Aurora

Presidenti Ilir Meta dekreton ligjin për Diasporën, zyrtarizohet mësimi i gjuhës shqipe

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar sot ligjin Nr. 48/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku janë përfshirë propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën.

Sipas këtij ligji, Ministria e Arsimit do të krijojë regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit dhe do të pajisë me certifikatë nxënësit pas përfundimit të programit.

Kriteret për krijimin e regjistrit shtetëror dhe dhënien e certifikatës miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.

Gjithashtu, një tjetër shtesë e rëndësishme është përfshirja e përfaqësuesit të ministrisë përgjegjëse për Diasporën në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Presidenti Ilir Meta dekreton ligjin për Diasporën, zyrtarizohet mësimi i gjuhës shqipe Read More »

Kapshticë, AKU sekuestron pesticide të ardhura nga Greqia, bllokon makinën me 72 kg mjaltë

AKU vijon aksionin e sekuestrimit të produkteve të pakontrolluara, ku në fokus të veçantë ka kontrollin e mjeteve të vogla si burim kryesor i futjes së pesticideve si dhe produktet ushqimore të pa kontrolluara në vend.

Trupat inspektuese në Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar se  shtetasi, PetroKycyku  me makinën e tij tip “Seat  Ibizza” , me targë“NEB 3653” kishte sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim.

Konkretisht në automjetin e tij u gjetën 10 kg disperss, 20kg fungicidorigjina greke, 10 kg, Plerues organik theocal, 100 kg npk kompleks si dhe 1 litër plehrues gjethor Boroplus, me etiketë në gjuhën greke. Këto impute bujqësore janë të paregjistruara në listën e preparateve dhe e mbrojtjes së bimëve,  miratuara nga MBZHR si dhe  në mungesë të plotë të dokumentacionit që bie në kundërshtim me ligjin  9362,nenet 13,14,23 për mbrojtjen e bimëve.

Po ashtu inspektorët e Aku-së  në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë bllokuar edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë  – produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë, apo fiskal – shkelje të parashikuara në   ligjin 9863 dt:28.01.2008 për ushqimin, e ndryshuar sipas legjislacionit në fuqi.

Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, ArgiropulosThoma me automjetin e tij tip “BMW” me targë “KAH-9194”  tentoi  të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa  nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i të dy ngarkesave duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të produkteve të lart përmendura.

Kapshticë, AKU sekuestron pesticide të ardhura nga Greqia, bllokon makinën me 72 kg mjaltë Read More »

Vlora ne kulmin e saj / Foto

Vlora ne kulmin e saj…Kushdo qe keto dite ndodhet ne kete qytet, qofte edhe per pak dite si pushues, patjeter qe eshte ndjere mire dhe i mrekulluar..

.Eshte mrekulluar jo vetem me ate ç’ka i ofron natyra me bukurite dhe resurset e panumerta por edhe me ate çfare u ofron qytetaria dhe Bashkia e qytetit…Gjithshka ne sherbim dhe ne funksion te pushuesve dhe turizmit…

Aktivitete kulturore, artistike dhe turistike te panumerta…çdo institucion kulturor, muzeal dhe historik eshte i hapur…Ne disa pika ne “lungomare”, ne teatrin “P.Marko” ne manastirin e Zvernecit, ne pallatin e kultures, ne Kanine, ne Orikum, ne Sazan dhe Karaburun e kudo çdo dite ka aktivitete te ndryshme…Ja vlen vertet ta shijosh kete qytet…

Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc DemirajFotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Fotografia e Genc DemirajFotografia e Genc DemirajFotografia e Genc Demiraj

 

Vlora ne kulmin e saj / Foto Read More »

Rriten eksportet bujqësore, rreth 2 miliardë lekë më shumë në 6-mujorin e parë të 2018

Eksportet bujqësore për 6-mujorin e parë të vitit janë rritur me rreth 2 miliardë lekë, duke regjistruar shifrën e 16.3 miliardë lekë.

Sipas statistikave të dikasterit të Bujqësisë, në gjysmën e parë të këtij viti, vihet re se harta e produkteve bujqësore që eksportohen jashtë vendit, kryesohet nga zëri blegtori, bujqësi, agroindustri dhe peshkim.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se rritja e prodhimit vendas dhe kërkesa e shtuar nga tregjet e huaja për prodhimet “Made in Albania”, po ruan trendin pozitiv të eksporteve bujqësore shqiptare.

Ndër produktet që më të kërkuara mbeten produktet si domate, qepë, karota, rrepa, zarzavate të tjera, agrumet, si dhe një pjesë e konsiderueshme e frutave./atsh

Rriten eksportet bujqësore, rreth 2 miliardë lekë më shumë në 6-mujorin e parë të 2018 Read More »

Vlorë-Monumentet e kulturës, 14 500 turistë vizituan kalanë e Porto Palermos

Interes në rritje nga turistët e huaj dhe ata vendas për monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike në Vlorë.

Monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike që administrohen nga D.R.K.K Vlorë, në sezonin turistik të vitit 2018 janë vizituar nga një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj.

Në raport me vitet paraardhës dhe kryesisht me vitin 2017, shihet qartë një numër më i madh vizitorësh.

Një rritje e numrit të vizitorëve është shënuar në Kalanë e Kaninës, Kalanë e Porto Palermos dhe Parkun Arkeologjik të Orikut, në të cilat është investuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës së brendshme dhe sinjalistikës në ndihmë të vizitorëve.

Konkretisht në Kalanë e Porto Palermos numri i vizitorëve për periudhën janar-korrik 2018 është mbi 14 500 persona, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë regjistrohen rreth 13 mijë vizitorë.

Ndërsa Parku Arkeologjik i Orikut për periudhën janar-korrik 2018 u vizitua nga rreth 1300 vizitorë krahasuar me 700 vizitorë në 2017.

Numri i vizitorëve në Kalanë e Kaninës për periudhën janar-korrik 2018 ishte mbi 17 mijë persona, një shifër ndjeshëm në rritje kjo krahasuar me rreth 500 vizitorë në 2017.

/atsh

Vlorë-Monumentet e kulturës, 14 500 turistë vizituan kalanë e Porto Palermos Read More »

Nga 1 janari 2019, lëvizje e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës

“Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht dhe  Kosova është shtet i pavarur”.

Kështu u shpreh sot, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në përgjigje të deklaratës së drejtorit të zyrës për Kosovën në shtetin serb, Marko Gjuriç, i cili ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”.

“Uroj që dikush t’ i thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor… Natyrisht”, shprehet Majko.

Reagimi i Gjuriç erdhi pas vizitës së djeshme në Prishtinë, të ministrit Majko, ku u konfirmua lajmi i diskutuar prej kohësh midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës, për fillimin e lëvizjes së lirë së njerëzve dhe mallrave duke filluar nga 1 janari 2019.

Majko kujton se “në takimin e parë zyrtar të dy Kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018. Për arsye të mirëkuptueshme, qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin”.

“Dje, Kryeministri Haradinaj më kërkoi që në festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona”, u shpreh Majko./atsh

Nga 1 janari 2019, lëvizje e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës Read More »

Siguria ushqimore, AKU bllokon 141 kg impute bujqësore të padeklaruara

Në kuadër të forcimit të masave për sigurinë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin e mjeteve të vogla si burim kryesor i futjes së pesticideve si dhe produktet ushqimore të pa kontrolluara në vend.

Trupat inspektuese të DRAKU, Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar një shtetas që kishte në automjetin e tij një sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim.

Imputet bujqësore ishin të paregjistruara në listën e preparateve për mbrojtjen e bimëve, miratuar nga MBZHR si dhe në mungesë të plotë të dokumentacionit që bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e bimëve.

Po ashtu, inspektorët e AKU-së në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë bllokuar edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë, produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë, apo fiskal, shkelje të parashikuara në ligjin për ushqimin.

Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, Argiropulos Thoma me automjetin e tij tip “BMW” tentoi të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i të dy ngarkesave duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ndërsa po ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë të produkteve të lart përmendura.

AKU do të intensifikojë kontrollet për të mbrojtur e garantuar sigurinë ushqimore edhe ndaj produkteve që futen kontrabandë me automjete private në sasi të dukshme për tregtim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”, pasi siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët./atsh

Siguria ushqimore, AKU bllokon 141 kg impute bujqësore të padeklaruara Read More »

Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin e arsimit parauniversitar

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot shpalljen e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ligji synon që nëpërmjet 24 neneve të fuqizojë e përmirësojë reformën në arsim.

Ai shënon një qasje të re të funksionimit dhe organizimit të institucioneve përgjegjëse të sistemit arsimor parauniversitar.

Në kuadër të funksionimit të reformës së re territoriale, ku komunat nuk janë më njësi të qeverisjes vendore, ai rregullon përbërjen e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Po ashtu, për herë të parë zbatohet aplikimi i konceptit të vlerësimit të jashtëm të arritjeve shkollore në arsimin fillor, si edhe nëpërmjet këtij projektligji mundësohet krijimi i bazës ligjore për një kulturë të re të prindërve në nivel kombëtar, atë të Këshillit Kombëtar të prindërve./atsh

Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin e arsimit parauniversitar Read More »