Prej kohësh ka një situatë konfliktuale mes Presidentit dhe Kryeministrit, me Metën dhe Ramën që shpesh thumbojnë njëri-tjetrin në distancë.
Këtë herë kreu i shtetit i është përgjigjur nga Vlora Kryeministrit, që pak ditë më parë tha se “Ilir Meta kërkon komerdare për të shpëtuar”.
Me ironi Meta u përgjigj se aq shumë sa u përmbyt Vlora, as komerdarja nuk do ta shpëtonte.
“Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që ndodhi përmbytja e madhe se as komardarja s’do më bënte derman mua dhe faleminderit Zotit që keni shpëtuar të gjithë ju.
Për sa i takon kryeministrit ai sigurisht që do të vinte në Vlorë pasi të dilte dielli”, tha Meta. /noa.al/
Presidenti i Republikës Ilir Meta nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar edhe njëherë zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit që shihen si një mundësi rotacioni në politikën shqiptare pos-komuniste.
Kreu i Shtetit thotë se Shqipëria pret një përmbysje të madhe në zgjedhjet e 25 prillit, dhe jo vetëm një rotacion.
“Nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, Shqipëria pret një PËRMBYSJE të madhe, jo thjesht një rotacion”- shkruan Meta në Facebook.
Të gjurmosh origjinën e saktë të çdo flamuri nga e gjithë bota mund të jetë e vështirë pasi shumë prej tyre nuk kanë histori konkrete. Disa nga flamujt më të vjetër kanë histori që bazohen në legjenda, të cilat mund të mos jenë të sakta
Por faqja oldest.org ka bërë një përzgjedhje, sipas vitit kur ata janë përdorur për herë të parë.
Rezulton se flamuri shqiptar renditet ndër 10 flamujt më të vjetër në botë, përkatësisht në vendin e katërt.
Vendin e parë në këtë renditje e zë flamuri i Danimarkës, i përdorur që prej vitit 1219, vendin e dytë flamuri i Austrisë në vitin 1230, ndërsa në vendin e tretë qëndron flamuri i Letonisë që i ka fillesat e tij në vitin 1279.
Flamuri shqiptar rezulton të jetë përdorur për herë të parë në vitin 1443, ndoshta edhe më herët, ndërsa viti i miratuar zyrtarisht është 1912. Imazhet e një shqiponje të zezë dykrenare në një sfond të kuq u përdorën nga familjet fisnike të Shqipërisë që nga Mesjeta.
Skënder Murtezani është një epidemiolog shqiptar i njohur në SHBA. Pesë ditë më parë, ai është bërë baba pas 32 vitesh pritje. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë doktori përmes një postimi në ‘Facebook’.
“Dje në Flushing Queens në spitalin NYPQ Lindita ime lindi Bersant Murtezanin tone. Mire se na erdhe shpirti jonë”. Mirëpo, sot në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, ai ka zbuluar disa nga ndjesitë dhe emocionet e këtij momenti.
Murtezani ka treguar se i biri ka ardhur në jetë nga martesa e tij e dytë me Linditën, e cila është nga Korça.“Jam shumë i lumtur se kështu është bërë një kombinim. Ajo është nga Korça dhe është rritur në Tiranë , unë nga Tetova”, tha ai. Më tej, doktori ka deklaruar se emrin e djalit e ka zgjedhur nga ilirët, Bersant dhe është mirëpritur nga stafi mjekësor ku punon.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, dy ditë pas skandalit të sanitares-mashtruese të spitalit Covid 2, e cila akuzohet se i ka marrë vajzës së një pacienteje, 8 mln lekë të vjetra, duke u hequr si inferimere, për një shërbim më të mirë.
Gjatë një inspektimi në qendrën e re shëndetësore nr.1 në Tiranë, Rama ka thënë se bëhet fjalë për një rast të izoluar.
Sipas, tij, është e rëndësishme që sanitarja Tira Alldervishi nuk ka pasur lidhje me mjekë dhe inferimerë.
“Jam mirënjohës për mjekët dhe infermierët, sidomos për ato që punojnë këtu dhe në këtë situatë kaq të ngarkuar. Jam i keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që cenon imazhin, reputacionin dhe punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe krijon perceptimin që kjo është një mënyrë e të punuarit. Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer në atë ngjarje është puna e bërë nga gazetarët investigativë, se kanë nxjerrë në pah një llum, tejet të papërtypshëm. Do thoja që investigimi i tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte i lidhur me mjekët dhe të ishte zinxhir”.
Për shefin e qeverisë, skandali është një kambanë alarmi për shoqërinë, edhe pse raste të tilla janë të pashmangshme për të ndodhur.
“Duhet të jetë një kambanë alarmi, për njerëzit që janë në alarm, që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla se ne jemi në dispozicion, – tha Rama. – E dimë që nuk ka ‘pyll pa derra’, siç nuk ka asnjë sistem ku s’mund të gjenden fundërrina të tilla, por kjo nuk e zhbën sakrificën dhe madje në këtë rast heroizimin. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe ju jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm nuk keni lënë njeri rrugëve, por keni përballur rrezikun, edhe pse ju janë kanë garantuar mjetet mbrojtëse”.
Ndërkohë, Gjykata e Tiranës caktoi më herët ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për sanitaren e Covid 2, Tire Alldervishi, me akuzën e mashtrimit më shumë se një herë. Për fat të keq, nëna e denoncueses, ndërroi jetë pas 28 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”. /noa.al.
Moderatori Arian Çani është shprehur në emisionin “zonë e Lirë” se ka informacione për pesë çështjet që ka biseduar kryeministri Rama gjatë drekës me kryeministrin grek Mitsotakis ditën e sotme.
Sipas tij, Rama ka premtuar në Athinë se do të zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa pas kthimit ka siguruar edhe 7 mijë doza të vaksinës si dhuratë nga Greqia. “Më kanë ardhur të reja nga Athina, ja çfarë ndodhi në Athinë. Nga burime pranë kryeministrisë. E para, Edi Rama në drekën me kryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm grek nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogan”.
“E dyta, nuk do ketë, por kjo duhet marrë me rezerva, ka shumë gjasa që takimi i përfolur që tha Baton Haxhiu, nuk do bëhet takim mes ministrit turk dhe grek të Jashtëm në Tiranë siç janë hapur fjalët”.
“E treta, Ramsi ka thënë në Athinë që do zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri”. “E katërta, Ramsi ka rënë dakord për të çuar në Hagë çështjen e detit.
“E pesta, është e siguruar nga Mitsotakis, ka siguruar 7 mijë vaksina falas për Shqipërinë.
“Këto janë informacione që më vijnë mua nga andej”, tha Arian Çani.
Fasulet i lemë për 5-6 orë në ujë të bollshëm. Më pas i kullojmë, i lajmë përsëri dhe i vendosim në ujë të ftohtë të ziejnë me dyfish ujë të masës së fasuleve. Fillimisht i lemë të ziejnë në temperaturë të lartë dhe më pas e ulim në mesatare që të mos shpërbëhet kokrra e fasules. Pasi fusulet të jenë zjerë i vendosim në një kullesë.
Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe shtrojmë 6-7 peta duke i spërkatur me vaj. Tek fasulet e kulluara hedhim 1 lugë miell misri, 2-3 lgj lëng nga zierja e tyre, kripë dhe piper. I hedhim fasulet duke i hapur në të gjithë sipërfaqen e tavës. Vendosim më pas petët e tjera duke i spërkatur secilën me pak yndyrë. Në fund e spërkasim byrekun me pak ujë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.
Pas 40 minutave e nxjerrim byrekun nga furra dhe e lyejmë me lëngun e kulluar nga fasulet. E rivendosim në furrë dhe për 5-6 minuta të tjera.
Rrushi ndahet në dy lloje kryesore: rrush për verë dhe rrush për tavolinë. Rrushi i verës ka kokrra më të vogla dhe pothuajse pa hapësira mes tyre, ndërsa rrushi i tavolinës ka kokrra më të mëdha dhe hapësirë mes tyre.
Vetitë
Rrushi njihet për vetitë e tij, sidomos për lëkurën. Ai mund të aplikohet në rastet e herpesit. Përsa i përket vlerave ushqyese, është e rëndësishme të nënvizojmë se pjesën më të madhe, rrushi e ka te lëkura e tij. Ajo përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksiduese. Ky frut ndihmon edhe në rastet e kapsllëkut dhe problemeve që lidhen me qarkullimin e gjakut.
Rrushi është shumë i pasur me kripëra minerale si zinku, potasi, magnezi, hekuri dhe vitamina të grupit A, B dhe C. Është një frut që mund të konsumohet nga të gjithë, edhe nga ata që janë mbipeshë. Përjashtohen vetëm diabetikët, pasi përmban sheqer.
Në lëkurën e tij është zbuluar kohët e fundit një antioksidant që quhet resveratrol, që ndihmon qarkullimin e gjakut.
Rrushi i bën shumë mirë tre organeve: veshkave, mëlçisë dhe zorrës.Përsa i përket farave të rrushit, ato kanë veti antioksiduese, por nuk duhet t’i përdorin njerëzit që kanë probleme me kolitin.Ky frut përmban edhe flavonoide. Sa më e errët të jetë lëkura e tij, aq më shumë flavonoide përmban rrushi.
Vlerat ushqyese
100 gramë rrush përmbajnë 69 kilokalori. 80% e rrushit përbëhet nga uji, 17% nga sheqeri e më pas vijnë me radhë proteinat, aminoacidet, yndyrnat, mineralet dhe vitaminat. Nga mineralet, më prezenti është potasi, i cili lë pas fosforin, kalciumin dhe magnezin. Mes vitaminave, dominuese është vitamina A. Pas saj vijnë B-ja, C-ja dhe K-ja. /shije.al/