Aurora

Kujdes me dhimbjet e shpinës, mund të jenë tregues i një sëmundje të rëndë

Dhimbja e kurrizit është një nga problemet shëndetësore që prek shumë njerëz. Ekspertët kanë zbuluar disa simptoma serioze ndaj të cilave duhet kushtuar kujdes. Simptomat e dhimbjes së kurrizit, për shkak të të cilave duhet të vizitoni mjekun:

– Dhimbja e shpinës mund të shkaktojë ethe dhe djersitje që ju zgjon nga gjumi

– Vështirësi gjatë urinimit ose ndjesinë e mungesës së ujit që nuk është aty

– Humbja e kontrollit të fshikëzës ose zorrëve

– Humbja e fuqisë në këmbët

Dhimbja e shpinës mund të jetë një shenjë e një problemi serioz si një kockë e thyer në shpinë, një infeksion, sindromën cauda equina, ku nervat në pjesën e poshtme të shpinës bëhen të kompresuara rëndë.

Gjendja mjekësore që mund të shkaktohet nga dhimbja e kurrizit përfshin një disk të rrëshqitshëm, që mund të shkaktojë dhimbje prapa dhe mpirje, ndjesi shpimi në pjesën e prapme të kraharorit.

Ekspertët thonë se njerëzit me dhimbje në shpinë duhet të qëndrojnë në punë dhe të bëjnë aktivitete normale dhe të shmangin qëndrimin shtrirë në shtrat.

Studimet shkencore tani tregojnë se zgjatja e pushimit dhe shmangia e aktivitetit për njerëzit me dhimbje në shpinë çon në nivele më të larta dhimbjeje, paaftësi më të madhe, shërim më të dobët dhe mungesë më të gjatë nga puna.

Kujdes me dhimbjet e shpinës, mund të jenë tregues i një sëmundje të rëndë Read More »

Rama për liberalizimin e vizave për Kosovën: Hap pozitiv, i stërvonuar

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “hap pozitiv, por të stërvonuar”vendimin e Komisioni Evropian, që këtë të mërkurë dha rekomandim pozitiv për Kosovën sa i takon liberalizimit të vizave.

“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”, shprehet Rama në një postim në faqen zyrtare të Facebook.

Rama për liberalizimin e vizave për Kosovën: Hap pozitiv, i stërvonuar Read More »

Në Vaun e Dejës po mbeten pa fjalë nga ky ndërtim, vjen lajmi i rëndësishëm

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike (OST) është shprehur parimisht dakord me projektin e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për lidhjen me rrjetin e transmetimit të impiantit fotovoltaik lundrues në liqenin e Vaut të Dejës.

“Në vijim të punës për të bërë të mundur realizimin e projektit për ndertimin e një impianti fotovoltaik lundrues (floating) në liqenin e Vaut të Dejës, KESH sh.a informon se: Shoqëria OST sh.a (Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike) me shkresën Nr.5065/1, datë 16.07.2018, shprehet parimisht dakord në lidhje me kërkesën e Shoqërisë KESH sh.a për Iidhjes me rrjetin e transmetimit të Impiantit lundrues fotovoltaik, me fuqi totale te instaluar prej 12.9 MWp” njofton KESH.

Sipërfaqja e parashikuar për vendosjen e paneleve është 118 mijë metra katrorë. Sipas KESH, prodhuesit më të madh të energjisë elektrike me burime hidro në rajon, parku është projektuar të vendoset në sipërfaqen ujore të rezervuarit të HEC-it të Vaut të Dejës me qëllim shmangien e zënies së hapësirave tokësore.

Kjo pasi, ndërtimi i veprave të tilla shoqërohet me kërkesë të lartë të sipërfaqeve tokësore. Ndërkohë, nuk bëhet ende e ditur kostoja e projektit energjetik që do të shfrytëzojë energjinë diellore. /ShkodraNews

Në Vaun e Dejës po mbeten pa fjalë nga ky ndërtim, vjen lajmi i rëndësishëm Read More »

Horoskopi për ditën e enjte, 19 korrik 2018

Horoskopi, lexojeni tani!

Dashi-Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni me tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi te reja. Edhe beqaret do bëjnë gjithçka qe ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Fale mbështetjes se yjeve do ia arrijnë qëllimit. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Vazhdoni te bëni kujdes me shpenzimet qe ky përmirësim te jete me i shpejte.

Demi- Hmmm!Ne përgjithësi e vlerësoni mjaft partnerin tuaj për sjelljen e tij ndaj jush, por sot ne ndikimin negativ te planetëve do e kritikoni atë dhe nuk do jeni te kënaqur. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës ne pritje, por nuk do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar nuk duhen filluar operacione te rrezikshme. Prisni edhe pak kohe.

Binjaket-Çiftet me shume gjase do fillojnë te mendojnë për një lidhje me serioze gjate kësaj dite, mbase edhe për ndonjë bashkëjetesë. Beqaret nga ana tjetër, pas aventurave kalimtare dhe pa te ardhme, do mendojnë te krijojnë një lidhje afatgjate. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar mos u alarmoni me vështirësinë e pare qe do ju dale, por tregohuni te guximshëm.

Gaforrja- WOW! Gjate kësaj dite jo gjithçka do shkoje mire ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Here pas here nuk do ju pëlqejnë ato qe do ju thotë dhe kjo mund te ndeze debate. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë kudo princin e kaltër, por mundësitë për ta gjetur do jene te pakta. Financat do vijnë duke u përmirësuar fale një shume te ardhurash qe do ua dhurojnë disa familjare.

Luani-Do te keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime te rëndësishme. Thuajani partnerit këtë. Beqaret do jene shume joshës dhe do kenë fat ne dashuri. Jeta e tyre do marre një tjetër kthese edhe me te bukur. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Mund te kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme.

Virgjeresha-Dite pasionante dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e kaloni me partnerin çdo moment te lire dhe do arrini te flisni hapur për gjithçka. Beqaret do jene te kënaqur edhe me ndonjë aventure kalimtare te cilat nuk do mungojnë për asnjë moment. Financat do vijnë duke u përmirësuar pak nga pak. Me ne fund mund t’i kryeni shpenzimet me te domosdoshme pa pasur frike.

Peshorja-Eh! Dite shume e vështirë dhe e mbushur me probleme te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do jeni për asnjë moment te qete dhe kjo do ju mundoje pa mase. Beqaret do bëjnë sakrifica jashtë çdo kufiri për te gjetur dashurinë, por serish nuk do ja dalin dot mbanë. Ne planin financiar nuk është momenti për te marre hua edhe nëse situata do jete e vështirë.

Akrepi-As për ju situata ne çift nuk do jete e favorshme. Do jeni kokëfortë dhe nuk do i pranoni me lehtësi ato qe do ju thotë partneri. Nëse vazhdoni ne këtë mënyrë mund te shkatërroni gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do kenë ndryshime mjaft pozitive ne jetën sentimentale. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Buxheti nuk do jete ne një gjendje te keqe.

Shigjetari-Dite e vështirë kjo e sotmja edhe për ju. Do kujtoni gabimet e njeri-tjetrit dhe besimi do ju venitet. Janë pikërisht yjet ata qe do jene te pozicionuar keq ne qiellin tuaj dhe do sjellin probleme. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do vendosin dot se cili person ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar gabimi me i vogël mund te jete fatal.

Bricjapi-Do qëndroni me tepër kohe me partnerin tuaj dhe do flisni gjere e gjate për te ardhmen. Ne mbrëmje mund te merrni një surprize te këndshme e cila do e ndeze atmosferën. Beqaret do kenë një dite te ngarkuar me pune dhe angazhime e nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar mos prisni qe situata te përmirësohet vete, por merrni sa me shpejt masa.

Ujori-Dite premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marsi do ju nxite te tregoheni me te hapur dhe te flisni edhe për gjerat qe me pare nuk keni mundur. Beqaret do takojnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur. Kujdes! Kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te doni.

Peshqit-Kjo e sotmja do jete një dite e mrekullueshme për ata qe janë ne një lidhje. Atmosfera ne mbrëmje nuk do jete e ngrohte, por e zjarrte. Përgatituni për kënaqësi pa fund. Edhe beqaret do kenë një dite me fat dhe te mbushur me takime impresionuese. Ne planin financiar priten përmirësime për shkak te një projekti te suksesshëm qe do përmbyllni./korrieri

Horoskopi për ditën e enjte, 19 korrik 2018 Read More »

Jetojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por ende në kërkim të drejtësisë: Do ngujohemi tek ambasada amerikane

Kanë kaluar 14 vjet që prej kohës kur ajo u bë shtëpia më famshme në Shqipëri dhe të gjithë e njohin si Shtëpia e Verdhë. Ajo ndodhet në fshatin “Gurra e Matit” dhe historia e saj filloi me luftën në Kosovë e hetimet që nisën për këtë shtëpi për krime lufte në Hagë. Në këtë shtëpi sipas një raporti të ish-prokurores së Hagës Karla Del Ponte thuhet si ishin kryer transplante të organeve për luftëtarët serbë gjatë luftës së Kosovës për qëllime tregtie. Më pas ishte deputeti zviceran, Dick Marty, që në cilësinë e raportuesit në Këshillin e Evropës paraqiti raport për “Shtëpinë e Verdhë” dhe në vitin 2012, në këtë shtëpi u krye një kontroll në banesë nga hetues ndërkombëtarë, të ndihmuar nga pala shqiptare.

Sot familja Katuçi kërkon pastrimin e emrit dhe dëmshpërblim për dëmin që iu është shkaktuar. Edhe në përgjigjen e fundit të autoriteteve për këtë familje nuk ka asgjë konkrete. Hatixheja tregon tmerrin e asaj dite ku në banesë zbarkuan 12 ekspert të huaj e ku i nxorrën jashtë nga banesa me forcë. Por 84-vjeçarja thotë se drejtësinë e munguar do ta kërkojë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. “Këtë punë nuk ia bëj hallall. Të dalë nusja e djalit tim dhe të rrihet me policinë. E të rrihen me një grua. Ne do të shkojmë tek ambasada amerikane të kërkojmë të drejtën. Do rrimë pa bukë e pa ujë”, thotë Hatixhe Katuçi.

Ndërkohë edhe Abdullai, kryefamiljari i familjes Katuçi do të protestojë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Djali i familjes, Mërsimi thotë se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga shteti shqiptar për të kërkuar të drejtën e familjes së tij pas një akuze aq të rëndë. Ai thotë se këtë çështje do ta lërë amanet edhe në breza të tjerë që ta pastrojnë familjen nga kjo akuzë dhe të marrin dëmshpërblimin e merituar.

“Prej 15 vitesh unë nuk kam lënë institucion të shtetit shqiptar pa kërkuar të drejtën. Qoftë kryeministrit Berisha, Kryeministrit Edi Rama. Përgjigjet janë pa rezultat. Shteti shqiptar nuk më jep asnjë lloj avokati, asnjë lloj ndihme për ta kërkuar në institucionet ndërkombëtare të drejtën. Do ia lë amanet edhe fëmijëve, brez pas brezi”, tha Mërsim Katuçi.

Mërsimi ka një apel edhe për kryeministrin aktual të Kosovës, Ramush Haradinaj që ta mbështesë për të drejtën e familjes së tij, dhe të gjejë zgjidhje ashtu siç bëri ai për veten e tij vite më parë. Po ashtu, Mërsim Katuçi ka edhe një kërkesë për ambasadorin amerikan në vendin tonë, që ta mbështesë familjen e tij. “Ia kërkoj dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj të më ndihmojë për të drejtën. Jam tepër i indinjuar për këtë akuzë që më kanë bërë. I kërkoj edhe njëherë ambasadës amerikane të ndërhyjë për zbardhjen e kësaj të pavërtete që është bërë ndaj meje”, u shpreh ai.

Jetojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por ende në kërkim të drejtësisë: Do ngujohemi tek ambasada amerikane Read More »

Prokuroria kërkon 1 vit burg për Tom Doshin

Prokuroria është e vendosur të vijojë “luftën” me deputetin Tom Doshi. Mësohet se pasi Gjykata e Tiranës i dha pafajësi deputetit të Shkodrës për atentatin e supozuar ndaj tij, Prokuroria e Tiranës ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit.

Lajmi është zyrtar dhe është publikuar nga këshilltari për mediat i Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, Denion Ndrenika. Në përgjigje të disa pyetjeve për Report TV, Ndrenika thotë se “në rastin “Doshi”, kjo cështje për shkak të kompetencës është endur nga gjykata e lartë në gjykatën e krimeve të rënda dhe anasjelltas dhe në fund është dërguar për kompetencë gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Akuza është përfaqësuar nga prokurore Elsa Miha, prokurore pranë Prokurorisë Tiranë. Në përfundim të gjykimit prokurorja ka kërkuar deklarimin fajtor të Tom Doshit dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Gjykata, në përfundim të gjykimit, ka deklaruar të pafajshëm deputetin Doshi. Prokurorja Elsa Miha ka ushtruar ankim ndaj vendimit të gjykatës dhe çështja do shqyrtohet në Gjykatën e Apelit Tiranë.”, ka thënë Ndrenika./korrieri

Prokuroria kërkon 1 vit burg për Tom Doshin Read More »

Sezoni i ri televiziv/Nis furtuna e largimeve nga ekranet e mëdha. 4 spikera ikin nga Top Channel

Ashtu si në çdo sezon të ri televiziv edhe këtë herë furtuna e largimeve ka nisur në ekranet e mëdha. Në Top Channel që prej emërimit të Ben Blushit si drejto kur shumë emra u larguan, të tjerë emra publike nuk do të jenë më pjesë e tij. Këtë radhë raportohet se janë jo pak, por 4 spikerë lajmesh që kanë vendosur të largohen.

Bëhet fjalë për spikeren e njohur Genta Popa, që ka vite në këtë television që jep lajmet dhe që është kthyer në një ikonë e Top Channel. Po ashtu, edhe Juli Krisafi, e cila këtë vit prezantonte emisionin “Pasditja” në TCH, ka vendosur të largohet në një TV tjetër. Ajo nuk e ka zyrtarizuar ende largimin, por raportohet se është thuajse e kryer. Edhe Denisa Pasholli gjithashtu raportohet se ka vendosur të largohet. I fundit është spikeri tjetër është Arlind Isai, që ka qenë gazetar terreni, por prej dy vitesh jepte lajmet. Prej Top Channel dy vitet e fundit janë larguar dhjetra emra të rëndësishëm, largime që janë shtuar me ardhjen e Ben Blushit./korrieri

Genta Popa

Juli Krisafi

Arlind Isai

Denisa Pasholli

Sezoni i ri televiziv/Nis furtuna e largimeve nga ekranet e mëdha. 4 spikera ikin nga Top Channel Read More »

Frikësohen pushuesit në jug, pickimi i peshkut harabel u rrezikon paralizë

Një fenomen i rrallë është shfaqur në plazhin e Darzezës ku pushuesit pasi dalin nga deti nisen për ndihmë mjekësore, sipas tyre i ka pickuar peshku harabel. Që prej fillimit të sezonit, 735 pushues kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetesore të Darzezës. Top Channel raporton se këto raste të paraqitura në asnjë prej tyre nuk ka simptoma helmimi, por më shumë nga pickimi i bletëve, grerëzave dhe i të ashtuquajturit peshkut harabel në det.

“Rastet qe na vijnë janë kriza hipertensive, kafshimi nga peshku harabel, pickim insketesh, etj. Ka pasur edhe dy raste serioze që kanë qenë në rrezik mbytjeje, që kanë arritur të nxirren në kohë nga deti dhe janë dërguar në Fier, pasi kanë marrë ndihmën e parë”, u shpreh mjekja Erjeta Rrapushi.  Mjekja thotë se në rastet e sulmit nga peshku harabel, plazhistët nuk duhet të neglizhojnë dhe të paraqiten ne qendër sapo të dalin nga deti, pasi rrezikojnë alergji dhe deri gjendej paralize. Qendra shëndetësore e plazhit Darzezë të Fierit, ku punojnë dy mjekë dhe dy infermerë, do të jetë e hapur për turistët deri në 31 Gusht.

Frikësohen pushuesit në jug, pickimi i peshkut harabel u rrezikon paralizë Read More »