Aurora

Korçarët ia gjejnë burimin lekëve, shesin këtë bimë me 18 mijë lekë kilogramin

Rajoni juglindor është duke u orientuar gjithnjë e më tepër drejt bimëve medicinale, ndërkohë që sa vjen e reduktohet sipërfaqja e kultivuar me prodhime tradicionale.

Fermerët e fushës së Korçës tregojnë se tregu më i sigurt, por edhe fitimet më të mëdha ndërkohë që kostot më të ulëta i bëjnë ata të zgjedhin këto kultura, duke braktisur dhe duke lënë mënjanë prodhime si gruri, qepa, patatja, apo edhe të lashtat.

Një kilogram lulekuqe e tharë shkon nga 1.700 deri në 1.800 lekë, ndërsa lule ciani shitet 800 lekë për kg, mëson TCH.

Këtë vit, në rajonin juglindor përllogariten rreth 236 hektarë të mbjella me bimë të ndryshme, ndërsa vitin e kaluar kjo sipërfaqe ka qenë 196 hektarë.

Një prej faktorëve kryesorë që kanë ndikuar është tregu i sigurt për këtë prodhim, rreziku më i vogël i dëmtimit nga faktorët atmosferikë, e kosto më e ulët në mbjellje dhe kujdes./njekomb

Korçarët ia gjejnë burimin lekëve, shesin këtë bimë me 18 mijë lekë kilogramin Read More »

”The Points Guy”: Ishujt e Ksamilit, destinacioni magjepsës për vitin 2018

Me një vijë të pafundme bregdetare dhe të larmishme mund të jetë e vështirë të zgjedhësh se cili plazh në Europë është i denjë për t’u vizituar në vitin 2018.

Në këtë dilemë, turistëve iu ka ardhur në ndihmë “The Points Guy” një website udhëtimesh amerikane që depërtoi në brigjet e Europës për të gjetur disa nga pikat më të mira për çdo plazh për vitin 2018.

The Points Guy ka renditur 15 plazhet më të bukura në Europë për vitin 2018 ku surpriza është Ksamili i cili renditet në vendin e dhjetë mes plazheve mahnitëse të Spanjës, Kroacisë, Francës.

Në këto destinacione, arrihet falë linjave të reja ajrore, ku ju zgjidhni të kaloni pushimet mes ngjarjeve kulturore, të luani në rërë, të notoni në det ose thjesht të shijoni diellin në këto destinacione europiane këtë verë.

TPG shkruan në artikullin e tij për ishujt e Ksamilit se Riviera shqiptare është po aq e mrekullueshme sa Rivierat italiane apo franceze.

“Ju nuk mund të keni dëgjuar për Rivierën Shqiptare, por është po aq e mrekullueshme sa Rivierat italiane apo franceze, me përjashtim të buxhetit shumë më të mirë. Ishujt e Ksamilit janë një koleksion simpatik i ishujve të pabanuar, të cilët mund të eksplorohen vetëm me një udhëtim të shkurtër me varkë larg gadishullit të Ksamilit. Ju madje mund të notoni mes disa ishujve në ujërat e cekëta”, shkruan “The Points Guy”.

“Gjithashtu duke iu treguar miqve tuaj se jeni duke pushuar në Rivierën shqiptare, tingëllon shumë magjepsëse dhe aventureske, gjithashtu! Për të arritur këtu, linja ajrore e re Air Albania mund të fillojë të fluturojë në rrugët evropiane këtë verë./atsh

”The Points Guy”: Ishujt e Ksamilit, destinacioni magjepsës për vitin 2018 Read More »

Kukan reagon pas vendimit: Jam gati të ec me ju drejt pranimit

Gjatë ditës së sotme ka patur reagime të shumta në lidhje me vendimin e marrë nga ministrat e Jashtëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian vitin e ardhshëm. Pas ambasadorit amerikan Donald Lu, ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, tashmë ka reaguar edhe eurodeputeti Eduard Kukan.

Ai ka përshëndetur vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sipas ”TemA” ai nënvizon faktin se të 2 vendet kanë avancuar me axhendën e integrimit në BE dhe se e meritojnë datën e përcaktuar.

“Përshëndes konkluzionet e djeshme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Dua të përgëzoj të dy vendet për përparimin e bërë në axhendën e integrimit në BE. Ato meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit.

Një vit u është dhënë vendeve të vijnë në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE.

Unë mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre në axhendën e reformave.

Pres që të punoj me partnerët tanë gjatë muajve të ardhshëm dhe jam gati të ec me ta në rrugën drejt negociatave të pranimit “, nënvizon Kukan.

Kukan reagon pas vendimit: Jam gati të ec me ju drejt pranimit Read More »

Detaji: Jo Basha por Topalli në kartolinën e KE-së. Ç’ka dashur të thotë Brukseli?

Në një spot të përgatitur nga KE lidhur me hapjen e negociatave, e përcjellë për publikun edhe nga kryeministri Rama nëpërmjet një statusi, në 38 sekonda hasen vetëm dy frymorë politikë shqiptarë, të cilët janë dhe preludi i mesazhit: Edi Rama dhe…Jozefina Topalli.

Kjo e fundit shfaqet nga mesi i videos, cilësuar si kartolinë nga Rama, ku në strishën nën bustin e saj lexohet: “Shqipëria bëri zgjedhjen e qartë për të ndjekur rrugën drejt BE-së”.

Po pse është zgjedhur pikërisht znj. Topalli për t’u lidhur vizualisht me këtë kumt?

Lexohet qartë në këtë zgjedhje një lloj sajdisje europiane ndaj opozitës, për t’ja njohur dhe asaj meritat e rrugës së integrimit. Po pse me znj. Topalli si përfaqsuese e jo z.Basha, kreun aktual të PD-së, ndërkohë që ish-gruaja e fuqishme e demokratëve nuk është më aktive në politikë?

Mund të ishte vendosur dhe znj.Bregu, përfaqsuesja simbol e PD-së në kauzën europiane. Por gjithsesi, parë me etikën e ekuivalencës politike, duhej të ishte kryetari Basha.

Vështirë të besohet se ka qenë një pakujdesi, pasi nëse materiali është kuruar në Bruksel, çdo detaj shikohet me lupë dhe mirëpërzgjidhet.

Kështu që mbetet, referuar kodeve të gjuhës politike, që vendosja e znj.Topalli të përmbajë një mesazh. Njëri është fshikullimi i z.Basha, e tjetri mospajtimi me faktin se figura si Jozefina Topalli duheshin mënjanuar.

Kjo e fundit, përveçse një përfaqsuese e kulluar e së djathtës dhe me profil të pakopromentuar politik, ishte dhe një ithtare e zellshme e diplomacisë integruese gjatë kohës që drejtoi Kuvendin shqiptar. /tesheshi.com/

Ndiqeni detajin:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155913804076523/?t=0

Detaji: Jo Basha por Topalli në kartolinën e KE-së. Ç’ka dashur të thotë Brukseli? Read More »

Qershori po na sjell dimrin?! Ky qytet sapo është mbuluar nga bora

Dimër në qershor? Temperaturat e ftohta që kanë vijuar gjatë këtyrë ditëve duket se kanë ndikuar edhe në ndryshime të mëdha klimatike.
Një zonë malore në Slloveni është përfshirë nga dëbora.

Mësohet se Bredarica është një majë malore në Alpet Juliane dhe ndodhet në 2.541 metra mbi nivelin e detit. Megjithëse kulmi më i lartë i Triglav është shumë afër, bora që ra në Kredarica këtë mëngjes nuk është aq e zakonshme në fund të qershorit.

Temperatura e ajrit të sotëm, e matur në flladin e dëborës, ishte -0.6 gradë Celsius. Instituti Hidrometeorologjik i Sllovenisë njoftoi këtë mëngjes se pesë centimetra borë ranë Kredaricë në orën tetë të mëngjesit.

E sipas të dhënave nga Instituti Hidro-Meteorologjik (ARSO), temperatura aktuale në Kredarica është 1 gradë celsius, dhe bora vazhdon të bjerë herë pas here.

Qershori po na sjell dimrin?! Ky qytet sapo është mbuluar nga bora Read More »

Negociatat! Basha nën presion për revoltë kundër Ramës!

Që në orët e para të mengjesit në oborrin e PD u vu re një dyndje e pazakontë. Jo vetëm militante por dhe kundërshtare të deklaruar te z.Basha si z.Besnik Mustafaj u grumbulluan jo pa qëllim te PD. Mustafaj shoqërohej nga ish eksponentë të lartë  të opozitës, ish drejtorë e ish ambasadorë. Kryefjala ishte të detyrojnë Lulzim Bashes t’i prijë një sezoni pa kthim protestash deri në revolte për rrëzimin e Edi Ramës.

Sipas burimeve  të sigurta ka një fryme qe atakon deklaratën e butë të z.Basha pas refuzimit nga BE për çelje të menjehereshme të negociatave. Si kunderpeshë skeptiket e kundershtarët e Bashës po grishin edhe ish-kryeministrin Berisha për një alternativë tejet më radikale duke e argumentuar se konteksti politik e ekonomik , shtuar kësaj dhe skandalet kriminale aktuale favorizojnë kauzat opozitare.

Zërat flasin për një variant pa zë të Bashës për vijimin në shtator të protestave. Por radikalët janë të pakënaqur dhe nuk duan të kaloje asnjë ditë. Ata janë entuziaste dhe nga largimi i dy ambasadorëve Lu e Vllahutin, të cilët i nominojnë si përkrahës të qeverisë Rama.

Basha po konsulton dhe disa aleatë ndoshta formalisht pasi duket se do ketë qëndrim jo aq agresiv dhe më tutje. Kjo do të zbehte besimin te Basha edhe ashtu të cenuar që prej marrëveshjes se 18 Majit të 2018./Pamfleti

Negociatat! Basha nën presion për revoltë kundër Ramës! Read More »

Negociatat vitin e ardhshëm, çfarë ka ”kurdisur” sot në orën 18:00 Edi Rama

Një ditë pas kthimit nga Austria, Edi Rama ka paralajmëruar një dalje për mediat në orën 18:00 para deputetëve dhe qeverisë. Ditën e djeshme ai reagoi në një status në Facebook ku u shpreh se Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar.

Ditën e sotme si kreu i Partisë Demokratike, ashtu edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë daljeve të tyre për shtyp e kanë cilësuar dështim mos hapjen e negociatave këtë vit.

Liderët e BE vendosën dje në Luksemburg se negociatat për Shqipërinë do të hapen në qershorin e 2019, ndërsa kanë lënë një vit kohë për të realizuar disa nga reformat kyçe, kryesoja ngritja e SPAK-ut.

Negociatat vitin e ardhshëm, çfarë ka ”kurdisur” sot në orën 18:00 Edi Rama Read More »

Kupolës së inkriminuar nuk i leverdisin negociatat, profesor Kabo tregon cili do jetë “fati” i shqiptarëve

Shqipëria do të duhet që të plotësojë “detyrat” edhe për një vit që t’i hapet porta për në familjen europiane. Por duke parë se kjo gjë ndodh pikërisht për shkak të kupolës të inkriminuar, duket se plotësimi i kushteve do të jetë sërish larg, pasi asnjërës nga palët nuk i leverdis hapja e negociatave. Një gjë të tillë kostaton edhe profesori Përparim Kabo, i cili në analizën e tij shkruan si më poshtë:

Dikur një politikan relevant shqiptar pat thënë se Shqipëria mund të pranohet në BE në 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë botrore pra do i takonte ditët e para të nëntorit 2018…Ne pritëm gjatë ditëve të qershorit 2018 në kuadër të 140 vjetorit të Kongresit të Berlinit duke besuar në atë që njihet prej ca vitesh si procesi i Berlinit…Përgjigjia erdhi shihemi nga qershori 2019-s!

…Palët politike tashmë të ndara e në armiqësi do të vrapojnë ta lexojnë njëra si një fitore se hapja e negociatave është kryer dhe vetëm është shtyrë në kohë për një vit-qershor 2019. Pala tjetër do e lexoje situaten si një kohë për anarki me qëllim sulmin ndaj qeverisë aktuale dhe asfiksmin institucional të vendit duke bllokuar proceset reformuese nën monitorimin e partnerëve ndërkombëtar pa çka që edhe këta ndryshime janë duke ecur aq avash sa të duken si të pamundur të kryhen si duhet dhe kur duhet

…Ne si qytetar të këtij vendi duhet të lexojmë me mendje të kthjellët dhe me atdhedashuri përgjigjen e BE-s me qëllim që Shqipëria atdheu ynë ta meritojë futjen në BE, ndaj le ti shohim kushtet e BE-s

…1-REFORMA ZGJEDHORE (leximi parë, përgjegjësia është e atyre që e hartojnë reformën, forcat politike dhe aprovimi në Parlament. Leximi dytë, përgjegjësia është e klasës politike. Përfundimi nuk morrëm përgjigje pozitive sepse sistemi zgjedhor nuk ka dhënë garanci të një demokracie funskionale dhe se për pasojë institucionet janë të kapura deri nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë nuk japin garanci. PËRGJEGJËSIA e KLASËS POLITIKE.

2- BE kërkon luftën kundër KRIMIT TE ORGANIZUAR. Po çfarë do të thotë krim i iorganizuar? Organizatat kriminale të trafiqeve, të pastrimit të parave dhe akteve të rënda kriminale që veprojnë në një treg lokal dhe rajonal e global, kanë shtënë në dorë segmente të shtetit dhe pushteteve, duke siguruar autoritet vendimmarrës dhe mundësi që të veprojnë jashtë kontrollit ligjor. Ata që janë në shtet dhe i ndihmojnë e bëjnë këtë krim të quhet i organizuar. Përfundimi…përgjgjësia është e institucioneve, organeve ligjzbatuese, atyre të taks-tatimeve, bankave dhe medias.

Kushti tjetër i BE-s 3-LUFTA KUNDER KORRUPSIONIT…Pra kemi një sistem korruptiv që ka kapur drejtësinë e cila është future në Veting me ritmin e breshkës dhe duhen 10 vite të mbyllet, kemi klasë politike me pasuri të pajustifikuar dhe një popull që varfërohet duke krijuar një shoqëri me një polarizim ekstrem vërtetuar kjo gjendje edhe nga institucione prestigjioze ndërkombëtare. Përfundimi sërish përgjegjësia bie te klasa politike, te qeverisja dhe organet e drejtësisë dhe ato të hetimit inteligjent.

KRYEPERFUNDIMI…Pyetja e thjesht e para dhe e fundit…Qershor 2018-qershor 2019 a mund të kryhen këto detyra shtëpie tek ne me këta institucione dhe me këtë klasë politike që kemi? Unë them jo. Pranoj mendim alternativ por me argumente bindëse dhe jo me entuziazëm që e shtyn procesin mbase në një kohë pa shifër…Historia vazhdon.

Pkabo 27 qershor 2018

Kupolës së inkriminuar nuk i leverdisin negociatat, profesor Kabo tregon cili do jetë “fati” i shqiptarëve Read More »