Aurora

Mashtrimi me djathin, mjeku ngre alarmin: Niseshteja rrezikon jetën e diabetikëve!

Përqindja e lartë e niseshtesë në djathë, shkakton probleme serioze tek personat të cilët janë të prekur nga diabeti. Sipas mjekut Ramazan Buçi, niseshteja në organizmin e njeriut konvertohet në glukozë.

“Amidoni me futjen në organizëm kalon në disa faza. Zbërthehet në maltozë, dekstrozë dhe në fund në glukozë. Shtimi i amidonit në ushqime mund të shkaktojë çrregullim, rritje të glukozës në gjak, domethënë hiperglicemi, e cila tek diabetikët mund të shkaktojë një komplikacion shumë të rëndësishëm që është acidoza diabetike, që është hiperglicemi, një rritje tej mase e glukozës në organizëm. Dhe organizmi në mungesë të insulinës nuk e zbërthen dot dhe ndodh që prodhohen trupa ketonikë dhe lëndë të tjera të dëmshme për organizmin e njeriut të cilët shkaktojnë komën acido diabetike”, deklaroi mjeku Ramazan Buçi.

Çfarë është koma acidodianetike?

Është çrregullim i metabolizimit glukozës. Shkakton dëme të rëndësishme në qoftë se ndodh në organizmin e diabetikëve.

Të tipit?

Shkakton deri në komë. Komë diabetike, e cila është gjendje terminale e organizmit dhe në qoftë se ndërhyhet pacienti vdes.

Djathë me ose pa niseshte, këtë gjë duhet ta tregojë prodhuesi dhe tregtari që e servir për konsumatorin. Nëse tregtari nuk e bën një gjë të tillë, është Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ai që duhet ta detyrojë atë të jetë i sinqertë me konsumatorin. /TCH

Mashtrimi me djathin, mjeku ngre alarmin: Niseshteja rrezikon jetën e diabetikëve! Read More »

Shqipëri-Kroaci, projekte madhore nga TAP-i, deri te bashkëpunimi detar

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të shtrihet në fushën e turizmit, energjetikës dhe infrastrukturës.

Në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, gjatë konferencës së sotme mes dy presidentëve, atij shqiptar dhe asaj kroate, u vu theksi tek shfrytëzimi i potencialeve të dy vendeve, si pjesë e zhvillimit rajonal. Kështu, nga projektet me rëndësi madhore u përmend ai i TAP, Korridorit Blu, por edhe bashkëpunimi detar ndërmjet porteve shqiptare dhe atyre kroate.

“Realizimi në mënyrë të veçantë i projekteve madhore rajonale të gazifikimit, TAP-i, gazsjellësi Jonian Adriatik Pipeline (IAP) si dhe ‘Korridori Blu’ do t’i bëjë të dy vendet tona edhe më të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Një bashkëpunim me interes është edhe ai detar, ndërmjet porteve shqiptare dhe kroate, si dy vende të Adriatikut dhe bashkëpunimi në këtë aspekt është shumë i dobishëm, bashkëpunim që shtrihet dhe në çështjet e mbrojtjes së ambientit dhe manaxhimit  të ndotjes”, – u deklarua gjatë konferencës nga Presidenti Meta. Këto bashkëpunime u konfirmuan edhe nga homologia kroate./atsh

Shqipëri-Kroaci, projekte madhore nga TAP-i, deri te bashkëpunimi detar Read More »

Rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama: Hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit

Kryeministri i vendit, Edi Rama vlerësoi rekomandimin për liberalizimin e vizave që iu bë Kosovës, megjithëse e quajti këtë vendim të vonuar nga ana e Brukselit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama përshëndeti vendimin si një hap pozitiv që sipas tij, ju dha më në fund edhe Kosovës.

“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”, – shkruan Rama./atsh

Rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama: Hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit Read More »

Kroacia kërkon punonjës nga Shqipëria për sezonin veror

Kroacia kërkon punonjës nga Shqipëria gjatë sezonit veror në këtë vend.

Lajmi u bë i ditur nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarović gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Ilir Meta, në Tiranë duke theksuar se punësimi i tyre do të ndihmojë industrinë e turizmit në Kroaci.

“Ne kërkojmë edhe punonjës sezonalë për turizëm, të cilët do të ndihmojë në industrinë tonë të turizmit dhe mendojmë që të gjitha këto fakte të industrisë, janë fakte të çështjeve të veçanta për ne”, – theksoi Presidentja.

Për intensifikimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit, Presidentja Kitarović e shikon si mjaft të rëndësishme ngritjen e linjës ajrore mes Zagrebit dhe Tiranës dhe jo vetëm.

“Ne për këtë kemi lidhje më të mira, prandaj transporti është mjaft i rëndësishëm për ne duke përdorur një linjë ajrore mes Zagrebit dhe Tiranës, gjithashtu duke krijuar rrugët detare nëpërmjet transportit detar”, – theksoi Kitarović. /atsh

Kroacia kërkon punonjës nga Shqipëria për sezonin veror Read More »

Procedura e kalimit të pronësisë së banesave të ndërtuara deri më 1991

Në një nga vendimet e qeverisë, të miratuara në mbledhjen e së mërkurës, është përcaktuar procedura e kalimit të pronësisë e të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 1991.

Kështu, në vendim thuhet se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të nenit 25, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi dispozitat e përgjithshme, procedurat dhe afatet e kalimit të pronësisë, si dhe rregullime të posaçme.

Vendimi flet për ndërtimet e ngritura deri më 10.08.1991 dhe trojet funksionale të tyre, për të cilat nuk ka akte të fitimit të pronësisë, sipas nenit 193, të Kodit Civil. Përjashtimisht, nëse për truallin ka dokumentacion pronësie, procedurat e kalimit të pronësisë kryhen vetëm për ndërtesën. Në kuptim të pikës 1, konsiderohen objekt i trajtimit të këtij vendimi ato ndërtime: që u mungon akti i fitimit të pronësisë; të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduara, me mure dhe me mbulesë; të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të nenit 3, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

Sipas dispozitave të vendosura në vendimin e sotëm, truall funksional konsiderohet sipërfaqja e tokës nën ndërtesë, së bashku me oborrin përreth saj, që posedohet, efektivisht, nga subjekti kërkues ndërsa ALUIZNI është institucioni i autorizuar për kryerjen e procedurave administrative.

Kalimi i pronësisë së ndërtimit dhe truallit funksional, për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë, kryhet pa pagesë, nëpërmjet dokumentit, modeli i të cilit i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lidhur me procedurat e kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi, fillojnë me kërkesë të subjektit/subjekteve, sipas modelit të kërkesës të miratuar me këtë vendim, pavarësisht nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrimit fillestar sistematik.

Gjatë procesit të regjistrimit fillestar apo përmirësimit/përditësimit të zonës kadastrale. Kjo do të thotë se me kërkesë të regjistruesit apo të çdo subjekti të ngarkuar nga Kryeregjistruesi, njoftohet ALUIZNI për verifikimin e kushteve dhe vendimmarrjen.

Po kështu, procedurat e kalimit të pronësisë behën me kërkesë të institucionit shtetëror, në rastet e shpronësimit për shkak të zbatimit të projekteve publike, pavarësisht nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrimit fillestar sistematik.

ALUIZNI evidenton në terren ndërtimin dhe truallin funksional, duke verifikuar, paraprakisht, bazën e të dhënave të ndërtimeve pa leje, nëse për të është paraqitur aplikim për legalizim. Gjatë evidentimit në terren verifikohet edhe posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues. Përjashtimisht, në rastin kur kërkesa bëhet sipas shkronjës “c”, të pikës 6, procedurat e evidentimit duhet të përfundojnë brenda 10 ditëve.

Ndërkaq, të dhënat e kërkesës dhe të evidentimit në terren bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administrative ku gjendet pasuria, në ambientet e ALUIZNI-t, ZVRPP-së si dhe në faqet përkatëse “web”.

Si rregull, nëse për ndërtimin është aplikuar për legalizim si ndërtim pa leje, ai përjashtohet nga fusha e zbatimit të këtij vendimi dhe trajtohet sipas ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Përjashtim bën rasti kur nga korrespondenca e ALUIZNI-t me organet kompetente (të vetëqeverisjes vendore dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit – AQTN) apo nga dokumentacioni i paraqitur nga kërkuesi arrihet të provohet se ndërtesa është ndërtuar përpara datës 10.8.1991.

Në vendim thuhet se për ndërtimet e paregjistruara ose të regjistruara pa titull pronësie, për të cilat nuk është paraqitur aplikim për legalizim, ALUIZNI verifikon nëse ndërtimi është i pranishëm në produktin e fotografimit ajror të Republikës së Shqipërisë të vitit 1994. Nëse ndërtimi ndodhet në territor të papërfshirë në këtë fotografim, ALUIZNI verifikon me radhë produktet e fotografimeve ajrore të viteve 1999, 2001 dhe në fund, atë të vitit 2007.

Nëse ndërtimi është i pranishëm në, të paktën, njërin prej materialeve fotografike të mësipërme, ai prezumohet se është ndërtuar para datës 10.8.1991 dhe trajtohet sipas dispozitave të këtij vendimi.

Krahas procedurave të mësipërme, brenda 20 ditëve nga konstatimi i gjendjes ndërtimore në terren, ALUIZNI u kërkon informacion për pasuritë truall dhe ndërtesë: ZVRPP-së, për të verifikuar nëse është regjistruar më parë ose jo titull pronësie, ATP-së, për të verifikuar nëse është marrë ose jo vendim për kthimin e pronës. Ndërkohë që është ALUIZNI që vendos rrëzimin e kërkesës.

Për vendimin e plotë të qeverisë dhe për detaje të mëtejshme mund të klikoni në klikun e mëposhtëm:

https://kryeministria.al/newsroom/29887-2//atsh

Procedura e kalimit të pronësisë së banesave të ndërtuara deri më 1991 Read More »

114 vende të lira pune, zhvillohet testimi për infermierë

Kandidatët që aplikuan për t’u punësuar si infermierë përmes portalit dedikuar tyre, zhvilluan sot testimin për 114 vende të lira pune në institucionet shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se për çdo vend të ri pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore publike në vend, zgjidhet ai që grumbullon më shumë pikë.

“Kush është më i përgatitur e fiton me zotësi vendin e punës. Kandidatët që aplikuan në platformën “infermierepershqiperine.al”, u testuan sot në konkursin për 114 vende të lira pune në institucionet shëndetësore. Për çdo vend të ri pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore publike në vend, kush ka më shumë pikë, zgjedh i pari”, – thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë. /atsh

114 vende të lira pune, zhvillohet testimi për infermierë Read More »

Plan masash për sigurinë në sezonin veror, çelen tre stacione të reja policore

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan të strukturuar masash për të ruajtur jetën e qytetarëve për mbarëvajtjen e sezonit veror, duke nisur nga bashkëpunimi me qytetarin, duke vijuar tek qarkullimi rrugor, ndotja akustike dhe duke përfunduar me të gjitha kontrollet në zonat me dendësi të lartë përgjatë 24-orëve.

Secili departament nga qendra deri në zonat më lokale kanë detajuar planin për sezonin veror. Strukturat vendore e lokale kanë skanuar të gjithë situatën kriminale në territor për mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, tha Gjovalin Loka, Drejtor për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit.

“Një ndër pikat kryesore është bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me qytetarët. Ne kemi vënë në dispozicion jo vetëm numrin 129 (për rrethet) dhe 112 (për Tiranën), por dhe komisariatin digjital për të qenë sa më pranë qytetarëve. Numrat e drejtorëve, zv. drejtorëve të policisë janë publikuar, afishuar… etj, kjo i jep mundësi kujtdo që nuk ka besim te policia të kontaktojë drejtorin e policisë dhe të japë denoncimin e tij.  Rezultati ka qenë evident, pasi rritja e numrit të telefonatave na shtyn të mendojmë se është rritur besimi i qytetarit në drejtim të policisë. Kemi pasur raste pozitive të këtij bashkëpunimi, duke kapur autorë grabitjesh, kemi parandaluar tentativë vrasje…etj etj”, tha Loka

Duke vijuar me turizmin. Në këtë plan masash vihet re prezenca e shtuar e punonjësve të policisë, e cila garantohet nga një riorganizim të forcave policore duke transferuar një numër punonjësish policie nga rrethet që kanë një fluks të ulët qytetarësh tek zonat me përqëndrim më të lartë, si bregdeti…”, tha Loka

“Kemi çelur stacion provizore policie, si në Theth, Tale, Gjirin e Lalzit e Ksamil… Këto stacione janë me të gjitha kushtet. Forcat policore janë ndarë me tre turne, duke e mbuluar kontrollin dhe mbikëqyrjen në 24 orë”, vijoi Loka.

“Sa i takon ndotjes akustike, lokalet kanë të drejtë deri në orën 00:00 të kenë volumin e muzikës së lartë dhe në rast të kundërt, kur ky orar nuk zbatohet atëherë vihet masë administrative, prandaj ne kemi informuar biznesin dhe kemi kërkuar bashkëpunim me të. Edhe për sipërmarrjen private që ushtron aktivitet privat në plazh kemi informuar mbi çdo rregull që ka zona bregdetare, ndotjen akustike, personat e shpëtimit, apo kontrolle për lëvizjen e mjeteve ujore…etj”, tha Loka, gjatë një interviste televizive./atsh

Plan masash për sigurinë në sezonin veror, çelen tre stacione të reja policore Read More »

Presidentja e Kroacisë nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti Meta

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë nga Ilir Meta.

Pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe kroatë./atsh

Presidentja e Kroacisë nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti Meta Read More »