Aurora

Rama:PD asnjë banor Vlore në skuadër

Kryeministri Edi Rama tha sot se “lista e opozitës me 17 emra është fakti i një çoroditje dhe çorganizimi dhe tallje brenda për brenda”.

Në takimin që zhvilloi sot në Vlorë, me kandidatët për deputet të PS-së, për qarkun Vlorë, Rama vuri në dukej se në listën e kandidatëve për deputetë, PD-ja nuk ka asnjë banor nga Vlora.

“Asnjë banor Vlore në skuadër”- u shpreh Rama.

“E kam thënë dhe e përsëris si mundet t’i ofrohet Vlorës, Leskua si komandant një njeri që është i njësuar plotësisht me alkoolin me degradimin me shpërfytyrimin e personit publik. Një njeri i cili, si kryetar i KLSH-së zhvillonte mundje të lira nëpër lokale lartë e poshtë nëpër Shqipëri. Një njeri që nuk ka lidhje me Vlorën dhe me të ardhmen e Vlorës, por vetëm me një nga fosilet e kësaj ekspozite fosilesh që ka prezantuar PD dhe akoma më keq, si mund t’i thuhet Vlorës votoni ju, për njerëz që nuk banojnë fare në Vlorë”, tha Rama.

“Kush është deputeti që do të rrijë këtu në Vlorë dhe do të dëgjojë hallet e njerëzve. Kush do të jetë deputeti që do të rrijë këtu në Vlorë dhe do të përfaqësojë, pikërisht atë urë, që ne e kemi forcuar edhe më shumë mes Tiranës dhe komuniteteve në Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë. Asnjë banor Vlore në skuadër, ndërkohë që disa prej tyre janë futur atje tek 17 –ta për t’ju thënë se jeni edhe ju. Këto janë të rëndësishme për të bërë një dallim edhe më të madh. Por jam i bindur që edhe sikur lista e tyre të ishte pak më serioze, në Vlorë nuk duhet votuar majtas djathtas. Në Vlorë duhet votuar drejtë që do të thotë të votosh për Vlorën. Ne jemi mekanizëm nuk jemi qëllim. Vlora është qëllim. PS është mekanizëm për të realizuar qëllimin dhe vota jepet për qëllimin duke vënë në funksion të qëllimit mekanizmin e duhur. Si mund të merret ajo makinë pa rrota, që kanë sjellë këtu me ngjyrë blu për të vazhduar këtë rrugëtim në një moment kaq deciziv për vendin në përballje me pandeminë, me tërmetin dhe pasojat e tij dhe në kërkim të progresit të vazhdueshëm kur s’ka kohë për pushime asnjë sekond, dhe jo më për të ngecur në llucë e për të lënë kohën të na marri përsëri përpara. Në vend që ne si shoqëri të ecim me kohën”- deklaroi kryeministri./atsh

Rama:PD asnjë banor Vlore në skuadër Read More »

Antonela shp ërthen në lot, ja cfarë ndodhi…

Antonela ka shp ërthyer në lot në puntatën e sotme në Përputhen pas disa su lmeve që sipas saj i kanë ardhur nga djemtë.

Gjithçka nisi pas një de bati të saj me Locon ku më pas u përfshi edhe Atdheu.

Duke qarë pas fotos që kishte publikuar Loco me një litar të va rur ku përfshinte me ironi Antonelën, kjo e fundit e quajti edhe Atdheun të pafytyrë në mënyrën si trajton femrën.

“Të gjithë e dinë se si je sjellë ti këtu, o shpifsirë, kur ke ngritur karrigen me i rënë Shqipes, si silleni me femrat kështu, por do dalin pamjet.

T’ju vijë turp o njerëz të pështirë,” tha Antonela e ne rvozuar.

Antonela shp ërthen në lot, ja cfarë ndodhi… Read More »

PD kërkon moskandidimin e Tom Doshit/ PSD: Ne respektojmë ligjet e Shqipërisë

Partia Socialdemokrate, me kryetar Tom Doshin ka reaguar lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike që Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, kërkesë që pasoi atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e cilësojnë të korr uptuar eksponencial dhe i kanë ndaluar hyrjen në SHBA.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se jo vetëm Tom Doshi, por të gjithë kandidatët e tjerë të kësaj partie janë konform ligjit shqiptar për të kandiduar.

“Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga fr ika e h umbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do të jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh dhe respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare”, thuhet në deklaratë duke nënkuptuar shpërfilljes e thirrjes së ambasadores amerikane Juri Kim. /noa.al/

Lawmaker Tom Doshi speaks to a Parliament’s commission discussing the prosecutors’ request to lift his immunity, Wednesday, March 25, 2015, after his claims Speaker Ilir Meta had been behind an assassination plot. Parliament on Thursday, March 26, 2015 voted in favor of the prosecutors’ call to arrest Doshi, expelled from the governing Socialists three weeks ago after the claims, and also for Christian Democrat Mark Frroku for false testimony in the case. (AP Photo/Hektor Pustina)

PD kërkon moskandidimin e Tom Doshit/ PSD: Ne respektojmë ligjet e Shqipërisë Read More »

Kush janë të përfolurit e PD-së që u ‘do gjën’, ishin në listat e vitit 2017

Në listën e publikuar nga Dosja.al me emrat e propozuar në Kryesinë e Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë, u vu re mungesa e shumë figurave të selisë blu, që në vitin 2017, kanë qenë. Klevis Balliu ishte me pikëpyetje prej muajsh që prej mbylljes së prostestës së Astirit, sot u la jashtë listave.

Bujar Nishani, Luçiano Boçi, Enri Hasa, Genc Pollo, Gert Bogdani janë disa nga emrat e tjerë që nuk janë futur më në listën për kandidatë për deputetë.
Lista e plotë me emrat që nuk kandidojnë për deputetë:

Klevis Balliu

Bujar Nishani

Advertisements

Luçiano Boçi

Enri Hasa

Genc Pollo

Gert Bogdani

Florion Mima

Valentina Duka

Ligoraq Karamelo

Fatbardha Kadiu

Xhemal Gjunkshi

Por, Endri Hasa, Xhemal Gjunkshi e Fitim Zekthi janë vendosur koordinatorë. Zekthi është emëruar si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik. Më herët është caktuar Xhemal Gjunkshi si koordinator për sigurinë dhe Enno Bozdo si koordinator kombëtar për energjinë.

Dosja.al ka zbardhur sot listën e plotë me emrat e zgjedhur nga Partia Demokratike për t’i kandiduar për deputetë. Emrat pritet të votohen në Këshillin Kombëtar të PD-së e më pas të publikohet zyrtarisht version përfundimtar. Mund të kemi edhe surpriza.

Kush janë të përfolurit e PD-së që u ‘do gjën’, ishin në listat e vitit 2017 Read More »

Atdheu bën Arjan Konomin të përlotet

Puntatën e sotme në emisionin “Përputhen”, Arjan Konomi është surprizuar me një dhuratë nga Atdheu.

Ai i ka dhuruar një tablo ku shkruhej:

“Vlerësim për Arjan Konomin për kontributin që ka dhënë si gazetar gjatë lu ftës së Kosovës”.

“E kam parë Arjanin në një intervistë dhe më ka pr ekur shumë,” tha Atdheu teksa i dorëzoi dhuratën.

Kjo dhuratë e papritur bëri që Arjani të derdhte lot në studio duke e falenderuar për gjestin.

Atdheu bën Arjan Konomin të përlotet Read More »

Konkurenti i Për’puthen +40: Ish bashkëshortja nuk donte të vija në program, ja si u bind

Muhamet Bizhga me origjinë nga Gjirokastra ishte në emisionin Për’puthen+ 40 për të gjetur “shpirtin binjak”.

Ai është 44 vjeç dhe aktualisht jeton në Tiranë ku kujdeset për biznesin e tij.

Ai është shprehur se ish-bashkëshortja nuk ishte dakord të vinte në program, por djali i tij 13-vjeçar ndikoi që të bëhej pjesë e programit.

“E bëri një reagim para se të vija këtu. Mendoi se nuk ishte mirë të vija këtu, por pas një bisede dhe me djalin… Djali më dha mbështetjen, pastaj edhe me mamin. Kam diku 8 vite i divorcuar. Mendonte se televizioni mund të ndikonte tek fëmija”.

Konkurenti i Për’puthen +40: Ish bashkëshortja nuk donte të vija në program, ja si u bind Read More »

Moderatori Ardit Gjebrea kalon me sukses Covid-19, rikthehet i qeshur në ekran: ‘Unë jam bërë gati, po ju’

Moderatori Ardit Gjebrea kalon me sukses Covid-19. Ai mungoi dy javë në drejtimin e emisionit të së dielës “E Diela Shqiptare”, pasi u infektuar nga koronavirusi.

“Unë jam bërë gati, po ju?”, tha Ardit Gjebrea teksa u shfaq i qeshur në ekran.

“Sot rikthehem dhe do jemi në “E Diela shqiptare bashkë”.

“Përfitoj nga rasti të uroj festën e 7 Marsit për gjithë mësuesit tanë – Gëzuar me shumë dashuri!”, tha Ardit Gjebrea.

Ai në nisje të emisionit nuk kurseu edhe falënderimet. Për të gjitha ata që u interesuan për shëndetin e tij dhe i uruan shërim sa më të shpejtë. “Mbështetja juaj më dha forcë të përballoj sëmundjen, mua dhe familjes”, tha Arditi, teksa iu rikthye gazmor sot në punët e përditshme./NOA.al

Moderatori Ardit Gjebrea kalon me sukses Covid-19, rikthehet i qeshur në ekran: ‘Unë jam bërë gati, po ju’ Read More »

Shmangni këtë gabim te lavatriçja, po harxhoni shumë energji elektrike

Rrallë ndodh që në lavatriçe të hidhni sasinë e duhur të detergjentit, edhe pse ka një pajisje të veçantë për të.

Epo mos u çudisni atëherë kur detergjenti juaj mbaron shpesh, si pasojë e hedhjes pa kriter.

Ky është edhe sekreti për të harxhuar ose kursyer më shumë energji elektrike dhe ilaç rrobash.

Dhe kur hidhni më shumë detergjent, rrobat kanë akoma shkumë për të nxjerrë, kështu që do detyroheni që të zgjasni procesin e shpëlarjes.

Por kjo ndikon në konsumimin e tepërt të energjisë. Ndaj hidhni sasinë e përcaktuar të detergjentit për të larë rrobat. /noa.al/

Shmangni këtë gabim te lavatriçja, po harxhoni shumë energji elektrike Read More »