Aurora

Krimi shqiptar po gllabëron Evropën, mediat italiane: Kontrollojnë territoret me investime kolosale

Krimi shqiptar po pushton Evropën dhe organizatat kriminale kontrollojnë territoret duke bërë investime kolosale duke ndikuar edhe në politikën shqiptare. Kështu shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave raportet ndërkombëtare flasin se krimi i organizuar shqiptar është shumë aktiv në trafikun e drogës. Përveç prodhimit të kanabisit vendas, kanë krijuar dhe rrugë të rëndësishme nga Amerika e Jugut. Nga Osservatorio Balcani e Caucaso dhe burime të Remocontro.

Shqipëria, vendi udhëheqës në trafikun e drogës
Krimit shqiptar po pushton Evropën. ‘Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë territoret, bëjnë investime të konsiderueshme dhe ndikojnë në mënyrë aktive në politikën shqiptare’, thotë ‘Shoqëria e Hapur’, në një raport mbi evoluimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Financuar nga prodhimi dhe trafikimi i kanabisit, grupet kriminale kanë marrë një rol udhëheqës në ekonominë dhe shoqërinë e vendit. ‘Shqipëria në hartën globale të drogës vjen si një vend prodhues dhe nyje e shpërndarjes. Prodhimi i kanabisit dhe eksportet në Evropë, si vend transit për heroinën afgane dhe kokainë’, shkruante në raportin e tij në mars të vitit 2018, Departamenti i Shtetit të SHBA.

Vendi është konfirmuar në këtë fushë edhe në Raportin Botëror për Drogat në vitin 2017 të Kombeve të Bashkuara. ‘Përfshirja e grupeve kriminale Shqiptarët në të gjithë trafikimin e madh të drogës në Evropë (heroinë, kokainë, kanabis)’, shkruhet në raport. Dhe për ‘prova të tjera konkrete’, ironikishit, Giovanni Vale dhe Laetitia Moreni të OBC thonë se mjafton të shfletoni e të lexoni lajmet për konfiskime të mëdha të kokainës në Shqipëri ose vdekjet e dyshimta të shqiptarëve në Amerikën e Jugut.

https://www.balcanicaucaso.org/aree/Albania/La-criminalita-albanese-alla-conquista-dell-Europa-189434
Hegjemonia në Europë

Për Agjencinë Kombëtare të Krimit Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, NCA, ‘kriminelët ballkanikë po formojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare është i rëndësishëm. Londra është qendra e tyre kryesore’. Në Lozanë, policia e Kantonit të Vaud-it se ‘shqiptarët dhe kosovarët janë ‘makina’ në rrjetin e importit dhe shpërndarjen e heroinës, dhe shkatërruar trafikantët e tjerë në Zvicër në mes të 1999 dhe 2000’.

‘Shqipëria shërben si bazë për operacionet e organizatave rajonale kriminale’, vëren Departamenti Amerikan i Shtetit. Riciklimi i thjeshtë i parave të pista, por për të bërë çfarë? Shoqëria e Hapur sugjeron shikimin e investimeve në pasuri të paluajtshme, kazino, qendrat e basteve. Saktësisht nuk dihet ende se si Departamenti i Shtetit e zbulon faktin që në raportin e tij, gjithashtu denoncon pamundësinë e qeverisë shqiptare për të luftën kundër pastrimit të parave.

Tregu i droguar i pasurive të paluajtshme dhe leku më i fortë se dollari
‘Paratë e drogës kanë shtrembëruar sistemin: aktivitetet e financuara me paratë e krimit, konkurrenca dhe drogës, nga një problem kriminal, po kthehet në një problem social’, thotë Carloalberto Rossi, një nga themeluesit e portalit shqiptar Exit.al. Dhe shembulli është bumi i pasurive të paluajtshme, një përzierje mes parave jo transparente, që është kritikuar shumë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një tjetër sinjal alarmant, janë operacionet në ‘lek’, monedha kombëtare shqiptare: kursi i këmbimit i lekut/euro prej vitesh është i qëndrueshëm rreth 140 lek për çdo euro. Por në qershor, Banka Qendrore e Tiranës u desh të ndërhynte për të ndalur rritjen e monedhës shqiptare. Sot 126 lekë janë të mjaftueshme për të blerë një euro. Shumë, shumë valutë e huaj (nga drogat) në treg./korrieri

Krimi shqiptar po gllabëron Evropën, mediat italiane: Kontrollojnë territoret me investime kolosale Read More »

Berisha “dhëmb për dhëmb” Thaçit: Mjeran, nuk pastohet fytyra me mbetjet e kuzhinës së Beogradit

“Dhëmbë për dhëmbë”, ka qenë përgjigja e ish kryeministrit Sali Berisha ndaj akuzave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të bëra tre ditë më parë pas kundërshtimit të idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë. Teksa ka folur në një intervistë për RTV Dukagjini, Berisha i ka quajtur mjerane komentet e Thaçit, e më tej se kërkon të pastrojë fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, ka deklaruar Berisha për presidentin kosovar Hashim Thaçi. Ai ka folur edhe për gjitha çështjet që ka ngritur Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.

Berisha është përgjigjur edhe për akuzat nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet! Ai ka komentuar edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale! Intervista e realizuar me Berishën transmetohet sonte në RTV Dukagjini./korrieri

Berisha “dhëmb për dhëmb” Thaçit: Mjeran, nuk pastohet fytyra me mbetjet e kuzhinës së Beogradit Read More »

Vjen lajmi i rëndësishëm për shqiptarët emigrantë në Greqi, dokumentet…

Emigrantët shqiptarë që humbën apo pësuan dëmtime të dokumenteve të identifikimit gjatë zjarreve vdekjeprurese qe rane në 23 korrik në Attiki të Greqisë, duhet te dine se shpenzimet do tu mbulohen nga ambasada shqiptare në Athinë.

Lajmin e bën me dije ambasada shqiptare ne rrjetet sociale, ku shpjegon dhe vendimin e ministrit Ditmir Bushati.

“Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korril në – Attiki se me vendim të Ministrit z. Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Athinë, në Facebook.

Të interesuarit mund t’i drejtohen për fillimin e procedurave të aplikimeve për pasaportë ambasadës shqiptare atje. Ndërkohë që në dispozicion nga autoritetet shqiptare në Greqi është vendosur dhe numri i telefonit: 210-6876215./korrieri

Vjen lajmi i rëndësishëm për shqiptarët emigrantë në Greqi, dokumentet… Read More »

Harrojeni “Zogun” e Tunës! Këngëtarja vjen me Chonga (ja kuptimi i saj pikant)

Tuna eshte rikthyer serish fuqishëm në tregun muzikor shqiptar më këngën e saj” Chonga”.

Në  instagramin e saj ajo ka nxjerrë  momente  nga ky videoklip duke cituar:” Unë  jam krah vajzave që flasin pistë. Ato me kembe të zbathura, mendje brilante, flokë të shprishura, zemra të egra dhe plot gjallëri. Me ato që nuk frikësohen të flasin dhe që jetojnë për të bërë atë që u është thënë se është e pamundshme!
me  ato që nuk kanë frikë  ta ngrisin zerin …. Un jam me juve Chongas….

Mirëpo cili ështe kuptimi i fjalës chonga.

“Chonga” nënkupton një femër latine e klasës punëtore të cilat vishen dhe shpesh veprojnë në një mënyrë të seksualizuar, të zhurmshme, ndonjëherë agresive. Termi gjithashtu ka tre kuptime: si sinonim për prostitutë, për t’iu referuar një gruaje që vepron “gangsta” ose sillet si e tillë dhe termi përdoret gjithashtu midis shoqeve, si një mënyrë gazmore për të përshëndetur njëra-tjetrën.

Në klip këngëtarja shfaqet si gjithmonë në formë dhe ekstravagante.

Harrojeni “Zogun” e Tunës! Këngëtarja vjen me Chonga (ja kuptimi i saj pikant) Read More »

SHBA-BE presion Ramës dhe një mesazh për Berishën e Metën: Largoni sa më parë…

Pavarësisht se kanë kaluar procesin e parë të Vetting-ut, SHBA dhe BE po ushtron presion për disa emra që janë ende në sistemin e drejtësisë, duke kërkuar largimin e tyre. Një qëndrim të tillë SHBA e BE e kanë shprehur përmes organeve ligjzbatuese të tyre të vendosura pranë komisioneve të Vettingut, përmes të cilëve ushtrojnë presion mbi kryeministrin Edi Rama që të heqë dorë nga njerëz të tillë si Xhezair Zaganjori dhe Bashkim Dedja.

Të rikonfirmuar në detyrë, përkatësisht Xhezair Zaganjori kryetar i Gjykatës së Lartë dhe Bashkim Dedja kreu i Gjykatës Kushtetuese, për SHBA dhe BE ata janë një investim i shkuar dëm dhe nuk mund të hedhin financimet e tyre për njerëz të tillë që kanë probleme me pasurinë. Por me sa duket nuk është vetëm pasuria ajo që është fiksuar në “radarët” e tyre, por janë dhe elementë të tjerë shtesë që i bëjnë të papërshtatshëm për drejtësinë e re Zaganjorin dhe Dedjan.

Kështu që, kapitulli i rivlerësimit për Kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, meqë rasti është më i freskët, nuk mund të konsiderohet i mbyllur, pavarësisht se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi atë në detyrë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, organi i përbërë nga ekspertë europianë e amerikanë, që ndjekin procesin, i ka rekomanduar, Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e KPK.

Përmes një njoftimi zyrtar, Komisionerët Publikë, shpjeguan se pasi t’u jetë njoftuar “vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”. Vendimi për kreun e Gjykatës së Lartë u mor më 24 korrik, dhe KPK, sipas ligjit, ka afat 30 ditë, për t’ia njoftuar me shkrim Komisionerëve, të cilët nga ana e tyre kanë 15 ditë kohë, për të vendosur nëse do të bëjnë ose jo ankimim.

Nuk shpjegohet zyrtarisht ende arsyeja për të cilën ONM-ja ka sugjeruar ankimimin e vendimit, ndonëse dhe vetë Komisioni i Pavarur, gjatë seancës dëgjimore me Zaganjorin, foli për një seri problemesh që sipas tij kishte gjetur, falë një hetimi të thelluar. Sipas relacionit të bërë publik, kryetari i Gjykatës së Lartë rezultonte të kishte bërë deklarata të pasakta, të pamjaftueshme dhe fiktive si dhe kishte mungesë të burimeve financiare, lidhur me një apartament në qendër të Tiranës, një mjedis për zyrë, një bodrum dhe një dyqan.

Të gjitha në një godinë të vetme, që sipas Zaganjorit nuk ishin blerë, por ishin ndërtuar në një truall të trashëguar nga familja e bashkëshortes. Ndaj tij megjithatë, Komisioni ngriti pretendimin se nuk kishte paguar detyrimet ndaj shtetit për qeratë e perfituara, apo dhe se kishte mospërputhje për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, të deklaruara më të ulta se sa kishin rezultuar nga verifikimet e bëra nga vetë Komisioni.

Zaganjori, i cili përveç të ardhurave nga pagat mujore dhe qeratë, ka deklaruar dhe përfitime të larta financiare nga puna pranë një instituti në Gjermani, deklaroi se i kishte ofruar komisionit afër 40 faqe me shpjegime dhe dokumenta, për të gjitha pikëpyetjet e ngritura gjatë procesit, në fund të të cilit ai u konfirmua nga KPK.

Rasti i zotit Zaganjori është i ngjashëm me atë të kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Edhe ky i fundit u konfirmua nga KPK por sërish ONM-ja kërkoi apelimin e vendimit. ONM depozitoi kërkesën dhe argumentet përkatëse në lidhje me ankimin kundër vendimit të Komisioni të Pavararur të Kualifikimit për Dedjan. Sipas ONM, Dedja s’arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë. Gjyqtari Dedja i cili kaloi vettingun, do ti duhet që të përballet dhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Dhe Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga OMN për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara KPK, subjekti i rivlerësimit, Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Po krerët e dy gjykatave më të larta në Shqipëri nuk kanë besueshmërinë dhe mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe gjasat janë që të lënë detyrat respektive që kanë. Presioni tashmë është mbi Edi Ramën, por dhe mbi kupolën politike Berisha, Meta, Basha dhe Monika, të cilët mbështesin kryeministrin në zhbërjen e reformës në drejtësi./Pamfleti

SHBA-BE presion Ramës dhe një mesazh për Berishën e Metën: Largoni sa më parë… Read More »

“BYTHLËVIZURIT” ( Për të gjithë ata që nuk kanë by.. )

“BYTHLËVIZURIT”
( Për të gjithë ata që nuk kanë bythë )

U mundova të gjeja një titull pak më etik dhe më komod. Dhashë e mora, po për çudi nuk më vinte ndërmend asnjë titull tjetër, sepse nuk e kam për zakon të përdor fjalë të tilla, por të më falë lexuesi.
Është fjala për ata lloj njerëzish që nuk gjejnë qetësi në një vend dhe eksplorojnë të gjejnë një vend më të rehatshëm dhe më komod dhe që vuajnë për grada, spaleta e lëvdata. Ndoshta njerëz të tillë mund të jenë bërë pishmend edhe pse kanë lindur. Nejse, kështu e kanë njerëzit, kërkojnë të gjejnë më të mirën. Por që të gjesh më të mirën, asnjëherë nuk duhet të priresh nga një njohje empirike. Jo, se zhgënjehesh, nuk është ky problem i vetëm, por kur nuk njeh veten është akoma më keq. Mos i shiko gunën një njeriu, po shikoji punën. Dhe kjo thënie popullore është mbështetur në përvojën e popullit, ndaj dhe ka dalë si shprehje. E njeh ti atë që rend pas tij, apo ecën symbyllazi dhe lajkosesh pas fjalëve dhe spaletave që të mbërthejnë mbi supe. Një këngë e bukur e brilantit Lefter Çipa, në disa prej vargjeve të tij, thotë:
“Edhe rrushi që të piqet,
kërkon një behar të tërë”…
Këta lloj njerëzish lëvizin nga një vend në tjetrin, ose siç thotë populli, “hu më hu”, por duhet patur kujdes, se në finish mund të të mbetet huri në vend të lig dhe nuk do kesh mundësi të çlirohesh prej tij.
Këta lloj njerëzish hyjnë tamam në kategorinë e të “bythlëvizurve”, vuajnë nga deliri i madhështisë dhe për t’u dukur vijnë vërdallë nëpër tub, sikur bëjnë striptizëm. E njeh veten?… E di sa e ke hapin?… Mos u mat me hijen e mëngjesit!… Sa i mençur është populli ynë me këto shprehje të bukura!
Kur nuk di di nga t’ia mbash, do të vijë ndërmend ajo shprehja tjetër popullore:
“ O Gjolekë dhatë-dhatë,
prapë në bythën time ratë”
Ndoshta atëhere do të jetë vonë. “ Kur vijnë mendtë, s’i hanë as qentë”, – thotë një shprehje popullore. Dyert do të jenë mbyllur e ti mbetesh jashtë…, ndaj mos e lëviz bythën, qëndro në një vend dhe ngule bythën mirë. Në ke bythë…?!/kozma Billa

“BYTHLËVIZURIT” ( Për të gjithë ata që nuk kanë by.. ) Read More »

Një shtëllungë e madhe e çuditshme në qiell mbulon qytetin shqiptar, frikë se…

Kjo që shihni në pamjet filmike që mbërritën në redaksinë e DurrësLajm pak më parë nuk është mjergull që ka mbuluar lagje të tëra të Durrësit, por retë e tymit që ngrihet nga fusha e depozitimit të mbetjeve në Porto-Romano. Nga larg, duket në horizont reja e zezë që ngrihet drejt qiellit.

Reja e kuqe e tymit ka mbuluar gjithçka, ndërkohë që banorët e lagjes nr.14, nga ku janë xhiruar sekuencat filmike mezi mbushen me frymë, ndërsa ajri rëndohet edhe më tepër nga temperaturat e larta dhe prezenca e lagështirës.

Pavarësisht ankesave të panumërta të banorëve të Durrësit, që thithin çdo ditë ajrin e ndotur, qindra kronika televizive dhe shkrimeve në gazeta e portale, denoncimit nga ana e shumë përfaqësuesve të opozitës dhe pranimit të situatës mjaft kritike nga ana e pushtetit vendor, gjendja në Porto – Romano rëndohet edhe më tepër.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Durrësit u shpall gjendja e emergjencës mjedisore për fushën e grumbullimit të mbetjeve, por që nga ajo ditë asgjë s’ka ndryshuar.

Qytetarët e Durrësit do të vazhdojnë të thithin pluhurin toksik që çlirohet nga djegia e mbeturinave në qiell të hapur.

Një shtëllungë e madhe e çuditshme në qiell mbulon qytetin shqiptar, frikë se… Read More »

Meteorologia bën deklaratën bombë: Nesër…

Temperatura perveluese duke nisur nga dita e merkura, sic ishte paralajmeruar. Meteoalb ben me dije se kulmi i nxehtësisë do te shenohet nga e mërkura në të premten. Nderkohe qe termometri ne zona te zaktuara do te kaloje edhe 39 grade celcius.

Temp

MOTI NE VIJIM: vijojnë temperaturat e larta edhe në fundjavë por kulmi i nxehtësisë shënohet nga e mërkura në të premten ku maksimumet sipas zonave pritet të luhaten nga 31 në 36°C zonat malore (maksimumi në Kukës) dhe nga 36 – 38°C në zonat e ulëta dhe bregdetare. Në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në Veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kucovë, Këlcyrë). Pas fundjavës parashikohet një rënie graduale e temperaturave, e cila vijonb për 5 – 6 ditë ndërsa sërisht ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.

TABLOJA e shirave paraqet zhvillim të vranësirave gjatë të gjitha pasditeve, kryesisht në Qendër dhe Juglindje ku priten shira afatshkurtër në zona të izoluara të vendit.

Meteorologia bën deklaratën bombë: Nesër… Read More »