Aurora

Faik Konica: Populli shqiptar, një komb zotërinjsh

Vepra e fundit që po marrim në shqyrtim është “Dritëhijet e një diplomati” ARGETA LMG Tiranë 2016, 718 f. shkruar prej studiuesit Agron Alibali. Kjo vepër bie në sy për faktin se është e pajisur me një aparat shkencor të pasur, me foto të shumta, bibliografi, etj.

Natyrisht ky autor e ka pasur të vështirë të sjellë fakte dhe vlerësime të reja për jetën dhe veprimtarinë diplomatike të Konicës, pasi në veprat e rëndësishme që kemi recensionuar tashmë, janë sjellë gati në mënyrë shteruese shumica e aspekteve jetësore e mendore dhe mjaft nga bëmat diplomatike të këtij personaliteti. Me gjithë këtë vështirësi, mund të themi se edhe ky studiues ka mundur të gjejë aspekte të patrajtuara, si “Botëkuptimi kushtetues i Faik Konicës” (f. 583-626). Këtu Alibali me formimin që ka si jurist ka nxjerrë në dukje disa vlera të patrajtuara më parë për diplomatin dhe politikanin Konica.

Edhe pse Faiku nuk kishte marrë ndonjë shkollim ose kualifikim në fushën juridike, autori sqaron se formimi i tij i shumanshëm në fushat e shkencave shoqërore, filozofike, njohja e historisë së disa popujve, e psikologjisë dhe së drejtës zakonore të popullit tonë, bashkë me studimet autodidakte e ndihmuan atë të jepte mendime me vlerë në disa aspekte juridike në gazetën “Dielli”, në eseja e gjatë “Shqipëria – Kopështi shkëmbor në Europën Juglindore”, dhe nëpër letra të ndryshme.

Me interes është mendimi i Konicës lidhur me lashtësinë e Kanunit të Lek Dukagjinit, të cilin ia kishte treguar Shtjefën Gjeçovi të mbledhur në 2.000 faqe dorëshkrim gjatë vizitës që i kishte bërë Konica e At Fishta në Gomsiqe më 1913. Këtë kanun ai e quan: mendime juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, që “ngjan t’i kenë rrënjët shumë përtej Kohës së Mesme” (f. 590), pra që në Antikitet.

Si njohës i zakoneve dhe i karakterit të popullit shqiptar, Konica e quante popullin e vet, ashtu si Franz Baron Nopcsa (baroni Franc Nopça (1877 – 1933), “komb zotërinjsh” që dallohet për: 1. Mikpritjen, 2. Besën, 3. Ndershmërinë, 4. Mëshirën ndaj të mundurve (koka e falur nuk pritet), 5. Paprekshmërinë e grave (Kanuni nuk lejonte marrje gjaku mbi gratë), 6. Të drejtën e Prejardhjes (sipas së cilës respektohet më shumë lashtësia e derës sesa titulli), 7. E drejta penale (sipas Kanunit të Lekës njiheshin vetëm tre dënime: I. Gjoba, II. Djegia e shtëpisë së fajtorit dhe III. Dëbimi nga fshati (dënim i ngjashëm me dëbimin nga Athina tek e Drejta e Solonit). Konica e vlerësonte Kanunin për mungesën e dënimit me burg dhe me vdekje. 8. E drejta familjare, ku theksohet përkushtimi i thellë ndaj prindërve dhe familjes.

Konica e quante Kushteturën “guri i themelit mbi të cilin mpshtetet tërë trupi politik i një kombi të lirë”. Ai besonte thellë tek Liria e individit, të cilën e përkufizonte si “e drejta e dikujt për të besuar, për të thënë, për të shkruar dhe për të bërë atë që dëshiron, por pa cënuar lirinë e tjetrit” (f. 594). Ai këshillonte të rinjtë e shkolluar në SHBA që shkonin për të punuar në atdhe, të dënonin dhunën që mbretëronte ende në Shqipëri dhe të luftonin për sundimin e së drejtës e cila duhej të bëhej “ideali i Shqipërisë moderne”.

Lidhur me sistemin e qeverisjes Konica ishte për një sistem qeverisës demokratik, sipas parimit: votë popullore – parlament i ndershëm – qeveri e ndershme dhe që të realizohej kjo, ai kërkonte që të stërvitej populli për përdorimin si duhej të armës që ka në dorë: VOTËS (f.599-600). Po kështu, studiuesi i vlerëson si të drejtë edhe mendimet e tjerë të Konicës lidhur me Pushtetin vendor dhe marrëdhëniet e tij me pushtetin qendror, mendimet mbi të drejtën ndërkombëtare, etj. Përsa i përket kushtetutës, Konica sugjeronte që Shqipëria duhej të mbështetej tek modeli i kushtetutës franceze.

Alibali i njeh Konicës edhe vlera lidhur me gjuhën juridike. Ky intelektual kishte qenë formuluesi i kanunores së Shoqërisë “Vatra” më 1912 dhe sugjeronte që gjuha juridike shqipe të ishte një e përbashkët dhe të pasurohej prej fjalorit të frëngjistes.

Si përfundim Alibali i njeh Konicës diplomat dhe politikan mjaft cilësi, si mirëinformimin, saktësinë, qetësinë, modestinë, fisnikërinë.

Një pjesë me vlerë në libër është dhe përpjekja e këtij autori për të gjetur librat e bibliotekës së Faik Konicës. Ai u përpoq ta ndiqte këtë çështje të cilën Ikonomi vetëm sa e vuri në dukje. Duke njohur një shkrim të sekretares së Konicës, Charllote Graham, ku përmendej fakti se Faik Konica kishte shprehur dëshirën që biblioteka e tij t’i dërgohej Bibliotekës së Shqipërisë (pra, Bibliotekës Kombëtare), Alibali nuk i sugjeroi shoqërisë “Vatra” që ta merrte përsipër nismën e grumbullimit dhe dërgimit të librave të Konicës, këtij ish kryetari të Vatrës, po iu fut vetë kësaj nisme.

Dikur i kishte marrë z. Antony Athanas dy libra të bibliotekës së Konicës. Pastaj shkoi te biblioteka e Vatrës në New York ku gjeti dhe katër libra të tjerë dhe u nis për Shqipëri ku bëri dorëzimet në Bibliotekën Kombëtare me një fare buje. Kur u kthye në SHBA u lidh me z. Paul Athanas, njërin nga djemtë e z. Antony Athanas dhe mësoi se ai ruante dhe 272 copë të tjera nga librat e bibliotekës Konica. Këto libra gjithashtu iu dërguan BK Tiranë dhe u bë mirë, por në studim nuk shkohet më tej. Nuk synohet për të gjetur se kush ka përgjegjësi për humbjen e më shumë se 2700 librave të kësaj biblioteke me vlera të jashtzakonshme intelektuale.

Zoti Alibali gjatë promovimit që i bëmë librit të tij këtu në Worcester MA, tha se ka në plan ta ripunojë këtë vepër dhe ta ribotojë. Për ta ndihmuar mendojmë se vlen t’i bëjmë disa sugjerime:

Së pari, libri është shumë voluminoz, sepse krahas kapitujve që merren me diplomatin Konica dhe gjetjen e disa librave të bibliotekës së tij, ka pjesë që janë konsumuar prej studiuesve të mëparshëm.

Së dyti,  studiuesi duhet të merret më shkurt me gjetjen e dërgimin e librave të bibliotekës Konica në Tiranë dhe të punojë për gjetjen e materialeve që ka pasur arka prej hekuri ku u futën dorëshkrimet e Konicës. Për historinë e letërsisë dhe për trashëgiminë koniciane, dorëshkrimet e veprave dhe të letrave të pabotuara, kanë më shumë vlera se librat që ai kishte lexuar e shfrytëzuar për formimin e tij dhe hartimin e eseve dhe artikujve të ndryshëm. Prandaj për këtë pjesë të trashëgimit konician nuk duhet heshtur kurrë. Jemi të sigurt se në atë arkë metalike ka pasur më tepër se katër dorëshkrime veprash, të cilat i përmendëm në fillim të këtij artikulli. Vetë Faiku kishte përmendur pas vitit 1924 se pasioni i tij kryesor ishte “të shkruarit letësi”, dëshmi kjo që tregon se ai ka hartuar dhe vepra të tjera letrare në vitet 1925-1942.

Së treti, e quajtura “HIJE” e Konicës në marrëdhëniet e tij me Nolin, kur ai e kritikoi Nolin për lidhjen e tij me të majtën komuniste në Europë dhe i kërkoi Departamentit të Shtetit që të mos lejohej Noli të hynte në SHBA; nuk duhet konsideruar si dobësi, si hije, e diplomatit Konica, por si qëndrim konseguent ndaj bindjeve të tij kundërkomuniste.

Sidomos sot, kur është bërë e qartë se si dështoi eksperimenti i Komunizmit, që i shkaktoi botës më shumë se 100 milion viktima, duhet të jemi të vendosur për dënimin e ideve dhe partive komuniste, si një e keqe e shoqërisë njerëzore, sidomos e vendeve ku u eksperimentua diktatura e proletariatit.

Së katërti, mungesa e korrespondencës së Faik Konicës si Ministër i Shqipërisë në Uashington në dosjet e Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, është bërë e qartë prej historianit Kastriot Dervishit. Kjo mungesë lidhet me tradhëtinë që kreu Enver Hoxha në dhjetor 1944 – janar 1945, kur Hoxha ua dorëzoi të dërguarve të Beogradit të gjithë materialet e arkivit të shtetit shqiptar të viteve 1922 – 1944 dhe ata morën pjesën e marrëdhënieve me jashtë. Pasojë e kësaj tradhëtie nuk ishte vetëm varfërimi i arkivit të Shqipërisë, por më keq akoma dhe burgosja e vrasja e 50 mijë shqiptarëve atdhetarë që jetonin në Jugosllavi, emrat e të cilëve shërbimi sekter jugosllav i nxori prej atyre materialeve. Në këtë libër është rasti të vihet në dukje kjo tradhëti e Enver Hoxhës.

Së pesti, libri duhet të shkarkohet nga kuriozitete të panevojshme.

Së gjashti, autori para se ta dërgojë për shtyp dorëshkrimin e veprës së ripunuar duhet të ndjekë rrugën e studiuesit Ilir Ikonomi: t’ua japë disa specialistëve për ta lexuar dhe vërejtjet e tyre t’i realizojë para dërgimit për botim.

Së shtati, studiuesi Alibali para se të fillojë nga puna për ripunimin e studimit të tij duhet të lexojë e vjelë me kujdes dhe t’i citojë arritjet e studiuesve Fotaq Andrea, Sabri Hamiti, Ilir Ikonomi, etj./njekomb

Faik Konica: Populli shqiptar, një komb zotërinjsh Read More »

Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare, nga pollogu i Iliridës

Nga: Dr.sc.Ilmi Veliu

Me këtë rast i përshëndes shqiptarët po edhe  Mustafa Nano i cili, neve shqiptarëve të ngratë që me ,,hile,, të shumë Nanove, mbetëm jashta  kufive të Shqipërisë Londineze, e që Mustafa Nano na ka ofenduar e ttrishtuar me budallakitë e tia prosllave.

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmin e Skënderbeut, nga pushteti jugosllav  kam  qenë i denuar dhe kam vuajtur 4 vjet burg të rëndë në Idrizovë. Eshtë lehtë të jetosh e shkruajsh në Shqipërinë e Ramës e Kosovën e Hashimit  por  eshtë shumë vështirë për mua dhe prof. dr. Reshat Nexhipin nga Manastiri  që jetojmë, shkruajmë e punojmë në Maqedoninë e Ali Ahmetit. Edhe Nanos do ti luhej nëna po të kishte shkruar një lloj teze të këtillë në kohën e monizmit. Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që Mustafa Nano nuk ka mundur e as që din ti analizoi sepse ai nuk eshtë historian por gazetar i thjeshtë.

1.Gjon Muzaka, bashkëkohas e bashkëluftëtarë i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë së Shqipërisë në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend  nënën e Gjergjit, Vjosavën dhe në asnjë moment nuk thotë se ishte me origjinë serbe,bullgare, sllavomaqedone, greke,malazeze…….

Së pari, kur flet për babanë e Skënderbeut, thotë se Gjon Kastrioti me Vjosava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se  nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Vjosava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Vjosavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga Vjosava dhe Giovani (prindërit Vjosava e Gjoni) e cila ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut. Muzaka në asnjë vend nuk përmend se origjina e sajë ka qenë sllavomaqedone, serbe,greke,bullgare. Ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu ka qenë pjesë e Dardanisë dhe gjithmonë ka qenë i banuar me shqiptarë dhe edhe sot vazhdon të jetë 99% shqiptar. Sërbia pas 1920 ka sjellur dhe ka vendosur kolonë serbë por ata janë në pakicë.

  1. Burimi i  dytë ku përmendet nëna e Skënderbeut,  është vepra e Marin Barletit, i cili eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut. Ai duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij quhej  Vjoisava, e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda, i cili ishte princ dhe sundimtar i krahinës së Pollogut.

Sipas njohurive dhe fakteve që kam mbëledhur krahasuar e analizuar, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit. Dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur Gjon Kastrioti  e zëvendëson babin e tij dhe vjen nëkrye të principatës së Kastriotëve, ata kan pasur pasuri të pa tundëshme edhe në krahinat Dibrave. Në atë kohë,fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me vajzën e princit të Pollogut Vjosavën.

Njohuritë e këtilla ne i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut. Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se Pollogu të biente nën sundimin osman. Mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente si zotëri i Pollogut përmendet princi me emrin – Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Vjosava. Nuk ka pasur as djalë e as vajzë tjetër.

Gërgurin si zotëri e princ të Pollogut e përmend në një shkrim të tij edhe  eromonahu  Mihajli nga Leshka e Pollogut që ka qenë në vitet 1366-1371.

Ivan Ivanov, Bllgarski starini, 1990, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371,te Beteja e Maricës, me Maqedoninë lindore (Strumica, Gjevgjelia,Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij Krali Marko, si vasal i Sulltanit. Sundimtari i Pollogut-Gërguri, thotë ai, ka bashkëpunuar me Krali Marko dhe vazhdon tu kundërvehet turqëve dhe të vazhdoi të sundoi edhe mëtej me krahinën e Pollogut.

Boban Petreski nga Universiteti i Shkupit kur flet për Vjosavën thotë se mbiemri i sajë Tribalda përcakton përkatësinë  aristokrate dhe shtetrore të shteteve mesjetare dhe jo përkatësinë  etnike. Sipas këtyre të dhënave dhe duke e analizuar vetë emrin e babit të sajë, princit Gërgur, mund të vimë në përfundim se ky emër ka origjinë shqiptare dhe jo sllave- Gur Guri; Gjergj Guri, dhe mund të themi se është emër  personi-Gur dhe mbiemri i tij Guri…..Gur Guri ose Gjergj Guri.

Mbiemri shqiptarë Guri është përdorur nga shqiptarët në Mesjetë por eshtë i përhapur  dhe përdoret edhe sot anë e kënd trojeve shqiptare. Sado që të kërkoi dhe hulumtoi Mustafa Nano nuk do të mund të hasë ndonjë sllav apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare,Gërguri,te Gërgurt…..si që janë Krasniqët, Berishët,etj.

Dhe me plotë të drejtë mund të themi se pas vdekjes së Car Dushanit, shumë feudal shqiptarë,Thopiaj, Shpatajt, Ballshajt, Kastriotët, fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre dhe ne mendojme se edhe babai i Vjosavës, Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me shkupin bien nën sundimin Osman.

Ky shkrim është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me polemikën që kemi pasur me historianin sllavomaqedon të Universitetit të Shkupit,  Boban Petreski, ku unë, para komisionit të udhëhequr nga ai, me fakte historike dhe në mënyrën më shkencore arrita ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij.

Mua të ngratit asnjëherë nuk ma ka marrë mendja se pas një lufte aqë shumë të madhe shkencoro-historike, kundër serbëve e sllavomaqedonëve, do të duhet ta vazhdoj luftën edhe kundër Mustafa Nanos i cili mund të ketë edhe origjinë sllave e që mua nuk më pengon aspak.

Mustafa Nano si duket e njeh mirë gjuhën sllavomaqedone sepse përrallat e tia i ka mbështetur  vetëm në shkrimet shovene antishqiptare sllavomaqedone po edhe serbe. Nëna e Kastriotit, nga shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar si sllave me emrin Voisllava, e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër deshifrohet e lexohet si Vjosava.

Se emri i nënës së Skënderbeut-Vjosava, nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava,(dmth sllave ) kam marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.XVIII  ku emri i nënës se Skënderbeut është deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.

Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Vjosavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është  edhe një letër e shkruar nga   eremonahu  Mihajli nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është  i shkruar në  sllavishten e vjetër në vitin  1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se  ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,,  të Pollogut na ka lënë një shënim  për Vjosavën, të binë e mbretit të pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,,  një pyllë të madh me lisa,,. (“Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd,1982)

Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënës së Skënderbeut, Boban Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq – Ko je podigao manastir Zaum; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, se Vjosava eshte me origjinë sllave,  më bëri një shërbim shumë të madh dhe unë  nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizoj burimet që i kisha në disponim nga ai e të cilat burime tash mundet ti analizoi edhe Mustafa Nano.

Në bazë të burimeve, ai ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe familjes së sajë dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo dhe babai Gërguri i kan takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe asnjiherë nuk është shtrirë në Pollog.

Dhe ne, si që e analizuam dhe e deshifruam emrin Gërgur, nëpër mes të shqipes mund ta deshifrojmë edhe mbiemrin Tribalda e që ka për kuptim token e lagur, ,,te balda,, ,,tri baldat,, te rruga e baldës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendëbanimet shqiptare dhe ne të shumtën e rasteve janë përdorur edhe si mbiemra vetëm tek shqiptarët.

Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, vërtetohet  se ajo ka qenë me origjinë shqiptare, sepse mbiemri i sajë mund të deshifrohet dhe spjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe.

Argumenti i dytë që bie Petreski e që e ka marrë për bazë edhe Nano, ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon as Petreskit e as Nanos, sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur nga sllavët. Edhe sot në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gorgurnicë,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri… ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij.

Ja  edhe disa  burime Osmane që i kam gjetur e përkëthyer në Arhivin e Stambollit e që Petreskit e Mustafa Nano nuk i kan për zemër dhe nuk i pranojnë.

Oruç Bin Adil

Është autor i njerës nga historitë më të vjetra  të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh dhe botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. Uruç kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër shqiptarit (arnautit) Iskender, në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Maqedoni,Greqi ose Serbi.

Në faqe 115, tokat shqiptare  Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “I  biri i Evrenoz Beut, thotë ai,  mbëlodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve që mbrohej nga shqiptari Iskender”

Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Mbreti i shqiptarëve Iskenderi u arratis…”.  Në original është  “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari (mbreti) i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin.

Në faqe 123 Oruç potencon se  “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin  Shqiptarë, dhe  sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta merrte  atë sepse mbrohej nga shqiptarët të komanduar nga Iskenderi….”.

Nga kjo kuptojmë se përveç “Juvan Ili” (tokes së Gjonit ose Principatës së Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e që përmenden si Vilajeti i Shqiptarëve (arnavud vilajeti).

Kronikat Anonime Osmane.

Është fjala për veprën me titull “Tevarih El Osmaan” e cila përmbëledh një numër të shumtë kronikash anonime të shkruara në fund të sh.15 dhe fillimi i sh.16. Këto kronika janë analizuar dhe botuar nga Franc Giese, me titull: “Die altosmanischen anonymen Chroniken”, 1922, Bruksell.

Faqe 65, përmenden tokat e Gjon Kastriotit si toka shqiptare ku thuhet se: “ Sulltan Murati II  ….bëri një luftë të madhe ku sulmoi tokat dhe kështjellat e Gjonit. (Endene Juvaan Ilerin ve kahlerin fetëhun Etedin).

Edhe kronikat anonime osmane, Skënderbeun e quajnë si  “Mbreti i shqiptarëve”.

Faqe 70: “Sulltan Murati kreu fushatë kundër tokave të Juvanit (Gjonit) dhe vilajeteve tjera shqiptare”. Dmth principatave tjera shqiptare.

Faqe 125, “Shqiptarët në tokat e tyre kishin ngritur kulla në vendet e thepisura dhe në majat e maleve. Rrugët ishin aq të pakaluara sa edhe sorrat nuk mund të fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do të mund të hynte në tokat e tyre”.

Faqe 126. ,,Kur sulltani iu drjtua vendit të shqiptarëve, Iskenderi u arratis nga Durrësi në drejtim të frengut (Italisë),,. Këtu bëhet fjalë për momentin kur Skënderbeu shkoi në Itali për të kërkuar ndihmë dhe ata nuk e ndihmuan.

Edhe njëherë më duhet të potencoj se shkrimi eshtë berë kryekëput kundër tezave sllave, ku potencohet se Skënderbeu ishte me origjinë serbe dhe se nëna tij ka qenë me origjinë sllavomaqedone; dhe ky shkrim plotësisht vlen edhe kundër Mustafa Nanos se edhe tezat e tij janë të bazuara kryekjëput në ata sllav.

Autori është specialist i periudhes së Kastriotit

Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare, nga pollogu i Iliridës Read More »

Shumat marramendëse që shqiptarët lanë në kazino do ju heqin trurin, e frikshme

Biznesi më i madh është tek kazinotë. Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, bazuar në xhirot e deklaruara të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 miliionë euro. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për lloto e kazino janë rritur me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë.

Ironikisht, që prej vitit 2013, kur qeveria nisi me bujë aksionin për të luftuar këtë fenomen, të ashtuquajtur “Fundi i Marrëzisë”, apo ndryshimeve legjislative për t’i nxjerrë kazinotë jashtë qytetit (që nuk është zbatuar akoma dhe shtyhet vazhimisht) , marrëzia vetëm është shtuar dhe industria ka shënuar rritje dy shifrore vit pas viti. Në 2016-n, zgjerimi ishte 15%, ndërsa edhe në 2018 vlerësohet që ajo do të rritet ndjeshëm për shkak të Kampionatit Botëror dhe shtimit të pikave të lotove e basteve, që po shtrihen në kryeqytet e qytete të tjera të vendit, duke zëvendësuar baret e lokalet tradicionale.

Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike, rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë euro. Rritja e qarkullimit vjetor përr kazinotë ka qenë minimale në 2017-n.

Në të kundërt, kompanitë e basteve sportive kanë parë një rritje të ndjeshme të të ardhurave në 2017-n, ndonëse një vit i zakonshëm pa kampionate botërore apo europiane, i ndikuar nga shtipi i pikave nëpër qendrat e qyteteve.
Për lotaritë dhe bingot, shpenzimet janë më të ulëtat, në rreth 5 milionë euro.

Shpenzimet për frymë të shqiptarëve për kazino, loto, bingo etj kanë arritur në 46 euro në vitin 2017. Kjo shumë është e barabartë me atë që shpenzohet për t’u siguruar (tregu i sigurimeve në total ishte rreth 16.2 miliardë lekë në 2017-n, sipas AMF-së), ku pjesën më të madhe, rreth 60% e zë sigurimi i detyrueshëm, teksa kultura e sigurimit në vend është shumë e ulët. Por, ndërsa shqiptarët ngurrojnë të sigurojnë jetën, shëndetin, apo shtëpinë, ata nuk hezitojnë që të lënë miliona në kërkim të fatit të shpejtë./MONITOR/

Shumat marramendëse që shqiptarët lanë në kazino do ju heqin trurin, e frikshme Read More »

Ne Shqiperi nuk triumfoi Demokracia mbi Diktaturen, por mizerja mbi moralin/Nga arben Abazaj

Sido qe te sillemi, nuk do mundim ta shmangim perjetesisht perballjen me ndyresine e ketij realiteti, shkaqet dhe shkaktaret e tij!

Sido qe te genjejme veten do jemi te detyruar nje dite t’i japm pergjigje pyetjes:
Deri kur?
Ne Shqiperi nuk triumfoi Demokracia mbi Diktaturen, por mizerja mbi moralin.
Mizerja ne nje pjese te madhe u be menyre jetese.
“Rehatia e mizerjes” eshte sindroma me e keqe qe ka kapur kete vend!
Te sherosh kete semundje do shume vullnet e kurajo e ka kosto shume te rende.

Po atehere perse u dashka sheruar?!
Per nje arsye te thjeshte se mizerja nuk ka asnje shprese ardhmerie per kedo qe e trajton veten si njeri!
E keta qe e trajtojne veten si njeri edhe nese nuk jeni ju vete do jene femijet tuaj.
Prandaj sherimi prej “rehatise se mizerjes” edhe pse sot per sot me te njejten kosto sa vete mizerja, ka nje avantazh:
Jep te ardhmen!Arben Abazaj

Ne Shqiperi nuk triumfoi Demokracia mbi Diktaturen, por mizerja mbi moralin/Nga arben Abazaj Read More »

Doktor Leli i Vlorës ia ka “marrë dorën lekut”, 440 miilionë për “stilim” dhe ngrohje të sallës së Këshillit Bashkiak

“Doza e lartë” e korrupsionit u ka mpirë trurin, thonë “investim urgjent”, por do bëhet për 2 vjet

JA NJOFTIMI PËR TENDERIN

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Vlorë, sheshi “4 Heronjtë”, rruga: ”Osman Haxhiu”: Tel: 033 421 210; Fax 033 421 205, email: [email protected]

  2. Lloji i procedurës se prokurimit: Tender i Hapur

  3. Objekti i kontratës: ”Ndërtimi i sallës së Këshillit Bashkiak Vlorë + sistem ngrohje”

  4. Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-80692-07-25-2018

  5. Fondi limit: 37,578,384 (tridhjetë e shtatë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e treqind e tetëdhjetë e katër) lekë pa TVSH.

  6. Për vitin 2018 është parashikuar për financim vetwëm shuma: 23,912,000 (njëzetë e tre milion e nëntëqind e dymbëdhjetë mijë) lekë.

  7. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 3 muaj nga lidhja e kontratës.

  8. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 30.08.2018 ora 10.00/Pamfleti

Doktor Leli i Vlorës ia ka “marrë dorën lekut”, 440 miilionë për “stilim” dhe ngrohje të sallës së Këshillit Bashkiak Read More »

Video që ka prekur shumë persona nga dje deri sot, e dashura i bën djalit atë që nuk e priste asnjeri

Një propozim që përfundon me lot. Djali kishte menduar me detaje gjestin e tij, por nuk e kishte pritur se ajo mund ta refuzonte. Videoja kur vajza i tha jo propozimit të të dashurit të saj për martesë është bërë virale.

Në pamjet filmike shihet djali që ulet në gjunjë dhe i ofron të dashurës një buqetë me trëndafila.

Ajo merr trëndafilat, por kur ai nxjerr një unazë martese, vajza tund kokën dhe qan.

Më pas e dashura largohet nga skena me lot në sy duke i thënë “jo” propozimit.

Shikuesit të shokuar më pas vijnë për t’i dhënë mbështetje të riut që qëndronte në gjunjë.

Propozimi që u bë viral u zhvillua në një skenë në sheshin Paseo de la Fe në Monterrey, Meksikë.

Video që ka prekur shumë persona nga dje deri sot, e dashura i bën djalit atë që nuk e priste asnjeri Read More »

Zhvarrimi në SHBA, Mid’hat Frashëri do të prehet në Shqipëri

Eshtrat e një prej personaliteteve më të shquara kombëtare, Mid’hat Frashëri do të prehen brenda pak muajsh në Shqipëri. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që eshtrat e personalitetit të shquar të letrave shqiptare të zhvarrosen në Shtetet e Bashkuara dhe të kthehen në atdhe.

Ai vdiq nga një sulm në zemër në Lexington Hotel në Lexington Avenue në Nju Jork dhe është varrosur në Varrezat Ferncliff në Nju Jork në vitin 1949.

Sipas vendimit, ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor 2018, “e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

Do të jetë Ministria e Jashtme, nëpërmjet misionit të saj diplomatik të Shqipërisë në SHBA, që do të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e tij.

“Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, në programin 01120 ‘Mbështetje diplomatike jashtë shtetit’, t’i shtohet fondi prej 3 239 400 (tre milionë e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind) lekësh, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe të kulturës mbarëkombëtare Mid’hat Frashëri, me qëllim zhvillimin e ceremonisë shtetërore gjatë periudhës 14-22 nëntor 2018.

Fondi prej 3 239 400 (tre milionë e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind)) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit”, thuhet në vendim.

Zhvarrimi në SHBA, Mid’hat Frashëri do të prehet në Shqipëri Read More »