Aurora

Vlore / Rrezikoj te mbytej e shpeton vrojtuesi i plazhit

Një vrojtues plazhi i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej.
Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u larë, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën. Personi është pikasur nga vrojtuesi, i cili i ka shkuar në ndihmë dhe ka lajmëruar urgjencën, makina e së cilës ka ardhur dhe e ka marrë në kohë rekord.
https://ata.gov.al/…/vrojtuesi-i-plazhit-shpeton-nje-40-vj…/

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1356799804454321/?t=30

Vlore / Rrezikoj te mbytej e shpeton vrojtuesi i plazhit Read More »

“Ti puth sytë…nga burgu”, ja kartolina e rrallë e një të burgosuri shqiptar

Një relike e rrallë, si një dëshmi e vyer nga periudha e errët e regjimit komunist, është ndeshur në tregun e antikuarëve në Tiranë nga studiuesi dhe koleksionisti pasionant Jaho Brahaj, i cili na e dha për ta publikuar në faqen tonë “Kujto.al”.

Kjo është një kartolinë e rrallë, që vjen si një dëshmi e dorës së parë, nga burgu famëkeq i “shtatë penxhereve” në Kalanë e Gjirokastrës. Kartolina është shkruar më 26 nëntor 1949 dhe nënshkruan në fund Simo. Ajo i adresohej bashkëshortes së të burgosurit politik, zonjës Anastasi Prifti, e cila ndodhej asokohe në Përmet.

Ky është teksti i plotë i kartolinës:

E dashura shorteja t’ime Anastasi të puth sytë

Dëshiroj të jinni mirë dhe unë mirë jam. Caci të lutem të vështronç shëndetin se unë jam në merak të më shkruanç ngaherë, sa për të ardhur këtu, juve mos ajdeni më se është dimër. Kur të voliti më dërgoni me të tjerë ose me postë sende që dajkandisin (?). Pra prapë të shkruanj të shikonç shëndetin të fala gjithëve.

Shorti juaj

Simo.

Në të djathtë të kartolinës shënohet:

Zonjës Anastasi Prifti

Poshtë pullës me fotografinë e Enver Hoxhës shquhet shënimi “u pa”, çka dëshmon se asnjë letër e asnjë kartolinë nuk u dërgohej familjarëve pa u kontrolluar nga komanda e burgut.

Duke kërkuar për emrin e Simo Priftit në platformën tonë të arkivës online kujto.al, gjetëm këtë profil të krijuar sipas të dhënave bazë marrë nga fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist.

“Simo Prifti lindi në Përmet, në vitin 1894. Me vendim nr. 273, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë tradhëtare» duke bërë «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tij, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë. Me dekret nr. 962, datë 25 nëntor 1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal mbetja e dënimit”.

Nuk jemi krejt të sigurt që kjo kartolinë i përket ish-të burgosurit politik Simo Prifti i datëlindjes 1894, ndaj presim të dhëna të reja dhe konfirmim nga të afërm dhe familjarë të tij./Kujto.al/

“Ti puth sytë…nga burgu”, ja kartolina e rrallë e një të burgosuri shqiptar Read More »

Debati për omletën në jug, moderatorja publikon çmimet live nga Ksamili

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon fatura e një pushuesi i cili ankohej se kishte paguar 8 mijë lekë për një omletë në një nga restorantet e jugut.

Sakaq, moderatorja Oriela Nebijaj publikon menu-në e një prej restoranteve në Ksamil ku duket se çmimet janë tepër të arsyeshme.

“Live nga Ksamili”, shkruan moderatorja si për të ftuar kështu të gjithë pushuesit e si për të shuar “zërat dashakeqës”.

Debati për omletën në jug, moderatorja publikon çmimet live nga Ksamili Read More »

Kjo shenjë e Horoskopit do të tronditet, Meri Shehu thotë se do ta pësojë shumë keq

Meri Shehu njofton se planeti “Afërdita” është ngjitur me një asteroid të njohur si Orkus. Asteriodi Orkus është një trup qiellor me madhësinë e hënave të Plutonit dhe i përket natyrës së Plutonit.

Ai emrin e ka marrë nga balena Orkus dhe te nje perendie romake të Botës së Poshtme. Lidhja me Orkus sot tregon qe duhet te kemi kujdes dhe te shikojme detajet ne nje marredhenie qe na shqeteson.

Meri Shehu paralajmëron shenjën e Ujorit se do bien në një kurth i cili duket i pakapërcyeshëm, por ata do arrijnë të shpëtojnë.

Ujori mund te krijoj mundesine per te shpetuar nga nje kurth i cili duket se eshte i pamundur per tu kapercyer njofton Meri.

Kjo shenjë e Horoskopit do të tronditet, Meri Shehu thotë se do ta pësojë shumë keq Read More »

Dua Lipa do këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond”

Tashmë është zyrtare, Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond”, në hapat e gjigandëve të muzikës botërore.

Shqiptarja 22-vjeçare sfidoi këto muaj Adelen, që e ka kënduar më herët kolonën zanore të “Skyfall” apo edhe Ed Sheeran, Jessie J dhe Paloma Faith.
Zgjedhja për këngëtaren shqiptare, e cila po korr sukses në çdo fushë të “showbiz”-it, duket se ka qënë e vetë regjisorit të “James Bond”, Danny Boyle. Dhe suksesi për vazhdimin e sagës “James Bond” duket se është i garantuar.

“Dua ishte pretendentja jonë kryesore që në fillim të projektit të radhës së agjentit 007, për të cilin deri më tani kemi punuar në titullin “Bond 25”, dedikuar prodhimit të 25 ndër vite të agjentit James Bond”, thotë Boyle, që duket se pas shumë spekulimeve ia ka besuar sërish britanikut Daniel Craig.

Edhe skenari është drejt fundit, thotë regjisori dhe Richard Curtis ka bërë një punë të mrekullueshme mbi të.

Kolona zanore e filmit “James Bond” ka luajtur një rol të madh gjatë prezantimit të tij dhe çdo film, që nga i pari në vitin 1962, ka patur këngën e tij.

Për herë të parë kolonën zanore të James Bond “We have all the time in the World” e ka kënduar Louis Armstrong e pas tij me radhë emrat më të suksesshëm të muzikës botërore si Paul McCartney, Tom Jones, Nancy Sinatra, Adele, Madonna, Tina Turner, Duran Duran, Alicia Keys dhe Sam Smith, në filmin e fundit “Spectre”./atsh

Dua Lipa do këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond” Read More »

“Shota e Haklajve” thyen heshtjen pas 16 viteve: Ju tregoj pisllëqet e Sali Berishës për pushtet

Flet “Shota e Haklajva”. Motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thyen heshtjen pas 16 vitesh në një rrëfim si dëshmitare e rëndësishme e ngjarjeve të viteve 90 në Tropojë, ku mpleksja e politikës dhe interesave për pushtet shënoi 200 viktima.

Pas 16 vitesh heshtje, Zylfije Haklaj në një rrëfim për Shqiptarja.com me gazetarët Muhamed Veliu dhe Elton Qyno, bën fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë, vetëm një person.

Ish-presidentin dhe kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se të gjitha vrasjet kishin vetëm një motiv, marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

E sipas saj veprimet e Berishës jaanë mesjetare të ndodhura në kohë moderne.

Ish-mësuesja e fizikës të vitit 2002 mori pseudonimin “Shota e Haklajve” pasi ajo akuzohet se kreu një vrasje në mes te Bajram Currit për tu hakmarrë për vrasjen e vëllezërve të saj.

E për këtë krim ajo vazhdon të jetë në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli, por shteti suedez asnjëherë nuk miratoi kërkesën e Shqipërisë për ta ekstraduar madje i garantoi mbrojtje duke i dhënë azil.

Zylfije Haklaj është shprehur se arsyeja që e ka bërë të flasë pas 16 vitesh ka qenë debati i Sali Berishës me gazetarin Artan Hoxha ku Berisha akuzon familjen e saj se e kanë shpërblyer gazetarin në Fjalë.

“Ne nuk kemi nevojë të paguajmë gazetarë të flasin për ne sepse ne mund të flasim vetë pa qenë nevoja të paguajmë njeri. Saliu është larguar herët nga Tropoja sepse ai ka qenë i favorizuari i Enver Hoxhës” shprehet ajo.

Zylfije Haklaj rikujton si filloi konflikti mes dy familjeve Haklaj dhe Berisha.

“Saliu është njeriu që na shau na vrau dhe na nxori edhe nga varret. Ai njeri na përzuri nga trojet tona shekullore dhe vazhdon të lakojë emrin e familjes tonë, në një kohë që pas vrasjes së Azemit ai nuk na lakonte emrin, pavarësisht se dihej që Fatmiri e kishte kryer aktin, kurse tani ai na akuzon publikisht pa patur asnjë bazë apo dëshmi për një gjë të tillë, se shpërblejmë njerëz për t’ju kundërvënë Saliut.

Në vitin 1997 kur Kosova martire po përgatitej për t’ju kundërvënë makinerisë serbe, në tokën mëmë organizohen firmat piramidale dhe hapen depot e armatimit. Në këto rrethana Saliu duke parë se pushteti po i rrezikohej kërkon mbështetjen njerëzore nga veriu i Shqipërisë dhe pikërisht nga Tropoja.

Në këtë kohë kryetari i Komitetit të Shpëtimit në Tropojë ishte vëllai ynë Fatmir Haklaj i cili nuk iu përgjigj thirrjes së Saliut që në atë periudhë ishte edhe president.

Fatmiri shprehej se: ‘Në qoftë se kanoset siguria kombëtare nga pushtuesit e huaj ne do të jemi të gatshëm në çdo kohë”. Dhe këtu mendojmë ne është momenti ku Saliu ka arritur në përfundimin se ne duhet të zhdukemi nga faqja e dheut, ku lufta e tij vazhdon ndaj familjevve tona edhe sot”, thotë Zylfije Haklaj.

Më tej ajo tregon se pas kësaj më datën 22 qershor 1997 pas mesit të natës në dalje të Milotrit është vrarë nga banda e Saliut, Sokol Haklaj jurist i cili punonte ne Skrapar dhe Ibrahim Rustemaj i cili udhëtonte bashkë me Fatmirin në drejtim të Tropojë.

“Fatmiri merr dy djemtë e vdekur dhe niset në drejtim të Tropojës për tek trageti ku udhëtonte edhe Sali Berisha, fatmiri së bashku me të vdekurit në makinë nuk lejohen të udhetojnë me target”, vazhdon rrëfimin e saj Zylfije Haklaj.

Ajo tregon më tej se vrasja Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rustemit i revoltoi shumë, prandaj familjarët e irrituar për vrasjet udhëtojnë për tek mitingu që zhvillohej nga Berisha në Tropojë.

“Kur Saliu i quan horra dhe të lidhur me serbin ata që përkrahin kandidatin socialist ka reaguar vëllai jonë Shkëlqimi. Në këto momente Saliu urdhëron uniformat e tij që ta marrin me vete Shkëlqimin.

Në shtator të 1997 plagoset Azem Hajdari në Pralament ku Sali Berisha organizon protesta ne Tropojë dhe pastaj do të pasoheshin në të gjithë Shqipërinë.

Fatmir Haklaj nuk lejon që protestuesit të thyejnë dhe shkatërrojnë në qytet, iu kërkon caktimin e një sheshi për organizimin e protestës.

Drejtuesit e protestës nuk ju bindën kërkesës së Fatmirit, ndër ta ishte edhe Haki Hoxha.

Fatmiri i del turmës përpara dhe i kërkon që të ndalin protestën dhe i kërkon zbatimin e ligjit, por ata përsëri refuzojnë. Këtu Fatmiri humbet kontrrollin dhe qëllon Haki Hoxhën.

Këtu shpërndahet protesta dhe fillon hakmarrja ndaj nesh.

Saliu duke u bindur që Tropoja po dilte jashtë komandës së tij dhe pengëesa kryesore ishin Haklajt planifikon vrasjen e Shkëlqimit për të goditur edhe Fatmirin.

Saliu vazhdoi vrasjet seri duke vrarë Shkëlqimin, sikur të ishte hakmarrje private duhej të vritej edhe Fatmiri por duke e pranuar krimin dhe arsyen e krimit.

Më datë 5 janar vriten në qafën e Luzhës, Artur Demiri dhe Shkëlqim Haklaj të cilët po ktheheshin nga dogana e Qafë-Prushit”, përfundon rrëfimin e saj Shota e Haklajve.

Intervista e plotë në gazetën Shqiptarja.com

“Shota e Haklajve” thyen heshtjen pas 16 viteve: Ju tregoj pisllëqet e Sali Berishës për pushtet Read More »

Jodi, mungesë apo tepri? Çfarë duhet të dimë?

Në trupin e njeriut ka më pak se një majë (0.00004%) lugë jod. Ky element kimik është i domosdoshëm në prodhimin e hormoneve të tiroides, që kanë një rol kyç në proceset metabolike qelizore dhe funksionet jetësore, si në rritjen dhe zhvillimin e disa organeve; në veçanti të trurit dhe SNQ-së (Sistemit Nervor Qendror). Ndaj furnizimi me jod në sasinë e duhur është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut, duke nisur nga fëmijët e deri tek moshat e treta.

Sasia e jodit që rekomandohet për fëmijët është 90-120 mcg/ditë, ndërsa për të rriturit është 150 mcg në ditë. Duhet bërë kujdes që jodi të merret në sasinë e duhur, veçanërisht në periudhën e shtatëzanisë (200 mcg/ditë), si dhe gjatë ushqyerjes me gji të foshnjëve, për t’iu mundësuar një zhvillim normal.

Mungesa apo tepria e jodit në organizëm mund të bëhet shkak për komplikacione shëndetësore. Dy janë hormonet kryesore me bazë jodi që prodhon tiroidja, të cilat njihen si T4 dhe T3.

Mungesa e hormoneve të tiroides në organizëm shoqërohet me:

Lodhje

Përgjumje

Apati

Gjendje emocionale e rënduar

Shtim në peshë

Rrahje të ngadalta të zemrës

Lëkurë dhe flokë të thatë

Kapsllëk etj.

Pamjaftueshmëria e hormonit të tiroides te fëmijët shkakton vonesë në zhvillimin fizik dhe mendor, defekte në të folur dhe në dëgjim, ulje të përqëndrimit, vështirësi në të mësuar, paralizë etj.

Ndërsa te gratë shtatzëna, mosmarrja e jodit në sasinë e duhur mund të sjellë si pasojë dështimin, lindje të parakohshme, lindje nën peshë etj.

E ndryshme situata kur kemi tepricë të hormoneve të tiroides. Personat që kanë vlera të shtuara të këtij hormoni janë hiperaktivë, mendojnë dhe flasin shpejt, bëjnë veprime tepër të nxituara, janë intolerantë ndaj të nxehtit, kanë rrahje të shpeshta të zemrës, djersitje të lartë, rënie në peshë, etj.

Shqipëria është një vend i varfër me jod dhe ky është një problem për të gjithë vendin. Studimet e fundit të Institutit të Shëndetit Publik kanë treguar se më tepër se gjysma e popullsisë kanë mungesë të jodit në organizëm. Ndaj përveç ushqimeve që përmbajnë jod (prodhimet e detit, patatja, hurma, speci, domatja, etj), rekomandohet të përdoret gjithmonë kripa e jodizuar.

Çrregullimet e tiroides mund të prekin të gjitha moshat, por më së shumti janë të rrezikuara ato madhore dhe kryesisht të seksit femër. Moskurimi në kohën e duhur shoqërohet me pasoja të rënda në organizëm, deri edhe të rrezikshme për jetën. Ndaj nëse keni disa nga simptomat e lartpërmendura duhet patjetër të konsultoheni me mjekun endokrinolog për të diagnostikuar dhe mjekuar patologjitë që lidhen me tiroiden.

Prej vitesh, Spitali Amerikan i ka dhënë zgjidhje edhe rasteve më komplekse. Departamenti i endokrinologjisë ofron një gamë të gjerë dhe të plotë ekzaminimesh për të trajtuar të gjitha patologjitë e gjendrës tiroide.

Jodi, mungesë apo tepri? Çfarë duhet të dimë? Read More »

Mblidhet “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Veliaj: Angazhohemi të jemi të parët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka propozuar një kalendar konkret për dhurimin vullnetar të gjakut që do të nisë nga zbatimi në shtator. I pranishëm në takimin e parë të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”,  kryebashkiaku solli disa nga shembujt e suksesshëm të organizimeve vullnetare të Bashkisë së Tiranës në kryeqytet.

“Ajo që propozojmë konkretisht është që secila bashki të sjellë pranë këtij Sekretariati një Kalendar praktik duke filluar që pas pushimeve, pra që në shtator kur fillon viti i ri shkollor, kryesisht me fokus në universitete dhe në gjimnaze. Në Tiranë ne e kemi një përvojë të mirë të një rrjeti kapilar dhe në qendrat e banuara me ndërlidhësit me komunitetit, me administratorët e pallateve. Pra nuk shoh asnjë arsye pse të mos shkojmë deri në këtë nivel kapilar. Kur qytetarët e Tiranës mund të dhurojnë 126 mijë pemë, sigurisht që 20 mijë veta dhurojnë 20 mijë qese”, tha Veliaj, i cili shprehu besimin se qytetarët e Tiranës do të vijojnë të punojnë me këtë frymë solidariteti.

“Kam një besim të plotë se nëse do të vazhdojmë me këtë frymë, edhe nga të gjithë popullata do të kemi një përgjigje jashtëzakonisht pozitive, kështu që ne do të angazhohemi që të jemi të parët dhe të dorëzojmë një kalendar aktivitetesh. Shumë faleminderit për nismën dhe mezi presim të përveshim mëngët dhe t’ia fillojmë kësaj pune”, tha Veliaj.

Në emër të 45 bashkive që janë pjesë e rrjetit të autoriteteve vendore, Veliaj shprehu publikisht përkrahjen për këtë nismë shumë të nevojshme për shoqërinë tonë.

“Së pari, sepse besojmë që bashkimi e bën fuqinë dhe pavarësisht se këtu secili qoftë individualisht apo në organizatat respektive apo në ministri e dikastere të tjera e ka bërë këtë detyrë, sigurisht që autoriteti përbashkues i presidencës i jep një status krejt të veçantë dhe ne kalojmë nga një situatë e aksioneve sporadike, në diçka të organizuar nga kreu i shtetit dhe sigurisht që prek shtresa të popullsisë që ndoshta individualisht secili prej nesh nuk do të mund ta bënte dot. Ndaj ju falenderoj për këtë dhe besoj që jo vetëm në konsideratën time, por në konsideratën e çdo qytetari shqiptar, pasja e një presidence aktiviste, do të thotë fokusi në gjëra konkrete përtej le të themi asaj rutinës administrative të zyrës dhe institucionit është një lajm shumë i mirë dhe i shumëpritur”, tha ai.

“Për mua si kryetar i Bashkisë së Tiranës me 1 milionë banorë, 2% do të thotë mobilizimi i 20 mijë dhuruesve vullnetarë dhe ajo që ne zotohemi që ta përkthejmë këtë në një rezultat të matshëm. Ndonjëherë ka shumë ide të mira që i përqafojmë të gjithë, nëse një ëndërr nuk përkthehet në një projekt atëherë ajo ëndërr nuk realizohet kurrë, ndaj do të angazhohemi që ta përkthejmë në një projekt të matshëm për secilin nga bashkitë dhe më pas secili prej autoriteteve vendore krijon një mini-aleancë të tillë të tillë në qytetin e vet me secilën prej degëve apo drejtorive përkatëse për të arritur këtë target”, deklaroi Veliaj.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka ngritja e këtij rrjeti solidariteti në të gjithë vendin dhe apeloi për rritjen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut.

“Ngritja e një rrjeti të solidaritetit për dhurimin e gjakut në të gjithë Shqipërinë për përfshirjen e shoqatave dhe të kryetarëve të bashkive përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme publike si koncerte, apo aktivitete sportive duke u fokusuar sidomos në zonat më me prioritet ku dhe kërkesat janë më të mëdha, sidomos sa i takon  kategorisë së Talasemikëve si Lushnja, Fieri etj. Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për dhuruesit e gjakut duke e bërë eksperiencën e dhurimit të gjakut një proces të sigurt. Sigurimi i dhuruesve që kontribuojnë rrallë duke i kthyer në kontribues të rregullt dhe krijimi i një statusi të veçantë për ta”, nënvizoi Meta. /atsh

Mblidhet “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Veliaj: Angazhohemi të jemi të parët Read More »