Edhe pse javën e kaluar teksa po futej në Kuvend është gjobitur për shkak se nuk kishte maskë, deputeti Kujtim Gjuzi vazhdon të këmbëngulë se nuk e njeh Aktin Normativ dhe nuk do ta mbajë maskën
Ai tha sot në Kuvend se mjekët nuk e rekomandojnë atë në ambientet e hapura.
Deputeti Kujtim Gjuzi ditën e sotme në senacën plenare është shprehur kundër mbajtjes së maskës.
“Unë kam marrë një gjobë nga policia e shtetit, nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur nuk vijnë në kuvend, protestoj me forcë”, tha Gjuzi.
“Kam refuzuar ta mbaj. Kujtim Gjuzi nuk e mban maskën pasi sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare të Shkencave nuk këshillohet në ambiente të hapura, në ambinete të mbyllura po”.
“Unë nuk do ta mbaj në ambiente të hapura dhe të mbyllura maskën,” u shpreh Kujtim Gjuzi, për debatin nëse maska duhet mbajtur apo jo në rrugë, ose ambjente të tjera.
Nuk ka më të shijshëm se mishi dhe perimet nga furra
Përbërësit:
– 400 g mish pule;
– 300 g patate;
– një qepë e vogël;
– karota;
– 2 speca;
– një kub viçi për supë;
– kripë;
– piper;
– erëza, sipas shijes.
Përgatitja:
Lyeni një enë me pak yndyrë apo vaj, varësisht nga ajo që përdorni.
Pritni mishin e pulës në bërxolla të holla, ndërkaq perimet pritni në kube.
Shtoni erëzat dhe kubin e shkrirë për supë. Qitni ujë, pastaj mbuloni enën me folie, në mënyrë që të vlojë më mirë.
Piqni në 180 gradë afërsisht një orë, apo derisa të zihet mirë.
Kur të bëhet gjysmë e pjekur hiqni folien në mënyrë që mishi të piqet më mirë.
Marrëdhënia mes nuseve dhe vjehrrave është mjaft delkikate, dhe në shumicën e rasteve e predispozuar për të shkuar jo edhe aq mirë.
Por duhet të anashkaloni disa gabime në mënyrë që të keni raport korrekt me vjehrrën tuaj.
Mos e trajtoni si një bezdi në jetën tuaj
Ju duhet të trajtoni vjehrrën tuaj ashtu si ju do të silleshit me dikë që sapo e keni njohur dhe doni të krijoni një marrëdhënie të mirë.
Nuk duhet të bërtisni me një mik apo bashkëpunëtor të ri apo jo?! Kështu që nuk duhet ta bëni këtë me asnjë nga anëtarët e rinj të familjes tuaj derisa të keni krijuar një respekt të vërtetë.
Ndaloni së supozuari që të dyja doni të njëjtat gjëra për marrëdhënien tuaj
Vetëm për shkak se doni të shkoni mirë me vjehrrën tuaj të re nuk do të thotë që të bini dakord për çdo gjë. Lëreni marrëdhënien të zhvillohet duke u njohur gradualisht me njëra-tjetrën, duke ndarë interesat dhe duke ndihmuar.
Asnjëherë mos mendoni se mënyra e saj është mënyra e gabuar
Siç thonë, ka dy anë për çdo histori. Përpiquni të zbuloni pse e sheh situatën ndryshe nga mënyra që e mendoni ju.
Mos i tregoni çdo gabim
Ndoshta të drejtën e keni ju por nuk ka problem, lëreni të mendojë se e ka ajo ndonjëherë. Është një mënyrë e lehtë për ta bërë atë të ndihet mirë për veten dhe për ju.
Përbërësit e nevojshëm për 6 persona:
– 6 patëllxhanë;
– 6 qepë;
– 3 speca të gjelbër;
– 7 domate;
– 6 thelpinj hudhre;
– kripë;
– erëza të thata;
– piper;
– spec i kuq bluar;
– 1 lugë çaji pastë domateje;
– disa degëza majdanozi;
– vaj ulliri.
Përgatitja:
Nxehni vajin në tigan. Pastroni patëllxhanët, pastaj i lini një orë në ujë të ftohtë dhe të njelmët.
Pas një ore, thani patëllxhanët me peshqir kuzhine.
Fërgoni patëllxhanët në vaj të valuar nga të gjitha anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Patëllxhanët e fërguar vendosni në letër kuzhine që të kullohet teprica e vajit.
Përgatitni shtesën:
Pritni qepën dhe fërgojeni në vaj ulliri. Grijeni hudhrën dhe shtojeni në qepë. Pastaj shtoni specin e grirë imët dhe fërgoni në temperaturë mesatare.
Shtoni edhe domaten e qëruar, të grirë imët, dhe të gjitha lini të vlojnë. Të gjitha erëzat shtoni kur të përfundoni të gjitha. Shtoni edhe pastën e domates. Përzieni dhe shtoni edhe majdanozin e grirë të freskët.
Nxehni furrën në 180 gradë Celsius.
Në tepsi radhisni patëllxhanët, pritni për së gjati dhe qitni fillin e përgatitur. Patëllxhanët piqni në furrën e nxehur rreth 15 minuta
Kur përpiqemi të luftojmë zakonin tonë të kafshimit të thonjve, kemi nevojë për këshilla praktike që mund të zbatohen lehtësisht pa pasur nevojë të bëjmë shumë përpjekje. Pavarësisht nëse i kafshojmë për shkak të ankthit, zemërimit ose mërzisë, ne e bëjmë atë mënyrë të pa ndërgjegjshme.
Të mos jesh i vetëdijshëm për diçka e bën të vështirë luftën dhe vetëm këshillat praktike mund ta bëjnë punën.
Pritini sa më shumë të mundeni: Gjithmonë mbani prerësin e thonjve tuaj afër. Në momentin që vini re se thonjtë tuaj janë bërë madje edhe pak më të gjatë, shkurtojini ato. Çdo pjesë e vogël e thoit duhet të pritet që mos të kafshohet!
Vendosni fasha në gishtat tuaj: Nëse nuk e kontrolloni dot veten për të ndaluar ngrënien atëherë vendosni një fasha në gishtin tuaj, në këtë mënyrë nuk do t’i shihni ato.
Gjeni aktivitete për të mbajtur duart e zëna: Kjo mund të ndryshojë nga personi në person. Të gjithë kemi hobi të ndryshëm, prandaj është mirë të mendojmë t’i përdorim si mekanizëm mbrojtës.
Krijoni ilustrime, pikturoni, thurni ose thjesht palosini rrobat, vendosini duart në xhepa.
Mbajeni dhe gojën tuaj të zënë: do të ndihmojë shumë kur bëhet fjalë për të shmangur kafshimin e thonjve.
Ju do të shihni se pas disa kohësh, impulsi për të kafshuar thonjtë tuaj do të zhduket. Filloni të përtypni çamçakëz dhe të hani karamele ose nenexhik.
Kohë vjeshte, kohë pandemie, ulje temperaturash dhe lagështi. Që të gjitha këto janë kushte që vënë në provë të fortë organizmin dhe sensorët mbrojtës.
Por për të garantuar një shëndet të plotë në vjeshtë gjatë ndërrimit të stinëve është e domosdoshme që të konsumohen rregullisht disa ushqime.
Disa këshilla të vlefshme vijnë nga Karii Kooi, dietologe pranë Methodist Hospital në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cilia ka gjetur në disa ushqime si burim të mirë për të garantuar shëndetin fizik dhe mendor.
Kungulli, është shumë i pasur me betakarotenë dhe vitaminë A që i bëjnë mirë shikimit dhe mund të përdoret gjerësisht në supë apo në variante të tjera. Edhe farat e kungullit janë të rëndësishme, pasi përmbajnë kripëra minerale si magnezi, hekuri, proteina dhe fibra të shëndetshme, duke garantuar një shëndet të mirë për kockat.
Një tjetër superushqim i vjeshtës është shega, e cila përmban elementë të rëndësishëm për shëndetin tonë, duke qenë mjaft e pasur me antioksidantë. Ndër të tjera shega është e pasur me kripëra minerale si potasi, hekuri, vitamina C, fosfori dhe vitamina të grupit B, madje edhe vitamina A si dhe fibra dhe sheqer.
Por në tavolinën tonë nuk duhet të mungojnë as kivi, pasi përmban mjaft fibra dhe vitaminë C, gjë që është shumë e nevojshme në stinën e ftohtë.
Jo vetëm kaq. Shihni dhe listën e mëposhtme
Rrushi
Ka vitaminë A, C, B6 dhe është i pasur me antioksidantë
Kivi
Është i pasur me vitaminën C. Ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në largimin e ftohjes.
Molla
Mëse e njohur për vetitë e saj kuruese. Është e pasur me vitaminë B1, B2 dhe PP.
Lakrat
Në këtë stinë ka një shpërthim të vërtetë të perimeve, të cilat janë të pasura me substanca që mbrojnë sytë (bëhet fjalë për perime si brokoli, spinaqi, lakrat, etj).
Kungulli
Është i pasur si me karroten dhe vitamina, veçanërisht A, por edhe me minerale si fosfori, hekuri, magnezi dhe potasiumi.
Bimët bishtajore (Soja, bizelet, fasulet)
Ndihmojnë në tretje dhe përmbajnë 35% proteina, 20% lipide dhe në ndryshim nga mishi, janë cilësuar të pa pasura me yndyra. /noa.al