Aurora

Haradinaj në Vlorë: Fryma e vëllazërimit të rritet më tej/Foto

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbërriti sot në Vlorë ku u prit në një takim nga kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Dritan Leli, gjatë të cilit u shprehën se fryma e vëllazërimit mes dy vendeve të rritet më tej.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Kosovës, kryebashkiaku Leli e cilësoi një privilegj të madh për të që kryeministri i Kosovës ndodhet në bashkinë e Vlorës.

Kreu i bashkisë së Vlorës theksoi në fjalën e tij se “ky është moment i rëndësishëm, sepse do të diskutojmë për problemet dhe hallet e përbashkëta për të gjetur hapësirë për t’i kaluar ato”.

Leli vlerësoi kontributin e Haradinajt për çështjen e shqiptarisë, duke e cilësuar punën e tij një kontribut të shkëlqyer për Kosovën dhe Shqipërinë.

Kryeministri Haradinaj shprehu kënaqësinë që ndodhet në Vlorë, të cilën e cilësoi si zemra e shqiptarisë.

“Vij në Vlorë me porosinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë për forcimin e lidhjes mes Shqipërisë dhe Kosovë”, theksoi Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj në nëntor të 2012 u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Vlorës, titull që në mungesë të Haradinajt u tërhoq nga bashkëshortja e tij Anita.

“Gjej rastin t’iu falënderoj për këtë vlerësim që me keni bërë”, tha Haradinaj.

Kreu i qeverisë kosovare premtoi se do të punojmë së bashku që fryma e vëllazërimit mes nesh të rritet më tej, ndërkohë që për shumë kosovarë Vlora mbetet një destinacion për pushimet e verës”.

Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë më pas një vizitë në Monumentin e Pavarësisë, do të vendosë kurora me lule pranë varrit të Ismail Qemalit, do të vizitojë Muzeun Historik, si dhe Muzeun e Pavarësisë./atsh

Haradinaj në Vlorë: Fryma e vëllazërimit të rritet më tej/Foto Read More »

Si të parandaloni djersitjen gjatë stinës së verës

Në verë djersitja është shumë e shpeshtë, për disa persona kthehet në një problem të rëndë. Një faktor që ndikon në djersitje është edhe stresi, ndërsa secili prej nesh eliminon 500-800 mililitra lëngje nga trupi i tij në ditë.

Toksinat largohen nga uji

Uji jo vetëm që pastron trupin tuaj, por pengon erën në sqetull. Së paku dy dushe në ditë do të ndihmojnë njerëzit të cilët djersen tepër për..

Vishni rroba pambuku

Veshja me rroba pambuku ndihmon lëkurën tuaj për të marrë “frymë” dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë djersë të tepruar. Shmangni pëlhurat që krijojnë acarim të lëkurës dhe të ngrohjes, duke rezultuar në djersitje e tepruar.

Përdorni limon

Limoni ndihmon në zvogëlimin dhe parandalimin e djersës, sidomos në sqetull. Ju mund ta vini një gjysmë limoni nën sqetull. Nëse ju përjetoni një acarim të butë, mos u shqetësoni, por në qoftë se ka një skuqje të lëkurës, duhet shmangur limonin.

Deodorantët dhe shkopinjtë kundër djersës

Deodoranti dhe shkopinjtë kundër djersës janë efektive në parandalimin e shfaqjes së erës së pakëndshme. Por ata nuk veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë personat, dhe jo gjithherë është zgjidhja më e mirë. Ata mbyllin poret dhe parandalojnë akumulimin e djersës në sipërfaqe të lëkurës. Edhe pse këto veprojnë shumë shpejt, kimikatet në to të shkaktojnë efekte anësore të tilla si irritim dhe njollë e lëkurës.

Hani shëndetshëm dhe humbni peshë

Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe humbje peshe do të ndihmojnë për të luftuar djersitjen e tepruar. Nëse pesha juaj është normale, në dietën tuaj përfshini më shumë fibra dhe shmangni erëzat. Kjo do të shpëtoj trupin tuaj nga toksinat.

Uthulla

Ndoshta kjo është një surprizë për ju, por me të vërtetë uthulla ndihmon njerëzit të cilët djersën tepër. Është e nevojshme në mbrëmje para gjumit ta bëni lëkurën me uthull dhe ta lini të thahet. Në mëngjes, sigurohuni që të bëni një dush.

Hiperhidroza

Rreth 3% e popullsisë vuajnë nga një formë e tepruar e djersitjes, e quajtur hiperdroza.

Nëse këto produkte nuk ua lehtësojnë punën, kjo mund të jetë koha që ta vizitoni një specialist. Gjatë vlerësimit, dermatologut do t’i duhet kohë për ta stabilizuar natyrën, peshën dhe djersitjen tuaj me ndikimin që ajo ka në jetën tuaj.

Nëse diagnostifikoheni me hiperdrozë, dermatologu do t’ua rekomandojë disa tableta për të reduktuar aktivizimin e nervave dhe gjëndrave të djersës. Ose ai mund tu rekomandojë që të merrni trajtim ontofores, që përdor ujë dhe korrent të butë elektrik për trajtimin e pëllëmbëve të djersitura dhe shputave. /atsh

Si të parandaloni djersitjen gjatë stinës së verës Read More »

Financial Times: Shqipëria, një nga sezonet më të mira turistike

“Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike“. Vlerësimi vjen nga revista prestigjioze “Financial Times” , publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Kreu i Turizmit ndan me ndjekësit e tij në rrjete sociale këtë vlerësim. “Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike, me turistë që u drejtohen jo vetëm plazheve të Adriatikut dhe të Jonit, por edhe turizmit të aventurës në zonat e paprekura malore.”- shkruan Financial Times duke publikuar një foto të muzgut në liqenin e Bizës .

Vlerësimi i revistës prestigjioze është vlerësimi i radhës nga mediat e huaja për turizmin në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka ndjekur këtë vit një politikë fiskale nxitëse për turizmin elitar dhe agroturizmin për të nxitur turizmin alternativ si një mbështetje e fortë për turizmin klasik të detit. /atsh

Financial Times: Shqipëria, një nga sezonet më të mira turistike Read More »

Ajka i lë pa gjumë, Xhensila ia punon bukur Besit dhe i nxjerr videon natën vonë

Besi dhe Xhensila jane nje dyshe shume komike. Ata se fundmi janë bërë prindër të vajzës që emrin ia kane vendosur Ajka. Mirëpo mesa duket vogëlushja ka rastisur të jetë një zhurmuese e vërtetë dhe e ka lënë ciftin pa gjumë. Në këto kushte këngëtarja ka publikuar dy video në rrjetet sociale.

Në njërën shihet Besi i cili nga pagjumësia fillon t’i bjerë kokës me një raketë ping-pongu, e ndërsa në tjetrën Xhensila i punon një rreng bashkëshortit.

Sapo Besi vendos kokën në prehrin e Xhensilë, këngëtarja e zgjon duke i thënë ‘po qan vajza, po qan vajza’. Humoristi çohet me vrap dhe këngëtarja fillon të qeshë.

Ajka i lë pa gjumë, Xhensila ia punon bukur Besit dhe i nxjerr videon natën vonë Read More »

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çifti presidencial jeton në luks, 1 milion euro pasuri. Ja si e përfituan vilën në Gjirin e Lalzit

Një ditë më parë gazeta ”SOT” publikoi pasurinë e familjes “Berisha”, ku në vitin 2016 fitimet arrinin deri në 1 milion euro. Por në të njëjtat kuota renditet dhe familja “Meta”, ndërsa sot po kjo media publikon pasurinë e çiftit presidencial Meta-Kryemadhi, se si ka ndryshuar ajo ndër vite.

Ilir Meta dihet që ka qenë në politikë që në fillim të demokracisë dhe kjo duket se ka ndikuar në mirëqenien e tyre, pasi që në vitet e para kur nisi deklarimi i pasurisë, vlera e banesave është shumë e lartë. Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2. Vlera në atë kohë është deklaruar 60 mijë dollarë, ku thuhet se janë marrë kredi. Por ajo që u ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi.

Packa në deklaratën pranë ILDKP nuk jepen shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente me vlerë totale 1444.8 m2. Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit. Po ashtu Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro.

Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Gazeta ka bërë një përmbledhje të vlerës totale të të gjitha apartamenteve të shitura e blera dhe rezulton se kapin një kosto prej afro 900 mijë eurosh. Por në këtë llogaritje nuk përfshihet shtëpia në Gjirin e Lalzit, pasi nuk dihet vlera e saj.

E kjo do thotë se fitimi arrin në mbi 1 milion euro. Shtëpia e tyre, në bregdet është bërë gjithmonë objekt debati dhe sipas deklarimeve në ILDKP, bëhet fjalë për një banesë dy katëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gjirin e Lalzit. Sipas deklarimit, burimi është këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli. Edhe 13 apartamentet janë përfituar nga po kjo kompani.

Deklarimet sipas viteve/ Deklarimet e para në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidentit aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI.

Kurse në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna.

E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koincidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash. Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë.

Shkollimi i fëmijëve/ Në deklarimin që Meta e Kryemadhi kanë bërë pranë ILDKP, bie në sy se kanë disa llogari edhe fëmijët e tyre, shumica të hapura për qëllime studimi. Vetëm në vitet e fundit është deklaruar se janë shpenzuar 140 mijë paund për shkollimin e tyre në Londër. Por një tjetër element që tërheq vëmendje është se pavarësisht ekzistencë së disa llogarive bankare, si Meta, ashtu dhe Kryemadhi kanë marrë overdrafte në bankë

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çifti presidencial jeton në luks, 1 milion euro pasuri. Ja si e përfituan vilën në Gjirin e Lalzit Read More »

Si iu dhurua Skënderbeut spitali më i madh në Italinë e Jugut?

Emrin e San Giovanni Rotondo-s e të mrekullive, që bënte e bën në këtë vend  të bekuar një frat me varrët e gozhdave të Krishtit në duar, shqiptarët nisën ta dëgjojnë vetëm pasi u shemb tirania. E në vendin e tiranëve, u rikthyen shenjtorët.

E madje nisën të dëgjohen edhe emra të rinj, si ai i Atë Piut të Pietrelçinës, e ndokush nisi edhe të mjekohej në njërën nga mrekullitë më të mëdha të këtij frati këmbëzbathur. Në spitalin tashmë të njohur botërisht të lehtësimit të dhimbjes.

Por askujt nuk i shkoi as nëpër mend se San Giovanni Rotondi ishte pronë e shqiptarëve… Në kohë të largëta, kuptohet, kohë heroike, që pak kanë të bëjnë me kohët tona… Duhet të rikthehemi 550 vjet pas, për të kuptuar si e qysh San Giovanni Rotondo kaloi në duar shqiptare. Duhet të arrijmë në Mbretërinë e Napolit, në verën e vitit 1461, kur Skënderbeu u nis, në krye të ekspeditës shqiptare, për të ndihmuar të birin e mikut të tij, Alfonsit të Napolit, në një çast tejet të vështirë, kur po humbiste fronin. Gjergji, sapo arriti, u vërsul vrullshëm mbi kundërshtarët e princit napoletan dhe bëri kërdi mbi ta.

Shpejtësia e rrufeshme e manovrimit dhe dora e sigurt në drejtimin e  sulmeve, bëri që të fitonte admirimin dhe mahnitjen e të gjithë atyre, që qenë të pranishëm në betejë.

“Emri dhe lajmi i ardhjes së Skënderbeut – shkruan një historian i asaj kohe – jo vetëm që i shkatërroi të gjitha planet e armiqve, por e mbushi Italinë me famën dhe ngadhënjimin e tij”. Atëherë bota e asaj kohe e njohu konkretisht! E më mirë nga të gjithë, Ferdinandi i Napolit, që e quajti atë dhe i dhuroi, si pronë të përhershme, Tranin dhe San Giovanni Rotondon, në Italinë e Jugut.

Sot, kur pronat në Shqipëri janë mollë sherri, ndokush mund të pyesë, jo fare pa interes:

“U mor vesht si e fituam, po për ta humbur, si e humbëm?”. E humbëm njëherësh me trojet tona, kur u pushtuan. E humbëm dhe e harruam. Po në kujtesën e historisë, që nuk harron kurrë, mbeti pronë e ca viseve, të cilat nuk kishin më prona.

E atëhere mbi gjurmët e potkonjve të kalit të Skënderbeut, shkeli këmba e zbathur e një frati të thjeshtë. Pikërisht mbi ato troje që, sipas historisë, vijonin të ishin pronë e shqiptarëve. E çuditshme, kjo puna e pronës, me një mori kuptimesh – nga kuptimi material, tek ai shpirtëror – më i rëndësishmi. San Giovanni Rotondo mbetet pra, përsëri, pronë shpirtërore e shqiptarëve, të cilën nuk mund t’ua rrëmbejë asnjë sulltan….

Kush dëshiron ta vërtetojë këtë pronësi, mund të shfletojë ndonjë nga “Historitë e Skënderbeut”. E do ta gjejë patjetër.

 Referenca:  Arkivi i Vatikanit

Si iu dhurua Skënderbeut spitali më i madh në Italinë e Jugut? Read More »

Gravura e rrallë: Ja si duket stërnipi i 11-të i Skënderbeut (Foto)

Meqenese te gjithe vrapuan per te postuar dicka ne kujtim te te madhit Skenderbe, hapa edhe une arkivin tim per te pare mos kisha ndonje gje per te.

Me poshte po sjell dicka shume interesante dhe te rralle per te kuptuar se miti i te madhit Skenderbe vazhdonte ende ne Europe shekuj pas vdekjes se tij ne Lezhe.

Ne Koleksionin Mbreteror te Anglise nder materialet e rralla ne arkiven kolosale te saj ndodhet edhe nje Gravure e shek te 18. Kjo Gravure jep portretin ne profil te nje personi ende te pa njohur nga histografia jone me Titullin e Princit te Albanise.

Se kush eshte ky person mbetet per t’u zbuluar por fakti qe ndodhet ne koleksionin Mbreteror te Anglise tregon per interesin qe ende pas 4 shekujsh miti i Skenderbeut ishte i gjalle ne Europe.

Imazhi i Gravures me permasa 13.3 x 8.8 cm ka Profilin e Princit i cili cuditerisht nuk ka perdorur Shqiponjen me dy krere por nje shqiponje Perandorake. Me poshte mbishkrimi qe shoqeron Portretin e ketij princi i cili pretendon se vjen nga linja e te madhit Skenderbe.

“Nuk eshte nje vdekatar por eshte Apollo qe flet me zerin e tij” .

Ndersa ne Medalion shkruhet: “Princi Kastriot i Shqiperise sternipi i 11 i te Madhit Skenderbej 18 Shkurt 1751”./Dita

auroni

Gravura e rrallë: Ja si duket stërnipi i 11-të i Skënderbeut (Foto) Read More »