, madje së fundmi dhe deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në një intervistë për DW kanë deklaruar se zyrtarët e lartë të korruptuar duhet të përfundojnë në burg. Pa asnjë dallim partiak dhe niveli.

Njëherësh qëndrimi ndaj korrupsionit, krimit dhe abuzimit me pushtetin do të shërbejnë dhe si kushte  nëse hapen negociatat e Shqipërisë me BE, ku gjasat janë shumë shumë të pakta që të ndodhin se afërmi.

Partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE kanë qënë të qartë dhe në një qëndrim të përbashkët mes tyre, se integrimi i Shqipërisë në familjen e madhe evropiane varet verëm nga dërgimi në burg i zyrtarëve, politikanëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar.

Madje sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndaj s’ka “pirueta” për këtë qëllim./Pamfleti

SHBA dhe BE vënë kushte: Burg për kupolën politike që qeverisi vendin për 28 vite me radhë dhe gjyqtarët e prokurorët e korruptuar Read More »

Skandali, Spitali Amerikan do pushtojë Spitalin Ushtarak deri në vitin 2026

Spitalit Amerikan nuk i mjaftuan 15 mijë m2, rrëmbeu ambientet të tjera të Spitalit Ushtarak, prokuroria hesht për shkeljen e kontratës në dëm të pronës publike

Spitali Amerikan është një instrument i rrezikshëm interesash të errëta, i cili ka zaptuar prona dhe ambiente publike, në shkelje të kontratave, ka futur duart në buxhetin e shtetit si dhe ka kapur zyrtarë të të gjitha qeverive, për interesat e veta financiare. Një vit pasi kishte ardhur në pushtet, Sali Berisha, në tetor të vitit 2006, vendosi t’i japë Spitalit Amerikan një pjesë të ambienteve dhe sipërfaqes së tokës së Spitalit publik Ushtarak, me çmim qesharak.

Me vendim nr. 729 datë 18.10.2006, Berisha i dha Spitalit Amerikan disa mjedise dhe truall të Spitalit Ushtarak me sipërfaqe 15 638 m2. Këto mjedise Spitali Amerikan, sipas vendimit, do t’i përdore për interesat e veta private, deri në vitin 2026. Mjediset iu dhanë pa konkurrim. Në këtë truall Spitali Amerikan ndërtoi edhe një godinë. Kjo është njëra anë e historisë, ku shteti favorizon pa garë një subjekt privat, në dëm të interesit publik.

Historia e shkeljeve dhe aferave vijon pas lidhjes së kontratës. Spitali Amerikan zgjeron territorin e tij në Spitalin Ushtarak jashtë sipërfaqes prej 15 638 m2 dhe bën edhe ndërtime të tjera pa leje. Këto shkelje tolerohen nga qeveria e Sali Berishës, por me pas edhe nga qeveria e Edi Ramës, pasi Spitali Amerikan kishte lidhje me të dy pushtetet.

Në një raport të posaçëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit, konstaton se Spitali Amerikan kishte pushtuar ambiente të tjera të Spitalit Ushtarak jashtë kontratës si dhe kishte bëtë ndërtime të paligjshme, përfshirë edhe një urë. Në raport thuhet: “Nga auditimi konstatohet se, nga SUT janë kryer matje të sipërfaqeve, të cilat përdoren nga “S…… A”, referuar kontratës së qirasë së lidhur më datë 28.08.2013, duke konkluduar që ky subjekt përdor ambiente brenda spitalit gjithsej 1963.7 m2 , nga të cilat vetëm 496 m2 i janë dhënë me qira.

Nga auditimi konstatohet se, subjekti “S.. A” përdor dhe një sipërfaqe prej 222.3 m2 , të cilën e ka ndërtuar mbi ambientet ekzistuese të spitalit, për të cilin institucioni nuk ka dokumentacion, si leje ndërtimore apo kontratë. Po kështu ka ndërtuar dhe një urë lidhëse ndërmjet godinës së tij dhe spitalit, me sipërfaqe 45 m2 , për të cilën nuk ka dokumente në SUT, çka konfirmohet dhe nga kartela e pasurisë bashkëlidhur Certifikatës së pasurisë së 6 datës 07.04.2015, ku përshkruhen 3 objekte pa leje apo “ndërtime të paligjshme”. Për këto ambiente ky subjekt nuk paguan qira”.

Për këtë abuzim flagrant përgjegjës janë përfaqësuesit e Spitalit Amerikan, ministrat përkatës të Shëndetësisë dhe ministrat përkatës të Ekonomisë. Pavarësisht vjedhjes flagrante, duke përdorur pronat dhe ambientet publike, prokuroria nuk ka çuar asnjë zyrtarë të shtetit dhe as përfaqësuesit e Spitalit Amerikan para gjykatës.

Për të çuar përgjegjësit e kësaj afere para drëjtësisë, prokuroria mjafton të administrojë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të shqyrtojë kontratën e Spitalit Amerikan me Ministrinë e Ekonomisë si dhe zbatimin e kontratës. Gjithashtu, mjafton të marrë në pyetje mjekët e Spitalit Ushtarak për zaptimin e ambienteve nga Spitali Amerikan jashtë kontratës së lidhur me Ministrinë e Ekonomisë./Pamfleti

Skandali, Spitali Amerikan do pushtojë Spitalin Ushtarak deri në vitin 2026 Read More »