Aurora

Zëvendësimet në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë hap aplikimet

Gjykata e Lartë ka hapur aplikimet për gjyqtarët e interesuar për të kandidatura për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në faqen zyrtare të gjykatës, është shpërndarë njoftimi me thirrjen publike për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës. Afati i aplikimit për gjyqtarët që plotësojnë kriteret është deri në 15 Shtator.

Kjo lëvizje duket se vjen pas shkarkimit nga detyra të disa gjyqtarëve që ishin kandidatë për në KLGJ pasi nuk kaluan dot procesin e Vetting-ut.

“Në mbështetje të nenit 9 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për tu zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ. Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, lexohet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

“Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë, brenda datës 15 shtator 2018.
Dorëzimi i tyre duhet të bëhet në njërën prej mënyrave të mëposhtme:Dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00); ose me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë: “Gjykata e Lartë, rruga “Ibrahim Rrugova”, Tiranë”. Po ashtu edhe me postë elektronike, në adresën zyrtare elektronike të Gjykatës së Lartë:[email protected] (kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format WORD ose PDF)”, sqarohet te njoftimi.
Po ashtu bëhet me dije se, në përputhje me nenet 10/3 dhe 276/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, gjenden për t’u plotësuar nga gjyqtarët interesuar formularët, e deklaratës individuale e gjyqtarit që mbështet kandidatin; Formulari i vetë-deklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”; Formulari për informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. /atsh

Zëvendësimet në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë hap aplikimet Read More »

Vettingu “merr” edhe Gjykatën e Lartë, Mustafaj: Vendi pa nivelin e tretë të gjykimit, dramatike (Video)

Dramatike e ka cilësuar situatën me sistemin gjyqësor në vend, publicisti Besnik Mustafaj, teksa ka komentuar shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në kuadër të procesit të vettingut. Në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News24”, ai tha se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi të gjithë aktorët politikë, dhe jo vetëm, që ndërmorën reformën në drejtësi, pa marrë parasysh se mund të gjendeshin në kushte të tilla.

Sakaq, ai ka komentuar edhe zërat se kjo situatë ku ndodhet tashmë sistemi i drejtësisë, “është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin”.

“Është dramatike situata që vendi është pa nivelin e tretë të gjykimit. Sot një shqiptar nuk ka mundësinë e apelimit të një çështje. Kjo është përgjegjësi e të gjithë atyre që ndërmorën këtë reformë, klasës politike, që nuk e morën parasysh një situatë të tillë. Është shumë e rëndë që vendi të mos e ketë Gjykatën e Lartë, pra nivelin e tretë të gjykimit. Ka zëra, kritizerë, që kjo ka qenë e parashikuar nga Rama, në mënyrë që të bllokojë çështjet që mund të shkonin në Strasburg, kjo pasi një çështje nuk mund të shkojë atje nëse nuk ka kaluar të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor në vend. Sipas këtyre akuzave, kjo është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin”, u shpreh Mustafaj.

Publicisti thotë se pas verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe shkarkimit të tyre në rastet kur ka shkelje, duhet të vijohet edhe me pjesën tjetër të procesit, pra zëvendësimin e tyre, për të mos krijuar ngërç në institucionet e drejtësisë.

“Ata që e mbështetin reformën në drejtësi, thonë se po funksionon. Kjo sepse reforma ka mbetur vetëm në fazën e shkartisjes, shkarkimeve, ndërkohë që duhet edhe ana tjetër, pra zëvendësimi i tyre. Kjo reformë ka një vit që ka filluar dhe janë verifikuar më pak se 1/5 apo 1/6 e anëtarëve të gjykatave, dhe me këto ritme do zgjasë me vite procesi. Besoj se duhet të gjendet një mekanizëm për të ecur më shpejt. Nuk e di si i zë gjumi këta politikanë, kur situata me sistemin gjyqësor në vendin tonë, është e tillë”, u shpreh ai.

Duke ngritur shqetësimin për situatën në gjyqësor, Mustafaj thotë se do të ishte tejet kritik momenti nëse vendi ynë do të ndodhej në një situatë të jashtëzakonshme politike apo të sigurisë kombëtare, ku duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.

“Magjistratura do të thotë se do ketë studentë që do përfundojnë për dy vite. Padyshim që ky ligj duhet të ishte miratuar, por ne sot kemi imediate krijimin e të gjitha hallkave të sistemit. Nëse nesër Shqipëria gjendet në një situatë të jashtëzakonshme politike apo të sigurisë kombëtare ku duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese, si do t’ia bëjmë? Kjo nuk është në logjikën normale të atyre që bëjnë shtet”, u shpreh publicisti Besnik Mustafaj.

(BalkanWeb)

Vettingu “merr” edhe Gjykatën e Lartë, Mustafaj: Vendi pa nivelin e tretë të gjykimit, dramatike (Video) Read More »

Kungulleshka me vezë për mëngjes / Shije e lehtë dhe shëndet i mirë

Omleta është gjithmonë zgjedhja e duhur për një mëngjes të shëndetshëm.

Në ka një gatim që qendron në krye të recetave për një mëngjes të shijshëm, plot vlera ushqyese e të shëndetshme pa asnjë dyshim ato janë omletat.

Të kombinuara me perime të ndryshme, të miksuara apo thjeshtë me një prej tyre, spinaq a brokoli, lulelakër a patate, omletat, përbërësi kryesor i të cilave janë vezët përbëjnë një mënyrë ideale për të nisur ditën shëndetshëm.

Një mënyrë fantastike për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë, për të nisur ditën mbarë me energji.

Recetat e këtij gatimi të thjeshtë janë të shumëllojshme.

Këtë mëngjes AgroWeb.org jua sjell të kombinuar me një perime plot vlera, si kungulleshka.
Përbërësit
500 gr kungulleshka

6 vezë

80 gr djathë i bardhë i thërrmuar

2 lugë gjelle me majdanoz të grirë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper i zi
Përgatitja
Pasi t’i keni larë me ujë të bollshëm kungulleshkat, AgroWeb.org ju sugjeron t’i prisni në feta sa më të holla.

Më pas vendosini në një letër kuzhine, në mënyrë që të përthithet lagështira që ato kanë.

Në një tas përzieni vezët, djathin e thërrmuar dhe majdanozin. Më pas i shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës.

Vendosni tiganin në zjarr të lartë, dhe hidhni aty vajin e ullirit.

Si fillim shtoni fetat e kungulleshkave, dhe kthejini herë pas here që të marrin një ngjyrë neutrale.

Ky proces mund të zgjasë rreth 6-8 minuta në varësi të trashësisë së fetave të kungulleshkave.

Kur kungulleshkat të jenë gati, hidhni përzierjen e vezëve.

Sigurohuni që përzierja të përhapet në të gjithë sipërfaqen e tiganit dhe të kenë mbuluar kungulleshkat.

Lëreni në zjarr deri sa veza të ketë filluar mpiksjen.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju sugjeron që të ulni temperaturën e nxehtësisë dhe të mbuloni tiganin me një kapak për 10 minuta.

Hiqeni nga zjarri tiganin dhe kthejeni me kujdes në një pjatë.

Kjo omletë është e përshtatshme për katër persona. /AgroWeb.org

Kungulleshka me vezë për mëngjes / Shije e lehtë dhe shëndet i mirë Read More »

Kura 30 ditore me qumësht blete / Sekreti i përdorimit për shëndet të fortë

Është koha kur bletërritësit krahas mbledhjes së mjaltit të ri nisin edhe mbledhjen e qumështit të bletës, i cilësuar si shëruesi natyral i shumë sëmundjeve.

E ndërsa tani është pikërisht sezoni i mbledhjes së këtij lëngu mrekullibërës për shëndetin, bletërritësit shprehen për AgroWeb.org se kërkesat për qumështin e bletës janë gjithnjë e në rritje.

Përdorimi i qumështit të bletës çmohet për lehtësimin dhe kurimin e shumë problemeve shëndetësore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë popullore e cila zgjat nga 1 deri në 3 muaj në përdorimin të qumështit të bletës për shëndetin e gjithë organeve dhe trupit në përgjithësi.

Qumështin e bletës mund ta gjeni tek çdo bletërritës apo dhe pranë dyqaneve me produkte organike.
Përdorimi i Qumështit të Bletës
Kura popullore me qumësht blete rekomandohet që të konsumohet herët në mëngjes me stomakun bosh.

Këshillohet që doza që do të merret fillimisht vendoset poshtë gjuhës, mbahet për 2 minuta dhe më pas kapërdihet.

Rekomandohet të mbahet nën gjuhë pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Megjithatë, rekomandohet që kjo kurë të zgjasë nga 30 deri në 90 ditë dhe më pas ndërpritet.

Efektet e saj në organizëm nisin pas dy javësh, pra pas 15 ditësh.
Ndarja e Dozave dhe Si ta Ruani atë
Doza ditore vendoset në bazë të moshës dhe peshës trupore.

Për të rriturit, doza që rekomandohet është 1 gram në ditë ndërsa për fëmijët rekomandohet 0.3 deri në 0.5 gram në ditë.

Megjithatë në çdo rast, për përcaktimin e dozës AgroWeb.org jukëshillon që të këshilloheni me një mjek që njeh gjendjen tuaj shëndetësore.

Fëmijët që janë me qumësht gjiri rekomandohet ta marrin vetëm në raste specifike me këshillën e pediatrit.

Qumështin e bletës mund ta ruani në frigorifer, në temperaturë 3-5 gradë.

Duhet të ruhet në shishe të errëta dhe i mbështjellë me një letër të errët gjithashtu, pasi nuk duhet të ekspozohet ndaj dritës.

Ruhet në frigorifer për 12 deri në 18 muaj duke ruajtur të gjitha vlerat kurative.
Sëmundjet që Trajtohen
Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart.

Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumueshti i bletës përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si:

Hipertiroidisëm,

Diabeti,

Hiperkolesterolemi,

hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta),

sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut,

sëmundje kronike të mushkërive,

sëmundje të gojës,

probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit,

sëmundje të veshkave, artrite reumatoide,

probleme me riprodhimin,

ndihmon në periudhat e premenopauzës etj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.
Pastrues fantastik për organizmin nga toksinat
Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.

Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji.

Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë./AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Kura 30 ditore me qumësht blete / Sekreti i përdorimit për shëndet të fortë Read More »

Luani i Zemrës, Bima Mbrojtëse e Jetës

Që në lashtësi, luani i zemrës është përdorur për të trajtuar rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga ankthi.

Grekët dhe Romakët e lashtë e vlerësonin luanin e zemrës sepse besonin që ai i shëronte nga shqetësimet fizike dhe emocionale të zemrës.

Emri botanik i luanit të zemrës është Leonurus cardiaca dhe përshkruan më së miri paraqitjen dhe përdorimin mjekësor të kësaj bime.

Leonurus do të thotë “bishti i luanit” sepse shumë njerëz mendonin se gjethet e bimës i ngjanin bishtit të luanit. “Cardiaca” do të thotë “për zemrën.”

Në Shqipëri, kjo bimë rritet e egër në natyrë.

Njerëzve u duket si një barishte e zakontë, por ata që sigurojnë të ardhura falë bimëve mjekësore, e konsiderojnë veten me fat kur e gjejnë luanin e zemrës, pasi ia dinë mjaft mirë vlerat.
Vlerat shëndetësore të luanit të zemrës
Substanca alkaloid lenourine që gjendet tek luani i zemrës qetëson muskujt dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Ajo ul tensionin e gjakut dhe largon yndyrnat prej tij.

Disa prej vlerave më të shquara shëndetësore të luanit të zemrës janë :
Përdoret për kurimin e problemeve me zemrën

Aftësitë diuretike të luanit të zemrës shmangin kalcifikimin e arterieve dhe ulin hipertensionin. Luani i zemrës ul tensionin e gjakut sepse ka vitaminat A dhe C.

Ai përdoret edhe për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare, ul ritmet e larta të rrahjeve të zemrës, çrregullimet me zemrën dhe ul rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Kjo bimë ul rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga stresi, tensioni apo ankthi.

Përdorimi i luanit të zemrës për këtë çrregullim është miratuar edhe nga Autoriteti Gjerman i Mjekësisë.

Hipertiroidizimi është një simptomë që shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe Komisioni Gjerman shprehet se luani i zemrës mund të përdoret edhe kundër kësaj simptome.
Tonik për femrat

Luani i zemrës është një nga tonikët më të mirë bimorë për femrat.

Ka plot vlera për shqetësimet shëndetësore duke përfshirë edhe irritimin nervor.


Çrregullimet e lëkurës

Ekstrakti i luanit të zemrës ndihmon për të trajtuar disa probleme me lëkurën siç janë dermatiti, ekzema dhe kruarjet e tepërta.
Kundër irritimit dhe problemeve me sytë

Luani i zemrës përdoret kundër kruarjeve, problemeve me sytë dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut.
Lufton ethet, temperaturën dhe probleme të tjera të frymëmarrjes

Luani i zemrës parandalon ethet dhe temperaturën. Trajton kollën dhe simptomat e bronshitit.
Kundër edemës dhe problemeve me veshkat

Luani i zemrës përmirëson funksionet e veshkave dhe trajton edemën e shkaktuar nga problemet në këtë organ.
Shton oreksin

Luani i zemrës ka një shije të hidhur që nxit tretjen. Ajo duhet kombinuar me disa bimë të tjera aromatike në përgatitjen e një tretësire e cila duhet konsumuar me pika përpara çdo vakti.

Luani i zemrës është i dobishëm edhe kur pihet si çaj.

Shija e hidhur mund të zbutet duke shtuar erëza ose ëmbëlsues. Mjalti është një prej tyre.

Luani i zemrës kombinohet mirë edhe me trëndafilin e egër për përgatitjen e tonikëve të shëndetshëm të zemrës./AgroWeb.org

Luani i Zemrës, Bima Mbrojtëse e Jetës Read More »

Për Rënien në Peshë – Uthull Molle dhe Lëng Limoni për 30 Ditë

Gjatë stinës së verës, përpjekjet për të rënë në peshë intensifikohen më shumë.

Ekspertët janë kundër regjimeve drastike që e frenojnë njeriun nga ushqimi dhe rekomandojnë kura natyrale e të shëndetshme.

E tillë është kura me uthull molle dhe lëng limoni, përfitimet e së cilës AgroWeb.org i sjell më poshtë.

Uthulla e mollës ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, nxit ndjesinë e ngopjes, përmirëson tretjen dhe ndihmon në heqjen e kilogramëve të tepërt.

Nga ana tjetër, konsumi i vetëm i lëngut të limonit nuk shkrin yndyrnat e akumuluara në organizëm, por gjithësesi ofron shumë përfitime shëndetësore.
Uthulla e Mollës  Zgjat Ndjesinë e Ngopjes
Uthulla e mollës nxit rënien në peshë duke forcuar metabolizmin dhe frenuar oreksin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org një tjetër studim i vitit 2005 zbuloi se uthulla zgjat ndjesinë e ngopjes.

Përbërësi kryesor i uthullës është acidi acetik.

Sa më të larta dozat e acidit acetik në organizëm, aq më e plotë do të jetë ndjesia e ngopjes pas një vakti të pasur me karbohidrate.

Përveç kësaj uthulla e mollës nuk përbën problem për shqetësimet e stomakut, sidomos nëse e merrni në masën e duhur.

Sa më shumë të zgjasë ndjesia e ngopjes, aq më pak kalori do të merren gjatë ditës dhe me kalimin e kohës, pesha trupore do të arrijë nivelet e dëshiruara.
Vitamina C dhe Rënia Në Peshë
Lëngu i limonit ndoshta nuk shkrin yndyrnat apo detoksifikon organizmin për mrekulli por është një burim i shkëlqyer i kaliumit, vitaminës C dhe acidit citric.

Nga ana tjetër, disa studime të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C, arrijnë të tresin më shumë yndyrna në krahasim me të tjerët.

Në 30 mililitra lëng limoni gjenden 7 kalori por edhe 20 përqind e vlerës ditore të nevojshme të vitaminës C.

Kivi, specat dhe agrumet janë burime të tjera të shkëlqyera të vitaminës C.
Uthulla e Mollës Dhe Lëngu i Limonit Për Humbjen Në Peshë
Uthulla e mollës dhe lëngu i limonit janë dy substanca natyrale të cilat mund të përfshihen mjaft mirë në shumë regjime të ndryshme ushqimore.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që pesha mund të ikë sa hap e mbyll sytë vetëm duke pirë lëng limoni apo uthulle.

Mënyra më e mirë për të humbur peshë është nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

Uthulla e mollës dhe lëngu i limonit janë aleatë të vyer në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Nëpërmjet limonit, ju mund të pini më shumë ujë dhe të hidratoheni më shumë.

Nëpërmjet uthullës, ju mund të fuqizoni organizmin dhe përmirësoni tretjes.

Megjithatë duhet të tregoni kujdes me masat e konsumuara sepse të dyja këto lëngje janë acidike dhe shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Përgatitja

Për të përgatitur këtë kurë mjafton që çdo ditë të shtoni në një gotë 300 ml me ujë të vakët një lugë gjelle uthull molle dhe një lugë gjelle lëng limoni të freskët.

Përziejeni mirë dhe më pas pijeni pasi të keni ngrënë mëngjes. Provojeni për 30 ditë dhe organizmi juaj do të jetë më i lehtësuar./AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Për Rënien në Peshë – Uthull Molle dhe Lëng Limoni për 30 Ditë Read More »

Bill Clinton: Nënë Tereza më bëri ta dua kombin shqiptar

Përgatiti Altin Kocaqi

Fjalët e Presidentit të ShBA-së, Bill Klinton, kur u shpreh se “Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar; ndihem krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”, tregojnë qartë se ajo e kishte shpalosur zemrën e saj arbënore edhe para personaliteteve të mëdha, duke iu folur për vendin prej nga e kishte origjinën, duke i njohur me historinë e këtij populli të lashtë e heroik, si dhe problematikën që mbartte mbi shpinë.

Kudo ku shkonte, Nënë Tereza e tregonte me krenari prejardhjen e saj. Këtë e dëshmojnë shumë nga letrat dhe shkrimet e saj. Ajo e mbante gjithnjë në zemër atdheun e saj, asnjëherë nuk qëndroi indiferente ndaj fatit dhe gjendjes së popullit shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Madje, kujdesi i saj shprehej jo vetëm nëpërmjet lutjeve të vazhdueshme në ndihmë të kombit shqiptar, por edhe duke e çuar zërin te personalitete të shumta botërore në mbështetje të popullit të saj dhe lirisë së Kosovës, si dhe demokratizimit të Shqipërisë para viteve 90 të shekullit të kaluar.

Pjesë nga librii i ri i politologut edhe studiuesit Gjon Keka

Recensa e librit nga Dr.Don Lush Gjergjit

Gjon Keka: Nënë Tereza – Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave”

“Edhe një shkrim, botim, libër kushtuar Nënës Terezës, mos është gjë e tepërt, pas më se 200 titujve dhe botimeve në gjuhë të ndryshme anekënd botës? A thua ka ende diçka të re, që mund të shkruhet dhe të thuhet për Nënë Terezën? Këto dhe pyetje të ngjashme kanë një përgjigje, nëpërmjet këtij botimi, në të cilin Gjon Keka, së pari, gjen një titull të qëlluar dhe kuptimplotë, duke e cilësuar atë si “Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave”, shprehje kjo që, më së miri, cilëson lidhjen tonë të lashtë me ilirët, paraardhësit tanë, pastaj arbërorët gjatë shekujve dhe, së fundi me ne, shqiptarët e sotshëm. Cilësimi “e të gjitha kohërave” ia jep asaj dimensionin gjithë-njerëzor dhe hyjnor, si Nënë Universale, që tashmë i ka tejkaluar kufijtë e kohës dhe të hapësirës; është dhe mbetet Nënë për çdo njeri.

Cilësia e dytë e këtij shtjellimi na vetëdijëson se Nënë Tereza nuk është rastësisht shqiptare, katolike, misionarja e dashurisë, Nobeliste e Paqes, e Lume dhe e Shenjtë, sepse rrënjët e saj, pra edhe tonat, janë të thella, të lashta, të krishtera, martire, bamirëse, prej Shën Florit dhe Laurit e deri te ditët tona… Botimi i Gjon Kekës nuk është vetëm për t’u lexuar, por shtjelluar, thelluar, medituar, përvetësuar, sepse pa artin e jetës – fenë dhe dashurinë, gjithçka është e mangët, e zbrazët, kalimtare, e vdekshme. Nënë Tereza është për ne një Bijë, Motër dhe Nënë për këtë jetë e veprimtari, sidomos dëshmitare dhe ndërmjetëse për amshim të lumtur. ” Pjsese nga Parathenie tjeter nga Mr.Sare Gjergji: “Gjon Keka, i cili tashmë ka krijuar profilin e qartë prej studiuesi, si zakonisht zgjedh tema e figura të mëdha për trajtim.

Pas Skënderbeut, Konstandinit të Madh, Rugovës dhe Anton Çettës, kësaj radhe vjen me librin “Nënë Tereza – Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave”. Që në titull, autori sikur shpërfaq gjithë thelbin, palcën e librit. Mesazhi është i qartë: Nënë Tereza, duke qenë arbërorja (më) e famshme e të gjitha kohërave, njëkohësisht del të jetë edhe model për rrugëtimin tonë jetësor si komb. Ajo është jo vetëm pasqyra dhe dëshmia më e mirë e vlerave më qenësore të qenies sonë kombëtare në botë, por, njëkohësisht, është kripa e tokës dhe drita e botës (edhe amë, gjithsesi); është shëmbëllimi dhe dëshmia më e mirë e Atij, në emrin e të cilit veproi… Autori, jo vetëm që provon, por edhe është krejt origjinal e i veçantë në mënyrën se si i qaset figurës komplekse të Nënë Terezës, dritës që ndriçon anët më të errëta të shoqërisë, siç shprehet ai.

Edhe diskursi i autorit dhe mënyra e rrëfimit janë në nivelin e temës që ai trajton. Ai nuk ekzagjeron, as rrëmbehet në mënyrë emocionale kur një shenjtëreshë na ofron për identitet, sidomos tashmë kur tokën dhe qiellin i lidh një arbërore, e cila aq shumë e deshi atdheun dhe popullin e vet, Shqipërinë e shqiptarët. Autori, jo pa qëllim prek dhe këtë aspekt të jetës së Nënë Terezës, në një kohë kur përdhosja e figurave tona kombëtare po ndodh para syve tanë e nga vetë ne shqiptarët. Edhe për mënyrën se si shtrohet dhe trajtohet tema, figura e Nënë Terezës, besoj do t’i imponohet lexuesit dhe studiuesve terezianë, por jo vetëm.”

Bill Clinton: Nënë Tereza më bëri ta dua kombin shqiptar Read More »

“Në Greqi ra gjëma, në Shqipëri na hapën barkun”

Nga Enkel Demi

Tani që zjarret në Greqi lanë pas këtë bilanc të tmerrshëm që po fryhet përditë sikur me qenë kancer, vë re që të paktën ka rënë patetizmi. Në raste fatkeqësish apo vdekjesh, shqiptarinë e zë një patetizëm i madh.

Mendoj se miti i vdekjes është i lidhur pazgjidhshmërisht me qenësinë tonë ilirike mbi këtë tokë. Na vjen nga lashtësia dhe sido që sot jemi krejt ndryshe të zhvilluar, rrënjët na tërheqin fort pas vetes. Vajtimi i Ajkunës është një klithmë që e vë re në çfarëdo morti.

Vajin e burrave në veri na e dëshmoi më së miri Martin Camaj, madje pas vdekjes së vet. Vajtojcat e toskërisë janë kudo, ku ndodh zija. Këngën e Ali Pashait e kemi këngë dasme. Gjëmë në dasëm, ku njerëzit kërcejnë hareshëm vdekjen.

Kjo shpjegon, përse jemi aq të ndjeshëm, (po ngulmoj) patetik, kur ora e keqe ndodh. Jemi ndoshta i vetmi vend në botë që japim drejtpërdrejtë në televizion ceremoni të përcjelljes së fundit, jemi ndoshta të rrallë që filmojmë mortin e njeriut të afërm, që ta shohim si kujtim, ashtu si kemi bërë me lindjen apo martesën.

Në këtë këndvështrim shprehja e dhimbjes për llahtarën e Greqisë është mëse e kuptueshme për shqiptarët, të cilët e përjetojnë vdekjen, po aq fort sa jetën. Kjo shpjegon që në rrjete sociale gjeje me qindra mijëra ngushëllime apo shpallje të këtilla si: “Unë jam Grek!”, “I love Greece”, “Zemra ime është në Greqi” e plot të tjera.

Madje, një shkrim që bëri Ergys Mërtiri u vendos në shtyllën e turpit. Në fakt, Ergysi veç sa u keqkuptua, por kjo vlejti për të nxjerrë në krye që “…nuk thuhen këto gjëra, kur tjetrin e ka prekur një fatkeqësi e madhe.”, apo “…ç’faj kanë njerëzit e pafajshëm se ç’bën politika?”.

Edhe këtu kemi mitin e vdekjes që na udhëheq. Për të vdekurin flitet vetëm mirë. Kjo është një marrëveshje që e kemi të shkruar në gjak, nuk e ka mësuar kush. Nuk ka lidhje me mirësjelljen, por me nevojën për të lëvduar heroin që kësaj here ra në fushën e betejës, pra në vdekje.

Në mes të komenteve të shumta, ato që më bënë më shumë përshtypje, të vetmet që nuk lidhen me mitin, të vetmet që më hapin barkun janë të llojit: “Greqia na ka mbajtur me bukë”, “Fëmijët na i ka rritur Greqia”. “Greqia na bëri njerëz” e kështu me radhë. Që të kuptohemi do më përzihej njësoj, nëse këto fjali do të nisnin me Gjermania, Italia apo Amerika.

Sipas mendimit tim, Greqia nuk ka mbajtur askënd me bukë dhe askujt nuk i ka bërë ndonjë nder të kësaj natyre. Greqia, ashtu si vendet e tjera europiane pritën refugjatët shqiptarë pas viteve ’90 dhe për këtë i duhet thënë “faleminderit” me gjysëm zëri, pasi ato operacionet “fshesa” janë shprehja më e ulët e racizmit që mund të shprehë një shtet më i pasur për fqinjin e tij më të vobektë. Për të tjerat, këta njerëz punuan orë e pa orë, ditë e natë dhe u shpërblyen më pak se grekët apo italianët.

Bënë punët më të vështira dhe e mbajtën vetë veten me bukë. Fëmijët e tyre shkuan në shkollat publike dhe jo në pak raste shkëlqyen. Po në shumë raste grekët nuk i lanë ta mbanin flamurin në parakalimin e shkollës. Atje, ku i lanë u përballën me mërinë smirëzezë të prindërve të tjerë grekë, të cilëve u ndyhej flamuri po ta mbante në dorë një çupë apo djalë shqiptar. Askënd nuk bëri njeri Greqia a Gjermania. Janë ata prindër, ajo familje, ato rrënjë që na kanë bëjnë këta njerëz që jemi sot, të mirë apo të këqinj qofshim.

Perëndimi na mësoi do mënyra më të qytetëruara, por na e mati kokën me pe. Ndaj, ata që thonë këto gjepura e që në festa kërcejnë sirtaki, kanë një problem psikologjik të ngjashëm me Sindromën e Stokholmit, të cilën nuk jam duke e shpjeguar, se ka me u ardh’ hidhët, nëse nuk e njohin.

“Në Greqi ra gjëma, në Shqipëri na hapën barkun” Read More »