Aurora

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton përkeqësim të motit në këto data: Të merren masa

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 27-30 dhjetor 2020 priten pë rkeqësime të kushteve atmosferike në vend.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje që të gjithë subjektet të jenë bashkëpunues dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port.
Njoftim për përk eqësim të motit!

“Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të për keqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perendim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Siguria juaj prioriteti ynë!”, shkruhet në njfotim.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton përkeqësim të motit në këto data: Të merren masa Read More »

Intervista e rrallë e mjekut kardiolog të Enver Hoxhës

Mjeku kardiolog, Ahmet Kamberi vjen në një intervistë të veçantë sot në emisionin ‘Kjo javë’, në ‘News24’, ku tregon detaje të pathëna në lidhje me sëmundjet e diktatorit Enver Hoxha si dhe momentet e tij të fundit.

Kamberi ka qenë pjesë e një ekipi mjekësh të Enver Hoxhës, ish-ministër Shëndetësie.

Si ishte situata kur ju u gjendët në ekipin e Enver Hoxhës? Ishte në vitin 76. Kam shkuar në muajin mars. Isha mjek i Klinikës Speciale, kardiolog. Kisha bërë një specializim për sëmundjet e brendshme dhe një specializim në Suedi. Enver Hoxha bëri një infarkt në 1973 dhe ndiqej nga mjeku personal dhe dy tre kolegë të tjerë.

Imagjinoni se çfarë mendësie ishte në atë kohë. Që të kaloje një infarkt miokardi, ishe invalid. Në atë kohë qëndronin në shtrat 2 muaj. Që të dilje në punë pas një viti ishte një gjë e paimagjinueshme. Mesa duket udhëheqësve më të lartë i lindi ideja që ai të kishte një ekip.

Pse u besuat ju? Si e gjykoni këtë?

Këtë nuk e di. Unë kisha atë besim, isha mjek i klinikës Speciale.

Lidhje farefisnore kishit me zonjën Hoxha?

Nuk kisha me asnjë. Jam habitur se si kam shkuar atje. Me asnjë. Jam shquar si mjek kur isha në Peshkopi. Në klinikë punoja me të gjithë udhëheqësit, isha i njohur. Kolegu im që ishte para meje në klinikë, ishte përfshirë në ekip. Dhe i dyti që mund të ishte atje, isha unë. Besimi politik është tjetër gjë, nuk varej nga unë.

Mes rreshtash ju thoni se Enver Hoxha ka pasur një mjekim të gabuar për diabet. Në ç’kushte e gjetët Enver Hoxhën atëherë?!

Është e komplikuar. Sot e gjykojmë me nivelin e mjekësisë së sotme. Në atë kohë barnat për diabetin kanë dalë që në vitet 50. Për mua ai në atë kohë kishte një peshë relativisht rreth 87 kg. Mendoja se nuk ishte nevoja që të merrte insulinë. Kjo nuk është aq e thjeshtë, pasi ai ishte mësuar me insulinë dhe nuk ishte e kollajshme që të merrte mjekim për gojën. Unë parashtrova problemin që nëse dobësohej më shumë, që mjekimi për diabetin të bëhej i panevojshëm.

Kush e kundërshtonte këtë gjë?

Ka qenë doktor Hoxha, ai e ka pasur drejtimin e mjekimit. Në atë kohë Isufi, që ishte mjeku personal, ishte pezulluar dhe ishte vetëm Hoxha si diabetolog. Ne të tjerët ishim kardiolog. Kisha njohurit e mia se në Suedi isha marrë me diabetin.

Si ishte kjo përplasje me mjekun Fejzi Hoxha?

Efektin e pati pak më vonë. Ai aty tha; “po ti nga i mësove këto gjëra që të propozosh?!”. Unë bëra shpjegimin tim. Në atë kohë me diabetin ka qenë më e rreptë këmbëngulja për ta ulur në peshë pacientin. Në atë kohë synohej pesha ideale. Shumica e tyre që e arrijnë këtë peshë, mund të mos kenë nevojë që të marrin insulinë. Populli ishte mësuar që ta shihte Enverin me atë staturë.

Me mjekët e tjerë kishit kundërshti?

Grupi i kardiologëve ishte kompakt. Edhe kur kishim gjera të ndryshme, merreshim vesh.

Si ishte situata me kardiogramën, që e keni përshkruar dhe në libër?!

Isha në klinikë atëherë. Kjo klinikë kishte një degë në Durrës. Doktor Kalo, diku pas mesnate vjen me një elektrogaramë dhe pa më thënë se kush ishte. E pash elektrogramën dhe e kuptova. E diskutuam dhe e shpjegova se çfarë ishte. Ai kishte bërë një episod inskenie që i themi ne, në vitin 1973. Ka qenë gusht. Pa mu thënë se ishte elektrograma e Enver Hoxhës. Unë i shpjegova se çfarë ishte. Pjesa tjetër i takonte mjekëve që e ndiqnin. Më pas u mblodh konsulta, ku ishin profesor Hoxha, Kalo, Shyti.

Sa e rëndë ishte gjendja?

Për mua ishte një gjë e zakonshme për një kardiolog. Ishte një inskeni që duhej ndjekur. Ajo tregon se kishte probleme me arteriet.

Intervista e rrallë e mjekut kardiolog të Enver Hoxhës Read More »

Rama: ‘Iliri është dy në një’

Në intervistën e tij në “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka prekur edhe raportet me presidentin e vendit Ilir Meta.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për ecurinë e çuditshme të këtyre marrëdhënieve, Rama e cilësoi Metën si njeri të dyzuar.

“Iliri është dy në një”, tha Rama, ndërsa kujtoi se si e njihte Metën qenë kohën kur frekuentonte palestrën e shtangës.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Si ka qenë raporti juaj me Ilir Metën? Nuk dua një përgjigje nisur nga dominimi i momentit. Jeni dashur shumë, jeni luftuar shumë, jeni njohur para viteve 90…

Rama: Para viteve ‘90 Iliri stërvitej tek palestra e shtangës, tek të rinjtë. Unë shkoja atje se bëja ushtrime force dhe isha shumë i lidhur në atë kohë me Agron Haxhihysenin, Aleksandër Kondon dhe merrja prej tyre ide për programin e forcës. Iliri më kujtohet, ishte në një kënd atje që stërvitej. Por nuk kishim ndonjë njohje më shumë se kaq.

Fevziu: Si mund ta përkufizosh marrëdhënien tuaj shumë të çuditshme me të?

Rama: Iliri është dy në një. Nuk është dy njerëz të ndryshëm në dy periudha të ndryshme historike, por është dy njerëz në një në çdo moment, është njeri shumë i dyzuar. Dhe ajo që unë them duket si figurë letrare, por është fatkeqësisht e vërtetë në këtë rast. Por Iliri është njeri me hënë. Është shumë i pasigurt brenda vetes dhe kjo e bën të paqëndrueshëm, por në thelb nuk kam asnjë gjë me të.

Fevziu: Merreshit vesh?

Rama: O jam marr vesh shkëlqyeshëm, o nuk jam marr vesh fare, nuk kam pas asnjë periudhë kur as jam marr vesh e as nuk jam marr vesh. O jam marr vesh shkëlqyeshëm, o nuk jam marr vesh. Ai është dy veta. Varet se cilin Ilir të bie radha të kesh përballë në atë moment kur ke një çështje për të trajtuar.

Rama: ‘Iliri është dy në një’ Read More »

Ja cfarë ti dhuroni një duhanpirësi për festa

Pandemia është një kohë jashtëzakonisht e vështirë dhe st resuese. Shumica e njerëzve nuk dalin nga shtëpia, punojnë para kompjuterëve të tyre në shtëpi, fëmijët ndjekin mësimet në distancë, studentët mbyllen në shtëpi. Kjo nuk e bën më të lehtë për duhanpirësit që duan ta lënë cigaren.

Festat po afrojnë, koha e caktimit të prioriteteve për vitin e ri po ashtu. Ndër to, një gjë ka mbizotëruar për vite me radhë për duhanpirësit: të lëmë cigaren! A mund t’i ndihmojmë personat që ne duam për të arritur këtë qëllim?

Disa njerëz nuk mund të kthehen në familje për festat e fundvitit. Por ata ende duan t’u dhurojnë prindërve diçka për festa. Sidomos kur keni një prind duhanpirës dhe dëshira për vitin 2021 është që të lënë cigaren.

Imagjinoni një vit të ri pa shtëpinë e mbushur me tym cigaresh dhe perdet të cilat nuk janë më kafe. Por gjëja më e rëndësishme është shëndeti i tyre. Disa nga anëtarët e familjes sonë janë përpjekur të lënë cigaren duke vendosur fasha nikotine në trup dhe duke konsumuar çamçakëz nikotine, por pa sukses. Tani është koha që ata të provojnë IQOS, pajisjen inovative nga Philip Morris International (PMI) që ngroh duhanin pa e djegur.

IQOS, pajisja për të ngrohur duhanin, ashtu si dhe cigaret elektronike, gjeneron vetëm aerosol që mund të thithet, pa tymin dhe kimikatet e dëmshme që gjenden në cigaret konvencionale. Dallimi është se IQOS përmban duhan të vërtetë që ngrohet, por që nuk digjet. Kjo pajisje nuk gjeneron hi dhe tym, dhe për këtë arsye i sigurojnë personit të varur dozën e nikotinës të ngjashme me një cigare, por pa katran. Dhe ky është çelësi. Shumë shkencëtarë e pranojnë që njerëzit pinë duhan për nikotinën, por vuajnë nga katrani që digjet në cigaret tradicionale. Prandaj, vlen të kujtohet se nikotina është një substancë që krijon varësi, por nuk është shkaku i sëmundjeve që vijnë nga duhanpirja.

Mbi një miliard njerëz në botë pinë duhan. Me zbatimin e metodave më moderne të luftimit të varësisë nga duhani, vetëm 12 deri në 30 për qind janë duhanpirësit që arrijnë të lënë duhanin. Pra, çfarë mund të bëjmë për pjesën e 70-90 për qind?

Më i rëndësishëm është minimizimi i efekteve të dëmshme të produkteve të duhanit. Në vend të cigareve ku duhani digjet në gati 800 gradë, konsumatorët mund të përdorin pajisje që ngrohin duhanin në 300 gradë. Kjo çon përmbajtjen e substancave mutagjene në zero. Duhani me ngrohje është një produkt i ri në tregun tonë. Cili është efektiviteti i kalimit të duhanpirësve nga cigaret tradicionale në forma të tjera alternative?

“Testet klinike tregojnë se duhani me ngrohje është më efektiv”, thotë profesori Bartosz Loza, kreu i Departamentit të Psikiatrisë në Universitetin Mjekësor të Varshavës në Poloni.

Pas një analize të thelluar katër-vjeçare të kërkimeve shkencore, Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në SHBA, arriti në konkluzionin se IQOS është një produkt “i përshtatshëm për promovimin e shëndetit publik” sepse lëshon shumë më pak substanca toksike sesa cigaret tradicionale dhe kështu zvogëlon ekspozimin e trupit ndaj tyre. Ky është vendimi i parë i tillë i lëshuar për produktet alternative të duhanit, i nxjerrë nga një institucion i njohur për qasjen jashtëzakonisht rigoroze ndaj produkteve të nikotinës.

Shkencëtarët pajtohen se çdo produkt nikotine ka pasoja te shëndeti. Sidoqoftë, shkalla e dëmtimit dhe rrezikut mund të ndryshojë midis produkteve me nikotinë. Sipas ekspertëve, më toksikët janë produktet që djegin duhanin (cigare konvencionale) dhe më pak të dëmshëm janë ato në të cilat është eliminuar proçesi i djegies (duhan me ngrohje, cigare elektronike). Duhani me ngrohje që përdoret me IQOS nuk lë aroma të pakëndshme në duar, flokë dhe rroba. Sidoqoftë, zgjidhja më e mirë për një duhanpirës është ndërprerja e menjëhershme dhe e plotë e varësisë nga nikotina.

Festat e fundvitit janë një periudhë bilancesh dhe rezolutash për vitin e ri që po vjen. Dhe për ata që pinë cigare, një nga premtimet për 2021 mund të jetë kalimi te alternativa më pak të dëmshme.

Ja cfarë ti dhuroni një duhanpirësi për festa Read More »

E mbani mend zonjën e pëllumbave te filmi ‘I vetëm në shtëpi’/Brenda Fricker duket se ka mbetur vetëm, dhe kështu pritet t’i kalojë festat e fundvitit

Të gjithë e mbani mend zonjën e pëllumbave te filmi “I vetëm në shtëpi”.

Ishte ajo që ndihmoi Kevinin e vogël të shpëtonte nga dy burrat që donin ta kapnin.

Por vitet kalojnë dhe sot ajo është 75-vjeçe. Brenda Fricker duket se ka mbetur vetëm, dhe kështu pritet t’i kalojë festat e fundvitit.

Jeton në Dublin, dhe ka deklaruar në një emision radiofonik se festën do ta kalojë vetëm, pa njeri pranë.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se do të kaloj Krishtlindje të lumtura, pasi unë jam e vjetër dhe e vetmuar. Do të mbyll perdet dhe do të fik celularin. Do të shikoj ndonjë program me qenin tim pranë. Kështu do e kaloj”, tha Fricker.

Në vitin 1988, pas 9 vitesh martesë me regjisorin Barry Davies, Brenda u nda dhe nuk u martua më. /noa.al/

E mbani mend zonjën e pëllumbave te filmi ‘I vetëm në shtëpi’/Brenda Fricker duket se ka mbetur vetëm, dhe kështu pritet t’i kalojë festat e fundvitit Read More »

C’duhet të dinë shqiptarët që duan të udhëtojnë në Mal të Zi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masat e reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Duke filluar nga sot, 22 dhjetor, dhe deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe për shtetasit e tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet tranziti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend.

C’duhet të dinë shqiptarët që duan të udhëtojnë në Mal të Zi Read More »

Kryemadhi: Jam operuar për k ancerin e qafës së mitrës, është më e rëndë se Covid-19

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se para 1 viti është parë është operuar për k ancerin në qafën e mitrës, duke shtuar se kjo është më e rëndë se kor onavirusi.

E ftuar në “Quo Vadis”, ajo u ka bërë thirrje të gjitha nënave shqiptare që t’i vaksinojnë vajzat e tyre, në mënyrë që të shmangin diçka shumë të rëndë.
“Para 1 viti kam bërë një operacion për kancerin e qafës së mitrës, i them të gjitha nënave që t’i vaksinojnë vajzat e tyre.

Kjo është më e rëndë se COVID-i. Unë besoj te mjeku dhe institucioni dhe te ajo që shkenca ka bërë të mundur”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Jam operuar për k ancerin e qafës së mitrës, është më e rëndë se Covid-19 Read More »

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë, nga 22 dhjetori deri…

Edhe Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e Europës dhe jo vetëm, ka vendosur ndërprerjen e çdo fluturimi drejt Britanisë së Madhe, duke filluar nga nesër, deri në 6 janar 2021, për shkak të zbulimit të një mutacioni të ri të Covid-19 në këtë shtet.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një deklarate për shtyp së bashku me Komitetin Teknik të Ekspertëve në vend.

Kështu pra, është vendosur dy javë karantinë kush hyn në Shqipëri nga Britania dhe nga vende që kanë fluturime të hapura me këtë shtet.

“Nisur nga rekomandimet e ekspertëve, për të kufizuar më tej riskun e përhapjes së lartë të transmetimit shkaktuar nga varianti ri, kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga ora 06 e mëngjesit të ditës së martë, 22 dhjetor, deri në 6 janar. Po ashtu, vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditë për qytetaret që vijnë nga Britania e Madhe nga rrugë të tjera, si rrugë tokësore”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Më herët, Gjermania, Franca, Italia, Norvegjia, Turqia, Kanadaja, Maqedonia, por edhe Argjentina, Kili e Maroku, kanë pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe. /noa.al/

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë, nga 22 dhjetori deri… Read More »