Aurora

Covidi i mori jetën 28-vjeçares shtatzënë, nëna dedikim prekës: ‘U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot’

COVID-19 i mori jetën dy netë më parë edhe 28-vjeçares Emanuela Dalipi, e cila ishte shtatzënë.

Ajo ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.
Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe nëna e 28-vjeçares, Irma Dalipi, e cila ka publikuar foton e të bijës në Facebook teksa shkruan:
“U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot…”.
Një tjetër familjar i saj ka reaguar teksa shkruan se:

“Tr agjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë…Sot humbëm nga kjo jetë Emën, mbesën tonë të shtrenjtë. Ema, lamtumirë e shtrenjta jonë. Të duam fort kudo të jesh Emanuela, bashkë me Blertën”.

Në fakt Ema, tre vjet më parë ka humbur vajzën e tezes Blertën.

Blerta Pepa, humbi jetën në maj të vitit 2017 në moshën 16 vjeçare. Blerta Pepa ka qënë një emër i dëgjuar pasi ka qënë pjesëmarrëse në spektaklin e fëmijëve, “Gjeniu i Vogël”.

Ajo iu nënshtrua një operacioni në këmbë për shkak të një dëmtimi në orën e fizkulturës por nuk mundi të dalë nga ndërhyrja kirurgjikale.

Covidi i mori jetën 28-vjeçares shtatzënë, nëna dedikim prekës: ‘U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot’ Read More »

Masat anti-Covid/ Ambasada gjermane në Tiranë, mbyll zyrën e vizave të pasaportave

Për shkak të masave anti-Covid, ambasada gjermane në Tiranë, ka mbyllur zyrën e vizave të pasaportave.

Në një mesazh në Facebook, ambasada iu drejtohet të gjithë qytetarëve që preken nga mbyllja e kësaj zyre se do të marrin një datë të re aplikimi në momentin më të parë të mundshëm.

Mesazhi i ambasadës gjermane:

Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.

Masat anti-Covid/ Ambasada gjermane në Tiranë, mbyll zyrën e vizave të pasaportave Read More »

Gruaja rrëfen jetën e vështirë: ‘Familja e burrit më kujtonte bukën’

Fetije, një vajzë 23-vjeçare është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ku rrëfeu historinë e saj të jetës pasi u martua me mblesëri. Ajo tregon se gjatë kohës që ka qenë e martuar me të, familjarët ia kujtonin bukën dhe ujin që pinte në atë shtëpi dhe për shkak të kësaj, ajo vendosi që të mos merrtë më bukë në shkollë, duke u sëmurur dhe duke kaluar në anoreksi.

Fetije: Unë në Durrës shkoja dhe vija, pra e bëja vajtje-ardhje, ndërroja 4 autobusë për të ikur dhe 4 për të ardhur dhe duhet të punoja pas shkolle. Nga shumë strese që kisha në shtëpi, mua më binte të fiktë në shkollë.

Në shtëpinë time, të bashkëshortit tim më përmendej buka që haja dhe uji që pija. Unë si njeri i ndjeshëm vrisja mendjen shumë dhe nuk fillova të marr më bukë.

Për dy vite që kam qëndruar aty bashkëshorti im më ka financuar shkollën, më pas këto herët që mua më binte të fiktë më janë gjetur pranë shumë persona rastësorë sepse nuk i thoja mamit, nuk doja ta mërzisja, por unë po vuaja shumë. Një ditë roja e shkollës, ishte femër, më thotë çfarë ke ti që të bie të fikët kaq shpesh, nuk shkon mirë me familjen e burrit?

Nuk më ka lënë të dal nga klasa derisa unë t’i rrëfehesha asaj. Unë asaj zonjë i jam shumë mirënjohëse sot, pas më bëri që unë të rrëfehem, të çlirohem nga ajo që po më mbyste, po më merrte frymën. Merr mamin tim në telefon dhe i thotë që vajza jote ka rënë në depresion, a e di se çfarë po përjeton vajza jote?

Mami ka ardhur me vrap më ka marrë në Durrës. Unë kam shkuar dhe shumë herë për të bërë qetësuesa dhe shumë herë serume, sepse nuk haja, u bëra anoreksike.

Ardit Gjebrea: Më trego për shkollën, i mbarove studimet?

Fetije: Po i mbarova studimet.

Ardit Gjebrea: Mami e di që t’i e ke dhënë provimin e Bachelorit?

Fetije: Jo, mami e di që jam duke studiuar sepse e diel sot dhe e kam ditën e nesërme, por ndërkohë që unë e kam bërë provimin. Përgjigjen dhe dëshminë nuk e kam marrë akoma sepse do pak kohë.

Gruaja rrëfen jetën e vështirë: ‘Familja e burrit më kujtonte bukën’ Read More »

Në kushte ekstreme varfërie/ Historia e dh imbshme e familjes nga Gjirokastra, nuk kanë para për djalin e sëmurë

Fabio 2 vjeç është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi koka e tij ka mbledhur ujë.

Në kushte ekstreme varfërie kemi gjetur në lagjen “11 Nëntori” të Gjirokastrës një familje në me një hall të madh.

Mjekët i kanë thënë prindërve të Fabios se djali duhet të operohet urgjentisht. Familja është në gjendje të vështirë ekonomike, Ermali kryefamiljari herë gjen punë e herë jo, Ferideja e ëma e Fabios është e papunë. Familja ka katër fëmijë të mitur, më i vogli është 2 muajsh.

“Unë jam Emanuela jam 7 vjeç, vëllai është shumë i sëmurë, gjysmën e ka me ujë e gjysmën tjetër me gjak, kokën e ka të madhe”, -thotë vogëlushja për vëllain e vogël.

“Fëmijët i kam sëmurë të dy, vajzën e kam me epilepsi djalin me ujë ne kokë, i është rritur koka djalin e kam vizituar më thanë nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk më zë gjumi fare kam frikë se mos më ikën, dua ta kem mirë si gjithë të tjerët. Që kur jam martuar unë kam vuajtura, nuk kam mundësi t’i edukoj, unë 200.000 marrë por 150.000 kam qiranë, jetoj me borxhe në 4 dyqane këtu.

Unë dua tu jap një copë bukë fëmijëve, më kërkojnë fëmijët por nuk kam pasur, djalin në kopsht nuk ma pranuan atje, kam shumë hallë mbi supe, e çfarë e dua jetën? Operacioni kushton 15.000 euro na thanë mjeket. I kam humbur shpresat. Asgjë nuk përballoj dot më por shpresë kam tek Elvis Naçi, tek Sidriti dhe shqiptarët, janë shpresa ime e fundit”, -thotë gruaja.

“Unë dhe nusja zgjuar rrimë, po na ikën truri, po nuk u operua do më iki fëmija nga duart më tha mjeku. Nuk e dua këtë më mirë të iki unë nga jeta sesa djali. Unë herë me pune herë pa pune. Nuk marr dot kredi po më luan mendja”, -thotë kryefamiljari Ermali./NOA.al

Në kushte ekstreme varfërie/ Historia e dh imbshme e familjes nga Gjirokastra, nuk kanë para për djalin e sëmurë Read More »

Si të shpëtoni nga rrudhat brenda pak orësh me një maskë

Edhe pse shumë njerëz janë krenarë për rrudhat e tyre, si një shenjë e rrugës së jetës dhe mençurisë së tyre, të tjerë nuk janë në gjendje t’i pranojnë ato, duke i konsideruar si një defekt kozmetik.

Kjo është arsyeja pse disa njerëz mbështeten tek produktet kozmetike.

Maska natyrale me bazë karote, që përshkruajmë më poshtë është shumë efikase në eliminimin e rrudhave, duke shmangur përdorimin e kimikateve, një krem me efekt botoks.

Për ta përgatitur, thjesht fruloni një karotë me pak ujë derisa të merrni qëndrueshmërinë e një kremi.

Vendoseni atë në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për të paktën 10 minuta, para se ta shpëlani me ujë të ftohtë.

Karota përmban shumë antioksidante, dhe është e shkëlqyeshme për parandalimin e plakjes së lëkurës. /noa.al/

Si të shpëtoni nga rrudhat brenda pak orësh me një maskë Read More »

Ëndrrat/ Ja disa fakte që nuk i dini rreth tyre

Interesi për të zbuluar më shumë rreth ëndrrave nuk është shuar dhe me shumë gjasa nuk do të shuhet kurrë.

Më poshtë, janë listuar disa fakte të cilat shumë prej nesh nuk i kanë dëgjuar ndonjëherë për ëndrrat.

Mesatarisht ne shohim 5 deri në 7 ëndrra gjatë një nate të cilat në total zgjasin 2 orë.

Ne i mbajmë mend ëndrrat vetëm nëse zgjohemi 5 minuta pasi i kemi parë. Më pas, 90% të tyre e kemi harruar.

Emocioni më shpesh i përjetuar në ëndrra është ankthi. Rezultati janë makthet.

Sipas studimeve të kryera së fundmi, 12% e njerëzve shohin ëndrra në bardh e zi.

Pas këtij rezultati u aludua se njerëzit të cilët janë rritur duke parë TV bardh e zi shohin ëndrra pa ngjyra.

Henry VI është e vetmja vepër në të cilën Shakespeare-i nuk përfshin fjalën ëndërr.

Zakonisht shohim ëndrra gjatë (lëvizjes së shpejtë të syve), proçes i dallueshëm nga pjesa tjetër e gjumit.

Zogjtë dhe gjitarët gjithashtu, prandaj nuk është më një supozim që edhe ata ëndërrojnë.

/NOA.al

Ëndrrat/ Ja disa fakte që nuk i dini rreth tyre Read More »

Meta ‘kundër’ Kryemadhit, për herë të parë me maskë në publik

Në konferencën e përjavshme për shtyp, presidenti Ilir Meta është shfaqur për herë të parë me maskë në fytyrë për t’u mbrojtur nga Covid 19, duke dalë “kundër” predikimeve të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e cila vijon të mos e njohë këtë sëmundje. Vetë Kryemadhi ka pranuar se Meta i mban distancë sociale në shtëpi bashkëshortes së tij. /noa.al/

Meta ‘kundër’ Kryemadhit, për herë të parë me maskë në publik Read More »

Mësoni si do jetë moti sot

Ditën e premte në vend parashikohet një ndryshim i lehtë i kushteve meteorologjike, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Moti do të nisë me kthjellime e gradualisht në veriperëndim e bregdet do të shfaqen vranësirat shtresore. Përkohësisht në formë të izoluar në këto zona shi i dobët. Era do të fryjë në juglindje e veriperëndim, e lehtë e mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.
Temperaturat parashikohen në:

– zonat malore 2°C deri në 13°C

– zoant e ulëta 4°C deri në 22°C
– zonat bregdetare 7°C deri në 21°C

Mësoni si do jetë moti sot Read More »