Aurora

Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv urim për festën e Flamurit/ Manastirliu: Krenari

Një urim të veçantë përcollën sot mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv në Tiranë për festën e shpalljes së Pavarësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot dy fotografi , ku mjekët dhe infermierët e këtij spitali, mbajnë në duar flamurin kuq e zi.

Manastirliu shprehu krenarinë për punën e palodhur që mjekët dhe infermierët po bëjnë çdo ditë në luftën kundër COVID-19.

Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv dhe jo vetëm prej 9 muajsh janë heronjtë e luftës në vijën e parë kundër koronavirusit.

Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv urim për festën e Flamurit/ Manastirliu: Krenari Read More »

Blerina Gjylameti bëhet nënë për herë të dytë

Blerina Gjylameti bëhet nënë për herë të dytë.

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti sot në Ditën e Pavarësisë ka sjellë sot në jetë djalin e saj të dytë.

“Një tjetër rreze drite ndroiçoi mendjet e ngrohu zemrat tona. Mirë se erdhe Kron” – shkruan deputetja në rrjetet sociale, pas lindjes së djalit.

Blerina Gjylameti vetëm pak ditë më parë kaloi Covid-19, fatmirësisht pa pasojë.

Ajo ka edhe një djalë tjetër që mban emrin Joel.NOA.al

Blerina Gjylameti bëhet nënë për herë të dytë Read More »

Deputetja e PS bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë shqiptar që i vendosi të birit

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti është bërë sot nënë për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Gjylameti përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka puvlikuar edhe foton e parë të vogëlushit.
Gjithashtu, Gjylameti ka zbuluar edhe emrin shqiptar që ka zgjedhur për të birin, duke përkuar me ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.

“Një tjetër rreze drite ndricoi mendjet e ngrohu zemrat tona ! Mirë se erdhe Kron”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Kujtojmë që kjo periudhë e shtatzënisë nuk ka qenë fortë e mirë për deputeten, pasi asaj iu desh të kalonte edhe koronavirusin.

Deputetja e PS bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë shqiptar që i vendosi të birit Read More »

Historia e 30 shqiptarëve që ‘blenë’ b urgun me para në Angli

Ëndrra e 69 shqiptarëve për të mbërritur në Angli javën e shkuar përmes një peshkarexh nisur nga Belgjika nuk u realizua.

Një operacion masiv i po licisë angleze nga toka dhe ajri, interceptuan anijen e peshkimit, duke bërë ndalimin e tyre e realizuar kështu k apjen e një numri kaq të madh shqiptarësh që tentonit në hynin njëherësh në shtetin ishull.
Të dhënat e para sipas medias angleze sugjerojnë se secili prej tyre kishte paguar tra fikantëve 15.000 stërlina për të hyrë në Angli.
Sipas ligjeve angleze kush hyn në Angli përmes dokumenteve të falsifikuar apo në mënyrë tjetër ilegale quhet hyrje e jashtëligjshme në kufi dhe është një vepër penale e dënuar deri në 12 muaj bu rg.

Kjo është duke i ndodhur edhe 69 shqiptarëve të kapur javën e fundit në bordin e një peshkarexhe me ekuipazh ukrainas.

Top Channel duke iu referuar medias angleze ka gjetur emrat e 30 prej 69 shqiptarëve të parë që janë përballuar me ak uzën e kalimit të j ashtëligjshëm të kufirit në dy gjykata në jug të Anglisë.

Në gjykatën Basildon Magistrates Court është zhvilluar séance e parë gjyqësore e komunikimit të ak uzave për 16 prej tyre. Ata janë.

Erest Gjika, 19 vjeç

Ernest Baliaj 20 vjeç

Ergi Gremi, 23 vjeç

Emiliam Senko25 vjeç

Kristian Paplekaj, 27 vjeç

Ledjan Lleshi, 29 vjeç

Eneert Vezi, 29 vjeç

Florjah Hoxha 29 vjeç

Ervin Hazizi 30 vjeç

Ervin Hasa 31 vjeç

Taulant Ajazi 31 vjeç

Leodian Sene 32 vjeç

Lorenc Binjaku 36 vjeç

Alfred Mahmutaj 42 vjeç

Tomor Hazizi 44 vjeç

Përparim Zylyftari 52 vjeç

Ndërsa në gjykatën North Essex Magistrates Court dolën për masën e sigurisë dhe komunikim a kuze 16 shqiptarë. Ata janë:

Klevi Husaliu 22 vjeç

Shpëtim Durri 24 vjeç

Flogert Kamberi 24 vjeç

Jashar Hazizaj 25 vjeç

Altin Bala 26 vjeç

Neritan Sinanaj 27 vjeç

Maringlen Methasa 27 vjeç

Andrea Zekaqis 29 vjeç

Eldison Selamaj 30 vjeç

Nebi Lushi 31 vjeç

Antonio Baroka 32 vjeç

Klevin Tomorri 36 vjeç

Grant Gjyriqi 36 vjeç

Dashamir Elezi 38 vjeç

Deri në seancat e ardhshme gjyqësore ata do të qëndrojnë të lirë me kusht për tu paraqitur çdo javë në stacionin lokal të po licisë, raportojnë mediat angleze.

Historia e 30 shqiptarëve që ‘blenë’ b urgun me para në Angli Read More »

Cila është e historia e flamurit kombëtar dhe origjina e tij

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Kur na ndan vetëm një ditë nga kjo festë kombatare, mbrëmjen e sotme në emsionin “Identiteti” nën drejtimin e moderatores Aida Shtino në Fax News, po flitet pikërisht për Pavarësinë e Shqipërisë.
Një ndër temat për të cilat po flitet është për historinë e flamurit kombëtar shqiptar dhe për origjinën e tij.

Shumica dërrmuese e historive të treguara për flamurin e shpalljes se Pavarsisë nuk dihet nëse janë të vërteta. Flamuri i cili u valevit ne Vlorë në 28 nëntor 1912 që ne jemi mësuar të shohim në fotogratite e filmave shqiptare të gjithë këtyre viteve nuk dihet nëse është flamuri i vërtetë i asaj dite.

Të gjithë protagonistët e debateve janë në mendime kontradiktore, të gjitha intriguese, por që prej të cilave nuk dimë se kë të marrim për bazë, sepse të gjithë duan autorësi absolute për Flamurin e datës se 28 nëntorit të vitit 1912.
Secili protagonist tregon nga një variant, duke marrë prej varianteve të të tjereve ndonjë detaj e duke shtuar detaje sipas deshirës, duke ngatërruar ngjarje e data. Nuk është çështja për të zgjedhur me bindësen, por të vërtetën.

Por cili është varianti më afër të së vertetës.

“Ka një variant të treguar nga baronesha Marie Amelie Freiin von Godin, të sjellë në anglisht nga Robert Elsie. Sipas saj, mëngjesin e 28 nëntorit te vitit 1912 Hyjed Efendiu i kishte kërkuar të merrte prej dhomës së Eqrem Beut flamurin, që ai e mbante atje në një kornizë, sepse atë ditë do të shpallnin pavarësinë dhe ju duhej të ngrinin një flamur. Baronesha shkruan se vajti e mori dhe ua dha atë flamur, që sipas saj Eqrem beu kishte tetë vite që e mbante me vete kur udhëtontë nëpër Shqipëri, në ato kohë kur askush nuk guxonte as shqip të fliste, se ar restohej dhe dë nohej.”

Por,Thanas Floqi ka shkruar se Petro Dhimitri ka qënë në Vlorë ditën e shpalljes së pavarësisë, pasi ka punuar bashkë me Marigo Pozion, kunaten e të vëllait të Thanasit, për gdhëndjen e figurës së shqiponjës, që u përdor si stampë për flamurin e ngritur atë ditë nga Ismail Qemali, i cili zbukuroi tërë qytetin.

Ky fakt duket i çuditshëm dhe i pabesueshëm, pasi nuk do t’i falej një fotografi, as ai nuk do t’ia falte kurrë vetes, të rrinte të gdhendte shqiponja e të mos shkrepte një fotografi ditën e shënuar të një kombi, një dite e papërsëriteshme në historinë e një populli. Duke u nisur nga ky arsyetim, mendohet se Petro Dhimitri, fotografi nuk ka qenë në Vlorë në 28 nëntor 1912. Ai ka qënë në Vlorë ditën e përvjetorit të parë, më 28 nëntor 1913 kur shkrepi fotografinë që njohim dhe ndoshta ka përgatitur edhe flamurë për zbukurimin e qytetit atë ditë.”

Ndërkohë sipas Spiridon Ilos, grupi që u nis nga Rumania për shpalljen e pavarësisë kishte marrë me vete edhe flamurin që do të ngrinin. Sipas djalit të tij, Vangjo Ilo, Spiridoni i kishte thënë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj pasi e valviti Ismail Qemali unë e mbërtheva në parmak me sq epar.”

Por cila është e historia e flamurit dhe origjina e tij? Ku ka përfunduar flamuri original i shpalljes së pavarsisë dhe a ka ndonjë të dhënë se ku ndodhet sot?

Cila është e historia e flamurit kombëtar dhe origjina e tij Read More »

Mjeku i revoltuar: ‘Në këtë ditë të zezë për ne, k*rvat bëjnë aheng’

Lajmi i ndarjes nga nga jeta i mjekut ortolaringolog Bledi Nini, kur në të njëjtën ditë para spitalit Infektiv është mbajtur një koncert nga Ansambli, është kritikuar nga kolegët e të ndjerit.

Mjeku Nini humbi jetën në moshën 48-vjeçare për shkak të infektimit me koronavirus, ndërsa kanë qenë të shumtë ata që kanë reaguar apo kanë shprehur dhimbjen për humbjen e mjekut vlonjat, në forma dhe mënyra të ndryshme.

Mes tyre është edhe mjeku Renato Osmenaj, i cili përveç dh imbjes dhe t rishtimit të madh është shprehur i z emëruar, madje i revoltuar, për shkak të shfaqjes përpara spitalit, Ansambli i mbajti një koncert.

“Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin. Mburresha me ty se të doja shumë.

M’u kujtua nëna ime për filxhanin e kafesë që theve te shtëpia ime kur ishim të vegjël.

Dhe në këtë ditë të zezë për ne, k*rvat bëjnë aheng. Mirë u takofshim shpirti i vëllait”,- shkroi Osmënaj në reagimin e tij. /NOA.al

Mjeku i revoltuar: ‘Në këtë ditë të zezë për ne, k*rvat bëjnë aheng’ Read More »

Një tjetër mjek shqiptar humb b etejën me Covid-19. Doktori i njohur vlonjat, Bledi Nini

Një tjetër mjek shqiptar humb be tejën me ko ronavirusin. Doktori i njohur vlonjat, Bledi Nini ka ndërruar jetë në Itali pas i nfektimit nga virusi i rr ezikshëm. Nini, 48 vjeç shërbente si mjek në repartin e ORL-së në QSUT.

Lajmin e ka bërë të ditur, miku i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili thotë se marrja e këtij lajmi ishte i vështirë.

“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes b etejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. V irusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në Facebook. /noa.al/

Një tjetër mjek shqiptar humb b etejën me Covid-19. Doktori i njohur vlonjat, Bledi Nini Read More »

Monika Kryemadhin e sfidojnë ‘live’: ‘Vij unë dhe kandidoj për kryetar të LSI-së’, ja si përgjigjet…

Monika Kryemadhi ditën e shtunë u rikonfirmua në krye të LSI-së pas zgjedhjeve të mbajtura në këtë parti, por fakti që kandidioi e vetme ka bërë që edhe të akuzohet se në LSI nuk ka dmeokraci.

E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi ka marrë një mesazh në telefonin e saj, ku dikush e sfidonte për të garuar për postin e kryetarit të LSI-së.
Kryemadhi e lexoi “live” mesazhin, ndërsa personi që ia dërgonte ishte pastor Paulini.

Ja se po me pyesnit…më shkruan pastor Paulini. ‘mos ki merak thotë se vij e kandidoj unë për kryetar’, më shkruan ai. E përshëndes shumë, mund të vijë të kandidojë, por s’i lejohet,”- tha Kryemadhi duke qeshur.

Monika Kryemadhin e sfidojnë ‘live’: ‘Vij unë dhe kandidoj për kryetar të LSI-së’, ja si përgjigjet… Read More »