Aurora

1-24 korrik, ankorohen 81 jahte turistikë në Portin e Durrësit

Numri i jahteve turistike që ankorohen në kalatat e portit më të madh të vendit gjatë vitit 2018 pritet të dyfishohet, krahasuar me vitin e kaluar.

Që nga fillimi i muajit korrik të këtij viti në kalatat 1, 2, 4 dhe 5 janë ankoruar 81 jahte të përmasave të ndryshme, një shifër 72%  më e lartë se sa i gjithë muaji korrik i vitit 2017.

Nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës (APD), mësohet se në Durrës që nga viti 2017 është ankoruar një numër i madh jahtesh me gjatësi nga 30-100 metra, përgjithësisht prodhime të viteve të fundit në kantiere të njohura të botës. Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe drejtuesit e jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit.

Nga të dhënat operative të Sektorit të Statistikave në APD, mësohet gjithashtu se që nga fillimi i muajit janar 2018 në Durrës kanë mbërritur 214 jahte, ndërsa shifra e të gjithë vitit 2017 ka ndaluar në 294 jahte gjithsej.

APD ka marrë masat për të mbështetur me shërbimet përkatëse personelin e jahteve gjatë qëndrimit në portin e Durrësit. Koha e qëndrimit të jahteve turistike në kalatat 1-5 të Terminalit perëndimor shkon deri në një javë. /atsh

1-24 korrik, ankorohen 81 jahte turistikë në Portin e Durrësit Read More »

Vetingu, KPK shkarkon nga detyra prokuroren Rovena Gashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur ditën e sotme për shkarkim nga detyra të prokurores Rovena Gashi.

Pas verifikimeve të thelluara nga KPK, u arrit në konkluzionin se Gashi, nuk justifikon pasurinë e saj me burime të ligjshme ligjore dhe ka bërë deklarim të pasaktë.

KPK ka ngritur dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit, të paktën sipas faturave të OSHEE, ndërsa prokurorja pretendon se babai i saj është administrator i pallatit.

Gashi nuk ishte e pranishme në seancë. Ajo bojkotoi edhe seancën dëgjimore.

Po ashtu ish-drejtuesja e njësisë për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme është në hetim, bashkë me bashkëshortin e saj, Dritan Gina, për fshehje pasurie. Më herët, ata u pezulluan të dy me vendim të kryeprokurores Arta Marku. /atsh

Vetingu, KPK shkarkon nga detyra prokuroren Rovena Gashi Read More »

Ahmetaj në Himarë: Investimet në Unazën e Jugut, 250 milionë euro

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një takim me biznese të sektorit të shërbimeve dhe turizmit në Himarë dhe Dhërmi në jug të vendit.

Me fillimin e qershorit, ka nisur zbatimi i planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ahmetaj tha se qeveria është shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe secili nga institucionet përgjegjëse ka detyrimin për të monitoruar, nga tatimet, shëndetësia, policia, elementët e trafikut, siguria në plazh etj.

Duke folur për turizmin, Ahmetaj tha se sektori këtë vit po tregon ritme shumë pozitive, duke iu afruar nivelit dy-shifror. Në përgjigje të sfidës së rritjes së shifrave, ai tërhoqi vëmendjen në dy elementë kryesorë, formalizimi dhe cilësia e shërbimeve.

“Siç e shikoni, qeveria i ka dhënë një rëndësi të veçantë formalizimit të ekonomisë. Brenda formalizimit të ekonomisë, unë patjetër i vë theksin gjithë përgjegjësive tatimore që kanë bizneset e zonës, por edhe detyrimin për të regjistruar punonjësit. Pjesa tjetër ka të bëjë drejtpërsëdrejti me shërbimet që afrohen në territor nga sipërmarrjet tuaja, sidomos në një peridhë ku turizmi është kthyer në furnizuesin kryesor ekonomik të zonës.

Thjesht për informacionin tuaj, këtë vit të gjitha shifrat tregojnë që turizmi është në një rritje me dy shifra, qoftë në aspektin e kontributit në ekonomi, qoftë në numrat e turizmit. Unë shpresoj dhe besoj që edhe ju këtu, në Himarë apo në Dhërmi, ta keni ndjerë të gjithë atë lëvizje të turizmit. Sfida e madhe është që gjithë këtë kërkesë ta furnizojmë me shërbimet e duhura. Këtu patjetër që ka rëndësinë e vetë edhe kualifikimi profesional i punonjësve që ju merrni në punë, që nga kuzhinierët, që nga kamarierët, apo të gjithë profesionet e tjera që po i referohem si profesione teknike, që në finale hyn tek gjithë gama e shërbimeve për të kënaqur të gjithë prurjet që ka turizmi në zonën e Himarë-Dhërmiut” – tha Ahmetaj.

Ministri tha se administrata tatimore dhe strukturat e hetimit janë fokusuar në zonat bregdetare ndërsa kërkoi ndërgjegjësimin e bizneseve për përmbushjen e përgjegjësive tatimore, duke i ftuar njëkohësisht të denoncojnë cdo rast të mungesës së etikës profesionale dhe abuzimit nga ana e inspektorëve.

“Nga infrastruktua e nga të gjitha këto jemi të kënaqur sepse qeveria aktuale bëri shumë për Dhërmiun. Mbi të gjitha jemi të kënaqur për shërbimet që na bëjnë dhe për sjelljen që na bëjnë punonjësit tuaj të hetimit tatimor, ose taksave. Më përpara ne more mik, kur vinin njëri turrej tek piceria të merrte sëpatën dhe tjetri kopaçen, se vinin si kafshë dhe jo si njerëz. Tani, nga shërbimi jemi të kënaqur dhe ne jemi civilizuar që ky ujë duhet shitur me kupon tatimor. Pse? Sepse aty brenda është edhe një lekë fitimi ynë, edhe i joti. I kemi të ndara punët” – tha një sipërmarrës nga Dhërmiu.

Ndër çështjet e tjera të ngritura me interes nga sipërmarrja ishin nevojat për më shumë investime nga Bashkia në infrastrukturën dytësore, ndriçimin, kanalizimet e ujërave të zeza, menaxhimin e mbetjeve, sistemimin e parkimeve.

Ahmetaj tha se qeveria qendrore, do të investojë rreth 250 milionë lekë për infrastrukturën në zonat turistike.

“Është një projekt shumë i madh rreth 74 milion dollarë që vjen nga Banka Botërore, që po investohet në Unazën e Jugut, ku përfshihet gjithë kjo zonë. Projekti tjetër është projekti i Bankës Botërore, po me të njëjtën logjikë, por me këto rrugët që i quajmë rajonale, rrugë dytësore. Pra, jo rrugët kryesore, por rrugët dytësore. Ka dhe një projekt tjetër po në të njëjtën paketë, që është midis BERZH-it dhe Komisionit Europian, 60 milion euro është kredi dhe 40 milion euro është grant që na e jep Komisioni Europian po për të njëjtën gjë. Paketa e gjithë shkon tek 250 milion euro”.

Ministri Ahmetaj tha se brenda qeverisë po diskutohet gjithashtu propozimi që nga viti i ardhshën të ketë një fond parapërgatitor për bashkitë, për turizmin, për shërbime që fillojnë nga pastrimi e ndricçmi deri tek nevojat e infrastrukturës së vogël./atsh

Ahmetaj në Himarë: Investimet në Unazën e Jugut, 250 milionë euro Read More »

Përfundon ristrukturimi i jashtëm i Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi

Ka përfunduar faza e parë për rindërtimin e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, në jug të vendit, që nisi në prill të këtij viti.

Vendimi për rindërtimin e kishës erdhi si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të komunitetit të fshatit Dhërmi për kthimin siç ishte përpara shembjes në vitin 1968 nga regjimi i kohës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe me mbështetjen e komunitetit u angazhua për rindërtimin e strukturës së jashtme të të kishës- muret, çatinë dhe pjesën e këmbanores.

Kisha e Shën Thanasit daton në vitin 1671 dhe ka qenë e pozicionuar në krye të fshatit Dhërmi. Ndërtesa karakterizohet nga mure të rrafshët që përfundojnë me kornizë të drejtë nën çati. Këndi i drejtë realizohet nëpërmjet dy rrasave të gurit të mbivendosura.

Në vitin 1963 kisha u shpall monument kulture me vendim të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, që u mbështet edhe nga një vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës në vitin 1967.

Por, vetëm një vit më vone Kisha e Shën Thanasit u hoq nga lista e monumenteve dhe në vitin 1969 u shemb.

Rindërtimi i Kishës së Shën Thanasit është pjesë e ndërhyrjeve që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërmarrë gjatë këtij viti për rikualifikimin e fshatrave Vuno dhe Dhërmi për llogari të qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës.

Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që jugu të kthehet në destinacion turizmi jo vetëm për detin, por edhe për trashëgiminë historike dhe kulturore. /atsh

Përfundon ristrukturimi i jashtëm i Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi Read More »

“Vodafone Albania” po grin shqiptarët, kompanisë i dalin të palarat. Shikojeni vetë

“Vodafone Albania” ka rritur çmimet e paketave mujore dhe ka reduktuar minutat në dispozicion, numrin e SMS dhe sasinë e internetit.
Prej 2 Korrikut këto ndryshime kanë revoltuar abonentët e kësaj kompanie celulare, të cilët vijojnë të ankohen.

Madje kush ka një numër “Vodafone Albania” shprehet se shërbimi i kujdesit ndaj klientit është i paarritshëm.

Shumë klientë të “Vodafone Albania” krahasojnë çmimet me shtetet e huaja dhe thonë se në Shqipëri po abuzohet në kurriz të konsumatorit.

Këto janë disa nga ankesat e qytetarëve për kompaninë “Vodafone Albania”, e cila sipas tyre po i zhvat në mënyrë të padrejtë dhe se ka ndryshuar paketat pa njoftime paraprake:

vodafone rregulloni internetin …se as te kujdesi ndaj klientit nuk ankohemi dot…I bien shkurt te gjitha linjat jane te zena provojeni me vone ..njesoj si llotari
Si ka mundesi klient prej 14 vitesh cfare beni ju rrisni cmimet duhet me punu nje 2 dit per ju nje 20 dit per dritat 25 per ujin etj po pse ku jemi ketu ne gjermani po kshu eshte kur nuk ka nje ent rregullator

15 mi lek oferta edhe ato 15gb qe jan ikin pa e kuptuar fare. As 10 dit oferta edhe mbaroi internet

Ne itali pasha o vella 5.9 euro 30giga keta ketu te lodhin
Oferta skandaloze keto te momentit . Para 1 viti kishit oferte per 1100 leke 18gb kurse tani 1200 leke 2gb . Eshte per te qeshur.

Rritjet e cmimeve i qe beni i paraqisni gjoja si pozitive.Nuk eshte rritur mireqenia ne shqiperi qe ju rrisni tarifat.
Duhet te pesh patjeter nje ofert mujore qe gjasme te perfitosh kto ulje ..
O zot ca skandali qe jeni ..me zor po pres te me mbaroj dhe kjo ofert aktive qe kam dhe direkt nderrim nr direkt tek telecom
“Vodafone Albania” është një nga kompanitë më të mëdha celulare që operojnë në Shqipëri. /ShkodraNews

“Vodafone Albania” po grin shqiptarët, kompanisë i dalin të palarat. Shikojeni vetë Read More »

Kefiri – Si Përgatitet Pija e Jetëgjatësisë

Kefiri është një nga super ushqimet më të kërkuara të momentit.

Me shijen e tij karakteristike, që vjen pak si e athët, ai është i pasur me probiotikët që kemi dëgjuar kaq shumë.

AgroWeb.org ju sjell mënyrën se si ta përgatisni në shtëpi këtë pije plot vlera.

Çfarë është Kefiri?

Kefiri është një produkt bulmeti i ngjashëm me kosin dhe ajkën e qumështit.

Por ajo që e bën të veçantë këtë pije është mënyra se si përgatitet.

Në vend që të ngrohet qumështi dhe të lihet në ambient të ngrohtë, siç bëjmë kur përgatisim kosin, ju duhen vetëm të keni farat e kefirit.

Këto fara nuk janë vërtetë fara si ato të grurit apo elbit.

Por janë disa struktura qelizore të baktereve dhe tharmit, të cilët fermentojnë qumështin.

Çfarë vlerash ka për organizmin?

Si kosi dhe produktet e tjera të bulmetit, kefiri është i pasur me probiotikë, që ndihmojnë në tretjen e ushqimeve.

Gjithashtu kjo pije ndihmon në rujatjen e florës dhe nivelit të aciditetit të sistemit tretës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, procesi i fermentimit ndryshon disa nga proteinat e qumështit, duke e kthyer në një pije që tretet më lehtë.

Për disa persona që janë intolerant ndaj qumështit, kefiri është një zëvendësues perfekt.

Ku t’i gjeni farat e kefirit?

Mënyra më e mirë është që ta merrni nga një miku juaj.

Njihen si fara por në të vërtetë kanë formën e kërpudhës.

Farat pas një kohe të caktuar fillojnë dhe shtohen, dhe kushdo që e përgatit qumështin e kefirit vetë ka mjaftueshëm për ta shpërndarë.

Por nëse asnjë nga miqtë tuaj nuk e konsumon, mos u shqetësoni, farat mund t’i gjeni edhe në supermarkete ose në markete të specializuara.
Si të përgatisni Kefirin?
Për një gotë ju nevojiten:
250 ml me qumësht natyral jo i pasterizuar (si për shembull qumështi i fshatatrëve)

Një lugë çaji me fara kefiri

Një kavanoz apo enë qelqi
Përgatitja
Tek ena e qelqit vendosim farat e kefirit dhe më pas shtojmë qumështin me temperaturë ambienti.

E përziejmë ngadalë përbërjen me një lugë druri, duke treguar kujdes që të mos shkëputni farat e kefirit.

Mbulojmë kavanozin me një napë të pastër (si ato që kullojmë kosin) ose mund të përdorni një pecetë të hollë duke e kapur me një llastik.

Mos i vendosni kapak, pasi avujt që formohen nga fermentimi i farave mund të shkaktojnë një presion që në disa raste e thyen dhe kavanozin.

Përbërjen lëreni në temperaturë ambienti, për 16-18 orë.

Kur të vini re që qumështi ka filluar të pritet, pra të marrë formën e kosit, edhe pak orë duhen që ta keni gati.

Në periudhën e verës, fermentimi kryhet më shpejt, dhe mund të duhen rreth 12-16 orë.

Pasi kefiri të jetë gati, kullojeni me ndihmën e një site të vogël plastike.

Farat e kefirit që mbeten është e këshillueshme që t’i shpëlani pak në ujë të ftohtë para se t’i përdorni përsëri.

Si dhe të përdorni një enë të re qelqi sa herë që përgatisni kefir.

Qumështin e kefirit mund ta pini direkt pasi e keni kulluar ose ta ruani në frigorifer për jo më shumë se sa një javë.

Nëse doni që t’i ruani farat, AgroWeb.org ju sugjeron t’i vendosni në një enë me pak qumësht, dhe të mbuluar vendoseni në frigorifer./njekomb

Kefiri – Si Përgatitet Pija e Jetëgjatësisë Read More »

Mrekullia e natyrës ! Shqipërisë i shtohet edhe një ishull, vërshojnë turistët (Video/Foto)

Në këto zona të Shqipërisë ku vetja të duket si në plazhet e Vietnamit ose Tailandës, është e pafalshme të mos shkoni qoftë një herë të vetme…

Këto vende fantastike me bukuri përrallore të papërshkrueshme, i përkasin Liqenit të Komanit dhe lumit të Shalës, në zonën e malësisë së Mbi-Shkodrës.

Lumi i Shalës me një gjatësi prej 37 km buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj, e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Drin (sot liqeni i Komanit).

Aty disa mendje të holla kanë inprovizuar disa plazhe spektakolare dhe një resort tepër origjinal, i cili për pamjet që ofron është vertetë si një copë “Parajsë”.

Fotot e këtyre vendeve të rralla kanë bërë tashmë xhiron e botës, ndaj aty kanë nisur të vërshojnë si turistë nga Shqipëria, ashtu edhe të huaj.

Por ajo që mbetet vërtetë mahnitëse është edhe ishulli i vogël në liqenin e Komanit, i cili vitit e fundit ka nisur të mbulohet nga bimësia e harlisur.

Shikoni këto foto që të kuptoni se për çfarë mrekullish po ju flasim

Mrekullia e natyrës ! Shqipërisë i shtohet edhe një ishull, vërshojnë turistët (Video/Foto) Read More »

Marin Mema / Nuk ka tradhëti më të madhe se çmimet e çmendura, të turpshme e fryt i korrupsionit që emigrantët detyrohen të paguajnë për të zbritur në tokën e tyre përmes aeroportit të Rinasit !!

Nuk ka tradhëti më të madhe se çmimet e çmendura, të turpshme e fryt i korrupsionit që emigrantët detyrohen të paguajnë për të zbritur në tokën e tyre përmes aeroportit të Rinasit !! Ajo nuk ështe një kontratë , por një rrjepje për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore ata që e kanë firmosur !! Në pak ditë çmimet për emigrantët janë disafishuar… Janë pafund ata shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë apo anasjelltas e nuk mundet ta bëjnë sepse sot më lirë është të shkosh në cepin tjetër të botës se të udhëtosh nga Rinasi apo drejt tij. Nëse aeroporti i Kukësit nuk fillon vërtetë fluturimet në vjeshtë siç është premtuar e me çmime të ulëta, atëherë përgjegjësitë duhet të jenë të drejtëpërdrejta e të forta !! E po kështu duhet të ndodhë edhe me atë të Vlorës… Afatet e vendosura duhet të respektohen !!

Nuk mundet më të flasim për prurjet e emigrantëve , por nga krahu tjetër të mos u japim as mundësinë për te vizituar shtëpinë e tyre… Ky është turp ose më mirë një tradhëti e vërtetë kombëtare !!

Fotografia e Marin MEMA Shqiperia Tjeter

Marin Mema / Nuk ka tradhëti më të madhe se çmimet e çmendura, të turpshme e fryt i korrupsionit që emigrantët detyrohen të paguajnë për të zbritur në tokën e tyre përmes aeroportit të Rinasit !! Read More »