Aurora

Shtyrja e negociatave, Lu dhe Vlahutin rrëzojnë opozitën e bashkuar: Përshpejtim të reformës në drejtësi, koha të nis lufta kundër korrupsionit

Dy ambasadorët e akredituar në vendin tonë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë rrëzuar pretendimet e opozitës për hapjen e negociatave, kështu raporton ”SOT”.  Fillimisht Donald Lu përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ambasadës amerikane e cilsësoi pozitiv vendimin e BE-së për hapjen e negociatave më 2019.

Në këtë drejtim ambasadori i SHBA deklaroi se ka ardhur koha që edhe Shqipëria të nisi luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit. “Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, deklaroi ambasadori i SHBA-vë në Tiranë, Donald Lu.

Vlahutin përshëndet vendimin e BE

Vendimin e BE-së e ka komentuar dhe përshëndetur ditën e djeshme edhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, e cila deklaroi se Këshilli ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore me Shqipërinë për negociatat. Dhe për këtë ajo theksoi se Shqipëria ka marrë 3 gjëra pozitive. “Shqipëria ka marrë 3 gjëra pozitive.

E para është njohja e rekomandimit dhe reformave që janë bërë, gjë që është shumë e rëndësishme.

E dyta është një kalendar i qartë dhe një datë për konferencën ndërqeveritare dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Dhe e treta këshilli ka pranuar që komisioni ka për qëllim të nis punën përgatitore. Mund t’iu them për veten, për delegacionin, për të gjithë koleget që punojnë fort në Bruksel, ne jemi të lumtur”, deklaroi ajo. Po ashtu, Vlahutin shtoi se qershori 2019 është një kalendar i qartë dhe sipas saj, në botën e Bashkimit Europian do të thotë se ka një angazhim për këtë datë. “Po po, ky është kalendari. Dhe kjo është ajo çfarë do të dëgjoni nga ambasadori i ardhshëm i BE-së në Tiranë, por ky është qëllimi. Nuk mund t’ju them për këtë një vit përpara, por ky është kalendari. Në botën e BE-së kjo tregon se ka një angazhim për këtë datë.

Pra kalendari është shumë i qartë, por në ditët në vijim kur të kemi të gjitha detajet do t’i ndajmë me ju”, nënvizoi ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Bëjmë me dije se negociatat e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të nisin në Qershor të 2019-ës. Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të gjatë e të mbushur me debate të ashpra nga Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, e cila u zhvillua dy ditë më parë në Luksemburg.

25 vende kanë qenë që në fillim mbështetëse të idesë për çeljen e bisedimeve në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa Franca, Danimarka dhe Holanda janë treguar fillimisht më skeptike duke propozuar një shtyrje të këtij procesi. Megjithatë, në fund të mbledhjes është dalë me një qëndrim të përbashkët, ku janë vendosur edhe një sërë pikash kyçe që duhen zbatuar nga të dyja vendet.

Shtyrja e negociatave, Lu dhe Vlahutin rrëzojnë opozitën e bashkuar: Përshpejtim të reformës në drejtësi, koha të nis lufta kundër korrupsionit Read More »

Monika betejë kundër varfërisë, në ballo me fustan miliona eurosh, ja sa kushton një veshje e shefes së LSI

Parullat për popullin, luksin për vete
E ka shfaqur plotësisht profilin e saj Monika Kryemadhi, si një shtetase e rëndomtë që paguhet si politikane, duke bërë politika ekonomike për shtimin, fshehjen dhe mbrojtjen e pasurive të saj.

Sa herë Monika është pjesë e pushtetit si në vitet 1997-2003, në 4 vitet 2009-2013 me PD dhe në 4 vitet 2013-2017 me PS, paçka se kokën e ka të futur në “kazanin” e korrupsionit, mbron me “zemër” pushtetin dhe mallkon e kërcënon me histerizëm, ata që denoncojnë hajdutëritë e pushtetit ku ajo merr pjesën.

Sa herë është në opozitë si në vitet 2003-2004 kundër PS, si në 4 vitet 2005-2009 kundër PD dhe si tani në aleancë me PD kundër PS, Monika ulërin kundër korrupsionit, krimeve e trafiqeve qeveritare, “qan e përgjërohet” për varfërinë e popullit dhe premton, se do t’i sjell bollëk ekonomik e lumturi, nëse e sjellin në pushtet.

Ky poli-profil i Monikës, si pronare e LSI kur është në pushtet dhe si “udhëheqëse popullore” e LSI kur është në opozitë, i jep ngjyrë komike figurës së saj, madje të pështirë, ndaj dhe në rrjetet sociale, nuk mundesh të gjesh qoftë edhe një “shkronjë” pozitive për të dhe bashkëshortin e saj!

Sepse shefja e LSI-së, që në opozitë del reciton “bejte” kundër korrupsionit, pagave e pensioneve të ulëta, kundër papunësisë, varfërisë së popullit dhe luksit të qevritarëve, kapardiset nëpër “Ballo” e mbrëmje “Gala” me fustane princesash… 7 mijë euro, pa llogaritur sendet me diamant e flori që ka vendosur si zbukurim nëpër gjymtyrë./Pamfleti

Monika betejë kundër varfërisë, në ballo me fustan miliona eurosh, ja sa kushton një veshje e shefes së LSI Read More »

Deputeti socialist “Alketi pronave” në siklet, grabitësi i turistëve polakë në Memaliaj është kushëri i tij

Pas 65 vjetësh, ngjarja e dytë me polakë në këtë zonë

Lajmi policor, që njoftonte kapjen e grabitësit të turistëve polakë në Krahës të Memaliajt, ka vënë në siklet deputetin socialist Alket Hyseni të Sarandës, ose “Ketin e pronave”, siç e quajnë në jug, meqë ka qenë kreu i “Taskë Forcës së Pronave” në bregdetin e Vlorës.

Sikletin “deputet Ketit” ia ka krijuar kushëriri i tij i parë B. Hyseni, personi i arrestuar nga Policia e Memaliajt, si grabitës i dy turistëve polakë, të cilët kishin ndaluar për pak minuta pushim në fshatin Krahës, ndërkohë që “kushua” i deputetit kishte “vizituar” motorrin e tyre dhe u kishte përlarë dokumente e kartë-monedha, por që pas 1 ore u zbulua nga policia.

Edhe pse kushëriri deputet ka qenë me ngarkesë punësh në senacë parlamentare, “fisi” nga Krahësi i ka telefonuar për ta “mbyllur këtë hall”, por ai nuk ka ndërhyrë sepse policia e publikoi shumë shpejt, plus që deputeti po merret edhe me një hall tjetër më i madh, që ka zënë me djalin e dajos së tij Shemen, Drejtor Ujësjellësi në Sarandë.

Ky është incidenti i dytë që ndodh me shtetas polakë në Memaliaj, mbasi 65 vite më parë është mbytur në Vjosë, një inxhiner polak që kishte ardhur si specialist miniere, madje shkëmbi nga është zhytur me kokë në lum inxhineri, quhet “Shkëmbi Polakut”./Pamfleti

Deputeti socialist “Alketi pronave” në siklet, grabitësi i turistëve polakë në Memaliaj është kushëri i tij Read More »

Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë

Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka miratuar me vota të majta rritjen e çmimit tëujit të pijshëm.

Sh.A Ujësjellës kërkoj rritjen e çmimit nga 30 lek/ m3 në 70 lek/ m3 në një rritje me 143 % për Vlorën, 244% Novosela, 188 % Njësia qendër dhe 313% Orikumi.

Argumentat e Bashkisë së Vlorë ishin rritja e çmimit me 60% të Energjisë Elektrike dhe ulja e të ardhurave pas aplikimit të ujëmatesit.

Projektvendimi është kundërshtuar me forcë nga të djathtët, ndërsa këshilltari Atird Hoxha e cilësoi totalisht abuziv vendimin.

Sipas tij me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm po abuzohet,ndërsa rritja e çmimit mbetet një tjetër problem madhor për qytetarët .Tarifa e miratuar nga Këshilli Bashkiak do ti kaloj për shqyrtim Entit Rregullator të Ujit.

Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë Read More »

Thirrja e deputetit për artistët: Të ngujohemi në Teatër! Unë do hyj i pari!

Deputeti demokrat i Vlorës Agron Shehaj u është bashkuar të enjten artistëve që protestojnë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ai tha se e vetmja mënyrë për ta mbrojtur këtë godinë është ngujimi brenda saj. Ai ofrua që t’i bashkohet kësaj lëvizjeje.

“Unë mendoj se e vetmja mënyrë për të ndaluar shembjen e Teatrit është të ngujohemi brenda, të futemi brenda. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Ky nuk është një vendim që më takon mua, pasi ju takon juve.

Nëse doni që ta shpëtoni këtë Teatër nuk keni asnjë mundësi tjetër. Në qoftë se ju vendosi të futeni brenda unë do të jem i pari që do të futem dhe i fundit që do të dal nga Teatri. Nuk ka asnjë mundësi tjetër.

Ka shumë mundësi që të enjten ata të votojnë ligjin dhe të premten të vijnë këtu me ruspa dhe ta shembin. Maksimumi mund të presin ndonjë ndeshje të kampionatit botëror, ndonjë finale psh. Ua them sinqerisht, është e vetmja mundësi që kemi” – tha Shehaj.

Këtë të enjte parlamenti vendosi që të futet në kalendarin e punimeve projekt-ligji për shembjen e godinës aktuale të Teatrit dhe për të ndërtuar aty një të ri.

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/236551310272247/?t=0

Thirrja e deputetit për artistët: Të ngujohemi në Teatër! Unë do hyj i pari! Read More »

Pse Saliu ditën që doli trajleri me euro, braktisi detin e “mori malet” dhe po jeton në shpella?

Heshtja e “Radiostacionit digjital”
Mbrëmjen e të enjtes datë 21 qershor 2018, vetëm pak orë pasi Lulzim Basha në parlament, bëri denoncimin paraprak të trafikut të 1.5 milionë eurove nga Belgjika në Shqipëri, “armiku” i parave të pista, trafiqeve dhe korrupsionit Sali Berisha, shkoi për “pushim” në vilën e kunatit në Gjirin e Lalzit, ku sipas rojeve të tij, kishte vendosur të kalonte 15 ditë relaksim në bregdet.

Por plani ndryshoi dhe paraditen e datës 24 qershor 2018, pak orë pas kapjes së 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit, Saliu u nis për “pushime” drejt bjeshkëve, ku thuhet se do të qëndroj, deri sa të zbardhet “adresa e saktë” e 200 kilogramë eurove (peshuar nga Salinaji).

Prej 48 orësh në bjeshkë, Saliu që ulërin e shkul parlamentin dhe mediat edhe kur teshtijnë qentë e rrugës, nuk po thotë asnjë fjalë për trafikun e eurove të kapura në Durrës, megjithëse denoncimi paralajmërues është meritë zbuluese e kreut të PD-Lulit?! Përse qysh prej ditës, kur janë kapur 3.4 milionë euro kontrabandë, “Radiostacioni digjital” Sali Berisha po hesht, nuk po transmeton më asnjë denoncim nga “Qytetari digjital”, apo në bjeshkët ku ka shkuar të takoj vëllezërit tropojanë, nuk “ka valë”.

Përse vetëm 2 orë, pas orës 07.00 të kapjes së 3.4 milionë eurove në Durrës, “armiku i betuar” i krimit ekonomik-financiar dhe trafiqeve Sali Berisha la vilën e kunatit në Lalz afër Durrësit, apo ngaqë “ca miq në SHISH” e njoftuan, se me ata të eurove është i përzier edhe Zeni, si “porositës” i njerëz prej makinave “Toyota” me rastin e dasmës?

Përse pikërisht, ditën që doli trajleri me euro nga deti, Saliu braktisi detin dhe “mori malet” e po qëndron në shpella, i shoqëruar nga familja dhe nën përkujdesjen e disa demokratëve “qendrestarë”, duke iu larguar “ngatërrestarëve” të eurove, por edhe dashakeqëve që i “fryjnë zjarrit” të dosjes së Azemit, Remzi Hoxhës e Hajdin Sejdisë?/Pamfleti

Pse Saliu ditën që doli trajleri me euro, braktisi detin e “mori malet” dhe po jeton në shpella? Read More »

Kryemadhi kërkon bashkëqeverisje me Ramën pa praninë e PD, ndjehet e tradhëtuar nga Basha, nxjerr Luanin të kërcënojë. LSI: Jemi penduar për prishjen me PS

“Pamfleti” ka bërë publike disa herë përpjekjet e Lulzim Bashës për të bashkëqeverisur me Ramën këto vite të mandatit të dytë qeverisës të PS.

Madje këmbënguljen e Bashës për të rikthyer marrëveshjen e 18 majit të vitit të kaluar që në shtator të këtij viti, ndonëse kërkesat janë më të vogla, po e bëjnë publike jo vetëm mediat, kundërshtarët e Bashës, faktorë brenda PS por dhe aleatët e saj.

Në radhë të parë është Monika Kryemadhi, kryetare e LSI dhe bashkëshorte e Ilir Metës ish kreut të kësaj partie njëherësh president i Republikës ajo që është ndjerë e tradhëtuar nga Lulzim Basha dhe PD në opozitë.

Madje e ka shprehur më se njëherë këtë fakt, duke deklaruar gati në të gjitha daljet publike dhe ku ka qënë e ftuar nëpër emisionet televizive sa herë është pyetur se, nuk ka besim te Basha.

Kryemadhi arrin deri aty sa thotë se ende kreu i PD nuk e ka ndarë mendjen nga marrëveshja e 18 majit të vitit të kaluar, pavarësisht deklaratave të njëpasnjëshme fallco që bën kundër Ramës.

Me këtë ngarkesë kundër Lulzim Bashës, kryetarja e LSI është distancuar ndjeshëm me kreun e PD ndërkohë që përmes Erion Veliajt kryebashkiakut të Tiranës vijon “flirtin” me Edi Ramën, kryeministrin e vendit dhe kreun e mazhorancës qeverisëse.

Tentativa e Kryemadhit konkludon në dëshirën për të bashkëqeverisur sërish me Edi Ramën, duke filluar ndoshta nga vjeshta e këtij viti dhe mundësish të lërë Bashën jashtë qeverisjes.

Pasi nuk do të kishte kuptim sipas burimeve brenda LSI, që të kishte koalicion qeverisës mes dy partive të mëdha politike, njëra e majtë si PS tjetra e djathtë si PD kundër një partie të majtë si LSI, për ta lënë në opozitë.

Kupola e LSI e sheh të logjikshme dhe legjitime një aleancë mes PS dhe LSI për të qeverisur vendin në mandatin që ka mbetur dhe që do të startonte në koalicion dhe për zgjedhjet vendore të qershorit të vitit të ardhshëm.

Dhe për të testuar reagimin e Ramës, Monika Kryemadhi nxori nënkryetarin e LSI Luan Rama që sulmoi kryeministrin për dështimin në hapjen e negociatave këtë qershor dhe shtyrjen e hapjes së tyre për qershorin e vitit të ardhshëm.

Madje Rama i LSI e ashpërsoi gjuhën kundër Ramës së PS, duke kërkuar dhe dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit, pa precizuar nëse duheshin zgjedhje të parakohëshme, qeverisje të re me një socialist në krye, apo në koalicion me LSI.

Gjithsesi kryeministri Edi Rama, teksa foli në takimin me deputetët e PS dhe ministrat e qeverisë së tij për procesin e vështirë të hapjes së negociatave dhe suksesin e arritur sipas tij, ka sulmuar vetëm PD dhe në asnjë moment nuk ka kthyer përgjigje për akuzat e LSI apo dhe kërkesën e saj për dorëheqje.

Sinjali i LSI ka qënë i qartë, që të ketë një bashkëqeverisje vetëm mes PS-LSI, lidershipi i partisë së Kryemadhit do të pushojë akuzat ndaj Ramës. Me kusht që Basha të jetë jashtë tortës qeverisëse.

Një afrim i tillë i Monikës me sa duket ka qënë dhe i kondicionuar me faaktin që në Këshillat bashkiakë në jo pak raste ka pasur rrjedhje të mëdha të këshilltarëve të LSI drejt PS-së.

Po ashtu mund të përmendim se disa nga deputetët e LSI, nuk i janë bashkuar aksionit të PD në disa raste kur ka pasur bojkotim të seancave parlamentare.

Madje njëri prej tyre, deputeti i qarkut Fier Robert Bitri ka dalë i pavarur, ndërkohë që priten rrjedhje të tjera nga grupi parlamentar i LSI.

Një nga deputetët e LSI, i cili disa herë është distancuar nga aksionet e PD në bojkotimin e seancave parlamentare, Nasip Naço është shprehur se nuk ka qënë dakord me shkëputjen nga PS në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Deputeti i LSI, Nasip Naço ka deklaruar për mediat se “dhe një pjesë e mirë e deputetëve të LSI-së dhe nga takimet që kemi me pjesën tonë të elektoratit, nuk kemi qenë dakord në fillim që ne të distancoheshim nga PS, pra në zgjedhjet parlamentare të 2017”.

Pra po përgatitet kalimi i LSI nga opozita me Bashën në qeverisje me Edi Ramën, me kushtin e vetëm që kreu i PD të jetë jashtë qeverisjes./Pamfleti

Kryemadhi kërkon bashkëqeverisje me Ramën pa praninë e PD, ndjehet e tradhëtuar nga Basha, nxjerr Luanin të kërcënojë. LSI: Jemi penduar për prishjen me PS Read More »

E pabesueshme! 5000 vjet na e mbajtën fshehur: 1 lugë vaj ulliri shëron direkt këtë sëmundje që po na merr jetën

Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

Vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri:

Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol. Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur. Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E. Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.

Cfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë?

Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin. Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj zhvillimit të qelizave të dëmshme. Ata kanë arritur në përfundimin se vaji ul aktivitetin e p21Ras, një onkogjeni që parandalon dëmtimin e ADN-së.

Studimi tregon se ndryshe nga vaji i misrit, i cili rrit agresivitetin e tumorit, vaji i ullirit i virgjër kishte një efekt krejt të kundërt, duke pasur një ndikim më të lartë sidomos tek tumoret e gjirit.

Një nga përbërësit e vajit të ullirit është dhe oleo-canthal. Një lloj fenoli natyral që mendohet se nxjerr jashtë proteinat abnormale të Alzheimer nga truri. Për ta mbështetur këtë informacion, studiuesit kanë shpjeguar se sëmundja e Alzheimer është më e vogël në vendet e Mesdheut, ku konsumimi i vajit të ullirit është më i larti në botë.

Organizëm i fuqishëm dhe energjik

Të mirat e vajit të ullirit në aparatin tretës, janë zbuluar fillimisht pas studimeve që janë bërë në lidhjen mes të ushqyerit dhe radikaleve të lira.

Studime të shumta kanë treguar për nivele të ulëta të problemeve në aparatin tretës, përfshirë stomakun dhe zorrën e trashë. Kjo më së shumti i atribuohet polifenoleve të vajit dhe antioksidantëve të tij anti-inflamatorë.

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me acid oleik dhe xitirosol. Ai ndikon në shmangien e problematikave të pankreatitit akut, që është inflamacioni i menjëhershëm i pankreasit.

Ndaj dhe nisja e ditës me konsumimin e një luge me vaj ulliri është veprimi më ideal për të fuqizuar organizmin dhe për t’i dhënë atij energji përgjatë gjithë ditës. Sigurohuni të konsumoni vaj ekstra të virgjër vaj ulliri dhe kujdesuni të siguroni jetëgjatësinë e tij.

E pabesueshme! 5000 vjet na e mbajtën fshehur: 1 lugë vaj ulliri shëron direkt këtë sëmundje që po na merr jetën Read More »