Aurora

Ja arsyet pse nuk duhet të flini kurrë me flokë të lagur

Zakoni për të fjetur me flokë të lagur ka një sërë efektesh anësore.

Nëse laheni gjatë natës, disa nga këto efekte anësore mund t’ju bëjnë ta mendoni ndryshimin e rutinës tuaj të kujdesit për flokët dhe të investoni kohë shtesë për tharjen e tyre përpara se të shtriheni.

Mund të shkaktojë acarim të skalpit

Zakonisht ne fajësojmë shampon tonë për këtë, por arsyeja për kruajtjen dhe irritimin e lëkurës mund të jetë zakoni që flini me flokë të lagur. Sëmundjet e skalpit të kokës, si zbokthi, mund të ndodhin kur flini me flokë të lagur. Kur flemë me flokë të lagur, një mjedis i lagësht dhe i ngrohtë mund të rrisë rritjen e baktereve.

Ju ngatërrohen flokët

Flokët e lagur janë të brishtë. Kur shkoni në shtrat para se t’i thani, mund të ngatërrohen gjatë gjumit. Në mëngjes, do ta keni të vështirë t’i krihni dhe kjo mund të shtojë stres në rutinën tuaj të mëngjesit.

Mund t’ju japë dhimbje koke

Nëse shkoni në shtrat me kokë të lagur, shanset janë që të zgjoheni me dhimbje koke. Disa ekspertë të kujdesit të flokëve thonë se gjumi me flokë të lagur ul temperaturën e trupit dhe kjo shkakton dhimbje koke teksa trupi përpiqet të ngrohet. Specialistët e tjerë besojnë se të shkosh në shtrat me flokët e mbështjellë me një peshqir shkakton dhimbje dhe madje mund të ndërpresë gjumin.

Flokët bëhen të shpupuritur

Flokët e lagur krijojnë fërkime të forta në jastëk, duke i bërë flokët tuaj të shpupuritur. Koha shtesë për të tharë flokët tuaj përpara shtratit mund t’ju kursejë paratë që keni shpenzuar për produkte kundër këtij fenomeni.

Nuk do të lejojë që flokët e hollë të fitojnë volum

Flokët e hollë janë delikatë dhe u mungon volumi. Fjetja me kokë të lagur është veçanërisht e dëmshme për këtë lloj flokësh. Nuk mund ta rimarrin volumin lehtë, kjo është arsyeja pse nëse shkoni rregullisht në shtrat me flokë të lagur, do ta bëjë atë të duket edhe më pak voluminoz.

Është një nga arsyet kryesore për majat dyshe

Meqenëse flokët e lagur janë të prekshëm nga ndarja e majave në 2 pjesë, hedhja dhe kthimi gjatë gjumit mund të shkaktojë maja të ndara.

Shkakton acarim të lëkurës

Gjumi me flokë të lagur ndikon, jo vetëm kokën, por edhe lëkurën. Kur ndryshoni pozicion gjatë gjumit, flokët mund t’ju biejnë në fytyrë. Kombinimi i flokëve të lagur dhe temperaturës në dhomën e gjumit, mund të sigurojë kushtet e përsosura për rritjen e baktereve irrituese të lëkurës.
/NOA.al

Ja arsyet pse nuk duhet të flini kurrë me flokë të lagur Read More »

Dy kushtet e Malit të Zi për rihapjen e kufijve me Shqipërinë

Mali i Zi ka vendosur të rihapë nga sot kufijtë për të gjithë shtetasit e Shqipërisë, por me dy kushte.

Së pari, secili duhet të bëjë tampon i cili duhet të jetë pozitiv në momentin e kalimit të kufirit.

Së dyti, lëvizja në kufij do të kufizohet vetëm nga e hëna në të premte, pasi gjatë fundjavës, kufijtë do të jenë të mbyllur.

Me vendimin e qeverisë malazeze u njoh sot edhe Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Ajo detajoi se në Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan, të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00. /noa.al/

Dy kushtet e Malit të Zi për rihapjen e kufijve me Shqipërinë Read More »

Mësoni se përse do ta vendosim më herët pemën e Krishtlindjeve këtë vit

Kur është koha e duhur për të vendosur pemën e Krishtlindjeve? Asnjëherë për këtë pyetje nuk ka një përgjigje të prerë. Çdo vit, duket se dekorimet e Krishtlindjeve fillojnë pak më herët, edhe pse ka shumë tradita dhe besime të ndryshme kur është fjala për kohën ideale për të ndezur dritat e festës.

Ju, me siguri, keni parë shumë personazhe në rrjet që i kanë ndezur dritat e Krishtlindjeve, pemën me zbukurimet i kanë vendosur duke krijuar kështu një atmosferë tjetër nga e përditshmja e ngarkuar që po kalojmë të gjithë.
Edhe mes personazheve të njohur shqiptarë, ka shumë tashmë që e kanë zbukuruar shtëpinë për festa. Një pjesë, nga dëshira e fëmijëve, një tjetër, sepse “nuk ka punë tjetër për të bërë” (Elita Rudi kështu thotë), ndërsa një pjesë, edhe thjesht për të sjellë një atmosferë të re, për ta larguar mendjen nga ky vit i vështirë, i lodhshëm e i gjatë për të gjithë botën.

Po cila është është koha e duhur për ta vendosur pemën e Krishtlindjeve në shtëpi?

Një herë e një kohë… gjatë periudhës viktoriane, pemët e Krishtlindjeve tradicionalisht vendoseshin shumë më vonë në dhjetor, shpesh në pasditen e pragut të Krishtlindjeve.
Për disa të tjerë, më vonë, dekorimet e Krishtlindjeve nisnin sapo mbaronte Halloëeen-i, më 31 tetor. Adhuruesit e Krishtlindjeve e nisnin me drita 1 nëntorin si fillimin e sezonit festiv.

2020-a ka qenë një vit si asnjë tjetër. Në mes të pandemisë së koronavirusit, të dhënat nga disa distributorë të njohur në Britani kanë vënë re se javët e fundit ka pasur rekord blerjesh për dekorimet, më herët se çdo vit tjetër, cilësojnë ata.

Gati 40 për qind e klientëve planifikojnë të dekorojnë zonat përreth shtëpisë që nuk i kanë zbukuruar në Krishtlindjet e mëparshme, si korridori, shkallët dhe jashtë, sipas një sondazhi të ri nga “John Leëis & Partners”. Po sipas këtij sondazhi, 2.4 milionë njerëz thonë se ata do ta dekorojnë shtëpinë para se të mbërrijë dhjetori.

Pse? Arsyet janë disa…

Vendosja e dekoreve të Krishtlindjeve ju bën të lumtur … Psikoanalisti Steve McKeoën thotë se vendosja e dekoreve të Krishtlindjeve rrit zgjimin e emocioneve të sezonit festiv. Kjo vepron si një ‘spirancë’ drejt atyre emocioneve magjike të fëmijërisë së largët duke krijuar tek secili prej nesh një gjendje lumturie të pakrahasueshme me asnjë emocion tjetër.

Psikologia Deborah Serani, gjithashtu tha për TODAY Home, se dekorimi i shtëpisë për Krishtlindje më herët mund ‘të krijojë atë zhvendosje neurologjike që mund të prodhojë lumturi’. Ajo shpjegon: ‘Dekorimi i Krishtlindjeve do të nxitë dopaminën, një hormon i njohur i lumturisë.’

Mbetet edhe një zgjedhje popullore në masë. Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se shtëpia duhet të jetë e dekoruar para se të hyjë dhjetori. Një në katër njerëz (25 për qind) synon ta kenë pemën dhe dekorimet e saj para datës së parë të muajit.

Një datë e rëndësishme në kalendarin e krishterë është periudha para Krishtlindjeve, e cila feston lindjen e Jezusit, njihet si periudhë përgatitjeje. Tradita kërkon që pemët e Krishtlindjeve duhet të vendosen në fillim të ‘Ardhjes’, e cila fillon të dielën e katërt para Krishtlindjeve. Këtë vit, ‘Ardhja’ është të dielën, më 29 nëntor 2020.

12 ditë para …

Ka të tjerë që besojnë se pema e Krishtlindjeve duhet vendosur 12 ditë para Krishtlindjeve, që do të thotë se do ta ktheni shtëpinë tuaj në një vend festiv nga 13 dhjetori.

Sipas një raporti të mëparshëm të ‘Tesco Christmas Insights’ (2018), rezulton se edhe mosha është një faktor që ka shumë të bëjë me traditat festive që ndjekim. Shumica prej nesh mezi pret sezonin festiv duke dekoruar pemët dhe shtëpitë në fillim të dhjetorit. Megjithatë, veçanërisht grupmosha 18-34 vjeç është më e prirur ta vendosë pemën e Krishtlindjeve më herët. Ndërsa mosha mbi 55 vjeç është më e prirur të ndjekë traditën. Ata shpesh ndjekin idenë e vendosjes së festës 12 ditë para Krishtlindjeve.

Sezoni festiv tani ka filluar zyrtarisht. Po mbani parasysh: Nëse do të blini një pemë të vërtetë Krishtlindjesh, sugjerohet që të mos blihet më herët se 1 dhjetori. Që pema të jetojë sa më gjatë, për të paktën katër javë, ka nevojë për kujdes të shtuar (duhet të trajtohet si çdo bimë që jeton në një atmosferë të ngrohtë dhe të thatë).

Mësoni se përse do ta vendosim më herët pemën e Krishtlindjeve këtë vit Read More »

Basha: ‘Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave’

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, komentoi sonte deklaratën e Ramës duke vlerësuar se kryeministri vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë dhe se gënjeu në lidhje me numrat e vi ktimave.

Në daljen e sotme publike, Rama nuk u kundërpërgjigj me asnjë provë kundër, duke u mjaftuar të thotë se bëhet fjalë për shpifje e njëkohësisht vlerësoi lart mjekët e spitaleve Covid.

Basha tha se “pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, Rama po i keqpërdor ata”.

“Shqiptarët prisnin sot përgjigje. Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë. Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën. Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.”

Për kryetarin demokrat, mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës dhe jo e mjekëve, që po sakrifikojnë gjithçka në këtë be tejë.

Duke përdorur sfond të ngjashëm me atë të Ramës në daljen e tij publike, Basha theksoi se Rama vazhdoi të gënjejë shqiptarët që sot prisnin përgjigje.

Këtu ai e sfidoi Ramën: “Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me vi ktimat e COVID-19. Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19. Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë.”

Basha bëri një panoramë të zymtë të situatës: “Njerëzit po v desin përditë. Spitalet po kolapsohen. Biznesi po falimenton. Varfëria dhe papunësia po rriten”.

Dhe arriti në përfundimin se “në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e su lmeve politike dhe gënjeshtrave”. /noa.al/

Basha: ‘Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave’ Read More »

LSI zgjedh sot kryetarin dhe strukturat e reja, përmes votimit të anëtarësisë që do të zhvillohet ‘on line’

LSI zgjedh sot kryetarin dhe strukturat e reja, përmes votimit të anëtarësisë që do të zhvillohet “on line”.

Ka nisur sot në orën 09:00 procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjasë deri në orën 16:00.

Anëtarët e LSI-së po votojnë këtë të shtunë për forumet drejtuese dhe do të përcaktojnë strukturat që do të drejtojnë forcën politike, që aktualisht udhëhiqet nga Monika Kryemadhi.

Ndërkaq ata që nuk janë të pajisur me kartë do të votojnë pranë qendrave të votimit që janë hapur në të gjitha bashkitë.

Monika Kryemadhi kandidon e vetme, ndërsa përmes këtij votimi, që zhvillohet on line për shkak të pandemisë, do të zgjidhen edhe strukturat e partisë.

Zgjedhjet e ekipit drejtues të LSI, janë edhe zgjedhje të “ekipit fitues për zgjedhjet e 25 prillit.”

Kështu u shpreh kryetarja e KQZ-së në këtë parti Silva Caka, e ka cilësuar tepër të rëndësishëm procesin e votimit.

Në një deklaratë për media pas nisjes së votimeve në 51 qendra, Caka tha se deri më tani s’janë vërejtur mangësi në materialet zgjedhore dhe kanë nisur votimet si fizikisht ashtu edhe përmes aplikacionit online. /NOA.al

LSI zgjedh sot kryetarin dhe strukturat e reja, përmes votimit të anëtarësisë që do të zhvillohet ‘on line’ Read More »

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dedikim prekës për ndarjen nga jeta të aktorit fierak: ‘Me lot burri në sy, ju njoftoj se miku im dhe i të gjithëve humbi jetën sot’

Ish-deputeti dhe zv.ministri aktual i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka bërë një dedikim prekës pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit fierak të humorit, Fatmir Xhelili.

Në një postim në Facebook, Koçi shkruan se Fierit do t’i mungojë tashmë një gjysh dhe baba i mrekullueshëm, një aktor i madh si Xhelili. Ai ka publikuar një foto të humoristit me mbesën e tij.

Të dashur miqte e mi,

Me lot burri në sy, ju njoftoj se një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, miku im dhe i të gjithëve, vellai i Mirës, shoqes time të klasës, vëllai i Met Xhelilit, shokut tim të 8-vjeçares, aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit tonë, Fatmir Xhelili, humbi jetën sot për shkak të këtij Covidi të mallkuar dhe një patologjie tjetër të mëparshme!

Është një dhimbje shpirti dhe një vuajtje e vërtetë kur qytetit tonë i shuhen njerëz si Fatmiri, që i kanë dhënë ndër vite gaz e kuptimplotshmëri jetës tonë, shpirtit dhe zemrës së qytetit!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dedikim prekës për ndarjen nga jeta të aktorit fierak: ‘Me lot burri në sy, ju njoftoj se miku im dhe i të gjithëve humbi jetën sot’ Read More »

Ish-ministri socialist propozon 3 ditë pushimi: E thotë studimi

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, propozon tre ditë pushimi, nga dy ditë që janë aktualisht.

Ky propozim i referohet Administratës Publike, pasi në sektorin privat, përgjithësisht bëhet vetëm një ditë pushimi në javë.
“Një studiim që do të ushqejë debatin mbështetës për një raport më të mirë midis punës dhe pushimit”, – tha Malaj.

“Pak vite më parë edhe Kemal Dervish ish shefi i UUDP propozoi uljen e ditëve të punës si një strategji për uljen e papunësisë”.

“Koha e pushimit më e gjatë ndihmon mirë-edukimin dhe mirë-arsimimin e fëmijëve dhe në reduktimin e stresit”.
“Të dyja sjellin përfitime publike afatgjata”, – tha Arben Malaj, aktualisht pjesë e partisë Agrare Ambjentaliste në vendin tonë.

Çfarë thotë artikulli, që i referohet Malaj?

Analiza e njërës prej sprovave më të mëdha të javës së punës, asaj katërditore, jo vetëm nuk tregoi rënie të produktivitetit, por përkundrazi dëshmoi një përkushtim edhe më të madh të stafit dhe ulje të nivelit të stresit.

“Perpetual Guardian”, një kompani shërbimesh financiare në Zelandën e Re, e çoi punën nga 5 në 4 ditë në javë, duke ruajtur të njëjtën pagesë. Rezultati ishte se, gjatë 4 ditëve të angazhimit, produktiviteti i punonjësve u shtua dhe nuk pati as rrudhjen më të vogël të nivelit total të punës së bërë.

Eksperimenti u monitorua nga akademikë të Universitetit të Aucklandit, të cilët vunë re se në radhët e stafit, niveli i vlerësimeve të dhëna për lidership, stimulim, fuqizim e angazhim pësuan rritje që të gjitha, krahasuar me vitin 2017. Niveli i stresit, ndërkohë, pësoi rënie nga 45% në 38%.

“Ne u trajtuam si të rritur dhe rezultati ishte që u sollëm si të rritur e si njerëz të përgjegjshëm”, – tha menaxherja Tammy Barker.

Eksperimenti është ndjekur me kujdes nga punëdhënës e politikbërës në mbarë botën, e ka shtuar shpresat për një ekuilibër më të mirë në të ardhmen mes jetesës dhe punës.

Ish-ministri socialist propozon 3 ditë pushimi: E thotë studimi Read More »

Me qindra besimtarë luten te Kisha e Laçit/ O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Ndue, gjithë bota e dëshiron madherinë tënde!

Me qindra besimtarë ishin sot dhe u lutën te Kisha e Laçit.

Ata u lutën sot para Shenjtit Shna’Ndue.

“Ne e dimë se jemi mëkatarë të mëdhënj e nuk meritojmë që t’i sjellish sytë e tu të dashur prej nesh; por denjohu të këqyrësh me sy të dhembshëm mjerimin, në të cilin gjendemi”, thuhet ndër të tjera në lutjen e tyre.

Janë me mijëra besimtarë që shkojnë vazhdimisht dhe luten te Kisha e Laçit.

Kisha e Laçit publikoi lutjen e sotme: Shenjti Shna’Ndue lutu për ne

Lutja e shna Ndout

O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Ndue, gjithë bota e dëshiron madherinë tënde. Të mëdhenj e të vegjël, pleq e të pasur e të papasur, të gjthë tregojnë hiret e shumta e të mrekullueshme, që kan nxjerrë prej Zotit nëpër lutjet tua. E kushtet, që lëhen përpara fytyrës sate si nderim ngadhënjimi, dhuratat që rrethojnë e stolisin përherë lterin tënd, a s’e bëjnë dëshmi pushtetin tënd e fuqinë e lutjeve tua para të Lartit Zot?

Edhe ne, pra po vijmë të përmbysemi ndër këmbët tua e të porosisim një punë, që ne kemi për zemër sa kurrnjë tjetër. Ne e dimë se jemi mëkatarë të mëdhënj e nuk meritojmë që t’i sjellish sytë e tu të dashur prej nesh; por denjohu të këqyrësh me sy të dhembshëm mjerimin, në të cilin gjendemi.

Po vijmë pra, të ti duke shpresuar në mbrojtjen tënde, po të lypim hirët që dëshirojmë. Dhe, bën që mos të thuhet, se njerëz të shkretë , si jemi ne, kemi ardhur të ti e nuk na i ke plotësuar lutjet tona. Por bën që edhe ne të bashkohemi me tjerë për të lumturuar e për t’u falënderuar. Amen!/NOA.al

Me qindra besimtarë luten te Kisha e Laçit/ O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Ndue, gjithë bota e dëshiron madherinë tënde! Read More »