Aurora

Basha, Ramës: Lëri brockullat! Merre planin tonë dhe zbatoje

Nga takimi me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit në Elbasan, kryedemokrati Lulzim Basha, ftoi Kryeministrin Edi Rama që të pranojë planin me pesë pika të Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Ai tha se familjet shqiptare nuk kanë të ardhura që të blejnë bukë, mjekët dhe infermierët janë në rrezik përballë virusit.

“Planin me pesë pika ta marrë, t’i lërë broçkullat, e kemi bërë publike dhe ditë për ditë i themi merre këtë plan dhe zbatoje, se nuk ka të bëjë me konkurrencë politike. Batutat nuk hahen e nuk pihen. Si mund të thuash prit të vijë 25 prilli, të votojnë për mua dhe të shohim se çdo të bëhet, sot po flasim për 6 muaj kur njerëzit janë në pikë të hallit, e kemi bërë planin që ta zbatojë qeveria, mund të mos japin mrekulli, por një farë lehtësimi do e japin”, u shpreh Basha.

Ai kërkoi që plani i PD të zbatohet një orë e më parë, jo për qejfin e tij apo për inatin e Edi Ramës, por për të mirën e qytetarëve. /noa.al

Basha, Ramës: Lëri brockullat! Merre planin tonë dhe zbatoje Read More »

Greqia, zgjat kufizimet për shkak të Covid me shtetet fqinje

Shteti fqinj Greqia, zgjat kufizimet për shkak të ko ronavi rusit me shtetet fqinje.

Shkak për këtë zgjatje është bërë numri i madh i infektimeve, kryesisht në Athinë.

Kështu Greqia ka vendosur që kufiri me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, të mbetet mbyllur deri më 12 tetor.

Kësisoj mbetet në fuqi numri limit i kalimeve për kategoritë e lejuara në dy pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Nga Kakavija do të lejohen që të kalojnë 750 persona në 24 orë me test negativ ndaj Covid-19, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 qytetarë. /noa.al

Greqia, zgjat kufizimet për shkak të Covid me shtetet fqinje Read More »

Naftëtarët e Ballshit në ditën e tretë të grevës së urisë: ‘Na mbështesin të gjithë’

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë, ku kërkojnë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Duke folur për mediat paraditen e sotme, grevistët thanë se ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Vendi ku ndodhemi ka pak lagështirë dhe nuk i kemi kushtet e nevojshme. Nuk kemi pasur asnjë komunikatë nga institucionet shtetërore. Jemi 10 veta. Në grevë ky është një numër simbolik. Në grevë është i gjithë qyteti i Ballshit, na mbështesin të gjithë”, u shpreh njëri nga grevistët.

Ata shprehen të vendosur për ti shkuar grevës deri në fund, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Naftëtarët pretendojnë se kanë disa muaj, deri në mbi një vit rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë dhe se pavarësisht protesës në Tiranë, askush nuk i priti. /noa.al

Naftëtarët e Ballshit në ditën e tretë të grevës së urisë: ‘Na mbështesin të gjithë’ Read More »

Xheni Karaj rrëfen publikisht se kur ka kuptuar orientimin e saj seksual

Aktivistja Xheni Karaj ka rrëfyer publikisht se kur ka kuptuar orientimin e saj seksual ka menduar që të vriste veten.

E ftuar në “AbcNews”, Karaj tha se ka qenë një periudhë shumë e vështirë në jetën e saj, pasi ishte adoleshente dhe nuk kishte parë asnjë vajzë tjetër që ta kishte pranuar publikisht këtë gjë.

“Në periudhën e adoleshncës sime ne nuk kishim modele, kishin bërë coming out publik shumë pak.

Kjo periudhë për mua ishte shumë depresive, mendoja çdo ditë si të vdisja, sepse mendoja që nuk kishte vend në këtë botë për njerëz si puna ime,”– tha Xheni ndër të tjera.

Tashmë ajo e ka pranuar publikisht dhe bashkëjeton me partneren e saj.

Xheni Karaj rrëfen publikisht se kur ka kuptuar orientimin e saj seksual Read More »

Baton Haxhiu: Gjysma e familjes se Berishës është serbe.Berisha njeri i fëlliqt

Publicisti Baton Haxhiu, duke folur rreth polemikave me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, tha se vjehrra e tij ishte serbe dhe quhej Milica.

Gazetari dhe publicisti kosovar Baton Haxhiu ka thënë se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha është i pamëshirshëm dhe i fëlliqur në diskursin publik.

Ditë më parë, ish-lideri i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, kishte hedhur akuza të ashpra në drejtim të publicistit Baton Haxhiu, duke e quajtur atë “argat” të Serbisë, apo edhe duke i epur epitet të tilla si Stanishiqi.

Haxhiu tha se Berisha e ka tepruar, mjaft është mjaft, dhe nuk i ka hije një njeriut që ka pasur të gjitha ato poste publike të flas në këtë mënyrë.

Ai më tej ka folur për familjen e Sali Berishës, duke thënë se vjehrra e tij, Milica, është serbe.

“Gjysma e familjes se Berishës është serbe, Milica, është vjehrra e Sali Berishës, ndërsa ai po akuzon në mënyrë të pamëshirshëm serbët”, – ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Këtë deklaratë Haxhiu e ka bërë në emisionin Pressing , ndërsa ka treguar edhe se si nisi konflikti i tij me Berishën.

“Sali Berisha në pushtet e ka një diskurs të kontrolluar, jashtë pushtetit është i pamëshirshëm. Tjetër është njeri në tavolinë, kurse diskursin publik e ka dobësi njerëzore. Te ne në Kosovë thuhet i fëlliqt, në Shqipëri thuhet i marrë”, – është shprehur Haxhiu.

Ish-kryeministri Berisha shpeshherë e ka sulmuar gazetarin Baton Haxhiu, duke e quajtur atë bashkëpunëtor të ngushtë të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, madje argatë serbë, për planet e tyre mbi ndarjen e Kosovës.

-“Nuk thuhet në publik Baton Haxhiu është shef i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, një njeri serioz që i ka pasur të gjitha pozitat shtetërore nuk flet ashtu dhe të jetë pezhorative nuk ka kuptim”, – deklaroi Baton Haxhiu.

Gazetari ka treguar se përplasja me Berishën filloi pas një ligjerate që ai kishte mbajtur në UET, meqë kishte deklaruar se Berisha nuk mund të flasë për varfërinë, pasi nusja e djalit të tij publikon foto nga plazhet më të shtrenjta ku nuk shkon dot as Beyonce.

Baton Haxhiu njihet gjithsesi për qëndrimin pro politikave të kryeministrit Edi Rama.

/NOA.al

Baton Haxhiu: Gjysma e familjes se Berishës është serbe.Berisha njeri i fëlliqt Read More »

6 superfuqitë e ujit me limon, si ta përgatisni atë në mënyrën e duhur

Limoni njihet për vetitë e tij terapeutike dhe shumë njerëz e kanë kthyer në zakon të shëndetshëm, pirjen e një gote ujë me lëngun e një limoni të shtrydhur çdo ditë.

I pasur me acide organike, të tilla si acid citrik, limoni stimulon jargëzimin dhe zhduk etjen. Ky agrum ofron shumë veti të tjera terapeutike, duke qenë shumë i pasur me lëndë ushqyese.

Pirja e një gote uji me lëng limoni çdo mëngjes ofron dhjetëra veti terapeutike dhe më poshtë po rendisim 6 më të rëndësishmet.

-Shija e limonit është acide, por ndihmon në rritjen e sekretimit të acideve në urinë, kështu që efekti i tij në gjak dhe trup alkalizon dhe detoksifikon.

-Një gotë ujë me gjysmë limoni ka rreth 2 kilokalori, dhe përmban 10 mg kalium, 4 mg vitaminë C dhe 0.5 gramë fibra. Kjo përmbajtje përmirëson qarkullimin e gjakut.

-Uji me limon është një ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe faringitin. Ky rol i dobishëm vjen për shkak të pasurisë së vitaminës C që në masë tek limoni.

-Vajrat aromatikë të limonit dhe fitonutrientët si flavanonët shumëfishojnë aftësinë stimuluese të vitaminës C.

-Falë përmbajtjes së citratit, lëngu i limonit parandalon shfaqjen e gurëve në veshka.

-Uji dhe limoni ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes duke rritur numrin e qelizave të bardha të gjakut, qeliza të afta për të eliminuar viruset dhe bakteret, shkruan noa.al.

Përgatitja e ujit me limon është shumë e thjeshtë. Vendosni lëngun e sapo shtrydhur të gjysmë limoni (ose një limoni të tërë) në një gotë, pastaj hidhni pak ujë të vakët. Mos shtoni ëmbëlsues. Këtë pije konsumojeni me stomakun bosh, para se të hani mëngjes. /noa.al

6 superfuqitë e ujit me limon, si ta përgatisni atë në mënyrën e duhur Read More »

Rudina Hajdari rrëfen castet e fundit me të atit: ‘E dimë kush e tërhoqi këmbëzën’

Rudina Hajdari foli për vrasjen e babait të saj, Azem Hajdari, ku tha se e di kush ishin personat që tërhoqën këmbëzën dhe qëlluan mbi të atin.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Hajdari rrëfeu edhe momentet e fundit me babanë, ku tha se pak para ngjarjes ata kanë pirë një kafe, në të cilën Azemi kishte qenë shumë entuziast.

“Ishim në një kafe, babi ishte shumë entuziast, po na përqafonte. Mamaja ishte 7 muajshe shtatzënë. ishte një moment i ngrohtë dhe i bukur. Në momentin që u ndamë, rreth orës 8-8 e gjysmë, ai donte të shkonte në zyrë për të ndjekur lajmet. Në çast babi më mori ‘hopa’. Në momentin që u ndamë, ne po e prisnim në shtëpi, sepse do të vinte të hante darkë me ne. Pastaj ndodhi ngjarja, që ishte tronditëse për të gjithë Tiranën”, u shpreh Hajdari.

Pyetje: Cila është porosia më e rëndësishme që ke marrë nga babai? Hajdari: Ishte fakti që zgjohej në mëngjes, një rutinë që bënte çdo mëngjes, ku pinte kos ose qumësht, e merrte në dorë dhe dilte në oborr, ku e prisnin një varg njerëzish. Ai ulej aty dhe i priste, i takonte, të gjithë me radhë. Unë isha fëmijë dhe më bënte përshtypje që njerëzit rrinin në radhë dhe ishin të duruar që ta takonin. Ajo që më bënte përshtypje ishte fakti që ai nuk lodhje kurrë. Padyshim që ne e dimë gjithë ngjarjen dhe e dimë kush e tërhoqi atë këmbëzën. Edhe drejtësia e ka shpallur se kush kanë qenë ata persona, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë, kur Azem Hajdari ishte njeriu i shqiptarëve dhe është dashur prej të gjithëve.

Rudina Hajdari rrëfen castet e fundit me të atit: ‘E dimë kush e tërhoqi këmbëzën’ Read More »

Ushqimet që ju plakin më shpejt, duhet ti shmangni

Ndodh shpesh që nga pamundësia për të gatuar, mund të marrësh një ushqim të konservuar.

Por nuk duhet ta bëni më pasi studiuesit pretendojnë se ky lloj ushqimi stimulon plakjen e shpejtë.

Studiuesit nga Universiteti i Navarra në Pamplona, Spanjë, kanë zbuluar se ngrënia e ushqimit të përpunuar është e lidhur në mënyrë të konsiderueshme me plakjen qelizore.

Kjo përfshin ushqime si vakte të ngrira, bukë të paketuara, pije freskuese, ushqim të shpejtë, biskota të paketuara, ëmbëlsira, meze të kripura dhe madje edhe “ushqime të shëndetshme” si biskotat e ëmbëlsuara, drithërat dhe proteinat pluhur.

Pra, speli është që konsumoni sa më shumë produkte të freskëta. /noa.al/

Ushqimet që ju plakin më shpejt, duhet ti shmangni Read More »