Aurora

Bearti flet me zë dhe figurë pas fotos duke u puthur me Tean: ‘Tea është me mua. Jemi bashkë. Tea është e pafajshme’

Prej ditësh ishte përfolur se Tea Trifoni dhe ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’, Beart Rexhepi ishin në një lidhje bashkë, por kjo nuk ishte pranuar derisa sot ata e bënë publike.

Ishte një foto duke u puthur në buzë në Bogë që përhapi me shpejtësi lajmin në rrjetet sociale.
Pas fotot, Beart Rexhepi reagon me zë dhe me figurë, duke pranuar se janë bashkë.

“Rrethanat erdhën t’ju them se çfarë keni marrë vesh është e vërtetë. Tea është me mua. Jemi bashkë. Tea është e pafajshme. Është një dashuri e vërtetë”, thotë midis të tjerash./panoramal

Bearti flet me zë dhe figurë pas fotos duke u puthur me Tean: ‘Tea është me mua. Jemi bashkë. Tea është e pafajshme’ Read More »

Kjo lloj buke nuk të shëndosh, mund ta përgatisni vetë në shtëpi

Buka është “armiku” numër 1 për ata që janë në dietë dhe duan të bien nga pesha.

Të shëndosh kollaj, dhe pa e kuptuar fare. Por ekziston një lloj buke e cila nuk iu shton asnjë kile.

Dhe mbi të gjitha mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Përbëhet nga fara lini, chia, bajame, arra, kikirikë, tërshërë, qiqra, fara luledielli, fara kungulli etj.

Përgatitja:

Rrih 5 vezë me 50 mililitër vaj ulliri, shto 550 gram arra, bajame dhe lloj-lloj farash të grira. Pak kripë, trazoje dhe hidhe në një tavë buke.

Lyje tavën me pak gjalpë. Fute për 1 orë në furrë të nxehur më parë në temperaturë 150 gr celcius.

Mund ta konsumoni pa pasur merak se do hidhni poshtë mundin për t’u dobësuar. /noa.al/

Kjo lloj buke nuk të shëndosh, mund ta përgatisni vetë në shtëpi Read More »

Policja s eksi merr oferta nga sallone bukurie dhe modelingu

Linda Aliu njihet ndryshe edhe si policja më s eksi e Kosovës.

Linda së fundmi ka publikuar edhe një fotografi veshur në uniformën e Policisë së Kosovës duke mbajtur në dorë armë të gjatë.

Për policen kosovare ka shkruar edhe revista britanike Express. co. uk.

Aliu me format bombastike që ka dhe fotografitë që publikon në rrjete sociale është gjithmonë në syrin e mediave rozë.

Së fundmi, ajo ka provokuar me disa foto tejet seksi nga Brezovica.

Ajo shihet në një ambient me borë e veshur me bikini.

Aty thuhet se mijëra njerëz e kanë shpërndarë fotografinë e Linda Aliut e cila po e shijon punën e saj të ëndrrave si police.

Fotografia e Lindës me uniformën e policisë ka bërë që në rrjetet sociale t’i dërgohen asaj oferta nga sallone bukurie dhe parukerie që të merret si model bukurie./NOA.al

Policja s eksi merr oferta nga sallone bukurie dhe modelingu Read More »

Publikohet për herë të parë fotoja e kryeministrit Edi Rama e shumë viteve më parë

Piktori dhe pedagogu i njohur shqiptar, Vladimir Myrtezai i ftuar dje në emisionin ‘Refleksione’ ka bërë një rrëfim ndryshe. Ndër të tjera Myrtezai bëri një analizë edhe për kryeministrin Rama, i cili prej vitesh bashkëjeton mes profesionit të artistit dhe të politikanit.

Në emision u publikua për herë të parë edhe një foto e Edi Ramës e shumë viteve më parë, ku kryeministri si zakonisht shfaqet i veshur gjithë stil, por ndryshe nga nga ai që e shohim sot.
Publikohet për herë të parë fotoja e kryeministrit Edi Rama

Myrtezai shprehet se Edi Rama është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.

Publikohet për herë të parë fotoja e kryeministrit Edi Rama e shumë viteve më parë Read More »

Merret vendimi final për Albin Kurtin/ A do të kandidojë në zgjedhjet në 14 shkurt për kryeministër?

Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ka vërtetuar pjesën ku KQZ-ja ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe Albin Kurtin.
Në vendimin e PZAP-së thuhet se: “Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi Nr 244-2021 datë 22.01.2021 i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për certifikimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Levizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi”.

Në PZAP u dorëzuan nëntë kërkesa nga subjektet politike për moscertifikim të kandidatëve për deputetë. Mes tyre përfshiheshin Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate.

Ato dorëzuan ankesa pasi KQZ vendosi që të mos lejohen që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatët për deputetë që kanë dënime të formës së prerë nga gjykatat, në tri vitet e fundit.

Merret vendimi final për Albin Kurtin/ A do të kandidojë në zgjedhjet në 14 shkurt për kryeministër? Read More »

Arian Cani e pyet live këngëtarin/ A je gay? Ja si përgjigjet

U konsiderua “Konçita shqiptare” dhe ga y për faktin se tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij në Festivalin e Këngës.

Në një lidhje direkte me Skype në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Mirudi thotë se nuk veshja e tij në festival nuk ka qenë fustan dhe orientimi s eksual që ka nuk duhet të shqetësojë askënd.

Mirudi: Nuk është puna nëse jam ga y apo jo, ka qenë problemi i veshjeve, shumë njerëz nuk e kanë ndjekur as performancën, shumë paragjykime, kam marrë kër cënime të mëdha, shumë njerëz kanë menduar që kam veshur fustan, kur në fakt unë kam veshur pantallona. Unë në asnjë performancave nuk kam veshur fustan, kështu që shumë njerëz janë ofenduar nga unë.

Arian Çani: Nuk janë ofenduar. Të kanë quajtur g ay në rrjetet sociale.
Mirudi: Po më kanë quajtur gay, më kanë quajtur femër, më kanë quajtur “Konçita e Shqipërisë”. Siç thashë unë nuk kam veshur fustan. Edhe po të vishja fustan nuk është problem se ne kemi veshje tradicionale që meshkujt kanë, por që nuk kam veshur fustan në asnjë prej netëve. Edhe portalet më kanë akuzuar se kam veshur fustan apo se jam Konçita, kur në fakt Konçita është tra nsgjinore dhe unë nuk jam tra nsgjinore. Kështu që unë jam mashkull, kam marrë ofendime të mëdha. Jam zgjuar çdo mëngjes, çdo ditë të festivalit, me mesazhe a je femër, a je mashkull, a je g ay apo je straight. U bë një temë shumë e gjatë.

Arian Çani: Po në fakt ti e ke deklaruar identitetin tënd s eksual? Ti je gay faktikisht?

Mirudi: Unë mendoj që ajo nuk është punë e askujt, unë në festival kam ardhur të bëj performancën. Kështu që ajo nuk ka të bëjë asgjë më s eksualitetin e dikujt.

Arian Cani e pyet live këngëtarin/ A je gay? Ja si përgjigjet Read More »

Majlinda Bregu publikon foton 26 vjet më e re, ja si duket…(voto)

POlitikanja Majlinda Bregu, me një postim në rrjetin e saj social ka bërë “një udhëtim në kohë”, duke kujtuar me një foto periudhën para 26 vitesh ku ajo ka qenë gazetare e RTSH-së.

E veshur me një xhaketë të bardhë ajo shkruan “Xhaketa me vata, siç është moda sot ;???? unë 26 vjet me e re????”
Në foton e publikuar, majtas në fund të saj shfaqet një telefon, ku siç ka shkruar edhe Bregu ishte ai që e lidhte me regjinë dhe nga lajmërohej për çdo gjë.

Majlinda Bregu publikon foton 26 vjet më e re, ja si duket…(voto) Read More »

Varfëria e një burri dhe ëndrra e tij: Të ha dicka, të ngrohem dhe…

Dimri i ashpër dhe dëbora nuk sjellin vetëm vizitorë në Korçë. Bashkë me to, sjell edhe shtim të vuajtjeve dhe pamundësisë për të siguruar jetesën e personave pa përkrahje dhe në pamundësi reale për të përballuar jetesën.

Në një cep të qytetit juglindor, në një kasolle me dru dhe të rrethuar me mushama, jeton 54-vjeçari, Dionis Tomorri.

I vetmuar pas vdekjes së bashkëshortes dhe martesës së vajzës, ai mbijeton me 17 mijë lekë të vjetra asistencë, dhe ato pak të ardhura që siguron duke çarë dru ose duke pastruar oborret e komshinjve.

Blerja e druve për t’u ngrohur për të është luks, ndërsa nuk ka as ujë për të pirë dhe për t’u larë. “Kam 5 vjet që jetoj i vetëm, në kushte të tilla, të vështira, dhe tani është shumë ftohtë”, thotë ai për A2. Kasollja ku banon Dionisi Kërkesat e tij ndaj pushtetit lokal nuk kanë munguar, por gjetja e një dhome për të, ku të jetojë si njeri, duket ende e pamundur. “Kërkoj një dhomë, ku të lahem, dhe të takoj vajzën pas 4 viteve”, thotë 54-vjeçari.

Edhe pse është invalid, ai nuk përfiton pagesë invaliditeti, pasi sipas tij i thonë se nuk arrin kriteret ligjore dhe ilaçet i merr çfarë i japin farmacistët.

Ndërkohë, në Korçë nuk ka një qendër sociale ku njerëz si Dionisi të konsumojnë të paktën një vakt buke të ngrohtë edhe pse numri i personave në këtë gjendje nuk është i vogël.

Varfëria e një burri dhe ëndrra e tij: Të ha dicka, të ngrohem dhe… Read More »