Aurora

Byrek i Ëmbël me Kungull të Stinës – Receta me Shije Fantastike

Është koha perfekte për një byrek me kungull veror, të cilët, të freskët sapo kanë dalë në treg.

Tradita shqiptare e përgatitjes së byrekëve është unike në botë, aq sa kuzhina shqiptare identifikohet me recetën e tij.

Askush nuk i reziston dot byrekut shqiptar. Menjëherë sapo del nga furra ai mbledh gjithë shtëpinë rreth tij.

I shijshëm dhe i kombinuar me mbushje të ndryshme, me djathë e me qumësht, me hithra a lakra të egra, me qepë e domate apo preshë, të gjitha mënyrat e gatimit të tij janë të mrekullueshme.

Por ka dhe një tjetër recetë, shumë familjare dhe shumë të dashur në tryezat shqiptare: Byreku me Kungull.

Shija e tij është fantastike pikërisht në këtë kohë, kur kungujt e freskët, të verdhë të sapo mbledhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë kanë mbushur tregjet plot e për plot.

Byreku me kungull veror përgatitet i kripur dhe i ëmbël. AgroWeb.org sjell më poshtë versionin e ëmbël të kësaj recete.

Përgatitja e Byrekut me Kungull 

Përbërësit:

700-800 gr tul i kungullit veror

500 gr Miell

250 ml Ujë

100 gr sheqer (sasia e sheqerit hidhet sipas preferencës)

Vaj Ulliri

Pak gjalpë fshati

Sodë Buke

Një gotë qumësht

Një kokërr vezë

Përgatitja e brumit dhe mbushjes me kungull 

Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet ndërsa nisim përgatitjen e harxheve.

Për përgatitjen e kungullit, pasi e kemi prerë në copa mesatare i hedhim në një tenxhere me ujë në mënyrë që të zjejë.

Sapo copat e kungullit të jenë zbutur. Kullojmë ujin dhe i shtypim derisa të marrin formën e puresë.

Më pas, në një tenxhere hedhim kungullin pure, vezën, sheqerin, një lugë gjalpë fshati dhe gotën e qumështit.

I vendosim në zjarr për 8-10 minuta derisa të krijojmë një masë të njëtrajtshme, jo të lëngshme.

Përgatitja e  Byrekut 

Tradita shqiptare e përgatitjes së byrekëve është unike në botë, aq sa kuzhina shqiptare identifikohet me recetën e tij.

Pasi e përgatisim mbushjen me kungull, e lëmë të ftohet. Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar. Brumin e ndajmë në 10 kuleçë të vegjël dhe nisim hapjen e petave.

Në tepsinë e lyer me vaj ulliri, shtrojmë tre petat e para duke u hedhur secilës nga disa pika vaj ulliri.

Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes me kungull. (Masën e kungullit e planifikojmë të ndarë për tre shtresa)

Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera dhe më pas hedhim sërish një pjesë të mbushjes së kungullit.

Pas kësaj, sërish shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur gjithmonë me disa pika vaj ulliri.

Hedhim dhe pjesën tjetër të mbushjes dhe vijojmë shtrimin e dy petave të tjera.

Hedhim edhe pjesën tjetër të mbushjes së kungullit dhe më pas shtrojmë tre petat e fundit duke u sërish disa pika vaj ulliri.

Byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur.

Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati./AgroWeb.org

Byrek i Ëmbël me Kungull të Stinës – Receta me Shije Fantastike Read More »

Kura me Fara Pjepri për Rigjenerimin e Veshkave – Si ta Përgatisni dhe Përdorni

Që në lashtësi farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të gjerë.

AgroWeb.org sjell më poshtë një kurë të thjeshtë por shumë mirëbërëse që promovon shëndetin e mirë të veshkave dhe lufton problemet shëndetësore të tyre.

Kura me Fara Pjepri, Përgatitja dhe Përdorimi

Në përgatitjen e kësaj kur ju nevojiten 1 kg fara pjepri dhe 5 litra ujë.

Farat e pjeprit hidhen në një tenxhere të madhe, shtohet uji dhe lihen që të zjejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim.

Pasi lëngu është gati hiqet nga zjarri dhe lihet e mbuluar derisa të vaket, më pas kullohet dhe hidhet në shishe qelqi.

Lëngu pihet nga një filxhan tre herë në ditë për 1 deri në 3 muaj rresht.

Vlerat e Tjera Shëndetësore Të Farave Të Pjeprit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina.

Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim Vitaminash Dhe Mineralesh

Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.

Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.

Shëndeti I Sistemit Tretës

Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.

Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Farat E Pjeprit Për Zemrën

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera.

Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha

Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë.

Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Farat E Pjeprit Kundër Stresit

Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Kura me Fara Pjepri për Rigjenerimin e Veshkave – Si ta Përgatisni dhe Përdorni Read More »

(Mos)legalizimet, 12 vjet tallje duke gënjyer, lodhur e zhvatur popullin me 155 ligje, VKM, Udhëzime e 189 formularë

Nga “Shaban-tapia” te “Lame-mavria”: Loja nisi më 2006, në depon e ALUIZNI ka 300 mijë copë “Tapi” gati për fushatën 2019
Loja elektorale me legalizimet, nisi me Ligjin Nr. 9482, datë 3 prill 2006 nga ish-pushteti i Sali Berishës, për të ligjëruar banditizmin e pushtimit të tokave, trojeve, anët, tarracat dhe oborret para pallateve, shkollave, spitaleve e universiteteve, lulishtet, këndet e lojërave të fëmijëve dhe terrenet sportive, duke lejuar e miratuar me një dyzinë ligje, VKM, urdhëra, udhëzime e formularë, xhunglën e ndërtimit të barakave, kasollave, vilave, stallave të bagëtive, pijetoreve, pallatave e çdo lloj objekti biznesi që u thoshte mendja, sipas modelit të jetës dhe mjediseve të zonave nga kishin ardhur, lojë me të cilën Berisha zhvati vota për 8 vite në pushtet me “Shaban-Tapi”.

Këtë lojë false edhe me premtimin fals-falas për legalizimet, po e vazhdon prej 5 vitesh dhe pushteti “Rama 1-2”, duke ndarë “Lame-Tapi” nëpër mitingje elektorale, nëpër “takime gju më gju me popullin” dhe sa here, që qeveria ndihet keq, nga denoncimet dhe reagimet e atyre, që prej 12 vitesh kërkojnë dhe presin “tapi kartonin” e paguar në pushtetin e PD-LSI dhe të ripaguar, në pushtetin e PS-LSI.

Të dy pushtetet e kanë quajtur “legalizim”, por realiteti tregon se është “Mos-legalizim”, mbasi ndërtuesit informal, kanë 12 vite që paguajnë, aplikojnë me dosje të reja të përsirtura nga 30 herë, u premtohen afate me ditë e javë, por qëllimisht nxirren ligje, VKM, Udhëzime e Formularë të rinj, që rrëzojnë të parët dhe qytetarët prej 12 vitesh e nisin nga e para procedurën, duke u sjell vërdallë, tallur, gënjyer, lodhur e zhvatur financiarisht me 155 ligje, VKM e Udhëzime dhe 189 formularë.

Dhe loja, do të vazhdoj sipas interesit të votave të pushtetit lokal që po afron, me skema të bëra nga “arkitekt” Lame-Tapia” i cili sipas informacionit, ka 300 mijë copë “kartonë-tapi” bosh në depon e “ALUIZNI-t, gati për t’i plotësuar kur t’i jepet urdhëri nga partia, ndërkohë që shtesën e tij të katit 230 m2, në pallatin e tij e ka legalizuar dhe hiptekuar e po kështu bizneset dhe vilat e shtetarëve, politikanëve dhe miqve majtas e djathtas, për të cilat do publikojmë fakte në vijim./Pamfleti

 

(Mos)legalizimet, 12 vjet tallje duke gënjyer, lodhur e zhvatur popullin me 155 ligje, VKM, Udhëzime e 189 formularë Read More »

“Hija”e krimeve e ndjek, çfarë ndodhi më 12 dhjetor 2011

“Hija”e krimeve e ndjek, ndodhi më 12 dhjetor 2011
Më 12 dhjetor 2011, në 21 vjetorin e themelimit të PD nga Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit e që prej 24 vitesh, u administrua zyrtarisht prej “Penicilinës” Sali Berisha dhe 5 prej vitesh pas dorëheqjes po jo heqjes dorë, po komandohet prej tij në “bunker”, Sali Berishës i ra të fikët, duke folur në podium. Shkakun e të fiktit, mjekët “Sillo” të Saliut e justifikuan me “emocione të forta, të përjetuara nga ovacionet e festës”, ndërsa vetë Saliu e shpjegoi, me “shkarjen e pllakës manjetike të gjakut në tru”, por shkaku i vertetë, ishte një “mëkat i vjetër njerëzor” i Sali Berishës, bërë në kohën e “vigjilencës revolucionare”, kur kishte “shoqëri” me ish-Sigurimin e Shtetit.

 

Pas 20 minutave ligjërim, për “bëmat” e tij në përmbysjen e diktaturës komuniste, shoqëruesi i tij A.Adhami, i çoi enkas një gotë ujë në podium, për t’i njoftuar “lajmin e keq”, se… “në sallën e “festës anti-komuniste, kishte depërtuar ish-i përndjekuri politik Hysen Shoshori dhe do të fliste me megafon”!

Kaq mjaftoi që Berisha, i cili nuk u gjunjëzua as nga diktatura komuniste në vitin 1990, të binte në gjunjë pa ndjenja, nga “hija e mëkatit” ndaj Hysen Shoshorit dhe shumë të tjerëve, që ka çuar nëpër burgje, në punë të detyruar fizike e në internime.

Ka qenë viti 1974, kur pas denoncimit të komunistit Sali Berisha, anti-komunisti Hysen Shoshori u arrestua, i kapur në flagrancë duke ngjitur nëpër muret e Tiranës, trakte kundër pushtetit të diktaturës komuniste, i fundosur nga dëshmia në gjyq e Sali Berishës, që e dënoi me vdekje, ndryshuar me 25 vite burg dhe liruar pas 17 vitesh në vitin 1991, kur Berisha ishte “heroi antikomunist i demokracisë shqiptare” dhe kryetar i PD.

Kujtojmë, që Hysen Shoshori e ka denocnuar publikisht spiunllëkun e Sali Berishës ndaj tij me shprehjen “Sytë e ujkut nuk harrohen”, madje nga banditët e Berishës është tentuar të joshet e është kërcënuar për të heshtur, por ai nuk heshti, deri më 2 mars 2014, kur u nda nga jeta.

Reagimet pas traumës psiqike, që gjunjëzoi Sali Berishën

Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit: – Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, gjëndja iu krijua si pasojë e një virusi kalimtar, kryeministri është i fortë, për të qëndruar edhe 35 vjet në pushtet, për të ardhmen e shkëlqyer shqiptarëve!

Edi Rama, Kryetar i PS, në “Twitter”: – “Sapo dëgjova, për sëkëlldinë e Saliut në festën e PD, ndiej keqardhje dhe uroj sinqerisht, që të mos jetë asgjë serioze për shëndetin. Të shkuara!”/Pamfleti

 

“Hija”e krimeve e ndjek, çfarë ndodhi më 12 dhjetor 2011 Read More »

Gjithë mllefi dhe tërbimi i Monikës me Edi Ramën ka vetëm 1 arsye

Klanet e drogës të lidhur me mazhorancën aktuale dhe Ramën kanë nxjerrë jashtë loje klanin e Metës të përfaqësuar nga Klemend Balili, duke treguar qartë se përplasja për Balilin nuk ka të bëjë aspak me luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës por për zonat e influencës.

Monika Kryemadhi është shumë e shqetësuar në lidhje me drejtimin që po merr trafiku i drogës nga Shqipëria për në vendet anëtare të BE. Duke qënë shumë e bindur se Shqipëria prodhon vetëm kanabis, ku ai shqiptar i cilësisë së lartë nxori jashtë loje dhe kanabisin e legalizuar në Holandë, kryetarja e LSI e ka hallin tek kokaina dhe heroina.

Pikërisht heroina që është gati gati eksluzivitet i njerëzve të Berishës dhe të Metës, në vitin 2000 ndryshoi rrugë, duke kaluar nga Turqia në Maqedoni, përmes Qafë-Thanës, në Elbasan dhe ku përmes dy degëzimeve një në Durrës dhe një në Lagunën e Karavastasë, kalonte e kalon në Itali.

Këtë rrugë e zotëronte Ilir Meta dhe më pas dhe Sali Berisha, por tashmë kanë nisur të ndërrojnë duar, duke prodhuar dhe lënë pas shumë viktima.

Janë fuqizuar shumë klanet e drogës së Elbasanit, ndërkohë që në Lagunën e Karavastasë tashmë dominojnë grupe të tjera aspak mike me Metën dhe Berishën, përpos pagesës së një “haraçi” që të mos flasin.

Ilir Meta kishte nxjerrë një “kanal” më vete të trafikut të drogës së fortë heroinë që vinte nga Turqia, kalonte në Greqi dhe përmes zyrtarit të lartë të LSI, supertrafikantit të drogës Klemend Balili kalonte nga Saranda drejt Italisë, deri në Milano ku ka biznesin Ilir Meta.

Klemend Balili punonte për llogari të Metës dhe në linjat e dyqaneve të veshjeve, të modës në Milano, për të furnizuar përdoruesit e shumtë me drogë atje.

Por vënia në kërkim ndërkombëtar e Klemend Balilit, ka bërë që linja e drogës se Metës me vendet e BE të dobësohet në favor të klaneve të tjera.

Klanet e drogës të lidhur me mazhorancën aktuale dhe Ramën kanë nxjerrë jashtë loje klanin e Metës të përfaqësuar nga Klemend Balili, duke treguar qartë se përplasja për Balilin nuk ka të bëjë aspak me luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës por për zonat e influencës.

Këtë e ka zbardhur si padashje Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Ilir Metës, njëherësh dhe kryetare e LSI, e cila sulmon Edi Ramën për këtë qëllim.

Pas raportit të bërë publik nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, Monika ka deklaruar se “ky raport duhet të na zgjojë dhe të reflektojmë së bashku, të parat nënat, të bëhemi bashkë që të shpëtojmë të ardhëm e fëmijëve tanë.

Ky kryeministër po shkatërron vendin. Raporti i fundit është dëshmia e qartë se ky e ka çuar ai vendin. Askush më parë nuk ka qenë kaq i përfshirë në llumin e trafikimit, askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant. LSI ka një plan, premton se në tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Ramës, që të pastrojë vendin nga paratë e drogës, zhdukjen e monopoleve, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore…! Çmontimi i kësaj qeverie, hapi i parë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku”.

Një deklaratë kjo, që jo vetëm shqiptarët nuk e besojnë por dhe vetë Monika nuk e ka besuar kur e ka thenë, pasi e ka pasur hallin te ulja drastike e fitimeve të familjes së saj nga trafiku i drogës. Monika është shfaqur me të vërtetë e tërbuar me Ramën dhe thjeshtë dhe vetëm se ai ka nxjerrë jashtë lojës së madhe të trafikut të drogërave të rënda Klemend Balilin, mikun e Metës.

Duke renditur në mënyrë të saktë tonët e drogës së kapur në Shqipëri, çmimin e kokainës, heroinës por dhe kanabisit me një saktësi kirurgjikale në të gjithë muajt, Monika ka treguar se e njeh në mënyrë perfekte tregun e trafikimit të drogës në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Monika di me saktësi absolute se sa fitime janë nxjerrë nga ky trafik, sa është blerë, sa kushton transporti, madje në rezymenë e saj nëse i besojnë votën, tregon dhe sa do të shpenzojë për të nxjerrë njerëzit e Ramës nga tregu i kokainës dhe heroinës.

Madje vë dhe një afat prej tre muajsh për riorganizimin e tërë këtij trafiku, teksa flet për riorganizimin e shtetit, ku LSI, Monika dhe Ilir Meta me çdo gjë kanë lidhje, me drogën, abuzimin, krimin por vetëm me shtetin s’kanë asnjë lidhje.

Gjithë mllefi dhe tërbimi i Monikës me Edi Ramën ka të bazë nxjerrjen jashtë loje të klanit të Metës të trafikut të drogës të kryesuar nga Klemend Balili.

Ndaj bilbilos Monika, sepse i janë pakësuar fitimet që nxirrte nga trafikuku i drogës së fortë drejt vendeve anëtare të BE./Pamfleti

Gjithë mllefi dhe tërbimi i Monikës me Edi Ramën ka vetëm 1 arsye Read More »

Uli rrogën e saj dhe atë të ministrave, shiti avionin presidencial, 5 këshillat që duhet t’ju japë Kolinda politikanëve tanë

Presidentja kroate është e njohur për një personalitet të fortë mbresëlënës, që e ndihmoi atë të fitonte popullaritet të jashtëzakonshëm me qytetarët kroatë dhe jashtë vendit. Ajo mori përsipër frenat e qeverisë gjatë një periudhe të recesionit ekstrem dhe mori masa të suksesshme për të udhëhequr vendin.

shiti avionin presidencial.

2- shiti 35 Mercedes Benz që ishin caktuar për ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe i ktheu paratë në arkat e shtetit.

3- uli rrogën e saj dhe atë të ministrave për gjysmë.

4- ka ulur kostot dhe pagat e ambasadorëve dhe konsujve në 60 %.

5- rriti pagën minimale për sektorin privat e pensionet

Flet 7 gjuhë dhe nuk i beson më më askujt.

Uli rrogën e saj dhe atë të ministrave, shiti avionin presidencial, 5 këshillat që duhet t’ju japë Kolinda politikanëve tanë Read More »

Pas Tina Turner, Dua Lipa do të interpretojë kolonën zanore të filmit ‘James Bond’

Është vetëm 22-vjeç por sukseset e saj janë të padiskutueshme. Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa do kalojë në një tjetër dimension të karrierës së saj pasi do të këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond”.

Muaj më parë u përhapën fjalë lidhur me këtë vendim, por tashmë është zyrtare dhe këtë gjë e ka pranuar vetë regjisori i filmit Danny Boyle.

Image

“Dua ishte pretendentja jonë kryesore që në fillim të projektit të radhës së ‘Agjentit 007’, për të cilin deri më tani kemi punuar në titullin “Bond 25”, dedikuar prodhimit të 25-të, ndër vite të agjentit James Bond. Skenari është drejt fundit dhe Richard Curtis ka bërë një punë të mrekullueshme mbi të.”-ka thënë Boyle.

Dua Lipa i bashkohet kastit së këngëtarëve me famë botërore që kanë kënduar kolonën zanore të këtij filmi, duke filluar me Louis Armstrong, Paul McCartney, Tom Jones, Nancy Sinatra, Adele, Madonna, Duran Duran, Tina Turner Alicia Keys dhe Sam Smith.

Image

Pas Tina Turner, Dua Lipa do të interpretojë kolonën zanore të filmit ‘James Bond’ Read More »

Presidentja kroate në Tiranë: Shqiptarët miq në kohë të vështira, luftuan për lirinë e Kroacisë

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Ilir Meta, Kitaroviç tha se Shqipëria ishte miku i Kroacisë gjatë kohës që miqtë ishin të pakët dhe shqiptarët në Kroaci kanë luftuar vullnetarisht për lirinë e Kroacisë. Presidentja kroate tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe duhet të fuqizohen.

“Bisedat sot ishin shumë miqësore. Shpreh besimin dhe shpresën se ne do të vazhdojmë këtë dialog dhe ne diskutuam për bashkëpunimin. Shqipëria ishte miku jonë gjatë kohës kur miqtë ishin të pakët. Shqipëria na ka mbështetur gjatë kohës që ne luftonim për lirinë e kombit tonë.

Nga 18 mijë shqiptarët që jetojnë në Kroaci, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacisë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë Minoriteti shqiptar në Kroaci është një shembull i përfaqësimit të minoritetit në shoqëri. Mendoj se kemi potenciale më të mëdha për fushimin e bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme”- tha presidentja kroate.

Presidentja kroate në Tiranë: Shqiptarët miq në kohë të vështira, luftuan për lirinë e Kroacisë Read More »