Aurora

Me këtë videoinformacion nga kantieri i rrugës së Lumit të Vlorës Rama uron ‘Miremengjes’

MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i rrugës së Lumit të Vlorës, ku së shpejti do të nisë puna edhe për lotin II e III dhe ku komentuesit nazelinj të projekteve 3D mund të shohin se si ato kthehen ne realitet😉, ju uroj një ditë të mbarë🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155983282191523/?t=14

Me këtë videoinformacion nga kantieri i rrugës së Lumit të Vlorës Rama uron ‘Miremengjes’ Read More »

E izoloi veten për 25 vite në këtë shpellë, çfarë bëri aty është e mahnitshme! (Video)

a Paulette, vendosi që të izolohet në një shpellë nëntokësore në këtë shkretëtirë për 25 vite rresht.

Ju do të shihni një hyrje të vogël në shpellë, ku Ra Paulette kaloi 25 vitet e fundit duke gdhendur në një formë të mahnitshme të artit.

Ai ka kaluar 25 vite duke e bërë këtë punë vetëm nën shoqërinë e qenit të tij. Kur e pyetën se a është një njeri i fiksuar pas gërmimit në shpella, ai tha: “A është një fëmijë i fiksuar të luajë?”.

Ai thotë se kur e dashuron atë çfarë e bën, atëherë do të kesh dëshirë ta bësh gjatë gjithë kohës. Qëllimi i tij është që përmes projekteve mjedisore t’i frymëzojë njerëzit dhe t’i hapë ata emocionalisht.

A ka krijuar ‘magji’ në shpellat nëntokësore në të cilat ka gdhendur në një formë të pabesueshme të artit që nuk është parë asnjëherë më parë.

Në videon e shfaqur më poshtë, ju do të shikoni atë teksa e tregon historinë e tij dhe do të përjetoni një ‘turne’ virtual në shpellën e tij.

E izoloi veten për 25 vite në këtë shpellë, çfarë bëri aty është e mahnitshme! (Video) Read More »

Pse nuk mund të flini natën dhe si të shpëtoni nga pagjumësia!

Rreth 15% e popullsisë vuan nga pagjumësia. Njerëzit kanë nevojë për rreth 8 orë gjumë të mirë çdo natë për të patur një gjendje normale të shëndetit fiziologjik dhe psikologjik.

Më poshtë po ju rendisim disa arsye përse nuk ju zë gjumi natën:

Stresi.
Skleroza.
Konsumimi i pijeve energjike.
Astma.
Menopauza.
Konsumimi i alkoolit.
Sistemi i dobët imunitar.
Ndjekja e serialeve në orët e vona të natës.

Yoga.
Barishtet mjekësore të tilla si kamomili.
Lëngu i qershisë.
Meditimi.
Pozicioni i duhur i të fjeturit.

Gjithkush ka pozicionet e tij të preferuara të gjumit, por siç rezulton, disa pozicione janë më të mira se të tjerët.

Fjetja në anën e majtë është më e dobishme për shëndetin tuaj. Një pozicion i tillë lehtëson kullimin limfatik nga truri juaj, inkurajon tretjen e duhur dhe mbështet funksionimin e shëndetshëm të shpretkës.

Pra, provoni të flini në anën tuaj të majtë dhe shikoni se si do të ndiheni!/lajmejavore

Pse nuk mund të flini natën dhe si të shpëtoni nga pagjumësia! Read More »

Histori si në përralla: ja se si ky burrë e mbajti premtimin e bërë 20 vjetë më parë dhe u martua me vajzën që donte

ër shumë njerëz, pëlqimet në kopësht nuk zgjasin përtej ditëve të tyre. Të gjitha përqafimet dhe propozimet e martesës bëhen vetëm kujtime të ëmbla të ditëve të tyre fëminore. Megjithatë, ky çift ka provuar se pëlqimet e kohës së kopështit mund të zgjasë përgjithmonë.

Çifti, Laura dhe Matt u takuan për herë të parë kur ishin tre vjeç në kopësht. Matt madje kujton një nga kujtimet e tij më të hershme është kur ai i deklaroi se do të martoheshe me Lauran përpara gjithë grupit të kopështit. Laura dhe Matt gjithmonë kalonin kohën duke luajtur fshehur dhe bënin aventura çapkënë së bashku. Megjithatë, dashuria e tyre nuk mbijetoi pas kopështit.

Pas kësaj, ata humbën kontaktet me njëri-tjetrin. Por fati kishte një mënyrë për ta bashkuar përsëri këtë çift. Ata më në fund u takuan me njëri-tjetrin përmes një miku të përbashkët gjatë shkollës së mesme.

Meqë ata gjithmonë kanë pasur ndjenja për njëri-tjetrin, Laura dhe Matt u bënë çift zyrtarisht dy javë më vonë. Interesante, Matt qëndroi besnik ndaj premtimit të tij në kopësht ndaj Laurës. Matt i propozoi kur ata ishin rrugës për të vizituar klasën e tyre të vjetër të kopështit. Kur mbërritën në kopësht, Matt u ul në një gju dhe e propozoi Laurën. Ai kujtoi momentin romantik që i propozoi asaj dhe fatmirësisht Laura menjëherë tha po. Përfundimisht, ata u martuan një vit më vonë./lajmejavore

Histori si në përralla: ja se si ky burrë e mbajti premtimin e bërë 20 vjetë më parë dhe u martua me vajzën që donte Read More »

Virale/ Instituti i Shëndetit Publik jep këshillën ‘brilante’: Përdorimi i kripës…

ISHP e ka mendjen tek fondet e qeverisë dhe jo tek jeta e qytetarëve.

Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë një poster online sensibilizues për qytetarët në të cilin bëhet fjalë për ruajtjen e organizimit nga përdorimi i kripës.
Sipas ISHP reduktimi i kripës mbron shëndetin, por ul edhe kostot e qeverisë.
Pra në këshillën e tyre më e rëndësishme është të kursesh qeverinë se sa të ruash shëndetin.

Posteri e tregon më qartë qendrimin e tyre, “Kurseni kripën të na kurseni ne”./gazetaora

Virale/ Instituti i Shëndetit Publik jep këshillën ‘brilante’: Përdorimi i kripës… Read More »

Vlorë/ Riparimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka kufizuar furnizimin me energji elektrike në disa zona të qarkut të Vlorës për shkak të një defekti në fiderin “Vlora 1”.

OSHEE bënë me dije se “për shkak të një defekti në çelësin 6Kv të fiderit “Vlora1” që merr energji nga n/st. Tec Vlorë, u stakuan sot në orën 12:53, dy linjat 35 Kv Babicë – Tec1, Babicë – Tec”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e këtij defekti kanë mbetur pa energji nënstacionet Tec Vlorë ana 35kV, Skelë, Uji i Ftohtë, nënstacioni i Radhimës dhe Orikumit.
Gjatë këtij intervali kohe disa lagje të qytetit të Vlorës dhe zona e Ujit të Ftohtë deri në Radhimë e Orikum mbetën pa energji elektrike për rreth 30 minuta.

Konkretisht: Lagjia “Pavarësia”, “Uji i Ftohtë”, “10 Korriku”, 2 stacione pompimi, “15 Tetori”, zona pranë Spitalit të Vjetër, Spitali Rajonal Vlorë, lagjet “Hajro Cakërri”, “Topana”, “Partizani”, “Karabashe”, “Isa Boletini”, “29 Nëntori”, Prefektura, Kinoteatri, Gjykata e Rrethit Vlorë, qendra Studentore, Ambulanca Qendrore, Prokuroria, Kanina, Radhimë, Orikum, Tragjas, Fushë-Dukat, fshat Dukat, Llogara, Shën Thanas, Jonufër, Baza Pashaliman. /atsh

Vlorë/ Riparimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona Read More »

Si u vra Isa Boletini, dëshmia e rrallë: I zumë pritë nga të dy krahët e urës në Podgoric

Nga Roland Qafoku*

Si u vra Isa Boletini, dëshmia e rrallë: I zumë pritë nga të dy krahët e urës në Podgoric Read More »

Me ujë të kristaltë dhe ambient magjepsës, këto janë tetë plazhet më përrallore të Shqipërisë

Bregdeti jugor i Shqipërisë, me fshatrat tradicionale, rrugët e shtruara me kalldrëme dhe i mbushur me kisha të vogla ortodokse, ka shumë plazhe të bukura të cilat karakterizohen nga ujërat e pastër dhe e sfidojnë Greqinë e afërt me çmime përgjysmë më lirë.

Në jug të Shqipërisë i keni edhe burimet natyrale afër Sarandës ose mund të shkoni t’i vizitoni brigjet e liqenit afër kufirit me Maqedoninë – Shqipëria ka shumë perla, transmeton Telegrafi.

Është thuajse e pamundur të krijohet një listë me të gjitha plazhet magjepsëse të Shqipërisë sepse ka plot të tilla, por të paktën më poshtë e keni një listë të shkurtë me disa prej plazheve më të njohura dhe më të bukura të cilat patjetër se duhet t’i vizitoni.

Drimades

Drimades mund të jetë plazhi më i bukur i Shqipërisë: një gji i vogël afër fshatit të Dhërmisë, ku një gur i madh e ndan plazhin me guralecë nga ai me rërë. Drimades është vend i përsosur për ta vizituar nëse dëshironi të relaksoheni sepse plazhi nuk është i ngarkuar me turma njerëzish.

Në foto: Plazhi Drimades

Dhërmia

Afër Drimades mund ta gjeni Dhërminë, një nga plazhet më të njohura në Shqipëri, ku karakterizohet nga gurët e bardhë dhe ujërat e kaltër. Plazhi është një nga më të gjatit dhe, gjatë verës, nga më të ngarkuarit.

Në foto: Plazhi në fshatin e Dhërmisë, Shqipëri

Himara

Fshati i Himarës është një nga më të frekuentuarit në rivierën shqiptare, dhe nuk e ka humbur asnjëherë sharmin e vet. Ka shumë plazhe të bukura afër këtij vendit, siç është plazhi i Livadhit, i cili është i mbushur me pemë ulliri, gurë të bardhë dhe uji është i pastër si loti.

Në foto: Livadhi, plazh në fshatin e Himarës

Borshi

Plazhi më i madh në Shqipëri është Boshi, i cili gjithashtu karakterizohet nga uji i pastër, pemët e ullirit dhe, pavarësisht bukurisë që ka, është një nga plazhet më së paku të vizituara në vend.

Në foto: Borshi

Saranda

Qyteti bregdetar i Sarandës konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare. Është një nga vendet më të preferuara për turistët, dhe kjo për shumë arsye: qyteti është afër kufirit me Greqinë, para ishullit të Korfuzit, dhe ka shumë plazhe të bukura, si Pulëbardha i cili rrethohet vetëm nga natyra dhe ujërat përrallor.

Në foto: Plazhi Pulëbardha, Sarandë

Ksamili

Në jug të Sarandës e keni Ksamilin, një nga destinacionet më të mira në Shqipëri. Ksamili ndryshe quhet edhe si “perla e Jonit” për shkak të bukurisë që ka. Ksamili karakterizohet me tre ishuj të vogël në të cilët mund të shkoni duke notuar ose me anije dhe uji është tejet i pastër.

Rekomandohet që Ksamili të mos vizitohet gjatë muajit gusht sepse është tejet i ngarkuar.

Në foto: Ksamili përrallor

Gjipe

I fshehur thellë në male, Gjipeja është plazhi më i përsosur për ata që kërkojnë qetësi dhe relaksim. Përse? Sepse plazhi është shumë larg rrugës kryesore dhe për të shkuar aty nevojitet një ecje 30-minutëshe, përveç nëse posedoni ndonjë xhip off-road.

Në foto: Plazhi Gjipe, ku nuk mund të shkoni me vetura të rregullta, por duhet të bëni një ecje 30-minutëshe

Syri i Kaltër

Teknikisht Syri i Kaltër nuk është plazh, por burim natyral. Sidoqoftë, kjo nuk ka rëndësi: ky vend magjeps është vendi i përsosur për të notuar dhe një nga peizazhet më të bukura natyrale në shtet. Gjendet në rrugën mes Sarandës dhe Gjirokastrës dhe padyshim se ia vlen të vizitohet./njekomb

Me ujë të kristaltë dhe ambient magjepsës, këto janë tetë plazhet më përrallore të Shqipërisë Read More »