Aurora

Fier- Bashkia vijon investimet, përmirësohen rrugët në lagjen “Elmaz Troka”

Bashkia Fier vijon investimet në infrastrukturën rrugore, duke përmirësuar kështu jo vetëm jetën dhe qarkullimin e qytetarëve drejt zonave më të populluara, por ndërtimi i tyre ka dhe një impakt ekonomik.

Drejt përmirësimit të infrastrukturës është vendosur lagja “Elmaz Troka”, në Çerven të Fierit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili shkruan se “Jo në një, por ndërhymë për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha rrugët e lagjes “Elmaz Troka”, në Çerven. Edhe pak kemi për të larguar një nga problemet kryesore të banorëve”.

Në bashkinë e Fierit investimet kanë prekur qendrat shëndetësor, shkollat, kopshtet si dhe trotuaret e dhe rrugët e qytetit.

Pak ditë më parë u ndërhy në lagjen “11 Janari”, jo vetëm duke përmirësuar infrastrukturën rrugore, por edhe duke krijuar një bllok të mirëfilltë banimi me të gjithë elementët e nevojshëm urban./atsh

Fier- Bashkia vijon investimet, përmirësohen rrugët në lagjen “Elmaz Troka” Read More »

Arta Marku lë dosjet e rënda për shqyrtim në tetor, materiale shtesë nga SHBA për Berishën, Metën, Bashën, Monikën dhe Ramën

Pritet që deri në fund të vitit të jenë konturuar dhe “peshqit e mëdhenj” kandidatë për të qënë “banorë” të burgut të ri të ndërtuar me fondet e BE në Reç të Shkodrës

Prokurorët e Republikës si të gjithë qytetarët e tjerë tashmë janë me pushime, dhe relaksi i tyre mund të vijojë deri nga mesi i shtatorit sipas kalendarit të përcaktuar nga vetë institucioni.

Burime brenda organit të akuzës bëjnë me dije se pavarësisht ligjit, Prokuroria po pret që gjatë muajve gusht dhe shtator Komisionet e Vettingut të kenë kaluar në “sitë” të gjithë prokurorët që janë në proces, për të vepruar më pas për ngritjen e KLP por dhe kopsitur dosjet e mëdha.

Ndërkohë që një element tjetër që ndihmon në punën e organit të akuzës është se gjatë këtyre muajve deri në fund të shtatorit priten materiale shtesë nga SHBA por dhe nga vendet e tjera partnere.

Bëhet fjalë për dosjet e rënda në ngarkim të ish- kreut të LSI aktualisht President Ilir Meta, ish- kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të PD Lulzim Basha, kryetares së LSI dhe bashkëshortes së Presidentit Monika Kryemadhi dhe kryeministrit Edi Rama, bashkë me ministrat e tij.

Gjatë gjithë kohës SHBA përmes FBI ka sjellë prova dhe fakte për abuzimet, trafiqet dhe krimet e Metës, lidhjet e tij me nëntokën e krimit, duke filluar nga Klemend Balili dhe njerëz të tjerë ordinerë.

Dhe bashkë me Metën ka dokumente dhe për bashkëshorten e tij Monika, aktualisht kryetare e LSI në opozitë, për të cilën ka prova me zë dhe figurë për përfshirje në trafiqe, për largim të parave në rrugë tokësore nga Shqipëria dhe krime të tjera.

Po ashtu janë sjellë prova herë pas herë për përfshirjen e Sali Berishës në krime, në trafiqe dhe në abuzim me pushtetin gjatë kohës së qeverisjes së tij por dhe më pas me drogën kolumbiane, përmes ish badigardëve të tij. Por dhe për aferën e CEZ-DIA, bashkë me Ilir Metën.

Ndërkohë që provat për Lulzim Bashën fillojnë që më rrugën e Kombit, ku organet ligjzbatuese amerikane kanë gjetur elementë shtesë që provojnë vjedhjen e tij. Njëherësh prova ka sjellë FBI dhe për lobimin Bashës në SHBA me para ruse.

Por nuk mungojnë as materialet e sjella nga organet ligjzbatuese amerikane dhe të BE ku evidentohen shkeljet dhe abuzimet e kryeministrit Edi Rama, sidomos me koncesionet por dhe me përdorimin e parave të shtetit, sidomos kredive, në investime jodobiprurëse, që më pas llogariten në kosto për vendin.

Prandaj saktësohet nga Prokuroria e Përgjithshme se, me urdhër të Arta Markut, muaji tetor do të jetë dhe starti për të hetuar dhe derguar në gjykatë të gjitha këto dosje të rënda, që janë plotësuar rast pas rasti me prova të reja.

Pritet që deri në fund të vitit të jenë konturuar dhe “peshqit e mëdhenj” kandidatë për të qënë “banorë” të burgut të ri të ndërtuar me fondet e BE në Reç të Shkodrës./Pamfleti/

Arta Marku lë dosjet e rënda për shqyrtim në tetor, materiale shtesë nga SHBA për Berishën, Metën, Bashën, Monikën dhe Ramën Read More »

NATO fuqi e botës, dha 50 milionë për Bazën e Kuçovës, qeveria jonë “pa brekë në b*th”, dhuroi 160 milionë euro për “Çekapin” e Vilmës

Koncesionet fantazma në shëndetësi janë 500 milionë euro, ose sa 10 Baza Ushtarake të NATO-s, si e Kuçovës

Me ndërtimin dhe krijimin e Bazës Ajrore Ushtarake të NATO-s në Kuçovë, u dha sinjali i qartë, se SHBA dhe Perëndimi kanë kthyer sytë seriozisht e përfundimisht nga Shqipëria, për ta ndryshuar këtë vend të leckosur, 45 vjet të mbajtur peng nga komunizmi dhe 27 vjet, të shkatërruar e plaçiktur barbarisht, nga bandat e korruptuara e të kriminalizuara politike-shtetërore të pluralizmit, fatkeqësisht ende në krye të shtetit, drejtësisë, ekonomisë, pushtetit e politikës.
Për të provuar që kapot e pushteteve politike në Shqipëri, janë koka e korrupsionit, mjafton të krahasojmë dy fakte financiare, që janë aktuale e në veprim, njeri i studiuar prej 15 vitesh dhe miratuar para pak ditësh në Shtabin e NATO-s, ndërsa tjetri i sajuar dhe vulosur brenda 15 minutash, në zyrën e “shtabit” të qeverisjes “rilindja” në Shqipëri, mes të cilëve ka një dallim absurd e skandal të madh financiar.

NATO, për ndërtimin në Kuçovë, të Bazës Ushtarake Ajrore për gjithë Ballkanin, ka akorduar një fond financiar koncesionar, me vlerë 50 milionë euro dhe këtë “çek”, që NATO e konsideron të fuqishëm, do ta lëvrojë me dy “këste”, investim që kryeministri Rama e promovoi me shumë lumturi, si “lajm i madh”, duke cituar disa herë fondin 50 milionë euro.

Qeveria “rilindja”, të cilës prej 3 vitesh nuk i japin më as lekë borxh për ilaçet e spitaleve dhe librat e shkollës, pas marrjes së pushtetit me votën “1 milionë shuplaka anti-korrupsion”, shpiku një koncesion 10-vjeçar në shëndetësi, të quajtur “Çeck-up”, me vlerë 110 milionë euro, të cilin ia dha 100% në “një dorë”, mikeshës dhe ortakes së tij Vilma Nushit e pas 1 viti, duke i shtuar edhe nga 5 milionë euro për çdo vit, me marifetin e zgjerimit të moshës së kontrollit mjekësor.

Si është e mundur, që NATO e cila është supërfuqia ekonomike-ushtarake e Botës, mendohet 15 vite, për të hedhur 50 milionë euro investim konkret, ndërsa qeveria shqiptare që është “pa brekë në b*thë”, për 15 minuta jep koncesion fantazmë, me vlerë 160 milionë euro?!

Pa llogaritur koncesionin 80 milionë USD të Hemodializës, dhënë Klodjan Allajbeut nëpërmjet qoftexheshës nga Berati, koncesionin 100 milionë USD të Sterilizimit të Pajisjeve Mjekësore, Koncesionin e Protezave Ortopedike, të Laboratorëve e të tjerë, me vlerë totale 500 milionë euro koncesione vetëm në mjekësi, ose sa vlera e 10 Bazave Ushtarake të NATO-a, si ajo që do të ndërtohet në Kuçovë?!/Pamfleti

NATO fuqi e botës, dha 50 milionë për Bazën e Kuçovës, qeveria jonë “pa brekë në b*th”, dhuroi 160 milionë euro për “Çekapin” e Vilmës Read More »

Kryeministri shqiptar merr mesazhe kërcënuese, ja ç’po ndodh rreth tij

Nje informacion me rendesi nga mediat kosovare. Ditë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një kërcënim nga person/a të panjohur.

ramushkuvend

Kërcënimi i shkuar në adresë të kryeministrit, ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë ndaj Haradinajt.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bije shkalla e rrezikshmërisë.

Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, sipas burimeve kërcënimi është duke u trajtuar seriozisht./korrieri

Kryeministri shqiptar merr mesazhe kërcënuese, ja ç’po ndodh rreth tij Read More »

Post Magazine: Gjirokastra një perlë e vërtetë

Muaji gusht është kulmi i sezonit turistik për pushime në Europën Perëndimore. Kompanitë, dyqanet dhe restorantet mbyllen, duke lejuar qytetarët e vendeve të tilla si Franca, Italia dhe Spanja, të dynden në plazhe, të lundrojnë nëpër dete, të bëjnë ngjitje në male dhe të mbushin parqet kombëtare.

Revista britanike “Post Magazine” sugjeron Shqipërinë mes vendeve si Ukrania, Moldavia, Bosnje Hercegovina si një ndër gjashtë destinacionet e Europës Lindore për të kaluar pushimet verore larg plazheve të mbipopulluara.

Në artikullin kushtuar gjashtë destinacioneve turistike në Europën Lindore ”Post Magazine” shkruan për Shqipërinë se ,”vendlindja e Enver Hoxhës, diktatorit që qeveriste Shqipërinë për më shumë se 40 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 1985, nuk mund të dukej si një vend për t’u ekspoluruar, por Gjirokastra është një perlë e vërtetë”.

Nëpër labirintin e rrugëve dredha-dredha ,”Gjiro” njihet si qyteti i një mijë hapave i cili kalon në pazarin e epokës osmane dhe shtëpitë dykatëshe të cilat njihen nga Unesco.
Në kështjellën e shekullit të 12-të, mund të shihni shpendët e luginës së Drinos, ose mund të pini një kafe dhe aventurierët mund të shijojnë një zhytje.

Nëse doni një ndryshim të ritmit, ose kërkoni diçka ndryshe për të kaluar gushtin e nxehtë ,ishulli grek i Korfuzit është vetëm dy orë larg me taksi ose mund të shkoni me traget.

Si të shkoni: Lufthansa ose Turkish Airlines ofrojnë fluturime lidhëse në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, nga Hong Kongu. Merrni një autobus ose merrni me qira një makinë për të arritur në Gjirokastër./atsh

Post Magazine: Gjirokastra një perlë e vërtetë Read More »

800 të rinj francezë promovojnë Vlorën si destinacion europian të turizmit

800 të rinj francezë ndodhen në Vlorë për ta prezantuar atë si një destinacion të mirëfilltë në rrjetin e qyteteve turistike europiane, në kuadër të turneut sportiv, kulturor dhe solidariteti Europ’Raid.

Të mahnitur nga bukuria e qytetit bregdetar, që ofron plazhe, monumente të shumta kulturore dhe peizazhe fantastike, ata zgjodhën përsëri këtë Vlorën për ta bërë pjesë të turit të tyre.

Europ’Raid, përfaqëson një nismë që nxit dhe konkretizon idenë për të përshkuar me makina më shumë se 10000 km rrugë përgjatë 23 vendeve europiane dhe për t’i promovuar ato .

Jeremy, një i ri francez shprehet shumë i kënaqur që ndodhen në qytetin bregdetar.

“Vlora është një qytet dhe vend i këndshëm dhe do të kthehemi sërish vitin tjetër”, thotë Jeremy.

Ne, vijon ai, e gjetëm Vlorën të ndryshuar, rrugët janë rikonstruktuar është shumë kënaqësi të vish çdo vit, sepse gjërat po ndryshojnë.

Ndërsa, një vajzë e re , Sofia, thekson se “ne i biem përqark Europës në kuadër të nismës tonë. Jemi të lumtur që jemi në Shqipëri dhe kemi shumë dëshirë të udhëtojmë dhe të zbulojmë vendin”.

E reja franceze tregon edhe takimin me fëmijët e një shkolle të qytetit të Fierit, duke e cilësuar si një eksperiencë shumë të bukur.

Europ’Raid konsiderohet një ngjarje unike kulturore, që synon zbulimin e një trashëgimie, një kulture, një historie, një populli …  Nga Mesdheu deri në Detin e Zi, nëpërmjet Karpateve dhe maleve Tatra, Rinit dhe Danubit, në rivierën shqiptare, Europ’Raid rizbulon peizazhin natyror, qytetet e famshme dhe vende historike europiane: si sheshin e Shën Markut në Venecia, Akropolin e Athinës, xhamitë e Stambollit, Murin e Berlinit, apo kanalet e Amsterdamit.

Europ’Raid gjithashtu do të thotë më tepër kontakte mes popujve. Çdo natë, me dëshirën për të ndarë kulturën e tyre, pjesëmarrësit zbulojnë kultura lokale të vendeve ku kalojnë.

Me makina Peugeot 205, ata duhet të udhëtojnë më shumë se 10.000 kilometra, gati 450 kilometra në ditë, duke e bërë Europ’Raid një nga turet sportive më të gjata në botë.

Turizmi shqiptar është futur tashmë në rrjetin e vendeve turistike europiane dhe botërore./atsh

800 të rinj francezë promovojnë Vlorën si destinacion europian të turizmit Read More »

Bebe Rexha thyen rekord me ‘Meant To Be’

Këngëtarja me orgjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ylli i muzikës pop ka thyer një rekord të ri në tabelën e Billboard Hot me këngën e saj ‘Meant To Be’ në bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line.

Kënga e saj ka mbetur në vendin e parë për 35 javë rresht në kategorinë e këngëve country.

Meant To Be kaloi rekordin e mbajtur nga Sam Hunt me këngën ‘Body Like A Back Road’ i cili qëndroi për 34 javë rresht në vendin e parë në vitin 2017.

E shkruar nga Bebe Rexha, Tyler Hubbard i FGL, Josh Miller dhe David Garcia, Meant To Be ka arritur në vendin e dytë në tabelën Billboard’s Hot 100. Kënga ka qenë në vendin e parë në kategorinë e këngëve country që kur debutoi për herë të parë në dhjetor./atsh

Bebe Rexha thyen rekord me ‘Meant To Be’ Read More »

Nis puna për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës/Foto

Ministria e Shëndetësisë ka nisur punën për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës në Vlorë.

Qendra në Novoselë nuk e vetmja që do të rehabilitohet pasi këtë vit do të rehabilitohen 11 qendra shëndetësore në qarkun e Vlorës. Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë do të rindërtojë 80 qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

Qendrat që do të rehabilitohen:
▫️Qendra Shëndetësore nr. 2
▫️Vuno
▫️Zvërnec
▫️Kaninë
▫️Novoselë
▫️Vranisht
▫️Ambulanca nr. 3
▫️Sevaster
▫️Ksamil 1
▫️Lukovë

Poliklinikën e Specialiteteve në Vlorë

Nis puna për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës/Foto Read More »