Aurora

Kardiologu rrëfen debatet mes mjekëve të Enverit: Pse nuk pranonte të kurohej jashtë shtetit në vitin 1979

Mjeku Ahmet Kamberi, pjesë e grupit të mjekëve që ndiqnin nga afër Enver Hoxhën, tregon arsyet pse Pacienti i veçantë nuk pranonte të kurohej në një klinikë private jashtë shtetit.

Në librin e tij “Pacienti ynë i veçantë“, profesor Kamberi rrëfen një vizitë me okulistin e njohur Gjergji Cepa në vitin 1979, kur ai kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në sy për heqjen e kataraktit, por që kërkonte ta operonte doktor Gjergji dhe jo mjekët dhe profesorët e huaj jashtë shtetit.
Në vijim të librit, profesor Ahmeti tregon dhe takimin e parë që ka pasur me udhëheqësin komunist pas tri vjetësh që kishte nisur shërbimin në ekipin e mjekëve. Enver Hoxha ka bërë vlerësime për dibranët, por dhe për zonat e Jugut të vendit, por me interes është shpjegimi që ai dëgjon për origjinën e emrit të fshatit të tij Peladhia.

AHMET KAMBERI

PARAQITJA IME E PARË TE PACIENTI
Paraqitja ime e parë te pacienti ndodhi kur ai bëri një krizë spontane anginë kraharori. Më 29 prill 1979, në orën 18:10, Pacienti kishte bërë një krizë anginë kraharori. Në shërbim atë ditë ishte Hajroja. Unë isha në shtëpi. Atë ditë po festonim ditëlindjen e djalit tim të madh, Blerimit. Të dy baxhanakët e mi me gjithë familjet e tyre ishin aty me ne.

Oficeri i brendshëm më njoftoi me telefon që duhej të shkoja urgjentisht në vendqëndrimin tonë. I lashë të ftuarit nën kujdesin e Shpresës dhe dola menjëherë. Në dhomë nuk gjeta askënd, sepse Hajroja dhe Ylli ishin duke vizituar Pacientin. Atë natë qëndruam që të tre në shërbim. Në mëngjes në vizitë hymë së bashku me Yllin.

Ishte e para herë që do ta vizitoja atë që prej marsit të 1976-s, kur ishte krijuar Ekipit Mjekësor dhe i njësisë së kardiologëve të shërbimit të pandërprerë. Më prezantoi Ylli.

– O, po unë e njoh këtë. Ky është doktori i Nënës. Nënën e shëroi ky, – tha ai.

Pastaj për të ngacmuar Yllin, i cili ngjante shumë i shkurtër në krahasim me mua dhe për të më shtensionuar mua, më tha me buzë në gaz:

– A bën fresk atje lart, mo?

– Këtu gjithnjë fresk bën, shoku Enver, – ia ktheva unë.

Bëri edhe disa shaka të tjera dhe pastaj tha:

– Këtij do t’i themi doktor Meti, jo Ahmeti, se na kujton atë të poshtrin.

Megjithatë ai asnjëherë më pas nuk m’u drejtua si doktor Meti, por “doktor Ahmeti”, ose thjesht “doktor”. Bëmë vizitën dhe unë regjistrova elektrokardiogramin, i cili rezultoi i normalizuar.

Kur i thamë se elektrokardiogrami ishte normalizuar, ai tha me të qeshur:

– Shkruaka edhe mirë ky.

Ylli Popa-Ahmet-Kamberi

Me sa dukej, prezantimi im u mirëprit. Në vizitën e mbrëmjes e gjetëm përsëri mirë. Por puna ishte se të nesërmen ishte 1 Maji. Kjo na shqetësonte. Megjithatë 1 Maji kaloi pa probleme, ndonëse ai qëndroi gjatë në tribunë dhe ndoqi me emocione manifestimet. Në vizitën e natës, se me përjashtim të urgjencave, ai vizitohej vetëm kur bëhej gati për të fjetur, rreth orës 23, e gjetëm shumë mirë. Kjo ndodhi përfundoi me kaq.

Më 19 maj 1979, kur Pacienti ndodhej për pushime në Vlorë, hymë së bashku me Yllin për vizitën e kontrollit. Ylli e kishte zakon të gjente gjithnjë diçka për të hapur bisedë. Ne në kohën e lirë bënim shpesh shaka me emrin e fshatit tim të lindjes, Peladhi. Por unë nuk mërzitesha, sepse në mos për kurrgjë tjetër, ai ishte vendi ku më kishte rënë koka dhe ku pashë për herë të parë dritën e diellit.

-Ahmetin, shoku Enver, e kemi nga Peladhia, – ia nisi Ylli me buzëqeshje.

-Ç’është ky emër? Nga bie kjo? Nuk e kam dëgjuar kurrë,- tha Pacienti i kureshtuar.

-Ju keni qenë në Peladhi, shoku Enver, – ia ktheva unë.

-Jo, nuk kam qenë kurrë, – ma preu ai, duke marrë një pamje serioze.

-Keni qenë, keni qenë, ngula këmbë unë, sepse e dija mirë këtë. Keni qenë më 1967-ën, kur ra tërmet në Dibër. Jeni ndalur në Peladhi dhe keni biseduar me fshatarët aty. Ka qenë edhe motra ime e vogël me atë grup fshatarësh dhe kjo është fiksuar në një fotografi që keni bërë me ta. Por ju keni të drejtë, – vazhdova më tej, se “Zëri i Popullit”, në lajmin që dha të nesërmen, shkruante se shoku Enver u ndal në fshatin Pelavidhi dhe bisedoi me një grup fshatarësh që kishin dalë në rrugë për ta pritur.

-Nuk më kujtohet, – tha ai, – jam ndaluar në disa vende atëherë dhe nuk e mbaj mend këtë.

-Keni të drejtë, -ia ktheva unë, se kushedi se si i ka ardhur gazetarit emri Peladhi dhe e ka gjetur të udhës më mirë të përdorte emrin Pelavidhi. Ai nuk më kundërshtoi, por tha përsëri i kureshtuar:

-Po nga vjen ky emër, kështu?

-Ka një legjendë ky emër, -i thashë, ndoshta dhe më shumëse një…

-Ç’thotë kjo legjendë? – më ndërpreu ai.

-Ah, po… Është pak si banale…- ia ktheva unë, duke hezituar ta vazhdoja më tej bisedën.

Por, ai duke më ngulur sytë e tij zhbirilues, më tha:

-More, e thua ti apo e thotë legjenda?…

-E thotë legjenda, shoku Enver…

-E po thuaje atëherë si e thotë legjenda, – më ndërpreu përsëri ai.

Dhe unë tregova si e thoshte versioni më i përdorshëm i legjendës. Legjenda thotë se në Shkëmbin e Qytetit, i cili ndan luginën e Bulqizës me atë të Grykës së Madhe, ndodhej një kala. Ndoshta, një fortesë e vogël vrojtuese. Fusha përballë këtij Shkëmbi quhet Fusha e Kalasë.

Aty turqit kishin zënë rob Mojsi Golemin. Turqit kishin rrethuar Skënderbeun aty. Dhe kur Skënderbeun e njoftuan se kishte mbetur vetëm një thes me grurë, ai kishte thënë që grurin t’ia jepnin pelës së tij. Dhe kur pela u ngjesh së ngrëni grurin, ai kishte thënë ta hidhnin atë poshtë shkëmbit.

Kur pela ra poshtë në sheshin e vogël pranë lumit, asaj i plasi gruri nga anusi dhe nga barku. Ushtarët shqiptarë që ishin midis atyre turq, kur e panë këtë, bërtitën: “O, pela dhiu grurë!”.

Nga kjo, turqit e gjetën të udhës të linin rrethimin e të iknin, sepse e panë që ai kishte rezerva të bollshme ushqimore, ndërkohë që dimri po trokiste në derë. Por vendasit e bënë zakon të thoshin: “Vendi ku pela dhiu grurë”. Duke e përsëritur këtë gjithnjë, erdhi puna që t’i bihej shkurt, Peladhi, dhe kështu i mbeti emri edhe atij katundi të vogël aty pranë.

Pacienti qeshi me të madhe dhe tha:

-Ah, ju dibranët, ti dhe Nexhmija, edhe Skënderbeun e doni tuajin.

-E kemi, -ia ktheva unë me të qeshur, – nuk ka nevojë ta marrim. Ndërhyri edhe Nexhmija:

-Ka shumë të dhëna që e dokumentojnë këtë, – tha ajo. Ai u bë serioz dhe tha:

-Po. Ç’është e vërteta këta kanë të drejtë. Kanë nxjerrë shumë trima. Kanë pasur pushkën. Kurse ne kemi pasur penën. Kemi nxjerrë mendje… Pas disa shakave të tjera që ai bëri me ne, u bë serioz dhe na tha:

-E dini ju që një arvanitas ka shkruar në një gazetë kryesore greke se revolucionin greke e kanë bërë shqiptarët: Marko Boçari, Foto Zhavella, Bubulina etj., etj. Dhe vazhdoi: – Po edhe gjysma e vezirëve të mëdhenj të Turqisë kanë qenë shqiptarë. Kemi të gjithë me se të mburremi, por edhe të mos ndihemi aq mirë, se për vendin e vet, Shqipërinë, këta nuk kanë bërë asgjë. U desh të vinin rilindësit. Ata po. Ata bënë mjaft.

Pas kësaj ne bëmë vizitën. Mbetëm të kënaqur nga rezultati. Ia thamë këtë atij dhe u bëmë gati t’i thoshim: “Natën e mirë!”. Por ai foli para nesh:

-Ti, Peladhiasi! Bën mirë që je krenar për vendlindjen tënde. Kur dolëm i thashë Yllit:

-Deshe të talleshe ti me mua, por të shkoi kot, se në të vërtetë ma nderove Peladhinë sonte. Qeshëm.

REFUZIMI KATEGORIK PËR T’U KONSULTUAR OSE MJEKUAR JASHTË SHTETIT

Kishte kohë që Pacienti kishte probleme me shikimin. Retinopatia kishte bërë punën e vet. Ndonëse ishte ndërprerë përparimi i saj i mëtejshëm, edhe aq dëmi i saj ishte i rëndë. Katarakta (perdja) e rëndonte edhe më shumë situatën. Ai ishte mjaft i shqetësuar për këtë. Kishte provuar syze dhe lupa të ndryshme për lehtësimin e leximit, por prapëseprapë nuk ishte i kënaqur.

Një nga këto lupa që ai kishte përdorur ia kishte dhënë Nënë Naxhijes dhe ajo ma dhuroi mua. Në ditët e para të majit 1979 thirrëm prof. Gjergj Cepën që ta vizitonte. Vizita u bë në sallonin e shtëpisë së vjetër. Para se të fillonte vizitën, e porosita Gjergjin të ishte i kujdesshëm në bisedën me Pacientin. Gjergji nuk e dinte se ai analizonte çdo fjalë që i thuhej dhe pastaj kërkonte shpjegime.

Pacienti ishte ulur në një karrige me shpinore të lartë dhe unë qëndroja pas saj. Pasi e vizitoi, Gjergji i tha:

-Shoku Enver, keni një kataraktë të lehtë, por për të përmirësuar shikimin është e nevojshme që kristalini të hiqet me operacion.

-Mirë, -ia ktheu ai, – bëjeni atëherë. -Jo, -ia bëri Gjergji.

– Unë njoh një specialist frëng shumë të mirë. Ai mund ta bëjë këtë.

-Po ti nuk di ta bësh këtë operacion, – i tha ai.

-Unë bëj për ditë operacione të tilla, – tha Gjergji.

-Po atëherë, çfarë të pengon ty ta bësh atë edhe tek unë? – pyeti Pacienti.

-Është ndryshe puna me ju, shoku Enver, – ia ktheu Gjergji. Unë përpiqesha t’ia bëja me shenja Gjergjit që t’i maste fjalët, por ai vazhdonte me të tijën. Dhe Pacienti iu kthye:

-Unë e di, -tha ai, – se mjekësia nuk ka teknika të ndryshme për kategori të veçanta njerëzish, por mund të ketë teknika në përshtatje me sëmundjen. Cila qenka veçanësia ime këtu? Dhe vazhdoi më tej.

-Veçanësia ime është që ti vjen e më viziton këtu në shtëpi, gjë që nuk e bën për të tjerët. Nëse do të kishe nevojë për ndonjë libër a ndonjë vegël që mund të duhet, kjo është tjetër punë. Përndryshe ti nuk duhet të hezitosh të bësh punën tënde, pavarësisht se me kë ke të bësh. Gjergji ngriti supet dhe nuk dinte ç’të thoshte. Por Pacienti nuk e la shumë në këtë siklet, se iu drejtua me një pyetje:

-Më thuaj, doktor, uria ka ndonjë ndikim mbi shikimin? Gjergji, sikur u zgjua nga një përgjumje, lëvizi në karrige dhe me një naivitet, që të bënte të vije buzën në gaz, iu përgjigj:

– Ooo, shoku Enver, mua më qëllon përditë, kur vizitoj njerëz në orën dy, që nuk kanë ngrënë drekë ende, të shikoj plot prej atyre që kanë ulje të shikimit edhe pse nuk kanë asnjë problem me sytë.

-Hëëë! – ia bëri Pacienti. Atëherë pse nuk thua se ky qenka shkaku i uljes së shikimit tim? Se unë i uritur jam përditë.

Gjergji shtangu, shqeu sytë, filloi të kruhej në karrige dhe ktheu vështrimin nga unë, se nuk dinte ç’t’i thoshte. Por unë s’kisha si ta ndihmoja tashmë. Pacienti e ndërpreu vetë heshtjen, duke bërë shenjë me gishtin e madh të dorës mbi supin e tij të djathtë nga mbrapa shpinës, ku ndodhesha unë, dhe vazhdoi:

-Thuaja këtij këtu këtë, që ta kuptojë mirë atë që më the ti, se këta s’më lënë të ha dhe më kanë lënë në uri të përhershme.

Gjergji, si i zënë në faj, uli kokën dhe heshti, se më në fund e kuptoi, që duhej t’i maste më mirë fjalët. Pacienti vazhdoi më tej:

-E di ti që edhe këta kanë kërkuar që unë të shkoj për konsultime jashtë. Por kjo s’ka për të ndodhur. Këta do të më mjekojnë mua. Nuk them se këta janë më të mirët në botë.

Por këta më njohin çdo qelizë të trupit. E, çfarë do të mund të bënte një profesor i madh a një grup prej tyre duke më parë një herë, madje edhe sikur të më vrojtonin nja dy javë?

Pastaj, prapëseprapë me këta do të jem. Prandaj këta do të më mjekojnë mua derisa të kem frymë.

Unë nuk u ndjeva. Kjo ishte në të vërtetë përgjigjja e prerë për ne, sepse ne kishim kërkuar në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet Nexhmijes, që ta çonim për një konsultim jashtë shtetit. Ishte tashmë e qartë se ne do të duhej t’i përballonim vetë të gjitha vështirësitë që mund të na prisnin.

Kur u mblodhën kolegët, unë u raportova atyre për vizitën me okulistin. Pastaj u thashë fjalë për fjalë:

-Dhe tani, futini bythës çelik, se Pacienti na e dha përgjigjen.

Ai nuk pranon të shkojë jashtë shtetit për konsultim dhe duhet ta përballojmë vetë çdo problem.

Megjithatë, ai pranoi të vizitohej nga një oftalmolog francez, prof. Ivë Pulikeni, i cili erdhi shpejt. Ai ishte i mendimit se nuk përfitonte gjë nga operacioni në sy, për shkak të retinopatisë diabetike.

Marrë nga “Panorama.al’.

Kardiologu rrëfen debatet mes mjekëve të Enverit: Pse nuk pranonte të kurohej jashtë shtetit në vitin 1979 Read More »

Ka lindur pula e para apo veza, ja përgjigjia…

Një ekip kërkimor ndërkombëtar i koordinuar nga studiues australianë ka treguar përmes një eksperimenti me grimca se në fizikën kuantike nuk ka asnjë “para dhe pas”, një lidhje shkakësore midis ngjarjeve në botë që rregullohet nga ligjet fizike klasike.

Për të përcaktuar këtë, ata shkrepën fotone përmes një instrumenti të quajtur interferometër.

Pyetja nëse “pula apo veza ka lindur e para” e humbet plotësisht kuptimin e saj nëse fizika kuantike hyn në lojë, duke pasur parasysh se përmes një eksperimenti shumë elegant me dritën është treguar se nuk ka para dhe pas, kjo është një sekuencë e saktë të ngjarjeve shkakësore si në botën e rregulluar nga ligjet klasike fizike.

Për ta bërë gjithçka më të kuptueshme, thjesht mendoni se çfarë ndodh në një ditë normale pune: ngrihemi, hamë mëngjes, shkojmë në punë, drekojmë etj. Një seri ngjarjesh në rend që mund të përshtaten nga e para në e fundit me shkronjat A, B, C, D etj. Epo, në fushën e fizikës kuantike, duke marrë vetëm ngjarjet A dhe B si shembull, është e pamundur të përcaktohet nëse A do të ndodhë para B ose B para A.

Prandaj, koncepti i para dhe pas është eliminuar dhe marrëdhënia shkak-efekt zhduket, në të cilën ngjarjet janë të lidhura nga një rend logjik i qeverisur nga ligjet klasike.

Për të demonstruar këtë veçori të fizikës kuantike, një ekip kërkimor ndërkombëtar i koordinuar nga studiues nga Qendra për Sistemet Kuantike të Inxhinierisë në Shkollën e Matematikës dhe Fizikës të Universitetit të Queensland, Australi, të cilët bashkëpunuan ngushtë me kolegët nga Instituti Neel i Universiteti i Grenoble, shkruan Funpage.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga Profesor White, me terma të thjeshtë kanë ‘qëlluar’ grimca drite (fotone) përmes një instrumenti të quajtur interferometër, ku dy rrugë të ndryshme ndryshojnë dhe bashkohen përsëri në dalje.

Fotoni është një grimcë elektromagnetike që mund të polarizohet si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht. White dhe kolegët e vendosën eksperimentin në mënyrë që fotonet vertikalisht të polarizuara të futeshin majtas dhe pastaj djathtas së pari, ndërsa fotonet horizontale të polarizuara fillimisht hynë në të djathtë dhe pastaj u larguan nga shtegu.

Për shkak të mekanikës kuantike fotoni mund të polarizohet njëkohësisht si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht (polarizim i zhdrejtë), shkencëtarët vunë re se funksioni i valës së fotonit ndahet ndërsa kalon përmes interferometrit dhe është në gjendje të udhëtojë njëkohësisht përmes dy shtigje.

Në praktikë, bëhet e pamundur të parashikohet se në çfarë radhe kalojnë këto fotone përmes pajisjes dhe është pikërisht për këtë arsye që koncepti i shkakësisë, i një para dhe një pas, humbet. /noa.al/

Ka lindur pula e para apo veza, ja përgjigjia… Read More »

Për 1 puthje e bëj 3 herë më këmbë udhëtimin e Magelanit rretheqark botës

Për 1 puthje e bëj 3 herë më këmbë udhëtimin e Magelanit rretheqark botës.

Për 1 puthje luftoj me muaj me dallgët e oqeanit dhe zbuloj 1 Amerikë tjetër.

Për 1 puthje ulem e shkruaj, dhe ta dedikoj, një novelë më të bukur se “Zonja me kone” e Çehovit.

Për 1 puthje e thur dhe ta fal një roman më të hatashëm se “Anna Karenina”.

Për 1 puthje ta bëj një tra gjedi më rrënqethëse dhe më tmerruese se “Romeo e Xhulieta”.

Për 1 puthje sakrifikoj të mos e shoh me sy gjatë 1 viti muzgun e përgjakur te Kepi i Rodonit.

Për 1 puthje duroj deri në 1 muaj pa parë Myzeqenë, Kishat, Manastiret e saj.

Për 1 puthje rezistoj deri në 2 muaj pa u magjepsur nga aromat e Luginës së Vjosës.

Për 1 puthje duroj deri në 6 muaj pa dëgjuar muzikën më të bukur të botës; shushurimën e përrenjve të Mokrës.

Për 1 puthje e largoj për 3 muaj mallin përvëlues për me kalu nga malet e Skraparit, kanionet e Osumit, Mulliri i Hambullës, Sevranji, Teqeja e Alipostivanit, Pacomit, Këlcyrë, Ballaban, Qafa e Kiçokut, Buz, Çorrogjafë, Zhapokikë, Tërpan, Qafa e Kumbullës, Ura e Gorricës, Berat, Kuçovë, mespërmes Dumresë, Tiranë.

Për 1 puthje rezistoj deri në 3 muaj pa kaluar nga Gramshi, Moglica, Lozhani, Maliqi, për të parë bukuritë e tyre rrënqethëse.

Për 1 puthje duroj deri në 1 vit pa vajtur të shoh Korçën elegante, europiane, fisnike, aristokratike, qytetare, romantike, magjike.

Për 1 puthje duroj deri në 5 javë pa u rrënqethur nga rrezatimi kozmik i Voskopojës.

Për 1 puthje mund të rezistoj deri në 10 netë pa më dalë në ëndërr Shën Prodhomi.

Për 1 puthje mund ti largoj nga përfytyrimi deri në 3 ditë e 3 net` Lasgushin, Liqerin, Nositin, Malin e Thatë, shqiponjën e arr atisur.

Për 1 puthje duroj deri në 1 javë pa uluritur brenda gjoksit poezi përmendësh duke ikur rrugës.

Për 1 puthje rri edhe 10 ditë pa ngrënë. Për 1 puthje rezistoj deri në 2 javë pa vënë në gojë tavë me speca të mush, turli me bamje ose patllixhana.

Për 1 puthje duroj më tepër se 20 ditë pa pirë ujë dhe asnjë lëng tjetër.

Për 1 puthje e sjell në moment shiun. Për 1 puthje e nis dhe e ndal kur të duash dhe sa herë të duash furtunën.

Për 1 puthje ta ndal në çast erën që ti shpupurit flokët.

Për 1 puthje e ngre nga varri dhe e ngjall cilindo të vd ekur që e meriton.

Për 1 puthje e fus në varr për 1 sekondë cilindo të gjallë që sipas Teje në këtë tokë vetëm ha e pi dhe nuk bën asgjë tjetër.

Për 1 puthje e thaj detin dhe e mbjell me grurë, misër, domate, patate, edhe me hashash po deshe.

Për 1 puthje e hap për 6 muaj një tunel të nëndheshëm të shkosh për 33 minuta nga Tirana në Prishtinë.

Për 1 puthje ta plotësoj dëshirën që brenda 3 ditësh ti kthej në Shqipëri të gjithë emigrantët që enden kotmëkot poshtelart udhëve të botës.

Për 1 puthje e shemb Internetin, i bëj lesh arapi emailat, mesazhet, Fejsbukun, Instagramin, selfiet, ngatërroj dynjanë, e bëj botën Babel.

Për 1 puthje, 5 dit’ e pes’ net’ rresht nuk shoh asnjë ëndërr, as zgjuar as fjetur, as me sy hapur, as me sy mbyllur.

Për 1 puthje e ndal kur të dua rrotullimin e tokës.

Për 1 puthje zgjas dorën e marr dhe e kafshoj hënën si mollën e mëkatit.

Për 1 puthje e fik Diellin si llampën e abazhurit, dhe të puth, në errësirë.

Për 1 puthje e bëj 3 herë më këmbë udhëtimin e Magelanit rretheqark botës Read More »

Po licia gjermane kontrollon autobusin e mbushur me shqiptarë, gjen thasët plot me…

Pol icia gjermane ka kontrolluar një autobus të mbushur me shqiptarë të Kosovës që ktheheshin pas festave të funvitit.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, autobusi është ndaluar në kufirin gjerman ndërsa pol icët kanë kryer kontrollin e bagazheve.
Ata janë habitur kur kanë parë thasë të mbushur plot me speca, që emigrantët i kishin marrë me vete nga Kosova.

Në videon e bërë nga vetë shqiptarët ata shqetësohen për specat të cilat janë në duart e pol icisë gjermane. “Mi morën specat”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Po licia gjermane kontrollon autobusin e mbushur me shqiptarë, gjen thasët plot me… Read More »

Basha: ‘Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës’

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, mendon se vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës.

Basha komentoi sot daljen publike të Ramës që njoftoi nisjen në janar të vaksinimit për afro 5 mijë persona.

“Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë”.

Për kreun demokrat, si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese.

“Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia ka nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish”, thotë Basha duke nisur kështu replikat e vitit 2021.

Në këtë pikë Basha vlerëson se vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës.

“Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dë shpërimi drejt shpresës.”

Basha: ‘Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës’ Read More »

Kryeministri p reket kur përmend familjen: ‘I kërkoj falje sidomos Zahos

Në konferencën e fundit për shtyp këtë fundviti, kryeministri Edi Rama u pyet nëse ka një person që do t’i kërkojë falje.

Kreu i qeverisë tha se falje i kërkon familjes dhe sidmos djalit të vogël, Zahos, për mungesën e tij në shtëpi për shkak të detyrës.

“Falje duhet t’i kërkoj familjes sime, për sa shumë jam i detyruar t’ju mungoj dhe patjetër nëse Linda dhe dy të mëdhenjtë e përballojnë dhe e kuptojnë më mirë, kur vjen puna te më i vogli, aty falja është edhe më e madhe” tha Rama.

Kryeministri p reket kur përmend familjen: ‘I kërkoj falje sidomos Zahos Read More »

Ja si festonin shqiptarët para viteve ’90, nga bukurimet me vinovil, tek bakllavaja me gratë e pallatit(foto)

Ndalimi i fesë në Shqipëri kufizoi festat e fundvitit duke i fokusuar ato thjesht te nata e ndërrimit të viteve, apo Viti i Ri. Krishtlindja nuk festohej më, kështu që gjithë vëmendja ishte përqendruar në datën 31 dhjetor. Barra më e madhe u binte amvisave, të cilat duhet të shkonin në punë dhe të gatuanin darkën.

Shumë prej jush e mbajnë mend periudhën përgatitore që përfshinte gjetjen e bredhit të vërtetë, aromën e sobës së ndezur, shiritat prej letre, bora prej pambuku në dritare, aroma e gjelit të detit dhe petët e bakllavasë të shtrira nëpër divane për tharje. Rikujtojmë bashkë ritualet e vogla që çdo familje kryente për të festuar natën e ndërrimit të viteve gjatë dik taturës.
Pazaret e duhura

E veçanta e ditëve të fundvititi ka qenë mënyra si gumëzhinte qyteti deri në orët e vona plot me njerëz që nxitonin të blinin gjërat e fundit që iu mungonin. Dyqanet dhe aktivitete kanë qenë plot me radhë dhe me pjesëtarët e familjes me detyrat e dhëna për blerje, qoftë dhe bukë duke parë që çdo gjë mbyllej më pas për dy ditë.

Pastrimi me themel i shtëpisë
Nëse gjatë kohës së dik taturës ke qenë fëmijë i mban mend ato mëngjeset e ftohta kur çdo dritare ishte e shpalosur sepse fillonte ajrosja. Perde, dritare, tapete, çarçafë, bufe, dollapë, çdo gjë duhet të ishte e pastër dhe xixë që Viti i Ri të ishte sa më i mbarë.

Përgatitja e bredhit

Blerja apo gjetja e bredhit ka qenë një ritual i rëndësishëm për të cilin mendohej që në fillim të dhjetorit. Fëmijët e familjes zbatonin të gjitha njohuritë e mësuara në lëndën e “Punës së dorës” dhe fillonte gara për të ndërtuar shiritat, yjet apo kartolinat më të bukura për Vit të Ri. Nëse ishe me fat mami do të lejonte që me vinovil të vendosje dhe të krijoje shkrime edhe në dritare. Ata që nuk siguronin dot bredhin, zbukuronin shqiponjën ose fikusin që mbanin në kuzhinë.

Programacioni i Viti të Ri

Në atë kohë kishte pak televizorë dhe ka ndodhur shpesh që Viti i Ri të festohej me komshinjtë pranë mjetit të vetëm komunikues që na ka shoqëruar në ato vite të gjata. Të ulur në tavolina në pritje të orës 12 ndiqej Koncerti i madh i Vitit të ri një program me këngë, valle e humor që vazhdonte deri në orë 2 pas mesnate.

Koncerti i Vienës

Dita e parë e vitit ka qenë gjithashtu një lloj rituali për të gjithë sepse ishte dita që i kushtohej Koncertit të Vjenës për të vazhduar në mbrëmje me TVSH-në dhe me të njëjtin program festiv të natës së mëparshme.

Menyja e Vitit të Ri

Edhe sot menyja e vjetër e Vitit të Ri, prodhon klikime dhe interes. Ajo përfshinte: një pulë ose gjel deti që mund të ishte marrë më parë dhe ushqyer në banjë, Bakllava, kadaif, raki, verë, birrat e Kombinatit Ushqimor, sallatën ruse, patatet e skuqura dhe salcën e kosit, që janë ende edhe sot pjesë të darkës së fundvitit. Furrat ishin plot dhe fëmijët shkonin lartë e poshtë për të marrë tavën e pjekur me bakllava apo pulë dhe përshesh.

Shëtitja pas mesnate

E nëse orët e fundit të vitit dhe të ditës do e gjenin qytetin të qetë të ndriçuar vetëm nga zbukurimet e dritave, orët e para të mesnatës do e gjallëronin përsëri atë. Ka qenë dhe është ende një traditë që orët e para të mëngjesit të dilje në shesh për të festuar më të tjerët. Urimet, këngët dhe gëzimi i festës bashkonin familjarë të rinj dhe të reja të cilët në mënyrë pasionante por të pa organizuar i jepnin një tjetër ritëm festës.

Vizitat tek familjarët

Kush i ka jetuar ato kohë apo ka qenë fëmijë, nuk mund t’i ketë harruar vizitat sfilitëse te familjarët që fillonin mesditën e datës 1 janar për të vazhduar disa ditë me radhë. Kishte shumë rëndësi njeriu i parë që hynte në shtëpi, por dhe këmba më të cilin hidhej hapi. Ritual ka qenë që fëmijët të ishin të parët që hynin në shtëpitë e të afërmve ose komshinjve në mënyrë që “fati” i përcaktuar të ishte i bardhë .

Ja si festonin shqiptarët para viteve ’90, nga bukurimet me vinovil, tek bakllavaja me gratë e pallatit(foto) Read More »

Ish-arbitri: ‘Nuk shoh ndonjë çudi të madhe nëse gruaja flirton’

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel u fol se çfarë do të ndodhte nëse burrat do të zhdu keshin për 24 orë. Ishte Xheni Karaj ajo që u shpreh se pa praninë e meshkujve do të kishte më tepër siguri gjatë natës dhe gratë do të mund të dilnin lirisht.

Ndërkohë, ish-arbitri, Lorenc Jemini nuk ishte dakord që burrat të vendosin nëse gratë e tyre duhet të dalin me shoqërinë apo jo.

“Pyet bashkëshorten time se edhe e njeh. Pyete a ka ndonjëherë problem të dalë të hënë, të martë, të shtunë me shoqet. Le të dalë edhe me shokët e punës, s ka pikë problemi kjo pjesë.

Ndaj them, edhe po flirtuan, në kuptimin jo flirtim … nuk shoh ndonjë çudi të madhe.

Pse meshkujt e paskan këtë privilegj për të flirtuar, kurse femra s’e paskan”, u shpreh ai.

Ish-arbitri: ‘Nuk shoh ndonjë çudi të madhe nëse gruaja flirton’ Read More »