Aurora

Shenjtorja shqiptare të cilës i luten serbët

Shqiptarët janë një popull euforik, me ndjenja të forta emocionale dhe tolerantë, të cilët nuk janë kujdesur shumë për të shkruar historinë e tyre në përgjithësi.

Kanë qenë të huajt ata që kanë shkruar në përgjithësi historinë e popullit shqiptar, dhe është e kuptueshme që këta të huaj të bëjnë shpeshherë edhe shtrembërimet e ngjarjeve historike ose të fshehin të vërtetat e krenarisë të kombit shqiptar.

Arkivat dhe bibliotekat e botës dhe manastiret e vendeve fqinje me Shqipërinë fshehin shumë të dhëna rreth shqiptarëve, ndoshta në këto vende gjenden edhe libra të shkruar në gjuhën shqipe të shek. XI. Si pasojë e këtyre që thamë më lart kemi mungesa të lidhjeve të shumë ngjarjeve duke krijuar një boshllëk të madh në historinë tonë kombëtare.

Shën Angelina ose Nëna Angelinë që serbët i përkulen dhe i falen me aq dashuri dhe përkushtim është një vajzë shqiptare. Për këtë figurë ne do japim disa të dhëna për t’ia bërë të njohur opinionit se shqiptarët janë një popull vital e me kulturë dhe nga ky popull kanë dalë shumë shenjtorë që bota e krishtere i respekton dhe përkulet para tyre. Prandaj është më e pëlqyeshme kështu se sa të mbahet në heshtje dhe ky fakt i vërtetë që Shën Angelina e Serbisë është shqiptare me gjak, gjuhë dhe edukatë.

Angelina Komneni-Brankoviq (1440-1520) ishte e bija e princit Gjergj Arianit Komnenit (1383-1462). Gjergj Arianit Komnen Golemi Topia kishte për grua Marinë, e cila ishte e bija e Despot Gjin Muzakës. Angjelina Komneni u martua me despotin serb Stefan Brankoviq (1417-1476), i cili ishte i verbër. Ceremonia e kurorëzimit të tyre u bë në qytetin e Shkodrës në nëntor 1460.

Nën mbrojtjen e Skënderbeut çifti i ri qëndroi një vit në Shqipëri ku lindi edhe djali i tyre i parë Georgio Brankoviqi. Më tej me këshillimin të Skënderbeut familja Brankoviq nëpërmjet Lezhës kaluan në Itali, pasi Serbia ishte pushtuar nga Turqit. Derisa sa vdiq Despot Stefani jetoi me dhurata bamirësie nga Venediku, Dubrovniku dhe Papa. Ai ishte Despot i Serbisë nga viti 1458-1459.

Angelina Komneni nga martesa me Despotin e Serbisë Stefan Brankoviç bëri tre fëmijë, Gjergji – Georgio, Gjoni-Jovanin dhe Marinë. Pas vdekjes së Despot Stefanit në 9 Tetor 1476, Angelina bashkë me fëmijët jetonin në mjerim dhe kështu ajo i shkroi një letër mbretit të Hungarisë Mattias i cili i ftoj për të jetuar në Hungari duke i dhënë titull Despot në Mërgim të Serbisë Georgit më 1486. Në vitin 1496 Georgi u bë murg dhe titullin mbretëro ia la vëllait të tij Gjonit-Jovanit.

Georgio u bë Kryepeshkop i Beogradit me emrin Maksim-Maxim në vitin 1508, dhe ishte Argjipeshkv deri sa vdiq më 1516.(Titulli Argjipeshkv i përket kishës katolike dhe jo ortodoks).
Gjon-Jovan Brankoviqi e mori titullin Despot më 1496 dhe e mbajti këtë titull deri sa vdiq më 1502, dhe ishte trashëgimtari i fundit i familjes Brankoviqe pasi nuk lanë trashëgimtar të gjinisë mashkullore. Jovan Brankoviqi u martua me Jelenom dhe kishin pesë vajza, pas vdekjes gruaja e tij u martua me Ivanish Berisllaviq duke i dhuruar edhe titullin Despot.

Për përkushtimin dhe devotshmërisë që tregoj Angelina për familjen e saj dhe dashurisë ndaj Zotit, duke ndërtuar manastire për gra, kisha serbe e shpalli atë të Shenjtë. Angelian Komneni e arsimuar dhe e edukuar në familjen prindërore, me dashurinë e saj për bashkëshortin dhe fëmijët qartë tregon shpirtin human të femrës shqiptare. Ajo u martua me një njeri të verbër dhe nuk e braktisi atë kurrë. Kur turqit pushtuan Serbinë, Angelina mori me vete për në Hungari relikat dhe eshtrat e burrit të saj.

Dita e përkushtimit të Shën Angelinës është 30 Korriku, (me kalendari e vjetër 12 Gushti), dita e vdekjes së saj, 1520. Çdo 30 Korrik e tërë Serbia feston për të nderuar dhe kujtuar shqiptaren Angelina Komneni-Brankoviqin. Por Shën Angelina përkujtohet edhe më 10 Dhjetor bashkë me burrin e saj Despot Stefanin. Ajo nderohet si shenjtore nga Kisha Ortodokse Serbe me titullin Shën Angelina, Nënë e Nderuar.

Shumë relika dhe eshtra të familjes Brankoviq ndodhen në Manastirin e Krushedolac, midis tyre edhe krahu i majtë i Nënës së Nderuar Shën Angelinës. Ky manastir që është ndërtuar nga vetë Angelina ndodhet në Vojvodinë afër qytetit Sremit,
Nëse historianët shqiptar do të ishin marrë pak më shumë rreth Shenjtorëve me origjinë shqiptare që bota i respekton dhe i lutet, atëherë ne sot do i faleshim shenjtorëve shqiptar dhe jo atyre grek e sllavë (autori, Arben Llalla, thotë se këtë shkrim e bëri për rikujtesë urrejtjes së serbëve ndaj shqiptarëve)./njekomb

Shenjtorja shqiptare të cilës i luten serbët Read More »

Zbulimi i varrezave ilire, që do ta ndryshojë historinë

Arkeologët kroatë kanë bërë publike zbulimin, që sipas tyre, ndryshon kuptimin e historisë së përgjithshme botërore. Ata, në ishullin Korçul, në lokalitetin Kopil kanë zbuluar një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit.

Përveç qeramikës, në këto varreza janë gjetur edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari.

Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve lokalë ilirë për kohën para Krishtit.

Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, ka deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund ta shfaqim tërë historinë njerëzore. Në ishullin Korçul janë zbuluar dëshmi të jetës së njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.

“Mendohet se zbulimet në Kopil, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira. Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë. Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç

Interesim për këto zbulime arkeologjike kanë treguar edhe arkeologë të njohur botërorë, prej të cilëve edhe profesori Preston Miracle nga Universiteti i Kembrixhit, i cili u është bashkangjitur arkeologëve kroatë në punën e tyre katërvjeçare.

Lidhur me këto zbulime arkeologjike, gazeta New York Times shkruan se “paraardhësit tanë i njohim për gjuajtjen e mamutëve, por zbulimet e fundit në ishullin Korçul, na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”.

Ishulli Korçul është vendbanimi i fiseve ilire ku më vonë janë vendosur edhe kolonët grekë, të pasuar në shekullin X, nga kolonët sllavë. Kjo dëshmohet edhe nga toponimet e tashme të vendbanimeve në këtë ishull siç është ai Lumbardh. Një mbishkrim i gjetur me emrin Lumbarda Psephisma, i cili ruhet në Muzeun Arkeologjik në Zagreb përmban detaje rreth themelimit të një kolonie të lashtë greke në ishullin Korçul. Teksti, ndër të tjera, siguron informacion mbi kolonët grekë të ardhur nga ishulli Issa, të vendosur aty në bazë të një marrëveshjeje paraprake midis tyre dhe përfaqësuesve të ilirëve lokalë./Shemsedin Ibrahimi/njekomb

Zbulimi i varrezave ilire, që do ta ndryshojë historinë Read More »

Greqia dëbon mbi 4 mijë shqiptarë

Policia greke njoftoi sot se për muajin korrik janë dëbuar për në vendet e tyre të origjinës, për hyrje të paligjshme 841 emigrantë.

Për muajin korrik, policia greke kthehu për në vendet e tyre të origjinës, shtetas te tjerë të kombësive të ndryshme. Në kurriz të këtyre shtetasve të vendeve të treta, janë vendimet për kthim dhe deportim lëshuar nga autoritetet përkatëse për hyrje të paligjshme në Greqi.

Si gjithnjë, numri më i madh i kthimeve ishte për Shqipërinë (377), Irak (141), Pakistan (74), Gjeorgji (43), Bangladesh (29), Turqi (28), Algjeri ) dhe Iranit (18).

Për 7-mujorin e parë Greqia ka dëbuar 4.267 shqiptarë nga 7.959 të kthyer me kombësi të ndryshme.

Te kthyer sipas muajve

Janar 628

Shkurt 648

Mars 668

Prill 745

Maj 738

Qershor 463

Korrik 363

Greqia dëbon mbi 4 mijë shqiptarë Read More »

Super jahti 300 milionë dollarësh ankorohet në Sarandë, ja kush është sheiku i fuqishëm që e zotëron

Një jaht gjigant me një vlerë marramendëse ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Sarandës.

“Mrekullia” i përket babait të Emirit të Katarit, Shkëlqesisë së tij Hamad Bin Khalifa Al Thani.

Biznesmeni i fuqishëm do të vizitojë rivierën shqiptare gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri.

Një batalion makinash luksoze mirëpresin biznesmenin e fuqishëm në port.

Sheiku i Katarit ka një pasuri marramendëse, ndërkohë që jaht mendohet se ka një vlerë prej afërsisht 300 mln dollarë.

Super jahti 300 milionë dollarësh ankorohet në Sarandë, ja kush është sheiku i fuqishëm që e zotëron Read More »

Televizioni më i madh në Kinë, reportazh për Shqipërinë: Heqja e vizave, shumëfishoi numrin e turistëve

Rritja e numrit të turistëve kinezë në vendin tonë ka tërhequr edhe vëmendjen e televizionit më të madh në Kinë, CGTN, i cili përgatiti një reportazh për Shqipërinë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka dhënë një intervistë për këtë televizion, nga ku ka theksuar se Shqipëria po punon për krijimin e një paketë të re me një ofertë të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë.

“Ne jemi duke punuar shumë fort që të krijojmë një paketë të re me një ofertë të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë dhe po promovojmë agroturizmin më shumë se çdo gjë tjetër në vendin tonë”- tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në intervistën dhënë për televizionin CGTN.

Më tej, ai vuri në dukje se  “Shqipëria po përpiqet të përfitojë nëpërmjet trashëgimisë së saj kulturore dhe kuzhinës për të tërhequr turistë. Nën rrugët e Tiranës, në qendër të qytetit është një labirint i bunkerëve nëntokësorë që tani është e hapur për turistët”- thekson televizioni kinez.

Televizioni kinez rendit gjithashtu atraksionet më të mëdha turistike në vendin tonë. Vendi i parë më i vizituar nga turistët kineze është Bunk’art, muzeu i komunizmit në Shqipëri kjo për shkak edhe të lidhjeve historike.

Qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave turistët nga Kina për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018. Heqja e vizave me Kinën për 8 muaj në vit nga qeveria shqiptare ka dhënë rezultatet e para. Numri i turistëve nga Kina drejt Shqipërisë është shumëfishuar krahasuar me një vit më parë. Falë heqjes së vizave, Kina u rendit me shpejtësi në 5 vendet me më shumë vizitorë në Shqipëri./atsh

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1380983935369241/?t=0

Televizioni më i madh në Kinë, reportazh për Shqipërinë: Heqja e vizave, shumëfishoi numrin e turistëve Read More »

Rritet fluksi në portin e Vlorës, mbërrijnë dy tragete me 1700 pasagjerë

Numri i pasagjerëve, emigrantë por edhe turistë të shumtë, që udhëtojnë drejt portit të Vlorës vijon të jetë i lartë gjatë ditëve të para të gushtit.

“Ditën e sotme janë përpunuar dy tragete dhe kanë hyrë rreth 1700 pasagjerë, 180 autovetura dhe 18 autobusa”, bënë të ditur porti i Vlorës.

Autoritetet kanë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e emigrantëve dhe turistëve që hyjnë apo dalin përmes portit detar të Vlorës, duke hapur sportele shtesë.

Vetëm në muajin korrik kanë hyrë në portin detar të Vlorës 10 579 shtetas shqiptarë ndërsa kanë dalë 5727, shtetas të huaj kanë hyrë 40121 dhe kanë dalë 2158 .

Gjatë fundjavës në portin e Vlorës u përpunuan dy tragete me rreth 2200 pasagjerë./ATSH

Rritet fluksi në portin e Vlorës, mbërrijnë dy tragete me 1700 pasagjerë Read More »

Vlorë- Në rritje numri i turistëve nga Polonia, 3 herë më shumë se viti i kaluar

Rreth 150 mijë turistë nga Polonia, pritet të pushojnë gjatë këtij sezoni veror në bregdetin e Shqipërisë, kryesisht në Jug, një shifër kjo pothuajse 3 herë më e madhe krahasuar me atë të vitit të kaluar.

Kjo u deklarua nga Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Zoti  Krzysztof Kwiatowski, gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës në Vlorë, kur atij ju dorëzua Titulli “Qytetar Nderi i Vlorës”, akorduar nga këshilli bashkiak i këtij qyteti me propozim të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me motivacionin, “Për kontribut të shquar në mbështetjen e institucioneve të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë”.

Në fjalën e tij, zoti Kwiatowski theksoi mes të tjerash se, ka një rritje të dukshme të interesimit të bashkatdhetarëve të tij për të pushuar në Shqipëri. Duke ju referuar të dhënave të agjencive turistike të Polonisë, ai tha se, treguesit kanë shënuar një rritje të dukshme gjatë viteve të fundit, çka reflektohet edhe në shifrat e këtij viti, kur në bregdetin shqiptar pritet të mbërrijnë rreth 150 mijë turistë polakë, krahasuar me rreth 60 mijë që ishte ky tregues një vit më parë.

Duke falenderuar këshillin bashkiak, kryebashkiakun Dritan Leli dhe gjithë qytetarët vlonjatë për titullin e lartë, kreu i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, garantoi se do të jetë një Ambasador i Vlorës për promovimin e imazhit të saj dhe të resurseve turistike të këtij qyteti në Poloni.

Fluksi i turistëve nga Polonia, ka shënuar një rritje të vazhdueshme në Vlorë dhe në gjithë bregdetin e Jugut, gjatë viteve të fundit, krahas atyre nga Çekia, Ukraina, Danimarka, Franca, Gjermania, Suedia, Norvegjia, Rusia, Italia, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, apo shqiptarët e Kosovës.

Realiteti i këtyre ditëve në Vlorë dëshmon dukshëm këtë rritje të interesimit dhe të pranisë së turistëve nga vende të ndryshme, ndërkohë që, krahas kësaj, është rritur në mënyrë të pazakontë edhe ankorimi i jahtëve dhe mjeteve të tjera lundruese turistike në kalatat e portit të këtij qyteti.

Për qytetarët vlonjatë, shtimi i numrit të turistëve të huaj dhe jahteve turistike, janë dy nga ristitë e këtij sezoni turistik. /Harilla Koç/iatsh

Vlorë- Në rritje numri i turistëve nga Polonia, 3 herë më shumë se viti i kaluar Read More »

Bullgari-Komandot shqiptare, përfaqësim dinjitoz në stërvitjen shumëkombëshe

Në periudhën 30 korrik-8 gusht, efektivet e Togës III, Kompania I e Batalionit Komando, morën pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Platinium Lion 2018”. Stërvitja u zhvillua në Novo Selo, Bullgari me pjesëmarrjen e 8 shteteve anëtarë të NATO dhe të PfP. “Platinium Lion 2018”, synon rritjen e nivelit të ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit të aleatëve, në një mjedis operacional. Toga Komando, e drejtuar nga toger Ernest Selmani gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të stërvitjes, tregoi aftësi të larta profesionale duke u vlerësuar me nota maksimale për veprime me kompetencë dhe disiplinë gjatë ekzekutimit të gjithë ushtrimeve taktike që përfshinin: toga në sulm me fishek luftarak, qitje objektiv statik me armët e US Marinës, MG240, 50cal, dhënia e ndihmës së parë ndaj të plagosurve, procedurat e drejtimit të trupave, evakuim të plagosurish (MedEvac 9 Line Request). Trupat Komando, me përfundimin me sukses të kësaj stërvitje ndërkombëtare, ashtu sikurse edhe herët e tjera arritën të mbajnë lart emrin e tyre të lavdishëm./atsh

Bullgari-Komandot shqiptare, përfaqësim dinjitoz në stërvitjen shumëkombëshe Read More »