Aurora

Vetting-u, gjyqtari Artur Malaj konfirmohet në detyrë

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Artur Malaj kalon me sukses procesin e Vetting-ut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Malaj, duke e konfirmuar në detyrë.

“Trupi gjykues pasi dëgjoi zotin Malaj, e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit trupi gjykues, vendosi konfirmimin në detyrë të zotit Artur Malaj”, deklaroi relatorja Genta Tafa Bungo.

Në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli kundër DSIK për Malaj. DSIK e konsideronte të papërshtatshëm Malaj për të vijuar ushtrimin e detyrës pasi ishin zbuluar lidhje të tij me elemente kriminalë.

Gjykatësi administrativ kandidon për postin e inspektorit të lartë të Drejtësisë./atsh

Vetting-u, gjyqtari Artur Malaj konfirmohet në detyrë Read More »

Siguria ushqimore, AKU bllokon 25.3 ton miell gruri në Kapshticë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 25.3 ton miell gruri me origjinë greke, për shkak të parregullsive në vërtetësinë e dokumentacionit që e shoqëronte.Trupat inspektuese e DRAKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqet lehtësisht. Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës. Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 25.3 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë. AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët/atsh

Siguria ushqimore, AKU bllokon 25.3 ton miell gruri në Kapshticë Read More »

Pse ky sezon turistik është më i sigurt se vitet e kaluara?

Qendrat shëndetësore verore në zonat turistike kanë ofruar shërbime mjekësore për 17,556 pushues deri tani, ndërsa shërbimi autoambulancave ka ofruar ndihmën e shpejtë për 510 qytetarë.

Këtë sezon turistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social ka hapur 26 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe ato malore. Përveç shërbimit 24 orë në qendrat shëndetësore verore, janë vendosur autoambulanca fikse në 17 zonat më të frekuentuara turistike, për t’iu përgjigjur në kohë pushuesve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Këto të fundit i bëjnë më të sigurt pushimet për ata që zgjedhin bregdetin shqiptar, për t’u çlodhur.

Gjithashtu, spitalet pranë këtyre zonave funksionojnë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i helikopterëve është në dispozicion të emergjencave. I gjithë shërbimi po koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në mënyrë inovatore, ç’ka u përgjigjet qytetarëve në ndihmë, në kohë më të shpejtë./atsh

Pse ky sezon turistik është më i sigurt se vitet e kaluara? Read More »

OSBE: Meta kapo i mafies dhe drogës, Berisha grabitës pronash, Rama ka fshehur 200 milionë euro

Në vitin 2015, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i rrodhi në media një raport për krerët e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare. Raporti fliste për veprimtarinë kriminale të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, tre njerëzit që sundojnë Shqipërinë prej 28 vitesh.

Raporti nuk përmendte Lulzim Bashën, të cilin Berisha e ka përdorur në krimet më të mëdha të pluralizmit, si për vrasjet e 21 Janarit, vjedhjen e 230 milionë lekëve me rrugën Durrës-Kukës dhe shitjen e 354 km katrorë det Greqisë.

Sipas raportit, Sali Berisha ka grabitur pronat publike me Damir Fazlliçin. Edi Rama ka fshehur 200 milionë euro në SHBA para korrupsioni, ndërsa Ilir Meta ka lidhje me mafien dhe grupet e trafikut të drogës. Berisha, Rama dhe Meta reaguan fort dhe përzunë nga Shqipëria ambasadorin e OSBE, Florian Raunig, pasi e detyruan se ato që ishin shkruar për kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare nuk ishin të vërteta.

Ky raport i zi dhe turpërues për kombin shqiptar, duhet të jetë objekt hetimi nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme. Drejtësia e re duhet të hetojë burimet e këtij raporti, mosveprimin e drejtësisë aktuale që kontrollohet nga treshja Rama-Berisha-Meta dhe të vërtetën e përfshirjes së tyre në krimin e organizuar, afera korruptive, grabitjen e pronave dhe pastrimin e parave.

Ja çfarë thotë raporti i OSBE

1. Sali Berisha (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazlliç – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës.

2. Edi Rama (PS): Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço Kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshme. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro.

  1. Ilir Meta, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjetikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës./korrieri

OSBE: Meta kapo i mafies dhe drogës, Berisha grabitës pronash, Rama ka fshehur 200 milionë euro Read More »

Shpërthen Ndrenika: O And Bushati a je zonjë a zotëri? Po të ndesha gjej vrimë ku të futesh

Aktori i njohur i skenës shqiptare Robert Ndrenika, përmes një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur gazetarit Andi Bushati, pas shkrimeve të këtij të fundit  lidhur me Teatrin Kombëtar. Ndrenika thotë se Bushati ka shpifur për të dhe e paralajmëron të mos i dalë përballë “deri në 7 metra”.

PARALAJMËRIM !!! O “TI” And…Bushati (je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje. Mos më dil perball deri ne 7 metra (se me tutje nuk shikoj mirë) Të intereson më shume si k analist i cquar që je të vazhdosh luftën intransigjente kundër komunizmit! Të bëj me dije se po të ndesha gjej vrimë ku të futesh !!! Se tashmë je rritur dhe nuk të nxe as “vend lindja” !!! Robert Ndrenika…dhe vazhdim..

Shpërthen Ndrenika: O And Bushati a je zonjë a zotëri? Po të ndesha gjej vrimë ku të futesh Read More »

Ju ka ndodhur që të flini plot dhe të ndiheni të lodhur? Ja ç’po ndodh me ju

Ketu keni disa shpjegime pse ndihemi të lodhur edhe pas tetë orësh gjumë, apo duam te fleme akoma:

Mos u zgjoni shumë herët

“Në përgjithësi, popullsia ndahet mes atyre që janë në formë dhe produktivë në mbrëmje dhe ngrihen të lodhur në mëngjes, dhe atyre që zgjohen herët në mëngjes dhe në mbrëmje janë të përgjumur”, – shpjegon Dr. Paola Proserpio nga Qendra e Mjekësisë së Gjumit në Spitalin Niguarda. Dhe në qoftë se këto ‘kronotipa’ shpesh kanë një bazë gjenetike dhe një familjaritet, është po aq e vërtetë që në kategorinë e parë tentojnë të hyjnë adoleshentët”.

Të rrethoheni nga njerëz negativ

Vazhdimi i ballafaqimit me kolegët ankues dhe miqtë e zhurmshëm në të vërtetë mund të jetë e lodhshme dhe përfundon duke e drenazhuar të gjithë energjinë. “Për të parandaluar që këta njerëz të na bëjnë të paguajmë detyrimet fizike dhe mendore, ne duhet t’i heqim ato sa më shpejt që të jetë e mundur”, këshillon osteopati Vicky Vlachonis.

Të kesh një jetë seksuale të përgjumur

Trajtimi i lodhjes si një justifikim për të mos pasur seks nuk vlen më, sepse një studim i botuar në Forbes ka vërtetuar se intimiteti ndihmon për të pushuar më mirë gjatë natës. Merita e prolaktinës që lëshohet gjatë orgazmës dhe nivelet e të cilave janë natyrisht më të larta kur flini. Dhe ka një lajm të mirë edhe nëse jeni më shumë tipi i takimeve “të nxehta në mëngjes”: sipas Dr. Hilda Hutcherson të Universitetit të Kolumbias, “seksi ju bën të ndiheni shumë më aktiv sesa të përgjumur”.

Të keni mangësi të magnezit

Edhe pse mund të duket e çuditshme të mendosh për magnezin si një mineral “relaksues”, një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë ka treguar se si kjo substancë që është aq e rëndësishme për trupin, përmirëson cilësinë e gjumit dhe kohën që duhet të flemë. “Kjo është arsyeja pse mungesa e këtij minerali, si dhe e hekurit, mund të shkaktojë lodhje”, paralajmëron Dr. Proserpio, i cili këshillon t’i rezervoni ato, veçanërisht gratë, sidomos gjatë shtatzënisë.

Vazhdoni me palestrën

Duket një paradoks, por për të kapërcyer lodhjen, sekreti është që të lëvizësh. Siç është theksuar në një studim të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “kryerja e veprimtarisë së rregullt fizike mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit dhe t’ju ndihmojë të flini më mire”. Me disa masa paraprake, megjithatë, është mirë të keni parasysh, – sugjeron eksperti i Qendrës së Mjekësisë së Gjumit të Spitalit Niguarda, – si të shmangni kryerjen e stërvitjes me intensitet të mesëm dhe të lartë në orët para gjumit, duke preferuar pasditen e vonë”. Dhe për të marrë disa përfitime, nuk është e nevojshme të kaloni orë në palestër: duke pasur parasysh një studim të Fondacionit Kombëtar të Gjumit, vetëm 150 minuta në javë me aktivitet fizik të moderuar janë të mjaftueshme për t’u ndjerë 65% më pak të lodhur gjatë ditës.

Të mos merrni mjaftueshëm rrezet e diellit

Drita rregullon ciklin circadian dhe prandaj paraqet stimulin kryesor që shkakton zgjimin. “Kjo është arsyeja pse është e dobishme të ekspozoheni në diell në mëngjes, – shpjegon Proserpio, – dhe në vend të kësaj shmangni ekspozimin e tillë në orët e pasdites, në mënyrë që të parashikohet lirimi i melatoninës gjatë natës dhe më pas të bini në gjumë më lehtë”. Megjithatë, dielli shumë i madh mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës, doza optimale e përditshme është një ose dy orë pa harruar se rrezet e diellit gjithashtu garantojnë një dozë të lirë të vitaminës D, e cila ndihmon trupin të mbrohet nga sëmundja.

Vuajtjet nga sëmundjet autoimune

Siç thotë Dr. Proserpio, “gjëja e parë që duhet të bëjmë kur përballemi me pacientë që ankohen për problemet e lodhjes ose përgjumjes është të përjashtojmë praninë e sëmundjeve të brendshme”. Këto përfshijnë të ashtuquajturat “sëmundje autoimune”, të cilat, siç konfirmohet edhe në një publikim online të Departamentit amerikan të Shëndetësisë, shkaktojnë lodhje dhe prekin tri herë më shumë gratë sesa burrat. Sëmundje të tjera që duhet të hetohen gjithmonë, – përfundon Proserpio, – janë ato që kanë të bëjnë me tiroiden, ndryshimet në funksionin renal ose hepatik dhe sëmundjet hematologjike dhe reumatologjike.

Një dhomë gjumi si fushë betejash

Duke qenë të rrethuar me këpucë, rroba dhe revista, sigurisht që nuk iu zë gjumi. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është një pastrim i mirë. “Dhoma ku flini nuk duhet të ketë gjë tjetër, përveç gjërave të domosdoshme për të fjetur, – shkruhet në listën e rregullave të gjumit të hartuara nga Shoqata Italiane e Mjekësisë së Gjumit – prandaj nuk është e këshillueshme që të mbani televizor aty, kompjuter dhe tavolinë pune për të shmangur vendosjen e lidhjeve mes aktiviteteve jorelaksuese dhe mjedisit, në të cilin ne duhet të krijojmë një gjendje relaksimi që favorizon fillimin dhe mirëmbajtjen e gjumit të natës”.

Gabimi me ushqimet

Ajo që keni vënë në pjatën tuaj disa orë para se të shkoni në shtrat, mund të bëjë një ndryshim të madh në atë se sa shpejt bini në gjumë dhe në cilësinë e gjumit vetë. “Gjithmonë është mirë të shmangni pijet me kafeinë ose pije të ngjashme, si dhe alkoolin në orët e mbrëmjes, – thuhet sërish në listën e rregullave të gjumit, – dhe janë gjithashtu të papërshtatshme edhe ushqimet shumë kalorike, si dhe ushqimet me nivele të larta të proteinës”.

Gjumi në fëmijëri

Pikërisht ashtu siç ndodh me të rriturit, edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea e natës, por në këtë rast ato janë më shpesh të shkaktuara nga hipertrofia e adenotonsillar. “Kjo përgjumje, sidoqoftë – thotë eksperti i Qendrës së Mjekësisë së Gjumit të Spitalit të Niguarda – nuk duhet të konsiderohet si simptomë kryesore, sepse është e pranishme në një pakicë të subjekteve.”/korrieri

Ju ka ndodhur që të flini plot dhe të ndiheni të lodhur? Ja ç’po ndodh me ju Read More »

Turistët e huaj, të gatshëm ta rekomandojnë Shqipërinë si vend për t’u vizituar

Turistët e huaj që vizitojnë për herë të parë Shqipërinë kanë përshtypje shumë të mira dhe thonë se do ta vizitojnë sërish, ose do ta rekomandojnë në vendet e tyre të origjinës si destinacion për t’u vizituar.

Nga rezultatet e para të anketimeve në kuadër të programit “Smile Albania” rezulton se turistët e huaj tregojnë një përshtypje fenomenale për vendin tonë, sidomos kategoria e turistëve që vijnë për herë të parë në Shqipëri.

Këtë e konfirmoi sot, zv/ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku. Sipas tij, “programi Smile Albania, i ka kaluar pritshmëritë dhe ka sjellë një vlerë të shtuar për turizmin tonë.

“Ndaj ne po bëjmë përpjekje që ky program të jetë i përhershëm dhe të vazhdojë të funksionojë edhe gjatë pjesës tjetër të vitit. Kjo lidhet me synimin e qeverisë për një turizëm të qëndrueshëm që shtrihet gjatë gjithë vitit duke sjellë fitime në ekonominë e vendit dhe duke u përdorur si instrument për të luftuar varfërinë dhe krijuar vende të reja të punës”, tha Çeku.

Ai theksoi se “kemi një konfirmim të trendit të rritjes së pushuesve që vijnë në Shqipëri dhe trendi dyshifror i rritjes po vazhdon”./atsh

Turistët e huaj, të gatshëm ta rekomandojnë Shqipërinë si vend për t’u vizituar Read More »

4 llojet e dhimbjes së kokës që paralajmërojnë praninë e një sëmundjeje

Dhimbjet e kokës janë të ndryshme dhe metodat e lehtësimit nuk veprojnë njësoj për të gjitha. Pas një dhimbjeje në dukje të thjeshtë mund të fshihen shumë arsye por sipas mjekëve, 4 shenja nuk duhet t’i neglizhoni kurrë.

Dhimbja e kokës mund të shoqërohet me dehidratim, lodhje e simptoma të tjera dhe njerëzit mund të mendojnë se thjesht e kanë nga lodhja, por këto të fundit mund të paralajmërojnë dhe praninë e një sëmundjeje.
Ekzistojnë katër lloje kryesore të dhimbjes së kokës dhe secila prej tyre mund të thotë diçka për shëndetin , por e rëndësishme është të dalloni dhimbjet nga njëra- tjetrën. Duke ditur se çfarë lloj dhimbje koke jeni duke përjetuar mund ta trajtoni atë në mënyrë korrekte.
1. Dhimbje koke shkaktuar nga tensioni i kokës
Një dhimbje koke tensioni është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokes. Ajo ndjehet si një dhimbje e vazhdueshme ose presion rreth kokës, sidomos pas kokës dhe qafës. Ekspertët besojnë se kjo lloj dhimbje koke mund të shkaktohet nga tkurrja e qafës dhe muskujt, e cila mund të jetë një përgjigje ndaj stresit.
2. Migrenë
Migrena prek rreth 38 milion burra, gra dhe fëmijë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Migrena është më shumë se vetëm një dhimbje koke. Është një shumatore e shumë efekteve negative të simptomeve neurologjike që shoqerohen me të vjella, marramendje, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritave dhe erës.
3. Dhimbja tek zona e syve
Kjo dhimbje zakonisht prek zonën e syve dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Shkaku është i panjohur, por kjo lloj dhimbje koke ndodh kur një rrugë nervore me bazë në tru është aktivizuar.
4. Sinuseve

Dhimbja e kokës e ilustruar si në figurën e katërt në foton e mësipërme shaktohet nga sinuset e bllokuara apo të infektuara. Kjo dhimbje shoqërohet me ethe, dhe presioni rreth syve, ballit dhe mollëzave.

4 llojet e dhimbjes së kokës që paralajmërojnë praninë e një sëmundjeje Read More »