Aurora

Shtëpia e flamurit

Kjo është ndoshta e vetmja foto që tregon nga përballë shtëpinë, ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë. Nuk kam parë ndonjë fotografi tjetër të kësaj shtëpie, përveç një skice dhe një pikture. Nëse vërtet nuk ekziston një foto nga afër, kjo për mua është misterioze.

Në kohën kur u shpall pavarësia, kjo ndërtesë historike dykatëshe, e quajtur selamllëk, pjesë e sarajeve të mëdha të Vlorajve, ishte pronë e Xhemil bej Vlorës, nipit të Esat pashë Toptanit. Ajo ishte 70 metra e gjatë, kishte një ballkon përpara dhe pikërisht në atë ballkon u ngrit flamuri
Aq kuptim të veçantë ka kjo shtëpi në historinë e Shqipërisë, saqë ajo vërtet ia vlen të rikrijohet në formën e mëparshme dhe kjo do të kushtonte shumë më pak se sa ndërtimi i një pallati.

Saktësisht ajo ndodhej pranë vendit ku sot është varri i Ismail Qemalit me statujën e Flamurtarit.

Prapa saj ishte haremllëku, një ndërtesë e stërmadhe trekatëshe, që përdorej për jetën e përditshme: banim, gatim, rritjen e fëmijëve. Ekzistojnë disa foto të mira të haremllëkut, që është edhe shtëpia ku ka lindur Ismail Qemali.

Haremllëku trekatësh shpesh, dhe për arsye të pakuptueshme e ndoshta banale, ngatërrohet me shtëpinë dykatëshe ku u ngrit flamuri, edhe pse Eqrem Vlora, njëri ndër trashëgimtarët e hershëm të sarajeve, ka botuar një skicë të rrallë dhe me shënime që sqarojnë mirë e bukur çdo gjë.
ILIR IKONOMI

Shtëpia e flamurit Read More »

Kjo foto po përhapet si zjarri në rrjet! 3 gratë më të fuqishme në botë bashkë në një fotografi

Kjo foto po përhapet si zjarri në rrjet.

Kjo fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale por edhe në media të ndryshme online, tregon shoqërinë e përbashkët të tri prej grave më të fuqishme aktualisht në botë.

Në fotografi janë kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May dhe presidentja e CIA’s, Gina Haspel.

S’dihet nëse një foto e tillë është e vërtetë dhe askush ende nuk ka dhënë informacione mbi të vërtetën e kësaj fotoje.

Kjo foto po përhapet si zjarri në rrjet! 3 gratë më të fuqishme në botë bashkë në një fotografi Read More »

Përgjigjia ironike e Ramës për pyetjen sfiduese në Kuvend: A do të japësh dorëheqje?

Punimet në Kuvend i janë kthyer normalitetit, por nuk kanë munguar diskutimet e ashpra pas shtyrjes së afteve për hapjen e negociatave. Opozita ka sfiduar kryeministrin Rama, të cilin e kanë pyetur nëse do të japë dorëheqje në rast se do të dështojë për të dytën herë.

Megjithatë Rama nuk i ka kursyer ironitë duke u kundërpërgjigjur me shembullin e kryeministrit të Maqedonisë Zaev.

“Sot kam marrë ftesën bashkë me kryeministrin maqedonas për të shkuar në Bruksel për t’u ulur me komisionin dhe për të filluar diskutimin për punën për përgatitore, që është puna e të gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave. Këta thonë jep dorëheqjen, do flas edhe me kryeministrin e Maqedonisë dhe e parashtroj këtë kërkesë, por do u kthej përgjigje”, tha Rama.

Përgjigjia ironike e Ramës për pyetjen sfiduese në Kuvend: A do të japësh dorëheqje? Read More »

Nuk ka gjë më gallatë se emrat e këtyre fshatrave shqiptare, do shkriheni së qeshuri

Oponimet e vendeve janë gjithnjë interesant nëse merren për studim apo nga rrënja që krijon emrin e tyre.

Më poshtë do të shikoni emrat me të çuditshëm që mbajnë disa fshatra në Shqipëri

Vithkuqi – Korça

Kurveleshi – Tepelenë

Gjylekar – Viti

Muqibab – Gjilan

Kuqan – Elbasan

Qinam – Erseke

Symize – Tepelenë

Mize – Lushnje

Bubullime – Lushnje

Llukar – Prishtinë

Leshnje – Skrapar

Kakardhiq – Lezhë

Kaqibeg – Podujevë

Skorobisht – Prizren

Neperbisht – Suharekë

Makresh – Novoberd

Qyqylagë – Lipjan

Ngucat – Malisheve

Bithuq – Diber

Muqiverrc – Kamenic

Nuk ka gjë më gallatë se emrat e këtyre fshatrave shqiptare, do shkriheni së qeshuri Read More »

Skandaloze/Bashkia e Vlorës rrit me 143% çmimin e ujit, gjithçka ndodh në fshehtësi

Një vendim skandaloz është marrë në heshtje të plotë dhe larg syrit të mediave në qytetin e Vlorës.

Konkretisht këshilli bashkiak i qytetit bregdetar ka miratuar me vota të majta, rritjen abuzive të çmimit të ujit të pijshëm.

Gazetarja Afrovita Hysaj mëson se Sh.A Ujësjellës kërkoi rritjen e çmimit nga 30 lek/m3 në 70 lek/m3, çka do të thotë një rritje me 143% për Vlorën, 244% për Novoselën, 188 % për Njësinë Qendër dhe 313% për Orikumin.

Argumentet e bashkisë së Vlorës ishin rritja e çmimit me 60% të energjisë elektrike dhe ulja e të ardhura pas aplikimit të ujëmatësit, mosmbledhja e të ardhurave të vitit të kaluar etj.

Kryebashkiaku Dritan Leli ka thënë se për këtë rritje tarife ka mbështetjen e mbikqyrësve të entit rregullator të ujit.

Nga ana tjetër, i akuzuar nga nënkryetarja e këshillit bashkiak, se ujësjellësi nuk ka zhvilluar asnjë takim informues me qytetarët, drejtori i Ujësjellësit, Dorian Xhelili, ka thënë se qytetarët janë informuar.

Ndërkaq, tarifa e miratuar nga Këshilli bashkiak do ti kalojë për shqyrtim Entit Rregullator të Ujit.

Pra, siç mund ta kuptoni, rritja e frikshme me 143% e çmimit të ujit, është tashmë një fakt i kryer për qytetarët e Vlorës.

Duket absurde kjo rritje galopante e çmimit, duke marrë parasysh se Vlora është një prej qyteteve me burime të shumta ujore, por që sërish, një pjesë e madhe banorëve nuk furnizohen me ujë, uji që ju shkon në çezma është me orar dhe për më tepër, një pjesë e madhe e banorëve nuk e konsumojnë ujin për të cilin paguajnë.

Tepër i dyshimtë është fakti nëse me të vërtetë qytetarët janë njohur me këtë rritje të frikshme të çmimit të ujit, apo gjithçka do t’ju vijë surprizë në këtë verë të lagësht?/JOQ

 

 

Skandaloze/Bashkia e Vlorës rrit me 143% çmimin e ujit, gjithçka ndodh në fshehtësi Read More »

Akuza e Ballës: Vëllai i atyre që prisnin 3.4 mln euro, foto në zyrë të Bashës

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i është përgjigjur sulmit me sulm. I akuzuar një javë më parë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha se është i përfshirë në kontrabandimin e 3.4 mln eurove në makinat Toyota Yaris, Balla tha sot se personat e shpallur në kërkim kanë lidhje me vetë kreun e opozitës.

Balla ka publikuar në parlament një foto ku sipas tij është vëllai i njërit prej kushërinjve të shpallur në kërkim si pritës të eurove ka bërë në zyrën e Bashës.

“Ja ku e keni, vëllai i A.V. njërit prej kushërinjve që kishin porositur paratë në zyrë të Lulzim Bashës. Por Basha është një budalla i papërgjegjshëm që rrezikoi operacionin. Tani unë të them se ndoshta ishte Basha që priste paratë, madje mund tu ketë ngatërruar itinerarin e tyre” – tha Balla.

Akuza e Ballës: Vëllai i atyre që prisnin 3.4 mln euro, foto në zyrë të Bashës Read More »

Zbulimi “bombë” i mjekësisë: Hani këtë frut dhe do mbeteni shtatzënë me djalë

Bananet janë përbërësi kryesor në disa nga ushqimet më të shijshme qoftë në akullore, puding, etj.

Për vite të tëra ka qarkulluar një thashetheme se ngrënia e bananeve para ngjizjes i rrit mundësitë për të lindur djalë. Si shumicën e anektodave tjera të këtij lloji, njerëzit e konsiderojnë këtë gjë si përrallë të plakave. Megjithatë, një studim ka zbuluar se kjo gjë mund të jetë e vërtetë.

Studiuesit kishin anketuar 740 gra gjatë shtatzënisë së tyre të parë dhe kishin zbuluar se gratë të cilat u nënshtroheshin dietave që përfshinin konsumimin e sasive të mëdha të kaliumit (një nga vitaminat kryesor në banane) kishin qenë më të prira të lindnin djalë.

E njëjta gjë ishte thënë edhe për gratë të cilat kishin konsumuar sasi të mëdha të kalorive dhe sodiumit.

Përmes studimeve të tyre, shkencëtarët kishin arritur ta kundërshtojnë një mit të kamotshëm i cili thoshte se konsumimi i madh i qumështit i rritë mundësitë për të lindur vajzë. Pra, shkencëtarët kishin zbuluar se është krejtësisht e kundërta, nivelet e larta të konsumimit të kalciumit ndërlidhen me lindjen e një djali.

Zbulimi “bombë” i mjekësisë: Hani këtë frut dhe do mbeteni shtatzënë me djalë Read More »

Kodi i mafies, Rama-Basha pakt heshtje për 613 kg kokainë, morën mesazh nga kolumbianët

Të gjitha palët dalin të përfshirë në trafikun e kokainës, Rama dhe Basha mbyllin gojën pas kërcënimeve të ndërsjella se do të nxirrnin fakte kundër njëri-tjetrit
Kapja e sasisë rekord prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit u bë pjesë e lojës dhe teatrit të përditshëm politik mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, për të mpirë mendjet e shqiptarëve dhe për të vijuar bashkëpunimin e nëndheshëm për dominimin e politikës dhe zhvillimin e interesave të përbashkëta.

Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama ishte garancia e vetme për trafikimin e kokainës, e cila u kap pasi në gjurmët e saj ranë partnerët ndërkombëtar. Sipas Bashës, ngarkesa kaq të mëdha kokaine nuk vijnë pa një garanci të fortë.

“Ne e dimë që nuk mundet vetëm Ministri i Brendshëm të bëjë këtë lëvizje dhe padyshim që është i lidhur drejtpërdrejtë Kryeministri. Nuk është e vërtetë. Nuk ndodh kurrë që një ngarkesë të kalojë pa u testuar më parë me ngarkesa të vogla për të parë rrugën dhe për më tepër pa garanci të nivelit më të lartë”.

Loja me kokainën erdhi duke u bërë serioze, pasi Basha duket se po kalonte kufijtë e lejuar nga paktet e heshtura. Kështu erdhi një kërcënim nga ana e Edi Ramës, i cili paralajmëroi zbulimin e fakteve nga hetimet, që lidhnin zyrtarë të lartë ë PD me kokainën e kapur në Durrës, me një vlerë rrethe 180 milionë euro.

Edi Rama tha: “Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim. Ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD. Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova”.

Kur Edi Rama dhe Lulzim Basha po hynin këshu në një terren të rrezikshëm, një dorë nga jashtë ka ndërhyrë. Mes Ramës dhe Bashës befas ka pllakosur një heshtje për kokainën e Durrësit. Prej disa javësh ata nuk thonë më asnjë fjalë për këtë çështje. Urdhër kanë marrë edhe ushtarët e tyre që mos të flasin më për këtë çështje. Në kuadër të këtij pakti, Rama dhe Basha kanë pezulluar edhe komisionin hetimor për hetimin e kultivimit dhe trafikut të drogës.

Heshtja konfirmon se të dy palët janë të përfshira nga trafiku u kokainës dhe që ndajnë bashkë paratë. Kur njëra palë sulmon tjetrën, tregon se nuk është e kënaqur me fitimin dhe sapo i plotësohet kërkesa, rinis heshtja. Në rastin konkret dyshohet se mund të kenë ndërhyrë kolumbianët apo segmente të trafikut nga Ekuadori, të cilët janë shqetësuar se zhurma e Lulzim Bashës mund të dëmtonte linjën./Pamfleti

Kodi i mafies, Rama-Basha pakt heshtje për 613 kg kokainë, morën mesazh nga kolumbianët Read More »