Ervin Salianji ka treguar nëse do të vazhdojë në PD edhe po mos ta fusim në lista për deputet.
“Mirë thashë që këtë e hoqën dhe e eleminuam, por nuk thanë pse nuk bën? Ta thanë pse nuk bën?”, e pyeti Çuri Salianjin.
“Kam mbetur i shokuar, si ka mundësi që një parti e tërë mos t’ia dijë ato që ka bërë Salianji tërë këto kohë, rrezikon burgun dhe nuk ia dinë. Nuk është shenjë e mirë, habitem me Salianjin në kuptimin e mirë të fjalës si ka energji të bëjë opozitarin”. shtoi Arjan Çuri.
“Unë kam hyrë në opozitë në parti, kam sakrifikuar nuk kam marrë. Padyshim do ta vazhdoj kontributin tim dhe do jem në mbështetje të PD kudo ta vendosin. Kontributin publik dhe personalitetin politik nuk ta humb askush”, tha Salianji.
Një tumor i madh 70 centimetra në diametër dhe 20 kg në peshë, u hoq nga mjekët tek një paciente 64-vjeçare: operacioni i vështirë u krye në spitalin “Cardarelli” në Napoli, nga kirurgët e Qendrës së Transplantit të Mëlçisë dhe Departamenti i Kirurgjisë Onkologjike.
Operacioni delikat kirurgjik ishte planifikuar javën e kaluar, kur pacientja, Luisa Cicatiello (ky është emri i saj) u diagnostikua me kancer, një masë që ndodhej në pjesën e zonës abdominale.
Banore në Firence për shumë vite, por me origjinë nga Campania, gruaja nuk u mendua dy herë dhe vendosi të shtrohej në spital dhe të operohej.
“Pacientja ishte shumë e fr ikësuar nga Covidi. Me kalimin e muajve ënjtja në trup u rrit gjithnjë e më shumë, derisa gruaja u bind më në fund të shkonte te gjinekologu”, shpjegoi drejtori Giovanni Vennareci, i cili kreu operacionin së bashku me kirurgët Giuseppe Arenga dhe Donatella Pisaniella. /noa.al/
Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e kërkon një filxhan me kafe turke.
Shkencëtarët kanë kryer disa studime në lidhje me jetëgjatësinë e njerëzve në zonën e Ballkanit dhe të Mesdheut në përgjithësi të cilët pinë kafe turke ose siç njihet ndryshe kafeja e bluar imët.
Kafeja ka origjinën në Kaffa të Etiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga Arabishtja. “Qahëa” përkthehet “Verë”.
Kafeja e parë është prodhuar në Jemen, ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë të tretura në ujë, për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve.
Nga Jemeni, në vitin 1517 kafeja rrugëtoi në Stamboll. Asokohe, Turqit zbuluan se me kokrrat e kafesë ata mund të përgatisnin një pije të shijshme, të athët dhe me ngjyrë të zezë, me anë të së cilës mund të merrnin shumë energji dhe të shuanin urinë.
Kafeja u bë e preferuara e Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshave dhe Konkubinave të Haremit. Sulltan Sulejmani u marros pas kafesë dhe i dha ‘pijes së zezë’ vulën perandorake.
Turqit shpikën metodën e përgatitjes së kafesë me xhezve. Ata i bluan kokrrat e kafesë shumë hollë dhe i zien në ujë. Fisnikët e Oborrit të Sulltanit e kishin kafenë si kriter në përzgjedhjen e nuseve.
Nëse kafeja që një grua shërbente ishte e bluar dhe bërë mirë, atëherë ajo do të ishte një grua e shkëlqyer, thotë legjenda. Kafeja u kthye në një instrument edhe për vetë gratë.
Legjenda thotë se nëse ato servirnin një kafe të ëmbël atëherë do të thotë që ishin të lumtura me zgjedhjen e bashkëshortit. Nëse kafeja ishte e hidhur, bashkëshorti nuk u pëlqente.
Asokohe, sipas të dhënave, një grua e martuar kishte të drejtën të ndahej nga bashkëshorti, nëse ai nuk sillte kafe në shtëpi.
Shumë shpejt në të gjithë perandorinë Otomane u përhapën kafenetë e para të cilat vite më vonë u shpallën të paligjshme, sepse njerëzit qëndronin shumë gjatë në këto vende ku sipas spiunëve të oborrit thureshin kurthe dhe plane për vrasjen e sulltanit.
Në vitin 1656, ndëshkimi për këdo që kapej duke bluar kafe ishte kamzhiku dhe mbytja në det.
Në ishullin Ikaria të Greqisë, të gjithë banorët e nisin ditën me një kafe turke. Ky ishull gjithashtu njihet të ketë popullsinë më jetëgjatë në të gjithë vendin.
Kjo frymëzoi disa shkencëtarë të studionin efektin e kafesë dhe mënyrës së jetesës tek jetëgjatësia e njerëzve. 142 njerëz të grupmoshave të ndryshme morën pjesë në studim.
Shkencëtarët morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë si, gjinia, pesha, gjatësia, pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.
Rezultatet e studimit treguan qelizat endoteliale tek njerëzit që pinin më shumë kafe turke, kishin një performancë më të mirë.
Këto qeliza kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në enët e gj akut.
Nëse ato nuk funksionojnë mirë, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë bllokimin e kapilarëve dhe enëve të gjakut, madje mund të shkaktojnë edhe vdekje të parakohshme.
Krahasimi mes grupmoshave në studim tregoi se konsumi në rritje i kafesë turke ka një ndikim pozitiv në elasticitetin e arterieve. Kjo pakëson shanset e shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut.
Kafeja turke përmban dy substanca të rëndësishme. Ato njihen si kafestol dhe kaheol, të cilat kanë vlera të mira kundër inflamacionit por edhe shërbejnë si antioksidantë.
Gjithsesi mos e teproni me sasinë, pasi si çdo gjë, kur teprohet kthehet në dëm të shëndetit.
Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar dhe analizuar v etëvrasjet seri tek spitalet COVID-19, ku vetëm dje u shënua dhe rasti i 5-të te ‘’Shefqet Ndroqi’’.
Treska thotë se ky fenomen tashmë është përhapur jo vetëm në spitale, por edhe në banesa në Shqipëri. Ajo thekson se kjo vjen nga stresi i lartë që po përjeton popullata shqiptare ku thekson se nga maji deri në nëntor niveli i tij është shumëfishuar tashmë.
Sa i përket spitaleve COVID, Treska konfirmon se Urdhri i Psikologut ka kërkuar që të ketë nga një psikolog për të paktën 1 ose 2 pavione.
Gjithsesi, sipas saj, puna e psikologut në këto spitale nuk është e njëjtë si kushtet normale, e para pasi vetë disa psikologë nuk e përballojnë dot situatën, e dyta prej veshjeve që pamundësojnë komunikimin normal dhe e treta prej zhurmës së aparaturave trajtuese.
Treska kërkon nga çdo pacient me COVID-19 që të ketë një qasje më të butë emocionale ndaj virusit pasi an kthi dhe stresi vetëm sa dobëson imunitetin. /noa.al/
Besniku një baba krenar për vajzën e tij ka ardhur t’i bëjë një surprizë për ditëlindjen e saj.
Ai ka treguar se Rajmonda ka pasur një fëmijëri të vështirë sepse ishin të varfër, nuk kishte lekë që t’i blinte rroba për shkollën dhe nuk ia ka festuar ditëlindjen për shkak të kushteve. Besniku tregon dhe një rast që i ka ngelur peng për të gjithë jetën.
Hera e vetme që vajza i kishte kërkuar diçka ishte në moshën 6 vjeç kur kishte parë një arush, por nuk mundi t’ja blinte dot. Për ditëlindjen e saj, ai i ka blerë arushin dhe një tufë me trëndafila për t’i kërkuar falje.
Besniku: Punoi në shkollë të mesme, punoi në shkollën e lartë dhe pa mbaruar shkollën e mesme e martova.
Ardit Gjebrea: Si ta bëri zemra?
Besniku: As vetë nuk e di, edhe dritat në shtëpi nuk më dukeshin sikur ndriçonin njësoj sikur ishte Rajmonda. Edhe sot e kësaj dite kur hyj në shtëpi më duket bosh.
Ardit Gjebrea: Tani më trego çfarë është ky arush, se lutet i kuptoj, po arushi është për të vegjël, ajo tashmë është martuar.
Besniku: Ishim tek Stacioni i Trenit, po vinim nga dajat e Mondës kur ajo ishte diku tek 6-7 vjeç. Përballë stacionit të autobuzave është një dyqan që shiten arusha dhe i thotë nënës së vetë që dua një arush duke qarë. Ishte rasti i parë dhe i fundit sepse nuk ka kërkuar më asnjë gjë mbas asaj dite. E mori nusja me përkëdheli dhe e solli tek shtëpia, nuk ia blemë sepse nuk kishim kushte. Më ka bërë shumë krenar, është shumë e sjellshme. I ka ngelur në mendje që nuk ia kam blerë atë arushin dhe tani para dy muajsh ma ka kujtuar, më tha o bab a të kujtohet puna e arushit tek Stacioni i Trenit?
Rajmonda bëhet pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe kur e kupton se e ka ftuar i ati, ajo shpërthen në lot. Babai i kërkoi falje vajzës që nuk ia kishte plotësuar kushtet ashtu siç duhej prej varfërisë, ndërsa vajza mes lotëve thotë se është rritur në një familje që çdokush ose çdo fëmijë i pasur do donte të rritej sepse elementi kryesor që e formon njeriun është dashuria, respekti dhe rregulli që nuk i ka munguar kurrë kjo gjë në familje. Rajmonda shprehet se i ati duhet të ndihet shumë krenar dhe jo fajtor sepse e ka edukuar në mënyrën më më të përsosur. Sipas saj nuk janë vlerat materiale të cilat të japin forcë, guxim dhe energji./tvklan.al/
Ushqime që duhen shmangur për tu konsumuar në mëngjes, përveç se nuk janë shumë të shëndetshme krijojnë pakënaqësi si fryrja e barkut.
Sanduiç
Një mëngjes i tillë i mbushur më yndyra nuk sugjerohet sepse yndyrat treten shumë ngadalë, aroma dhe shija e sandwhich-it do t’u ngelet gjatë gjithë ditës në gojë dhe stomak.
Kroasant
Janë të mbushura me karbohidrate të rafinuara, që trupi juaj i ruan si sheqer. dhe ashtu si me kripën, ky sheqer i shtuar do të mbajë më shumë ujë në stomakun tuaj.
Mini Croissant me çokollatë
Këto mini croissant janë zgjidhja më ë shpejtë kur duam diçka të ëmbël. Të përgatitur më brumin sfoglia, recetë e ngjashme me brioche me nutella. Për këtë recetë mund të përdoret edhe brumi sfogliat i gatshëm nëse nuk e keni përgatitur më parë, recetën e gjeni tek kategoria recetat bazë.
Lexo recetën e plotë
Petulla
Petullat e vetme që mund të konsumoni janë ato me miell integral dhe shoqërohen me diçka pa shumë sheqer. Në të kundërt, po hani thjesht një ëmbëlsirë për mëngjes.
Petulla të shpejta dhe të fryra
Receta perfekte për të gatuar petulla të shpejta dhe të fryra. Këto petulla mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.
Një smoothie më i madh se normalisht
Smothie-t janë me përbërës me shumë vlera ushqyese por nuk sugjerohen në mëngjes pasi shkakton fryrje sepse gjithë lëngu zë shumë vend në stomak. Pirja me një pipë siç ndodh në shumë raste përkeqëson më shumë situatën, sepse ju bën që përveç pijes të futet edhe ajër në stomak.
Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe
Lëngjet e freskëta janë gjithmonë të shëndetshme dhe të shijshme. Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe është një kombinim fantastik dhe për tu provuar.
Lexo recetën e plotë
Një tas i madh me fruta
Është një ide shumë e mirë dhe e shëndetshme por shpesh tejkalohet masa, sidomos me fruta me përmbajtje të lartë sheqeri si kumbullat, nektarinat, pjeshkët, kajsitë. Këto fruta janë të pasura me fruktozë, një lloj sheqeri që për shumë njerëz është i vështirë për t’u tretur.
Kafe me qumësht pa yndyrë
Embëlsuesit pa kalori me të cilët bëhen ato që njihen si “skinny latte”, janë një nga arsyet kryesore të fryrjes së barkut.
Me një ceremoni solemne u përkujtua në Shkup 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe e pavarësisë së Shqipërisë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Në ceremoninë solemne të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në vend, Fatos Reka dhe Gjergj Deda e të tjerë.
”Kohërat mund të ndryshojnë, kontekstet gjithashtu mund të ndryshojnë, por me rëndësi është themeli, shtyllat dhe urat mbi të cilat ndërtohet dhe orientohet ardhmëria e gjeneratave të reja që të vazhdojnë rrugëtimin dhe do të kenë përgjegjësinë dhe privilegjin të jenë qytetarë të barabartë me të drejta dhe obligime të njëjta në BE”, deklaroi Xhaferi.
”Të ndërtojmë ura bashkëpunimi, zhvillimi dhe përparimi. Na bashkon gjuha, kombi dhe flamuri!”, tha në fund të fjalimit të tij Xhaferi.
Ali Ahmeti theksoi se nga të gjithë kuvendet e mbajtura nga shqiptarët është dëshmuar se ne nuk jemi okupues apo zullumqarë për t’u rënë në qafë fqinjëve e popujve të tjerë.
”Është një vërtetë e madhe që shqiptarët kanë luftuar për t’u bashkuar dhe çdokush që mundohet ta mohojë nuk e thotë të vërtetën dhe e fsheh atë, sepse të gjitha padrejtësisë nga konferencat goditë mbi shpatullat tona, bëheshin pazare për të kënaqur orekset e vendeve gllabëruese fqinje, por përpjekjet nuk u ndalën. Investimi për të qenë ne të lirë vërtetë pati qëllim të lartë, por liri e barazi pa gjak nuk ka. Mesazhe për paqe dhe stabilitet gati nga të gjitha periudhat e lëvizjeve të rëndësishme të shqiptarëve këto kanë qenë”, deklaroi Ahmeti.
Fatos Reka, ambasador i Republikës së Shqipërisë në vend, theksoi se kontributi i patriotëve tanë për Ditën e Flamurit mbetet i vlerësuar dhe nuk duhet harruar.
”Pas anëtarësimit edhe të Maqedonisë së Veriut në NATO, të dy vendet tona janë përfshirë fuqishëm në zbatimin e detyrave të shtëpisë, duke thelluar reformat në të gjithë sektorët, për të qenë të gatshëm në çeljen e negociatave të anëtarësimit për në Bashkimin Europian. Edhe kjo është një sfidë e madhe në të cilën faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut si gjithnjë ka ditur që të pozicionohet drejtë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse kjo gjë të realizohet sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që edhe vendet tona Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen pjesë e familjes evropiane, duke bërë realitet ëndrrën e patriotëve e rilindësve tanë”, deklaroi Reka./ atsh