Aurora

Julian Deda, aktori i njohur i humorit reagon për rritjen e pagave: ‘Shqipëria e mbytur në borxhe, ku i gjeti tani Rama Lekët’

Julian Deda, aktori i njohur i humorit, ka reaguar plot skepticizëm lidhur me vendimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama, për të rritur pagat për mjekët dhe mësuesit.

Në reagimet e tij politike, Julian Deda, flet si funksionar i PD-së, madje me ambicje për t’u bërë deputet i kësaj forve politike, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Edi paska vendosur të rrisë me 40% pagat për mjekët dhe 15% për mësuesit” – u shpreh ai.

“Në parim më pëlqen, por duke parë historikun qeverisës të rilindjes duket qartë që është një hile e ndyrë elektorale”, – tha Julian Deda.

Më tej ai e sheh vendimin, të mbushur me hipokrizi dhe interesa personale.

“Kishte 8 vjet kohë, por nuk i shkoi ndërmend të rrisë asnjë qindarkë, duke detyruar mbi 900 mjekë dhe mbi 2000 infermiererë të zhduken nga sytë-këmbët”.

“Pse u kujtua pikërisht tani, që Shqipëria është në borxh deri në fyt? Ku i gjeti lekët në këtë kohë, që është periudha më e errët ekonomike që ka përjetuar ndonjëherë ky vend? Ka vetëm një përgjigje: vota, karriga e tij, sapun për djath, dëshirë histerike, për të qëndruar në pushtet”.

“Shpresoj që shqiptarët të mos mbajnë mend fundin e sheqërosur të një procesi të gjatë dhe dramatik”, – u shpreh disi i revoltuar Julian Deda, me vendimin e sotëm të kryeminsitrit Rama, të cilin e konsdieroi hipokrit dhe të parealizueshëm.

/NOA.al

Julian Deda, aktori i njohur i humorit reagon për rritjen e pagave: ‘Shqipëria e mbytur në borxhe, ku i gjeti tani Rama Lekët’ Read More »

Monika Kryemadhi: Më 25 prill, LSI merr minimumi 40 deputetë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një intervistë për ‘Ilva Now’, deklaroi se partia e saj do të marrë një rezultat surprizë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kryemadhi tha se e bazonte optimizmin e saj tek zhgënjimi i socialistëve, duke theksuar se prit më 25 prill më shumë se 40 mandate.

Ndërsa fliste për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor në Parlament në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca qeverisëse, kryetarja e LSI-së tha se, nuk ka makinacion që ia heq fitoren opozitës.

“Edhe Taulant Balla t’i numërojë votat e opozitës nuk ka strukturë apo metodologji që të nxjerrë fitues Edi Ramën. E pamë lakuriq Edi Ramën. Deri tani e kishim parë biologjikisht, tani po e shohim politikisht. Rama shpreson të dëgjojë nga opozitës se nuk do të hyjë në zgjedhje”, tha znj. Kryemadhi.

Pavarësisht kësaj, kryetarja e LSI-së u shpreh se nuk beson se opozita ka gabuar me bojkotin e zgjedhjeve lokale.

“Beteja e 25 prillit ka marrë fund. Sot Rama ka opozitë socialistët e vet, minimumi do të dyfishojmë rezultatin. Me ndryshimet e mëparshme të 5 qershorit, LSI e fillonte dyshemenë e saj me 34 mandate, ndërsa sot e fillon dyshemenë me 40 mandate”, theksoi kryetarja e LSI-së.

“Do të jetë rezultat surprizë për shumë të tjerë, jo vetëm për Ilir Metën. 30% e administratës e votoi kundër në zgjedhjet lokale. Veprimet e njëanshme të Edi Ramës minimum do të dyfishojnë rezultatin e LSI-së, e them minimumi”, shtoi znj. Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Më 25 prill, LSI merr minimumi 40 deputetë Read More »

Basha: ‘Vendi nuk është i varfër por i vjedhur

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit që pati sot me sipërmarrësish të mëdhenj të sektorit të mobilerisë në Nikël të Fushë-Krujës, deklaroi se Biznesi i madh i goditur nga keqqeverisja, taksat e larta dhe mungesa e ndihmës.

Basha diskutoi me sipërmarrësit planin me 5 pika të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe ndihmën konkrete që ky plan i ofron biznesit drejtpërdrejt dhe konsumit në tërësi.

Ndër instrumentat e ndihmës që Basha përmendi në këtë komunikim me biznesin, ishin:

-Çeku prej 1000 euro për biznesin e vogël për 6 muajt e ardhshëm për të zbutur barrën e pagesave më urgjente;

-Vendosja e një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin dhe subvencionimi i çdo norme interesi mbi këtë nivel për kredimarrjet për investime dhe shpenzime operative.

-Zgjatja e afatit dhe zgjerimi i kritereve të përfitimit nga garancia sovrane në favor të një numri më të madh biznesesh prodhuese.

-Mbështetja e biznesit me një pagesë mujore prej 200 mijë lekësh për 6 muajt e ardhshëm për çdo punëtor që rimarrin në punë

-Pagesa mujore prej 160 mijë lekësh për çdo shqiptar që ka humbur punën dhe shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për 6 muajt e ardhshëm;

-Subvencionim i 50% të qirasë ose heqje e taksës së pronës për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj;

Ai shtoi se ky është plani për mbijetesën e biznesit deri me 25 prill, pasi sipas tij, vendi nuk është më i varfër, por vendi është i vjedhur.

Basha u zotua se programi i Opozitës nis me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme.

“Ne kemi vënë në themel të programit taksën e sheshtë 9%. Biznesi prodhues dhe eksportues do të marrë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare nga qeveria e Partisë Demokratike, siç mbështetet prodhimi dhe eksporti në çdo vend të rajonit dhe Europës.

Shpirti i sipërmarrjes shqiptare e ka shpëtuar Shqipërinë në momentet e saj më të vështira. Jam i sigurt se me qeverinë e Partisë Demokratike në krahun tuaj, do të jeni shumë më mirë ju, punonjësit tuaj dhe e gjithë ekonomia”, tha Basha.

Basha: ‘Vendi nuk është i varfër por i vjedhur Read More »

Vëllai xheloz i bën atë që ‘nuk e priste’ para lokalit (video)

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë një vajzë nga Delvina e quajtur Silda.

Ajo ka rrëfyer për jetën e saj, pasionin, dëshirat dhe për çfarë ka studiuar.
Gjatë rrëfimit, Silda ka treguar se ka një vëlla i cili ka qenë shumë xheloz më përpara për bashkëshortin e saj Sandrin, duke kujtuar një rast kur nuk e gjen tek shtëpia dhe shkon tek lokali ku ajo dhe Sandri po pinin kafe për t’u njohur më shumë dhe ai i xhiron gomat e makinës.

Silda: Unë kam ardhur t’i bëj një surprizë vëllait tim sepse ai është pak xheloz për bashkëshortin tim, por edhe për diçka tjetër.

Fillova studimet në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Dita ditës po kuptoja që unë nuk isha e interesuar për bilancet, për sistemet bankare, nuk isha e interesuar për asnjë lloj gjëje që kishte të bënte me ekonomikun. Unë gjithmonë gjurmoja një çelës për të bërë një poezi. Kur mbarova universitetin mendoja si të gjej një mënyrë për ta vazhduar part time letërsinë që aq shumë e doja, por nuk e gjeta mënyrë.
Më pas në jetën time vjen bashkëshorti, Sandri me një profil shumë të rregullt, të heshtur, një çun që nuk kërkonte vëmendje, që nuk reklamohej. E tërhoqi vëmendjen time ai djalë dhe nisëm një shoqëri shumë të pastër.

Kur do pija kafen e parë me Sandrin, në Durrës vjen Adi, vëllai im. Shkoi tek shtëpia dhe e gjeti derën mbyllur, i binte telefonit unë nuk përgjigjesha. Më pas i bie derës aq fort dhe e regjistron me audio dhe ma çon në Whats App që do të thotë hajde shpejt se po më ik truri. Ia hapa telefonin dhe i thashë të vërtetën që jam me një shok në kafe. Për 2 sekonda ka ardhur, ka xhiruar rrotat e makinës dhe Sandrit nuk i foli.

Ardit Gjebrea: U miqësuan më pas?

Silda: Në fillim Adi ishte pak skeptik, shfaqi disa nota xhelozie, por më pas u miqësuan.

Vëllai xheloz i bën atë që ‘nuk e priste’ para lokalit (video) Read More »

Rama: Iki nga politika, nëse nuk fitoj zgjedhjet e 25 Prillit

Kryeministri Edi Rama thotë se do të largohet nga politika nëse shqiptarët nuk e votojnë më në 25 prill 2021. Në këtë mënyrë Rama bëhet pasardhës i Fatos Nanos në PS, i cili po ashtu paralajmëroi dhe zbatoi pohimin e ikjes nga politika në rast humbjeje, gjë që ndodhi në vitin 2005.

Rama foli sot para socialistëve duke u shprehur se zgjedhjet e ardhshme do të fitohen sërish nga PS-ja.

Por në rast se shqiptarët nuk e besojnë për një mandat të tretë në krye të qeverisë, ai do të largohet nga politika, siç tha, me shumë mirënjohje për këto vite që ka qenë në krye të punëve të vendit.

“Ditën që mua shqiptarët nuk do të më votojnë më për të qenë kryeministër, do t’iu jap një përqafim të madh, dhe do t’iu lë vendin të tjerëve. Do t’iu shpreh të gjithëve mirënjohjen për mbështetjen që më kanë dhënë në gjithë këto kohë”, u shpreh Rama para gazetarëve.

Ai shtoi se në çdo qark që do të vendoste veten në listë do të merrte më shumë vota, dhe se në fakt listat e hapura e bëjnë të padrejtë garën mes kandidatëve, e veçanërisht atyre që duan të hyjnë rishtaz në politikë.

Rama shtoi se nesër në Kuvend do të kalojë ligji zgjedhor, pavarësisht pretendimeve kundër të PD-së dhe të LSI-së si dhe një pjese të opozitës parlamentare.

Është hera e parë që Edi Rama paralajmëron largimin nga politika në rast humbjeje. Disa analistë thonë se deklarata të tilla mund të ndikojnë në elektoratin e majtë.

/NOA.al

Rama: Iki nga politika, nëse nuk fitoj zgjedhjet e 25 Prillit Read More »

Ministrja Manastirliu me thirrje të fortë për gratë e vajzat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat të cilat thotë se e kanë vetë në dorë të shmangin rrezikun që tumori i gjirit i shkakton shëndetit.

Sipas saj, mamografitë në spitale dhe ato të lëvizshme, po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave, në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në tetor, por gjatë të gjithë vitit.
“Në këtë muaj të Tetorit Rozë🎀, si grua, bijë dhe nënë, kam një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat:

Sot, e ke vetë në dorë që, përmes DIAGNOSTIKIMIT TE HERSHËM, të shmangësh rrezikun që tumori i gjirit i shkakton shëndetit.

Bëhu ti vetë mbrojtëse e shëndetit tënd, e mirëqenies së familjes tënde, në një betejë që fitohet!
Mamografitë tona në spitale dhe ato të lëvizshme, po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave, në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në tetor, por gjatë të gjithë vitit.”, shkruan ministrja.

Ministrja Manastirliu me thirrje të fortë për gratë e vajzat Read More »

Ja surprizat e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme nuk do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se do të kemi një mot me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 29 gradë.

PARASHIKIMI:
Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat malore ndërsa ultësira perëndimore vijon me mot të kthjellët deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave në ekstremin verior por pa shi. Edhe nata parashikohet të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike. temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 6 ballë.

Ja surprizat e motit për ditën e sotme Read More »

Pse u bëre pjesë e PS-së?/ Reagon aktorja Arjola Demiri: Kam tre fëmijë dhe punoj me ndershmëri

Aktorja Arjola Demiri pak ditë më parë shprehu mbështetjen e saj për Partinë Socialiste dhe përfshirjen në politikë, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ndonëse ajo nuk saktësoi se për çdarë përfshirjeje bëhet fjalë, mësohet se Arjolës i është propozuar që të kandidojë për deputete, nën siglën e PS-së, gjatë zgjedhjeve të ardhshme, në qarkun e Kukësit, më konkretisht në vendlindjen e saj, Tropojë.

Por pas vendimit të saj për tu përfshirë në politikë, Arjola Demiri u përball me komente negative, ku disa hamendësuan se ajo po përdoret nga politika, ose po e pëdor atë, për të hedhur hapa në karrierë dhe për të bërë para, pa meritë.

Gjatë një interviste në “Wake Up”, aktorja iu përgjigj këtyre komenteve.

Arjola Demiri theksoi se ka dalë edhe në mbrotje të Teatrit Kombëtar dhe është vetëvetja.

“Jam një vajzë që eci vetë në jetë, nuk kam nevojë që të futem në politikë për të ecur përpara. E kam parë të sinqertë afrimin tim tek PS”.

“Çfarë më preku është që dikush, që s’dua tia përmend emrin, kishte shkruar se kush është kjo që do të përqaset në PS, sepse nuk ka thënë dy fjalë për Teatrin, i kam dalë në mbrojtje sepse kështu i bie të mos jem artiste”.

“Jam nënë e tre fëmijëve dhe kam pasur mjaft angazhime”.

“Nuk mund të dal të protestoj dhunshëm, por qytetarisht. Komentet që kam marrë nga ky zotëri ishtë ofenduese për një femër që po mundohet të punojë ndershmërisht dhe të mbajë e të rrisë fëmijët e saj ndershmërisht”.

“Njerëzit cektësisht prekin jetën time, thonë fjalë që buk janë, prekin vetëm familjen time, mua personalisht jo sepse vazhdoj të jem me këmbë në tokë dhe ta di shumë mirë se kush jam,”- tha aktorja, në reagimin e saj, lidhur me vendimin për t’u përfshië në PS.

/NOA.al

Pse u bëre pjesë e PS-së?/ Reagon aktorja Arjola Demiri: Kam tre fëmijë dhe punoj me ndershmëri Read More »