Aurora

Ngjarja e rrallë që pritet të shënojë histori do ndodhë në korrrik! Mësoni detajet

Hëna e Përgjakshme muajin e ardhshëm do të jetë eklipsi më i gjatë hënor i shekullit, kanë paralajmëruar astronomët, para hënës së plotë që do të ndodh në korrik.

Hëna e Përgjakshme dhe eklipsi total i hënës do të jetë si asnjë eklips tjetër që ka ndodhur që nga viti 2001 e që do të ndodh ndonjëherë deri më 2100.

Eklipsi do të zgjatë një orë e 43 minuta – rreth 40 minuta më gjatë se çdo eklips tjetër deri më tani

Sipas astronomit Bruce McClure i EarthSky.org, eklipsi do të ndodh diku rreth orës 20:22.

Eksperti i hapësirës tha: “Hëna e plotë e korrikut përfaqëson eklipsin më të gjatë hënor të shekullit 21 në natën e 27-28 korrikut, që do të zgjasë një orë e 43 minuta”.

Gjatë eklipsit, kur hëna të kalojë nëpër hijen e Tokës, hëna do të marrë një ngjyrë të kuqe në të portokalltë, në vend se të zhduket tërësisht nga syri i njeriut.

Ngjarja e rrallë që pritet të shënojë histori do ndodhë në korrrik! Mësoni detajet Read More »

Do ju ecë jeta në të gjitha drejtimet. 3 shenjat që do ju ndriçojë fati këtë javë

Sipas ekspertëve, janë pikërisht këto 3 shenja të horoskopit që këtë javë do kenë fat dhe do i ecin gjërat në shumë fusha.

Bëhet fjalë për: gaforren, luanin dhe bricjapin.

  1. Gaforrja

Kur dielli është në shtëpinë tuaj të parë, ju jeni të ngarkuar me energji drejt veprimeve. Këtë javë, prania juaj po rrezaton fuqinë dhe gaforrja do të vazhdojë të ketë këtë efekt në  javët e ardhshme. Tani  është koha për të marrë çdo mundësi, pasi  nuk do të zhgënjeheni.

  1. Luani

Do të ndiheni të detyruar të angazhoheni në biseda stimuluese dhe  të angazhoni një audiencë me mendjen tuaj të mprehtë. Me kaq shumë ide të shkëlqyera që rrjedhin nga mendja juaj, nuk ka asnjë mënyrë që ju të mos ndiheni të frymëzuar për të përqafuar suksesin këtë javë.

  1. Bricjapi

Nuk është gjithmonë e lehtë për ju të rrëmbeni emocionet tuaja dhe t’i përdorni ato. Megjithatë, sipas intv.al dëshirat tuaja më të thella dhe talentet e fshehura do të notojnë në sipërfaqe. Këtë javë  do të jeni në gjendje të merrni të gjitha vendimet e duhura, të angazhoni  të gjitha lëvizjet e duhura dhe të ndiheni plotësisht të angazhuar me vetëdijen tuaj. E gjithë kjo do të ndihmojë në luftën kundër efekteve të Diellit kundër Saturnit, planetit tuaj sundues.

Do ju ecë jeta në të gjitha drejtimet. 3 shenjat që do ju ndriçojë fati këtë javë Read More »

10 ngjarje të tmerrshme në 2 javë! A i jepni dot një shpjegim kësaj hataje të madhe që po ndodh?

3 persona të pajetë u gjetën në zonën e shkëmbinjve në Beachy Head, në Sussex-in lindor, të Britanisë së Madhe. Bashkë me ta, në vetëm dy javë numri i viktimave në këtë vend shkon në 10.

Kurse javën e shkuar autoritetet gjetën 7 persona në total, përfshirë një nënë dhe djalin e saj.

Policia e Sussex tha se 3 personat të seksit mashkull u gjetën rreth 152 metra poshtë, pranë Eastbourne, mëngjesin e së hënës.

Policia shkoi në vendngjarje pasi u njoftua për një person që kishte rënë nga Beachy Head. Roja bregdetare gjeti trupin e një burri rreth të 40-ve, në fund të shkëmbinjve.

E po në të njëjtën zonë u gjetën edhe dy trupat e tjerë, gjatë ditës.

Vdekja e tyre nuk po trajtohet si e dyshimtë nga policia dhe ata nuk besohet se kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Javën e kaluar, 2 të rinj të moshës 20-vjeçare u gjetën në fund të shkëmbinjve. Edhe vdekjet e tyre nuk besohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Në mesin e viktimave besohet se është edhe një turist që mund të ketë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për t’i dhënë fund jetës në një prej shkëmbinjve më të famshëm në botë.

Po gjatë javës së shkuar, 42-vjeçarja Cheryl Tompsett dhe djali i saj 5-vjeçar Leo u gjetën të pajetë në fund të shkëmbinjve dhe dyshimet janë se gruaja ishte hedhur qëllimisht sëbashku me të birin.

E sa i përket viktimave të tjera, mbetet e paqartë nëse ata kanë rënë pasi kanë humbur ekuilibrin, janë hedhur nga dikush, apo qëllimisht.

Më shumë se 350 mijë persona vizitojnë shkëmbinjtë në Birling Gap dhe Seven Sisters çdo vit.

10 ngjarje të tmerrshme në 2 javë! A i jepni dot një shpjegim kësaj hataje të madhe që po ndodh? Read More »

Bushati reagon sërish pas vendimit nga BE: Spekulantë politik dhe mediatik humbën bastin, sot një ditë e gëzuar

Pas bërjes publike të vendimit për shtyrjen e negociatave Ministri Bushati ka dalë në një konferencë për shtyp ku është shprehur si më poshtë

“Këshilli ka përcaktuar një afat kohor, brenda të cilit do të ndodh i gjithë procesi përgatitor për tryezën e negociatave.
Komisioneri për zgjerim është shprehur shumë qartë, gjithashtu presidenca e Bashkimit Evropain është shprehur në të mirë të këtij procesi.

Shqipëria është në rrugën pa kthim drejt Bashkimit Evropian. Kursi i reformave që ka marrë Shqipëria, është një kurs impresionues, i cili natyrisht duhet të thellohet më tej në ditët dhe në muajt në vijim. Ne do të ulemi me komisionin evropian pa humbur kohë, në mënyrë që qershori i vitit të ardhshëm, ta gjej Shqipërinë në pozicion sa më solid.

Tre ditët e fundit kanë qenë orë të vështira, na është dashur të komunikojmë me të gjitha nivelet vendimmarrësve, për të komunikuar në detaje procesin e reformave dh atë që do të vij më pas. Në emër të qeverisë Shqiptare dhe qeverisë Shqiptare, për Mogerinin, Hahr, Junkerin dhe të gjithë drejtuesit e tjerë punuan dhe ja arritëm që të jemi një vend që ka marrë rekomandimin pa kushte.

E fundit që kam për të thënë ka të bëjë mesazhin që dha Evropa sot. Për fat të keq këto ditë politika shqiptare dhe media kishin vendosur 28 qershorin si një ditë për bast apo larjen e hesapeve me qeverinë e Edi Ramës.
Ky është një proces që nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe Shqiptarët dhe jo me një qeveri. Më vjen mirë që ky bast politikë dhe mediatik nuk u përmbush sot. Sot është një ditë e gëzuar për të gjithë popullin shqiptar”.

Bushati reagon sërish pas vendimit nga BE: Spekulantë politik dhe mediatik humbën bastin, sot një ditë e gëzuar Read More »

Intrigat politike të Tiranës: Shkarkohen Arta Marku dhe Fatmir Xhafaj? Emrat që do marrin drejtimin e institucioneve kyçe

Arta Marku e Fatmir Xhafaj-kurbani i Ramës në ditët që vijojnë?!

Arta Marku pritet  të shkarkohet me urgjencë nga Parlamenti si dhe ministri Xhafaj do detyrohet të japë dorëheqjen në ditët e para të korrikut. Arta Marku jo vetëm nuk është në afate kohore Kushtetuese, por ka rezultuar të jetë zhgënjim total i pritshmerisë se partnerëve, sidomos atyre amerikanë, ndërsa Xhafaj është po ashtu e ka pa kthim në dorëheqjen nga qeveria për arsye tashme të njohura.

Ndërsa për Xhafën përflitet të zëvendësohet nga një jurist i njohur mik i Ramës i papërfolur politikisht për Arta Markun ka përfunduar kërkimi. Lobi dibran të cilit i prin Ulsi Manja tashmë i ka venë në tavolinë kryeministrit një tjetër emër për prokuror të përkohshëm konsensual. Ai është Adnan Xholi.

Në prokurori mban nofkën “mola” pasi pa u dëgjuar në dy dekada mban poste kyçe pa u ndjerë fare. Marku do të rikthehet në Shkodër prokurore e thjeshtë deri në Vetting. Është vetë Ambasadori Lu i cili thuhet se nuk ka qenë aspak i kënaqur me performancën e znj.Marku dhe vartësve të saj të rinj të cilët nuk ishin asgjë me tepër se të ricikluarit e preferuar të Adriatik Llallës./Pamfleti

Intrigat politike të Tiranës: Shkarkohen Arta Marku dhe Fatmir Xhafaj? Emrat që do marrin drejtimin e institucioneve kyçe Read More »

Bregu “shuplakë” kritikëve: Llapaqenë, s’mund të shihni përtej hundës tuaj. Pse negociatat janë jetike

Në gjendjen që është sot opozita, ka vrarë shpresën se pas një qeverie të keqe, opozita e tij mund të ndërtojë një qeveri të mirë!’
Shkruan Majlinda Bregu

E para: Çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë është jetike për të mbajtur gjallë orientimin pro europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Çdo mjegull ndaj kësaj qasje vetëm na bën më vulnerabël ndaj tentakulave të bashkëpunimit politik dhe ekonomik me palët e treta të interesuara për rajonin. Është e papranueshme që ky rajon të mbetet peng i politikave që e justifikojnë pazhvillimin vetëm me historine tonë të pafat, luftrat, konfliktet etnike apo ato të vetvrasjeve politike.

E dyta:Ballkani Perëndimor nuk ecën përpara dot pa prezencë, politika, standarte, investime nga Europa! Shqiptarët kudo qofshin, nuk kanë hajër nëse harrohen apo nuk llogariten në hartën e kontinentit Europian! Dhe kjo është me rrezik për kombin, jo për politikanët! Kjo ka qenë edhe fryma e thirrjeve që ka bërë sot, Komisioneri Hahn dhe Eurodeputet vendeve anëtare.

E treta: Dritëshkurtësia për ta parë vendimin e kësaj jave si sherbim për Edi Ramën apo denim për Lulzim Bashën,ose anasjelltas, është si t’ju thuash shqiptarëve se Europa që keni 30 vjet që e kërkoni, shqetësohet vetëm se mos nga vendimi i saj, i ngelet hatri ndonjërit prej këtyre çunave!

E katërta: Europa, prezente dhe jo e munguar, është e vetmja shpresë për të ushtruar presion ndaj qeverisë.

Në rastin tonë është jetike. Shqipëria sot nuk ka opozitë! Madje po e ripërsëris pa u shqetësuar ju pëlqen apo jo të punësuarve llapaqenë të Bashës: në gjendjen që është sot opozita, ka vrarë shpresën se pas një qeverie të keqe, opozita e tij mund të ndërtojë një qeveri të mirë!

Nuk ka rol opozita në plotësimin e detyrimeve, por ka përgjegjësinë të mos bëhet e pabesueshme.
Kushdo është i lirë të mos bjerë dakord me ketë. Por janë më të shumtë ata që e pranojnë edhe kur nuk kanë guxim ta thonë publikisht!

E pesta: Shqipëria nuk ka institucione të forta. Nuk ka ende drejtësi funksionale. Nuk shquhet për shoqëri civile të fuqishme. Nuk ka as media të pavarur, por ka gazetarë qe ju nepërkëmbet pavarësia. Çelja e negociatave është garanci dhe për pushtetet e pavarura për të mos u ndjerë të kërcënuar nga pesha e pushtetit.

E gjashta: kjo është çeshtje nevoje kombëtare dhe vendimarrje Europiane.Jo gjithmonë janë e njejta gjë! Jo të gjithë e kuptojnë se ngurtësia nuk e shpëton as e bën me të arrirë Europen!
Bën më të pamundur menaxhimin e situatave që dalin jashtë kontrollit.

Paska patur të drejtë Orwell kur thoshte:

“Është luftë e vazhdueshme për të parë se çfare ke para hundës tënde”

Bregu “shuplakë” kritikëve: Llapaqenë, s’mund të shihni përtej hundës tuaj. Pse negociatat janë jetike Read More »

Harrojeni diellin deri në këtë datë! Sinoptikanët sapo bënë parashikimin e fundit

Vijojnë reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta në të gjithë vendin.

Të paktën edhe gjatë ditës së sotme, situata e kohës do të jetë e njëjta si sot, pa ndonjë ndryshim.

Kështu thuhet në parashikimi e motit të bërë publik nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Ja era:

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë).

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër s’ka rrezik për zjarre në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ja reshjet:

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve reshjet priten të jenë mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Korçë pritet të ketë reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarkun Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore kryesisht nesër pasdite dhe në mbrëmje.

Ja temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 23 °C

në vendet e ulëta: 17 / 22 °C

në vendet malore: 10 / 18 °C

Harrojeni diellin deri në këtë datë! Sinoptikanët sapo bënë parashikimin e fundit Read More »

Ky lajm na ka “futur frikën” të gjithëve! Çfarë po ndodh kështu me domatet në Shqipëri?

Sipas ekspertëve acidi refluks i njohur ndryshe si urth, ndodh kur acidi i stomakut kthehet sërish në ezofag duke krijuar një ndjenjë djegësie. Ky acid mund të shfaqet kur ne konsumojmë ushqime me përmbajtje të lartë acidi, ushqime me shumë yndyrë apo ato pikante.

E nëse përjetoni rregullisht urth më shumë se dy herë në javë, për disa javë mund të keni një sëmundje të quajtur gerd, që kërkon vëmendje mjekësore.

Intoleranca ushqimore ndaj domateve mund të rezultojë nga sasi të vogla, deri në sasi të mëdha. Simptomat e intolerancës ndaj domates mund të ndryshojnë nga personi në person. Nëse konsumoni sasi të vogla domatesh, simptomat nuk mund të vihen re. Nëse vuani nga intoleranca ndaj specit, patates apo piperit mund të zbuloni se jeni intolerantë edhe ndaj domates.

Sakaq domatet e konservuara shpesh janë të larta në natrium. 200 gramë domate të konservuara përmbajnë 564 miligramë natrium. Ndërsa një filxhan me domate të freskëta ka vetëm 9 miligramë. Një dietë e lartë në natrium rrit rrezikun e osteoporozës dhe komplikacionet kardiovaskulare.

Pjesa më e madhe e amerikanëve kanë një dietë të lartë në natrium për shkak të produkteve të konservuara. Domatet po ashtu mund të ndihmojnë në krijimin e një diete të shëndetshme.

Ky lajm na ka “futur frikën” të gjithëve! Çfarë po ndodh kështu me domatet në Shqipëri? Read More »