Aurora

“Përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër” ! Habit historiani zviceran: Shqiptarët kanë drejtuar botën që nga Mesjeta

Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.

Ai ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njoh çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

Sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën. Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

E ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane.

Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare(Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare.

Piktorë si Carpaçi, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires.

Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?

Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët.

Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve.

Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

“Përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër” ! Habit historiani zviceran: Shqiptarët kanë drejtuar botën që nga Mesjeta Read More »

Pritet të bëhet nami pas pak orësh në gjithë Shqipërinë! Kujdes pasditen, ndiqni këtë këshillë

Pasditen e sotme parashikohen stuhi shiu dhe shtrengata ne disa zona te vendit.

Rrufetë mund të japin një spektakël në qiell, por në të njëjtën kohë mund të jenë shumë të rrezikshme.

Çdo vit rrufetë vrasin mesatarisht 6000 njerëz në botë. Prandaj është e rëndësishme të siguroheni siç duhet gjatë një dite me rrufe. Ky artikull do t’ju mësojë disa këshilla të thjeshta se si të jeni të sigurt gjatë një stuhie.

Nëse jeni jashtë shtëpisë:

Kërkoni për ndërtesën më të sigurt të afërt dhe vraponi drejt saj.

Nëse keni ndonjë makinë afër, qëndroni brenda saj, por sigurohuni të mbyllni dritaret.

Nuk keni as ndërtesë as makinë afër? Mënyra më e mirë është të shtriheni përmbys në tokë. Mbajini këmbët të bashkuara dhe vendosini duart tek veshët për të mos dëgjuar zhurmat. Jeni me anëtarë të familjes, miq ose të huaj? Mos u shtrini në tokë ngjitur me njëri tjetrin. Sigurohuni të rrini të paktën 30 cm larg njëri tjetrit. Keni një çantë shpine me vete?  Hiqeni nga kurrizi. Pjesët metalike të saj si zinxhirët apo perçinat tërheqin rrufetë.  Sigurohuni të rrini 30 cm larg saj.Gjithashtu mos rrini pranë shtyllave të dritave, shtyllave të telave të rrobave, gardheve metalike dhe shkallëve metalike.

Mos qëndroni poshtë pemëve sepse mund të shërbejnë lehtësisht si një rrufepritës. Distanca nga pema duhet të jetë rreth dy herë sa lartësia e saj.

Asnjëherë mos qëndroni pranë vendeve me ujë. Të gjithë e dimë se uji është një përçues i mirë i energjisë elektrike.

Nëse jeni duke notuar në det ose pishinë, dilni menjëherë sapo të shihni që një stuhi po afrohet.

Nëse jeni brenda shtëpisë:

Qëndroni larg dyerve dhe dritareve dhe mos qëndroni në verandë.

Mos përdorni telefon me kabëll. Nëse një rrufe godet linjat e jashtme telefonike, elektriciteti përcohet edhe tek ju, edhe pse jo me voltazh shumë të lartë.

Gjithashtu duhet të shmangni edhe përdorimin e pajisjeve elektrike si televizori dhe kompjuteri.

Siç e përmendëm dhe më herët, mos qëndroni kurrë pranë një vendi me ujë. Edhe brenda shtëpisë mos lani enë, ose mos bëni dush. Uji është përcjellës.

Nëse dikush goditet nga rrufeja:

Telefononi menjëherë ambulancën, por mos përdorni një telefon me kabëll, sepse mund t’ju vërë në rrezik gjatë një stuhie.

Nuk ka problem nëse prekni një person të goditur nga rrufeja. Ai ose ajo nuk përmban asnjë ngarkesë elektrike.

Sekreti është të jeni gjithmonë vigjilentë. Nëse qielli po errësohet, shpejtësia e erës po rritet dhe fillojnë vetëtimat, shkoni në një vend ku do të jeni të sigurt.

Pritet të bëhet nami pas pak orësh në gjithë Shqipërinë! Kujdes pasditen, ndiqni këtë këshillë Read More »

”Krimi i shekullit në Shqipëri”, biseda mes Sali Berishës dhe Zenel Nezës mbetet mister, Izet Haxhia vihet në kërkim të regjistrimit

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për rigjykimin e Izet Haxhisë në lidhje me dosjen ‘’Hajdari’, kjo çështje rrezikon të tronditë opinionin publik. Sipas gazetës ‘’SOT’’ ajo që mund të shkaktojë debat është dëshmia e Zenel Nezës, truprojës së Azem Hajdarit, i cili në momentin e atentatit shoqërohej nga dy rojet e tij; Zenel Neza dhe Besim Çera.

Në disa pamje filmike të bëra publike shihet se si Berisha komunikon shumë afër me të privatisht, ndërsa në një moment të dytë Berisha shfaqet në shoqërinë e një botuesi të njohur, i cili mban në dorë një diktofon dhe ka regjistruar fjalët e shkëmbyera mes tyre.

Por misteri është se ku është regjistrimi i bisedës së tij me Berishën dhe pse ky i fundit refuzoi dëshminë në gjykatë? Kjo është një prej çështjeve që pritet të zbardhet me rigjykimin e Izet Haxhisë. Po ashtu ”SOT” ka mësuar se ish-truproja i Berishës është vënë në lëvizje për të mësuar detaje nga ky regjistrim, pasi ka informacione se kanë mbetur gjurmë nga deklarata e Nezës.

Po ashtu, nëse Sali Berisha thirret për të dëshmuar, një ndër çështjet që ai pritet të pyetet është pikërisht biseda që pati me Nezën. Ky i fundit në atë kohë sapo doli nga operacioni dhe duke qenë jo shumë i vetëdijshëm ka dyshime se ka treguar detaje nga atentati. Por pyetja që shtrohet është se përse nuk u kërkua kurrë si provë regjistrimi që u bë në takimin Berisha-Neza?

Misteret e vrasjes së Hajdarit

Prej disa ditësh ”SOT” ka zbardhur detaje nga misteret që përmban dosja prej 704 faqesh e vrasje së Azem Hajdarit. E para është se ditari i Perikli Tetës mungon. Në dosje ekziston një procesverbal ku thuhet se ish-ministrit të Brendshëm i është sekuestruar një ditar, ku ai ka mbajtur shënime për vrasjen e Hajdarit. Por sot në dosje ky ditar mungon.

Dyshimet janë se aty ka të dhëna konkrete mbi autorët e vërtetë. Një tjetër detaj është se Azem Hajdarit nuk i është bërë si duhet autopsia. Sipas informacioneve të gazetës një prej oficerëve të policisë gjyqësore ka bërë sherr me një sërë peronash mbi çështjen e autopsisë. Skandali tjetër është se ata që kanë dijeni për ngjarjen kanë refuzuar të dëshmojnë.

Bëhet fjalë për 21 zyrtarë të PD, të cilët ditën kur u ekzekutua Hajdari kanë qenë në selinë e partisë. Bëhet fjalë për emra si Sali Berisha, Genc Pollo, Jozefina Topalli, Jemin Gjana, etj. Avokati i Haxhisë do të kërkojë në gjykatë që këta emra të rithirren për të dëshmuar dhe nëse ndodh kjo, atëherë pritet të dalin në dritë fakte interesante për ekzekutimin e ish-deputetit demokrat./Pamfleti

”Krimi i shekullit në Shqipëri”, biseda mes Sali Berishës dhe Zenel Nezës mbetet mister, Izet Haxhia vihet në kërkim të regjistrimit Read More »

Sezoni turistik veror në Vlorë, prioritet për policinë lokale

Sezoni turistik veror është prioritet për strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, çka reflektohet në masat e marra dhe ato që do të merren në vazhdimësi për të garantuar rendin dhe sigurinë e nevojshme në të gjithë territorin, përgjatë plazheve dhe hapësirave të tjera që shfrytëzohen nga turistët për të kaluar pushimet.

Gjatë një komunikimi me median, Drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës, Gentjan Shehaj, bëri një pasqyrë të gjendjes së deri tanishme për periudhën maj-qershor, ndërkohë që publikoi planin e masave që do të zbatohen në javët dhe muajt në vazhdim, në bashkëpunim me institucionet e tjera vendore, si pjesë e strukturave funksionale të Task Forcës së ngritur për këtë qëllim, nën drejtimin e Institucionit të Prefektit të Qarkut.

“Sezoni turistik veror, për policinë është prioritar dhe për këtë qëllim janë marrë një sërë masash në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Repartin Delta Force si dhe Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier”, nënvizoi Shehaj. Sipas tij, ky plan masash ka si qëllim rritjen e parametrave të sigurisë përgjatë sezonit turistik veror. Në zbatim të këtyre masave është bërë riorganizimi i shërbimeve, duke u bazuar edhe në përvojën dhe problematikat e shfaqura një vit më parë. Gjithë vija bregdetare është ndarë në 10 sektorë, me strukturat përkatëse të policisë dhe me përgjegjësi të ndara respektivisht. Në këtë proces janë përfshirë 325 punonjës policie dhe për shkak të fluksit në pritje të turistëve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka vënë në shërbim të policisë vendore 100 shërbime policie shtesë, si edhe 15 mjete.

Ky plan masash, sipas drejtorit Shehaj, i është përcjellë institucionit të Prefektit të Qarkut, si edhe bashkive Vlorë, Himarë e Sarandë.

Kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë bëri të ditur se, deri tani, janë zhvilluar një sërë takime të Task Forcës së ngritur për këtë qëllim, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut, ku është synuar informimi i të gjitha subjekteve dhe detyrimet që ato kanë për sinjalistikën në plazhe si edhe për ndotjen akustike. Nga analiza e sezonit turistik veror të vitit të kaluar, është konstatuar se problematikat më të mëdha janë hasur kryesisht në mangësitë me sinjalistikën në plazhe. Por, nga ana tjetër edhe ndotja akustike ka qenë një shqetësim. Për këto arsye, po punohet për t’u paraprirë dhe për t’u paradalë këtyre problematikave, në mënyrë që ato të mos përsëriten dhe çdo institucion të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të kryejë detyrimet.

Janë evidentuar 57 subjekte në risk, të cilat gjatë vitit të kaluar kanë shfaqur shqetësime në ndotjen akustike, me të cilat është komunikuar dhe u është përcjellë informacioni i nevojshëm për masat dhe detyrimet e tyre në zbatim të ligjit përkatës dhe aktit normativ respektiv të Këshillit të Ministrave.

Krahas kësaj, janë përgatitur një numër fletëpalosjesh, të cilat do të shpërndahen gjatë gjithë sezonit veror për turistët e huaj dhe ata vendas, për t’i informuar për masat dhe ndërhyrjet e policisë na raste shqetësimesh.

Paralelisht është punuar për zbatimin e detyrimeve që lindin për sinjalistikën në territorin e plazheve.

Drejtori Gentian Shehaj, garantoi të gjithë mbështetjen e strukturave të policisë për rend dhe qetësi në plazhe dhe në të gjitha hapësirat e pushimit, ndërkohë që u ofroi të gjitha institucioneve zyrtare partneritet për kryerjen e detyrave. Ai kërkoi nga qytetarët të jenë bashkëpunues gjatë gjithë sezonit e në vazhdimësi, në mënyrë që të parandalohen raste të shqetësimeve./atsh

Sezoni turistik veror në Vlorë, prioritet për policinë lokale Read More »

Aeroporti i Vlorës, do i nderojë emrin Shqipërisë dhe do i mbushë xhepat e shqiptarëve

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës , një projekt gjigand i cili do të sjellë fitime të mëdha në zhvillimin e turizmit dhe gjithë bisneseve në shërbim të tij.

Sipas projektit, synohet që ky aeroport ta zhndëndërrojë Vlorën në një trend të ri turistik europian duke e ndihmuar Shqipërinë të futet në vendet që zhvillojne një turizim profesional.

Përveç kësaj , aeroporti i Vlorës ka prioritet dhe uljen e kostove të udhëtimeve të shqiptarëve, të cilët aktualisht paguajnë çmime të kripura . Përsa i përket të punësuarve, rreth 27 mijë persona, në këtë shifër futen edhe shërbimet. Por, për të qënë më të qartë për skeptikët po japim një tabele gjithë përfshirëse të punësimit.

Sektorët që lidhen direkt dhe indirekt me Aeroportin & Turizmin

Aeroporti 1000 njerëz të punësuar.

Turizmi :

1 . Akomodimi.
2 . Ushqimi dhe pijet.
3 . Transporti nacional dhe internacional.
4. Sektori

finaciar : bankat,konsulentët.
5. Shëndetësia, doktorët,dentistët,infiermierët,farmacitë.
6. Edukimi me të gjithë strukturën e tij.
7. Shërbimi legal, juridik.

  1. Kompanitë e siguracioneve.
  2. Media, kompanitë e reklamave.
    10.Restorantet ,baret,argetimi.

  3. Tekstilet si kompleks prodhimesh e shitjesh.

  4. Pastrimi kimik,rrobaqepsat.
    13.Arkitektura dhe sektori inxhinieriek,mekanik,elektrik

14.Fermerët,peshkatarët,kopshtarët kasapët,bukëpjekësit.
15. Agjensitë imobiliare.
16. Agjensitë e makinave me qira.

  1. Shërbimi postar, korriere.
  2. Riparimi i makinave.
  3. Dyqanet e dhuratave e suvenireve dhe sektori që i mbështet ato.

Pra , një projekt gjigand jo vetëm për nga madhështia arkitekturore por edhe për zhvillimin e turizmit !

Vlora, je me fat!

I pyetur në linjë telefonike Sinan Idrizi ka sqaruar dhe fazën në të cilën është projekti. Ai u shpreh se brënda javës që vjen do të mbyllen dhe detajet e fundit të kontratës mes qeverisë Shqiptare dhe investiroit Truk, Mehmet Çengiz. Idrizi është ndërmjetësuesi dhe CEO i sipërmarjes gjigande të kësaj vepre madhore./namazi5.com

Aeroporti i Vlorës, do i nderojë emrin Shqipërisë dhe do i mbushë xhepat e shqiptarëve Read More »

“Boll spiunë kemi nëpër këmbë”/ Telefonata e Edi Ramës për Shemsi Prençin!

Ish Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi është sharkuar nga detyra me urdhërin e drejtëpërdrejtë të Edi Ramës. Pavarësisht kundërshtive të Xhafës për emrin pasues në vendin e tij është emëruar Haki Çako. Vetë Prençi u ankua dje se ministrja që ka në varësi drejtorinë Olta Xhaçka “nuk ia varte”, ndërkohë që e quajti të paligjshëm emërimin e Çakos.

Burime për Pamfletin sjellin  edhe kulisat pas kësaj rrokade.

“Ore ma zhduk atë malokun e emergjencave se boll e patëm spiun nëper këmbe…kur tradhëtoi Saliun qe e gradoi kot e lëme të livadhise…! Kam informacione se është hajdut e shpërdorues dhe së bashku me këte deputetin tim te Kamzës jane sjelle si ‘Kamzallare’ ne zgjedhjet e fundit”, ka qenë urdhri i prerë i Ramës.

Ka mjaftuar kjo dhe dy fjali rezistuese të Fatmir Xhafes që Prençi te shkarkohet. E kundershtia e Xhafes nuk ka konsistuar te Prençi sesa te emerimi i ri i ish drejtorit të Sajmir Tahirit Haki Çako, të cilin Xhafa e shkarkoi të parin ne hierarkine policore.

Por duket se dhe Xhafa tani është i molizur dhe në mëshiren e shefit.

“Boll spiunë kemi nëpër këmbë”/ Telefonata e Edi Ramës për Shemsi Prençin! Read More »

Hashashi ngel prapa, Shqipëria po bëhet “zonja” e një droge më të fortë

Raporti vjetor i Drogave 2018, i sapopublikuar nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet), nuk ka pasur ndonjë risi për Shqipërinë, sa i takon tregut të Kanabisit.

Ky raport tregon se Shqipëria dhe Holanda janë dy vendet më të përmendura për trafikun ndërkombëtar të barit të kanabisit të ndjekura në distancë nga Çekia.

Por çfarë thotë raporti në lidhje me trafikun e heroinës në vendin tonë?

Në hartën globale, Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistani, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimore, raporton Monitor.

Bullgaria është një tjetër shtet që përfshihet në këtë gjurmë.

Raporti i referohet zhvillimeve të vitit 2016.

Shqipëria dhe Holanda raportuan asgjësimin më të madh të bimëve të kanabisit në Evropë gjatë viteve të fundit (Shqipëria raportoi asgjësimin e 5,205 fushave në vende të hapura me një total prej 2,536,288 bimë kanabis në vitin 2016 dhe Holanda njoftoi asgjësimin e 5,856 plantacioneve të brendshme me gjithsej 994,068 bimë të kanabisit.), sipas raportit të UNODC

Shqiptarët përmenden edhe për aktivitetin jashtë vendit, ku në Belgjikë, grupe nga Shqipëria përdorin “zonjat” lokale për të kontrolluar femrat që janë trafikuar për shfrytëzim seksual dhe për t’u siguruar që ato transportojnë drogë.

Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria përfshihet në raportin botëror të drogave. Në raportit e vitit 2017, Shqipëria, përmendej si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria përmendej gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit.

Hashashi ngel prapa, Shqipëria po bëhet “zonja” e një droge më të fortë Read More »

“Paratë nga droga janë bërë paratë e politikës”/ Franca ia plas në sy Ramës arsyen e vetos

Dyshimet e forta të bashkëpunimit midis qeverisë socialiste dhe trafikantëve të drogës pritet të peshojnë shumë në negociatat e pranimit të vendit në BE, të cilat do të diskutohen në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten.
Një ditë para samitit të Këshillit Europian dhe fill pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave të BE, e përditshmja franceze “Liberation” ia plas në sy kryeministrit Edi Rama arsyen se Franca i tha veton.

Në një artikull të gjatë, gazeta rendit faktet e “errëta” pse Shqipëria nuk është ende gati të bëhet pjesë e vendeve anëtare të BE. Shqetësimi më i madh renditet trafikimi i drogës me mbështetje të politikës.

Artikulli i plotë:

Në Shqipëri, “paratë nga droga janë bërë paratë e politikës”. Dyshimet e forta të bashkëpunimit midis qeverisë socialiste dhe trafikantëve të drogës pritet të peshojnë shumë në diskutimin për negociatat dhe pranimit të vendit në BE, të cilat do të diskutohen në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten.
“Të armatosur deri në dhëmbë, policia zbret dhe siguron zonën, përpara se të rrethojnë parcelat me kanabis që do të priten dhe digjen”. Për vite, këto imazhe kanë qenë shprehja e aksionit të qeverisë shqiptare kundër trafikantëve. Duke ilustruar “luftën e pamëshirshme kundër krimit dhe drogës” premtuar nga Kryeministri Socialist Edi Rama, i zgjedhur në vitin 2013, ata rregullisht i reklamojnë në në televizionet shqiptare. Por imazhi që është grisur përpara kamerave është më shumë invazive.

Makina e dyshimtë

Në qoftë se “kryeqyteti i njohur i kanabisit”, Lazarat, me një prodhim vjetor prej gati 1000 ton, ra në 2014, fara e saj është përhapur. Në vitet në vijim, kultura u përhap në të gjitha malet, duke e bërë Shqipërinë prodhuesi më i madh në Bashkimin Evropian. Policia italiane fluturon mbi territorin shqiptar për gjashtë vjet në kërkim të plantacioneve të drogës.

Në vitin 2017, aeroplanët e saj shqyrtojnë një të katërtën e territorit shqiptar. Shumë e përsosur për të qenë i sinqertë. Shfaqja e organizuar nga autoritetet është ndërprerë disa herë: korrupsioni, lidhjet me krimin e organizuar … skandalet goditën gjirin e qeverisë. Në një kohë kur Shqipëria dyfishon përpjekjet e saj për të hapur negociatat për pranimin e saj në BE – e cila do të diskutohet në Këshillin Evropian të enjten – shumë janë duke pyetur: lufta kundër trafikantëve e udhëhequr për pesë vjet nga Edi Rama është vetëm një shaka?

Për oficerin e policisë shqiptare, Dritan Zagani, nuk ka dyshim për përgjigjen. I zhvendosur në Zvicër në azil politik që nga viti 2015, ai ishte i pari që denoncoi lidhjet mes autoriteteve të vendit të tij dhe grupeve kriminale.

“Para vitit 2013, pata një luftë të vazhdueshme ndërmjet trafikantëve dhe policisë. Kriminelët kanë ardhur në pushtet, “thotë Zagani, i cili, nga viti 2009 deri në vitin 2014, ka qenë aktiv kundër trafikut në Itali. Gjatë hetimeve të tij, ai vuri re prania e një makine të dyshimtë: ngjyrë të zezë, ajo përdoret rregullisht nga trafikantët.

“Kam marr numrin e pllakave dhe e kam kontrolluar atë në sistem. Pronari i automjetit: Saimir Tahiri, Ministri i Brendshëm “, thotë polici. Zagani pastaj i dërgon eprorëve të tij një raport që mbetet i paplotësuar … dhe shumë shpejt e gjen veten nën ndikimin e një hetimi të brendshëm, i akuzuar për ofrimin e informatave për kolegët italianë. Pas tetë muajsh “për të jetuar si një i dëbuar”, ai vendos të kërkojë azil në Zvicër.

“Kolumbia e Evropës”

Më tej në jug, edhe autoritetet greke nuk janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin e tyre me homologët e tyre shqiptarë. Një shembull? Në vjeshtë 2016, Athina kthehet në Tiranë një raport prej më shumë se 1,000 faqesh mbi Klement Balilin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Pronari i një hoteli luksoz në bregdet, ky biznesmen ishte deri vonë në postin e drejtorit të transportit të rajonit kufitar të Sarandës. Grekët e akuzojnë atë si ‘koka’ e një karteli të gjerë të drogës. Pavarësisht nga një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Interpol, Shqipëria nuk ka reaguar dhe ai është ende në arrati … “Paratë e drogës janë bërë para politike”, tha Fabian Zhilla, një specialist shqiptar i krimit të organizuar. Partitë politike kanë mbështetësit e tyre vendas, të cilët financojnë fushatat zgjedhore me paratë e drogës “.

Larg nga të qenit vetëm një çështje e policisë, trafiku i drogës peshon mbi shoqërinë në tërësi. Rritja ekonomike e PBB-së tregon më shumë se 3%, por është larg përfitimit të shumicës së shqiptarëve. Shumë denoncojnë mbajtjen e parave nga droga në ekonominë reale.

Në Tiranë, vendet e ndërtimit janë duke u rritur dhe hotelet luksoze po shfaqen në këtë vend, i cili megjithatë mbetet një nga më të varfërit në Evropë.

“Ne kemi për të strehuar më shumë se 20,000 banorë të rinj në qytet një vit”, u përgjigj kryetari i bashkisë së Tiranës.

Por edhe FMN-ja nuk është i bindur nga këto partneritete publike-private, pasi mbeten të dyshimta lidhjet me origjinën e financimit të bumit të strehimit të kryeqytetit.

Rasteve të korrupsionit, të lidhur me skandalet e krimit të organizuar dhe dështime të tjera të “luftës pamëshirshme kundër drogës” Edi Rama nuk e ka penguar Komisionin të ftojë shtetet anëtare për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por a do të jetë e mjaftueshme procesi i integrimit, ky “shërim” i shpresuar nga Kryeministri, për të vrarë korrupsionin dhe krimin e organizuar? Tani për tani, faktet duken larg përmbushjes së pritjeve të Brukselit …/Pamfleti

“Paratë nga droga janë bërë paratë e politikës”/ Franca ia plas në sy Ramës arsyen e vetos Read More »