Aurora

Shqipëria ka një ndër flamujt më të vjetër në botë

Të gjurmosh origjinën e saktë të çdo flamuri nga e gjithë bota mund të jetë e vështirë pasi shumë prej tyre nuk kanë histori konkrete. Disa nga flamujt më të vjetër kanë histori që bazohen në legjenda, të cilat mund të mos jenë të sakta

Por faqja oldest.org ka bërë një përzgjedhje, sipas vitit kur ata janë përdorur për herë të parë.
Rezulton se flamuri shqiptar renditet ndër 10 flamujt më të vjetër në botë, përkatësisht në vendin e katërt.

Vendin e parë në këtë renditje e zë flamuri i Danimarkës, i përdorur që prej vitit 1219, vendin e dytë flamuri i Austrisë në vitin 1230, ndërsa në vendin e tretë qëndron flamuri i Letonisë që i ka fillesat e tij në vitin 1279.

Flamuri shqiptar rezulton të jetë përdorur për herë të parë në vitin 1443, ndoshta edhe më herët, ndërsa viti i miratuar zyrtarisht është 1912. Imazhet e një shqiponje të zezë dykrenare në një sfond të kuq u përdorën nga familjet fisnike të Shqipërisë që nga Mesjeta.

Shqipëria ka një ndër flamujt më të vjetër në botë Read More »

Stresi kritikohet nga e ëma e tij: Nuk të ka hije, je i rritur tashmë! / Ja si i përgjigjet këngëtari

Ditën e djeshme Stresi bëri një postim ku bënte me dije se do të publikonte shumë shpejt një këngë.

“Po foli i fundi” titullohet kënga më e fundit, të cilën ua kushton njerëzve të tij që e kanë tradhtuar. Në videot e publikuara nga ai në Instastory, nuk mungojnë as të sharat.
Por, personi i parë që ka reaguar menjëherë pas këtyre fjalëve, është mamaja e tij.

Edhe pse gjithmonë i ka dalë në krah, ajo e ka këshilluar Stresin që të heqë dorë nga ky fjalor, sepse tashmë është në moshë të pjekur dhe nuk i ka hije.

“Fillo nga pak të heqësh fjalorin e pistë dhe të sharat në story! Djali im, je në moshë të pjekur e nuk të kanë hije tash se ke sedër dhe zemër të madhe. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak!”- i shkruan ndër të tjera ajo të birit.

Stresi e ka publikuar këtë mesazh në Instastory dhe shkruan: Arsyeja pse nuk dua të jem i keq me njerëzit është nëna ime! Por, do vijë dita juaj së shpejti!”

Stresi kritikohet nga e ëma e tij: Nuk të ka hije, je i rritur tashmë! / Ja si i përgjigjet këngëtari Read More »

Pas 32 vitesh pritje,mjeku shqiptar në SHBA bëhet baba/ Emri që i vendos djalit, emër ilir

Skënder Murtezani është një epidemiolog shqiptar i njohur në SHBA. Pesë ditë më parë, ai është bërë baba pas 32 vitesh pritje. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë doktori përmes një postimi në ‘Facebook’.
“Dje në Flushing Queens në spitalin NYPQ Lindita ime lindi Bersant Murtezanin tone. Mire se na erdhe shpirti jonë”. Mirëpo, sot në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, ai ka zbuluar disa nga ndjesitë dhe emocionet e këtij momenti.

Murtezani ka treguar se i biri ka ardhur në jetë nga martesa e tij e dytë me Linditën, e cila është nga Korça.“Jam shumë i lumtur se kështu është bërë një kombinim. Ajo është nga Korça dhe është rritur në Tiranë , unë nga Tetova”, tha ai. Më tej, doktori ka deklaruar se emrin e djalit e ka zgjedhur nga ilirët, Bersant dhe është mirëpritur nga stafi mjekësor ku punon.

Pas 32 vitesh pritje,mjeku shqiptar në SHBA bëhet baba/ Emri që i vendos djalit, emër ilir Read More »

Rama flet për skandalin e sanitares: ‘Nuk ka pyll pa derra’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, dy ditë pas skandalit të sanitares-mashtruese të spitalit Covid 2, e cila akuzohet se i ka marrë vajzës së një pacienteje, 8 mln lekë të vjetra, duke u hequr si inferimere, për një shërbim më të mirë.

Gjatë një inspektimi në qendrën e re shëndetësore nr.1 në Tiranë, Rama ka thënë se bëhet fjalë për një rast të izoluar.

Sipas, tij, është e rëndësishme që sanitarja Tira Alldervishi nuk ka pasur lidhje me mjekë dhe inferimerë.

“Jam mirënjohës për mjekët dhe infermierët, sidomos për ato që punojnë këtu dhe në këtë situatë kaq të ngarkuar. Jam i keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që cenon imazhin, reputacionin dhe punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe krijon perceptimin që kjo është një mënyrë e të punuarit. Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer në atë ngjarje është puna e bërë nga gazetarët investigativë, se kanë nxjerrë në pah një llum, tejet të papërtypshëm. Do thoja që investigimi i tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte i lidhur me mjekët dhe të ishte zinxhir”.

Për shefin e qeverisë, skandali është një kambanë alarmi për shoqërinë, edhe pse raste të tilla janë të pashmangshme për të ndodhur.

“Duhet të jetë një kambanë alarmi, për njerëzit që janë në alarm, që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla se ne jemi në dispozicion, – tha Rama. – E dimë që nuk ka ‘pyll pa derra’, siç nuk ka asnjë sistem ku s’mund të gjenden fundërrina të tilla, por kjo nuk e zhbën sakrificën dhe madje në këtë rast heroizimin. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe ju jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm nuk keni lënë njeri rrugëve, por keni përballur rrezikun, edhe pse ju janë kanë garantuar mjetet mbrojtëse”.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës caktoi më herët ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për sanitaren e Covid 2, Tire Alldervishi, me akuzën e mashtrimit më shumë se një herë. Për fat të keq, nëna e denoncueses, ndërroi jetë pas 28 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”. /noa.al.

Rama flet për skandalin e sanitares: ‘Nuk ka pyll pa derra’ Read More »

Saimir po i merr të gjitha me radhë, bukuroshja e lë me ‘gisht në gojë’: Nuk pranoj t’a puth, kam respekt për veten

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, edhe Enxhëll, një prej vajzave që ka pasur disa takime me Saimirin, ka folur për takimet e javës së fundit dhe puthjet që Saimiri kishte shkëmbyer me Flavian, Merin dhe Generdën.

Ajo ka cituar fjalët e opinionistes Jerina Lalaj, kur tha se konkurrentet e “Love Story” janë ‘lojtare shahu’, duke nënkuptuar që në fund do të dalin të gjitha një nga një.
“Më duket sikur ne vajzat e Love Story po bëhemi më të emancipuara, por s’e di. Siç e ka thënë edhe Jerina, jemi të gjitha lojtare shahu dhe kur kemi ardhur, i kemi marrë parasysh gjërat. Egoja ime nuk do ta pranonte puthjen”,- tha Enxhëll pas pyetjes si është ndier kur Saimiri ka puthur vajzat në takimet e tij.

E pyetur nëse do të sillet ndryshe me Saimirin tashmë që ai ka puthur disa nga vajzat, Enxhëll është shprehur se është konfuze.

“Normalisht që po. Kemi qenë 18 vajza, nuk mund ta quaj Saimirin partnerin tim, por unë dua ta puth partnerin tim. Jam pak konfuze”,- theksoi bukuroshja nga Gjirokastra.
Më tej, Enxhëll ka deklaruar se nuk do ta puthte Saimirin, pasi ka respekt për veten e saj më shumë se për të.

“Jo, sepse në radhë të parë, para se të kem respekt për Saimirin, kam shumë respekt për veten time dhe nuk dua ta bëj atë gjë”,- ka thënë Enxhëll. /class

Saimir po i merr të gjitha me radhë, bukuroshja e lë me ‘gisht në gojë’: Nuk pranoj t’a puth, kam respekt për veten Read More »

Einxhëll e ‘Love Story’: Jam nusja ideale!

Gjatë një intervistë për programin “Daily Love Story”, Einxhëll ka rrëfyer se si e përfytyron ajo një ditë me Saimirin.

Ajo foli për marrëdhënien që dëshiron të ketë me prindërit e partnerit të saj dhe e ka quajtur veten si nusja ideale.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Nuk e di pse mendoj që nëse një mashkull kur është në shtëpi vetëm, shtëpia do të jetë bërë shumë rrëmujë. Do e nisja nga punët e shtëpisë, i kam me merak t’i bëj vetë. Do ia sillje mëngjesin partnerit në shtrat? Nëse ai do më shërbente mua të parës, pse jo. Por gjithmonë pas atij. Varet nga situata por do më pëlqente ta bënte burri i pari për mua. Për mëngjes më pëlqen të bëj petulla me mjaltë ose me reçel ose omletë me djath. Kurse të dielave në mëngjes trahana. Gjyshja ime e ka bërë si traditë që çdo të diel në mëngjes kemi trahana.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Familja është shumë e rëndësishme për mua dhe kam një shembull të mamit tim që me gjyshen kanë shkuar shumë mirë. Sikur kanë qenë nënë e bijë. Pse jo, më pëlqen të jetoj me ta. Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde? Unë kam shembullin më të mirë nga familja ime, se çfarë kam dëgjuar pastaj jo vjerra e keqe…mendoj që të dyja kanë ato gjërat e mira apo të këqija, por duhet të dish të komunikosh. Unë pretendoj gjithmonë që të mësoj nga një më e madhe dhe kam dëshirën t’i rregulloj gjërat. Jam nusja ideale.

Einxhëll e ‘Love Story’: Jam nusja ideale! Read More »

Ana e Për’Puthen zbulon ‘të pathënat’: ‘Unë jam ndjerë e fyer shumë keq’

Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Ana Lleshi ka qenë e ftuar ditën e djeshme në “Trotuar”, ku tregoi disa detaje të jetës së saj që nuk i dinim.

Ajo u shpreh shumë e fyer në lidhje me veprimin e Arjonit, ku theksoi se është në proces gjyqësor. Në lidhje me pyetjen se si do të reagonte nëse do të ndihej e ngacmuar sek sualisht ajo tha se do të dilte e parrulla duke e treguar atë që mund t’i ndodhte.
“Unë jam ndjerë e fyer shumë keq, ashtu si çdo femër. Nëse do të ndodhte që të më ngacmonin sek sualisht do të dilja me parulla se më ndodhi kjo gjë dhe pikë. Po të hedh unë gurin e parë do ta bënin dhe shumë pas meje. Unë jam në një proces gjyqësor dhe s’më lejohet fare të flas për këtë temë”, tha Ana.

Ana e Për’Puthen zbulon ‘të pathënat’: ‘Unë jam ndjerë e fyer shumë keq’ Read More »

Moderatorja,komentuesve: ‘Shpresoj që ju të keni bërë, ose të bëni për nënat tuaja, qoftë edhe çerekun e përpjekjeve që kam bërë unë për ta patur sa më gjatë pranë mamanë time’

Moderatorja Fiori Dardha h umbi nënën e saj pak ditë më parë.

Fiori tregoi më herët se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit.

Ajo shpesh herë postonte foto me të ëmën, sikur ta ndjente që një ditë do e humbiste.

Lajmin për humbjen e saj e dha vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në Instagram.

Sot ajo ka postuar një foto të nënës së saj ku veç kujtimeve, u është përgjigjur edhe njerëzve që e kanë gjykuar për faktin që ka qenë aktive në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta të mamasë.

“P.S: Këto netë, qe gjumin ma ka vjedhur dhimbja, kam lexuar tek – tuk, edhe komente te tipit: “Nëna i ka nderruar jetë, kjo ka shkruar status?” Për këto lloj gjallesash kam vetëm një përgjigje: “Shpresoj që ju të keni bërë, ose të bëni për nënat tuaja, qoftë edhe çerekun e përpjekjeve që kam bërë unë për ta patur sa më gjatë pranë mamanë time!”– shkroi Fiori.

Moderatorja po ashtu kaloi edhe Covid gjatë ditëve të fundit. /NOA.al

Moderatorja,komentuesve: ‘Shpresoj që ju të keni bërë, ose të bëni për nënat tuaja, qoftë edhe çerekun e përpjekjeve që kam bërë unë për ta patur sa më gjatë pranë mamanë time’ Read More »