Aurora

420 masa ndëshkimore ndaj zyrtarëve që nuk ju përgjigjën qytetarëve

420 masa ndëshkimore janë dhënë këto 10 muaj për zyrtarët e identifikuar nga hetimi administrativ si përgjegjës për mospërgjigjen në kohë ndaj qytetarëve.

Drejtësia është sektori ku ka pasur më shumë masa ndëshkimore, plot 239 të tilla, e ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës me 49 masa ndëshkimore.

Më pas vijnë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit me 39 zyrtarë me masa ndëshkimore secila.

30 masa ndëshkimore janë dhënë edhe për zyrtarë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e ndjekur nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë me 18 masa ndëshkimore.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka pasur 8 zyrtarë me masa ndëshkimore, Ministria e Mbrojtjes 3 zyrtarë me masa ndëshkimore dhe Ministria e Brendshme vetëm 1 zyrtar./atsh

420 masa ndëshkimore ndaj zyrtarëve që nuk ju përgjigjën qytetarëve Read More »

Mbi 300 mijë turistë në Tiranë, shtohen vizitorët disa ditorë

Nga janari në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 1.4 milionë të huaj, nga këta 300 mijë kanë vizituar Tiranën si turistë.

Këtë vit është shtuar numri i atyre që qëndrojnë disa ditë në kryeqytet, jo vetëm në hotele, por edhe apartamente. Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në Tiranë, 300 mijë turistë. Shtohen vizitorët që qëndrojnë disa ditë. Ky po është një superlajm. Për Tiranën, që ndoshta nuk ka det, por ka një mikpritje, jetë artistike e ushqime për t’u pasur zili”, -shkruan Veliaj në faqen zyrtare, në rrjetin social “Facebook”./atsh

Mbi 300 mijë turistë në Tiranë, shtohen vizitorët disa ditorë Read More »

Kapshticë, AKU sekuestron pesticide të ardhura nga Greqia, bllokon makinën me 72 kg mjaltë

AKU vijon aksionin e sekuestrimit të produkteve të pakontrolluara, ku në fokus të veçantë ka kontrollin e mjeteve të vogla si burim kryesor i futjes së pesticideve si dhe produktet ushqimore të pa kontrolluara në vend.

Trupat inspektuese në Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar se  shtetasi, PetroKycyku  me makinën e tij tip “Seat  Ibizza” , me targë“NEB 3653” kishte sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim.

Konkretisht në automjetin e tij u gjetën 10 kg disperss, 20kg fungicidorigjina greke, 10 kg, Plerues organik theocal, 100 kg npk kompleks si dhe 1 litër plehrues gjethor Boroplus, me etiketë në gjuhën greke. Këto impute bujqësore janë të paregjistruara në listën e preparateve dhe e mbrojtjes së bimëve,  miratuara nga MBZHR si dhe  në mungesë të plotë të dokumentacionit që bie në kundërshtim me ligjin  9362,nenet 13,14,23 për mbrojtjen e bimëve.

Po ashtu inspektorët e Aku-së  në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë bllokuar edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë  – produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë, apo fiskal – shkelje të parashikuara në   ligjin 9863 dt:28.01.2008 për ushqimin, e ndryshuar sipas legjislacionit në fuqi.

Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, ArgiropulosThoma me automjetin e tij tip “BMW” me targë “KAH-9194”  tentoi  të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa  nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i të dy ngarkesave duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të produkteve të lart përmendura.

Kapshticë, AKU sekuestron pesticide të ardhura nga Greqia, bllokon makinën me 72 kg mjaltë Read More »

Lagjes “Mangalem” në Berat i rikthehet shkëlqimi

Trashëgimisë kulturore çdo ditë po i kushtohet një vëmendje e veçantë nga institucionet përkatëse për ti mirëmbajtur ato dhe për ti kthyer në atraksione të denja turistike për vizitorët.

Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK-Berat janë duke ndërhyrë në fasadat kryesore të ansamblit të lagjes “Mangalem”.

Këto ndërhyrje përkatësisht në katër monumente, konsistojnë në mirëmbajtjen periodike duke realizuar riparimet e suvatimeve të dëmtuara me teknikën tradicionale dhe përdorimin e materialeve të njëjtë me ato origjinale, trajtimin e elementëve drusor me vaj liri si dhe lyerjen me sherbet gëlqereje.

Kompleksi i lagjes “Mangalem” është unik në artin e ndërtimeve. Ka formën e një piramide, që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. “Mangalemi” është një nga pikat më të fotografuara, pikturuara, gdhendura në dru e gurë, është emblema e Beratit. Shtëpitë e bardha duket sikur i mbivendosen njëra-tjetrës, prandaj ndryshe Berati quhet “qyteti i një mbi një dritareve”./atsh

 

 

Lagjes “Mangalem” në Berat i rikthehet shkëlqimi Read More »

Në shtator nuk do të lejohen më celularët në shkolla

Në vitin e ri shkollor që nis në shtator, nxënësit nuk do të lejohen të mbajnë celularë gjatë orës së mësim.

Urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe pritet që të zbatohet në vitin e ri arsimor që fillon më 17 shtator. Në vendim qartësohet ndalimi gjatë procesit mësimor, gjatë orëve të mësimit por jo në pushime dhe aktivitete të tjera.

Vetëm tre ditë më parë, Parlamenti francez miratoi me shumicë unanime ligjin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Sipas ligjit të miratuar, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme./atsh

Në shtator nuk do të lejohen më celularët në shkolla Read More »

Çfarë mendojnë vizitorët për turizmin në jug të vendit?

Këtë javë ka nisur në terren puna për intervistimin e turistëve që vizitojnë zonat turistike në jug të vendit.

Ky anketim është pjesë e studimit të vlerësimit të impaktit dhe zhvillohet në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin që financohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Studimi parashikon kryerjen e rreth 1,300 intervistave me turistë çdo verë, në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit, Përmetit dhe përgjatë korridorit turistik që kalon në këtë rajon. Ai ka nisur që në vitin 2017 dhe do të zgjasë 5 vjet deri në vitin 2022.

Qëllimi i këtij anketimi është marrja e opinioneve të turistëve lidhur me një sërë çështjesh të lidhura me nivelin dhe cilësinë e shërbimeve që ofrohen sot në tregun turistik shqiptar, destinacionet turistike, objektet e trashëgimisë historike dhe kulturore, cilësinë e informacionit të lidhur me turizmin, gastronominë, aksesin drejt zonave turistike, infrastrukturën dhe kushtet e transportit, trendin dhe modelin e shpenzimeve të turisteve gjatë qëndrimit të tyre, kohëzgjatjen e qëndrimit, etj. Anketimi i turistëve do të shoqërohet dhe me anketimin e familjeve dhe bizneseve në zonën e ndërhyrjes. Studimi do të japë një panoramë të qartë mbi efektet që po sjellin investimet në zhvillimin socioekonomik në përgjithësi dhe atij të turizmit në veçanti. /atsh

Çfarë mendojnë vizitorët për turizmin në jug të vendit? Read More »

Vlora me parkun më të madh fotovoltaik, MIE hap tenderin

Vlora do të ketë parkun më të madh të prodhimit të energjisë nga dielli.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka hapur procedurën konkurruese për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik, me kapacitet prodhues 50 megavat, në Zonën e Akërnisë (Vlorë, që njihet si një nga zonat me rrezatimin më të lartë diellor).

Investimi parashikohet në vlerën prej 70 milionë euro. Ky është projekti i parë me këtë kapacitet në fushën e energjisë së rinovueshme në vendin tonë dhe synon të jetë një nga investimet më të mëdha në rajon në kapacitete të reja të prodhimit të energjisë.

Ndërkohë që ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje kompanive të interesuara për ndërtimin e impiantit që të paraqesin ofertat brenda datës 17 shtator kur do të zhvillohet tenderi.

Kohëzgjatja e marrëveshjes së projektit është 30 vjeçare dhe çmimi i blerjes së energjisë është i garantuar 100 euro për megavat për 15 vitet e para të investimit. /atsh

Vlora me parkun më të madh fotovoltaik, MIE hap tenderin Read More »

Agroturizmi shqiptar drejt zhvillimit, shtohen modelet e suksesit

“Arturi dhe bashkëshortja e tij kanë investuar në agroturizëm që prej vitit 2015, duke krijuar 6 mijë rrënjë bimë frutore dhe fidanë, me sipërfaqe 7 hektarë e gjysmë.

Edhe pse pa eksperiencë në këtë sektor, pasioni i madh e ka transformuar këtë zonë nga një sipërfaqe pa funksion, në një oaz turistik me emrin shpresëdhënës “PEMA E JETËS””.

Kështu shkruan ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi në rrjetin social “Facebook”, duke përcjellë mesazhin se ky investim, është një histori suksesi në fushën e agroturizmit shqiptar që po lulëzon gradualisht në zona të ndryshme të vendit, inkurajuar dhe mbështetur edhe nga politikat e qeverisë.

Qeveria ka nisur këtë vit, për herë të parë zbatimin e një programi të madh kombëtar për zhvillimin e agroturizmit.

Agroturizmi shihet si mundësia që do të ndryshojë tërësisht situatën në zonat rurale, ku nuk mund të fitosh me bujqësi dhe blegtori, ndaj dhe qeveria ka hartuar një paketë shumë inkurajuese në mbështetje të investimeve në këtë fushë.

Përmes programit “100 fshatrat”, ku po bashkërendojnë punën 4 dikastere të rëndësishme (Bujqësia, Infrastruktura, Kultura dhe Turizëm-Mjedisi) synohet të hapet një faqe e re në diversifikimin e zhvillimit rural, përmes agroturizmit./atsh

Agroturizmi shqiptar drejt zhvillimit, shtohen modelet e suksesit Read More »