Aurora

Sasia e eurove të kapura në Portin e Durrësit, Basha del blof për paratë në “Toyota Yaris”

Pas deklaratës së bërë të enjten e dates 21 qershor në Parlament, ku Lulzim Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS, se gjermanët i kanë zbuluar 1.5 milion eurot e drogës që kishte fshehur në mjetin “Toyota Yaris”, policia e shtetit u vu menjëherë në lëvizje dhe ka zbardhur të vërtetën. Sipas policisë, mjeti “Toyota Yaris” ku ishin fshehur 3.4 milion eurot, vinte nga Belgjika dhe jo nga Gjermania siç u shpreh Basha dhe se në të nuk ishin 1.5 milion euro.

Ditën e djeshme në një deklaratë për mediat Basha tha se paratë e kapura i përkisnin një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës që operon në zonën e Elbasanit. Pas kësaj deklarate polica përgënjeshtroi sërish Bashën duke thenë se porositësit janë nga Peshkopia dhe jo ashtu siç pretendonte kryedemokrati.

Sipas gazettes ‘’SOT’’ pika tjetër që ngre hije dyshimi është edhe deklarata e Bashës sa i takon informacionit të policisë për sasinë e eurove të kapura në Durrës. Kryedemokrati tha se policia ishte informuar nga partnered ndërkombëtarë, por policia hodhi poshtë pretendimin e Lulit duke u shprehur se është informuar nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare.

Pra duket qartë se mes njoftimit të policisë dhe deklaratave të Bashës ka një moskordancë të theksuar mbi vërtetësinë e fakteve, ç’ka bën të dyshosh se opozita ka nisur aksionet e dezinformimit të publikut për të shkaktuar kaos.

Reagojnë socialistët

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj e akuzoi Bashën se po përdor informacionet sekrete hetimore për interesa politike. Pas akuzave të bëra nga ana e Bashës kundrejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, deputetja socialiste Ermonela Felaj u bëri thirrje organeve kompetente që të ndëshkojnë kreun e PD.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryetarja e komisionit të Sigurisë, theksoi se koha e pandëshkueshmërisë që dekonspirojnë dhe falsin me mesazhe të koduara duhet të marrë fund. “Zëdhënës të tillë” duhen bërë shembull përmes procedimit penal; Përdorimi politik i informacioneve sekrete hetimore nuk mund të jetë justifikim për të shmangur të proceduarit e të tillë pelivanëve që edhe njëherë, tinëzash, i dhanë dorë krimit; Koha e te pandëshkueshmëve që dekonspirojnë dhe flasin me mesazhe të koduara, në mënyrë të tërthortë me krimin, ka mbaruar!

Dhe çdokush, qoftë ky dhe kryetari i opozitës, duhet të vihet para përgjegjësisë penale! Dhënia rrugëshpëtimi krimit, përmes keqpërdorimit të atributit politik nga kryetari i opozitës, përben cënim të hapur dhe të rëndë të sigurisë dhe besimit të publikut në institucionet ligjzbatuese, ndaj është koha që organi i Prokurorisë të veprojë duke zbatuar ligjin!”, u shpreh dje kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj.

Sasia e eurove të kapura në Portin e Durrësit, Basha del blof për paratë në “Toyota Yaris” Read More »

Nga profesor në një miliarder, si u pasurua në kohë rekord ish- ministri i skandaleve

Ish-ministri i Transportit në Qeverinë “Rama 1” dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe zv/kryeministër në Qeverinë “Berisha 2”, Edmond Haxhinasto, mban mbi mbi supe një sërë skandalesh.

Nga një profesor i thjeshtë, u shndërrua në një miliarder, në një kohë rekord, ndërkohë që emri i tij lakohej për afera të ndryshme abuzive.

Nën kostumin e ministrit Haxhinasto, u përfshi në skandal me tenderin e koncensionit të Rrugës së Kombit, me tenderin për qindra ton naftë bruto, para për të cilat Haxhinasto mban përgjegjësi pasi ka qenë Ministër i Ekonomisë.

Dhë së fundmi këtë viti, Haxhiasto përfundoi edhe tek Prokuroria për Krime të Rënda, e cila tashmë ka nisur ka nisur hapjen e dosjeve të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të niveleve të larta.

Ish-ministri Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka kaluar në “duar” të prokurorëve të Krimeve të Rënda për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Më 19.02.2018, Haxhinasto u pyet për më shumë se dy orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.

Për rrugën Tiranë-Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori, më i fundit i dorëzuar nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017, bazuar në një audit të brendshëm.

Për arsye se ekzistojnë dyshime se Ministria e Transporteve e drejtuar nga Edmond Haxhinasto, nuk ka marrë masa ndaj këtyre abuzimeve edhe pse më 2016-ën, ka patur një kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për keqmenaxhim të projektit dhe abuzim me fondet.

Jo vetëm me skandale, por as me pasuri nuk mbetet prapa, ish-profesori Haxhinasto. Me duar në tepsinë e pushtetit, Haxhinasto u shndërruar në miliarder. Po këtë vit, mediat kanë raportuar se pasuria e Haxhinastos i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, për të depërtuar në bankat e Qipros.

Ish –ministri Haxhinasto, sipas të dhënave të Open Speding Albania, dhe formularëve të deklarimit të pasurisë para fillimit të detyrës të siguruar nga CNA.al, rezulton pronar i një sërë pasurive të patundshme, të paktën me 3 shtëpi. Pa llogaritur këtu pasurinë e deklaruar në emër të gruas.

Bashkëshortja, Enkeleida Haxhinasto përfiton si dhuratë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në hipotekë si njësi me sipërfaqe 122 m2, 100% në favor të saj, nga Lerenti shpk pronë e babait të saj.

Por, pavarësisht se posedon tre shtëpi, Haxhinasto ka deklaruar se ka marrë kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerjen e një tjetër apartamenti me afat deri më 03.03.2022. Shkollimin e vajzës në Angli, Haxhinasto ka deklaruar se ia ka paguar vëllai dhe kunati.

Pasuria e deklaruar nga Haxhinasto
Viti 2003
Pronar me 25 % i një ap. banimi përfituar nga privatizimi, hipotekuar më 15.02.1994, vlera 4 000 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. banimi blerë pas dhënies me VKM, vlera 2 300 000 lekë.

Gjendja cash, kursime, 10 000 dollarë.

Pronar me 100 % i një autoveture, përfituar si dhuratë, vlera 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga, nga Ministria e Punëve të Jashtme, 839 841 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga paga gjatë vitit 2004 nga ‘Lerenti’ sh.p.k, 360 000 lekë.

Viti 2004
Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga paga gjatë vitit 2004 nga ‘Lerenti’ sh.p.k, 360 000 lekë.

Viti 2009
Pronar me 25 % i një ap. banimi përfituar nga privatizimi në vitin 1994, me sip. 78.64 m2, blerë 11 836 lekë.

Pronar me 33 % i një shtese në ap. e banimit me sip. 66 m2, ndërtuar pas lejes së marrë më 15.08.1997 nga Bashkia Tiranë ku është investuar rreth 3 000 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. banimi blerë me kontratë nga Enti i Banesave më 24.06.2003 me kursime, vlera 489 570 lekë.

Pronar me 100 % i një autoveture tip ‘Kia Sorento’, dhuratë nga vjehrri, vlera 22 000 dollarë.

Të ardhura si funksionar partie (i LSI-së, janar – qershor 2009.), 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si zëvendësministër i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, (tetor – dhjetor), 299 705 lekë.

Të ardhura nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (tetor – dhjetor) si shpërblime, për telefon dhe dieta, 75 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura nga paga neto si ministër i Punëve të Jashtme, (janar – shtator 2010.), 981 000 lekë.

Të ardhura nga paga neto si zv-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme (tetor – dhjetor 2010.), 426 000 lekë.

Gjendja cash, të ardhura nga paga, shtuar me 500 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura nga paga neto si zv-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme 1 803 204 lekë.
Të ardhura nga dieta, udhëtime jashtë shtetit nga Ministria e Punëve të Jashtme, 558 880 lekë
Të ardhura nga qira e apartamentit dhënë me qira në 01.12.2011, 250 euro/muaj.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga paga si e punësuar pranë firmës Lerenti shpk, 360 000 lekë.

Gjendja cash, të ardhura nga paga e deklaruesit, bashkëshortes së tij dhe qiraja e shtëpisë, shtuar 1 600 000 lekë, pjesa takuese 33 %.

Gjendja cash në një bankë të nivelit të dytë pakësuar për përdorim personal dhe dhënie hua 20 000 dollarë familjarëve, gjendja më 31.12.2011, 1 152 euro, pjesa takuese 33 %.

Viti 2012
Paga neto si Zv/kryeministër në vlerën 1 823 732 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto paga nga punësimi në kompaninë Lerenti shpk në vlerën 600 000 lekë

Viti 2013
Paga dhe shpërblime si Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës në vlerën 1 198 170 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto paga nga punësimi në kompaninë Lerenti shpk në vlerën 600 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto përfiton si dhuratë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në hipotekë si njësi me sip. 122 m2, 100% në favor të saj, nga Lerenti shpk pronë e babait të saj zotit Kozma Nasto.

Llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë, në vlerën 5 650 euro.

Depozitë kursimesh në bankë të nivelit të dytë në vlerën 10 000 euro.

Llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 198 170 lekë.

Reduktim i kursimeve në vlerën 200 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura nga paga si ministër, 2 107 050 lekë bruto.

Të ardhura nga dieta, 1 000 euro.

Të ardhura nga pjesëmarrja në KKT, 100 000 lekë bruto.

Të ardhura nga qiraja e ap. në Rr. “Pjetër Bogdani”, Tiranë për periudhën 1 prill 2014 – 31 gusht 2014, 2 000 euro.

Të ardhura nga qiraja e apartamenti në Rr. “Pjetër Bogdani”, Tiranë për periudhën 1 shtator 2014 e në vijim, 2 400 euro.

Të ardhura si kontribut nga vëllai e kunati për shkollimin e vajzës në Angli, 5 500 euro.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer – 61 755 euro, afat shlyerje deri 03.03.2022, interes bazë 4 %, për blerje apartamenti në Rr. “Zef Jubani”.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 381 151 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 euro.

Viti 2015
Paga bruto si ministër 2 101 092 lekë ose neto 1 574 492 lekë

Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione KKT bruto 200 000 lekë ose neto 143 610 lekë.

Të ardhura bruto nga qiradhënie apartamenti 7 200 euro.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto të ardhura nga qiraja e pronës apartament plus dyqan totali 15 600 euro.

Bashkëshortja të ardhura nga puna si përkthyese në vlerën 150 000 lekë.

Shlyerje detyrim kredie në vlerën 9 751 euro, mbetur në datën 31 dhjetor 2015 vlera 54 372 euro për tu shlyer.

Pasuria e Haxhinastos, pas lënies së detyrës në vitin 2016
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerje apartamenti me afat deri më 03.03.2022, normë interesi 4 %. Detyrimi i shlyer, 7 313 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 48 654 euro.

Të ardhura nga paga si ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, 1 445 742 lekë bruto.

Të ardhura nga dieta në udhëtime jashtë shtetit, 1 310 euro dhe 320 dollarë.

Të ardhura nga pjesëmarrja vjetore në komisione (KKT), 80 000 lekë bruto.

Të ardhura nga qiraja e ap. në Tiranë, 600 euro/muaj, në 8 muaj 4 800 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga puna si përkthyese, 450 000 lekë në 9 muaj.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura si pagesë për detyrime të pashlyera nga kompania ‘Lerenti’, 167 200 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga qiraja e një apartamenti dhe dyqani në Durrës, 10 800 euro në 9 muaj.

Pasuria e Haxhinastos, para fillimit të detyrës 2016

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. me sip 90.6 m2 ndërtuar në vitin 1999 si shtesë e ap. të privatizuar në vitin 1994 së bashku me familjen (babain, nënën dhe vëllain) me kontribute dhe kursime familjare, vlera në 1999, 1 600 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. rreth 60 m2 privatizuar në vitin 2003 nga Enti Kombëtar i Banesave. Vlera në vitin 2003, 489 570 lekë, sot vlerësuar nga një bankë e nivelit të dytë për efekt kredie, 100 000 euro.

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. 174 m2 + garazh në Tiranë, blerë në vitin 2013 me kredi dhe kursime familjare, vlera 16 296 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, pronare me 100 % e një dyqani me sipërfaqe 122 m2 në Durrës dhuruar nga shoqëria ‘Lerenti’ sh.p.k, në pronësi të babait.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, 524 280 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, e përbashkët me bashkëshorten, në një bankë të nivelit të dytë, 2 926 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 534 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 35 253 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, (të ardhura nga shitja e dyqanit me sipërfaqe 122 m2.), 105 000 euro.

Të ardhura si pagesë kalimtare si ish-ministër dhe më parë si ministër, që nga shtatori 2016, 1 048 560 lekë.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë (deri në 31 gusht 2017.), 7 200 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga qiraja e apartamenti në Durrës, 7 200 euro.
Të ardhura nga kompensimi i pronës si trashëgimtar, 1 300 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga angazhimi pranë Studios Noteriale Altin Haxhinasto, 401 400 lekë në vit.

Shpenzime për blerjen e një autoveture tip ‘Toyota Land Cruiser’ blerë me këste në mars 2017, 26 000 euro, në pronësi të deklaruesit dhe bashkëshortes, 50 % me 50 %.

Të ardhura nga shitja e automjetit ‘Kia Sorento’, 6 000 euro.

Nga profesor në një miliarder, si u pasurua në kohë rekord ish- ministri i skandaleve Read More »

”Enver Hoxha ka qenë familja ime”, sforcimi ekstrem që kam përballuar për dhjetë vjet. Rrëfimi i Liljana Hoxhës

Në galerinë ‘’Zeta’’ ka kaq shumë luhatje gjendjesh shpirtërore, rënie, ringritje, frikë, përpjekje dhe janë të gjitha të shprehura në portrete që nuk i largohen asnjëherë tërësisht Liljana Hoxhës në ekspozitën e saj të parë. Nusja e Enver Hoxhës, ka hedhur me duar, pa spatula e pa penela, në telajo. Hijet e shëmbëllimet, ende pa e pyetur, të tregojnë që nuk mund të të largojnë shumë nga historia…

Në një intervistë për ”Panorama” ajo thotë se për çdo pikturë puna është personale dhe se jam udhëhequr vetëm nga ndjesitë e mia.

Nëse do kalonim pak në të gjitha pikturat, nga doni t’ia nisim.

Kjo nuk është shumë e rëndësishme në rastin tim. Për çdo pikturë puna është krejt personale, por mendoj që imja është edhe më tepër sepse është shumë shpirtërore dhe unë jam udhëhequr vetëm nga ndjesitë e mia, për të dhënë mesazhe.

Çfarë mesazhesh?

Mesazhet janë sociale, por secili bën interpretimin e tij.

Ndihet prania juaj në çdo pikturë. Duket se portreti juaj është pak gjithandej…

Mendoj që puna e portretit është një gjë që më favorizon sepse nuk është e lehtë të shprehësh një fenomen me portret dhe kjo është pikërisht ajo që unë kam nisur të bëj.

Çfarë ndodhi që nisët të pikturonit?

Historikisht, unë nuk jam marrë ndonjëherë me pikturë dhe as e kam menduar se do të pikturoja ndonjëherë. As e kam kërkuar, kam qenë veç artdashëse, siç ndjek gjithë artet e tjera. Mendoj që ka ardhur befas, por jo se nuk do ketë ndonjë arsye. Edhe unë jam befasuar.

Cila mendoni se mund të ketë qenë arsyeja?

Ashtu si e kuptoj unë, arsyeja është trysnia e fortë që ka qenë brenda meje, për një aktivitet ekstrem që më është dashur për dhjetë vite të kaloj, pengesa të pafundme e të përballoj gjithçka. Ka qenë një sforcim ekstrem. Më në fund, kur unë e mbarova atë përballje, kam ndjerë, me sa duket, nevojën të çlirohem. Mirëpo, mbaroi vetëm përballja ime jo problemi, problemi vazhdon sepse ai i takon shoqërisë dhe këtë të fundit unë e kam parë në pikturë.

Po u referoheni problemeve brenda familjes suaj?

Jam përpjekur ta trajtoj si probleme në tërësi, më gjerë se kaq sepse po të flasim për problemet brenda familjes sonë ka shumë shpërdorime. Ajo është familja jonë me emër, por nuk është familja jonë më, mendoj që nuk ka qenë asnjëherë. Përveç Enver Hoxhës, vetëm ai ka qenë familja ime…

A gjendet ai diku mes figurave të pikturës suaj?

Nuk është nevoja që ta identifikojmë veçanërisht, secili e lexon vetë. Megjithatë, atje ku është ajo e mirë që mund të ketë qenë, ai patjetër është. Mendoj që pas një pune kaq të madhe, kur truri ngelet kaq i trysnuar dhe përpiqet të gjejë se si mund të çlirojë veten, aty në atë çast ndizet një llambë që nuk ka ekzistuar më parë dhe rezulton diçka, për të cilën ti nuk kishe menduar ndonjëherë.

Cila ka qenë piktura juaj e parë?

Kjo është një ekspozitë me punë vetëm të vitit të fundit sepse unë kam tri vite që pikturoj, prandaj edhe këto janë të gjitha thuajse të reja. Unë punoj ashtu siç më vjen, me duar, vetëm në vaj. Nëse çasti vjen, ashtu mistershëm siç është, vazhdoj ta ndjek. Kjo është ekspozita e parë dhe bashkë me këto janë pikturat që janë të publikuar edhe në dy katalogë.

Ngjyrat që shquhen kollaj ishin kështu që në fillim apo rrugës, apo duke mësuar e duke ndryshuar?

Ato erdhën që në fillim, madje, ndonjëherë përpiqem t’i zbus për mos të qenë shumë e ashpër. Mendoj që kjo gjë ishte për të dalë. Unë përpiqem të jap një shpjegim shkencor, por ekziston edhe shpjegimi mistik. Mendoj që kjo është një dhuratë.

A ka në rrethin tuaj të afërm, njerëz që merren me pikturë, prej të cilëve mund të jeni nxitur të nisni të pikturoni?

Më vjen mirë që po flasim për këtë sepse ne as në familje nuk e kishim menduar, por më vonë rezultoi që mbesa ime e madhe, e cila studion për pikturë, të bënte një lidhje me mua… Djali i Shpatit gjithashtu vizaton, kuptohet, si çdo fëmijë 5 vjeç, por ai vizaton me mendim dhe jo figura të mamit apo babait. Kjo më çudit prej tij dhe mendoj që ai do të pikturojë një ditë sepse e dalloj që tani analizën e tij. Megjithatë, nëse nuk do të ishte profesor Ali Oseku, nuk do të kisha pasur guximin kurrë të bëja asgjë.

Kujt ia keni treguar punët e para?

Ali Osekut, ai më ka përlotur që në fjalët e para dhe e dallova gëzimin në portretin e tij dhe ky mund të jetë vetëm reagimi njerëzor i një artisti të vërtetë. Ky është artisti, duhet të entuziazmohet, të gëzohet, përndryshe është një njeri i shkolluar që di të bëjë diçka. Ju zë shumë kohë puna me një pikturë.

Kur vizatoni?

Piktura, për mua, është si fryma edhe ajo ecën shumë shpejt. Për dy orë thuajse e kam mbaruar. Me regjimin tim gjej kohën më të mirë, që është pasditeve, preferoj të mos dal dhe t’i kushtohem pikturës. Nëse e kam nisur diçka, nuk mund të dal kurrsesi deri sa kam mbaruar.

”Enver Hoxha ka qenë familja ime”, sforcimi ekstrem që kam përballuar për dhjetë vjet. Rrëfimi i Liljana Hoxhës Read More »

Arta Marku në ”filtrat” e Vettingut, zbardhet pasuria e plotë e Prokurores që u kthye në ’mollë sherri’ mes maxhorancës dhe opozitës

Prokurorja e Përkohshme Arta Marku do të dalë para Komisionit të Vettingut më 3 korrik. Ajo ka rezultuar e rregullt në raport me ligjin. Trupa gjykuese që po shqyrton dokumentacionin e zonjës Marku përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Znj. Marku e cila në fund të vitit të kaluar u kthye në ‘’mollë sherri’’ mes maxhorancës dhe opozitës është një hap larg konfirmimit në detyrë si pjesë e drejtësisë së re. Kjo për 2 arsye:

Së pari, për zonjën Marku, para se të votohej nga Parlamenti në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, zyrat e Tatimeve dhe Hipotekave kanë informuar Kuvendin për veprimtarinë se kryeprokurores.

Së dyti, nga verifikimi i deklaratave të pasurisë, zonja Marku rezulton me një pasuri modeste.

Por ‘’Shqiptarja.com’’ ka publikuar pasurinë e plotë të deklaruar nga zonja Marku pranë ILDKPKI që nga viti 2004. Sa i takon pasurive të paluajtshme, kryeprokurorja posedon 1/3 e një shtëpie banimi me sipërfaqe 55 m2, ku siç duket është banesa e prindërve.

Pasuria e plotë e Arta Markut që nga viti 2004

Viti 2004

Të ardhura nga paga 900 000 lekë nga pozicioni i prokurores.

Të ardhura prej 108 000 lekë nga pensioni i babit.

Vlera 60 000 lekë të përfituara të mamasë nga depozita bankare

Së bashku me prindërit zotëruese e një shtëpie banimi me sipërfaqe 55 m2, pjesa 1 e 3-ta.

Depozitë bankare në emër të nënës 2 000 000 lekë. Depozita është formuar nga të ardhurat e punës së saj në një dyqan i marrë me qira nga një shtetas që nga viti 2000.

Viti 2005

Të ardhura prej 930 600 lekë bruto nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 651 420 lekë të bashkëshortit pranë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Viti 2006

Të ardhura nga paga në vlerën 952 560 lekë për vitin 2006 (77 550 lekë muaji për 6 muajt e parë, dhe 81 210 lekë për 6 muajt e dytë).

Viti 2007

Të ardhura prej 1 003 506 lekë nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 585 790 lekë të bashkëshortit nga pozicioni oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Bashkëshortët kredi, në vlerën 6 732 704.51 lekë, me afat 15 vjeçar.

Bashkëshortët kanë konsumatore në vlerën 916 457.74 lekë.

Bashkëshortët kanë kursyer vlerën 300 000 lekë me të ardhura nga paga, të cilat u përdorën për blerjen e apartamentit.

Bashkëshortët 5 000 000 lekë për blerjen e një apartament banimi me sipërfaqe 103 m2. Çmimi i blerjes u përftua nga një kredi dhe nga kursime të bashkëshortëve .

Bashkëshortët kanë paguar 149 526.52 lekë për shlyerje të kredisë.

Bashkëshortët kanë paguar vlerën 15 277.36 lekë për shlyerje të kredisë.

Viti 2008

Të ardhura prej 817 774 lekë nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 574 984 lekë nga paga e bashkëshortit si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

473 400 lekë për shlyerje të kredisë bankare.

183 324 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2009

Të ardhura 1 234 127 lekë nga paga në pozicionin e prokurores.

42 000 lekë dieta nga OPDAT.

Të ardhura 787 732 lekë nga paga e bashkëshortit.

Bashkëshortët kanë kursyer 200 000 lekë nga paga.

516 000 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

324 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2010

Të ardhura 1 057 715 lekë nga paga në pozicionin e prokurores.

42 000 lekë dieta nga OPDAT

Të ardhura prej 587 693 lekë neto të bashkëshortit

Bashkëshortët kanë kursyer 100 000 lekë nga paga.

Bashkëshortët kanë paguar 503 932 lekë për shlyerje të kredisë bankare.

Bashkëshortët kanë paguar 192 863 lekë për shlyerje të kredisë konsumatore.

Viti 2011

Të ardhura nga paga 1 322 836 lekë.

125 000 lekë dhe 152.54 dollarë lekë dieta nga OPDAT.

Të ardhura prej 10 152 lekë nga paga si pedagoge e jashtme në Universitetin “Gjon Buzuku”, Shkodër.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 721 223 lekë

Bashkëshortët kanë kursyer 200 000 lekë nga paga.

499 200 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë

84 800 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2012

Të ardhura nga paga 1 400 461 lekë.

Të ardhura prej 61 560 lekë nga paga si pedagoge e jashtme.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 886 724 lekë.

Bashkëshortët kanë 100 000 lekë kursime cash me të ardhurat nga pagat.

Kredi 109 600 lekë për blerjen e një kondicioneri.

479 557.5 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë

173 089.72 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore

55 400 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë Union Bank.

Viti 2013

Të ardhura nga paga1 450 786 lekë.

Të ardhura 142 920 lekë nga paga si pedagoge e jashtme.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 812 154 lekë.

Bashkëshortët kanë 250 000 lekë kursime.

403 300 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë.

54 850 lekë duke shlyer totalisht kredinë e marrë në vitin 2012.

Viti 2014

Të ardhura nga paga 1 567 868 lekë.

Paga si pedagoge e jashtme 127 797 lekë.

21 084 lekë dieta për pjesëmarrje në takime me OPDAT-in.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 866 279 lekë.

Kredi bankare në vlerën 263 630 lekë për blerjeje pajisjesh kondicioner, frigorifer dhe shtrydhëse frutash.

Çaku, si përfaqësues me prokurë i një personi, ka tërhequr në datë 25.07.2014 këstin në vlerën 427 500 lekë si pjesë e pagesës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë i njoftuar me shkresë të datës 15.07.2014. Pas tërheqjes përfaqësuesi i ka dorëzuar personit që i takonte shumën.

422 200 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga 1 592 541 lekë.

Të ardhura prej 885 259 lekë të bashkëshortit.

Kredi bankare afatgjatë për shtëpi në vlerën 2 700 000 lekë.

Bashkëshorti deklaron regjistrimin e një apartamenti me sipërfaqe 60 m2.

Apartamenti është fituar nga privatizimi i banesës shtetërore dhe z. Çaku është zotërues i 25% të tij.

2 507 128.82 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

153 000 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë Union Bank.

259 000 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

Viti 2016

Të ardhura nga paga 1 238 813 lekë

Paga e bashkëshortit 885 773 lekë

Çaku, si përfaqësues me prokurë i një personi, ka tërhequr në datë 04.05.2016 këstin me vlerë 96 700 lekë si pjesë e pagesës së AKKP Tiranë.

153 600 lekë për kredinë e marrë pranë Union Bank gjatë vitit 2014.

440 824 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

Arta Marku në ”filtrat” e Vettingut, zbardhet pasuria e plotë e Prokurores që u kthye në ’mollë sherri’ mes maxhorancës dhe opozitës Read More »

Zbulimi që po bën bujë! Kombinoni ujin me rrushin e thatë dhe këto probleme shëndetësore do zhduken si me magji

Mëlçia është një organ i madh në trupin tonë të vendosur në pjesën e sipërme të barkut në anën e djathtë.

Ka shumë funksione të rëndësishme dhe komplekse: prodhimi i proteinave; sintezën, depozitimin dhe përpunimin e yndyrave, metabolizmin dhe ruajtjen e karbohidrateve; eliminimin, metabolizmin dhe sekretimin e produkteve biokimike potencialisht të dëmshme …

Ka shumë sëmundje të ndryshme që mund të dëmtojnë mëlçinë, siç janë hepatiti A, B dhe C, ciroza e mëlçisë, mëlçia yndyrore dhe të ngjashme. Përveç kësaj, shumë ilaçe që konsumojmë për sëmundje të tjera mund ta dëmtojnë këtë organ.
Procedura

Së pari, blini 150 gramë rrush të thatë (të zi) nga një prodhues i besuar.

Lani rrushin dhe lereni mënjanë.
Vëndoseni 400 ml ujë ne një enë për gatim dhe lereni atë te vlojë, shtoni në ujin e vluar rrush të thatë për ta zier për 20 minuta me një zjarr të qetë. Sasia e ujit duhet të jetë 3:1. Pra, nëse vendosni një filxhan rrush të thatë, derdhni tri gota ujë.
Lereni masën e fituar të qëndroje tërë natën
Të nesërmen në mëngjes, lengu i fituar ështe gati për tu pirë. Është e rëndësishme që të pini këtë ujë në stomak bosh, dhe pas gjysmë ore mund të hahet mëngjesi.
Përdorimi

Pirja mund të jetë e ftohtë apo e nxehtë. Pini në mëngjes në një stomak bosh. Pas dy ditësh do të vini re efektet e para të kësaj pije. Megjithatë, edhe pse do të ndjeheni më mirë në vetëm dy ditë, rekomandohet të pini të paktën 7 ditë.

Ju mund ta përsërisni këtë trajtim çdo muaj.

Këshillë Plus: Është e rëndësishme që të shmangni ushqimin e shpejtë dhe pije alkoolike gjatë këtij pastrimi, për të pasur një efekt të plotë.

Zbulimi që po bën bujë! Kombinoni ujin me rrushin e thatë dhe këto probleme shëndetësore do zhduken si me magji Read More »

Gjethet e Fikut te Detit / Risia per cilesine e jetes !

Gjethet e fikut të detit janë një lloj barishte që mblidhet nga fruti-perim që të huajt e njohin si “dardha me gjemba”. Këto gjethe janë në ngjyrë të gjelbër ose me nuanca vjollcë dhe janë të mëdha sa pëllëmba e dorës. Trashësia e këtyre gjetheve është njësoj si e specave apo bishtajave. Ato kombinohen mirë me vezët dhe perimet e skuqura. Vendlindja e tyre është Mesdheu, përfshirë Shqipërinë, sidomos Rivierën Jugore. Rrjedhimisht njerëzit zakonisht konsumojnë frutin dhe jo gjethet. Por së fundmi në Evropë ka marrë udhë tradita e konsumit të gjetheve magjike. Fiqtë e detit janë kthyer në kulturën më të mbjellë së fundmi në Itali dhe Greqi, pasi përveç vlerave të pazakonta të frutit që shitet shtrenjtë në vendet e Bashkimit Evropian, edhe gjethet e bimës janë tendenca e fundit e gjelbër e restoranteve të mbarë kontinentit. Në Shqipëri fruti është një nga më të nënvlerësuarit dhe më pak të njohurit, ndërsa gjethet as nuk i shkojnë kujt në mendje. Por vlerat e frutit dhe të gjetheve po përdoren në mënyrë masive nga evropianët edhe pse kushtojnë jo pak. Gjethet më të mira të fikut të detit janë ato të voglat që dalin mbi gjethet e tjera, sa më të vogla që të jenë aq më të freskëta dhe plot ujë do të jenë. Si t’i hiqni gjembat? Asnjë problem dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë. Merrni një kullesë, vendosni në të gjethet e fikut të detit dhe i mbuloni me një kapak. Tundeni dhe shkundeni mirë për disa minuta kullesën dhe kapakun të mbyllur dhe do të shikoni që të gjithë gjembat do të kenë rënë. Vlerat ushqimore të gjetheve të fikut të detit Pasuria e madhe shëndetësore që vjen nga gjethet e fikut të detit i atribuohen përmbajtjes së lartë të vitaminave, që përfshijnë riboflavinën, vitaminën B6, bakrin, hekurin, fibrën, vitaminën A, vitaminën C, vitaminën K, kalciumin, kaliumin, magnezin dhe manganin. Le të eksplorojmë disa prej vlerave shëndetësore që njerëzit kanë përfituar nga gjethet e fikut të detit prej mijëra vitesh. Vlerat shëndetësore të gjetheve të fikut të detit Tretja: Gjethet e fikut të detit janë të mbushura me fibra dietike, e cila është thelbësore për proçesin e tretjes, sepse ndihmon lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe mbarëvajtjen e gjithë sistemit tretës. Për më tepër, fibra e tepërt në trup mund të ulë kolesterolin, rrjedhimisht të mbrojë edhe shëndetin e zemrës. Rënie nga pesha: Fibra e bën organizmin të ndihet i ngopur dhe parandalon çlirimin e hormonit të urisë dhe si rrjedhojë ngrënien e tepërt. Së dyti, kjo barishte përmban nivele të ulëta të yndyrnave të ngopura dhe kolesterolit, por nga ana tjetër e bën trupin të punojë fort pa shtuar në peshë, Forcon metabolizmin: Një nga aspektet më të vlefshme të gjetheve të fikut të detit është sasia e mineraleve dhe vitaminave. Këto gjethe përmbajnë thiaminë, riboflavin, niacin dhe vitaminë B6, përbërës jetësorë për metabolizmin e qelizave dhe rregullimin e funksioneve të enzimave në organizëm. Forcon kockat: Përmbajtja minerale e kësaj gjetheje kaktus të fuqishëm përfshin kalciumin që është pjesë thelbësore e kockave të forta dhe rikuperimit të tyre. Përmirëson gjumin: Kjo barishte përmban magnez i cili është një mineral i dobishëm për të ngjallur ndjesinë e gjumit tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, ankthi kronik dhe nervozizmi. Ajo ndihmon çlirimin e serotoninës në organizëm, që nga ana tjetër rrit nivelet e melatoninës. Inflammacioni: Lëngu që merret nga gjethet lufton inflamacionin në disa pjesë të trupit, veçanërisht në zonat e goditura nga reumatizma, plagët, dhimbjet e kyçeve dhe tendosjet muskulare. Nëse lyeni zonat e prekura me këtë lëng, ose konsumoni vetë gjethet, do të përfitoni këto vlera. Shëndeti i lëkurës: Vetitë antioksidante të gjetheve të fikut të detit e bëjnë atë një mekanizëm perfekt mbrojtës kundër simptomave të plakjes së hershme, si rrudhat dhe njollat. Diabeti: Ekstrakti nga gjethet kaktus janë të fuqishme në rregullimin e niveleve të glukozës në organizëm. Pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit dy e që konsumojnë këto gjethe do të përftojnë uljen e niveleve të glukozës pas ngrënjes, e si rrjedhojë do të menaxhojnë diabetin më lehtë. Ulçera: Gjethet e fikut të detit janë përdorur tradicionalisht si një kurë kundër ulçerës së gastritit. Fibra, parandalon formimin e ulcerës sidomos tek ata që vuajnë nga konsumi i tepërt i alkolit. Mjafton ta shtoni në dietën tuaj dhe do të përmirësoni cilësinë e jetës.

Gjethet e Fikut te Detit / Risia per cilesine e jetes ! Read More »

Shtyrja e negociatave, reagon Rama: “Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”.

Pas vendimit të Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë, ka ardhur edhe reagimi nga Edi Rama.

Në një Postim të shkurtër në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se lufta vijon drejt rrugës për në Evropë.

Pas 72orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon.

Shtyrja e negociatave, reagon Rama: “Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”. Read More »

Reumatizma në Shqipëri me këto ditë plot shi ka prekur 1 numër të frikshëm njerëzish! Sapo u dha zgjidhja për ju nga mjeku

Ditët me shi ndikojnë fort në  dhimbjet e reumatizmës. Edhe pse dimri dhe pranvera janë stinë shumë sfiduese për pacientët që preken nga kjo sëmundje, kjo verë ka nisur plot shira.

Reumatizma është një sëmundje autoimunitare që shfaqet tek gishtat, gjunjët, këmbët dhe kyçet. Sipas të dhënave ajo mund të prekë njerëzit e të gjitha grupmoshave, por kryesisht prek më shumë gratë se burrat.

Roli dhe ndikimi i motit në dhimbjet e reumatizmës mbetet akoma subjekt i studimeve mjekësore.

Si të zbusni dhimbjet e reumatizmës të nxitura nga moti

Nëse dëshironi të ndiheni mirë, atëherë përpiquni të lëvizni sa më shumë. Lëvizja parandalon shtimin në peshë dhe presionin e saj mbi gjymtyrë dhe inde. Lëvizja gjithashtu çliron endorfinën e cila bllokon dhimbjen.

Por nëse moti është me të vërtetë i ftohtë, atëherë përpiquni të lëvizni në mjediset e brendshme dhe të kufizoni aktivitetin fizik në ambiente të jashtme.

Shtendosja

Rekomandojmë të shtendoseni trupin rregullisht për të larguar dhimbjet dhe mpirjet. Bëni levizje shtendosëse në mëngjes ose përpara se të shtriheni për të fjetur.

Sigurohuni që të jeni ngrohtë

Kur moti është i freskët apo i ftohtë dhe me lagështirë, mundohuni që të rrini në një ambient të ngrohtë.

Mbulohuni dhe vishni rroba të plota. Bëni një banjë të ngrotë për 20 minuta. Ngrohtësia e ujit do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në inde. Vajrat esencialë që gjendet në farmacitë bimore janë gjithashtu të rekomandueshëm për të masazhuar gjymtyrët. Hidhni disa pika vajrash esencialë në duar dhe më pas përhapeni atë në zonat e dhimbjes.

Ushqehuni shëndetshëm

Kufizoni sheqerin dhe konsumoni me ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 të cilat luftojnë inflamacionin.

Krijoni një rutinë individuale
Reumatizma shfaqet ndryshe tek çdo njeri, ndaj përpjekjet për të zbutur dhimbjet duhet të jenë të bazuara në simptomat dhe nevojat tuaja personale. Disa njerëz nuk gjejnë qetësim duke dalë në diell, ndërsa disa të tjerë përjetojnë më pak dhimbje gjatë ekspozimit në diell.

Përpiquni të kuptoni më shumë se çfarë ju lehtëson dhimbjet.

Reumatizma në Shqipëri me këto ditë plot shi ka prekur 1 numër të frikshëm njerëzish! Sapo u dha zgjidhja për ju nga mjeku Read More »