Aurora

Pogradec – Tushemisht, rrugë paralele me liqenin e Ohrit

Rruga Pogradec–Tushemisht do të rikonstruktohet në kuadër të programit “Rrugët lidhëse rajonale” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FZHSH).

Vlerësimet mjedisore dhe sociale për rikonstruksionin e LOT I të rrugës Pogradec-Tushemisht kanë nisur të diskutohen edhe me komunitetin në Pogradec.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” World Bank Albania, njofton se takimi i radhës me komunitetin do të mbahet më 31 korrik, në bashkinë e Pogradecit.

Projekti për këtë aks të rëndësishëm turistik, në juglindje të vendit, parashikon rehabilitimin e të gjitha rrjeteve të infrastrukturës, ku përfshihen muret mbajtëse, shtresat ekzistuese, si dhe përmirësim të segmentit me elementë të tillë si korsi për biçikleta, shtigje për këmbësorë, ndriçimi, gjelbërimi, etj.

Sipas FSHZH, rruga e re i vjen në shërbim të drejtpërdrejtë banorëve të zonës, por veçanërisht turizmit. Kjo, pasi për të vizituar parkun natyror në Drilon, automjetet përdorin rrugën paralele me liqenin e Ohrit, ndërkohë që bashkia e Pogradecit ka në plan ta transformojë këtë rrugë paralele në një rrugë për këmbësorë dhe të rehabilitojë segmentin e propozuar Pogradec-Tushemisht për të trajtuar trafikun e automjeteve. /atsh

Pogradec – Tushemisht, rrugë paralele me liqenin e Ohrit Read More »

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë për 3 ditë, por nga e hëna ndodh çudia

I nxehti afrikan do te preke edhe vendin tone, pas lajmeve nga meteorologet italiane. Sinoptikanët parashikojnë që kjo valë e të nxehtit të përfshijë vendin përgjatë fundjavës.

“Një pjesë e mirë e Europës është përfshirë prej 3-4 ditësh nga i nxehti afrikan. Megjithatë territori shqiptar e ndjen kryesisht të shtunën dhe të dielën. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të shënojë temperatura nga 33 deri në 38 gradë Celsius. Megjithatë në zona specifike si Shkodra, Elbasani, Fieri e Berati por edhe Gjirokastra pritet të shënojnë deri në 38 gradë Celsius.”

Por e hëna do të sjellë një tjetër panoramë të motit. Temperaturat do të pësojnë rënie me afro 8 gradë.

“90 % e territorit shqiptar do të preket nga shirat, kjo do të bëjë që edhe temperaturat të bien në mënyrë të ndjeshme. Kjo situatë mbetet prezente deri të mërkurën, ndërkohë që pjesa e dytë e javës që vjen parashikoj të jenë me kryesisht të kthjellta.”

Deri në fund të tij muaji Korrik parashikohet të rezervojë temperatura 3 deri në 4 grade mbi mesataren shumëvjeçare të tij. Disa herë do të kemi të pranishme edhe reshjet  e shiut, që do të jene afatshkurtra.

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë për 3 ditë, por nga e hëna ndodh çudia Read More »

Mos i hidh kurrë farat e shalqinit. Ju do të tronditeni kur të mësoni tani se ato shërojnë këto sëmundje të rënda

Tani që jemi në mes të verës, çfarë mund të jetë më mirë se të hahet diçka e freskët? Kjo është arsyeja pse të gjithë e duan shalqinin, shkruan ShkodraNews. Është frut i mirë për këtë sezon, gjithkush e pëlqen ta hajë atë si një meze e lehtë, megjithatë, besoj se të gjithë bëjmë të njëjtin gabim!

Tani dihet se ndërsa hahet shalqi, të gjithë i lëmë mënjanë farat e brendshme. Megjithatë, askush nuk e di se ata kanë përfitime shumë të rëndësishme shëndetësore.

Pas leximit të gjithë kësaj, do të shihni se idetë tuaja do të ndryshojnë përgjithmonë.

Dashamirët e këtij fruti duhet ta lexojnë këtë artikull dhe ta kuptojnë rëndësinë e gjithë kësaj. Përveç se mban trupin tonë të hidratuar dhe ruan një ekuilibër të mirë të lëngjeve, shalqini gjithashtu ka përfitime të tjera shëndetësore, por në fara. Ato përmbajnë vitamina A, B dhe C dhe minerale si, magnezi dhe hekuri, shkruan ShkodraNews. Këto janë shumë të rëndësishme për mbajtjen e trupit tonë të balancuar, duke shmangur kështu sëmundjet.

Farat janë gjithashtu shumë të pasura me proteina, të cilat përbëhen nga aminoacidet, tryptofan, acid glutamik, lizin dhe arginin. Këto rregullojnë presionin dhe trajtimin e sëmundjeve koronare të zemrës. Përveç të gjitha këtyre, fibrat e farave të shalqinit gjithashtu ndihmojnë tretjen.

Stomaku është një pjesë thelbësore në trupin tonë, siç e dimë të gjithë, dhe gjithashtu në kontakt të drejtpërdrejtë me trurin, atëherë ai reagon për çdo gjë që bëjmë, edhe ngrënien.

Ata gjithashtu mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit të gjakut dhe hipertensionit …

Farat mund t’i shtypni, e sapo të bëhen pluhur mund t’i vendosni ato në çaj, ose në pijen tuaj të preferuar.

Përdorimi i këtyre farave në një përzierje është një shërim i lashtë për spastrimin e veshkave, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve të veshkave.

Shpërndaje këtë artikull me miqtë tuaj! /Përshtati: ShkodraNews

Mos i hidh kurrë farat e shalqinit. Ju do të tronditeni kur të mësoni tani se ato shërojnë këto sëmundje të rënda Read More »

Fluksi i shumëfishuar i jahteve turistike në Portin e Vlorës, risia e këtij sezoni turistik

Dy jahte turistike, “Sevanna” dhe “Moonshadow Noa”, u ankoruan të martën në mëngjes në portin e Vlorës, ku qëndruan për disa orë.

Dy mjetet lundruese, njëra prej të cilave me flamur italian, pasojnë dhjetra “simotra” të tyre që kanë zgjedhur gjatë këtyre javëve Vlorën, si pjesë të itinerareve turistike në Mesdhe.

Gjatë këtij sezoni, numri i jahteve turistike që janë ankoruar në portin e qytetit jugor bregdetar ka shënuar një rritje të dukshme dhe ritmi pritet të jetë edhe më i lartë në javët në vazhdim.

Drejtori i Portit të Vlorës, Adi Malaj, tha për ATSH-në se, përmirësimi i infrastrukturës portuale, asaj të qytetit dhe standardet e duhura të shërbimeve dhe të sigurisë, janë disa nga faktorët që kanë nxitur dhe rritur interesin e turistëve të kësaj kategorie të vijnë në Vlorë, për të kaluar orë pushimi në qytet.

Sipas tij, në axhendën e qëndrimit të turistëve që mbërrijnë në Vlorë me jahte, përfshihen shëtitje në qytet, vizita në objekte dhe vende të ndryshme historike, si edhe frekuentimi i bareve dhe restoranteve, kryesisht përgjatë “Lungomares”, që është tashmë hapësira e preferuar e vizitorëve të huaj.

“Turistëve të huaj që vijnë me jahte në Vlorë, u pëlqen shumë qyteti, veçanërisht pjesa përgjatë bregdetit, Lungomares, u pëlqejnë baret dhe restorantet, por, krahas kësaj i tërheq edhe cilësia e shërbimeve portuale, ku bëjnë pjesë edhe furnizimi me karburant, standardet e sigurisë etj., të cilat përbëjnë kolonën e elementëve që favorizojnë fluksin në rritje të jahteve në Vlorë, duke e shndërruar atë në një risi, ose në një fenomen të sezonit turistik veror 2018”, – tha drejtori Malaj.

Ai veçon ankorimin pak ditë më parë për 5-6 orë në portin e Vlorës, të një jahti superluksoz të përmasave të mëdha, që lundronte me flamur anglez, në bordin e të cilit ndodheshin pjesëtarët e një familjeje sheikësh nga Arabia Saudite, që kishin në rekuizitën e tyre të shoqërimit edhe një helikopter dhe një autoveturë luksoze “Ferrari”.

Duke u ndalur tek ky rast, Malaj nënvizon se tashmë Porti i Vlorës është bërë pjesë e axhendës turistike të Mesdheut, gjë që argumentohet edhe me kërkesat në rritje turistëve të kësaj kategorie që pritet të mbërrijnë në javët në vazhdim.

“Kemi mjaft kërkesa për ankorime të jahteve të tjera nga vende të ndryshme dhe po marrim masa për të ofruar të gjithë shërbimin e nevojshëm, me tarifa të arsyeshme, duke përfshirë edhe standardet e sigurisë, me mjetet zjarrfikëse”, – shtoi ai.

Vetëm gjatë muajit korrik, në kalatat e portit të Vlorës janë ankoruar 30 jahte turistike, ndërkohë që për javët në vijim, nisur edhe nga kërkesat, numri i tyre pritet të 4-5 fishohet.

Aktualisht, Porti i Vlorës vlerësohet konkurrues në rajonin e Mesdheut, për shkak të tarifave të arsyeshmen dhe cilësisë së shërbimeve.

Kjo pritet të reflektohet edhe në të ardhurat e këtij porti, krahasuar me periudha dhe vite paraardhëse.

Një vit më parë, numri i jahteve turistike që prekën kalatat e portit të Vlorës, ishte shumë herë më i ulët./ATSH

Fluksi i shumëfishuar i jahteve turistike në Portin e Vlorës, risia e këtij sezoni turistik Read More »

Paniku në Radhimë, ja kush është i forti që terrorizoi fshatin me pushues/

Te shtenat me arme zjarri kete pasdite ne Radhime pranë një hoteli kane shkaktuar panik mes turistëve.

policia ka rrethuar zonën dhe Jorgaq Gjini 38 vjec raportohet se eshte autori i ngjarjes dhe ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se ai ka qëlluar ndaj policisë, pasi keta te fundit kishin shkuar per ta arrestuar. Mesohet se Gjini do arrestohej pasi ishte shpallur ne kerkim, por detaje mbi kete operacion nuk ka ende.

Teksa raportimet e para flasin se uniformat blu kane nderhyre ne nje banese ne Radhime ku ishte marre informacion se jetonte i kerkuari.

Te shtenat me arme zjarri kete pasdite ne Radhime pranë një hoteli kane shkaktuar panik mes turistëve.

pamjet ne radhime2pamjet ne radhime

Dyshohet se një person ka qëlluar ndaj policisë, pasi keta te fundit kishin shkuar per ta arrestuar. Mesohet se do arrestohej nje person i cili ishte shpallur ne kerkim, por detaje mbi kete operacion nuk ka ende.

Teksa raportimet e para flasin se uniformat blu kane nderhyre ne nje banese ne Radhime ku ishte marre informacion se jetonte i kerkuari./korrieri

pamjet ne radhime3

Paniku në Radhimë, ja kush është i forti që terrorizoi fshatin me pushues/ Read More »

Monitorimi i breshkave të detit në plazhet shqiptare/Foto

Për çdo vit në sezonin e verës, breshkat e detit dalin jashtë ujit dhe lëshojnë vezët e tyre në plazhet me rërë në rajonin lindor dhe jugor të pellgut të Mesdheut (kryesisht Greqi, Turqi, Qipro, etj.).

Në vitet e fundit, një numër i vogël i foleve të breshkave të detit janë raportuar në Itali, Spanjë dhe vende të tjera ku zakonisht nuk është raportuar më parë për fole të tyre.

Të tilla folezime, të ashtuquajtura “sporadike”, janë me interes të lartë shkencor, sepse ato tregojnë se kemi të bëjmë me një spostim të mundshëm të shpërndarjes së folezimeve të breshkave të detit drejt zonave perëndimore dhe veriore të Mesdheut.

Breshkat e detit janë lloje migratore dhe ato mund të përgjigjen ndaj ndryshimeve klimatike duke gjetur dhe përdorur habitate të reja për të folezuar, ushqyer dhe dimëruar.

Një ekip kërkimor, i udhëhequr nga Dr. Enerit Sacdanaku, është duke eksploruar të gjitha plazhet me rërë të Shqipërisë për të vlerësuar se cilat plazhe janë të përshtatshme për folezimin e breshkave të detit.

Në ditët e para të punës në terren, Dr. Sacdanaku dhe ekipi i tij, në bashkëpunim me stafin e Agjencisë Rajonale të Zonës së Mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta, vizituan plazhin e Divjakës, ku është dokumentuar zyrtarisht, foleja e parë e breshkave të detit në Shqipëri, gjetur nga një banor vendas.

“Për të grumbulluar të dhënat e nevojshme, ne po përdorim metoda tradicionale, por gjithashtu edhe dronin me një program të specializuar, i cili, përveç se do të krijoj hartat e plazheve, do të japë informacion edhe për lartësinë e plazheve mbi nivelin e detit, si një faktor kyç për të përcaktuar përshtatshmërinë e një plazhi për folezimin e breshkave të detit’’, shpjegon Dr. Sacdanaku.

Gjithashtu, ekipi kërkimor gjatë punës së tij përgjatë plazheve, do të vëzhgoj edhe për shenja të mundshme të folezimit të breshkave të detit si dhe synon të krijoj një rrjetë komunikimi midis publikut (turistë, banorë lokal, peshkatar, etj.), strukturave përkatëse përgjegjëse për ruajtjen dhe menaxhimin e plazheve (Administrata e Zonave të Mbrojtura bregdetare, bashkitë, etj.) si dhe ekspertëve të fushës, me qëllim që të raportohet çdo rast i mundshëm i aktivitetit të folezimit.

Deri tani, një popullatë e rëndësishme e breshkës së detit është identifikuar se përdor ujërat e bregdetit të Shqipërisë për tu ushqyer dhe dimëruar, ndërsa rastet e raportuara për folezimin e tyre kanë qenë shumë të pakta dhe jo zyrtare, deri në gjetjen e fundit në plazhin e Divjakës.

Ky projekt kërkimor, i pari në llojin e vet në Shqipëri, do të ndihmoj për të siguruar të dhëna të rëndësishme dhe do të japë rekomandime të vlefshme në marrjen e masave ruajtëse për të mbrojtur plazhet e Shqipërisë dhe në këtë mënyrë të kemi plazhe të një cilësie të mirë si për breshkat ashtu edhe për turistët.

Ky projekt po zbatohet nga shoqata MEDASSET2 dhe është pjesë e një projekti më të madh në rajonin e Mesdheut financuar nga Fondacioni MAVA3. /atsh

Monitorimi i breshkave të detit në plazhet shqiptare/Foto Read More »

5 pushues të shpëtuar nga rojet e plazhit në Vlorë

Gjatë dy muajve të fundit vetëm qytetn e Vlorës numërohen 5 jetë të shpëtuara nga vrojtuesit e plazheve.

Bëhet me dije se së fundmi është shpëtuar nga vrojtuesit e plazhit një 40-vjeçar. Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u larë, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën, i cili fatmirësisht është pikasur nga vrojtuesi.

Menjëhërë vrojtuesi ka lajmëruar urgjencën, makina e së cilës ka ardhur dhe e ka marrë në kohë record duke shpëtuar jetën e pushuesit kosovar.

Ndërkohë vrojtuesi i plazhit, Andrea Cenodemaj konfirmon se turisti 40 vjeçar është jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë vrojtuesit e plazheve trajnohen dhe licensohen për dhënien e ndihmës së pare, dhe çdo subjekt privat ka detyrim ligjor që të punësoj një vrojtues në sipërfaqen ku ushtron aktivitetin./vizionplus

5 pushues të shpëtuar nga rojet e plazhit në Vlorë Read More »

Ermonela Jaho interpreton “Suor Angelica”, mahnit Mynihun

Ermonela Jaho sjell një interpretim të jashtëzakonshëm në rolin e Anxhelikës, duke përcjellë një brishtësi të thellë përmes një toni plot dritë dhe më pas vërtetë shpërthyes, kur personazhi arrin pikën psikologjike të thyerjes.

Kështu e nis kritika gjermane përshkrimin e interpretimit të sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, duke iu referuar rolit të saj “Suor Angelica” (“Motër Anxhelika”) në operën me të njëjtin titull, vënë së fundmi në skenën e Mynihut.

Ermonela Jaho sjell një performancë të jashtëzakonshme si Motër Anxhelika, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme përmes timbrit të zërit dhe zbërthimit psikologjik që i bën personazhit të saj.

Motër Anxhelika kapet pas një vizioni qiellor: Pasi ka humbur prej dy vitesh djalin e saj të vetëm, ajo vendos të bëjë jetën e murgeshës si një shpagim, teksa beson se e dëgjon djalin e saj duke e thirrur që të takohen në parajsë.

Në tentativë për të kryer vetëvrasje, Motër Anxhelika pi helm, por shpejt kupton se ka kryer një mëkat të vdekshëm dhe mallkon veten për ndarjen e përjetshme nga i biri. Ky subjekt i operës së famshme, shkruar nga Giacomo Pucini, u vu për herë të parë në skenë në vitin 1918, por vijon të pëlqehet në mbarë botën edhe pas një shekulli.

Pas suksesit në “Bayerische Staatsoper Munchen”, 26 korriku do ta gjejë Ermonela Jahon sërisht krah Placido Domingos, në Operën e Madridit me një tjetër premierë. /atsh

Ermonela Jaho interpreton “Suor Angelica”, mahnit Mynihun Read More »