Aurora

‘Mimoza Llastica’ plan për t’u bërë deputete, ja me cilën parti

E njohur për të gjithë si vajza që luajti personazhin e “Mimoza Llasticës” në filmin e njohur për fëmijë të konostudios “Shqipëria e re”, aktorja Zhaklina Dhimojani aspiron që të jetë deputete e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Zhaklina Dhimojani sot jeton në Zvicër dhe u bë protagoniste pak ditë më parë me ndihmat që solli për të përballur pandeminë Covid-19 në vendin tonë.

“Nuk dua që këtë deklaratë ta përdorin mediat për klikime” – tha ajo teksa po fliste për dhurimin e disa aspiratorëve dhe pajisjeve spitalore. Zhaklina dha edhe më shumë detaje për ambicjen politike.

“Nuk preferoj të flas për gjërat që dhurohen se siç thuhet bëje të mirën dhe hidhe në det, njerëzit e pritën pozitivisht dhe kjo më lumturoi pa masë, që do të thotë të jesh pozitiv është gjë që shpërblehet dhe vlerësohet”.

“Të nesërmen mund të jem dhe unë zëri që më përfaqëson në parlament,” – u shpeh aktorja, në emisionin “Ftesë në 5”.

“Por unë kam dërguar një video me një mesazh dhe ndoshta është shpejt për të thënë nëse do jem pjesëmarrëse në 25 prill”.

“Të flasësh për sigurinë e një vendi mendoj se kam aftësinë për ta bërë. Nuk kemi qenë në klasë me Edi Ramën, por shok shkolle dhe marrëdhënia sot është se rrugët tona janë ndarë dhe unë bëj pjesë në Këshillin Bashkiak dhe ndoshta ideja për të bërë pjesë aty është mbështetur nga ai”, – tha Zhaklina.

Ajo e ka quajtur Partinë Socialiste si forcën më progresive dhe më moderne të vendit.

Madje më herët ka qenë e zgjedhur edhe këshilltare e Këshillit Bashkiak Himarë nga radhët e PS-së. Strategjia e PS-së në fakt është e tillë, që në zgjedhjet e ardhshme, të përfshijë sa më shumë emra artistësh. Arjola Demiri është një aktore tjetër e përzgjedhur për qarkun e Kukësit./NOA.al

‘Mimoza Llastica’ plan për t’u bërë deputete, ja me cilën parti Read More »

Kujdes kur hani shumë patate të skuqura, trupit tuaj i ndodhin këto probleme…

Patatete e skuqura janë një ushqim shumë i shijshëm dhe i preferuar i shqiptarëve.

Por, duke qenë një ushqim i shpejtë, me kripë dhe mbi të gjitha i skuqur në temperaturë të lartë, ato mbeten të dëmshme për shëndetin.

Ja pasojat e dëmshme që sjellin patatet e skuqura:

Mbipesha

Patatet e skuqura përmbajnë shumë karbohidrate kryesisht të përpunuara. Kësisoj, ato futen në kategorinë e ushqimeve të këqija që nxisin mbipeshën. Trupi i tret ato shumë ngadalë që përkthehet në plogështi, mungesë energjie dhe rrjedhimisht shtim në peshë.

Sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2

Patatet e skuqura janë të mbushura me yndyrna trans të pashëndetshme. Konsumi i tyre rrit nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por edhe diabetit të tipit 2, duke rrezikuar kështu jetën.

Sëmundjet e veshkave

Patatet e skuqura përmbajnë shumë kripë. Një regjim ushqimor i pasur me kripë mund të rrisë rrezikun e tensionit të gjakut. Ky i fundit, përveç zemrës, dëmton edhe veshkat dhe vështirëson punën e tyre në filtrimin e gjakut.

Truri

Substancat që aktivizohen gjatë skuqjes së patateve janë shumë të dëmshme për trurin. Ekspertët thonë se ekspozimi kronik ndaj tyre dëmton qelizat e nervave të trurit dhe nxit sëmundjet që degjenerojnë funksionet e tij.

Kujdes kur hani shumë patate të skuqura, trupit tuaj i ndodhin këto probleme… Read More »

Eni Çobani i kërkon llogari pse nuk e nxjerr gruan për kafe/ Burri: Mos do të shkosh në hënë

Shkëndija dhe Kastrioti të cilët bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej 7 vitesh janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare në tvKlan.

Shkëndija ka thirrur bashkëjetuesin e saj sepse ai i ka vënë një kusht, të dërgojë vajzën e saj që ka nga martesa e parë tek prindërit, sepse nuk kanë gjendje ekonomike dhe nuk e rrisin dot.

Shkëndija nuk e pranon këtë gjë sepse thotë që nuk jeton dot pa vajzën e saj, plus që është e sëmurë. Ajo ka shtuar më tej se para se të jetonin bashkë, Kastrioti i kishte premtuar që do jetonin së bashku me vajzën.

Shkëndija: Vij nga rrethi i Patosit. Unë kam qenë e martuar dhe nga kjo martesë ka ardhur dhe një vajzë. Më pas unë kam jetuar 2 vite tek prindërit e mi. Ata menduan të më martonin sërish me këtë zotërinë këtu. Unë kam bashkëjetuar me të 6 vite dhe sot më thotë që lëre vajzën tek prindërit e tu dhe hajde të jetojmë bashkë. Kur unë një vajzë kam dhe e kam të sëmurë, si ta largoj nga vetja ime vajzën, ta lë tek prindërit e mi. Kur deri dje më pranove, më the unë të pranoj me këtë vajzë.

Kastrioti: Unë të kam thënë derisa të rregullohemi nga ekonomia, vajzën mund ta lësh tek babai edhe tek nëna.

Eni Çobani: Pse ata kanë ekonomi të mbajnë fëmijën?

Shkëndija: Moj zonja Eni unë për vajzën time punoj vetë . Kur kam pirë kafe për herë të parë me këtë zotërinë, jemi takuar në një lokal e më ka thënë, kam një nënë 80 vjeç, aktualisht jetoj me qira.

Eni Çobani: O zoti Kastriot, po prezantohet njeriu dhe i thotë që jam në shtëpi me qira, kam e një nënë 80-vjeçare dhe të dua t’i shërbesh nënës, prezantim është ky tani? Vërtet kjo vinte nga një hall, e divorcuar, por jo deri në këtë pikë.

Shkëndija: Më tha kam një nënë 80-vjeçe, jetoj në shtëpi me qira, por mund të zgjasë vetëm 1 vit dhe do rrimë në shtëpinë tonë. Edhe unë i thashë që kam një vajzë.

Eni Çobani: Shkëndije të të bëj një pyetje, ke 7 vite që qëndron me këtë zotërinë, moj ke parë ndonjë ditë të bardhë.

Shkëndija: Asnjë gjë.

Kastrioti: Pse çfarë kujtove ti, çfarë do të shohësh ti, mos do të shkosh në Hënë? Unë mezi erdha nga Patosi këtu. Çfarë do t’i nga unë? Unë s’kam as shtëpi, as para, asgjë.

Shkëndija: Në vitin 2020 ne lahemi me kazan në shtëpi sepse nuk ka dush në shtëpi. Kam 7 vjet, ku nuk di të dalë një herë për kafe me këtë zotërinë.

Kastrioti: Çfarë kafe kërkon ti? Unë po gjykoj të marr thasin e mjellit, ti dashke kafe, i thërret mendjes apo jo?

Shkëndija: Po ti kur më morë nuk mi the këto gjëra.

Eni Çobani: Kastriot po na befason tani, si mos i japësh një kafe gruas tani?

Kastrioti: Me shpirt ja jepja por në këtë fazë që jam unë…

Eni Çobani i kërkon llogari pse nuk e nxjerr gruan për kafe/ Burri: Mos do të shkosh në hënë Read More »

Kryeministri Rama pritet të bëjë sot publik emrin e ministrit të ri të Brendshëm, kush janë të ‘zgjedhurit’

Kryeministri Rama pritet të bëjë sot publik emrin e ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Burime pranë kryeministrit thanë se mundet që në krye të ministrisë së Brendshme të emërohet një nga ministrat e kabinetit, por ende nuk ka një emër.

Mësohet se një nga emrat më afër postit të ministrit të Brendshëm, është ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, por kjo do të mësohet sot, kur vetë kryeministri do të bëjë publik emrin që do të zëvendësojë Sandër Lleshajn në këtë detyrë.

Burime thanë gjithashtu se ministri i ri i Brendshëm do të jetë ose një figurë e lartë politike, ose një figurë e nivelit të dytë në ekzekutiv, që më shumë do t’i ngjante një ministrir teknike, më pak e atakueshme politikisht.

Nëse do të vendoset për një emër të tillë, mësohet se kryeministri Rama mund të propozojë emrin e Elira Kokonës, e cila aktualisht mban postin e Sekretares së Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë.

Pak ditë më parë, Rama është konsultuar me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin për profilin e ministrit të ri të Brendshëm, i cili do të zëvendësojë Sandër Lleshajn pas dorëheqjes.

Kreu i qeverisë ishte në zyrën e Kryetarit të Kuvendit mesditën e së premtes, me të cilin ka ndarë mendimet se në ministrinë e Brendshme duhet të shkojë një figurë e pakonsumuar në ekzekutiv, i cili nuk do të ketë ngarkesën e drejtimit më parë të një dikasteri.

Nuk kanë munguar këto ditë edhe emra të tjerë, si kandidatë të mundshëm, si sekretari organizativ në PS, deputeti Arben Pëllumbi, apo ai i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe ai i Pandeli Majkos.

Gjatë afro tetë vitesh qeverisje, kryeministrit Rama i është dashur të pranojë dorëheqjet e tre ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt për ak uzat e ngritura ndaj tyre, i pari si i implikuar me familjarët e tij në tr afik na rkotikësh, ndërsa i dyti për shkak të vëllait të tij, i cili u dorëzua në Itali për të kryer një dënim të pa ek zekutuar.

Dorëheqja e Sandër Lleshajt erdhi pas vr asjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv po licie, por që sipas Lleshajt po kërkohej si sebep për të d jegur Shqipërinë. / Panorama/

Kryeministri Rama pritet të bëjë sot publik emrin e ministrit të ri të Brendshëm, kush janë të ‘zgjedhurit’ Read More »

Xhesika Ndoj: Nëse do i hyja politikës, deputetët do ma bënin rrugën të lehtë, ja pse…

Këngëtarja, Xhesika Ndoj përveç jetës së saj dhe fotove provokuese komentohet gjithashtu dhe për deklaratat e bujshme që bën, sidomos për ato me deputetët.

Në “Why Not” mbrëmjen e sotme nuk kishin si të mungonin as pyetjet pikante për bukuroshen s eksi.

Në rubrikën “E kam bërë, se kam bërë” Xhesika i’u përgjigj disa pyetjeve të zgjedhura me kujdes.

Një ndër to ishte: Kam sfiduar deputetë dhe pasanikë sepse kam patur të drejtë?

Xhesika: “E kam bërë. Jam mësuar me këta deputetët nuk më bëjnë përshtypje. Kam marrëdhëniet e mira”

Roza: Kam përshtypjen se nëse i futesh politikës e ke rrugën më të lehtë.

Xhesika: Po sepse kam pasur mbështetjen e politikanëve.

Xhesika Ndoj: Nëse do i hyja politikës, deputetët do ma bënin rrugën të lehtë, ja pse… Read More »

3 rregulla mëngjesi për ju që doni të bieni nga pesha

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për shumë arsye, por duhet të jesh e sigurt që ta konsumosh si duhet. Nëse po përpiqesh të humbasësh kile, ja cilat janë tri rregullat që duhet t’i marrësh në konsideratë për vaktin e parë të ditës.

Ha shpejt: Studimet e fundit kanë treguar se të hash mëngjes me nxitim ndihmon metabolizmin, por në të njëjtën kohë ndihmon edhe të mos ndiesh uri më vonë, për të ngrënë gjëra të shpejta dhe të pashëndetshme. Për të djegur sa më shumë yndyrë nga trupi, përpiqu që të hash mëngjesin shpejt dhe menjëherë pas zgjimit.
Mos e tepro me çdo lloj ushqimi: Qëndro larg ushqimeve të rënda që mund të të ngarkojnë stomakun. Në vend të tyre, përpiqu të zgjedhësh ushqimet që stimulojnë tretjen dhe të mbajnë të ngopur. Të tilla janë ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash, proteinash, opsione që të mbajnë energjike gjithë ditën dhe në gjendje të ngopur deri pas dreke. Çdo lloj kosi pa sheqer është një opsion i mirë për mëngjesin, por edhe tërshëra apo fruta të tjera të thata pa ëmbëltues janë po ashtu variante të rekomanduara për mëngjes.

Kontrollo porcionet: Një mëngjes i mirë dhe i plotë mund të të ndihmojë të jesh gjithë ditën e ngopur, por qëllimi është të mos e teprosh, nëse do të humbasësh peshë. Kështu, çdo ditë mund të kontrollosh kaloritë që merr, në mënyrë që t’i djegësh gjatë ditës, por edhe për mëngjesin mund t’i përcaktosh vetes një racion dhe ta respektosh çdo ditë.

3 rregulla mëngjesi për ju që doni të bieni nga pesha Read More »

Ish-deputetja në p rotestë: Fëmijët janë t errorizuar nga forcat e p olicisë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri shprehet se fëmijë dhe adoleshentë janë te rrorizuar këto ditë pr oteste nga P olicia e Shtetit.

Ajo shprehet se t rauma që po u shkaktohet adoleshentëve, mund të lërë gjurmë për gjithë jetën.
“Po dal në këtë orë të vonë të mbrëmjes jo për të bërë politikë, por si grua dhe si nënë. Jam tepër e sh qetësuar për dhu nën që sot u përshkallëzua në menyrë jo p ropocionale ndaj një numri të madh të rinjsh, kryesisht minorenë.
Ata janë femijët tanë, që gjatë këtyre ditëve janë terrorizuar dhe keqtrajtuar në kundërshtim me ligjin nga forcat e po licisë.

Sot në mbremje ishim dëshmitarë të një te rrori po licor krejtësisht të panevojshëm. Ata femijë, që tani që unë po flas janë të ndaluar në kom isariat, janë fëmijë nënash, janë femijët tanë.

Si psikologe, jam e tro nditur sepse e di shumë mirë që tra uma që po u shkaktohet këtyre adoleshentëve, mund të lërë gjurmë për gjithë jetën.

Avokati i Popullit deklaroi sot se pas një in spektimi në komisariatet e pol icisë së Tiranës, ndaj minorenëve deri në 13 vjeç është ushtruar dh unë psikologjike, duke i marrë në pyetje pa praninë e avokatit dhe pa praninë e ps ikologut, në kundershtim të hapur me ligjin.”

Pampuri i bën thirrje P olicisë së Shtetit që të ndalë menjëherë dhu nën ndaj të rinjve.

“Nga dëshmitë që raportoi Avokati i Popullit, është ushtruar edhe dh unë fizike gjatë ndalimit dhe shoqërimit të adoleshentëve në rajonet e po licisë. E thashë në fillim se nuk jam këtu për të bërë politikë, por për t’i bërë një thirrje edhe humane dhe ligjore Po licisë së Shtetit, që të ndalë menjëherë ke qtrajtimin dhe dhu nën ndaj të rinjve.

Ata që sot kanë dalë në rrugë janë femijët tanë, por janë dhe femijët e tyre. I bëj një kërkesë dhe medias që të jetë e vëmendshme dhe e ndjeshme ndaj këtij fenomeni, që mund të tra umatizojë një brez të tërë.”

Ish-deputetja në p rotestë: Fëmijët janë t errorizuar nga forcat e p olicisë Read More »

A është penduar që e ka marrë detyrën e presidentit dhe a do të ishte më mirë të mbetej në krye të LSI?/ Ja përgjigja e Presidentit Meta…

Presidenti Ilir Meta u pyet gjatë një takimi online të Këshillit Rinor të Ballkanit nëse është penduar që e ka marrë detyrën e presidentit dhe a do të ishte më mirë të mbetej në krye të LSI.

Kreu i shtetit tha se “absolutisht nuk jam penduar”, duke shtuar se përpiqet ta bëjë këtë detyrë me përgjegjshmëri maksimale.

Presidenti hodhi një vështrim pas në kohë, duke deklaruar se ndryshimi i sistemit në Shqipëri erdhi nga shpirti guximtar i të rinjve dhe jo nga prindërit e tyre.

“Së pari të jeni të sigurt që unë jam natyrë energjike dhe luftarake, edhe rinore. Aq sa kur erdhi 8 dhjetori nuk po më besohej që 30 vjet më parë unë kisha qenë më i ri seç është djali im sot. Pata si ditë reflektimi, u binda që nëse do kishim pritur nga prindërit tanë për një ndryshim regjimi, ky ndryshim kurrë nuk do të kishte ndodhur. Kishin një mijë halle. Ndërsa të rinjtë, shpirti i guximit i hedh tutje këto frikëra dhe dilema”, theksoi Meta.

“Tani të ndalem te pyetja. Unë nuk është se këtë detyrë nuk kam pranuar i pandërgjegjshëm. Absolutisht nuk jam i penduar. Përpiqem ta bëj me përgjegjshmëri maksimale. Kuptohet me një situatë me parlament njëpartiak, gjykatë kushtetuese, që e kanë bërë jo funksional shtetin e së drejtës, dhe ka shtuar këto probleme që ne po flasim sot për të rinjtë”.

“Ju jap fjalën që do vazhdoj të mbetem gjithmonë i ri, do mbetem lu ftarak për të lu ftuar për çështje të drejta dhe që i krijojnë një perspektivë më të mirë të rinjve. Nuk jam penduar asnjëherë, duhet t’i trefishojmë përpjekjet në këtë drejtim”, u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta pjesë e aktivitetit ndërkombëtar “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit është shprehur se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë mund ta bëjë vetëm rinia.

“Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar”.

“Ky është mesazh që vlen në çdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të fortë”.

“Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend”, ka thënë Meta.

A është penduar që e ka marrë detyrën e presidentit dhe a do të ishte më mirë të mbetej në krye të LSI?/ Ja përgjigja e Presidentit Meta… Read More »