Aurora

TE FALA NGA RADHIMA

TE FALA NGA RADHIMA

Kur iken nga Vlora, Vlora nuk te mbetet ne mendje si kujtim, perkundrazi, kujtimet nuk kane te bejne me Vloren.
Ajo eshte vendbanimi i perendive si e tille plotesohet te mendja njerezore vetem si zgjatim i magjishem i imagjinates!
Vlora eshte mbresa me e bukur ku njeriu takon hyjnoren ne Toke!/A.A

Fotografia e Abazaj Arben

TE FALA NGA RADHIMA Read More »

Majë kalasë së Argjiros dhe lëgjendës së saj që shënoi jetën e trimëreshave gjirokastrite

Shkruan: Anisa DEMIRAJ

Legjendat e kalave tona ndonjëherë janë shumë të ngjashme pasi në bazë të tyre kanë një sakrificë të madhe dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me të njëjtën bazë do ta kishte edhe ajo e Argjiros prej nga mendohet se ka marrë edhe emrin kalaja po edhe qyteti, po kjo mbetet hipotezë.

“Ra Si Yll Po S’ u Shua

vështroi princesha krenare

në çdo kullë e nghdo kamare

si të fundit roje ranë

çdo pëllëmbë me gjak e lanë

dhe e vetme ajo mbeti

përmbi kullë porsi deti

që i hedh dallgët në rërë

turqit u vërsulën të tërë

që ta zënë yllin të gjallë

po a zihet ylli vallë?

Ja Argjiroja e shpejtë

tok me foshnjëzën e vet

u vërtit si zog në erë

nga kalaja në humerë

shkëmb më shkëmb seç u copëtua

ra si ylli po s’u shua

dhe kujtoi ky shkëmb i bardhë

se fëmija i saj mbet gjallë

dhe që foshnjën ta mëkojë

qumësht zuri të pikojë”

Këto janë vargjet që një gjirokastrit me famë tashmë ndërkombëtare, Ismail Kadare shkruan për “nënën” që i dha fund jetës vetëm e vetëm mos të binte në duar të pushtuesve.

Kalaja është një nga simbolet më të bukura që qyteti ka dhe ajo ka një sërë pikash atraktive, të cilat do të mund të vizitohen, dhe për të cilat duhen orë të tëra. Kalaja e Gjirokastrës, një nga monumentet më të rralla të këtij lloji, ka pësuar ndryshime dhe zgjerime. Pas pushtimit osman, në fund të shekullit XIV, u bënë përmirësime të gjera nga sulltan Bajaziti II rreth vitit 1490. Nga viti 1811, Ali Pashë Tepelena shtoi shumë elemente, duke përfshirë Kullën e Sahatit në anën lindore. Ai përfundoi fortifikimin e zonës së greminës dhe ndërtoi ujësjellësin e Sopotit, që sillte ujin në kala rreth 12 kilometra larg.

Me të hyrë brenda, janë të ekspozuar një numër topash, të cilët janë pjesë e galerisë së topave, artileri këto që kryesisht janë braktisur apo u janë kapur forcave të pushtuesve nazistë nga Lufta e Dytë Botërore. Në fund fare të kësaj galerie gjendet edhe një tank italian, i prodhuar nga “Fiati” në mes viteve 1941-1943.

Muzeu Kombëtar i Armëve, pjesë e së cilës është edhe Galeria e Topave, është një pasuri tjetër kombëtare, i cili në koleksionin e tij përmban armë nga lashtësia dhe deri te lufta e partizanëve.

Në këtë kështjellë, rrënjët e së cilës datojnë që nga shekulli i 4-të para erës sonë, në kohë të Pirros së Epirit, ekziston edhe Muzeu, që njëherësh njihet edhe si Galeria “Gjin Zenebishi”, e në të cilën rrëfehet historia e Gjirokastrës, duke filluar që nga vendbanimet parahistorike dhe deri në periudhën kur qyteti bëhet një qendër e rëndësishme administrative e Perandorisë Osmane dhe më pas vendlindje e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, e diktatorit komunist Enver Hoxha, etj. Aty gjithashtu tregohet historia e lokaliteteve arkeologjike, që shtrihen në luginën e Drinos.

Pika ku qëndron aktualisht aeroplani është shumë pranë mureve të kalasë së Gjirokastrës, nga ku shpaloset një peizazh mahnitës i të gjithë luginës së lumit Drino dhe maleve përreth. Ndonëse tani kjo Kala konsiderohet si atraksion turistik, deri në vitin 1968 ajo ka pasur namin e saj edhe ogurzi, ngase një pjesë e saj ka shërbyer si burg, i cili është njohur si “burgu i shtatë penxhereve”, ku që nga ajo kohë e deri më sot vazhdojnë të mbesin mbishkrimet e të vuajturve.

Por cila është legjenda që e mbulon kështjellën?

Princesha Argjiro mendohet të ketë qenë sundimtarja e qytetit të Gjirokastrës gjatë shekullit XIV. Ajo ishte e martuar me princin e këtij qyteti. Princesha Argjiro luftoi me turqit kur ata rrethuan kalanë e Gjirokastrës. Megjithatë, turqit e morën Gjirokastrën me tradhëti.

Prandaj princesha Argjiro për të mos rënë e gjallë në duart e turqve, u hodh nga kulla më e lartë e kalasë bashke me djalin e saj foshnjë. Në fakt kjo ishte rruga e parë që ajo e bënte me djalin e saj.

Ajo ra drejt te një shkëmb dhe u copëtua, por djali i saj mbeti gjallë dhe për ta bekuar filloi të pikoj qumësht. Sipas legjendës thuhet se foshnja mbeti gjallë nga guri që pikonte qumësht. Legjenda thotë që emri i Gjirokastrës vjen pikërisht nga emri i princeshës.

Majë kalasë së Argjiros dhe lëgjendës së saj që shënoi jetën e trimëreshave gjirokastrite Read More »

“Këto jemi ne në sy të botës”, Anglia boton librin që po bën xhiron e botës, fëmijët shqiptarë si të ishin parahistorikë

Një libër për fëmijë që shitet online në faqen e internetit ‘amazon.com’ si dhe në librari të ndryshme në botë shfaq një realitet të zymtë për Shqipërinë.

Pamjet ilustruese të librit, ku shfaqet një familje e varfër, e cila nga veshja përkon me periudhën e komunizmit, por në libër përshkruhet si “jeta në Shqipëri”.

E dërsa libri shitet online dhe është botuar nga një shtëpi botuese në Angli ka shqetësuar këngëtarin Big Basta (Geri Xhari). Këngëtari bën një apel që të parandalohet ky libër i cili dizinformon mbi realitetin shqiptar, ku sipas tij i trajton fëmijët shqiptarë si të ishin parahistorikë.

Postimi i plotë:

Meqe fqinjet tane vetem pse kur festojme bejme simbolin tone me duar, ndihen te ofenduar dhe e cojne ceshtjen deri ne gjykaten e jupiterit dhe na denojne me gjoba, a do ta pranojme me perulje dhe si gjynaf kete informacion fallco nga kjo shtepi botuese nga Anglia, apo do mblidhemi dhe dergojme ankesa per ndalimin e ketij libri apo ndryshimin e menjehershem te informacionit.

P.S: Ky liber eshte botim per femijet dhe ndodhet neper librari te botes dhe femijet dizinformohen per vendin tone, dhe ndodh qe ne te ardhmen ti shohin femijet tane si parahistorike./njekomb

“Këto jemi ne në sy të botës”, Anglia boton librin që po bën xhiron e botës, fëmijët shqiptarë si të ishin parahistorikë Read More »

Fatos Lubonja: Baza e NATO-s në Kuçovë, një rrezik për Shqipërinë

Lajmin se NATO do të investojë për të risjellë në funksionim aeroportin tonë ushtarak të Kucovës, e ka komentuar në studion e News24 edhe analisti Fatos Lubonja, i cili u shpreh se kjo është qesharake, ku per me teper lajmin e dha nje kryeminister artist, i cili si i tille duhet te ishte kundra kesaj baze ushtarake.

“Aq më tepër është qesharak ky kryeministri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake? Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu”, tha Lubonja.

Si e keni parë këtë zhvillim?

Është një lajm mjaft kontradiktor në kuptimin e anëve pozitive e negative që mund të ketë. Ajo që më bëri përshtypje është që kryeministri e lancoi, e njoftoi, se dhe ju përmendet paratë, kur ky popull i mbushet mendja “shiko se ka ca lekë këtu”, po se cfarë lekësh janë ato si vijnë ato nuk ka rëndësi. E them këtë se kudo një bazë ushtarake, ka një konotacion negativ edhe në vendet e Evropës ku ka bazë amerikane është problem, një zonë që izolohet, që të merret që nesër të fut në konflikte.

Ne në atë vizionin që kemi për botën, mendojmë se jemi një vend i vogël që ndoshta s’kishte nevojë për këtë punë duke pasur parasysh edhe se sa pak terren na ka ngelur, se i kemi marrë tërë tokat i kemi bërë ndërtime, tani fut edhe cimentime të tjera, nuk është lajm i bukur që tani na erdhi një Google e po investon e rinia do punojë atje.

Aq më tepër është qesharak ky kryeministri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake?

Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu. Popull qesharak duhet me thënë, se ske ca i bën se edhe opozita nuk flet fare, se amerikanët, thonë se nuk duhet të flasin fare se përndryshe na e merr ky pushtetin.

Këta nga mëngjesi në darkë mendojnë si të forcojnë pushtetin e tyre, mos harroni se deri dje ka thënë për Trumpin që është një rrezik për botën, tani bashkëpunon me Trump që të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri.
Kemi ca para që do ndahen, po nuk e dimë kush do i marri.

Tjetra ka të bëjë me atë që na i thonë këto lajme sikur dalin nga kapelja dhe i nxjerr magjistari.

Këto janë gjëra kombëtare që nuk lidhen vetëm me sot, por edhe me të ardhmen e Shqipërisë, një interes i madh kombëtar. Si vendosen këto, kush i vendos?

Unë mendoj që këto duhet ti vendosë parlament, pavarësisht se është bazë amerikane, aleat i madh, po prapë baza ushtarake është.

Ky popull ka nevojë të di. Se kështu vendosi edhe për armët kimike, për muxhahedinët, edhe kjo ska transparencë.

Nuk po flasim edhe për rrezikimet që mund të na sjellë kjo bazë.

Jemi në kohën e terrorizmit. Një Shqipëri që nuk është goditur akoma nga terrorizmi, është goditur Franca, një nga arsyet është edhe disa politika që ka me vendet muslimane.

Edhe ne duke qenë një popull me një % të madhe muslimane, kemi pasur edhe një avantazh në këktë drejtim, s’kishim opse bëheshim objekt i terrorizmit.

Për të mos thënë pastaj kontradiksionet që lindin se ka edhe Turqia tani që është aleati i Ramës, si mund ta presi me Greqinë, ka probleme.

Unë shoh probleme edhe si njeri që jam kundra luftës, mendoj se një parti e majtë duhet të ishte ajo më pak për të sjellë një bazë ushtarake këtu, aq më tepër sic e thashë, një kryeministër artist./njekomb

Fatos Lubonja: Baza e NATO-s në Kuçovë, një rrezik për Shqipërinë Read More »

Më 10 gusht ngrini sytë nga qielli, ju plotësohen të gjitha dëshirat

Më 10 gusht të gjithë do i ngrejnë sytë lart nga qielli për të admiruar yjet që bien, një fenomen i quajtur Perseids ose siç njihet ndryshe Lotët e Shën Lorencit e që ndodh çdo vit në gusht.

Fenomeni lidhet me martirin Shën Lorenci dhe 10 gushti është dita e tij.

Kur Toka kalon pranë kryqëzimit të orbitës së saj me kometën Swift-Tuttle ajo lëshon këtë re yjesh dhe bën trajektoren rreth diellit. Copat e yjeve digjen dhe lëshojnë në qiell bishtin mahnitës.

Ekspertët tregojnë se këtë vit kushtet do të jenë ideale për t’i vrojtuar yjet që bien.

Më mirë ato do të vrojtohen larg dritave të qyteteve, në vende të errëta dhe në gjysmën e dytë të natës.

Gjithashtu rënia e yjeve personifikon edhe shprehjen e dëshirave kështu që mos harroni datën 10 gusht./njekomb

Më 10 gusht ngrini sytë nga qielli, ju plotësohen të gjitha dëshirat Read More »

Tërhiqet Thaçi, deklaratë befasuese: Ua lë në dorë kosovarëve, për kundërshtarët kam një mesazh…

Presidenti i Kosovë Hashim Thaçi ka reaguar pas gjithë debatit të shkaktuar nga deklaratat e tij për ndarjen e kufijve. Përmes rrjetit social facebook, Thaçi është shprehur se “ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës”.

Më tej ai shkruan se “Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes adhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve”. “Në një situatë të tillë, vërtet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës”, ka përfunduar kreu i Kosovës.

Postimi i plotë:
Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës. Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.

Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet. HTH”, keshtu shprehet Hashim Thaçi ne nje reagim te bere publik pak minuta me pare.

Tërhiqet Thaçi, deklaratë befasuese: Ua lë në dorë kosovarëve, për kundërshtarët kam një mesazh… Read More »

Shpërthen aktori i njohur, anëtar i PD sulmon Bashën: Në politikë ka dështuar, është thjesht p***ë me rigon

Të tjerë emra të njohur përkrahës të PD, po shprehin zhgënjimin e pësuar nga kryetari aktual Lulzim Basha. Këtë herë vjen një reagim i fortë nga anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe aktori Julian Deda i cili ka sulmuar kreun e kësaj partie.

Sipas tij, pavarësisht fjalëve, Basha i tradhtoi njerëzit edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai thotë se Basha nuk duhet besuar më. “Nese dikush ju thote “pa shkelur mbi trupin tim nuk behet” mos i besoni, dijeni se e ka kot. Ka kohe qe nuk funksionon si shprehje. Ne politike ka deshtuar disa here, madje as per çeshtjen e Teatrit snuk. Me pak fjale eshte thjesht pordhe me rigon”, shprehet ai/korrieri

Shpërthen aktori i njohur, anëtar i PD sulmon Bashën: Në politikë ka dështuar, është thjesht p***ë me rigon Read More »

Alarmohen pushuesit në Dhërmi, në breg shfaqet papritur… peshkaqeni (Video)

Pushuesit në Dhërmi janë alarmuar nga një vizitor i papritur që ka mbërritur deri në breg. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se një krijesë në det, e komentuar si peshkaqen është shfaqur fare pranë zonës ku po laheshin pushuesit duke i vënë ata në panik.

Në video shihen edhe plazhistët që buzë detit ndjekin me kureshtje lëvizjet e krijesës në ujë. Madje, personi që poston videon thotë se në det u panë katër peshkaqenë.

Alarmohen pushuesit në Dhërmi, në breg shfaqet papritur… peshkaqeni (Video) Read More »