Aurora

Rama: Shqipëria, veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë në këto orë tragjike. Ai reagoi përmes një postimi në “Facebook”, në lidhje me zjarret masive që kanë prekur Greqinë

Kryeministri thekson se, “Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar!”

“Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”, shton Kryeministri Rama.

Me propozimin e Kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi të ndihmojë financiarisht Greqinë, që ndodhet në një gjendje të rëndë pas zjarreve që shkaktuan dhjetëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale. Kështu, Qeveria ka vendosur të japë një ndihmë financiare në shumën 100 000 euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të korrikut.

Numri i viktimave nga zjarret në Greqi ka arritur në 79, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të humbur, bëri të ditur një zyrtare e zjarrfikësve të Greqisë./atsh

Rama: Shqipëria, veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike Read More »

Zhvillimi ekonomik i vendit, prioritet rritja e mirëqenies së qytetarëve

Në botimin e radhës së Revistës “Bankingu Qendror: Lajme dhe ngjarje në gjashtë muaj”, për gjashtëmujorin e parë 2018, Banka e Shqipërisë publikon objektivat kryesorë, në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit, rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
“Shpeshherë këto objektiva mund të jenë të natyrës teknike, të shtrirë në kohë e me efekt të ngadaltë, por materializimi i tyre jep një kontribut të shtuar në përditshmërinë
financiare të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, citon editoriali i këtij botimi.
Një ndër këto objektiva në këto konteks, është dhe modernizimi i pagesave me vlerë të vogël, për të cilin Banka e Shqipërisë kujdeset jo vetëm si një komponent i rëndësishëm i tregjeve financiare dhe funksionimit të ekonomisë, por edhe për t’ju dhënë qytetarëve shqiptarë më shumë mundësi zgjedhjeje për kryerjen e transaksioneve të
përditshme, në mënyrë të thjeshtë dhe me kosto efektive.
Strategjia e BSH-së, është dyfishimi i popullsisë që zotëron një llogari bankare dhe rritja e
numrit të pagesave elektronike për frymë, brenda një periudhe kohore 5-vjeçare.
Këto objektiva, nënvizon revista Bankingu, synohen të arrihen nëpërmjet një sërë përmirësimesh rregullative, ligjore e infrastrukturore, të cilat do t’i hapin rrugë
iniciativave inovative, duke rritur kështu konkurrencën reale, për krijimin e shërbimeve
me kosto të ulëta dhe lehtësisht të aksesueshme nga publiku.
Sigurisht, gjatë viteve të fundit, janë bërë hapa të dukshëm për dixhitalizimin e pagesave
dhe prezantimin e shërbimeve të reja. Por BSH-ja synon një strategji vizionare e moderne, të udhëhequr nga modeli i vendeve të zhvilluara dhe aspirata për rritjen e përfshirjes financiare të qytetarëve shqiptarë./atsh

Zhvillimi ekonomik i vendit, prioritet rritja e mirëqenies së qytetarëve Read More »

Si duhet të sillemi me fëmijët të cilët i kërkojnë gjërat me të qarë

Disa prindër, kur dëgjojnë fëmijët e tyre që qajnë, bërtasin dhe insistojnë që t’u plotësohen kërkesat e tyre, nënshtrohen.

Por kjo nuk është zgjidhja e duhur, pasi kjo do ta fiksojë edhe më shumë këtë sjellje të fëmijës tuaj. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence.

Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta.

Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet. Duhet t’i japin të drejtë që mërzitet, por zgjidhja duhet të ndodhë pasi fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën.

Prindërit duhet t’i thonë: mbaro të qarën dhe më pas flasim për të gjetur zgjidhje. Kur fëmija pushon dhe kërkesa është e plotësueshme, plotësojani duke i thënë e shikon, gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë.

Prindër, mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë, por ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen:- mbaro të qarën, unë jam këtu me ty, nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bëre dje. Ose pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë, se radhën e shkuar t’u desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushoje së bërtituri.

E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar ti vetë veten tënde. Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrij vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë, të flasë po ashtu po i mëson të vetëqetësohet.

Kështu i mëson fëmijës të mendojë e të zgjedhë e të gjejë forcat e veta për t’ia dalë. Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjësimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit. Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm, se vërtet e rrisin ata fëmijën, por po aq e vërtetë është, që fëmija çdo gjë e bën vetë, e përballon vetë, e mëson vetë. Dhe prindërit duhet ta vlerësojnë dhe mos ta anashkalojnë këtë të vërtetë.

Përpjekjet që fëmija bën për të ekzistuar dhe integruar në jetën njerëzore janë tejet të mëdha dhe natyrisht i duhet i rrituri për t’u mbështetur, për të kuptuar që nuk është vetëm që ka një njeri si dëshmitar që ai  ia del, që e nxit që të mësojë dhe me qetësi i ofron edhe një model sesi të jetë. Për fat të keq, të rriturit shpesh janë indiferentë ndaj përpjekjeve të fëmijës.

Mos harroni shprehjet “ku merr vesh ky”, “këta janë rehat nuk kanë halle se i kemi ne të rriturit” e me radhë nga këto shprehje të pamenduara. Kjo mënyrë tregon, ta shohësh fëmijën jo njeri, por thjesht një gjë e vogël.

Fëmija është më të shumtën e kohës, një objekt kënaqësie apo bezdie, se sa përgjegjësi dhe mision që tek e fundit, vetë e kanë zgjedhur. Të rriturit sjelljet e fëmijëve më shumë i paragjykojnë sesa i njohin dhe i kuptojnë. Më të shumtën i ndëshkojnë fëmijët, në vend që t’ua lehtësojnë konfuzionin dhe vështirësitë që përjetojnë në këtë fazë të jetës./atsh

Si duhet të sillemi me fëmijët të cilët i kërkojnë gjërat me të qarë Read More »

Modë, tendencat e vitit 2018 një përkushtim ndaj rozës së trëndafiltë

2018 është e gjitha një përkushtim ndaj rozës së trëndafiltë e një rikthim në ca stile të cilat keni kohë që i mohoni.

Së pari, materialet e gomuara dhe ato sintetike. Asnjëherë më parë nuk janë transformuar në veshje kaq “chic” dhe silueta elegante.

Jaka asimetrike do të sjellë një siluetë të balancuar që vallëzon përgjatë shpatullës suaj, mbështillet rreth qafës dhe përfundon në këtë jakë. Bëhuni gati t’i përdorni sa më shumë.

Nuk mund të mohoni portofolin e vogël përreth belit që këtë vit do të rezistojë fuqishëm. Ai në formë diagonal nga Balenciaga është po ashtu një sugjerim i mirë.

Përqafoni transparenten. Tashme e ofrojnë lirshëm të gjithë dizajnerat e preferuar. Që nga çizmet e shiut Chanel e deri tek korseja plastike.

Victoria Beckham dhe Michael Kors kanë menduar që “millennium pink” duhet të zëvendësohet me Levandon pastel. Kjo purpur e lehtë është ngjyra më e preferuar në fustane apo kostume.

Mos harroni asnjëheherë propozimin e së bardhës së pastër. Sugjerimi i Tom Ford patjetër që është më i nxehti.

Nuk jemi mjaftueshëm të çmendur sa të hiqni dorë nga “vintage”? Xhinset e errëta janë ringjallur fuqishëm. Veçojmë këtu një tekstil të veçantë të Alexander McQueen.

Syzet XGirl. I kemi prekur edhe më herët, por duket se Louis Vuitton dhe Prada e përforcojnë. Forma e syzeve të viteve 90 është rikthyer fuqishëm. Mos u kufizoni në eksperimentet me ngjyrat.

Motivet florale të printuara në bardhë e zi. Por sidomos edhe në ngjyrat monokrome.

Shumë i preferuar po ashtu është stili shumëngjyrësh i ylberit. Peter Pilotto i shndërron me krijimet e tij këto ngjyra shumë chic.

E kuqja me pink ashtu siç Oscar de la Renta e serviri për Shën Valentin nuk do të ndalet së veshuri këtë vit.

Dhë së fundmi perlat mund të jenë aksesori më i mirë zbukurues. Edhe një fustan të thjeshtë mund ta shndërroni në fashion me një detaj të tillë./atsh

Modë, tendencat e vitit 2018 një përkushtim ndaj rozës së trëndafiltë Read More »

Në 6 muaj 200 mijë persona, check-up falas

“Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 vjeç po jep frytet e veta jo vetëm sa i takon krijimit për herë të parë të një database mjekësore për sëmundshmërinë por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare”

Kështu thuhet në njoftimin zyrtar nga Fondi Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, që ka ndarë shifra lidhur me numrin e check-up të kryera.

Sipas FSDKSH, ajo që vihet re referuar të dhënave zyrtare është rritje e ndërgjegjësimit të popullatës për vetë rëndësinë që mbart kontrolli mjekësor bazë për identifikimin e çdo problematike shëndetësore që ky kontroll mjekësor vlerëson, nëpërmjet setit të analizave që çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç ka mundësi të kryejë falas, çdo vit.

“Duke u mbështetur në të dhënat per 6 mujorin e parë 2018, rezulton se në total janë kryer 225,643 kontrolle mjekësore bazë në rang vendi, duke treguar një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë. Në te gjitha rajonet ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve në vlerë absolute.  Analizimi i treguesve statistikor te kontrollit mjekësor baze gjatë këtij viti vlerësojnë se nga kontrolli i kryer kanë rezultuar 19% me risk të lartë, 34% me risk te moderuar dhe 47% me risk të ulët”,-thuhet zyrtarisht.

Më tej, FSDKSH sqaron se “rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve te referuara nga kontrolli mjekësor baze për periudhën janar -qershor 2018 rezultojnë: rreth 84,754 raste janë referuar tek mjeku specialist. Ndër këto: 49.61 % të rasteve janë referuar tek mjeku kardiolog, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 % janë referuar me Diabet Mellitus tek mjeku endokrinolog, 10 % janë referuar për tek mjekët Hematolog”.

Në deklaratën zyrtare theksohet se diagnostikimi i hershëm jo vetëm përmirëson cilësinë e shëndetit të popullatës por lehtëson koston e trajtimit të pacienteve si dhe drejton në mënyrë të drejtë politikat shëndetësore./atsh

Në 6 muaj 200 mijë persona, check-up falas Read More »

Patronazhimi, mjekët nga Tirana mundësojnë lindjet në spitalin e Burrelit

Sistemi i patronazhimit po mundëson dhënien e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve.

Falë mjekëve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”  që po ofrojnë shërbimin e tyre në maternitetin e Burrelit, grave po u mundësohet edhe lindja e fëmijëve pranë vendbanimeve të tyre. Kështu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka uruar mirëseardhjen në jetë të Eljonit.

“Mirëseerdhe Eljon
Për të gjitha gratë matjane që duan të sjellin në jetë fëmijët pranë vendbanimit të tyre, garantojmë shërbim të pandërprerë me Programin e Patronazhit. Mjekët e spitaleve universitare të Tiranës po ofrojnë shërbim të specializuar në spitalet rajonale”, thotë ministrja në faqen e saj zyrtare, në rrjetin social “Facebook”.

Sipas saj, po punohet çdo ditë për të ofruar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve, duke i bërë këto të fundit objektiv për ministrinë e saj./atsh

Patronazhimi, mjekët nga Tirana mundësojnë lindjet në spitalin e Burrelit Read More »

Gjonaj: Vetingu po pastron drejtësinë, nuk ka kthim pas

Vetingu po funksionin dhe po pastron drejtësinë, duke i kthyer shpresën publikut se dhe ne Shqipëri mund të ketë drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh në një konferencë për shtyp se, “sot jemi të gjithë dëshmitarë për progresin e vetingut”.

Gjonaj reagoi edhe për deklaratat e opozitës duke u shprehur se opozita nuk e donte Vetingun.

“Që opozita nuk e donte Vettingun kjo dihej botërisht. Që opozita e votoi me zor reformën dihej. Që opozita kërkon me dëshpërim kthimin pas të procesit, kjo është çdo ditë e më e qartë. Në këtë vend kush kërkon drejtësi, në një vend që drejtësia është e kapur nga politika është e qartë se s’mund të ketë kthim pas. Shantazhet, bllokimi i procesit për të kthyer pas reformën, janë akte të rënda dhe diskredituese të një opozite që e ka humbur davanë nga zgjedhja në zgjedhje. Kjo është zgjedhje fatkeqe. Vetingu s’kapet dot nga askush, s’ndalet dot. Vetingu mbrohet nga sytë e rreptë të ndërkombëtarëve, të atashuar përmes ONM-së. Deklaratat për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se qeveria dhe Kryeministri kanë kapur edhe ndërkombëtarët, nuk çojnë askund”, tha ministrja Gjonaj.

Lidhur me kolapsin e Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj është shprehur se vendi s’ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese por është pastruar “nga trupa të sëmurë”.

“Shqipëria s’ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese, por ka shpëtuar nga një trupë e sëmurë. Operacioni në trupin e njeriut ku kishin gjetur strehë kancer degradues. Ky boshllëk do të mbushet.

Gjonaj komentoi edhe deklaratën e ambasadës amerikane lidhur me bllokimin e ligjit për shkollën e re të magjistraturës.

“Nuk çon askund bllokimi i ndryshimeve ligjore për shkollën e magjistraturës. Ambasada amerikane shprehu dje indinjatë. Ne i falenderojmë partnerët tanë për mbështetjen dhe garantojmë qytetarët se përpjekja e opozitës për bllokimin e shkollës së magjistraturës ishte e pashpresë dhe s’ka kthim pas. Asgjë dhe askush se bllokon dot më këtë rrugë. Asgjë nuk është jashtë parashikimeve tona edhe vonesat”, u shpreh Gjonaj.

Ajo shtoi se askush nuk është mbi ligjin ndërsa ftoi opozitën që të bashkëpunojë për këtë reformë./atsh

Gjonaj: Vetingu po pastron drejtësinë, nuk ka kthim pas Read More »

Shqipëria, bum turistësh në qershor

Hyrjet e qytetarëve të huaj që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet ka shënuar një rritje neto prej 23.9% në muajin qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan portali italian albanianews.it.

Sipas statistikave të Institutit të Statistikave (Instat), në fakt, janë rreth 500 000 të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të muajit të verës.

Më shumë se gjysma e tyre kanë deklaruar në kufirin shqiptar se do të kalojnë pushimet.

Maqedonasit (+ 58,3%) dhe polakët (+ 16,9%) janë ata që kanë regjistruar rritjen më të madhe.

Nga ana tjetër, qytetarët anglezë (-10,9%) dhe ata zvicerane (-7,9%) janë ata që kanë bërë regjistrimin më të ulët në krahasim me vizitorët e ardhur në Shqipëri.

Nëse konsiderohet se në gjysmën e parë të vitit 2018, numri total i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri ishte rreth 1,9 milionë, kjo do të thotë një rritje prej 9,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ajo që bie lehtësisht në sy (-0,4%) është rënia e numrit  të qytetarëve kosovarë, duke u zëvendësuar nga turistë të vendeve të tjera si SHBA dhe vendet e Europës.

Turizmi: strategjia e re për vitet 2018-2022

Strategjia e re për turizmin e publikuar nga Ministria shqiptare e Turizmit dhe Ambientit, në fillim të këtij viti, tregon se si objektivat kryesorë për këtë vit dhe për katër vitet e ardhshme do të jenë rritja e kontributit të turizmit në PBB, zhvillimi i ofertës turistike dhe të shërbimeve, rritja e numrit të punonjësve në këtë  sektor, përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe zbutja e varfërisë në zonat turistike të të gjithë territorit si edhe rritja e investimeve publike në turizëm, rritja e të ardhurave nga aktivitetet dhe shërbimet turistike dhe garancitë e mbrojtjes ligjore dhe institucionale të të drejtave të udhëtarëve dhe vizitorëve.

Gjithashtu, rritja e numrit të turistëve do të kërkojë edhe më shumë struktura hotelerie.

Për këtë arsye, qeveria ka ofruar disa incentiva për ndërtimin e tyre, veçanërisht për ato me nga katër ose pesë yje, si masa për përballimin e fluksit turistik në rritje. Janë parashikuar më së paku pesë resorte të reja nga 4 apo 5 yje brenda vitit 2022./atsh

Shqipëria, bum turistësh në qershor Read More »