Aurora

Fotografohet me gjoks pa sutjena në jahtin luksoz, shikoni ku po pushon Bleona Qereti

Bleona Qereti ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet pa recipeta ndërkohë që gjendet në një jaht.
Bleona është kujdesur që pjesët tunduese të gjoksit të saj t’i mbolojë me ikona zemrash. Krah fotos Bleona ka shkruar se i pëlqen të jetë e lirë dhe për këtë i është dashur të punojë shumë si dhe askush nuk mund t’i heqë këtë privilegj.

‘Liri’ Sa vajza mund ta gërmëzojnë këtë fjalë? Unë kam punuar shumë në jetë për të qenë e lirë dhe e pavaruar nga askush dhe asgjë. Kam paguar një çmim të lartë për këtë. Jetoj vetëm, ha vetëm, fle vetëm. Kështu nëse ju mendoni se mund të më fshini guximin për të qenë e lire, atëherë e kini shumë gabim. Ky është trupi im i vërtetë. PS: Ju lutem kurseni pyetjet e tipit “kush ta beri photon” se nuk jam me gomone…. ka nje staff qe kujdeset për mua ne barke dhe me gjithe deshiren e madhe, akoma nuk kam license for boats’ ka shkruar Bleona në postimin e saj ku shfaqet toples.

Dhe për gjithë kureshtarët, Bleona ka sqaruar se kush i realizon këto foto provokuese.

Fotografohet me gjoks pa sutjena në jahtin luksoz, shikoni ku po pushon Bleona Qereti Read More »

Do merrni lajme të keqia, Meri Shehu: Kjo shenjë Horoskopi do ndahet

Astrologia e njohur shqiptare Meri Shehu njofton se “Afërdita” sot bën një kundërshtim të fuqishëm me “Xiron” dhe një trekendesh shumë të bukur me “Marsin”. Meqense “Marsi” dhe “Xiron” janë të kundërt sjellin në memorie trauma nga e kaluara.

Sipas do ta ndjejmë përvojën kaq të gjallë sa do na duket sikur ndodh sot. Por nuk është gjë tjetër veçse një traumë që  duhet shëruar duke larguar ata që me veprime egoiste prishin ekuilibrin tone. Ndjenja e tradhëtisë zakonisht ndjehet ne vitet e pafajesise. Por mund të lidhet edhe me një figure aterore apo memesore si edhe me figura te familjes.

E sido që të jetë kjo përvojë tradhetie si të vijë nga femijeria apo nga marredheniet erotike sentimentale apo nga ato profesionale thelbi gjendet në menyren se si do perballojme humbjen perballë qetesise, harmonise dhe estetikes. Do çlirohemi nga marredhenie apo lidhje karmike që pengojne zhvillimin tonë njofton Meri.

Dashi do te perballet me bashkepuntore apo marredhenie ne cift te cilat kane vite qe e pengojne ecurine e tyre individuale. Demi do te kete ndryshim ne lidhje me punen dhe njerzit qe e lodhin ne jeten e perditeshme duke dal nga rutina

Binjaket do clirohen nga varesia e nje maredhenie sentimentale qe i ka mbajtur zvarre per disa kohe pa rezultat. Gaforrja do ndahet nga disa persona te familjes qe nuk kane vepruar drejt me ta dhe ne disa raste i kane shfrytezuar e tradhetuar.

Luani do perpiqet te clirohet nga persona qe i ndikojne me idte e tyre dhe i prishin cdo plan personal duke i shtermberuar realitetin. Virgjeresha do kerkoj clirim ekonomik dhe ndarje nga varesite apo persona qe e kane mbajtur penge ne shkembimet te ndryshme

Peshorja do te kerkoj clirim personal identifikim indeividual duke sjell jje stil jetese dhe nje pervoj personale apo moden e vet. Akrepi do clirohet nga pasiguria ekonomike e personale sentimentale duke u bere psikologjikisht me i hapur dhe per lidhje reale

Shigjetari do ndryshoj portat e lojes duke zene pozicionin e duhur pasi deri tani dukej sikur favorizonte porten e kundershtarit. Bricjapi do tentoj te shkeputet nga familjare apo prinder qe i kane dal gjithmone kundra dhe nuk e kane lejuar te jete vetvetja

Ujori do te marri nje drejtim me te lire e te pavarur duke dashur te cilrohet nga vendet dhe njerzit qe nuk kane te njejtin nivel zjgjuarsie. Peshqit do ti largohen tendences per te bere traumen pjese te jetes si dicka nga e cila nuk shpetojne dot Sot mund te cilirohen nga fataliteti.

Do merrni lajme të keqia, Meri Shehu: Kjo shenjë Horoskopi do ndahet Read More »

‘Latë nam…Jeni dhe prindër’, gazetarja shqiptare poza të nxehta me burrin në plazh

Padyshim që ajo është një nga vajza më të kometuara të showbizit shqiptar. Aulona Musta është një nga moderatoret më të suksesshme. Ajo së bashku me Fatmën, ato përbëjnë dyshen më ‘thumbuese’ të ekranit.

Dhe ndërsa ndodhet me pushime Aulona vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me miqtë foto të ndryshme. Postimi i fundit i moderatores ka marrë shumë komente.

E si rrallë herë ajo ka pozuar në një foto të nxehtë me të shoqin. Shikoni foto:

“Latë nam! Jeni dhe prindër”, shkruan moderatorja në pëshkrimin e fotos, ku i shoqi e mban atë në krah në një pozicion të nxehtë.

‘Latë nam…Jeni dhe prindër’, gazetarja shqiptare poza të nxehta me burrin në plazh Read More »

Artan Hoxha i lë të gjithë pa fjalë: Para kësaj nuk kanë vlerë fuoristradat, vilat, orët mijëra euroshe

Gazetari i njohur investigativ shqiptar Artan Hoxha është bërë nostalgjik duke u kthyer shumë pas në kohë. Hoxha kujton pikërisht fillimet e tij në fushën e medias, afro 20 vite më parë.

Hoxha, teksa publikon kartën e gazetarit në fillimet e tij te “Gazeta Shqiptare” ai rrëfen se sa shumë vlerë ka pasur në atë kohë ajo kartë, ndonëse jo shumë e sofistikuar.

“Edhe pse nuk më duhet ta përdor më, për shkak të imazhit që të jep televizioni dhe karriera e gjatë, ajo karte me letër format A4 e plastifikuar, me tregon sa e rendësishme ka qenë në ato kohë…”, shprehet ai.

Ja shkrimi i plotë i Artan Hoxhës: Asgje nuk duhet harruar… “falenderohen te gjithe ata qe ndihmojne mbajtesin e kesaj tesere per kryerjen e detyres se tij”…

Duke rremuar neper arkiven personale, gjeta te strukur ne nje cep karten e gazetarit te Gazeta Shqiptare fiks nje “shekull” me pare. Ishte e katerta ne radhe pas asaj te Sport Ekspres, Koha Jone dhe Republikes. Ky mesazh ne pjesen e pasme vazhdon te me emocionoje edhe sot pas me shume se 20-te vitesh pa nderruar skuader. Gjej rastin ti falenderoje te gjithe, ne cdo meter katror te vendit tim, qe me kane ndihmuar pa mase, me shpirt dhe me zemer, ne shi dhe ne bore, ne te mire dhe ne te keq, te kryeje detyren time. Jam perpjekur tua shperblej mundin dhe besimin me sa kam mundur. Nuk ka qene e lehte, nuk eshte e lehte as sot dhe sigurisht nuk do te te jete e lehte as ne te ardhmen, per mua dhe koleget e mi qe kemi zgjedhur kete profesion.

Dikur kjo karte e thjeshte(ne fakt dy copa letre format A4 e plastifikuar per te mos u demtuar nga uji) vlente me shume se rroga ne fund te muajit, madje edhe se pasaporta. Tani, edhe pse eshte sofistikuar, plotesuar me te dhena biometrike apo mikrocip, ajo nuk e ka me peshen e dikurshme….

Edhe pse nuk me duhet ta perdor me, per shkak te imazhit qe te jep televizioni dhe karriera e gjate, ajo karte me leter format A4 e plastifikuar, me tregon sa e rendesishme ka qene ne ato kohe….

Sot, fuoristrada apo autovetura e shtrenjte, vila apo apartamenti luksoz ne Rolling Hills, Kodren e Diellit, Lagunen Blu apo Gjirin e Lalezit, kostumi prej kashmiri, ora prej dhjetera mijera eurosh, varesja, byzylyket apo vathet me diamant, skeleti prej metali te cmuar i syzeve, e kane zhvleresuar fare vleren e kesaj karte.

20 vite me pare, respekti qe kjo karte e thjeshte te jepte, vlente me shume se cdo gje tjeter….

Me ngjyre jeshile eshte karta e fillim-qershorit 1998, ajo me ngjyre te bardhe eshte e dhjetorit 1998

Artan Hoxha i lë të gjithë pa fjalë: Para kësaj nuk kanë vlerë fuoristradat, vilat, orët mijëra euroshe Read More »

Vendimi i gjyqtares së Vlorës, reagon Rama: Vetingu ta pastrojë llumin e mbështjellë me togën e zezë

Përveç reagimit të dy ministrive, asaj të Drejtësisë dhe të Brendshme, ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama në rrjetin social Facebook për vendimin e gjyqtares së Vlorës, për të lënë në arrest shtëpie një person të arrestuar për herë të dytë që qarkullonte me armë.

Duke postuar deklaratën e zv. ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, Rama shkruan: “Vetingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Vetingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë”.

Vendimi i gjyqtares së Vlorës, reagon Rama: Vetingu ta pastrojë llumin e mbështjellë me togën e zezë Read More »

Retro: Dosja “BERISHA”/ Lidhjet e Saliut me Millosheviçin

Nisur nga inisiativat e ndërkombëtarëve por edhe të faktorëve të tjerë që ndikojnë në politikën shqiptare për dekriminalizimin e saj si dhe me një strategji tensioni që po përpiqet të mbajë peng vendin , Pamfleti botimin e një “dosjeje” me të gjitha akuzat kombëtare dhe ndërkombëtare me të cilat duhet të përballet njeriu që për 25 vjet sundoi këtë vend.

Me publikimin ekësaj “dosjeje”, ne synojmë të gjitha faktet dhe argumentet që rëndojnë mbi Sali Berishën. Sipaj gjykimit tonë këto fakte mund t’i shërbejnë prokurorisë për nisjen e një hetimi rrethtij. Dekriminalizimi nuk presupozon vetem krasitjen e degëve të krimit  por ndërhyrje në rrënjë.
NGA: Antun Masle

“Gazeta me e madhe kroate “Globus” shkruan:

NGA: Antun Masle

“Gazeta me e madhe kroate “Globus” shkruan:

E marte, 19 korrik 1994 .Presidenti shqiptar, Berisha, dhe presidenti i Malit te Zi, Bullatoviq, jane marre vesh per kontrabanden gjigande te naftes per Jugosllavi

Presidenti shqiptar, Berisha i perzier

Gazeta me e madhe kroate “Globus”,me 56 faqe dhe me një  tirazh prej 202815  kopjesh, në numrin e saj te dates 8 korrik ne tre faqet e para te saj botoi artikullin ekskluziv te cilin po e botojme te plote.

Deri ne dorezimin e gazetes sone ne shtyp ne mjetet e informacionit kroat nuk pati asnje reagim te Ambasades shqiptare ne Zagreb.

Reporteri special i “Globus” Antun Masle, ka hyre ne qytetin shqiptar, Shkoder, dhe ne kufirin shqiptaro-jugosllav.

Perkunder izolimit te plote nderkombetar te Republikes Federale te Jugosllavise, banoret e ketij vendi si edhe serbet ne territoret qe ata i okupuan ne Bosnje e Kroaci, sec here e me pak po e ndiejme mungesen e naftes. Dhe derisa, duke i ju falenderuar operacionit te gjere te forcave detare te NATO-s “Sharp Guard”, bregdeti jugosllav eshte krejtesisht i shkeputur. Milloshevici e Karaxhici naften e marrin permes kufirit shqiptaro-malazez.

Gjersa bllokada detare ndaj RF te Jugosllavise eshte vendosur me sukses, kontrabanda permes rrugeve tokesore, Jugosllavise i sjelle nafte te mjaftueshme edhe per nevoja ushtarake edhe per ato civile. Kanali me i madh e kryesor eshte kufiri shqiptaro-malazez pergjate brigjeve te Liqenit te Shkodres.

Rruga automobilistike prej kryeqytetit shqiptar, Tiranes drejt Shkodres, qytetit buze liqenit me te njejtin emer, nuk mund te krahasohet me asnje rruge automobilistike ne Evrope. Fjala eshte per rrugen me vetem dy traka shume te ngushte, madje me te ngushte se magjistrata e Adriatikut dhe pa shenja trafiku.

Katastrofa ekologjike e Liqenit te Shkodres

Perafersisht ne gjysmen e rruges se gjate 120 kilometra behet e qarte se cfare bartet me se shpeshti mes Tiranes dhe Shkodres. Ana e djathte e rruges Tirane-Shkoder duket e zeze dhe e yndyrshme prej naftes, kurse ana e majte eshte e thate me ngjyre normale asfalti. Kur i afrohemi Shkodres 40 kilometra fillon kundermimi i eres se naftes. Ne oret e hershme te pasdites neper kete rruge kalojne vetem kamione te vjeter kineze me 30 deri 35 bidona te medhenj rreth 210 litra me te cilet bartet nafta. Ne parim keta kamione vazhdojne rrugen kryesore deri nja 15 kilometra para Shkodres, ku 1 km para pikes se kontrollit te policise financiare futen ne nje rruge anesore dhe vazhdojne per ne bregun jugor te Liqenit te Shkodres. Ne rrugen kryesore mund te shihen edhe cisterna me rimorkio. Pervec cisternave vendase mund te shihen shpesh edhe ato me targa italiane ose greke, vetem se ne dallim prej atyre vendase, keto cisterna vazhdojne rrugen kryesore pa probleme. Ne te shumten e rasteve keto cisterna me targa te huaja as qe ndalen prej punkteve te rralle te policise.

Ne oret e pasdites fillojne te shpeshtohen cisternat me nafte qe hyjne ne Shkoder. Ne Shkoder prane cdo stacioni te karburanteve shihen grumbujt e cisternave. Vone pasdite ne secilin pej ketyre punkteve kam pare cisterna me rimorkio. Shoferet qendronin nen hije me gjase duke pritur erresiren e nates. Ne rrugen per ne Shkoder shiten bidona me nafte dhe shpesh kalojne traktoret, kamionetat dhe suket e mbushura me bidona plastike me njolla nafte. Shumellojshmeria e ketij transporti tregon shumllojshmerine e permasave te kontrabandes me nafte ne relacionin shqiptaro-serb.

Liqeni i Shkodres eshte me i madhi ne Ballkan dhe perfshin 160 deri 230 kilometra katrore siperfaqe. Dikur ky liqen ishte zone e zhvilluar e peshkimit, ujitjes dhe gjuetise turistike. Sot ky liqen eshte para katastrofes ekologjike. Rreth Liqenit te Shkodres kundermon ere e naftes dhe shihen njollat. Ne breg jane te vendosura lundra karakteristike rreth te cilave ndodhen fuci nga me te ndryshmet. Keto lundra jane dicka me te medha se lundrat tradicionale te peshkatareve shkodrane qe shfrytezoheshin shekuj me radhe. Jane te reja dhe duket se jane bere posacerisht per transportim te naftes. Jane te gjata prej 7 deri 9 metra dhe ne to mund te ngarkohen 5 deri 8 fuci me 200 litra.

Qyteti i Shkodres ka rreth 85 000 banore dhe ketu kane falimentuar te gjitha fabrikat dhe kombinatet, dhe nuk eshte bere ndonje zhvillim i dukshem i privatizimit dhe ndermarrjeve. Rrjeti i kontrabandes shtrihet ne shumicen e familjeve shkodrane edhe pse shqiptaret deklarativisht e denojne thyerjen e embargos sepse i frikesohen bashkise nderkombetare se mos e denon me embargo.

Kontrabanda ne brigjet e Liqenit te Shkodres behet ne tri nivele. E para, ne nivelin shteteror permes se ciles qarkullojne hapurazi cisternat vendase, greke e italiane. Ato arrijne nga rafinerite shqiptare te Patosit ose Ballshit, nga portet detare greke ne te cilat vjen nafta nga Lindja e Afert. Caku i cisternave eshte kalimi kufitar Bozhaj, 35 kilometra ne perendim te Shkodres. Tere diten zgjat grumbullimi i cisternave ne vendin e quajtur Koplik, qe ndodhet afer kufirit, ndersa pas ores 9 te mbremjes me lejen e zyrtareve shqiptare e malazez bartet ne Mal te Zi.

Te dielen, me 3 korrik, i kemi numeruar 46 cisterna te medha, cka paraqet nje sasi te madhe te pabesueshme te naftes.

Meqenese pesha e cdo cisterne eshte rreth 35 000 litra, kjo do te thote se me daten 3 korrik 1994 nga Shqiperia ne Jugosllavi me ndihmen e organeve te pushtetit shqiptar kane hyre 1700 tonelata nafte, cka do te thote se Shqiperia ne Jugosllavi eksporton 42 000 tonelata nafte ne muaj. Cmimi mesatar i naftes duke perfshire edhe transportin eshte 0.45 marka gjermane cka do te thote se kontrabanda shteterore shqiptaro-jugosllave me nafte kap vleren prej 19 milione marka gjermane ne muaj apo 228 milione marka gjermane ne vit. Nje gazete e vogel opozitare (me tirazh 10000-20000 cope) ka shkruar per thyerjen e embargos por pushteti nuk ka reaguar fare.

Ndonjehere edhe perfaqesuesit e pushtetit (sic eshte rasti i inspektorit financiar Dede Kasneci) orvaten te pengojne kete kontrabande. Per shperblim Kasnecin e nxoren nga puna. Eshte interesante edhe rasti i  Gjegj Zefit, gazetarit te nje gazete te Tiranes “Aleanca”. Artikujt e tij nuk iu pelqyen organizatoreve te kesaj kontrabande dhe per kete Zefi pati konseguenca te renda dhe u burgos.

Gjergj Zefi keshtu e shpjegon thyerjen e organizuar shteterore te embargos kunder Serbise:

Thyerja e embargos dhe furnizimi i serbeve me nafte eshte rezultat i marreveshjes mes presidentit shqiptar SaliBerisha dhe presidentit te Malit te Zi Momir Bullatoviq. Berisha dhe Bullatoviqi u takuan ne Tirane ne shtatorin e vitit te kaluar. Atehere edhe jane marre vesh per kontrabanden e madhe shteterore me nafte. Mbas marreveshjes se tyre kane filluar rradhet e cisternave me nafte nga kufiri shqiptaro-malazez.

Gjergj Zefi pohon se ne kontrabanden me nafte jane te perzier edhe kryeministri Aleksander Meksi, ministri Abdyl Xhaja, deputeti Ali Spahija dhe kryetari i qytetit te Shkodres Ali Kazazi. Vertetimin per kontrabanden shteterore e morem edhe nga ana malazeze. Politikani malazez Gjorgje Perishiq deklaroi per BBC-ne se nafta paguhet permes bankave kombetare te Shqiperise dhe Malit te Zi. Perishiqi gjithashtu pohoi se kjo nafte pastaj perdoret per nevojat e “Republikes Serbe” ne Bosnje qe udhehiqet nga krimineli Radovan Karaxhic. pervec kontrabandes ne nivel shteteror, naften ne Mal te Zi e shesin edhe grupe te organizuara te krimineleve. Fjala eshte per bandat qe me te madhe blejne nafte prej prodhuesve shqiptare ose greke te naftes e pastaj me tubacione ose lundra e bartin pertej lumit Buna. Percuesit e naftes pertej Bunes kohe me pare ishin aktive 24 ore ne dite, por pas aksionit te policise shqiptare, ne fillim te ketij viti, vellimi i kesaj pune ka rene. Kontrabandistet tani punojne vetem naten. Para se policia ta asgjesonte naftesjellesin, permes tij, serbeve u dergoheshin 10 tonelata nafte brenda 5 minutave. Tani ne lumin Buna ne vendin e quajtur Muriqan tubacionet montohen ne mbremje dhe cmontohen ne mengjes.

Kontrabandistet e mesem jane ata qe bartin naften me lundra. “Porti” i ngarkimit eshte vendi i quajtur Kamenica. Ne bregun matane kalohet per 20-30 minuta. Kamenica eshte nje fshat i votel 25 kilometra larg Shkodres. Prej kur ka filluar puna me naften, banoret e Kamenices jane fshataret me te pasur ne Shqiperi. Para cdo shtepie ne Kamenice i kam pare se paku qindra bidona dhe autovetura cka tregon per nje standard te larte jetese. Rrugen e asfaltuar kryesore per ne Kamenice e ka mbyllur policia, por kontrabandistet shfrytezojne rruget e tjera. Ne breg ndodhen kamionet, bidonat dhe lundrat.

Ne Kamenice arritem ne muzg. E parkuam veturen gjysem kilometri larg portit te kontrabandes dhe vazhduam ne kembe. Per raportin mes pushtetit dhe kriminalitetit ne Shqiperi me se miri deshmon fakti se mu ne Kamenice ndodhet kazerma e ushtrise shqiptare vetem disa qindra metra larg fucive, lundrave, kamioneve dhe cisternave me nafte per kontrabande.

Kontrabandistet shqiptare e shesin benzinen jashtezakonisht lire per vetem 0.7 marka gjermane. Kjo benzine ne Jugosllavi shitet 2.5 marka gjermane. Perndryshe nafta shqiptare eshte e kualitetit te dobet. Zakonisht 50-70 oktane dhe shebren me shume per djegie. Nga pakujdesi dhe shpejtesia e kontrabandes se madhe me nafte ne anen jugosllave ka ndodhur nje eksplodim ku jane hedhur ne ere 200 tonelata nafte e benzine, 4 cisterna dhe 10 automjete te vogla.

Se fundi, ne kontrabande bejne pjese edhe kontrabandistet e vegjel. Kete kategori e perbejne shumica e familjeve te Shkodres, te cilat naften e kontrabandojne me bidona dore. Keta stershites te vegjel fitojne mesatarisht 10 dollare ne dite dhe shpesh kane probleme me policine shqiptare e cila ua merr naften dhe i denon me gjoba. Kontrabandistet e “mesem” rrallehere e pesojne, sic ishte rasti i tubacioneve ne lumin Buna. Kurse ata qe marrin pjese ne kontrabanden shteterore ane krejtesisht te mbrojtur.

Per perfundim, shteti shqiptar i shet RF te Jugosllavise ne menyre te paligjshme dhe ne sasi te medha naften dhe denon vetem fukarenjte qe me kete pune nxjerrin buken e gojes.

Retro: Dosja “BERISHA”/ Lidhjet e Saliut me Millosheviçin Read More »

Fier, më shumë investime për cilësi më të mirë jetese

Më shumë investime për cilësi më të mirë jetese.

Kjo është motoja e Bashkisë së Fierit e cila po vijon pa ndërprerje ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në çdo njësi administrative.

Falë këtyre investimeve, sipas Kryearit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi, banorët e lagjeve Brakaj dhe Hënaj në Kreshpan, të Fierit nuk do ta kenë më vështirësinë e viteve të mëparshme për të lëvizur lirshëm dhe pa probleme, në çdo moment.

Edhe gjatë vitit 2018, Bashkia ka programuar disa investime në rrugët e qytetit dhe ato rurale përmes Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në krahasim me vitin 2017 është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Fier.

Në total gjatë vitit 2017, Bashkia e Fierit ka ndërhyrë në rikonstruksionin e 13 akseve të brendshme të qytetit me vlerë totale prej 25,415,503 lekësh. /atsh

Fier, më shumë investime për cilësi më të mirë jetese Read More »

Haradinaj nga Vlora: Hapja e temës së kufijve, është e papranueshme për mua/Foto

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së sotme në qytetin e Vlorës, iu përgjigj interesimit të gazetarëve për temën e shumë debatuar këto ditë të korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Ai nënvizoi se, hapja e temave ose e temës së kufijve është e papranueshme për të. Duke u shprehur se, sot, në Vlorë, ai do të jetë i kujdesshëm në deklarimet e tij, Kryeministri Haradinaj iu referua historisë së Ballkanit, e cila pasqyrohet edhe në realitetin e sotëm të kufijve mes shteteve.

“Për fat të keq për popujt e Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i atyre epilogjeve të këtyre luftërave. Prandaj, ne duhet të konsiderojmë arritjet tona, pra,  Shqipërinë dhe Kosovën dhe kudo ku janë shqiptarë. Hapja e temave ose e temës së kufijve, është e papranushme për mua”, nënvizoi ai për gazetarët e mediave të Shqipërisë dhe të Kosovës, që ndoqën vizitën e tij në Vlorë.

Duke ju referuar të gjitha deklaratave që janë bërë këto ditë për këtë temë, Zoti Haradinaj iu përgjigj në mënyrë simbolike, duke theksuar qëndrimin e tij dhe vendosmërinë për të hequr doganën mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Ajo që unë jam pro deklaratave për këtë qëllim është që në 1 janar të heqim doganën mes Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur një pyetjeje të ATSH-së lidhur me temën e korrigjimit të kufijve dhe atë se çfarë do të ndodhë më tej pas deklaratave të këtyre ditëve, Kryeministri Haradinaj theksoi se, ato kanë në bazë retorikën politike.

“Me qëllim po e devijoj pyetjen tuaj dhe theksoj se ajo është një retorikë politike. Beogradi bëri një retorikë, Prishtina bëri një kundër retorikë, një kundërpërgjigje. Në fund do të thosha se, kufijtë , nuk lëvizin me fjalë”, citoi ai qëndrimin e vet, ndërkohë që shtoi se, “Kufijtë janë vendosur si rezultat i ndarjes në epilogjet e luftërave”.

Ai përshëndeti Kryeministrin, Edi Rama, gjithë institucionet e Shqipërisë, gjithë politikën shqiptare edhe atë në opozitë, duke theksuar se, “Shqipëria është Atdheu ynë dhe duhet të jemi të gjithë pranë njeri tjetrit”.

Haradinaj vlerësoi edhe një herë vizitën e tij në qytetin e Vlorës, në atë që e cilësoi “Zemrën e shqiptarëve”, duke theksuar se do të donte të ishte këtu në çdo ditë të vitit.

“Sot jam vlonjat dhe ndihem më shumë se çdo herë shqiptar. Jam në Vlorë, në zemrën e shqiptarëve” u shpreh Haradinaj. Ai falënderoi Zotin Dritan Leli dhe stafin e tij, duke e falenderuar në emrin e tij dhe të popullit të Kosovës, për mundësinë për të qenë bashkë në nderim të historisë sonë të lavdishme e të çmueshme, por, siç u shpreh ai “.. edhe për mundësinë që ne, të ndërtojmë të ardhmen tonë po kaq të lavdishme, duke qenë më afër njeri tjetrit. Do të jemi çdo herë e më afër”.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë për të ardhur në Vlorë, për të pushuar në Vlorë. “Për mua, nuk do të kishte ditë të vitit që nuk do të vija në Vlorë, sot jam shumë i nderuar që jam. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve kudo ku janë edhe atyre në diasporë, që të vijnë në Vlorë, në zemrën tonë. Jam i bindur që duke qenë më afër njëri tjetrit, e ndihmojmë veten”, citoi ai.

Nga ana e vet, kryebashkiaku, Dritan Leli, e cilësoi historike vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në qytetin e Vlorës.

“Sot, në Vlorë, në një ceremoni simbolike, jemi të gjithë së bashku duke vlerësuar njeriun më të madh të Kombit, Ismail Qemalin. Unë jam i bindur se, çdokush me veprën që bën, në fund fare mund të bëjë histori. Ismail Qemali, bëri historinë e madhe të shqiptarëve dhe ne jemi sot duke e vlerësuar së bashku, duke u përpjekur që, secili nga ne, në rrugën e vet të bëjë historinë e tij për të mirën e vendit për të mirën e Shqipërisë”, theksoi Leli, duke e falënderuar kryeministrin Haradinaj për vizitën e tij në qytetin e Vlorës.

Gjatë vizitës në Vlorë, Kryeministri Ramush Haradinaj, bëri homazhe dhe vendosi një kurorë në varrin e Ismail Qemalit, në Lulishten pranë Sheshit të Flamurit, ndërkohë që vizitoi edhe Muzeun Kombëtar të Pavarësisë dhe atë Historik të qytetit.

Gjatë vizitës së Kryeministrit Ramush Haradinaj në Vlorë, ishtei i pranishëm edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko./atsh

Haradinaj nga Vlora: Hapja e temës së kufijve, është e papranueshme për mua/Foto Read More »