Aurora

Tonight Ilva Tare në Vlorë, investimet e kanë shndërruar një qytet turistik europian

Në këtë sezon turistik, emisioni “Tonight Ilva Tare” ishte në qytetin e Vlorës për të diskutuar zhvillimin që kanë sjellë investimet në këtë qytet dhe nevojat për të përballuar sezonin turistik. Të ftuarit vlerësuan investimet e kryera si dhe nxorën nevojën e ndërtimit të një aeroporti, porti funksional si dhe nevojën për një masterplan kombëtar për turizmin.

Emisioni “Tonight Ilva Tare” vizitoi në këtë sezon turistik qytetin e Vlorës për të folur për investimet dhe nevojat që ky qytet ka për të përmbushur nevojat e turistëve.

Presidenti i Cipa Turs, Arben Çipa, vlerësoi ndërtimin e lungomares duke thënë se ky investim risolli operatorët turistik të huaj që u larguan nga Vlora vite më parë.

Çipa: Lungomaro risolli opeeratorët e huaj turistikë, të cilët në Vlorë kanë qenë para katër vitesh. Flasim për operatorë të huaj. Nga viti i kaluar janë rikthyer.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, i përshkroi gjithë investimet që Fondi ka bërë në Vlorë, duke i dhënë një fytyrë europiane qytetit.

Beci: Dukshëm rritja e vlerës së pronave pranë tyre, i shërbimit dhe punësimit në zonën e Lungomares. Sot ka dy linja të kalimit që janë krejtësisht normale në trafik gjatë kohës së sezonit sepse janë kompensuar me një investim shumë të madh dhe të rëndësishëm që është pjesa e rrugës “Dhimitër Konomi” dhe pjesa e Unazës së Vlorës. Bulevardi i Vlorës ka një komponent të fortë të një lloj ambjenti natyral të gjelbëruar për banorët. Vlora ka një hyrje jashtëzakonisht të përshtatshme të një qyteti turistik europian.

Çdo vit turizmi në Vlorë dhe në Shqipëri po shënon progres
Edhe drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, vlerësoi progresin në turizëm të Shqipërisë dhe parashikoi se në të ardhmen do të ketë më shumë sukses.

Islami: Jo vetëm Vlora, gjithë Shqipëria që nga viti ’90 dhe këtej gjithmonë ka progres në turizëm, kushdoqoftë rrotacioni politik, vitet bëjnë të veten, turizmi bën të veten. Tani po priten frytet e asaj pune që është bërë 10 vitet e mëparshme.

Shqipëria ka nevojë për një masterplan kombëtar për turizmin
Ralf Gjoni theksoi nevojën e një masterplani kombnëtar për të zhvilluar turizmin dhe sugjeroi krijimin e një Ministrie të veçantë të turizmit.

Gjoni: Shqipëria siç e ka Mali i Zi, siç e ka Kroacia dhe vendet e zhvilluara, ka nevojë për një masterplan kombëtar. E dyta është roli i kapaciteteve shtetërore. Deri dje kemi pasur Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Po flasim për turizmin si sektor strategjik, turizmi ka nevojë për një Ministri të dedikuar, madje edhe sot Turizmi dhe Mjedisi për mua personalisht do të isha dhe për ndarjen në të ardhmen.

Vlorës i duhet një aeroport që do t’i shërbejë jugut

Administratori i Hotel Internacional në Vlorë, Fatmir Hanxhari, kërkoi ndërtimin e aeroportit që më shumë sesa Vlorës do i shërbente 700 mijë banorëve të jugut të Shqipërisë.

Hanxhari: Vlorës i duhet një aeroport dhe jo Vlorës, jugut. Pse? Së bashku me qytetet e jugut ne bëjmë 700 mijë banorë.

Vlora ka nevojë për port funksional për krocera

Ndërsa eksperti i guidave turistike, Migel Xhelo, theksoi nevojën e një porti funksional që do të shërbente për të ankoruar krocerat e mëdha.

Xhelo: Nuk kemi një port në Vlorë. Nuk kemi një port funksional për të ardhur kroçerat, nuk ka kapacitet për ti mbajtur, plus dhe lehtësirat që dueht të bëhen në port në lidhje me anijet e huaja që vijnë apo këto velierat. Kur vinë në gjirin e Vlorës duhet të paraqiten një herë në kapiteneri, të marrin lejen, pastaj të ikin prapë në destinacionin ku duan. Kjo është një procedurë që ata i pengon, shton burokracinë dhe ata nuk e duan./oranews

Tonight Ilva Tare në Vlorë, investimet e kanë shndërruar një qytet turistik europian Read More »

Pas dosjes “Hajdari”, një tjetër “litar” ka nisur “t’i mblidhet” Sali Berishës

Rihapet dosja, prokuroria kërkon të shfuqizohet “Amnistia e 9 marsit 1997”

Pas “litarit” të dosjes “Hajdari”, misterit të “vdekjes” së papritur të sekretares personale (besnike) Linda Ihsani, pas pendimit të Arben Sefgjinit për dosjen “Remzi Hoxha”, një tjetër “litar” krimesh ka nisur “t’i mblidhet” Sali Berishës, i klasifikuar si krimi më i rëndë që ky shtetar barbar, i ka bërë në 27 vitet e fundit popullit, shtetit, vendit dhe ekonomisë kombëtare!

Bëhet fjalë përhapjen e dosjes së krimeve të Sali Berishës me Hajdin Sejdinë, personazh që rinorët e PD, PS e LSI nuk e njohin dhe nuk e dinë se çfarë zullumesh ka bërë në vitet 1992-1996, por Klevisi i Fahriut mund të pyes babin, që takohej shpesh me Hajdin Sejdin kur ishte Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Maqedoni, por edhe Luli e di më mirë se ka qenë 18 vjeçar në atë kohë, kur vjehrra e tij kalonte çeqet e firmës “VEFA” në llogaritë e Hajdinit në Zvicër, Gjermani, Shtetet Arabe, Kosovë, Austri, Holandë, Rusi, Serbi, Afganisatm. Irak, Siri, Libi e Indi.

Sipas dosjes që po rihapet, viktima e parë e skenarit Berisha-Sejdia, ishte asgjësimi politik i Fatos Nanos dhe kjo u realizua nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe dhe ndërmjetësiën e Ramiz Alisë, duke atashuar Hajdin Sejdin, si Krye-këshilltar ekonomik-financiar të Fatos Nanos, në atë kohë kryemininistër dhe ky skenar doli me sukes, pas letrave korruptive që i përgatiti Hajdin Sejdia, të cilat e çuan në burg pas marrjes së pushtetit nga Sali Berisha.

Pasi ia futën Fatos Nanos, Sali Berisha e emëroi Hajdin Sejdin si Krye-këshilltarin e tij ekonomik-financiar në qevri e presidencë, me të cilin sajuan dhe miratuan qindra VKM, ligje e urdhëresa shtetërore, për të justifikuaur palçkitje sheshesh ndërtimi, lulishte, toka, pyje, bregdetin, lumenjtë, ndërrmarjet shtetërore dhe drejtësinë me “Kursin e Plepave”.

Pasi e dekoroi Hajdin Sejdin me “Medalje Ari për ide të shquara dhe kontribute të mëdha në zhvillim e kapitalizmit në Shqipëri”, Sali Berisha që ia futi Fatos Nanos, vendosi t’ua fuste dhe shqiptarëve, duke aktivizuar Hajdin Sejdin, që përveç firmës së tij piramidë hajdute “Iliria Holding”, të niste krijimin e sistemit të firmave piramidale financiare në Tiranë, Kukës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vlorë, Tepelenë, Sarandë, Gjirakastër, Berat, Korçë, Fier e Përmet, për të zhvatur financat dhe pasuritë e shqiptarëve.
Tani pas 25 vitesh, dosja e super-krimit “Berisha-Sejdia” është rihapur prej Prokurorisë së Përgjithshme e cila ka kërkuaar shfuqizimin e amnistinë false e të dekretuar “Berisha-Nano”, nënshkruar nga partië politike shqiptare, në pazarin e 9 marsit 1997.

Rihapja e kësaj dosjeje, synon të zbardh të vërtetën e skemës kriminale “Berisha-Sjedia” me firmat piramidale financiare, që çoi në shkatërrimin e vendit, shkrumbimin e zyrave të shtetit dhe 3000 jetë të humbura nga lufta e armatosur e pushtetit “Berisha” ndaj popullit dhe mes vetë shqiptarëve të armatosur pas hapjes të depove të ushtrisë!/Pamfleti

Pas dosjes “Hajdari”, një tjetër “litar” ka nisur “t’i mblidhet” Sali Berishës Read More »

Paralajmërimi i ambasadorit të OSBE: Mund të shohim një grua Kryeministre të Shqipërisë

Bernd Birchardt, ambasadori i OSBE-së në Tiranë duke folur në një konferencë për gratë në politikë u shpreh:

“Kodi Zgjedhor i mëparshëm përmbante një dispozitë, që lejonte refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësonin kuotën gjinore ligjore. Kjo dispozitë është hequr në Kodin e tanishëm. Ne rekomandojmë fuqimisht rivendosjen e dispozitës që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore.

Thjesht vendosja e një gjobe për partitë politike, listat zgjedhore të të cilave nuk plotësojnë kuotën gjinore, nuk e çon përpara kauzën e grave në politikë po aq mirë sa refuzimi i listave. Partitë politike duhet të bëjnë më shumë për të siguruar kushtet për pjesëmarrje të hapur dhe të drejtë të grave në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda partive.”

Ndër të tjera ambasadori Borchardt theksoi se pjesëmarrja e grave në politikë në vitet e fundit duhet të ruhet dhe të çohet më tej.

“Ndoshta dikur në të ardhmen mund të shohim një grua kryeministre në Shqipëri, duke ndjekur kështu prirjet evropiane dhe rajonale. Deri atëherë, ne punojmë në mënyrë të përkushtuar që të shohim më shumë gra këshilltare vendore, deputete dhe në poste të larta shtetërore”, tha ai.

Fjala e plotë e ambasadorit të OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhënë kontributin e saj përgjatë viteve, duke punuar nga afër me gratë politikane, organizatat e shoqërisë civile në nivel vendor dhe kombëtar, me organet vendimmarrëse dhe me institucionet shtetërore, për të ndihmuar dhe mbështetur konkurrimin e sa më shumë grave në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme, si dhe zgjedhjen e tyre në poste publike.

Përgjatë viteve, ne kemi mbështetur krijimin dhe funksionimin e Aleancës së Grave Deputete. Për më shumë se tetë vjet, me anë të Platformës Kombëtare të Gruas, ne kemi mbështetur shumë veprimtari që forcojnë pozicionin e grave nga e gjithë Shqipëria në politikë. Gjithashtu kemi organizuar trajnime për gratë këshilltare vendore, pra bazën e elitës politike të grave në të ardhmen, dhe këtë vit po zhvillojmë një program trajnimi më sistematik dhe të plotë sipas konceptit të “Akademisë për Gratë Këshilltare”, duke fuqizuar gratë që në bazë.

Së fundmi, Prezenca ka filluar të punojë në nivel rajonal për barazinë gjinore në politikë, përmes organizimit të seminareve tematike në Budva të Malit të Zi, në maj, si dhe ka mbështetur pjesëmarrjen e tri grave deputete në Takimin Rajonal për Barazinë Gjinore dhe Korrupsionin, organizuar nga misioni ynë simotër në Bosnjë-Hercegovinë.

Po ashtu, Prezenca drejton Grupin e Punës për Çështjet Gjinore dhe Gratë në Vendimmarrje, i cili bashkon grupet e interesit dhe luan rol aktiv për përparimin e pozicionit të grave në shoqëri. Grupi i Punës ka mbledhur rekomandime në lidhje me çështjet gjinore në politikë, të cilat do t’i paraqiten Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Edhe në këtë fushë, arritjet janë të pamohueshme. Shqipëria është e pajisur me legjislacionin e duhur për barazinë gjinore në organet vendimmarrëse dhe në institucionet shtetërore. 41 deputetë të legjislaturës aktuale janë gra dhe ky është numri më i lartë i arritur që nga viti 1990, madje edhe krahasuar me disa vende të Bashkimit Evropian nuk është shumë keq. Kodi Zgjedhor përcakton kuotë prej 30% për gratë që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme dhe, çka është padyshim akoma më mirë, një kuotë prej 50% për zgjedhjet vendore. Sidoqoftë, këto arritje nuk duhet të merren për të mirëqena dhe përpjekjet tona të përbashkëta duhet të bëjnë që prirja pozitive të vijojë dhe të mos ketë kthim prapa.

Diçka shumë konkrete në këtë kontekst: Kodi Zgjedhor i mëparshëm përmbante një dispozitë, që lejonte refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësonin kuotën gjinore ligjore. Kjo dispozitë është hequr në Kodin e tanishëm. Ne rekomandojmë fuqimisht rivendosjen e dispozitës që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore. Thjesht vendosja e një gjobe për partitë politike, listat zgjedhore të të cilave nuk plotësojnë kuotën gjinore, nuk e çon përpara kauzën e grave në politikë po aq mirë sa refuzimi i listave. Partitë politike duhet të bëjnë më shumë për të siguruar kushtet për pjesëmarrje të hapur dhe të drejtë të grave në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda partive. Kjo tregon se mund të bëhet akoma më shumë.

Megjithatë, përparimet e viteve të fundit më bëjnë të jem optimist. Shpresoj sinqerisht se arritjet për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në jetën publike do të ruhen dhe do të çohen përpara. Ndoshta dikur në të ardhmen mund të shohim një grua Kryeministre në Shqipëri, duke ndjekur kështu prirjet evropiane dhe rajonale. Deri atëherë, ne punojmë në mënyrë të përkushtuar që të shohim më shumë gra këshilltare vendore, deputete dhe në poste të larta shtetërore.

Uroj që ky aktivitet të jetë i suksesshëm, që gjetjet e raportit të merren parasysh nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe që Shqipëria të ketë më shumë gra në politikë dhe në poste të larta!

Paralajmërimi i ambasadorit të OSBE: Mund të shohim një grua Kryeministre të Shqipërisë Read More »

Fjala “ciao” mbush 200 vjet sot, në fillimet e veta nuk ishte aspak një përshëndetje, ja çfarë kuptimi kishte dikur

Ciao është një nga fjalët që në përdorim më shpesh në ditë ashtu si termi i famshëm “pizza” . Ajo  sot ka mbushur plot 200 vjeç.

Një moshë e re në fakt duke llogaritur se kjo fjalë është përhapur në disa këngë dhe më e njohur është ajo e partizanëve. Kjo fjalë e njohur për të gjithë është shkruar për herë të parë në 1818 në Milano.

BBC ka rindërtuar historinë e saj dhe ciao vjen nga latinishtja sclavum, variant i slavum kur njerëzit me origjinë sllave shkuan drejt skllavërisë.

Nga kori i këngës nga ana e Domenico dhe Johnny Dorelli “Ciao ciao bambina” e deri tek ajo e partizanëve “Bella ciao” nga filmat me përdorim të shprehjeve të zakonshme “ciao”  është bërë gjithnjë

Fjala “ciao” mbush 200 vjet sot, në fillimet e veta nuk ishte aspak një përshëndetje, ja çfarë kuptimi kishte dikur Read More »

RASTI MË I RRALLË QË KA NDODHUR NË SHQIPËRI! NË DIVJAKË GJENDET KAFSHA 110 MILIONË VJEÇARE

Kërkuesit shkencorë në Shqipëri thonë se ky është rast i rrallë, por fatlum për ta.

Ishte një mësues, ai që njoftoi për gjurmët e çuditshme në rerë.

Studiuesit zbuluan që ato i përkisnin breshkave detare, e cila kishte dalë për të lëshuar vezë.

Kjo nuk është evidenca e parë për folenizimin në Shqipëri, pasi në 2017-n janë gjetur të vegjël në gjirin e Drinit dhe në 2010-n vezë në fund të një vaske në Patok, ku mbahej një breshkë e marrë në studim.

Breshkat e detit kanë 110 milionë vite që notojnë në oqeane dhe dete.

Gjatë kësaj kohe, ato nuk kanë pësuar ndryshime. Janë aq të vjetra sa edhe dinosaurët, por ndryshe nga ata, breshkat jetojnë edhe sot. Kjo specie klasifikohet në rrezik zhdukjeje në rang global.

Prof. Doc. Idriz Hazhiu ka 47 vjet që merret me studimin e breshkave të detit, por kurrë nuk kishte parë folenizimin në Divjakë.

RASTI MË I RRALLË QË KA NDODHUR NË SHQIPËRI! NË DIVJAKË GJENDET KAFSHA 110 MILIONË VJEÇARE Read More »

DOKTORËT E DINË, POR KURRË NUK DO JA U TREGOJNË! PËRZIENI UJIN ME KËTË PËRBËRËS DHE PIJENI TË GJITHË GOTËN, NUK DO KENI MË ASNJË PROBLEM ME KANALET URINARE

Kur të shfaqen këto simptoma, atëherë fjala është për një infeksion urinar. Ky është problem i shpeshtë që shfaqet kur mikroorganizmat që gjenden në traktin urogjenital dhe në zorrë depërtojnë në fshikëzën e urinës.

Më shumë se 90 për qind të infeksioneve urinare shkaktohen nga bakteri “E.coli”, e cila në mënyrë natyrale gjendet në zorrë. Infeksionet e tilla më shpesh prekin femrat, sepse bakteret më lehtë futen në fshikëzën e femrave shkaku i gypit më të vogël urinar.

Simptomat e infeksionit janë ndjenja e presionit në fshikëzën urinare, të djegura gjatë urinimit, urinë e turbullt dhe gjak në urinë, temperaturë dhe dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut. Soda e bukës është ushqimi i duhur shkaku i përbërësve alkalin. Në 2,5 dl ujë shtoni 1 lugë sodë të bukës dhe i përzieni mirë. E pini gjithë gotën. Më së miri është ta pini në mëngjes. Mos e përdorni më gjatë se një javë.

DOKTORËT E DINË, POR KURRË NUK DO JA U TREGOJNË! PËRZIENI UJIN ME KËTË PËRBËRËS DHE PIJENI TË GJITHË GOTËN, NUK DO KENI MË ASNJË PROBLEM ME KANALET URINARE Read More »

LAJMI I FUNDIT: QEVERIA GJERMANE GATI TË MBËSHTESË SHQIPËRINË, NDËRSA HOLLANDA JO! MËSOHET SOT FATI I VENDIT TONË

Në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Përgjithshme, pjesë e Bashkimit Evropian do të diskutohet mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe mbi kërkesën e Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Gjermania e gatshme të japë dritën jeshile

Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth, deklaron: “Demokracia dhe paqja e qëndrueshme  në Ballkanin Perëndimor luajnë një rol të rëndësishëm për të gjithë ne në, kjo është arsyeja që vlerësojmë shumë përpjekjet e të dy shteteve për të forcuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit.

Qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, jemi gati të japim dritën jeshile dhe dua të inkurajoj miqtë tanë holandeze dhe francezë të na bashkohen”.

Ministri gjerman shtoi: “Unë pres një dritë jeshile për sot, nuk dua të spekuloj për ditë të  tjera. Është një kompromis sepse ne duhet të bëjmë qartë se Shqipëria duhet të përmbushë disa parakushte për të hapur kapitullin e negociatave. Kjo mund të jetë një mënyrë pragmatike për të kapërcyer mosmarrëveshjet në këshill”.

Holanda kërkon më shumë progres nga Shqipëria dhe Maqedonia

Ministri holandez i Punëve të Jashtme deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë progres.

Stef Blok tha se në mbledhjen e sotme do të diskutohet mbi çështjen e negociatave dhe për dy ditë do të sqarojnë të gjithë pikëpyetjet që kanë mbi progresin.

Blok: Dy vendet kanë bërë progres por jo mjaftueshëm, duhen rezultate konkrete mbi korrupsionin.

E rëndësishme është që të dy vendet kanë treguar këmbëngulje në luftën kundër korrupsionit por duhet të shohim më shumë.

Pyetjes: Atëherë në dhjetor?

Blok u përgjigj: Nuk e di mund të jetë në shtator, ne duhet të shikojmë progres të mjaftueshëm. Në një anë ne mbështesim progresin që kanë bërë por nuk mund të injorojmë faktin që duhet të shohim rezultate konkrete

LAJMI I FUNDIT: QEVERIA GJERMANE GATI TË MBËSHTESË SHQIPËRINË, NDËRSA HOLLANDA JO! MËSOHET SOT FATI I VENDIT TONË Read More »

Banorët e këtij fshati natën nuk flenë, ditën rrinë mbyllur, e tmerrshme çfarë heqin

Gjarpërinjtë nepërka janë kthyer në makth dhe në “ëndrrën e frikshme” të një fshati në verilindje të Turqisë.

Banorët, të frikësuar nga prania e shpeshtë e gjarpërinjve helmues, që sipas tyre arrijnë deri në tre metra të gjatë, kanë kërkuar nga shteti që të marrë masa.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” tha se gjarpërinjtë janë parë në zonën e quajtur Kagizman të Karsit, në brigjet e lumit Aras.

Një prej banorëve, Fahrettin Sagin tha se qentë kishin vrarë një gjarpër që shkonte deri në tre metra, por në zonë vazhdojnë të qarkullojnë shumë të tjerë. “Kemi frikë se mos hyjnë në shtëpi dhe na helmojnë fëmijët. Disa fshatarë nuk dalin nga shtëpitë nga frika.”

Banorët e këtij fshati natën nuk flenë, ditën rrinë mbyllur, e tmerrshme çfarë heqin Read More »