Aurora

A e dini se çunaku me Enver Hoxhen sot është bërë “aligator” që gëlltit miliarda nga xhepat e shqiptarëve?

Mos u çuditni, por ky çunaku në fotografi, futur mes çiftit të ish-sundimtarëve diktatorë dhe prindërve të tij është Henri (Naim) Çili, dalë gjatë një vizite, që Enver Hoxha bëri në fshatin në Labinot dhe posaçërisht, në familjen e tij si “strehë besnike e partisë”.

Në atë fotografi, ish-Naimi Henri Çili, ka dalë në kohën kur ishte fëmijë dhe hante bukë me marmalatë në fshat, ndërsa sot është një nga 7 ortakët e Universitetetit Europian të Tiranës, që po bën kërdinë me fondet publike të arsimit shqiptar, dhënë nga çdo qeveri majtas e djathtas, por edhe që zhvat studentët, me pagesën e paligjshme 20% TVSH mbi faturën e studimeve, ndërkohë që me vendim qeverie për projektin shtetëror “Nxitje dhe mbështetje e arsimit të lartë privat”, ai paguan vetëm 6% taksë TVSH.

(Sipas raportit të auditetit të pavarur)/Pamfleti

A e dini se çunaku me Enver Hoxhen sot është bërë “aligator” që gëlltit miliarda nga xhepat e shqiptarëve? Read More »

Spartak Ngjela në vështirësi, ja çfarë i ndodhi avokatit të njohur që shokoi dyrnjanë

Avokat Spartak Ngjela dje ka shpërndarë një status në faqen e tij në Facebook, por shumë shpejt është penduar dhe e ka fshirë.

Mesazhi i Ngjelës i drejtohej Edi Ramës dhe Sali Berishës, për “frikën” që i ka kapur nga vettingu. Madje edhe sot, Ngjela ka bërë të njëjtën gjë. Pasi ka shkruar një status për ndarjen e Kosovës, brenda disa minutash, artikullin e ka fshirë.

Me këto veprime Ngjela u bë lajm në rrjetet sociale por sakaq shpjegon ç’ka ndodhur.

“ Të më falin lexuesit… statusin e fundit u detyrova ta hiqja… sepse një defekt në linjë më kishte ngatërruar të gjithë tekstin.
Gjëra që ndodhin…  Do ta ripostoj nesër të riformuluar …”, shkruan Ngjela ne sqarimin e tij.

Spartak Ngjela në vështirësi, ja çfarë i ndodhi avokatit të njohur që shokoi dyrnjanë Read More »

Nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, për herë të parë sot merr kthesë një problem i madh

Kryeqyteti i vendit, Tirana po nis një erë të re në shfrytëzimin e energjisë së pastër. Pas tarracave të gjelbra në disa prej institucioneve publike, në kryeqytet ka nisur zbatimi i projektit për tarracat me panele fotovoltaike, të cilat jo vetëm që prodhojnë energji të pastër, por njëkohësisht ulin edhe kostot.

Krybashkiaku Erion Veliaj inspektoi impiantin e parë për prodhimin e energjisë elektrike me panele fotovoltaike në godinën e Zyrave Qendrore të Bankës ProCredit, i projektuar dhe zbatuar nga kompania EuroElektra.

“Kjo është diçka e re në Tiranë. A mundet një tarracë të ndryshojë klimën e Tiranës? Absolutisht jo, por ama, ky investim është baraz me 350 pemë të mbjella dhe kursen 15 ton dioksid karboni. Imagjinoni çfarë klime do të kishte Tirana sikur secila nga 5000 tarracat e Tiranës të shtonte 300 e ca pemë dhe të kursente 15 ton dioksid karboni në ajër”, tha Veliaj.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës po konsideron mundësinë e zbatimit të projektit të impianteve të paneleve diellore dhe në shumë prej tarracave apo hapësirat publike për të përfituar energji të pastër. “Sot kemi një dallëndyshe të parë të diçkaje që mund të kthehet në një revolucion për Tiranën. Jemi duke konsideruar se si edhe në zona të tjera të qytetit, edhe Bashkia të përfshihet aktivisht, qoftë me sheshin “Skënderbej”, me disa nga tarracat publike, ashtu siç kemi bërë me tarracën e gjelbër të Bashkisë, qoftë me liqenin e Bovillës, për të zbatuar edhe aty ato që quhen panele lundruese; pra, duke përdorur tarracat, hapësirat ujore, siç janë liqenet, të cilat janë vende ideale ku mund të marrim energji të pastër, pa zënë më shumë hapësirë në territor”, tha Veliaj.

Duke e cilësuar si mënyrën më të mirë për të siguruar energji, kryebashkiaku Veliaj bëri thirrje që ky shembull të ndiqet jo vetëm nga institucionet shtetërore, por edhe nga bizneset dhe familjarët. “Mezi pres që ashtu si shumë qytetarë apo institucione kopjuan bashkinë me tarracat e gjelbra, ashtu të kopjojnë bankën, për të pasur tarracat solare. Sot kostot kanë rënë, ndaj si për institucionet, si për bizneset, edhe për familjarët, është mënyra më e mirë për të siguruar një pjesë të madhe të energjisë nga ajo diellore”, tha Veliaj./korrieri

Nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, për herë të parë sot merr kthesë një problem i madh Read More »

PD trondit vendin, sapo bëri deklaratën “bombë”

Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Rama se i ka dhënë të vëllait monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit, duke fituar miliona euro nga numri i lartë i pikave të basteve, që janë 4 fishuar në 4 vjet.

“Katërfishimi i pikave të basteve në Shqipëri nuk është thjesht një marrëzi e Edi Ramës, por është një plan korruptiv i mirëmenduar për t’i dhënë të vëllait, Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet konçesionit të mbikqyrjes së lojrave të fatit. Në shkelje të çdo ligji, kontrata e konçesionit nuk është bërë asnjëherë publike dhe Ministria e Financave vazhdon të fshehë sesa do ta rëndojë buxhetin ulja e taksave për bixhozin”, tha Jorida Tabaku.

Sipas Tabakut është ndalur tek premtimi i Ramës pasi erdhi në pushtet për të mbyllur pikata e basteve, që sipas të dhënave nuk janë zvogluar, por shtuar ndër vite.

“Në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katerfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh. Edi Rama që, dikur përbetohej për mbylljen e pikave të basteve dhe mashtronte shqiptarët se ishte kundër bixhozit, e ka përdorur pushtetin për t’i dhënë të vëllait monopolin e tregut të bixhozit”, shton ajo.

Tabaku tha se ligji i jep Olsi Ramës monopolin e mbikëqyrjes dhe kontrollit të tregut të bixhozit, duke e dhënë me konçesion shërbimin tek një kompani e vetme, e cila, sipas ligjit korruptiv të vitit 2015 do ta ketë këtë të drejtë për 30 vjet.

“Edi Rama po e shtyn prej 3 vjetësh hyrjen në fuqi të zbatimit të ligjit për t’i dhënë mundësi bixhozit dhe pikave të basteve të zgjerohen dhe, në këtë mënyrë, kompanisë konçesionare të të vëllait, t’i shtohet fitimi”, u shpreh Tabaku, që preton se pasi të vijë PD në Pushtet do të anulojë çdo ligj selektiv, çdo konçesion që është monopol dhe çdo favorizim nga ata që sot qeverisin me krimin e organizuar dhe po pastrojnë paratë në ekonomi.

“Rishikimi i ligjit antimafia do të sigurojë që çdo qindarkë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të kthehet në ekonomi”, tha deputetja e PD-së./korrieri

PD trondit vendin, sapo bëri deklaratën “bombë” Read More »

Rrezatimi i celularit dëmton kujtesën e adoleshentëve, sipas shkencës

Prej kohësh ka patur spekulime nëse fusha elektromagnetike me frekuencë të lartë (RF-EMF) ka ndikim te njerëzit, dhe nëse po cilat janë ato.

Gjithnjë e më shumë jemi pranë telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera, çka do të thotë se trupat tanë duhet të përballen me rrezatimin më shpesh dhe më intensivisht në jetën e përditshme sesa kurrë më parë.

Por hulumtimet për efektet e që rrezatimi ka në trupin tonë kanë qenë të pakta deri tani.

Një studim i HERMES (Health Effects Related to Mobile Phone Use in Adolescents) studiuesit kanë vëzhguar efektet që ekspozimi ndaj RF-EMF ka në performancën e kujtesës te gati 700 të rinj në moshën 12 dhe 17 vjeç.

Sipas studimit, zhvillimi i funksioneve të memories në tru është veçanërisht i rëndësishëm deri në moshën 15 vjeçare, sidomos kur kodon, rifiton dhe përpunon të dhëna – dhe u konstatua se rrezatimi i telefonit celular mund të ketë efekte negative në performancën e kujtesës.

Kujtesa jonë figurore, e cila gjendet kryesisht në hemisferën e djathtë të trurit tonë, është përgjegjëse ndër të tjera për të na mundësuar të kujtojmë forma dhe shifra.

Adoleshentët që mbanin telefonin e tyre në veshin e djathtë ishin më të prekur.

Studimi gjithashtu zbuloi se nëse luani në telefonin tuaj, shfletoni internetin, dërgoni mesazhe SMS ose WhatsApp, ekspozimi i rrezatimit në tru ulet ndjeshëm.

Studimi gjithashtu zbuloi se sa më larg pajisja ishte nga truri, aq më pak rrezatimi e preku trurin dhe performancën e kujtesës./atsh

Rrezatimi i celularit dëmton kujtesën e adoleshentëve, sipas shkencës Read More »

Raporti 10 mujor i “shqiperiaqeduam.al”, Rama: U zgjidhën mbi 13 mijë probleme

Në vetëm 10 muaj që nga nisja e funksionimit të platformës “shqiperiaqeduam.al”, 9.454 qytetarë janë bërë përdorues të portalit të bashkëqeverisjes, ndërsa 13,694 probleme të qytetarëve kanë marrë zgjidhje.

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një raporti 10 mujor lidhur me ecurinë e kësaj platforme ka ndarë shifra duke e konsideruar platformën, efikase dhe dëshmi e rrugës më të shpejtë, për të marrë zgjidhje problemet e njerëzve.

Rama u ka bërë apel qytetarëve për të mos humbur kohë por të raportojnë çdo problematikë që qytetarët kanë, pasi kjo sipas tij, është mënyra sesi njerëzit e zakonshëm të marrin në kohë e me cilësi, shërbimin që meritojnë.

“Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm, në 10 muaj ka marrë jetë si një praktikë efikase ndërveprimi mes qytetarëve dhe qeverisë, duke dëshmuar vlerën dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm për Shqipërinë që Duam. 9.454 qytetarë pa dallim moshe, gjinie, statusi social, bindjeje e përkatësie politike, numërohen sot, 10 muaj nga ndezja e platformës, si përdorues e kontribuues të koalicionit tonë bashkëqeverisës për Shqipërinë që Duam.

Me vetëm një mesazh, në adresën “shqiperiaqeduam.al” qytetari ka në dispozicion të drejtpërdrejtë qeverinë, përmes ministrit përkatës që adreson menjëherë rrugën e trajtimit të përmbajtjes së mesazhit të qytetarit. Zgjidhja përmes kësaj platforme, në vetëm 10 muaj, e 13,694 halleve e problemeve konkrete të njerëzve konkretë të këtij vendi, është një afirmim kuptimplotë i këtij mekanizmi inovativ që fuqizon qytetarin. Vendos qeverinë gjithnjë e menjëherë në krah të tij. Garanton ndërveprimin e suksesshëm mes tyre në të mirë të çdo qytetari dhe identifikimin e punonjësve që duhet të mbajnë përgjegjësi për mosdhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët”, theksoi Kryeministri.

Në statusin e tij kreu i ekzekutivit, Rama theksoi se platforma “shqiperiaqeduam.al” është rruga më e shpejtë për të zgjidhur hallet dhe problemet që has qytetari me administratën.

“Nuk ka më asnjë dyshim!

Platforma “shqiperiaqeduam.al” është rruga jonë e re, e shkurtër dhe e shpejtë, për të zgjidhur së bashku hallet e problemet tuaja me administratën. Po ashtu, “shqiperiaqeduam.al” është edhe fuqia jonë e përbashkët kundër parazitizmit e korrupsionit në zyrat e shërbimeve të shtetit për qytetarin. Mos ngurroni dhe as mos humbni kohë! Zgjidhni “shqiperiaqeduam.al” për të zgjidhur hallin a problematikën Tuaj, duke e përcjellë fjalën Tuaj drejt e në qeveri dhe kësisoj ndikoni edhe që, hap pas hapi, në çdo zyrë të shtetit tonë njerëzit e zakonshëm të marrin në kohë e me cilësi, shërbimin që meritojnë”, -shkruan Rama.//atsh

Raporti 10 mujor i “shqiperiaqeduam.al”, Rama: U zgjidhën mbi 13 mijë probleme Read More »

Ministria e Drejtësisë zgjidhi 4681 ankesa të qytetarëve në 10 muaj

Drejtësia është sektori ku qytetarët shqiptarë kanë drejtuar më tepër ankesa në këto 10 muaj jetë të platformës së bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”.

Ministria e Drejtësisë i ka dhënë zgjidhje 4681 ankesave, më tepër ankesa se çdo institucion tjetër në këto 10 muaj.

Kryeministri Rama ka publikuar raportin 10 mujor të rezultateve të platformës së bashkëqeverisjes, ku pas Ministrisë së Drejtësisë, vjen Kryeministria me 2701 raste ankesash të zgjidhura.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonominë janë dy dikasteret e tjera, të cilat kanë zgjidhur përkatësisht 1368 dhe 1317 raste ankesash.

Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës janë zgjidhur 1202 ankesa, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zgjidhur 836 ankesa, Ministria e Brendshme ka zgjidhur 605 ankesa, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka zgjidhur 322 ankesa, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjidhur 187 ankesa, Ministria e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen ka zgjidhur 176 ankesa, Ministria e Mbrojtjes ka zgjidhur 159 ankesa, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka zgjidhur 106 raste ankesash, Ministria e Kulturës ka zgjidhur 54 ankesa dhe Ministria e Shtetit për Diasporën ka zgjidhur 18 raste./atsh

Ministria e Drejtësisë zgjidhi 4681 ankesa të qytetarëve në 10 muaj Read More »

Zyrë informacioni për turistët që dëshirojnë të vizitojnë fshatrat turistikë në jug/Foto

Të gjithë turistët që kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushime dhe dëshirojnë të eksplorojnë fshatrat turistikë tashmë kanë një zyrë informacioni ku mund të informohen.

Turistët që dëshirojnë të vizitojnë fshatrat turistikë të Pilurit, Kallaratin, Lukovën, Kucin, Fterrën, Vranishtin, Iliasin, Dhërmiun, Corrajn, Kudhësin, Qeparonë, Himarën, Borshin apo Vunonë mund të gjejnë informacion pranë Zyrës së Informacionit Turistik të ngritur me mbështetjen e GIZ në Himarë.

Atje turistët mund të gjejnë informacione mbi atraksionet turistike, historinë, kulturën, traditën, kulinarinë, monumentet e natyrës, arkitekturën karakteristike etj./atsh

Zyrë informacioni për turistët që dëshirojnë të vizitojnë fshatrat turistikë në jug/Foto Read More »