Aurora

Shqipërisë nuk iu hapën negociatat, Fahriu vazhdon mbush ploncin me paçe

Kur mungon ndjenja atdhetare
Ndërkohë që të gjithë e kanë shprehur versionin e tyre, për mos-hapjen e negociatave me BE, asnjë nga familja poli-intelektuale “Balliu”, akoma nuk ka denjuar të thotë versionin për këtë fatkeqësi kombëtare që ka pllakosur të madh e të vogël në PD, veçanërisht Lulin dhe gjysh Saliun, të cilët përveçse të pikëlluar janë edhe të nervozuar, për fatin e keq, se nuk janë ata në qeverisje, që të kishin hapur negociatat.

Ndërsa “ballinjt” e ballit të luftës kundër dikaturës komuniste, kundër korrupsionit dhe flamurarë të mbrojtjes së nderit, po heshtin, sikur të mos ekzitojnë, Klevisi duke lënë pa shfrytëzuar gjithë eurdicionin e tij të futuar gjatë 12 viteve studime të universitetit 4-vjeçar, ndërsa Fahriu duke shkelmuar gjithë kontributin e tij 27-vjeçar për integrimin e vendit, duke u tejlodhur ditë e natë si këshilltar i Lulit, si “digjitalist” i doktorit, si menaxher letrave tek autoriteti i dosjeve, si konsulent permanent i Klevisit, si bashkëbisedues me bizneset që do marrin koncesione, kur të kthehet PD në pushtet edhe si këshilltar elokuent e fibrant presidencial i Ilir Metës, ku paguhet me pagë qesharake 1000 USD, nga fondi i bamirësive shtetërore të Zonjës së Parë.

Pa asnjë ndjenjë atdhetare për këtë situatë kaq të vëshitrë për vendin, që e ka kuptuar edhe deputet Doshi, çuditërisht.. Fahriu vazhdon bredh nëpër mençat e Tiranës, duke mbushur ploncin me paçe, në vend që si poli-intelektual, të jap ide për daljen nga situata kritike ku ndodhemi./Pamfleti

Shqipërisë nuk iu hapën negociatat, Fahriu vazhdon mbush ploncin me paçe Read More »

Falsitet në Spitalin Amerikan, “99”-shi Klodian Allajbeu mashtron pacientët, nga 122 mjekë 119 janë mjeke spitalesh shqiptare, 2 grekë dhe 1 turk

Shteti shqiptar, nën efektin e “shiringës” së korrupsionit
Brenda territorit të Spitalit të Traumës (Ushtarak) në Tiranë është zaptuar e rrethuar nga një batakçi që hiqet si biznesmen, 15 200 m2 sipërfaqe truall dhe hapërisa objektesh qysh prej vitit 2006, pa asnjë qindarkë pagesë në shtet, që zhfrytëzohet si spital privat shqiptar, me emër ndërkombëtar.

Në krye të portës së kësaj toke dhe mjedisesh shtetërore, të zaptuara e të mbajtura me vula dhe firma klienteliste, të hedhura prej “CAR”-ëve të çdo pushteti në Shqipëri, është vendosur tabela “Spitali Amerikan”!

Po a është realisht kjo “infermieri katundi”, spital me shërbim amerikan?

A ka ndonjë “grimcë” mjekësore amerikane, brenda kësaj “toke të xanun” nga pazarxhiu Klodian Allajbeu, të cilën ai e prezanton qëllimisht, si “shërbim mjekësor amerikan”, për të joshur shqiptarët që shkojnë për të trajtuar sëmundjen dhe ai “u rrjep lëkurën”, me çmimet abuzive e të lejuara nga ministria, duke shpërfillur ligjin për spitalet, po folur pë cilësinë e ilaçeve dhe ‘depot” ku merr?

Ky spital ku kanë ndodhur edhe tragjedi, ku pacientët kanë hyrë me 1 sëmundje dhe kanë dalë me 3, ku kanë hyrë me këmbët e tyre dhe kanë dalë me barrela e karroca invalidi, vetëm tabelën e ka emër amerikan, sepse administratorin “bej” Allajbeun e ka “Dr.” të lindur e rritur në një katund të Beratit, mjedise ka ish-klinikat, lavanderitë dhe depot ish-gërmadha të Spitalit Ushtarak e ish-gazemra ushtarake italiane, të lyera me bojëra joshëse.

Besojmë, se Allajbeu nuk ka harruar, që gjysmat e pajisjeve elektro-mjekësore, i ka marrë nga…. e di më mirë Tritan Shehu, Zeni, Gita, Monika, ish-drejtorja mjekësore mbesa Hana e Liri Berishës dhe disa mjekë ish-ministra, të cilët janë deputet majtas e djathtas, të gjithë të “injektuar nga shiringa korruptive” e pazareve të pista, që u ka ofruar biznesmen-“pisnesmeni” i çdo pushteti, Klodian Allajbeu.

Në stendat dhe fletë-palosjet e spitalit shqiptar me tabelë amerikane, reklamohen emra profesorësh mjekë amerikanë, gjermanë, francezë, italianë, kanadezë, austriakë e danezë, ndërsa bisturitë mbi pacientët… i përdorin mjekë shqiptar, disa me kohë të plotë, disa me punë shefa në QSUT e ministri dhe disa merren e çohen përditë me furgona në spitalet e rretheve ku punojnë.

Nuk i paragjykojmë aftësitë e këtyre mjekëve të nderuar shqiptarë, por çështja ka lidhje me falsitetin publik, që në Spitalin i cili promovohet si “Shërbim Amerikan” prej “beut” Klodian Allajbeu, punojnë vetëm mjekë shqiptarë, ose më saktë nga 122 mjekë që ka stafi i këtij spitali, 119 janë mjekë shqiptarë, 2 janë grekë dhe 1 turk.

Për ta thënë më qartë, po e krahasojmë me rastin e një bashkëfshatari të Allajbeut nga Berati që jeton në SHBA, i cili e quan vehten “Amerikan”, meqë ka ndryshuar emrin nga “Bilbil”, në “Bill”…

“Pamfleti” do vazhdojë të zbardhë skandalet që bëhen nën logon dhe nën çatinë e këtij spitali nga administratori Allajbeu, duke publikuar abuzime të panjohura deri sot, duke vijuar me Vendimin e Gjykatës së Apelit Nr.1665, me Nr. 1386 të Regjistrit Themeltar, datë 02.07.2015, me kryesues Gjin Gjonin, me personazh një bos kulle 35 katëshe të shitur tek kinezët, me kundërshtar një mik pazaresh të Ilir Metës me emrin Kastriot, me objekt gjyqi “ca punë” fajdesh dhe kolaterale tokash e banesash, të mbyllura nga miku i tij… Tiku. /Pamfleti (Vijon)

Falsitet në Spitalin Amerikan, “99”-shi Klodian Allajbeu mashtron pacientët, nga 122 mjekë 119 janë mjeke spitalesh shqiptare, 2 grekë dhe 1 turk Read More »

Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë

Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka miratuar me vota të majta rritjen e çmimit tëujit të pijshëm.

Sh.A Ujësjellës kërkoj rritjen e çmimit nga 30 lek/ m3 në 70 lek/ m3 në një rritje me 143 % për Vlorën, 244% Novosela, 188 % Njësia qendër dhe 313% Orikumi.

Argumentat e Bashkisë së Vlorë ishin rritja e çmimit me 60% të Energjisë Elektrike dhe ulja e të ardhurave pas aplikimit të ujëmatesit.

Projektvendimi është kundërshtuar me forcë nga të djathtët, ndërsa këshilltari Atird Hoxha e cilësoi totalisht abuziv vendimin.

Sipas tij me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm po abuzohet,ndërsa rritja e çmimit mbetet një tjetër problem madhor për qytetarët .Tarifa e miratuar nga Këshilli Bashkiak do ti kaloj për shqyrtim Entit Rregullator të Ujit.

Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë Read More »

“E shkreta unë ç’më gjeti!”, gruaja e shoferit të “Toyota” ia plas në vaj në sallën e gjyqit

Dëshpëruese ka qenë pamja sot në gjykatën e Durrësit ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arrestuarit për 3.4 milionë eurot të zbuluara në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit.

Gruaja e Agim Çekës, shoferit të kamionit me të cilin po transportoheshin paratë ka shpërthyer në lot, ndërsa ka deklaruar se burri i saj nuk ka asnjë lidhje me lekët.

E panishme në gjykatë sëbashku me të bijën, sapo ka parë bashkëshortin ka filluar të qajë me dënesë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “Balkanweb” se gruaja që kishte ardhur në Gjykatën e Durrësit bashkë me vajzën, është lejuar të hynte në seancë por më pas sapo ka parë të shoqin 61-vjeçar pas kafazit të xhamit është shkrehur në vaj dhe është nxjerrë jashtë.

Në videon e publikuar nga Balkan Web, dëgjohen thirrjet dëshpëruese të saj: “Burri im ka qenë i papunë. Kishte një muaj që kishte filluar. E shkreta unë ç’më gjeti! Ku do gjej para ta nxjerr nga burgu?! Burri im nuk ka lidhje me lekët. I thotë pronari ik atje, hajde këtu atë bën. Ku do vemi ne? Hajdeni shikoni shtëpinë, ne jemi copë-copë, s’kemi ça të hamë. Le të kapin ata që e kanë bërë këtë punë. Kush do ta nxjerrë tani nga burgu burrin plak. Ne s’kemi lekë të hamë bukë jo ta nxjerrim nga burgu”, tha bashkëshortja e Agim Çekës i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për “pastrim parash”

https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1751896294859320/?t=0

“E shkreta unë ç’më gjeti!”, gruaja e shoferit të “Toyota” ia plas në vaj në sallën e gjyqit Read More »

Thirrja e mjekëve: Fëmijëve shqiptarë po u shtrembërohen nofullat

Ushqimet e përpunuara dhe mënyra sesi po i ushqejmë fëmijët po u dëmton jo vetëm dhëmbët, por ka nisur t’u krijojë atyre shtrembërime të nofullave.

Mjekët ortodontë thonë se ka një numër të madh fëmijësh që paraqiten për të drejtuar dhëmbët, e janë të rrallë ata që kanë strukturën e dhëmbëve perfekt.

“Pothuajse të gjithë pacientët që vijnë për konsultë kanë nevojë për trajtim ortodontik. Vetëm njërit në 20 pacientë mundet t’i thuash që ka strukturën dhe dhëmbët perfekte, e s’ka nevojë për trajtim”, thotë Majlinda Telharaj, mjeke ortodonte.

Mjekët thonë se, kujdesi që fëmijët të kenë kafshim normal duhet të nisë që kur janë bebe, duke i mësuar ata të kafshojnë ushqime të forta, e kjo duhet të vazhdojë. Sugjerohet që fëmija është më mirë të hajë një frut, sesa të pijë lëngun e tij.

“Ne faktikisht te prindërit vërejmë që nuk kanë asnjë lloj problemi, i kanë dhëmbët perfekt. I bie që të mos përdorim lëngjet e tyre, por t’i konsumojmë duke i kafshuar frutat. Edhe ato fruta që konsumojmë janë shumë të buta, për arsye se siç dihet përdoren shumë pesticide. Nuk janë më si më parë”, thotë më tej mjekja Majlinda Telharaj.

Kjo ka bërë që fëmijët, të cilët kanë problemet me dhëmbët, të drejtohen për ortodonci, ose siç thuhet ndryshe të vendosin tela për drejtimin e tyre dhe rregullimin e strukturës.

“Duke mos i përdorur nofullat, organizmi është i zgjuar dhe fillon t’i reduktojë. Madhësia e tyre bëhet më e vogël, ndërkohë që perimetri i dhëmbëve ngelet po ai, sepse transmetohet gjenetikisht, ndaj dhe zhvillohet një moskoordinim mes dhëmbëve dhe nofullave. Dhëmbët do të mundohen të dalin dhe në momentin që ato dalin nuk janë në drejtimin e duhur. Kafshimi dhe kyçi janë aq delikatë, saqë edhe një dhëmb sikur të jetë jo në vendin e duhur, ai krijon problematikë të drejtpërdrejtë te nofulla.

Nëse krijon një parakontakt, fillon të devijojë, pasi organizmi kërkon të gjejë mekanizma për zgjidhjen e problemit. Kjo ka mundësi të çojë edhe në devijime të nofullave, që janë më problematike për një zhvillim joestetik. Ndodh t’i dalë një nofull e zhvilluar përpara, një më mbrapa”, shpjegon Majlinda Telharaj.

Por më tepër sesa estetike, pasojat janë shëndetësore. Mjekët shpjegojnë se deformimi i nofullës në kafshim jo të rregullt dhe bën që dhëmbët të nisin të bien në moshë shumë të re.

Thirrja e mjekëve: Fëmijëve shqiptarë po u shtrembërohen nofullat Read More »

Mesazh Lulit/ Nëse je “atdhetar”, hiq shtetësinë holandeze të familjes, si proteste ndaj votës “JO”, ose shporru nga Shqipëria

Krimet dhe korrupsioni yt, po na lënë jashtë BE
Shkruan: Arbër Mali

Prej 24 orësh pas vendimit “JO”, që BE dha për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë, ju zoti krye-opozitar Luzim Xhelal Basha i desantuar nga serbët në politikën shqiptare si anti-shqiptar, i bërë prej agjentit serb Sali Berisha, 3 herë ministër, 3 herë deputet, 1 herë kryebashkiak i Tiranës dhe 2 herë kryetar i PD, jeni veshur me “kostumin e atdhetarit” e po bëni, sikur ju “qan” zemra për këtë bllokim. Që Shqipëria ka probleme sociale-ekonomike, kriminalistike, trafiqesh e korrupsioni, kjo dihet dhe të 5-të ju horrat Berisha, Meta, Kryemadhi, Rama dhe ti Luli,, që vazhdoni sundimin e këtij vendi me lojëra anit-shqiptare, po na mbani peng me pazaret dhe krimet tuaja, duke shkatërruar popullin e duke bllokuar integrimin e vendit në BE.

“Atdhetar” Luli, korrupsionin në Shqipëri nuk po e bënë gjyshja ime 100 vjeçe, as pastruesit e pusetave, as shitësit e farave nëpër rrugë, as pensionistët, as familjet me ndihmë ekonomike dhe as fëmijët jetimë që lypin, por e bëni ju dhe vetëm ju bashkërisht.

Krimet, korrupsionin, trafiqet pazaret kundër interesave të vendit e të popullit, i bëni vetëm ju batakçinj që nëpërmejt këtyre kimeve e ndryësive në kurriz të popullit e vendit, keni vënë pasuri SHEIK-ësh, keni miliarda e lingota floriri me tepër se Thesari Shtetit, keni monopolet ekonomike, koncesionet, bizneset VIP, fshatrat turistik, sarajet, llogaritë bankare dhe familjet me jetë luksi, në vendet më të fuqishme të botës!

Nëse je vërtetë “atdhetar” siç hiqesh o Luli, mos kërko të hiqet qeveria, por nise me veten, hiq shtetësisnë holandeze të familjes tënde dhe tenden nga ai shtet, në shenjë proteste publike, për veton “JO” që Holanda vuri kundër Shqipërisë, në rast të kundërt, mos na broçkollit nëpër televizione, por ngarko “rraqet” dhe mbathja nga “sytë këmbët” atje ku votohet kundër Shqipërisë.

Boll të kemi toleruar copëtimin e Shqipërisë, vjedhjen e 220 milionë eurove të taksave tona, vrasjen e 4 protestuesve nnë mes të bulevardit, zaptimin e qindra hektarë troje e toka për biznese me kunetër, kunata, vëlla, vjehërr e fazllicër!/Pamfleti

Mesazh Lulit/ Nëse je “atdhetar”, hiq shtetësinë holandeze të familjes, si proteste ndaj votës “JO”, ose shporru nga Shqipëria Read More »

“BE ia ka venë lakun në fyt. Pse Rama do e ketë të pamundur”

Edi Rama dhe qeveria e tij ngeli ne provimin e matures. Keshilli Europian i tha: Bravo, ulu, kater! Hajde perseri vitin qe vjen!
Shkruan Oerd Bylykbashi

Dhe Edi Rama perseri do te perpiqet te mashtroje si ai nxenesi mbetes qe fajin ia kane gjithmone te tjeret, mesuesi, ushtrimet me te veshtira se c’kishin bere gjate vitit, shoket e klases, por asnjehere vete.

BE ia mbylli deren Shqiperise edhe per nje vit. Madje i tha qe t’i bjere gjate nga nje rruge tjeter, me me shume kushte e pengesa. Dhe keto pengesa nuk jane aspak shaka. Te luftohet dhe shkaterrohen rrjetet e krimit te organizuar, te luftohet kultivimi i kanabisit dhe trafikimi i kanabisit, kokaines dhe heroines, te luftohet korrupsioni galopant, te reformohet drejtesia dhe te behet e pavarur, kjo drejtesi e pavarur te shenoje nje liste te besueshme rastesh denimi te korrupsionit ne nivel ministrash e zyrtaresh te larte dhe te boseve te rrjeteve te krimit te organizuar, te behet reforma zgjedhore qe nuk keni bere ne 6 vitet e fundit dhe kujdes se do shohim me kujdes si do t’ zhvilloni zgjedhjet.

Edi Rama do te thote se asnje nga keto kushte nuk eshte i ri. Pikerisht, kjo eshte e vertete. Por ky eshte rasti tipik i atij qe mbetet ne klase. Nuk ka asgje te re dhe asgje ndryshe nga ato qe i kane dhene detyre, dhe tani qe ka mbetur ne klase duhet ti perserise.

Megjithate, Keshilli Europian po kerkon gjera qe nuk i kerkonte me pare. Sot po kerkon te luftohen RRJETET E KRIMIT TE ORGANIZUAR. Pra jo thjesht krimi, as thjesht bandat, as thjesht organizatat e krimit. Sot ne shqiperi ka RRJETE te organizatave kriminale, qe nuk u mjafton Shqiperia por kontrollojne trafikun e droges ne Hollande, Angli, Spanje, Gjermani, France. Kontrollojne trafikun e klandestineve ne Europe. Pra nuk jane me axhaminjte e viteve 90 kur ofroheshin si ushtare per organizatat kriminale Europiane. Tashme jane organizata me rrjete te shtrira, jane ato simbol i krimit te organizuar.

Por 5 vite me pare kur PD u largua nga pushteti nuk ia la kete trashegim shqiptareve. Ne vitet 2005-2007, i goditi dhe i shkaterroi bandat e krimit me qendrimin “zero tolerance”.

Ndersa ju kujtoni se bandat shkaterrohen duke i numeruar qytet me qytet. Pese ne Durres, tre ne Elbasan, kater ne Vlore e 40 ne Shqiperi. Nuk luftohen RRJETET E KRIMIT TE ORGANIZUAR as me memo, as me faqe excel e as me deklarata, luftohen me vullnet politik per zero tolerance

Ne pese vitet e fundit qe ju qeverisni u liruan dhe po lirohen kreret e bandave te denuar me burgim te perjetshem, po riaktivizojne bandat, i kane kthyer ne organizata, kane krijuar rrjete, madje kane edhe marreveshje me njera tjetren qe te mos perplasen. Po te kerkoni pak, Mafia nuk ka asgje me pak.
Nese Edi Rames, e ndokujt qe i ben fresk, kjo i duket progres, problemi eshte jo vetem i tij por edhe i shqiptareve. Sepse kjo eshte kusht qe BE na e thote qarte ne paragrafin 47: “rezultate te prekshme … ne cmontimin e rrjeteve te krimit te organizuar.”

BE i kerkon Rames nje gje te pamundur: rezultate te prekshme ne luften kunder korrupsionit ne nivele te larta. Korrupsionin qe eshte nje marreveshje e fshehte kriminale mes dy personash, Edi Rama e ka kthyer ne vendime qeverie apo ligje per dhenie koncensionesh. Sot termi korrupsion barazohet me termin koncension. Pra, Edi Rama e ka ngritur ne nje stad me te larte, se ai nuk eshte piktor, eshte skulptor ne keto pune. Ndaj eshte kerkese e pamundur jo vetem deri ne qershor 2019 por sa te jete Rama ne pushtet.

Me tragjike eshte kerkesa qe Rama te ngreje institucionet kushtetuese te Drejtesise. Asnje vend qe aspiron per ne BE nuk eshte pa Gjykate Kushtetuese, de facto pa Gjykate te Larte, pa Prokuror te Pergjithshem me mandat kushtetues, pa Keshill te Larte Drejtesie. Qe keto institucione jane mbyllur, kjo eshte produkt i Kolapsit ne Drejtesi qe Rama shet per reforme. Ju kujtohet kur thoshte termet ne drejtesi? Ja ku e keni rezultatin dhe BE e ka kthyer ne kusht ngritjen dhe jo reformimin e institucioneve sic thoshte para disa vitesh.

Por ka me keq. Qe te kete rezultate ne denimin e rrjeteve te krimit dhe korrupsionit qeveritar duhet ngritur SPAK. Pikerisht, ai organ i ri i Drejtesise qe Rama e mban peng pa afat. Sikur te filloje sot ngritja e SPAK, qershori 2019 nuk mjafton as per ti rekrutuar e trajnuar, e jo me qe SPAK te fuse ne burg ministra e kryetare bashkish socialiste apo kapobanda rrjetesh te krimit te organizuar qe blejne vota e dhunojne zgjedhesit qe Rama te rrije ne pushtet e me pas ru jape koncensione, tendera e prona publike. Madje kete kerkon qe te ndodhe para zgjedhjeve te 2019. Ja pse eshte nje kusht i pamundur sa kohe Rama eshte ne pushtet.

Ne fund i kane rikthyer Shqiperise kushtin qe PD ia hoqi ne 2013: reformen zgjedhore. Pas 6 vjet deshtimi te qellimshem, BE ia ka vene lakun ne fyt. Rregullo standartet e zgjedhjeve, mos bli vota, mos abuzo dhe mos dhuno administraten publike, mos dhuno lirine dhe sekretin e votes se zgjedhesve, ver rregulla qe te mos i besh me keto! Sepse sic e thote ne paragrafin 5, BE i jep rendesi te vecante zgjedhjeve te lira e te ndershme ne perputhje me standartet e OSBE. T’ia kerkosh kete Rames eshte t’i kerkosh nje tjeter kushte te pamundur.

Ja pse vendimi i qershorit 2018 eshte nje mbyllje e deres per Ramen, e per fat te keq per shqiptaret. Me keto kushte te pamundura per Ramen dhe me Ramen ne pushtet, ne qershor 2019 Rama do te shenoje 10 vjet qe kur bllokoi integrimin europian me parrullen “hap kutite ose largohu” edhe pse ODIHR ia tha troc: nuk pati manipulim ne numerim dhe zgjedhjet arriten shumicen derrmuese te standarteve te OSBE. Ate qe BE ia kerkon Rames per 2019.

“BE ia ka venë lakun në fyt. Pse Rama do e ketë të pamundur” Read More »

Fati i syve që qëndisën flamurin

Nga Fiqri Shahinllari

 

Që të qëndisësh do të thotë të kesh durim, pasion, imagjinatë krijuese…

Do të shtoja edhe disa “Që” të tjera, por po ndalem këtu duke nënvizuar se të qëndisësh duhet t’i kesh sytë xixë, të fortë. Të tillë i ka patur Marigo Pozio, qëndistarja legjendare e Flamurit Kombëtar që u ngrit nga plaku Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Po si përfunduan ata sy vezullues poshtë ballit të asaj korçares “hollake” e me trupin selvi? Sot ma k’ënda të shkruaj disa gjëra pak të njohura nga mjaft njerëz për jetën e peripecitë e Marigosë…

Thanas Floqi, një nga firmëtarët e aktit historik të shpalljes së Pavarësisë, në  ditët e para të nëntorit 1912 së bashku me Marigo Pozion e Petro Fotografin përgatitën të gdhendur në dru bocën e flamurit që më vonë u përdor si shtampë në qindra e qindra flamurë të tjerë. Duke u interesuar për të gjetur informacione te tjera lidhur me figurat e spikatura të Floqit të Korçës, mësova mjaft gjëra interesante. Përveç faktit që boceta e shqiponjës prej druri lyhej me bojë të zezë e stampohej edhe në qylafët e bardhë të lebërve, mësova se pas dy-tre vjetëve të vdekjes së Marigo Pozios u hodh në dyshim fakti nëse vërtet ishte Marigoja apo ndonjë tjetër, qëndistarja apo qëndistari i flamurit që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë më 1912. Sikur të mos kisha lexuar se Marigoja ka lidhje me mbiemrin Floqi, nuk do të zgjatesha fare në hollësitë e mëposhtme… Marigoja në vitin 1912 ishte vetëm 20 vjeçe. Kish lindur në Korçë më 2 shkurt 1892, bijë e Papakosta Poçit dhe e Lenka Ballaurit. U martua në Hoçisht me Jovan Pozion dhe prej Hoçishtit shkuan me banim e punë në Vlorë. Marigoja, siç shkruan shtypi, ishte atdhetare e famshme. Emri i saj lidhet me flamurin që ajo kishte qëndisur për pajën e saj por ja ia dërgoi Ismail Qemalit për ta ngritur në ditën e pavarësisë. Fizionominë e Marigosë, disa vite pas ngritjes së flamurit, ata që e njihnin mirë atë e përshkruajnë kështu: Ishte një grua hollake, me gjatësi mesatare e me fytyrë të ëmbël, nën rrudhat e së cilës fshiheshin tiparet e një gruaje që kishte qenë e bukur në të ritë e saj…. E zonja në fjalë sa t’ia kthente mendjen edhe burrit më me peshë.

Nga një artikull i shkruar nga Jakov Milaj në janar 1938 në revistën e përmuajshme kulturore “Përpjekja Shqiptare” e themeluar dhe e drejtuar nga Branko Merxhani, mëson se Marigo Pozio kish vdekur në Tiranë në gusht të vitit 1932 nga tuberkulozi. Nga një burim tjetër mësova që Marigoja kishte vdekur në shkurt të vitit 1932 e jo në gusht. Kjo hollësi për datën e vdekjes nuk ka rëndësi për komentin që po bëj. Marigoja vdiq nga tuberkulozi. Kjo sëmundje i kish marrë më përpara dy vajzat dhe djalin e saj të vetëm po edhe burrin, dyqanxhiun e pasur Jovan Pozio në Vlorë. Vitet e fundit të jetës Marigoja ishte verbuar. Kur themi vitet e fundit nuk po tregojmë për një grua të moshuar, për Marigonë plakë. Jo. Ajo kur ndërroi jetë ishte vetëm 40 vjeçe! A mund të përfytyrohet qëndistarja e flamurit me sy të verbër, sy që dikur kishin qenë shpuzë e flakë?!

Marigo Pozio

Marigo Pozio

Për varrimin e saj ishte përkujdesur i kunati, Kristo Floqi. Po qëndroj paksa këtu. Marigoja, e mbetur e ve dhe pa fëmijë, vitet e fundit i kaloi në Tiranë, në shtëpinë e së motrës, Ranias, (Urania) më e vogël se ajo. Rania ishte bashkëshortja e Kristo Floqit. (Motra tjetër, Angjeliqia, ishte gruaja e politikanit e kryeministrit Koço Kota). Për ironi të fatit, në atë shtëpi ku strehoi të motrën vdiq pas 15 e ca vjetësh në katin përdhes, (sepse shtëpia ishte shtetëzuar), edhe vetë Urania. Po në atë kat përdhes, pas Uranisë vdiq në vitin 1951 edhe i shoqi i saj Kristo Floqi i cili, siç shkruan Dr. Prof. Stilian Adhami, ishte viktimë e thurjes së Himnit të Mbretërisë.

Në kohën kur filluan të hidheshin dyshimet për autoren e qëndismës së flamurit shqiptar, ngrihet Kristo Floqi, ky kunatolli floqar që qënka kujdesur për të gjorën e të verbërën Marigo, në vitet e fundit të jetës së saj dhe thotë se kish shumë dëshmitarë të tjerë që e pohojnë se Marigoja ishte qëndistarja e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Në fletoren “Arbëria” K.Floqi shkruan aty nga viti 1936 se “…flamurin Kombëtar që u ngrit për të parën herë e pat “hartuar” me duart e veta zonja Marigo mbi cohën e blerë te tregëtari Diamanti sipas modelit të shqipes që kishte vizatuar Dom Mark Vasa me Petro Fotografin”. Midis atyre që kanë dijeni mbi faktin, Kristo Floqi përmënd Lef Nosin, Shefqet Dajin, Thanas Floqin, Qemal Karaosmanin, Hamza Isan e Ymer Radhimën.

Kristo Floqi

Kristo Floqi

Marigoja ishte me origjinë nga Korça por, siç shkruam më sipër, qe martuar në Hoçisht me Jovan Pozion. Për shkak të persekutimit otoman çifti u largua nga Korça dhe u vendos me banim në lagjen Muradie të Vlorës. Në këtë lagje korçarja e bukur u mor me veprimtari patriotike. Në shtëpinë e saj hynin e dilnin Çerçiz Topulli, Mihal Grameno e figura të tjera atdhetare. Për t’u shëruar nga sëmundja ajo shkoi të mjekohej në Vjenë. Atje takoi disa herë Aleksandër Moisiun, aktorin shqiptar më përmasa ndërkombëtare.

Por më vonë, vec fatkeqësive familjare, sëmundja i mori sytë dhe u zhyt në varfëri. Ajo u varros në Zvërnec pranë varreve të të afërmve të saj, ku mori pjesë një masë e madhe njerëzish vlonjatë…

Mirëpo për varrin e saj e për kujtimin e saj nuk u interesua njeri as në kohën e Zogut, as në periudhën komuniste.

/gazetadita.al/

Fati i syve që qëndisën flamurin Read More »