Sizmologu Llambro Duni ka komentuar situatën që po kalojnë Greqia dhe Turqia, të cilat u tr onditën mesditën e së premtes nga lëkundjet e forta të një tërmeti me magnitudë mes 6.6 dhe 7 të shkallës rihter.
Duni tha se tërmeti ishte tejet i fortë dhe u regjistrua edhe nga Qendra Shqiptare e Monitorimit të Aktivitetit Sizmik.
“Tërmeti ka rënë në zonën e Egjeut, që njihet si strukturë tektonike, e cila është e rrethuar nga epiqendra tërmetesh të f orta. Edhe Instituti ynë e ka regjistruar dhe ka bërë vlerësimet e veta. Ishte tërmet shumë i f ortë dhe për shkak të thellësisë relativisht të vogël [të epiqendrës] efekti në sipërfaqe i kësaj ngjarjeje është shumë i madh dhe raportimet e para flasin për diçka të tillë për energji shumë të madhe të çliruar,” – u shpreh Duni.
Sizmologu shqiptar tha se do të ketë pasgo ditje më të vogla krahasuar me lëkundjen më të madhe të fiksuar në magnitudën 7.
“Për sa i përket cunamit, në Mesdhe ka pasur raste dhe ka mundësi për c unami, por personalisht mendoj se nuk do të ketë në këtë rast sepse lëkundjet kanë ndodhur pranë kontinentit, ndaj mendoj se thjesht do të ketë dallgë jo të konsiderueshme,” – shtoi më tej sizmologu në intervistën për euronews.
I pyetur nëse lëkundjet në Egje mund të nxisin lëkundje edhe në zona të tjera, si për shembull në Shqipëri, Duni tha se zona në fjalë është e veçuar nga njësia sizmike e Adriatikut ku është pozicionuar vendi ynë
“Jo! Kjo është një njësi tektonike e veçuar, pllaka e Egjeut vepron më vete dhe nuk ka lidhje me pjesën tjetër të Adriatikut ku është pozicionuar dhe vendi ynë, dhe padyshim nuk ka të bëjë me të,” – tha Duni.
Autoritetet turke e raportuan tër metin në magnitudë 6.6 me vendndodhje zonën e detit Aegan me thellësi 16.5 kilometra.
Ndërkohë që Qendra Evropiane e Sizmologjisë e fiksoi atë me magnitudë 6.9 dhe epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek Samos në Egje.
Krejt ndryshe Qendra Amerikane e Vëzhgimit Sizmik e fiksoi në magnitudën 7 të shkallës Richter.
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qendër me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Jon e cila do të influencojë vranësira të dendura në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Shërbimi Metereologjik Ushtarak thotë se dita e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Mjegulla e dendur është prezente përgjatë zonave luginore e cila me daljen e diellit gradualisht do të vijë në shpërbërje.
Gjatë ditës parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat përgjatë vijës bregdetare do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Era nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek.
Shqipëria sot
Sot, e Mërkurë 28 Tetor 2020 moti pritet të vijojë me vranësira mesatare deri të dendura dhe prani të mjegullës.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në vlerat maksimale.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 8/20°C
Zonat e ulëta 10/23°C
Zonat bregdetare 13/22°C
Kosova sot
Kosova për ditën e sotme do të ketë mot me mjegull në orët e para të mëngjesit, dhe vranësira mesatare deri të dendura.
Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 6°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 17°C-19C° gradë Celcius.
E Enjte dt 29 Tetor 2020
Të enjten moti pritet të vijojë me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në Jug.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7-10 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat parashikohen: Temperaturat parashikohen në: zonat malore 5°C deri në 20°C zoant e ulëta 7°C deri në 24°C zonat bregdetare 11°C deri në 23°C
Më 31 tetor 2020, Rezoluta 1325 (2000) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbush njëzet vjet.
Ky përvjetor përfaqëson një mundësi për të festuar rëndësinë dhe ndikimin e rezolutës në një nivel global dhe për të reflektuar së bashku se si të vazhdojmë ta zbatojmë atë në një kontekst global në ndryshim dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Nëse konteksti ka ndryshuar, mesazhi i grave që e mbështetën atë është ende mjaft i rëndësishëm.
Rezoluta 1325 ishte dokumenti i parë zyrtar dhe detyrues i miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, organi kryesor përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivelin global, për të adresuar çështjen e rolit aktiv të grave në zgjidhjen e konflikteve.
Deri në atë moment, Këshilli i Sigurimit i kishte referuar gratë ekskluzivisht si “viktima” të konfliktit të armatosur dhe nuk kishte asnjë vetëdije që lufta dhe zgjidhja e saj, si fenomene shoqërore, karakterizoheshin gjithashtu nga dinamika gjinore.
Rezoluta shënon një ndryshim rrënjësor të ritmit në zgjidhjen globale të konfliktit
Kërkesat e tyre ishin kryesisht tre
Së pari, gratë luajnë një rol aktiv në zgjidhjen e konflikteve dhe si të tilla kanë të drejtë të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në proceset e ndërtimit të paqes.
Së dyti, luftërat kanë një ndikim të diferencuar te gratë dhe burrat dhe gratë kanë nevoja specifike mbrojtëse në situata konfliktuoze.
Së treti, për të ndaluar dhunën, luftërat duhet të ndalen përmes proceseve të çmilitarizimit dhe çarmatimit.
Rezolucioni synonte që në fund të fundit të parandalonte gjykatat e luftës dhe jo vetëm, tha Cora Weiss, drejtoresha e Apelit të Hagës për Paqen, “duke e bërë luftën më të sigurt për gratë”.
Pavarësisht këtij përvjetori të rëndësishëm, 2020 do të mbahet mend mbi të gjitha për pandeminë Covid-19 e cila ka goditur rëndë të gjitha vendet e botës.
Pandemia na kujtoi se mesazhet kryesore të Rezolutës 1325 janë akoma të rëndësishme sot
Së pari, konfliktet dhe krizat, përfshirë pandeminë, nuk kanë të njëjtin ndikim te burrat dhe gratë.
Për shembull, motoja “Unë qëndroj në shtëpi” supozon se ka një vend të sigurt për t’u strehuar të gjithë, por rritja e rasteve të dhunës në familje në shumë vende tregon se nuk është kështu.
Mbyllja e shkollave ka rezultuar në një rritje të kujdesit dhe punës në shtëpi e cila bie kryesisht mbi gratë.
Covid-19 gjithashtu na ka bërë të reflektojmë mbi kuptimin e fjalës “siguri” në kontekstin aktual. Çfarë lloj sigurie na nevojitet? Kush kujdeset për sigurinë tonë?
Ishin akademikët feministë ata që kritikuan të parët konceptin shtetëror në qendër të sigurisë të miratuar në marrëdhëniet ndërkombëtare duke pyetur veten “siguri për kë?” dhe të vihet në dyshim roli i shteteve si garantues të sigurisë.
Pandemia gjithashtu ka treguar se sa e përkohshme është vija ndarëse midis vendeve në veri të botës dhe vendeve në jug të botës dhe sa brishtësi kemi të përbashkët me disa fenomene.
Këto shtete ndihen të përjashtuara nga trajtimi i konflikteve delikate të brendshme, diskriminimit, dhunës (përfshirë gjininë) që prodhohen dhe riprodhohen brenda tyre.
Së fundmi, pandemia na kujtoi rolin themelor të shoqërisë civile dhe të grave të angazhuara për ndërtimin e paqes, motori i rezolutës 1325
Organizatat e grave aktive në ndërtimin e paqes kanë bërë thirrje për një përgjigje feministe ndaj krizës globale të shëndetit që merr parasysh jo vetëm gjininë, por edhe faktorë të tjerë, të tilla si mosha, ngjyra e lëkurës, statusi social dhe aftësitë e kufizuara, të cilat mund të çojnë në diskriminim të shumëfishtë.
Geraldina, një grua pasive por e bukur. Vajzë e një konti jo te pasur austrohungarez (slloven tamam tamam) dhe nje amerikaneje.
Në moshen 9 vjeçare Geraldina behet me njerk francez mbas vdekjes te te atit… punonte si biblotekare ne France kur u “gjuajt” nga mjeshtri Zog.
Titujt e dikurshem te te atit ishin ato qe i duheshin me se shumti Zogut, pasi ato i mungonin matianit ambicioz shqiptar.
Gjithsej ajo nuk arriti ti bej dy vjet jete mbi token shqiptare, si para braktisjes se Shqiperise me Zogun ne 39-ën, por edhe kur u kthye ne 2002..
Heroizmat e saj mbeten: durimi i nje burri imoral, problematik ne sjellje dhe pa stabilitet si Zogu (pa i hyre personalitetit te tij politik), durimi ndaj 4 motrave te Zogut, intrigante – hipokrite, anadollake dhe ziliqare ndaj saj dhe klasit të saj dhe durimi më i madh ndaj djalit të saj Lekës, i cili si biri të atit kurrë nuk i dha nënës së tij stabilitet dhe paqe, por dëbimet, burgosjet dhe spostimet nga nje shtet në tjetrin “falë” implikimeve te tij me çështje dhe njerëz me kartele kriminale bënë që, më shumë Geraldina te ndjehej nje nene e pafuqishme shqiptare se nje Mbretereshe perrallash qe ajo kurre nuk u bë, se nuk kishte si te behej.
Brizida Gjikondi
Elozhet “fantastike” që kryeministri i thurte dje, nje gruaje pasive por te bukur, më lanë një shije jo te mirë..
Epoka e mbreterive ka rënë, pak, shumë pak syresh kanë mbetur dhe këtu e kam fjalën për ato të vertetat, jo ato si pseudo mbretëria shqiptare.
Por asnjë kryeminister i nje shteti Republike nuk mendoj se i thur lavde stratosferike sidomos nje “mbretëreshë” pa mbreteri dhe pa mbretërim.
Më lënë shije të keqe shtetarët që bëjnë historianin. Gustot dhe formimi personal nuk jane libri i historise së një kombi.
Subjektivizmi nuk është trend politik. Të lartesosh dhe justifikosh tradhtarë me vepra të interesave të ketij populli, nuk tregon thyerje tabush dhe hapje mendje, por ambientim me imoralitetetin, me korruptimin dhe zhberjen e vlerave kombëtare.
Ka kohë qe kryeministri larteson figura te zymta te historise sonë, (ketu s’e kam fjalen per Geraldinen e pafat), të gjithë heshtin, edhe historianët per profesion, por edhe pseudo të majtët të cilëve iu ha buken e iu pështyn kupen.
Megjithëse kjo nuk eshte histori te majtesh dhe te djathtesh të cilet per mua as nuk ekzistojne si kahe klasike tashme ne Shqiperi.
Kryeministri eshte shkeputur nga pozicioni i tij funksional mendon se është guruja orientuese e shqiptarve. Po guru nuk te ben imponimi i kendveshtrimeve personale, sidomos ne fusha qe jane shume dimensionale.
Dhe është tjetër gjë kush i ka kaluar në shpirt e kurriz e tjeter gjë kush i njeh. Guru te ben shembulli personal, modestia dhe heshtja medituese, sidomos per ngjarje dhe figura qe me shume ndajne se sa bashkojne.
Shtetari bën shtetarin, jo shkuesin, as shkruesin e historise së të shkuarës. Secili shkruan historinë e vet. Koha dhe morali kombëtar shkruan historinë e të gjithëve!
Gjithmonë më pëlqen të mendoj se fytyra është një tempull dhe si e tillë, duhet t’i ofrojmë gjithmonë përkushtimin dhe kujdesin e duhur. Kur vjen puna te kujdesi ndaj lëkurës, mos i besoni gjithmonë internetit dhe trendeve të patestuara, pasi zgjidhjet që gjeni aty mund t’ju dëmtojnë më shumë se sa t’ju ofrojnë rezultatin e premtuar. Ja pra vajza, këto janë shtatë gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në fytyrën tuaj.
Krem trupi
Kremrat e trupit, ashtu si dhe vaji i kokosit, janë më të trashë dhe më vajor dhe mund të shkaktojnë akne. Prandaj sugjerohet përdorimi i një kremi hidratues që eshtë formuluar posaçërisht për llojin tuaj të lëkurës.
Limon ose lime
Limoni dhe lime janë përbërës që gjenden shpesh në maskat që sugjerohen për t’u bërë në kushte shtëpie. Këto agrume mund të jenë të mira për sistemin tretës, por nuk duhen vendosur në fytyrë pasi, nëse jeni në kontakt me diellin, mund t’ju shkaktojnë djegie të rënda.
Vaj kokosi
Nëse fytyra juaj është e yndyrshme, nuk duhet të vendosni kurrë vaj kokosi. Vetitë antioksiduese te vajit të kokosit nuk krahasohen me dëmin që mund t’ju shkaktojë në fytyrë. Duke qenë se ky vaj është i trashë, lëkura nuk e përthith dot dhe poret tuaja bllokohen gjë që mund të shkaktojë akne. Si alternativë mund të hidhni disa pika vaj ulliri (ky vaj është më i lehtë) në një pambuk dhe ta aplikoni në fytyrë.
Krem të skaduar dielli
Vetia mbrojtëse e kremit të diellit humbet pas datës së skadencës dhe përdorimi i tij nuk ju ofron mbrojtjen e duhur ndaj rrezeve të diellit. Kontrolloni datën e skadencës përpara përdorimit dhe nëse kremi juaj ka skaduar, investoni të blini një të ri në mënyrë që të evitoni djegiet dhe rrezikun e kancerit të lëkurës.
Sapun
Sapuni mund të thajë lëkurën tuaj më shumë se ç’duhet dhe të shkaktojë kruarje, inflamacion dhe ekzemë të lëkurës. Përdorimi i sapunit largon vajin e tepërt nga lëkura, por gjithashtu largon edhe varja natyral që janë të domosdoshëm për një lëkurë të mbrojtur dhe të hidratuar. Për pastrimin e fytyrës, dermatologët sugjerojnë përdorimin e larësve të lëngshëm që përmbajnë hidratues dhe përbërës që reduktojnë inflamacionin.
Kolinoz
Shpesh kemi dëgjuar se kolinozi mund të ndihmojë në përtharjen e puçrave, por është një zgjidhje e gabuar në spektrin kohor afatgjatë. Pavarësisht se ka shumë gjasa të ndihmojë, kolinozi mund të shkaktojë iritim dhe mbi-tharje të lekurës. Një alternativë e mirë për të luftuar puçrat është përdorimi i produkteve me peroksid benzoil ose acid salicilik.
Uthull
Përdorimi i uthullës si toner mund t’ju ofrojë rezultatin që kërkoni, por duhet të keni shumë kujdes. Uthulla ka tendencën të bëhet më e fortë me kalimin e kohës, kështu që mund t’ju shkaktojë iritim dhe djegie. Nëse nuk e dini kohëzgjatjen e saktë të qendrimit të uthullës në raftet e supermarketit, sugjerohet blerja dhe përdorimi i një toneri.
Ne fakt diaspora ka patur dhe ka nje kerkese konstante.
Kerkesa nuk eshte qe Ministria te organizoje festa dhe koncerte, as mbledhje pompoze ku shpenzohen parate publike pa kriter per te mbajtur kryeministri e disa ministra fjalime.
Jo!
Shqiptaret qe jetojne jashte keto i organizojne vete, nuk kane nevoje per qeverine.
Sapo jam kthyer nga Amerika dhe nga gjithe takimet qe kam patur aty me shqiptare te mire e te ndershem qe kane krijuar modele suksesi ne vendin me te fuqishem te botes, eshte vetem nje. Na mundesoni te drejten e votes.
Diaspora pra do qe te votoje. Do te kete nje ze ne zhvillimet e vendit. Dhe eshte nje kerkese shume e drejte sepse ata me remitancat e tyre jane nder kontribuesit me te medhenj ne ekonomi e per rrjedhoje duhet te kene nje ze ne perzgjedhjen e menaxhereve te kontributit te tyre.
Ju kete te drejte ia mohuat edhe kesaj here. Ndaj gjithcka thoni e votoni sot per diasporen eshte thjesht spektakel I deshtuar me shprese se do vazhdoni ti genjeni miliona shqiptare qe sot nuk jetojne me ne Shqiperi pikerisht prej jush.
E keni te kote, sepse shqiptaret nuk genjehen me nga ju.
Si mund ti genjeni akoma ju shqiptaret?
Si mundet nje shqiptar te vazhdoje te genjehet nga kjo klase politike.
Eja i hedhim nje sy ceshtjes aq te debatuar se fundmi te menaxhimit te mbetjeve, apo plehrave sic e keni qejf ju ta quani sepse ju duket pak me familjare.
Ne vitin 2004 Fatos Nano donte te importonte plehra nga Italia se bashku me Francesco Bechetin dhe te ndertonte nje incinerator. Edi Rama atehere kryetar bashkie, ishte kunder sepse besonte, te pakten publikisht, qe incineratoret dhe importi I plehrave ishte I demshem per vendin. Kunder ishte edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha me te njejtat argumeta.
Ne vitin 2011 Sali Berisha dhe Lulzim Basha ndryshuan mendim dhe vendosen te miratojne importin e plehrave ne Shqiperi kryesisht nga Italia.
Ne vitin 2017 edhe Edi Rama ndryshoi mendim dhe miratoi edhe ai ligjin per importin e plehrave nga Italia.
Si mund ti besosh keta?
Shikojini pak, nga 2004 e deri sot, per ceshtjen e plehrave kane treguar qarte se halli I tyre nuk ka qene aspak mjedisi dhe shendeti I shqiptareve, por vetem xhepi se ku shkojne leket qe paguan mafia italiane per te groposur mbetje ne kete vend.
Kur jane ne opozite vishen me kostumin e luftetareve mjedisore qe luftojne me mafian italiane, e sapo vijne ne pushtet shnderrohen ne dashnor te plehrave dhe ndajne fitimet me mafian qe deri dje e kishin gjasme demaskuar.
30 vite kjo loje. 30 vite keta nuk kane bere asnje dite beteje per shqiptaret e shqiperine por vetem per pasurine e tyre personale. Prandaj keta jane sot njerezit me te pasur ne vend, e shqiptareve u duhet nje ligj per diasporen sepse gjysma jeton jashte e ata qe jetojne ketu mezi presin te ikin.
Edhe per ceshtjen e incineratoreve, eshte I njejti debat, e njejta e vertete.
Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, dy personazhe te dale nga xhepi I Arben Ahmetaj dhe Hermesit te tij, edhe pse totalisht anonime, edhe pse pa asnje experience, edhe pse pa asnje kapital, ia dalin te perfitojne kontratata koncesionare nga qeveria te cilat u garantojne fitim deri ne 400 milione euro per 20 vitet e ardhshme, pa ju dashur te shpenzojne asnje lek nga xhepi I tyre, gjithcka me leket e shqiptareve.
Kush jane keta qe u bene te pasur nga hici me taksat e shqiptareve? Si ka mundesi qe Edi Rama I cili ishte kunder ndertimit te incineratoreve ne shqiperi, sot ka lejuar 3 te tille nga nje kompani fantazem?
Pergjigja eshte te 400 milion eurot sigurisht. Aty ka qene gjithmone keto 30 vite.
Te ato 400 milione eurot e ka mendjen edhe ai qe bertet nga rruga e qe kur ishte Kryetar Bashkie menaxhimin e plehrave te Tiranes ia dha Dionisit te kunatit te vet.
Aty e kane mendjen keta.
Po nga dalin keto 400 milione euro?
Te dashur shqiptare keto dalin nga djersa juaj. Eshte mundi dhe sakrifica e perditshme e cdo njeriu te ndershem, qe jeton, punon e paguan taksa ne kete vend.
Eshte mundi dhe sakrifica e cdo biznesi qe me thonj mbahet ne kembe dhe paguan cdo detyrim ne fund te muajit.
Eshte sakrifica e pensionisteve te cilet u duhet te numerojne ditet kur e marrin ate pak pension.
Eshte sakrifica e naftetareve te cilet vazhdojne ne greve urie sepse askush nuk u paguan rrogat.
Eshte sakrifica e cdo shqiptari te mire e punetor, taksat e te cileve nuk shkojne per rritje pagash e pensionesh, per shkolla, spitale a ujesjellesa apo rruge e mjedis te shendetshem por shkojne ne xhepat e Mireleve, Dioniseve, vellezerve, kunaterve te ketyre qe kane 30 vite qe na qeverisin. Pra shqiptaret sakrifikojne qe keta te pasurohen.
Dua ta mbyll me nje pyetje te sinqerte per shqiptaret e mi:
A ia vlen te vazhdoni e te sakrifikoni kaq shume per te pasuruar keta njerez?