Aurora

9 fakte shkencore që tregojnë se çokollata është e shëndetshme

Çokollata është e njohur në të gjithë botën si një ushqim i ëmbël dhe i përdorur gjerësisht.

Këto janë përfitimet që ofron kjo ëmbëlsirë e shijshme, transmeton KP/

Redukton rrezikun e sulmit në zemër

Një studim suedez në fund të vitit të kaluar tregoi se gratë që hanë më shumë se 45 gramë çokollata në javë kanë një shans 20% më pak të sulmit në zemër sesa ata që nuk hanë çokollatë.

Forcon zemrën

Çokollata ul presionin e gjakut, kolesterolin dhe zvogëlon shanset e sëmundjeve kardiovaskulare.

Largon urinë

Çokollata e errët gjatë ditës është shumë e shëndetshme nëse nuk keni kohë për një drekë cilësore.

Ndihmon në luftën kundër diabetit

Kohët e fundit, kërkimet italiane kanë treguar se njerëzit që vazhdimisht hanë çokollatë rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës dhe kështu zvogëlojnë rrezikun e diabetit.

Mbron lëkurën

Çokollata e errët përmban një antioksidant të quajtur flavonoid, i cili siguron një lloj mbrojtjeje kundër rrezatimit UV.

Ndalon kollitjen

Nëse nuk mund ta ndaloni kollën, merrni një kub me çokollatë. Një komponent i çokollatës që quhet teobromin ul aktivitetin e nervit vagus në pjesën e trurit përgjegjës për “shkaktimin” e kollës.

Përmirëson disponimin

Adhuruesit e çokollatës janë më pak të stresuar se të tjerët, dhe një studim në SHBA në vitin 2010 thotë se ata kanë shumë më pak shanse të vuajnë nga depresioni.

Mban përqendrimin

Përbërja e flavonoideve në çokollatë i bën njerëzit të zgjuar, kështu që ata përqendrohen shumë më shumë në detyrat e tyre të përditshme.

Përmirëson shikimin

Dihet se çokollata përmirëson pasqyrën e gjakut dhe hulumtimet e fundit të SHBA kanë treguar se ndikon edhe në përmirësimin e shikimit.

9 fakte shkencore që tregojnë se çokollata është e shëndetshme Read More »

Kura me 8 kokrra trëndafil të egër për shëndetin e gjithë organizmit

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore.

Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë.

AgroWeb.org  ju sjell më poshtë një kurë të vjetër popullore me përbërës trëndafilin e egër.

Kjo kurë trajton shumë sëmundje në veçanti si reumatizmën, diabetin, problemet me zemrën, por mund të përdoret nga të gjithë pasi është krejt e shëndetshme dhe pa efekte anësore.

Rekomandohet që kjo kurë të përdoret për 30 ditë rresht, ndalet për dy javë, e më pas rifillohet prapë për 30 ditë të tjera.

Përgatitja e Kurës me Trëndafil të Egër

Për përgatitjen e kësaj kure duhet të shtypni 8 kokrra trëndafil të egër të freskët ose të thatë dhe t’i zjeni në një filxhan çaji ujë.

Masën zjeheni për 15 minuta. Më pas, lëreni të ftohet, nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Këtë kurë mund ta përsërisni dhe ta pini 2-3 herë gjatë ditës.

Parandalon diabetin

Ekspertë të bimëve mjekësore e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org ethanoli tek trëndafili i egër shërben si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik.

Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.

Ndihmon punën e zemrës

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, të cilave I referohet AgroWeb.org trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Si rrjedhojë trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekje si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Shumë studime janë bërë tek njerëzit mbi peshë që kishin nivele të larta të kolesterolit dhe të tensionit dhe zbuluan rolin pozitiv dhe superior të trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma.

Lufton të ftohtin

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit. Për më tepër trëndafili i egër i vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

Trajton problemet e lëkurës

Përdorimi i ekstrakteve të trëndafilit të egër është mjaft i mirë në trajtimin e disa problemeve të lëkurës. Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike. Shuajnë njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbut shenjat në lëkurë.

Trajton çrregullimet në stomak

Trëndafili i egër mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut, spazmat, irritimet dhe ulcerat.

Kryesisht është përdorur si një tonik për stomakun dhe për tretjen. Ai ka qetësuar dhe trajtuar probleme dhe simptoma si diarea, zorrët, fshikëzën e urinës dhe infeksionet në traktin urinar.

Forcon sistemin imunitar

Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit.

Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale. Lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Kura me 8 kokrra trëndafil të egër për shëndetin e gjithë organizmit Read More »

Ikën edhe 1.3 milion USD, u paguan borxhet e marra nga Nano e Berisha në vitet 1991-1998

Shtetarët vjedhin, populli paguan

Shqiptarët paskan “lindur” për të shlyer borxhet e shumta, që qeveritarët i marrin në emër të ekonomisë dhe mirëqenies së popullit, por që nuk ka ndodhur kështu dhe prej 27 vitesh po paguajmë taksa, për të paguar kreditë e marra tek bankat dhe konsorciumet e huaja për lobime partiake, rrugë, blerje energjie, shkolla, spitale, investime për mos përmbytje nga lumenjtë, blerje helikopterësh e lloj-lloj shpenzimesh të tjera, por që shtetarët i kanë bërë pasuri, biznese e luks për vete dhe shtatë brezat e ardhshëm të tyre.
Defterët e “listës së zezë” të detyrimeve financiare që ka shteti shqiptar nëpër botë, janë hapur dhe dje, me 2 korrik 2018, ka hyrë në fuqi ligji për shlyerjen e një borxhi të marrë nga Nano, Berisha e Majko në vitet 1991-1998, si detyrim shërbimesh në favor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).


Vlera e borxheve, që kryeministrat shqiptarë i kanë marrë 20-27 vite më parë, kur Berisha ishte sa Majkua dhe Majko ishte “Gjino”, do të paguhen tani që Majko është bërë gjysh në parlament dhe kapin shumën 1 288 348,27 (një milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e tetë, presje njëzet e shtatë) USD.

Ja Ligji Nr. 35/2018 datë 21. 06. 2018 “Për pagesën e detyrimeve të prapambetura në favor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”

Kryerjen e pagesës për aksionet e nënshkruara (paid-in) dhe të pa paguara nga shteti shqiptar, të periudhës 1991–1998, në favor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Shuma prej 1 288 348,27 (një milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e tetë presje njëzet e shtatë) USD paguhet nga buxheti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me një këst, brenda vitit 2018.

Shpallur me Dekret Nr. 10820, datë 28.6.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta/Pamfleti

Ikën edhe 1.3 milion USD, u paguan borxhet e marra nga Nano e Berisha në vitet 1991-1998 Read More »

Gati rritja 30% e pagave për “agallarët” e bashkive, ja sa paguhen tani, ndërsa pensionet u rritën me 1 kg gjizë në muaj

Përfitojnë 170 shefa, që “lodhen” për hallet e popullit

Ndërkohë që pensionet lëmoshë të 652 mijë hallexhinjve të moshuar dhe personave invalidë, u rritën me 2.8%, ose sa një kilogramë gjizë në muaj, lajmi i fundit që ka dalë nga zyrat e qeverisë, flet për rritjen e pagave të kryebashkiakëve, prefektëve, kryetarëve të këshillave në qarqe dhe zevendësve të tyre!
Sipas burimeve të sigurta që ka marrë “Pamfleti”, thuhet se pagat e 170 “agallarëve” që drejtojnë 61 bashkitë, 12 qarqet dhe 12 prefekturat e Shqipërisë, do të rriten 30%, referuar pagës mujore që marrin aktualisht, përveç 2% shtesë mbi pagën mujore, që u jepet për çdo 1 vit vjetërsi pune, por jo më tepër se për 20 vite punë.

Kujtojmë, që pagat aktuale të drejtuesve të pushtetit lokal, janë rritur 1 vit më parë, me VKM Nr. 177, datë 08. 03. 2017, të ndara sipas numrit të banorëve që ka çdo bashki, disa prej të cilave arrijnë në nivel page ministri dhe gjenerali.

Bashkitë me 200 mijë e 1 banor, deri 400 mijë dhe 400 mijë banorë

Kryetari: 130 mijë – 162 mijë e 750 lekë
N/kryetari: 100 mijë – 138 mijë lekë
Bashkitë me 100 mijë e 1 banorë, deri 200 mijë banorë

Kryetari: 110 mijë – 150 mijë lekë
N/kryetari: 70 mijë – 125 mijë e 725 lekë
Bashkitë me 50 mijë e 1 banorë, deri 100 mijë banorë

Kryetari: 70 mijë – 125 725 lekë
N/kryetari: 60 mijë – 101 mijë e 650 lekë
Bashkitë me 20 mijë e 1 banorë, deri 50 mijë banorë

Kryetari: 60 mijë -101 mijë e 650 lekë
N/kryetari: 45 mijë – 86 mijë e 100 lekë
Bashkitë që kanë deri 20 mijë banorë

Kryetari: Nga 45 mijë – 86 mijë e 100 lekë
N/kryetari: Nga 28 mijë e 300 – 75 mijë e 500 lekë
Prefekturat

Kryetari i Qarkut: 87 mijë – 150 mijë lekë
Zv/Kryetari i Qarkut: 57 mijë e 600 – 101 mijë e 650 lekë
Prefekti i Tiranës: 130 mijë e 300 lekë
Prefektët e tjerë: 118 mijë e 300 lekë/Pamfleti/

Gati rritja 30% e pagave për “agallarët” e bashkive, ja sa paguhen tani, ndërsa pensionet u rritën me 1 kg gjizë në muaj Read More »

Me pjatën me patate dhe mish në dorë, bluza e kamarierit vlonjat po bën namin (foto)

Një video gazmore që po ben xhiron e rrjeteve sociale keto dite eshte e një kamarieri të një lokali në qytetin e Vlorës, ku eshte bere nje dasmë.

Në pjesën e pasme të bluzës së kamarierit shkruhet:

Keep Calm and Merre mishin me vete në fund”.

E pra, të zotët e lokalit dhe i zoti i dasmës ka menduar më së miri për këtë detaj të zakonit tonë, duke ua bërë edhe më të lehtë punën dasmorëve.

Me pjatën me patate dhe mish në dorë, bluza e kamarierit vlonjat po bën namin (foto) Read More »

SHBA-BE kërkojnë shporrjen e Xhezair Zaganjorit nga drejtësia

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, kaloi Vettingun dy javë më parë, duke u rikonfirmuar në detyrë, por kundër këtij vendimi të KPK ka dalë ONM.

ONM ka rekomanduar ankimimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA) të vendimit për Zaganjorin. Kreu i Gjykatës së Lartë, sipas deklaratës së dorëzuar pranë KPK, rezultoi me rreth 1 miliardë lekë pasuri. Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Numri një i gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori u rikonfirmua nga vetingu për të vijuar detyrën por gjatë deklarimeve përpara trupës gjykuese të KPK zoti Zaganjori pranoi se kishte bërë disa kontrata fiktive që lidheshin me pasuritë e tij. Pavarësisht këtij deklarimi KPK nuk e gjeti me probleme kreun e Gjykatës së Lartë.

Për këtë deklarim problematik të zotit Zaganjori, Report TV i drejtoi një pyetje disa ditë më parë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vettingut. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në përgjigjen e tyre për Report TV thonë se ata po rishikonin dokumentacionin e dosjes “Zaganjori”. “Do të shikojmë disa dokumente relevante për këtë rast”, theksohej në përgjigje.

Rekomandimi i ONM për ankimimin e Zaganjorit:

Në datë 24.07.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori me detyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë. Sot, më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Xhezair Zaganjori. Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankimpranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dheaneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësiminkalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar tëgjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë./Pamfleti/

SHBA-BE kërkojnë shporrjen e Xhezair Zaganjorit nga drejtësia Read More »

Si i bën pushimet njeriu më i pasur në Shqipëri? Ja ku ndodhet ai

Biznesmeni Samir Mane ishte sot i ftuari i emisionit “Pushime on Top” ku ka rrëfyer detaje nga jeta private, karriera si dhe planet për të zgjeruar sipërmarrjen edhe në fushën e turizmit.

Njeriun më të pasur në Shqipëri e gjejmë në Palasë, vend më të cilin është dashuruar dhe po ndërton kompleksin “Green Coast”.

“Vendosa të investoj në turizëm dhe jam i bindur se ky kompleks do t’i japë një standard të ri këtij sektori. Beach bar Nazar, që sapo kemi hapur, sjell në Shqipëri Mykonosin, Mesdheun, clubet më të famshme. është me të njëjtat standarde. Brenda vitit 2020 do ketë përfunduar edhe hoteli, i cili do të jetë një nga markat të njohura në botë me 5 yje” tregoi Samir Mane.

Njeriu më i pasur në vendin tonë zgjedh familjen, miqtë dhe pushon në bregdetin e bukur të jugut.

“Unë kam udhëtuar në shumë vende, kam parë shume plazhe, por ju siguroj që vende si Palasa, Dhërmiu apo Jala nuk ka” u shpreh Mane.

Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë dhe me sa duket i tillë është edhe rasti i Samir Manes. Bashkëshortja e tij, arkitektja Eva Mane është ajo që qëndron pranë tij dhe bëhet pjesë e projekteve dhe me shaka zoti Mane thotë: Eva ndonjëherë i ndjek edhe më shumë se unë, madje mund të vijë darka dhe ajo më thotë çfarë po bëhet te Green Coast.TCH

Si i bën pushimet njeriu më i pasur në Shqipëri? Ja ku ndodhet ai Read More »

E dinit që në Shqipëri ka 190 buallica?! Fati i tyre në dorë të 2 adoleshentëve

190 buallicat e vetme në Shqipëri dhe që ndodhen në Divjakë ruhen dhe kulloten nga dy fëmijë të vegjel dhe kujdesen nga një çift të moshuarish. Adoleshentët e nisën këtë punë për të fituar të ardhura të cilat do u shërbejnë me fillimin e vitit shkollor.

Buallicat e Divjakës po zhduken. Por duket se kësaj here janë fëmijët ata më të shqetësuarit për këtë fakt. Dy djem 14- vjeçarë kane zgjedhur t’i ruajnë ato. Janë përgjegjës për ruajtjen e 190 krerëve, të cilët i kullosin nëpër tokat e kripura të pyllit aty pranë.

“Është e thjeshtë, nuk është e vështirë”, thote njeri prej te rinjve.

Sapo kanë mbaruar klasën e 8-të, dhe duhet të punojnë që të blejnë libra dhe rroba për sezonin e ri shkollor.

Diamant Sula dhe Mateo Karaj janë nga Kryekuqi, një fshat një orë larg Divjakës. Ngrihen çdo mëngjes në orën 05:00 dhe punën e lënë kur fillon errësira.

Diamant Sula: “Unë vij në 6 këtu dhe në orën 10 të drekës i mbyllim, i çojmë në 3 të pasdites deri në 7-7:30 dhe 8:00 që i çojmë në shtëpi”.

Me të ardhurat që do mbledhësh ca do i shpenzosh?
Mateo Karaj: “Për shkollën”.

Në ç’ klasë hidhesh?
Mateo Karaj: “Në të nëntën, minimaturant”.

Kur u treguan prindërve se do merreshin tre muaj me ruajtjen e buallicave, frika me e madhe e familjes ishte jeta e tyre. Këto kafshë duhen shëtitur nëpër hapësira të mëdha, ku rreziku është i pashmangshëm.

“Fillimisht reaguam keq se kanë nam të keq si vrasëse”

Janë të rrezikshme për ju?
 “Vetëm kur ke veshje të kuqe të ndjekin me vrap”.

Dy 14- vjeçarët e kanë punën e parë që bëjnë në jetën e tyre, kujdesin për tufat e buallicave. Për ta momentet më të bukura janë kur të vegjëlit bashkohen me nënat për të pirë qumështin.

“Më ka pëlqyer që i futet buallica e madhe tjetrës për të pirë qumështin”

Ka pasur raste kur ju ka humbur ndonjë kafshë?
“Po. Kemi kërkuar. Vijnë vetë”.

Bullicat janë specie autoktone e zonës së Divjakës. Pas viteve ‘90 rrezikonin zhdukjen. Por falë një çifti të moshuarish ato u shpëtuan. Dhe nga 30 krerë sot numërohen 190. Bullicat njihen dhe vlerësohen në të gjithë botën veçanërisht për qumështin dhe djathin e bardhë

 

E dinit që në Shqipëri ka 190 buallica?! Fati i tyre në dorë të 2 adoleshentëve Read More »